• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPËRIA, KOSOVA…NJË DIASPORË SHQIPTARE

November 7, 2017 by dgreca

-Pandeli Majko në takim me Dardan Gashin në Tiranë: Organizimi i diasporës shqiptare bëhet bashkë, pavarësisht prejardhjes, dhe ky organizim ka rezultuar me një migracion shumë të suksesshëm/

1 Gashi - Majko

-U diskutua për tre marrëveshjet që presin të nënshkruhen në mbledhjen e qeverive Shqipëri-Kosovë në 27 nëntor 2017 në Korçë për bashkëpunim në fushën e diasporës dhe migracionit/

 TIRANË-PRISHTINË, 7 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI/ Zv/kryeministri dhe ministri Kosovar i Diasporës, Dardan Gashi në ditën e dytë të vizitës në Republikën e Shqipërisë u takua me homologun, ministrin e Shtetit për Diasporën, Pandeli Majko.Në këtë takim, konkret sa i përket detyrimeve karshi diasporës, ashtu edhe miqësor për nga natyra, dy ministrat biseduan për projektet që dy ministritë do t’i udhëheqin në të ardhmen në të mirë të diasporës shqiptare.Pikënisja e takimit ishte dakordimi që diaspora shqiptare është unike dhe e pandarë, potenciali i së cilës duhet që të promovohet si dhe të shërbejë në avancimin e bashkëpunimit të mëtejmë mes institucioneve të Kosovës dhe Shqipërisë dhe bashkatdhetarëve tanë.“Jemi dy shtete që përfaqësojmë një diasporë. Duke thënë këtë, dihet që organizimi i diasporës shqiptare bëhet bashkë, pavarësisht prejardhjes, dhe ky organizim ka rezultuar me një migracion shumë të suksesshëm”, theksoi ministri Majko duke uruar Gashin për punën dhe emërimin.Ministri Gashi u shpreh jashtëzakonisht i kënaqur që tashmë është një adresë në Qeverinë e Republikës së Shqipërisë me të cilën do të intensifikohet bashkëpunimi në të mirë të diasporës, posaçërisht në ruajtjen e identitetit në diasporë.“Emërimi i ministrit Majko është një lajm jashtëzakonisht i mirë për të gjithë shqiptarët, pasi që nuk mund të gjendet një figurë më unifikuese dhe është fat për mua të bashkëpunojmë në të mirë të diasporës shqiptare. Na presin shumë punë së bashku, dhe pres me padurim që të fillojmë projektet e përbashkëta”, theksoi ministri Gashi.Gjatë takimit u diskutua edhe për tre marrëveshjet që presin të nënshkruhen në mbledhjen e dy qeverive në 27 nëntor 2017 në Korçë për bashkëpunim në fushën e diasporës dhe migracionit.Zv/kryeministri Gashi, në kuadër të axhendës, gjatë ditës do të takojë ministren e Arsimit, Sportit dhe Rinisë,  Lindita Nikolla si dhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: diaspora, takimi Majko-Gashi

Kosovë-Komisioni për Kufirin drejt raportit përfundimtar

November 7, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj takon anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit te Republikës së Kosovës/

1 haradinaj Kufiri

PRISHTINË, 7 Nëntor 1017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti so në takim informues anëtarët e Komisionit Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror me të cilët bashkëbisedoi për angazhimin dhe aktivitetin e deritanishëm të Komisionit.Njoftimi i dërguar thekson se, anëtarët e këtij Komisioni, të udhëhequr nga Prof. Shpejtim Bulliqi, e njoftuan Kryeministrin për punën e tyre të deritashme në mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave nga burimet e ndryshme, nga tereni si dhe nga takimet e punës të zhvilluara gjatë javës së kaluar në Republikën e Kroacisë dhe të Sllovenisë, me qëllim të sigurimit dhe verifikimit të të dhënave faktografike,  konsultimeve dhe  shkëmbimeve të përvojave me zyrtarët relevantë të këtyre shteteve.Kryeministri Haradinaj e vlerësoi punën dhe përkushtimin e tyre dhe njëkohësisht theksoi se raporti përfundimtar duhet të përmbajë një nivel të lartë profesional si dhe të bazohet në fakte origjinale, të vlefshme dhe të verifikuara./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Komisioni per Kufirin, Kryeministri Haradinaj

Ambasadori Lu: Presim arrestimin e Peshqeve te medhenj

November 7, 2017 by dgreca

-Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në.Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Ambasadori Lu sot

Fjala e plote e Ambasadorit Lu ne nisjen e fushates kunder krimit te organizuar/

Ministër Xhafaj, Drejtor i Përgjithshëm Çako, kolegë ambasadorë,

Ne në Amerikë kemi një shprehje, kur me të vërtetë besojmë në diçka, – kur me të vërtetë e mbështesim atë – ne kemi një shprehje në gjuhën angleze “put your money where the mouth is” ose në gjuhën shqipe “veprat flasin më shumë se fjalët.”

Kolegët e mi të ICITAP-it që ndihmojnë policinë, OPDAT-it që ndihmojnë prokurorinë dhe FBI-ja amerikane janë këtu për t’u angazhuar sërish në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.

Programi ynë për ndihmën ndaj policisë është përgatitur për të pasur një këshilltar ndërkombëtar, që do të punojë brenda kësaj task force ndërinstitucionale.  Ndihma jonë për prokurorinë dhe policinë do të mbështesë zhvillimin e institucioneve të reja në luftën kundër krimit të organizuar – SPAK-un dhe BKH-në.  Gjithashtu, kemi edhe një agjent të ri special të FBI-së, i specializuar në krimin e organizuar transkombëtar, i cili do të punojë në Tiranë për disa muaj në mbështetje të kësaj përpjekjeje.

Po flasim me vepra, dhe jo me fjalë.

Ne në Amerikë kemi edhe një shprehje tjetër – “dreka falas nuk ekziston.” Nëse Amerika dhe vendet e BE-së do të vendosin burimet tona dhe besueshmërinë tonë në këtë luftë kundër krimit të organizuar, ne presim rezultate.

Çfarë presim? Presim që ky plan agresiv i Qeverisë së Shqipërisë të përfundojë me arrestimin dhe ndjekjen penale të disa peshqve të mëdhenj në fillim të vitit të ardhshëm, dhe që ky sukses të vazhdojë në vitin 2018 me SPAK-un dhe BKH-në.

Partnerët ndërkombëtarë të Shqipërisë e presin këtë. Populli shqiptar e kërkon dhe e meriton këtë.

Së fundmi, ju keni një shprehje në shqip: “Dielli duket që në mëngjes.”  Na pëlqen që ky plan veprimi e pranon qartë dhe prerë se krimi i organizuar shqiptar është një problem serioz dhe një kërcënim për sigurinë kombëtare. Plani gjithashtu pranon se deri tani organet e drejtësisë penale kanë dështuar ndaj grupeve kriminale.

Ajo që dimë gjithashtu është se Shqipëria ka një problem me lidhjen mes grupeve kriminale dhe politikanëve. Nëse e mohoni këtë, ju lutem të shqyrtoni rastet e Arben Ndokës, Mark Frrokut, Gentian Muhametit dhe Elvis Rroshit.

Ky nuk është problem i vetëm një partie; ky është një problem që ka pllakosur politikën shqiptare që nga rënia e komunizmit. Populli shqiptar ka fjalën tonë se Shtetet e Bashkuara do të angazhohen fuqishëm kundër krimit të organizuar, pavarësisht lidhjeve që mund të ketë me njerëz të fuqishëm, përfshirë politikanë, gjykatës, prokurorë apo biznesmenë të fuqishëm. Asnjë nuk është mbi ligjin.

Në shqip ju thoni: “Peshku i madh e ha të voglin”. Për një herë të vetme në Shqipëri, le të hamë peshkun e madh. Minister Xhafaj,

***

LU:“put your money where your mouth is”

Director General Cako, ambassadorial colleagues,

In America, we have an expression, if you really believe in something – if you really support it – we have an expression in English “put your money where your mouth is” or in the Albanian language “veprat flasin më shumë se fjalët.”

My colleagues from ICITAP police assistance, OPDAT prosecutorial assistance, and the American FBI are here to recommit ourselves to the fight against organized crime in Albania.

Our police assistance program is prepared to have an international advisor working inside of this interagency task force.  Our prosecutorial and police assistance will support the development of new institutions to fight organized crime – SPAK and NBI.  And we have a new FBI special agent who specializes in transnational organized crime and will be working in Tirana for several months to support this effort.

We are putting our money where our mouth is.

In America we have another saying – “There is no such thing as a free lunch.”  If America and EU countries are going to devote our resources and our credibility to this war against organized crime, we expect results.

What do we expect?  We expect that this aggressive plan by the Albanian Government will result in the arrest and prosecution of several big fish early next year, and that this success will continue in 2018 with the SPAK and NBI.

Albania’s international partners expect this.  The people of Albania demand and deserve this.

Finally, in Albanian you have the saying – “Dielli duket që në mëngjes.”  We like this action plan’s clear and unambiguous acceptance that Albanian organized crime is a serious problem and a national security threat.  It also accepts that there has been a failure so far of Albanian criminal justice organs to deal with criminal groups.

What we also know is that Albania has a problem with the connection between criminal groups and politicians.  If you deny this, please examine the cases of Arben Ndoka, Mark Frroku, Gentian Muhameti, and Elvis Rroshi.

This is a problem not of one party; this is a problem that has plagued Albanian politics since the fall of communism.  The Albanian people have our assurance that the United States will engage strongly against organized crime no matter what links it has with powerful people, including powerful politicians, judges, prosecutors or businessmen.  No one is above the law.

In Albanian, you say, “The big fish eats the little ones.”  Let us for once eat the big fish in Albania.

{Pergatiti per Diellin, Shefqet Kercelli, sipas faqes zyrtare te ambasades se SHBA ne Tirane}.

 

 

Filed Under: Politike Tagged With: Ambasadori Lu: Presim arrestimin, e Peshqeve te medhenj

PERKUJTIMI I REVOLUCIONIT RUS

November 7, 2017 by dgreca

1-kadeli-160x300

KUR PRESIDENTI RUS U PYET RRETH KETIJ KREMTIMI AI THA NIET (HARROJE KETE PUNE)!/

Shkruan: Anna Arutania/
Perktheu per Diellin Gjon Kadeli/
Moske, Me 7 nanduer asht 100 vjetori i Revolucionit Rus, nji nga ngjarjet ma me randsi te qindvjetshit njizet’ megjithe kete, qeveria e Presidentit Putin nuk asht tuej e konsiderue perkujtimin e ketij pervjetori- sic duket, per arsye se cdo gja qe ka te baje me “Revolucionin.”asht nji ceshtje e ndieshme(delikate) per te.
Zadhansi i Presidentit Putin Dmitri Paskov tha se Kremlini nuk ka ne plan te perkujtoje njiqindvjetorin, i cili pati si rrjedhim 70 vjete sundimi nga rregjimi komunit. Gazeta Pravda e citoi ate , i cili tha: “Cfar asht per te festue.” Disa eksperte thone se nji qeveri qe vazhdimisht e ma teper  nuk u ka dhane njereve te drejte te kene liri politke, keshtu qe mos t’u futetet ne mend qytetareve ndonji ide
kryengritjeje. Menjifjale Putinit i ka hi lepuri ne bark ( ka nji frige te madhe).
Mark Galioti ekspert per ceshtjet politike ruse dhe per sigurimin prane Institutiy per Marredhanje Nderkombetare ne Prage tha: ” Asht e pamundun te mohohet se njiqind vjetori ne fjale nuk ekziston, por asht gjaja e fundit, qe nji rregjim autoritar don, sepse ai rregjim e ka vu re se baza e tij ka fillue te lekundet, prandej nuk don te perkjtoje njiqind vjetorin e revolucionit..”
Nderkohe qe Putini kohet e fundit, ne menyre te hoveshme ka perqafue nacionalizmin, dhe ndjene nji permallim, per kohen kur Rusia ishte nji superfujqi,perpara se Bashkimi Sovjetik te shperbahej me 1991; ai kohet e fundit filloi te kritikonte shtypjet qe u bane gjate sundimit komunist.
Ae ka quejt permbysjen e Bashkimit Sovjetike “Katastrofen ma te madhe gjeopolitike te qindvjetshit njizete>”, por vjetin qe kaloi e akuzoi udheheqsin e revolucionit Vladimir Leninin se ai  vuni nji bombe nen shtetin  rus. Ptutini tha me rastin e dedikimit te permendores qe quhet Muri i Pikllimit qe perkujton krimet qe u bane gjate periudhes Sovjetike se “Kjo e kaluemwe shum,e  tmerrshme, nuk duhet ne asnji menyre te shlyhet nga kujtesa jone, dhe se nuk mund te justifikohen ne asnji menyre.ato qe ngjane.”
Andrei Galkin, i cili ka mbarue studimet universitare ne degen e historise, e qe vuni nji tub lulesh prane monumentit ne fjale tha: “Presidenti Putin nuk don qe njerzit t’a ndiejne vete te fuqishem.” Revolucioni asht zani i popullit, dhe njerzit nuk duhet t’a kene kete za.
Galkin, i cili asht 22 vjecar, dhe se kastragjyshi i tij u vra nga autoritetet sovjetike, tha se ka ardhun koha qe qeveria te tregohet e kujdeseshme e te shofi shtypjet qe ajo po ban kunder aktivisteve politike dhe medias qe kritikojne rregjimin e Putinit.. Ai shtoi se kunder veprimtarve dhe medias po perdore metoda shume te kqija, ne te vertete  “ata jane te burgosun poltike.”
Gjate koheve te fundit jane ba shume proteta ne perkrahje te udhehqsit te opozites Aleksei Navalni, i cili ka ne plan te kandidatoi kunder Putinit, gjate zgjedhjeve per president vjetin e ardhshem, megjithe perpjekjet e qeverise, per te moe e lejue ate te paraqitet si kandidat per t’u zgjedhun president.Navalni asht arrestue disa here, dhe perkrahsite e tij here mbas here arrestohen.
Partia komuniste, e cila ende asht aktive asht tuej e perkujtue 100 vjetorin e revolucionit, ne te gjitha anet e vendit.Megjithe kete,asht e qarte se autoritetet qeveritare jo vetem qe nuk deuen t’a perkujtojne qindvjetorin ne fjale, por nuk duen as t’a shqyrtojne kete ceshtje ne menyre serioze.
Revolucioni Rus filloi me 7 nanduer, te cilin e udhehoqi Lenini  dhe gjate revolucionit u permbys qereria e perkohshme dhe pushtetin ua dorzoi Sovieteve(keshillave te puntoreve) Revolucioni shkaktoi nji lufte civile gjate te ciles me miliona njerez u vrane, lufta mori fund me 1922 dhe keshtu u formue qeveria
Sovjetike.
Autoritetet sovjetike e kremtuem 7 nandorin cdo vjete me parakalime masive. Sic shifet revolucioni ne fjale po cvlersohet, menji fjale ( i ran patkojt) dhe qeveria e Putinit, ne vend te perkujtimit te revolucionit po organizon nji parakalim ushtarake per te perkujtue parakalimin ushtarak qe u ba me 1941`mbas te cilit ushtaret qe mershin pjese ne te shkuen drejt frontit te luftes ku ishin perqendrue forcat gjermane ne afersi te Moskes.

Filed Under: Analiza Tagged With: Gjon kadeli, I REVOLUCIONIT RUS, PERKUJTIMI

Presidenti dekoron Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën

November 7, 2017 by dgreca

Urdhri Hero i Kosovës, për trimëri dhe sakrificë për lirinë/

Urdhri_Hero_i_KosovësPRISHTINË, 7 Nëntor 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/ Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, duke u bazuar në përgjegjësitë e tij kushtetuese, sot ka dekoruar me Urdhrin Hero i Kosovës, pas vdekjes, Imer Berishën, Ndue Përlleshin, Malë Bashotën dhe Sadik Ramën.

Ata janë dekoruar me motivacionin se kanë treguar trimëri dhe sakrificë për lirinë e Kosovës.Urdhri ‘Hero i Kosovës’ u jepet figurave historike shqiptare dhe të Kosovës të kohëve moderne nga Lidhja e Prizrenit e këndej, si dhe qytetarëve të Kosovës që kanë bërë vepra trimërie për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Përmban portretin e Skënderbeut. Është punuar në ari.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mal Bashota, Ndue Perlleshi, Sadik Rama, Thaci dekoron nacionalsitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1693
  • 1694
  • 1695
  • 1696
  • 1697
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT