• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

«VAJET E PRANVERES MASHTRUESE » – ROMAN NITROGLICERINE I BAJAME HOXHES

November 15, 2017 by dgreca

  • rimarrje shënimesh nga Shpend Sollaku Noé/

1 Shpendi  «Vajet e pranverës mashtruese», që sapo mbarova së rilexuari, promovohet në Bruksel nga Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptarë në Belgjikë,  më 24 Nëntor.

1 Bajame Hoxha1-BajameHoxha2

Ky libër është një roman-report me temën delikate e njëherësh të mprehtë të persekutimit nën regjimin totalitar shqiptar. Ai nuk është i zakonshmi botim i të të përndjekurve, ku, edhe personazhe antikomunistë  ndonjëherë të rëndësishëm, bien në banalitetin e të të treguarit në nivel amatorial të fakteve të përgjithshme.

BH (Bajame Çeliku) paraqitet dhe arrin të qëndrojë deri në faqen e fundit si një bombë me hidrogjen (BH); në përcjelljen e fakteve dhe emrave pa dorashkat e atij që i trëmbet përcëllimit të opinionit apo kongjijve fshehur nën hirin e hakmarrjes së autorëve të krimit.

Ajo nuk ka nevojë të kërkojë bodigardë për të mbijetuar në xhunglën e botimeve shqiptare. Libri i saj është aq i paepur, saqë ta sulmosh do të thotë tʼi bësh reklamën më të madhe dhe tʼi urosh jetëgjatësinë.

Pa iu dridhur pena, BH përshkruan situata e njerëz të vërtetë, me gjakfohtësinë e një historiani, me zhdërvjelltësinë e një gazetari, me ndjeshmërine e një poeti, me sigurinë që ia jep një punë këmbëngulëse shumëvjecare.

Historia e letërsisë shqiptare ka për tʼiu kthyer leximit të këtij libri, e jo vetëm statistikisht.

«Vajet e pranverës mashtruese» është Nudo Historie më e saktë sesa një thes me libra historianësh të përciptë e oportunistë, më e vërtetë sesa mijra faqe arkivash të manipuluar, më letrar se dhjetra botime të tjera të dokumentuara me këtë temë.

Urime, BH, dhuratë më të mirë nuk mund të na bëje neve, të uriturve për të vërteta të lakuriqta.

Prano, të lutem, këtë dhuratëzë – mini ese, në pamundësi të ardhjes time, edhe pse shumë të dëshiruar, më 24 Nëntor, në Bruksel, GC De Maalbeek, Hoornstraat 97, 1040 Etterbeek.

Filed Under: ESSE Tagged With: Bajame Hoxha, shpend sallaku, Vajet e Pranveres Mashtruse

KFOR, paqe në Kosovë dhe rajon

November 15, 2017 by dgreca

-Në Kosovë zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës në KFOR, Gjeneral Majori Salvatore Cuoci komandant i ri/

1 Thaci ecen1 THACI-15NENTOR20172 gjenerali

-Në pranverën e vitit të luftës e lirisë 1999 në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete. Aktualisht KFOR-in e përbëjnë  rreth 4.600 trupa nga 31 shtete/

1 KFOR-CEREMONIA-15NENTOR2017

-KFOR ka forcuar paqen në Kosovë dhe tërë rajonin. Presidenti Thaçi  dekoron komandatin e deritashëm të KFOR-it, Gjeneral Majorin Giovanni Fungo, me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë/

1 Beluli Pass

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI. Në 12 Qershorin historik 1999 me kolonën e forcave të para të NATO-s hyri në Kosovë/

PRISHTINË, 15 Nëntor 2017/ Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR prej sot do ketë komandant të ri Gjeneral Majorin Salvatore Cuoci. Ai mori detyrën nga Gjeneral Majori Giovanni Fungo  në ceremoninë e ndërrimit të komandës sot në mesditë në kampin e KFOR-it  “Film City”, në Prishtinë, ku ishte i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III.Në ceremoni morën pjesë edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli e përfaqësues të tjerë institucionalë kosovarë.Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçika falënderuar gjeneralmajorin, Giovanni Fungo për punën e tij për të forcuar paqen dhe stabilitetin në Kosovë, derisa i ka uruar sukses komandantit të ri të KFOR-it, Salvatore Cuoci.Sipas tij, koha kur ka shërbyer si komandant i KFOR-it, gjenerali Fungo ka qenë kohë e zhvillimeve të rëndësishme në Kosovë.Presidenti ka thënë se në këtë kohë, Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje të suksesshme dhe ka vazhduar procesin e integrimit të plotë të pjesës veriore të Kosovës në shtetin e Kosovës.“Këto dy procese i kemi përmbyllur me sukses, por gjatë realizimit të tyre jemi përballur me sfida të mëdha që kanë kërcënuar edhe sigurinë në Kosovë. Angazhimi i KFOR-it, me vendosmëri por edhe me kujdes, ka kontribuar në evitimin e çfarë incidenti apo dhune”, ka shtuar Presidenti.

Ai është shprehur mirënjohës për tërë forcën e KFOR-it, të gjithë ushtarëve që kanë shërbyer dhe shërbejnë në të. Presidenti ka thënë se KFOR-i vazhdon të gëzojë besimin më të lartë të të gjithë qytetarëve të Kosovës.“Siç e kam thënë edhe vitin e kaluar, KFOR-i në Kosovë jo vetëm ruan paqen por edhe e ndërton paqen. E duke e forcuar paqen në vendin tonë, ndërton paqe në tërë rajonin e Ballkanit”, ka theksuar ai.Presidenti ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për dialogun me Serbinë dhe kërkojmë një marrëveshje të re që do të shtrojë rrugën për normalizim të plotë të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.Ai ka folur edhe për FSK-në, Presidenti ka theksuar se duke iu falënderuar bashkëpunimit me KFOR-in dhe NATO-n në përgjithësi, FSK-ja sot është një forcë profesionale, multietnike, në shërbim të të gjithë qytetarëve të Kosovës.Këtë të hënë mora pjesë në ceremoninë e gradimit të pesë nënoficerëve të ri të FSK-së, që të gjithë nga komunitetet jo-shumicë. Është ky edhe një hap tjetër drejtë përmbushjes së aspiratës sonë për një forcë profesionale. FSK tani është e gatshme për kompetenca të reja dhe për mision të ri”, ka shtuar ai.Presidenti në fund ka dekoruar gjeneralin Fungo me Medaljen Ushtarake për Shërbim në Kosovë.Gjenerali Fungo në ceremoninë e ndërrimit të komandës ka falënderuar përkushtimin e trupave të KFOR-it të treguar gjatë mandatit të tij, si dhe bashkëpunëtorët e tjerë, përfshirë edhe institucionet e Kosovës, duke u shprehur se moto e tij gjatë kësaj kohe ka qenë besimi dhe përkushtimi.Komandanti i deritashëm i KFORI-it, Fungo ka thënë se u dëshiron qytetarëve të Kosovës “të gjitha të mirat në të ardhmen e ndritur e cila ju pret, e të cilën ju e meritoni plotësisht”.Pas ceremonisë së ndërrimit të komandës, komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli dhe komandanti i ri i KFOR-it prononcohen për media.Komandanti i derisotëm i KFOR-it, Gjenera Majori Giovanni Fungo, i cili ka marrë detyrën në 1 shtator 2016 nga Gjeneral Majori Guglielmo Luigi Miglietta, në takimet e lamtumirës me krerët e inistitucioneve të Kosovës  ka vlerësuar se gjatë këtij viti është krijuar një ambient edhe më i qetë për të gjithë.Në vitin 1999 të lirisë së Kosovës – hyrjes së farcës paqeruajtëse e shpëtimtare të NATO-s,  komandanti i parë i KFOR-it ishte gjenerali britanik, Michael Jackson. Lufta e para me shumë se 18 viteve në Kosovë përfundoi me Marrëveshjen e Kumanovës, ndërmjet NATO-s dhe RFJ-së, që u nënshkrua në 9 qershor e  hyri në fuqi në 11 qershor 1999.

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s në atë kohë, Havijer Solana, në 10 qershor 1999 kishte lëshuar urdhrin për ndalimin e bombardimit dhe Këshilli i Sigurisë së OKB-së miratoi Rezolutën 1244, sipas të cilës në Kosovë u dërguan 37.200 ushtarë të KFOR-it nga 36 shtete.Aktualisht KFOR-in e përbëjnë  rreth 4.600 trupa nga 31 shtete.

Në Kosovë para më shumë se 18 viteve nisi të ndodhte liria dhe paqja: Ishte ora 05 e 17 minuta e mëngjesit në 12 qershorin historik 1999. Në atë orë e ditë të lume tanket e para të NATO-s të përcjella nga helikopterët hynin në Kosovë. Ishte ora kur nga kolona e tankeve të forcës më të madhe planetare, NATO-s, që kalonin kufirin e Kosovës nga Maqedonia në Bllacë-Han të Elezit, po jepja lajmin e madh për të gjithë shqiptarët dhe botën…Raportoja për Agjencinë Telegrafike Shqiptare – agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë (ATSH)  dhe Radio Televizionin Shqiptar (RTSH), i akreditur te NATO-KFOR edhe për gazetën tradicionale të Kosovës Rilindja.

“Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë”, u vlerësua në konferencën rajonale “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”, të zhvilluar gjatë dy ditëve të kaluara në Prishtinë, ku ishin krerët e Presidencës, Kuvendit e Qeverisë kosovare, përfaqësues të lartë të NATO-s, mes të cilëve Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem,  si dhe ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë.Komunikata e dërguar nga KFOR me rastin e ndërrimit të komandës vitin e kaluar theksonte se, Forca e Kosovës, siç është përcaktuar me Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së 1244, do të vazhdojë që në mënyrë të paanshme të përparojë një ambient të qetë dhe të sigurt dhe të ruajë lirinë e lëvizjes në mbarë Kosovën, duke siguruar stabilitet dhe ofruar siguri për të mirën e të gjithë njerëzve në Kosovë.

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, KOFOR, Paqe ne Kosove

SHBA: Kongresi-kompetencat e Presidentit për armët bërthamore

November 15, 2017 by dgreca

1 Capitol

Për të parën herë në mbi 40 vite, këto ditë Kongresi po shqyrton kompetencat e një presidenti amerikan për të shpallur një sulm bërthamor. Komiteti i Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë do të mbajë një seancë dëgjimore të titulluar “Autoriteti për të urdhëruar përdorimin e armëve bërthamore”.Kryetari i Komisionit akuzoi Presidentin Trump muajin e kaluar se, po i vendoste Shtetet e Bashkuara në rrugën e një lufte të tretë botërore.Në gusht, zoti Trump premtoi se do të zbrazte “zjarr dhe zemërim, siç bota asnjëherë nuk kishte parë”, mbi Korenë e Veriut, nëse ajo do të vazhdonte të zgjeronte programin e saj të armëve bërthamore.

Hera e fundit që Kongresi debatoi këtë çështje ishte gjatë një seance dëgjimore katërditore në mars të vitit 1976.Senatori Chris Murphy, një demokrat nga Connecticut, shpjegon arsyet për seancën dëgjimore publike.

“Ne jemi të shqetësuar për faktin se presidenti është kaq i paqëndrueshëm, kaq shpërthyes dhe ka një proces vendimmarrjeje shumë impulsive, saqë mund edhe të urdhërojë një sulm me armë bërthamore, që është gjerësisht larg interesave amerikane për sigurinë kombëtare”.Diskutimet për një temë të tillë, në mënyrë publike, janë jo fort të zakonshme. Si Kryekomandant, Presidenti ka autoritetin të urdhërojë një sulm bërthamor, që mund të kryhet me nëndetëse, avionë apo raketa balistike ndërkontinentale, që përbëjnë të ashtuquajturën “triada bërthamore”.Sipas rregullave aktuale, presidenti amerikan mund të nisë sulmin duke përdorur kodet në një mekanizëm të quajtur “Futbolli”, që udhëton kudo bashkë me presidentin. Për këtë zoti Trump nuk është i detyruar të konsultohet me askënd dhe as të marrë leje nga askush.

Këshilltarët e tij më të lartë, si Sekretari i Mbrojtjes, ai i Shtetit apo këshilltari për Sigurinë Kombëtare nuk kanë asnjë rol në zinxhirin e komandës. Miratimi i Kongresit nevojitet për përdorimin e forcës ushtarake konvencionale, por fuqitë bërthamore mbeten në duart e presidentit, që nga agimi i erës bërthamore.Kjo, sepse një raketë balistike armike e lëshuar nga ana tjetër e botës, mund të godasë Shtetet e Bashkuara në vetëm 30 minuta. {Sh.K}

 

Filed Under: Komente Tagged With: ARMËT BËRTHAMORE, Kongresi, Kopetencat e Presidentit, Shefqet Kercelli

“Kujtimet e nje Firmëtari”

November 15, 2017 by dgreca

105 vjetori i Shpalljes se Pavaresise Kombetare/

1 ngritja e Flamurit

Nga Gëzim Llojdia/

Janë ribotuar në një tirazh të konsiderueshëm “Kujtimet e një  firmëtari” të shkruara ngaFirmëetari i Pavarësisë Kombëtare , Hajredin Bej Cakrani.Redaktor i librit Kastriot Bimo, si dhe të gjitha të drejtat i përkasin autorit av Kujtim Cakrani.Ndonëse kujtimet e këtij firmëtari mbyllen në vjeshtwn etretw tw 15 nwntorit  tw  vitit 1932,ngjarjet hedhin dritë përmbi periudha të errta të historisë shqiptarë  nga viti 12-‘32.Autori me një gjuhë të pasur ka sjell dokumente të rralla ,për historinë shqiptare.Duhet thekësuar se firmëtari H.Cakrani i ka sjell ngjarjet sic ato kanë ndodhur në vitet e  Pavarësisë dhe në postkohën e mëvonshme  ,si: Lufta e Vlorës,Kongresi i Lushnjës,Parlamenti shqiptar.Një vecanti autori shqyrton me hollësi konfliktin që ka pasur me I.Qemalin lidhur me cështjen e koncensioneve për të cilën historiografia e  viteve të socializmit ka spekulluar ose e ka fshirë nga kujtesa e saj.Janë shumë ngjarje  të vendosura në sfodin historik dhe meritojnë vëmëndje nga historianët dhe studiuesit e periudhës së viteve 12-39.

Hajredin Bej Cakrani….Kur më erdh’ telegrami që më kërkohin të isha më Vlorë, po me gjithë batalionë, se e kishin ndarë si duket mëndjen për aty, po ku të vejim më atë kiamet shi, se më të ligë mot nuk e bëje dot, si do që duhet t’i përgjigjesha Kryesisë së Shtetit të ri Indipendent. Më njëzet të vjeshtës së tretë, iu përgjigja telegrami për në Vlorë.233Shirat nuk kishin të pushuar dhe lumi i Semanit kishte dalë poshtë në çiflig. Kishin parë një njeri me kalë drejt Petoshajt234dhe i thanë se andej është çifligu i Hajredin Beut. Ai u fut tutje dhe kur m’a prunë më shtëpi e pyeta, se nga vin. Kur u sigurua se unë isha Hajredin Beu vetë, më fjalosi për një kartë235që m’a dërgon im vëlla Bektashi nga Vlora dhe gjallë a vdekur duhet të ta bija Bej, më tha. E këndova me një frymë, ku më shkruan më gjuhë frënge që të kem besim tek njeriu i kartës. Pasi më sqaron fill e për pe, thotë se Ismail Beu dhe zoti Luigj Gurakuqi me njerst të tjerë, do të vijnë nga Durrësi për në Vlorë, është marrë vesh dhe kish rrezik të përpiqen me ushtërinë e bëhej hataja.236 Duhet të bëja gati njerst e tu dilim më Shkumbin, t’u prisim udhë e t’i fusim pastaj nga çifligjet. Llafosa me një njerinë t’im të besuar, por ai tha se më këtë hata shi që po bie, rruga as që duket! -Ke dëgjuar gjallë a vdekur, i bërtita. -Si të urdhrosh ti Bej por po ja dolëm dot me buaj, se për ndryshe u mbytmë! -I bëni hazër kuaj, buaj e qerre se s’mbytemi, jo! Ku të ikim, se nata erdhi dhe andej s’lëviz dotë.
Me t’u gëdhirë, po i bëjim gati kuajt e buajt, kur erdhi një tjatër njeri i bërë qull deri në pallcë e pruri kartën e dytë.237 Hataja thuaj ish bërë, se ushtëria kish marrë urdhër t’a zir Ismail Benë me shokë se s’bën. Muarrëm rrugën e sipërme të kënetës, po as ajo nuk dukej nga ujtë që kish dalë tej e tej. -Të dalë ku dalë! Buajt ecin javash më llucë e ne duhej të nxitohim, po ku të linte ujtë e mjergulla që kishte rënë vënde-vënde, sikur kish dalë deti e qe ngjitur më rrëzë të kodrës. Kishim kushedi sa sahat dhe nuk po dilim dot nga ujtë. Shpresat n’a u prenë se po ikim shumë e mos ishim këmbyer pa u parë. Tjatër hata kjo! -Ishallah i gjejmë Bej, po mua më qe verdhur maj’e hundës. Mezi i pamë atje tej anës ujtë, në dhera e zhuka sa më keq s’bëhej, po i gjetëm desh Perëndia!
Ata i quajën buajtë t’anë si gjemi dhe u habitnë kur n’a panë, po u gëzuanë e Ismail Beut j’u bë zemra mal kur më njohën. -Në këtë qamet vetëm s’të prisja, po kur i thashë se në c
̧ifligjet e mi je i sigurtë, çuditi. Hajde nxitoni, se me këtë mot të ligë edhe një plevit j’u duhet! Kishin fjetur më Çermë tek Dervish Beu e Bexhet Beu.238U bënte udhë Qemal Bej Elbasani,239që e kish vënë Azis Pasha,240me katr’ a pesë njers me mauzerrë e kuaj. Isamil Beu kish’ marrë me vete nga Durrësi si dele- gatë për kuvëndin e Vlorës, Abdi bej Toptanin e Murat Bej Toptanin, me të tjerë njers. Rrugës u fjalosmë me Ismail Benë për ushtërinë që kërkon t’a zërë dhe ai më tha që nuk mirren vesh urdhërat,241andaj i ramë këtej, po qënka kiamet i madh. I dëftova për kartërat që më dërgoi im vëlla Bektashi dhe më tha se ishte marrë vesh, pa nisur nga Durrësi. Nga pas ditja erdhëm më çiflig të Petoshanjit, më konakët nga ana e Libofshës. U thamë e u shplodhmë, se ishim si të vdekur e u shtrua bukë. Nashti jam shtatëdhjet’ e kusur vjeç, po pa n’a ndihur Perëndia e buajtë, një Zot e di qysh do n’a vente filli. Të gjithë bujqit, njerst me dyfeqe e gëdhimë roje.
Në sabah u nismë për të kapëtuar vaun e Petovës. Bashkë me njerst, nisa dhe dy a tri bujq për t’i përcjellë e vetë po bëja hazër ca gjëra për rrugës. U nisa dhe s’kisha bërë një copë udhë nga c
̧ifligu për në vah, kur më vjen revan një nga njerst e mij të besës e më thotë, ushtëri- ja! Nga ç’u ruajtëm, nuk shpëtuam dotë. Si do që e mbëlodha, mos janë ushtarët që rrinë te vau, i thashë. -Vrap nga erdhe, se mos janë shumë, shtrihuni më ndonjë ledh e të qëlloni vetëm ushtërinë! -Ishal- lah nuk i kanë zënë, thosha. Batare nuk po dëgjoja dhe shihja baltërat që hidhnin patkonjtë e kalit para e që po më vijin kokës. E mbëlodha, le të vejë ku të vejë puna, s’qe e thënë që përpiqemi e lëftojmë dhe të birt’ e vdekjes jemi dhe të vritemi! Më dukej udha vjetë, sikur po ikja javash mbi gomar e jo mbi kalë. Kur sosëm te vau ishin vërtet ushtarë rreshtuar, po kishin ardhur t’i bëhin nderimet Ismail Beut. Bën vaki të kenë qënë aty, se kishin marrë urdhër t’a zënë. Po hata ishte se Qemal Beu me njerst kish kapëtuar me lundër matanë dhe më tjatrën udhë do hipte Ismail Beu me të tjerë, kur ja behu ushtërija, po nashti ushtarët kishin ikur.
Aty u poqëm me të tjerë delegatë që kishin ardhur udhës e i kishin marrë xhandarët nga Elbasani, po dhe nga Prizërendi, Metohija e Koso- va, kështu që u bëmë plot. Udhës Ismail Beu më tha se nashti Tyrqia i kish këmbyer urdhërat dhe kur se, nashti që po bën luftë më të katër anët! U fjalosa rrugës me Qemal Benë dhe e pyec
̧ për këta që si njih nga delegatët. Lëre mos pyet se u habitnë e u torturuan, pa janë nga Bukureshti.242 Dolla përpara se kisha njerst e batalionit që kumandoja më Fier e ishin më këmbë ca për të kaluar Vjosnë, pa të tjerët udhës për në Vlorë. Kur sosëm më Fier n’a priti Omer Pasha, si njeri i hyqymetit e nga të parët që ish aty, po unë kisha punë me njerst për Vlorë e kur vajtëm më buzë të Vjosësë për t’a kapëtuar, lumi ishte fryrë shumë dhe njerst që n’a pritnë aty, thanë që më parë kish dalë fare. Pyeta për t’im vëlla Bektashin dhe më thanë se këtu kishte qënë qëparë, po duhet të ketë vajtur më Vlorë, për të bërë hazër kuvëndë.
Në Vlorë vajtmë pasdreke. Bektashin e poqa dhe e pashë që ish në sëkëlldi243të madhe për kuvëndë dhe si i tretur m’u duk. Pa po poqa të tërë miqtë me Brahim Effendinë, Hamza Aganë, Xhemil Benë, Imer Aganë, Elmas Effendinë e plot të tjerë.Të tërë hapnë konakët dhe i pritnë që nga Sharrajtë, Radhimajtë, Isajtë, Abdullahtë e c
̧’të dëftej më parë. Im vëlla, pasi ishte llafosur me komisjonë, i kish folur me të shpejtë Thanas Flloqit për të ardhur më këmbë të korçarëvet.244 I kishte kërkuar Luigj Gurakuqi më telegrafhanë atë natë, tok me Xhemil Benë, U kish thënë Et’hem Beu, i biri i Smail Beut e që mirrej vetëm ai me postën. Kishin kërkuar atë, po ai i tha Xhemil Beut që mirr vesh ç’do gjë më Vlorë, si do që kish kërkojtur dhe Bektash Benë të fjaloste hallnë e udhës se duhet të kishin siguri. Atje i kish thënur Ismail Beu Xhemilit, se qysh ishte gjëndja më Vlorë, se dihej që Xhemil Beu, le që nuk j’a haj qëni shkopnë, po dhe njih’ e mund të pleksej dhe dreqnë vetë e për këtë i dha porositë të ketë mëndjen.
Me mua u llafos goxha, për hallin më Durrës të mytesarifit që i kish thënë se s’a të jem unë nuk do t’a ngrëc
̧ flamurnë këtu dhe pikë si do që Hamid beu me ushtëri ishte më anë t’onë. I kishin thënë këta se, po të bëhet më vete Shqipërija, ti ku do veç zotrote me gjithë mytesarifllëk, po ai më të tijën e s’e zije dot më llaf.245Pastaj u llafos për udhënë si e qysh, se si kishin vajtur punët, vetëm besim që s’kish. I thashë: -Ismail Bej, nashti është marrë vesh nga gazetat që më Triest e më Durrës, po do Zoti t’u ndihë Hamit Beu më Durrës se ka ushtërinë, pa udhës gjallë vdekur do vij vetë fare, a do dërgojmë njerst për shoqëruar udhës. Si të shkruaja ty e donte që e mira të vej’ vetë t’a bjerë poshtë e t’a bitis këtë punë vetë, po Vjosa kish dalë e kish mbytur dynjanë edhe njerst e kartërave i kam dërguar nëpër vahtë e fshatërave. Prandaj i dërgova atças Azis Pashës të dërgoj njeri për këtë punë me axhale, se ty të ruaja për atë që e mirr me mënd e që shkoi në fill të perit. -Varrit do t’ja tregoj, i thashë, se këtej do i nxirrja baltërave e këtej turp më vij t’u thosha se po u kaloj nga çifliqet e mi, se vetëm tokë që nuk dukej e nuk dukej. Ndaj ti kaq herë m’i qesëndis, që Hajredin Beu po i ka çifligjet për rosë!
Po të vërtetën kishja c
̧ifligje an’ e mb’anë më Cakran, Vreshtas, Gorishovë, më të gjithë Mallakastrën e Butë, me konak më ç’do njërën, qehallarë e të tëra, që i shkelja vetëm kurë dilim për gjah, po më kish hedhur Perëndia të rrija më Çifligjet e Petoshanjit, nga i kishja dy çapa me atë të Korkutasit, nga dilja me minutë më Sqelë time të Semenit, gjemisë dhe Evropit. Më poshtë për më det nga derdhej dhe Semeni vetë, ishte ai i Hasturkanjit, ku lumi bënte ç’ti tekej, se tokat i kish më tëhu e më krah tjatër të Kënetës së Karavastasë ishte ai Kularitë që nd’anë detit dimër-behar, ishte gjol vërtet për rosë, pa aty ngjitur kishim një pyll të madh, Pyll’ i Piskës i thoshin, që humbisje, aq i madh ishte, zotër ishte një rracë zagari inglis që mbajim e kish e kish prurë që andej kush e di që kur Veis Beu, Setërë, e thoshin, që mundë të kenë mbeturë dhe sotë që gjuajnë andej djemtë. Ai ishte hata për shpezë të egër dhe për këtë ne e mbajim me terezi, se po të binte më kafshë të egërë, ai ikëte fare dhe arratisej me gjithë gjahnë që ndiqte.

1 kujtimet e firmetarit1

Foto te viti 1913

Filed Under: Featured Tagged With: “Kujtimet e nje Firmëtari”, Gezim Llojdia, Hajredin Cakrani

Kosova, shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s

November 14, 2017 by dgreca

-Konferenca rajonale për NATO-n dhe Ballkanin Perëndimor zhvilloi punimet në Prishtinë/

1 Nato me Ramush1 ramush NATO1 Veseli11 Pacolli NATO

-Forcat e Armatosura të Kosovës do krijohen në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n/

-Në Prishtinë nesër zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës së KFOR-it/

-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/

PRISHTINË, 14 Nëntor 2017/ Në Prishtinë zhvilloi punimet konferenca rajonale e sigurisë “NATO dhe Ballkani Perëndimor: Dinamikat rajonale në periudhën e sfidave globale të sigurisë”.

Pjesëmarrës në konferencë ishin krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Kosovës, përfaqësues të lartë të NATO-s, mes të cilëve Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem, i cili theksoi se  NATO punon me të gjithë në rajon për të ruajtur sigurinë në Ballkanin Perëndimor. Në konferencën dyditore morën pjesë edhe ekspertë rajonalë e ndërkombëtarë.

Në hapjen zyrtare të konferencës dje në mbrëmje Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi tha se Kosova ishte shembulli më i mirë i reagimit të NATO-s ndaj sfidës më të madhe të sigurisë në atë kohë në Evropë.

“KFOR-i, i cili është garant i stabilitetit në Kosovë, është misioni më i suksesshëm i paqës në botë për dekada me radhë. Kosova sot është një shtet stabil, i qëndrueshëm dhe me synime të qarta”, theksoi ai.

Duke folur për procesin e transformimit të FSK-së, Presidenti ka paralajmëruar se, duke siguruar mbështetjen për ndryshimet e Kushtetutës për transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës, Kosova në partneritet të plotë me SHBA-në dhe NATO-n, do t’i krijojë Forcat e Armatosura të Kosovës.

Kryeministri Ramush Haradinaj tha se Kosova e meriton të anëtarësohet sa më shpejt në NATO.

“Ne duam dhe e meritojmë të anëtarësohemi sa më shpejt në NATO. Pra ne jemi me NATO-n. Ne duam NATO të qëndrojë në Kosovë. Ne kemi të drejtë dhe po bëjmë të gjitha përpjekjet për të themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës. Ne synojmë që brenda kësaj dekade pra, deri në vitin 2020 të arrijmë fazën e dialogut, pra ta përmbyllim anëtarësimin në NATO”, theksoi ai.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se kontributi i Kosovës për paqen dhe sigurinë ndërkombëtare i kalon kufijtë e rajonit.

“Në këto pak vite të ekzistencës si shtet i pavarur dhe sovran, Kosova ka treguar përkushtim dhe efikasitet të vlerësuar, brenda Aleancës globale kundër terrorizmit dhe kërcënimeve që vijnë prej ideologjive që e ushqejnë atë. Ne kurrë, as nuk kemi qenë, e as nuk do të lejojmë që territori ynë të shërbejë si burim frymëzimi apo rekrutimi për grupet ekstremiste”, theksoi ai.

Zëvendëskryeministri e ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, tha se Kosova ka nevojë për një rrugë të qartë drejt BE-së dhe NATO-s.

“Ne të gjithë duhet ta njohim përparimin e rëndësishëm që ka bërë rajoni në dy dekadat e fundit, lloj i përparimit që do të ishte i pamundur pa perspektivën e NATO-s dhe BE-së në tryezë. Ato janë dy anët e së njëjtës monedhë: stabiliteti që sjell anëtarësimi në NATO, rritet dhe sigurohet më tej me procesin e transformimit të reformave të BE”, u shpreh ai.

Në këtë konferencë ka folur edhe Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomaci Publike, Tacan Ildem.

“Është shumë me rëndësi dhe NATO-ja i mbështet përpjekjet për dialogun e lehtësuar nga BE-ja mes Beogradit dhe Prishtinës”, tha ai.

Lidhur me transformimin e Forcave të Sigurisë së Kosovës në ushtri, Ildem theksoi se kjo duhet bërë përmes ndryshimeve kushtetuese.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e rajonit. “Ne mbështesim aspiratat euroatlantike të popullit në rajon dhe besojmë fuqishëm se vlerat demokratike, sundimi i ligjit dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore nuk janë luks, por parakushte për paqe dhe zhvillim”, tha Ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për Diplomacinë Publike, Tacan Ildem.

Forca paqeruajtëse e NATO-s në Kosovë, KFOR ka nis misionin në pranverën e vitit 1999, komandant i parë i saj ishte gjenerali britanik, Michael Jackson.

Në selinë KFOR-it, kampin “Film City”, në Prishtinë nesër zhvillohet ceremonia e ndërrimit të komandës ndërmjet komandantit në largim gjeneral majorit Giovanni Fungo dhe komandantit të ardhshëm të KFOR-it gjeneral majorit Salvatore Cuoci, ku do jetë i pranishëm edhe komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta në Napoli, Admirali James G. Foggo III.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Behllul Jashari, kosova, me i mire i NATO-s, SHEMBULLI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1679
  • 1680
  • 1681
  • 1682
  • 1683
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT