• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Këndi i Ambasadës së SHBA, ndër më të vizituarit në panairin e librit

November 22, 2017 by dgreca

EducationUSA në Shqipëri organizon për të tretin vit rradhazi Competitive College Club, i cili është një klub që zgjat 9 muaj dhe çdo muaj diskutohet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë. Përzgjedhja bëhet mbi bazë të mesatares./

ambasadori lu ne kendin amerikan mes te rinjveIMG_72731 ambasada amerik

Nga Shefqet Kërcelli/

Ka disa vite që pjesë e panairit të librit në Tiranë, është Ambasada e SHBA në Tiranë nëpërmjet një këndi të vecantë. Në këtë kënd të vendosur zakonisht në anën e majtë të katit të dytë të panairit, gjen mjaft informacione për botimet e ambasadës në shqip e anglisht, tematikën e tyre të larmishme, ku trajtohet jeta, kultura, arti dhe diplomacia e SHBA, mardhëniet SHBA-Shqipëri në vite, perspektiva e tyre, etj.  Ky kënd të tërheq vëmendjen dhe të bën kureshtar jo vetëm nga mënyra e dizenjimit të pamjes së jashtme, ku në ballë është flamuri amerikan dhe shqiptar, por dhe problematikës që përcjell tek vizitorët. Më kryesorja është se stafi që shërben ka në përbërje djem dhe vajza të reja, shumica të arsimuar në SHBA, të cilët me plot kulturë e seriozitet përcjellin ide e mendime të dobishme për të interesuarit e shumtë. Njëherësh dhe vizitorët e këndit ishin shumica të rinj e të reja nga gjithë trojet shqiptarë. Natyrisht të rinjtë e të rejat e këndit Amerikan në Kukës, Vlorë e Tiranë, ishin mysafirë të vecantë.  Në pesë ditët e panairit, këndi amerikan kishte pjesë të audiencës jo vetëm personelin e ambasadës dhe vetë Ambasadorin Lu, por dhjetra të rinj e të reja nga qendrat tona universitare dhe shkollat e mesme. Kjo dhe për një arësye tjetër, sepse pjesë e këndit të Ambasadës ishte dhe Qendra Informative e Arësimit Amerikan në Shqipëri, {EDUSA-UMB}, stafi i të cilës afroi konsulencë falas për të gjithë të rinjtë shqiptarë që janë të interesuar të studjojnë në SHBA. Për të mësuar dicka rreth rolit dhe funksionimit të kësaj qëndre të re, i drejtohemi Zonjushës Aida Hudhri, {Këshilltare në EDUSA-UMB}, e cila na dha këtë shpjegim për gazetën “Dielli”:

Çfarë është EducationUSA?

Education USA është një rrjet prej 500 qendra informative në të gjithë botën, ku miliona studentë të vendeve të ndryshme marrin informacion të detajuar dhe të përditësuar për mënyrën e aplikimit dhe shkollimit në kolegjet dhe universitetet Amerikane. Ky rrjet i qendrave informative gëzon mbështetjen e plotë të Departamentit Amerikan të Arsimit. EducationUSA Albania financohet nga Ambasada Amerikane në Shqipëri.

Konsulentët pranë qendrave informative kanë përvojën dhe kualifikimin e duhur lidhur me programet e studimit Bachelor dhe Master në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ata i orientojnë dhe qartësojnë aplikantët, që të ndjekin në mënyrë vijuese hapat e duhur, të cilët do të përmblidheshin në 5 të tillë:

  1. Shqyrto alternativën më të mirë për arsimim;
  2. Financo studimet, duke aplikuar për bursë;
  3. Përfundo dokumentacionin për aplikim;
  4. Apliko për vizë studenti;
  5. Përgatit udhëtimin për në USA.

EducationUSA në Shqipëri organizon për të tretin vit rradhazi Competitive College Club, i cili është një klub që zgjat 9 muaj dhe çdo muaj diskutohet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë. Përzgjedhja bëhet mbi bazë të mesatares.

Si çdo vit tjeter, EducationUSA Albania, mori pjesë në Panairi e Librit, tek stenda e Ambasadës Amerikane. Gjatë ditëve të panairit këshillueset e kësaj qëndre dhanë informacion mbi mënyrat dhe mundësitë e studimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. E krahasuar nga vitet e kaluar, numri i të interesuarve që duan të vazhdojnë studimet në Amerikë është gjithmonë në rritje. Ata interesohen për studimet bachelor, master apo doktoraturë. Ditën e premte, date 18 nentor, u zhvillua seanca e Competitive College Club, që është një klub me nxënësit më të mirë që kanë si synim të vazhdojnë studimet në Amerikë. Anëtarët e klubit janë jo vetëm nga Tirana por edhe nga rrethet e tjera, si psh: Pogradeci, Kukësi, Durrësi, Elbasani, Fieri dhe Shkodra. Çdo muaj, klubi mblidhet mbi një temë të caktuar mbi studimet në Amerikë dhe këtë herë takimi ishte mbi provimet TOEFL dhe IELTS që janë dy nga provimet më të kërkuara nga universitetet dhe kolegjet në Amerikë dhe masin nivelin e gjuhës angleze të aplikuesit. Të ftuarit ishin përfaqësues të dy nga qendra e liçensuara në vendin tonë për këto dy provime, Lincoln Center për TOEFL dhe British Council për IELTS.

Sikurse thashë edhe më lart, numri i të interesuarve për të vazhduar studimet në Amerikë është në rritje. Në krahasim me vjet, këtë vit kemi një rritje prej 10 % të numrit të studentëve shqiptarë që studiojnë aktualisht në Amerikë.

Dy fjalë mbi sistemin e arsimit të lartë në ShBA

Po ta krahasojmë me sistemin e arsimit të lartë në Shqipëri, institucionet e arsimit të lartë në SHBA nuk janë të organizuara dhe të menaxhuar në mënyrë të centralizuar. Ka më shumë se 4,500 institute të arsimit të lartë të akredituara që ndahen në publike, private, 4-vjeçare ose 2 vjeçare. Arsimi publik amerikan mbikëqyret nga Departamenti Amerikan i Arsimit. Kolegjet 2 vjeçare janë institucione më të vogla. Në përfundim të studimeve, kolegji ju pajis me Diplomë të Asociuar (Associate Degree). Kolegjet dy vjeçare kanë marrëveshje më kolegjet ose universitetet katër vjeçare për të bërë transferimin e krediteve të siguruara nga studentët në mënyrë që të vazhdojnë studimet për të marrë diplomën Bachelor. Për shkak të kësaj marrëveshje, studentët nuk japin asnjë provimin shtesë. Diploma Bachelor, në Amerikë, janë katër vite studimi. Ndryshimi midis kolegjit dhe universitetit 4 vjeçar është fakti se universitetet ofrojnë diplomë universitare dhe pasuniversitare, si dhe ofrojnë më shumë programe studimi sesa kolegjet për shkak të numrit të madhe të të regjistruarve.

Studentët që kanë një diplomë bachelor të ekuivalentuar me bachelorin amerikanë mund të vazhdojnë studimet për një program masteri. Kohëzgjatja e këtij programi është 1 ose vjeçar, ndërsa doktoratura zgjat 3 ose më shumë vite, në varësi të fushës së studimit.

Filed Under: Opinion Tagged With: kendi i Ambasades Amerikane, panairi i librit, Shefqet Kercelli

EDHE FREDERIK NDOCI ME VATRANET NE DARKEN E FLAMURIT

November 22, 2017 by dgreca

-EDHE FREDERIK NDOCI, ARTISTI ME ZERIN MAGJIK, ME VATRANET NE DARKEN E FLAMURIT/

1 RIKU

-EDHE BILBILI I KENGES SE JUGUT, PERMETARI VASKE CURRI, ME VATRANET E NJU JORK-ut NE DARKEN E FLAMURIT/

1 vaske-curri– ME DATEN 26 NENTOR DITEN E DIELE,- VATRA -“Pan-Albanian Federation of America” & BASHKESIA SHQIPATRE KREMTOJNE 105 VJETORI E SHPALLJES SE PAVARSISE-FESTEN E FLAMURIT KOMBETAR/

ME ARTISTET/

23622028_1853387541356845_8554383002300071654_n

ALBERIJE HADERGJONAJ

23621676_1853387621356837_3870907976107072931_n

GEZIM NIKA& NIKOLETA VOKRRI

23722799_1853387698023496_8272949742697840789_n

HYRJA $ 80. Per femijet deri ne 14 vjec $40

Eastwood Manor Caterers
Address: 3371 Eastchester Rd, Bronx, NY 10469
Phone: (718) 654-4200

ORA 6 PM-12.00
Per rezervime therrisni ne numrat:
– Marjan Cubi 914 316 0045
– Gezim Nika 917 596 4663
– Dritan Haxhia 646 468 8482
– Besim Malota 203 455 7167
– Shaban Lipa 917 847 8404
– Astrit Gjonpalaj 201 470 3281
– Lavdrim Comi 917 270 5733
– Anton Raja 914 483 7087
Ahmet Hoti 347-538-1243
– Dalip Greca 917 254 6103

 

 

Filed Under: Featured Tagged With: Alberie Hadergjonaj, Darka e Flamurit, Frederik Ndoci, Gezim Nika, Nikoleta Vokrri, Vaske Curri, Vatra

GJENERALI M. DHE DJALI ME ÇOKOLLATË

November 22, 2017 by dgreca

“SOFRA” E DIELLI-t/

1 sinan Kamberaj

SINAN KAMBERAJ/——
GJENERALI M. DHE DJALI ME ÇOKOLLATË/

1 Mlladic

 

Si e ke emrin bukurosh?/
Braho, u pergjegj ai/
Sa vjeç je?/
Dymbëdhjetë, – tha, duke i fshehur dy/

Po ti, e ti/
Ti, atje?/

“Merrini, se, si këto, s’do të hani më”!/

Çunit me çokollatë në dorë i ngriu shikimi/

“Merri, – urdhëroi Rreshterin -/
Çoji atje … Poshtë” …/

Çunat me çokollata në duar/
U nisën mbas Rreshterit/
Drejt Luginës …/

Gjenerali M.  numëroi krismat/
Dhe -/
Pa dashur kujtoi mbiemrin e vet *)/

*
Që nga ajo kohē
Nën Urën e Drinës
Ka rrjedhë shumē ujë
Shumë …

Çuni me çokollatë
Sot do t’i mbushte 36 –
Me ato që ia fshehu asokohe Gjeneralit M.
*
Gjenerali M.
Vēshtronte me mospërfillje
Prokurorin dhe Trupin Gjykues

Gjyqtari Alphons Orie
e luti të ngrihej në këmbë

– Mr. Mladić, a e pranoni akuzën?

Bisha shpërtheu kafazin e krahërorit të Gjeneralit M. :
– Kush? Unë? Kurrë! Asnjëherë!
Unë protestoooj!

Dhe,
Seç tha përçartë –
Si Eprori i tij M.
Nē po të njejtën Sallë
Nē një mot tē largët –

… se gjoja “as ky nuk e njihte këtë Gjyq” …

– Burg të përjetshëm! – dha verdiktin Z. Orie
Dhe e lëshoi çekanin mbi tavolinë

“Kur do të ketë ndodhur kjo gjëmë?” – pyeti vetën Gjenerali M.

Ndjeu se zu të përmjerrej
Dhe heshti …

Ai kërkoi leje nga Gjyqtari
të shkonte sërish në banjo

Dhe –
Sërish u kthye i lagur
*
– Ç’është Ajo?
U çakërdis Gjenerali M.
Kur iu shfaq i panjohuri
që la para tij
Kafkën e vogël me dy gropêza
që dikur kishin qenē sy blu –

Sy lutës me shikim të ngrirë ,,,

– Jam Braho, – i tha
Dhe i shtriu dorën
– Merre!
Po, kujdes, ta hash pak nga pak!

Netët janë të gjata në Hagë!

– Unë nuk ha çokollatë! –
u çart Gjenerali M.
Dhe u ngrit në kēmbë

Si pa pastaj kurrizin e Brahos
Pastaj të shokëve të tij
Që shkonin mbrapa Rreshterit
Pastaj dëgjoi jehonën e Luginës
Pastaj muzgun e Srebrenicës
Dhe u ngrit në këmbē

Me instinktin e oficerit
Çoi dorën në brez –
Në vendin bosh të pistoletës

– Uluni, uluni!, i tha Avokati
kur pa se po i zihej fryma

Gjeneralit M. iu duk e vogël Gjykatorja –
Kur kujtoi Serbinë e Madhe

– Protestoj!,  tha edhe njēherë
Dhe u ngrit e u ul
E u ngrit e u ul
Në shurrë të vet –
Çull!

*
Mesnatë e fundvjeshtës në Hagë

Krimineli M.
Shfleton Fjalorin Ushtarak

Ai pa për të satën herë
Në të njejtën faqe –
Pranë e pranë
Fjalët:
Gjeneral dhe Gjenocid!
*
U shtri në krevat
Dhe pa nga dritarja
Qiellin me Hënën mejt –
Prerë grilash
Katrorë – katrorë

Ndērroi krahun
Majtas, Djathtas
Majtas!

Ndal!

Gërhiti e u lag
Njësoj si në Gjykatore!
——
22 Nëntor 2017

——
*) mlad = i ri (serbisht)

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: DJALI ME ÇOKOLLATË, GJENERALI M. DHE, Sinan Kamberaj

NJE EMER SHQIPTAR

November 22, 2017 by dgreca

NJE EMER SHQIPTAR NE LISTEN E ISH ZEVENDES ASISTENTIT TE PRESIDENTIT AMERIKAN/

2 VaqariiInterviste me artistin  shqiptar,  gdhendesin e llullave unike,  Sidrit S. Vaqarri./1 Shqipua

Nga Merita B. McCormack/Uashington DC/DIELLI/

4 vaqarri 2

Para kohesh, pashe ne faqen e  ish zevendes asistetintit te Presidentit Amerikan, Dr. Sebastjan Gorka,  nje link qe te conte tek nje emer shqiptar. Sidrit Vaqarri.3 Vaqarri

Dr. Gorka kishte reklamuar nje llulle me nje karakter te mirenjohur nga nje film mjaft i njour. U bera kurioze nga emri shqiptar dhe kerkova ta gjej se ku dhe kush ishte ky djale qe i pelqehej puna kaq shume sepse u ndjeva krenare per gjakun tim. 5 vaqarriKur hyra tek faqja e Sidritit shoh se ai njihej mjaft mire nga shume te huaj por jo aq nga ne shqiptaret , te pakten ne shqiptaret e Amerikes. Thashe se mbase isha vetem une qe nuk e njihja por ne fakt nga biseda me te, mesoj se ai njihet nga jo shqiptaret por nga vete ne, vellezerit e motrat e gjakut nuk njihet.  Ai punon dite  e nate , mban familjen dhe kur ka kohe ben edhe pune te vecanta artistike te cilat i ben sipas porosive te personave qe jetojne jashte Shqiperise dhe qe nuk jane shqiptare. Puna e tij eshte unike, arti i tij eshte i vecante dhe doja te sillja per lexuesin e “Diellit” tone  biseden qe une bera me Sidritin . Dua te them se Sidriti eshte shume i sjellshem,  I respektuar, shume falenderues, shume korrekt  dhe i papertuar t’ju pergjgijej te gjitha pyetjeve qe une mendova se lexuesit e Diellit do te deshironin ti kishin pergjigjet.  Biseda u be me telefon dhe u plotesua me mesazhe elektronike ne internet.  Fotot jane derguar nga Sidriti vete dhe disa jane marre nga faqja e tij ne fejsbuk .  Lexim te kendshem.

Dielli- Kush eshte Sidriti? Origjina, shkolla, puna dhe kush eshte Sidriti si artist?

-Kam lindur dhe rritur ne Tirane . Jam shkolluar ne Tirane tek shkolla “Mihal Grameno”.   Jetoj ne Tirane dhe familja  ime po ashtu . Jam tironc i vjeter .

Pasionin per artin e skulptures e kam kuptuar para shume vitesh , rreth 15 vjet para  Kam qene artist per  tatuazh (tattoo) dhe kjo me shtyu te eksploroj edhe pasionin tim per skulpturen dhe gdhendjen ne dru vecanerisht.

Dielli- Kush eshte Sidriti si familjar?

-Jam i martuar, kam nje vajze te porsalindur.

Dielli- Kush jane veprat e para te artit dhe cfare materiali perdorni?

Personazhi i pare ka qene “Gandalf the grey” . E kam idhull ate personazh . E adhuroj, e kam bere dhe tatuazh ne trupin tim . Me duket si nje person i derguar nga Zoti per te bere mire . Une perdor vetem drurin e shqopes te stazhionuar .Rreth pesedhjete  vite te vjeter pasi vetem ky lloj druri, aq I stazhionuar ,  mund  qe te duroje duhanin e ndezur brenda saj . Por eshte edhe  shume i forte per ta punuar , eshte si te thuash, e forte,  si gur.  Do force e kujdes.

Dielli- .Si  ju lindi ideja e lullave me karaktere librash apo filmash?

-Une kam 20 vjet qe punoj ne fabriken e llullave ketu ne Tirane  dhe e njoh mire  te gjithe procesin e berjes se nje llulle. Keshtu  para 6 vitesh po shikoja  filimin “Lord of the Ring ” , dhe kjo me frymezoi  qe te beja personazhet e filmit ne llulla tymuese , pasi dhe vete personazhet ne film e pinin duhanin me llulle . Por edhe duke pare dokumentaret e Michelangelo’s  jam frymezuar , ne fakt ai eshte artisti im me  i preferuar .

Dielli- Cili eshte personazhi me i dashur artistik qe e ke prodhuar ne Llulle ?

-Gandafi!

Dielli- Kush eshte klientela juaj ?

-Pothuajse te gjithe klientet e mij jane Amerikane , i respektoj shume se jane njerez qe e vlersojne artin dhe bejne cdo gje per ta poseiduar vepren .  Ian McKellen si Gandalf eshte personazhi im qe me frymezon dhe qe me ka shtyre te merem me kete art .Do ta dua gjith jeten .E kam tatuazh ne trup  dhe e kam bere llulle kater  here ate karakter . Tre  llulla jane ne USA dhe nje ne Angli .

Dielli- .Me shqiptaret e Amerikes ke kontakt?

-Jo, ju  te Vatres e te Diellit  jeni te paret qe me kontaktoni per artin tim.

Dielli- A njihet dhe si njihet Sidriti ne Shqiperi ?

-Une nuk kam ndonje studio ne Tirane .Te gjithe veprat e mija kane dale nga shtepia ime , kete e kam hobi, jo biznes. Une ne shtepi banoj me nusen time Elona , dhe me vajzen tone te porsa lindur, qe quhet  Uejda  dhe qe e adhurojme te dy. Aty kam nje dhome ku ulem kur kthehem nga puna dhe cohem  vone  nga puna e gdhendjes. Gruaja dhe vajza shpesh rrine me mua e me bejne shoqeri tek une gdhend. Jane ndihmeset e mia shpirterore.

Dielli- A ju ndihmon kush ne kete pune artistike?

-Nuk kam ndihmen fizike ose materiale te askujt , pervec ndihmes se Zotit . Plus, askush nuk me ka mesuar te bej kete art .Nuk kam bere as shkolle  dhe as nuk kam pasur mesues te me udheheqe , cdo gje  eshte e mesuar vete dhe  une falenderoj  Frymen e Shenjte dhe frymezuese sepse  ka qene sepse permes ndihmes se shenjte, besoj,  qe  kam arritur deri ketu .Kam miq qe kane mbaruar  shkolla arti dhe kur  shohin punet  e mia nuk u besojne syve. Por endrra ime e madhe eshte te punoj ne kete zhaner  dhe ti sherbej nje klientele me te strukturuar ne SHBA.

Ne bote nuk kam pare asnje llulle beres te gdhende si une, pra  karaktere te njohur e te personalizuar . Puna ime e detajuar dhe pershtypja qe kam lene tek njerezit me kane ndihmuar per te promovuar punen time .Faqet me te medha elektronike ne bote kane publikuar punen time dhe idhull im po ashtu,  “Ian McKellen ” ka qene arritja ime me e madhe .Bile  s’u kam besuar syve  kur me kane publikuar  punen time  te faqja zyrtare e tij ne facebook .

Dielli- Sa kohe merr per te bere nje llulle ?

-Kohezgjatja e nje llulle pergjithesisht me merr nje muaj por edhe kjo nuk eshte se eshte fikse sepse cdo gje varet nga detajet te cilat  i ka nje personazh e duhen reflektuar ne  llulle.

Dielli- Si mund te porosisin njerezit llulla dhe sa kohe mund tju marre deri sa te mberrije produkti ?

-Kam shume njerez qe me ndjekin ne internet .  Une gjendem ne fejsbuk si “Sidrit Skender Vaqarri”  por edhe me  titullin (SVpipedesign).  Ata qe e duan artin tim te vecante me kontaktojne aty . Edhe faqet e medha te artit qe kane shperndare punet e mija ka qene nje ndihme e madhe.  Po ashtu dhe njerez me fame qe kane publikuar punet e mija .Paguhem nepermjet paypalit dhe i dergoj punet e artit  me POSTE  permes sherbimit D H L .

Dielli- A keni mbeshtetje nga institucionet qe mbeshtesin artin dhe biznesin e vogel ne Shqiperi ?

-Fatkeqesisht ky lloj arti nuk eshte shume i frekuentuar dhe nuk kam patur asnje lloj mbeshtetje te tille deri me tani.

Dielli- Cfare mesazhi keni per lexuesit e Gazetes “Dielli” ?

-Realisht Shqiperia eshte nje vend i vogel por deshira per te bere art dhe arti ne vetvete prej artisteve shqipetare ka arritur permasa boterore. Faleminderit lexuesve te Diellit qe lexojne intervisten, qe e shperndajne ate  dhe qe te mundesojne porositjen e veprave te mia artistike qe jane unike.

Dielli- Cfare mesazhi keni per 105 vjetorin e pavaresise shqiptare ?

-Uroj te gjithe shqipetaret kudo qe ndodhen  sa me shume shendet, fat, mbaresi dhe do isha shum i lumtur qe nga duart e mija te dilte nje veper e cila do jetonte ne shekuj diku neper bote, si simbol per Shqiperine qe te rrofte per jete te jeteve.

Dielli- A keni prodhuar Gjergj Kastriotin (Skenderbeun) ne ndonje Llulle?

-Nuk e kam prodhuar  dhe sigurisht qe do kisha shume deshire qe ta skalisja te madhin Skenderbe por ne qofte se do dilte dikush qe ta porosiste . E permenda edhe pak me siper qe ne Shqiperi nuk eshte se jam shume i njohur por edhe shqiptaret nuk jane gati te paguajne per te pasur kete lloj vepre.

Dielli- Cfare jane planet e se ardhmes se Sidritit, ku e sheh veten pas 10 ose 20 vitesh si artist.?

-Une si artist nuk do reshtja kurre se beri kete lloj arti. Shpresa dhe endrra ime eshte qe te krijoj vepra aty ku njerzit e vlersojne pa harruar Shqiperine time te dashur .E kam arritur ate qe doja ne nje fare menyre pasi  ne bote medoj se jam shume i njohur . Te gjithe qe meren me pipa me njohin .Por pas disa vitesh do doja te jem  edhe ne SHBA, ne vendin ku mendoj se puna ime vertet do  vlersohej si duhet.  Pra nje enderr e imja eshte te ekspozoj veprat e mia artistike ne SHBA.

Dielli- Ju faleminderit Sidrit dhe suksese!

-Ju faleminderit juve!

Filed Under: Featured Tagged With: Interviste, Merita McCormack, SidritS.Vaqarri

28 NËNTORI, NA RINDEZ ZJARRIN E ATDHEDASHURISË

November 22, 2017 by dgreca

1 Grup me Prift

-Veprimtari kushtuar ditës së Pavarësisë-/

1 edhe fuatiNga Fuat Memelli/Boston/(Shihni me shume fotografi ne FB-dielli Vatra/

Të parët që “ndezën“ këtë atmosferë, ishin besimtarët e Kishës “Shën Trinia”. Pas meshës së të dielës që kaloi, besimtarët e kësaj kishe si dhe shqiptarë të tjerë, morën pjesë në veprimtarinë përkujtimore kushtuar ditës së Flamurit. Në emër të bordit të kishës, përshëndeti kryetari Gjergji Nini. Pas lutjes së rastit, Hirësia e  tij, Peshkop Ilia Ketri, ftoi pjesëmarrësit të këndojnë së bashku himnin e Amerikës dhe atë të Shqipërisë. Si të ishte një kor i madh, gjithë pjesëmarrësit kënduan dy himnet, duke përjetuar emocione të veçanta. Pastaj Hirësi Ilia tha :” Rroftë Shqiparia!” “Rroftë Amerika”.

Pas këtij “prologu” si të thuash të veprimtarisë, pesë referues mbajtën fjalën e tyre për tema që lidhen me festën e 28 Nëntorit dhe historinë e Shqipërisë.  Siç theksuan edhe vetë referuesit, për materialet e tyre ishin bazuar në botime të studjuesve, historianëve, shkrimtarëve, gazetarëve , etj. Ia pari që foli ishte  , Jani Plasa. Ai u ndal në historinë e flamurit shqitar, origjinën e tij, idealeve që ai ka shprehur apo   mbart  në ditët tona , vlerave simbolike që ka ngjyra e tij e kuqe e ndezur dhe që lidhet me karakteristikat thelbësore të popullit shqiptar siç janë : trimëria, qëndresa dhe nderimi ndaj lirisë dhe gjakut që ai ka derdhur ndër shekuj. Me shumë interes pjesëmarrësit dëgjuan informacionet që ai solli rreth lashtësisë së përdorimit të figurës të shqiponjës në stema dhe flamurë që nga koha e shtetit të Arbërit, më tej prej Kastriotëve e princërve të tjerë  arbër dhe deri në kohët moderne , ndryshimeve që i janë bërë vizatimit të shqiponjës në periudha dhe sisteme të ndryshëm ekonomiko-politike ,vlerave  që ka shprehur dhe sjellë deri sot shqiponja, sic jane : pushteti por edhe guximi e lartësimi i shpirtit shqiptar. Një moment interesant gjatë leximit të shkrimit të vet, ishte kur ai shtroi pyetjen : “Cili ka qënë flamuri që u ngrit në Vlorë më 28 Nëntor 1912 dhe kush ka qënë autori apo “pronari” i tij?” U përgjigj vetë folësi, duke sjellë mendime të ndryshme të studjuesve, disa herë kontradiktore .

Fuat Memelli në referimin e tij u ndal në historikun e himnit tonë Kombëtar. Siç dihet poezia e himnit është shkruar nga Asdreni në vitin 1908 ndërsa muzika është kompozuar nga kompozitori rumun Ciprian Porumbesku. Për herë të parë zyrtarisht himni ynë është pranuar nga Qeveria e Ismail Qemalit në vitin 1912. Siç ka shkruar Lasgush Poradeci “ kjo këngë e ngritur dhe kënduar për të parën herë nga kori i kolonisë shqiptarë të Bukureshtit, do të ishte himni i ardhëshëm”. Më tej Lasgushi duke vazhduar të flasë për himnin tonë, thekson …” kjo ngjau se populli e gjeti të pëlqyer, vetë e dëshiroi ai ashtu , nga gjiri i tij i dha trajtën dhe frymën, vetë e shënjtëroi “. Lidhur me tekstin e poezisë së Asdrenit, Lasgushi thekson:” është një akt e fakt etnikisht shqiptar” ndërsa Migjeni në poezinë kushtuar himnit të Flamurit, shkruan:” U vodh kënga nga zemra e kombit”. Lidhur me regjistrimin me nota të tij , ato ardhën të gatëshme nga Bukureshti në vitin 1908 dhe u kënduan me nota nga Banda e Lirisë së qytetit të Korçës, e përbërë nga 25 muzikantë. Regjistrimi për herë të parë në disk i himnit, është bërë në vitin 1923. Ai është kënduar dhe regjistruar nga muzikanti patriot Spiridon Ilo, së bashku me tenorin arbëresh me famë botërore, Giuseppe Mauro. Folësi u ndal edhe në tentativat e ndryshme që janë bërë për të krijuar një himn të ri me tekst e   muzikë  tjetër, por ato si të thuash nuk “ngjitën” në popull dhe kështu mbeti himni “Rreth flamurit të përbashkuar”.

Në vazhdim, Niko Dakua mbajti ligjëratën:” Kuptimi i tre fjalëve: Albëri, Albani, Shqipëri. Ai shtroi pyetjen: pse Atdheu ynë ka dy emra, emërtime të dyfishtë. I pari është Shqipëri dhe njerzit e saj quhen shqiptarë. Ky është si të thuash përdorim i brendëshëm , mes vetë shqiptarëve. Emërtimi tjetër është Albania (Allbenia) siç e përdorin të huajt për ne. Këto terma lidhen me lashtësinë e Atdheut dhe popullit tonë. Për këtë problem kanë shkruar dy studjues, Gustav Majer (gjerman) dhe Holger Pedersen (danez). Në mënyrë më të detajuar këtë problem e ka trajtuar Eqerem Çabej, i cili ka argumentuar me forcë dhe shkencërisht se shqiptarët janë pasardhës të ilirëve. Më hershëm e ka trajtuar këtë problem, qysh në shekullin e dytë pas Krishtit, është Ptolemeu, astronom dhe gjeograf i madh grek. Në hartën e botës greko-latine, që ai ka bërë e që njihej deri atëherë, Ptolemeu përmënd për herë të parë fisin ilir të Albanëve (Albanoi) siç e quan ai dhe qendrën e tyre, Albanofilis. Është provuar se ky vend gjendet në juglindje të Krujës. Aty sot ndodhet fshati Zgërdhesh.

Dardhari Sotir Pani, bazuar në librin e Mihal Gramenos “Kryengritja shqiptare” foli për udhëtimet e Mihal Gramenos e Çerçiz Topullit në zonën e Devollit, Korçës e Kolonjës. Ai u ndal në takimet që ata kanë bërë me popullin në fshatrat Çipan, Gjyres, Menkulas, Bozhigrad, Çetë, Qytezë e Sinicë të Devollit. Kur çeta e tyre ndodhej në Sinicë, u njoftuan se nga Bozhigradi po vinin turqit. Aty u ngrit një grua sinicare e tha: “ Le të vijnë turqit ta provojnë si luftojnë e si vdesin gratë e Sinicës”. Në teqenë e Melçanit kishin shkuar për të dëgjuar luftëtarët e lirisë banorë të qytetit të Korçës si dhe të fshatrave të këtij rrethi. Trimat dhe çeta e tyre kanë zhvilluar takime me popullin edhe në zonën e Kolonjës.

Në fund referoi Harallamb Prifti. Ai u ndal në ditën e fundit të jetës së Ismail Qemalit, që i përket vitit 1917. Ismaili ishte ftuar nga ish ministri i Jashtëm dhe kryeministri i asaj kohe të Italisë, por kur ai mbriti ditën e caktuar në Peruxhia, autoritetet i thanë se dy zyrtarët e lartë italianë, nuk kishin mundësi ta prisnin. Sipas tregimit të Ethemit, djalit të Ismailit, thënë ish kryetarit të bashkisë së Vlorës, Ali Asllani, i ati doli të flasë në një konferemcë shtypi me gazetarë, por në moment nuk u ndie mirë, u zverdh dhe shkoi në banjë ku e hipën të vjellat. Më pas ai vdiq në moshën 75 vjeçare. Ishte data 23 janar, në po ajo datë që kishte lindur. Para se të ndronte jetë, i kishte thënë djemve:” Bijtë e mi. Unë nuk bëra pasuri t’ja le trashëgim Shqipërisë. Po ju le një atdhe amanet. Lamtumirë!” Trupi i tij u mbajt dy javë në Itali pastaj u soll në Vlorë dhe u varros në Kaninë, në fshatin e lindjes. Më 1932 trupi i tij u rivarros në qytetin e Vlorës. Është kjo një histori e trishtë për të cilën është folur e shkruar , theksoi Harallamb Prifti.

Në këtë veprimtari pjesëmarrësit vzituan edhe dy ekspozita, atë të filatelistit të njohur, Jani Plasa si dhe atë të piktorit, Sterjo Shkodrani. Të pranishmit panë me kureshtje dhe shijuan vlerat shkencore, historike , estetike te ekspozites   “Flamuri dhe shqiponja ”  te përgatitur nga Jani Plasa. Ekspozita përmbante   rreth 20  fotografi të disa dokumenteve që  shënojnë çaste të rëndësishme të shpalljes së Pavarësisë dhe flamureve shqiptarë të përdorur me ndryshime të vizatimit të shqiponjës ndër dekada në 30 panele me  rreth  200 pulla poste shqiptare dhe më pak të huaja , 15 F.D.C.( zarfe të ditës së parë) si edhe 2 panele  me monedha e kartmonedha shqiptare me figurën e shqiponjës.

Me një fotografi para flamurit shqiptar dhe atij amerikan, u mbyll kjo veprimtari kushtuar ditës së Pavarësisë, nismëtar i të cilës ishte Peshkop Ilia. Ajo do të pasohet me veprimtari të tjera këtu në Boston. Ne emigrantët, sa herë mblidhemi të përkujtojmë ngjarje të shënuara të popullit tonë, mbushemi me emocione, pasi na duket sikur kemi mes nesh një “copëz” Shqipërie, për të cilën na djeg malli. Na duket sikur na rindizet zjarri i atdhedashurisë e patriotizmit.

Filed Under: Featured Tagged With: 28 nentori, E ATDHEDASHURISË, Fuat gemelli, NA RINDEZ ZJARRIN

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1669
  • 1670
  • 1671
  • 1672
  • 1673
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT