• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dëshira si skllave e kënaqësisë

October 10, 2017 by dgreca

blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj */Ajo që mund të quhet si një katalog perversionesh është një budallallek i përsëritur i kriticizmit ku dhoma e gjumit Sade-an është thjesht ajo që në antikitet është e njohur si Akademi, Liceu apo Stoikët. Nëse Freud-i ka treguar se parimi i kënaqësisë së tij pa ndonjë pengesë që të indikojë atë çka e dallon nga funksioni i kënaqësisë në etikën tradicionale është pa rrezikuar atë që mund të kuptohet duke duke i bërë jehonë një gjykimi të pakontestuar si reminishencë e nocionit të kënaqësisë ku krijesa është e preordinuar për të mirat e saj dhe të psikologjisë të përshkruara në mite të ndryshme të dashamirësisë. Kënaqësia në të keqen, de Sade përfaqëson hapin e parë të përmbysjes, ku Kant-i  si nxitës e shikon këtë në dritën e ftohtësisë që njeriu mban në vete, përfaqëson pikën e kthimit. Postulatet në Kritikën e Arsyes Praktike konkludojnë në alibinë e imortalitetit në emër të asaj që tejkalon progresin, hyjnoren dhe dashurinë, e domosdoshmëritë që e lejojnë objektin e ligjeve të fokusohet te inteligjenca duke humbur edhe funksionin e dobishmërisë që Kanti e definon atë. Lacan: Ndoshta dikush mund të thotë që ndryshimi është i përfshirë në nocionin e asaj që ka ndjenja të mira por që bën keq. Ai feminiteti i përjetshëm nuk na relevohet neve – është i bërë mbi bazat e prekjes filologjike; nominalisht, idea që ka qënë e pranuar deri atëherë e cila ajo që ndjen mirësinë për të bërë mirë është e bazuar mbi homonimet që nuk janë të gjetura te njeriu (gjerman). Kanti na prezanton së parimi i kënaqësisë është ligji që të bën të ndihesh mirë, që ndryshe paraqitet edhe si mirëqënie. Në praktikë ky parim do të paraqiste subjektin në të njëjtën sekuencë fenomenologjike e cila determinon objektet e veta. Asnjë fenomenologji nuk mund të pretendojë një lidhje konstante me kënaqësinë. Asnjë ligj i ndjenjave të mira nuk mund të shprehë subjektin e/i cila/i e vë atë në praktikë si ‘vullnet’. Natyra imperative e cila na paraqitet si kategorike në fjalë të tjera është e pakushtëzuar. (Kant me Sade – 64). Nëse merret në konsideratë paradoksi që është një moment në të cilën subjekti nuk ka më asnjë objekt që e nxitë ligjin ku nuk ka fenomen që tashmë ka kuptueshmërinë që derivon nga zëri në konshiencë duke u artikuluar në forma të maksimave në koshiencë duke propozuar rendin e një arsye-je praktike apo të vullnetit.

Maksima e cila e konstituon ligjin është domosdoshmërisht dhe i mjaftueshëm i të qënurit në testim nga arsye-ja praktike. Entiteti logjik që e forcon veten te çdokush rrallëherë është i vlefshëm në çdo rast. Verifikimi duhet të bazohet mbi të pastërten përmes arsyes praktike e cila tejkalohet nga maksimat e tipeve që e lejojnë deduksionin analitik. Këtu mund të parqitet domosdoshmëria për një themelim sintetik. Si rrezik i disa irrelevancave Lacani e ilustron më maksimat e Babait Ubu: “Jetë të gjatë Polonisë, nëse nuk ka Poloni, atëherë nuk ka Polak” – ndërkohë që shpjegimi analitik këtu është i pakundërshtueshëm është e dukshëm që Polakët gjithmonë janë të njohur për rezistencën e tyre të pashoq. Këtu ballafaqohemi me atë që Kanti e shpreh në keqardhjen e tij se asnjë intuite nuk ofron një objekt fenomenal në përvojen e ligjit moral. Askush nuk shqetësohet për faktin se nëse një ëndërr pa ëndërr tregon një lidhje të përafert me realen që të merret si tregues e të njëjtit lloj në hedhjen e tekstit të situatës historike. Fakti që deduksioni në Kritikën e Kantit është se ai na përgatitë për çdo gjë, kundrejtë asaj është për të dalluar racionalen nga lloji i arsyes nuk është më ndërtuese në një modalitet konfuz te patologjia. Me këtë e dimë së për çfarë shërben dhe se humori na tradhton në funksion të superegos në komedi. Anjë defacto i legjitimuar nuk mund të vendosë nëse maksima e tillë mund të marrë përsiper rregullin universal qëkur kjo maksimë realisht është e kundërta e gjitha defacto tashmë të legjitimuar. Më e mira që mund të demonstrohet është përgjithësimi nuk është universalizimi, konsideratat e mëvonshme te gjërat ashtu siç janë. Reciprociteti është një lidhje që është e kthyeshme qëkur është e vendosur përgjatë linjes që bashkon dy subjekte të cilat në pozicionin e tyre reciprok konsiderojne që kjo lidhje duhet të jete e barabarte. Është e vështirë të paraqitësh situatën logjike përmes pjesëve subjektive në lidhjen e tij më domethënien e tij edhe pse në të shumtën e rastëve mundet ose jo të merret në konsideratë ana fizike. Çdo gjykim kundrejtë rendit social e cila mund të kurorzojë maksimat tona për çeshtjet si refuzimi i maksimave të karakteristikave të rendit të pranuar si filozofi universale morale që në kohërat e Kantit duke përfshirë arsyen praktike të pakushtëzuar. Nëse dy imperativët mes të cilave jeta morale mund të ngushtohet edhe nëse kapërcejmë hapa të jetës sonë duke u konkorduar me paradoksin sadist ashtu mbi veten dhe mbi të tjerët. Mirëpo imperativa morale nuk bën as më shumë as më pak qëkur urdhëresat kërkohen nga të tjerët. Përceptimi lakuriq që mund ta kapim këtu paraqitet si një parodi e universalitetit të dukshëm të detyres së depozituar që ishte e dizenjuar që të na prezantoje bipolaritetin mbi të cilat ligji moral është themeluar është as më shumë as më pak se një reference në subjekt i sjellë nga ndërhyrja e kuptimit. Ndarja mes subjektit të shpallur dhe subjektit të deklaruar ligji moral nuk ka parim tjetër por ai duhet të jetë i hapur për të tjerët që mund ta udhëheqë veten në mistifikimin e parullës ‘Jetë të gjatë ….’. Maksima e de Sades është më e ndershme së ajo e Kant-it sepse së bashku më zerin e vet ajo zhvesh subjektin nga mbulesa e zakonshme. Subjekti i shpallur qëndron aty i palëvizur, për të vërtetuar këtë pikëpamje vetë de Sade vendos mbretërinë e parimit të tij; doktrinën e të drejtave njerëzore. Ai nuk mund të përdorë nocionin se asnjë njeri nuk mund të jetë pronë, ose në asnjë mënyrë prerogative, e një njeriu tjetër si pretekst për pezullimin e të drejtës së secilit për të gëzuar atë, secili në mënyrën e vet. Kufizimi që ai i qëndron këtu nuk është edhe aq i dhunshëm si parim. Liria e tjetrit është kufizimi im. Rijetesa e Epitektit në eksperiencën sadiste (Lacan) për të reduktuar kënaqësinë në mjerim si pasojë e efektit që paraqitet si pengesë, e tërë kjo e trasformon në një neveri. Propozimi që vullneti  duhet të monopolizohet pasi që tashmë ka udhëtuar në një rend për të vendosur veten një thelb të subjektit duke e ofenduar modestinë e saj. Lidhja mund të justifikohet kur justifikimi është i domosdoshëm para së të merret parasysh pohimi i subjektit në vendin e tjetrit. Nëse kënaqësia me preventivat e veta është sepse ajo varet mbi ato që qëndrojnë të tjetri vetëm që të shfuqizojnë pak e nga pak të patolerueshmen. Kështu që liria duket e tmerrshme. Sipas Kantit e cila mungon në eksperiencen e moralit, objekti në rend që të garantojë vullnetin në implementimin e ligjit është i detyruar të largohet nga gjëja në vete. Por objekti në të vërtetë që e gjejme në eksperiencen e de Sades e cila nuk është më e paarritshme dhe ndërkohë është e shfaqur si qënia në botë ruan perde të asaj që është trancedentale. Për këtë objekti është i ndarë nga subjekti. Edhe pse në kohërat e saj të hershmë psikoanaliza ka qënë e lidhur me zerin e ndërgjegjies te psikoza, pikëpamja e Kantit tregon çdo determinim të estetikës transcedentale edhe atëherë kur nuk dështon së shfaquri në fryrje të rastësishme në vellon fenomenologjike. Ai zëri edhe pse në dukje i çmendur obligon idenë e subjektit ku objekti i ligjit nuk duhet të sugjeroje keqdashjen nga ana e zotit të vërtetë. Krishtërimi ka mësuar njerëzit t’i kushtojnë vëmendje të kënaqësia që ofron zoti, Kanti e bën të pëlqyeshme vullnetarizmin e Ligjit për sigurinë e ligjit ku qëndron ataraxia e stoikëve. Fantasia e de Sade-s ka stukturë të tillë që atë mund ta takojmë përsëri në të ardhmën, në objektin e dhënë. Kur kënaqësia nguroset në objekt ajo shnërrohet në një fetish të zi në të cilën mund ta njohim formen që ishte ofruar në një kohe dhe vend të dhënë e cila qëndron edhe në kohen tonë. Kjo është ajo që bëhet kur ekzekutuesi në sadizem prezenca e tij reduktohet në një instrument. Mirëpo fakti është se kënaqësia e ekzekutuesit bëhet fikse aty ku duhet të bëhet qenie apo mish dhe në rastin konkret skllave e kënaqësisë. (– (pjesa e pare-vazhdon…)

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, Dëshira, e kënaqësisë, si skllave

Kosovë-Kompanitë amerikane, rritje të investimeve

October 9, 2017 by dgreca

-Kryeministri Haradinaj diskuton me kompanitë amerikane për mundësinë e rritjes së investimeve/1 komp amerik okPRISHTINË, 9 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti kompanitë më të mëdha amerikane që operojnë në Kosovë dhe që janë nën ombrellën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë. Këto kompani dhe përfaqësitë e tyre, ofrojnë punësim për rreth 25 mijë punonjës kosovarë dhe kanë qarkullim vjetor prej 2.5 miliardë euro.

Kryeministri Haradinaj ka përgëzuar iniciativën e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, e cila është gjithashtu anëtare e Këshillit Evropian të Odave Ekonomike Amerikane, dhe e cila ofron një marrëdhënie të drejtpërdrejtë, rritje të bizneseve të vogla dhe të mesme amerikane si dhe atyre evropiane.Në këtë takim u diskutuan disa nga temat kryesore me anë të të cilave do të hapej rrugë për zhvillim ekonomik, investime të reja si dhe rritje buxhetore: gjyqësor funksional dhe të besueshëm, ngritja e kapaciteteve njerëzore, mbrojtja e prodhimit, kontrolli i kualitetit në të gjitha produktet, nismat për reforma ligjore në fusha të ndryshme, si dhe nevoja e sigurimit me furnizim stabil me energji elektrike në Kosovë.Në takim u arrit pajtueshmëri që themelimi i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë ishte shumë e nevojshme, duke i ofruar rinisë së Kosovës mundësinë që të jenë pjesë e zhvillimit si pjesa tjetër e botës.Oda Ekonomike Amerikane i dorëzoi kryeministrit Haradinaj një dokument me rekomandime konkrete për zhvillimin e sektorit privat në Kosovë.Kryeministri falënderoi Odën Ekonomike Amerikane për iniciativën e tyre dhe theksoi se do të fokusohet në inkurajimin e tregtisë dhe prodhimit, si dhe investimeve.  Kryeministri i ftoi për partneritet të mëtutjeshëm  dhe i siguroi mbështetje të plotë nga ana e tij.Në takim ishin të pranishëm edhe ministri i Financave, ministri i Zhvillimit Ekonomik, ministri i Tregtisë dhe Industrisë dhe ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor./b.j/

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kosovë-Kompanitë amerikane, rritje të investimeve

Gjak i humbur

October 9, 2017 by dgreca

1 astrit LULUSHI

Nga Astrit Lulushi/

*Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria  shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë./1 Andros

Foto: Ishulli i Andros/

*Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme. /2 ANDROS_06-1Konstantin Louloudis, lindur më 1991, është garues britanik; dy herë fitues i medaljes olimpike dhe dy herë kampion i botës në garat me jaht. I ati i tij është grek, i ardhur nga ishulli i Andros. E ëma e tij, britanike, është pjesëtare e oborrit të mbretëreshës Elizabeth II.  

Andros është ishulli më verior i arkipelagut grek Cyclades, rreth 10 km në juglindje të Euboea dhe rreth 3 km në veri të Tinos. Ishulli është kryesisht shkëmbor. Komuna, e cila përfshin Andros dhe disa ishuj të vegjël aty pranë, të pabanuar, ka një sipërfaqe prej 380 km2. Qytetet më të mëdhenj janë Andros, Gavrio, Batsi dhe Ormos Korthiou.

Në vitin 1416, ishulli u pushtua nga osmanët dhe pothuajse e gjithë popullsia  vendase u shperngul. Në të njëjtën kohë, arvanitët, të ikur nga zonat jugore të Shqipërisë së sotme, kaluan nga Eubeja në ishull, duke u vendosur në pjesën veriore të tij. Emri i ishullit në gjuhen arvanite është Ëndërr. 

Në fillim të viteve 1770, gjatë Luftës Ruso-Turke të vitit 1768-74, ishulli u pushtua nga rusët dhe u përdor si bazë për operacionet në Egje. 

Më 10 maj 1821, Theophilos Kairis, një nga intelektualët kryesorë grekë, deklaroi pjesëmarrjen e Andros në Luftën e Pavarësisë duke ngritur flamurin grek në ishull. Me anë të një fjalimi, Kairis frymëzoi pronarët e anijeve dhe tregtarët për të kontribuar me fonde për të ndërtuar një marinë greke për të luftuar osmanët. Arvanitët përbënin në atë kohë shtresën më e pasur të rajonit. 

Pas fitores së pavarësisë, ishulli Andros u bë qendër e madhe e anijeve greke. Në këtë u ndihmua nga ardhja e refugjatëve nga Psara dhe rënia e qendrave të tjera tradicionale të transportit detar sic ishte ishulli Hidra, vendbanim tjetër arvanitas në Greqi. Tregtarët e Andros ishin veçanërisht aktivë në tregtinë e drithërave nga Evropa Qendrore dhe Lindore. Ndërtuar fillimisht në nivel lokal, anijet Andrian u ndërtuan më vonë në Syros, sidomos kur filloi tranziti me anije me avull. Deri në vitin 1914, anijet e regjistruar në Andros ishin të dytat në Greqi përsa i përket kapacitetit. Pas Luftës së Parë Botërore, numri i anijeve të regjistruara  në Andros u rrit nga 25 më 1921 deri në 80 përpara Luftës së Dytë Botërore. Humbjet e pësuara gjatë kësaj lufte, si dhe ndërkombëtarizimi i anijeve dhe transferimi i qendrave tregtare detare  në Pire dhe Londër, sinjalizuan fundin e anijeve andriane.

Sipas regjistrimit të fundit grek të vitit 2011, qyteti i Andros kishte 1,665 banorë dhe i gjithë ishulli 9,221 banorë. Disa nga komunitetet në Andros janë Arnas, Batsi, Kipri, Kochylos, Lamira, Livadia, Mermingetë, Mesaria, Sineti, Zaganiaris etj.

Por dialekti arvanitas është në krye të gjuhëve që po zhduken, shkruan profesor Lukas Tsitsipis në “Arvanitica and Greek in Contact”. Arvanishtja sot është e rrezikuar, pasi folësit e saj përdorin gjuhën greke dhe pjesëtarët më të rinj të komunitetit nuk e flasin më, thotë prof. Georgios Babiniotis në “Lexicon of the Greek Language”. 

Por pse nuk e flasin?

Më 1899, përfaqësuesit kryesorë të arvanitëve, mes tyre pasardhës të heronjve të pavarësisë së Greqisë, botuan një manifest ku u bëhej thirrje shqiptarëve jashtë Greqisë për t’u bashkuar për krijimin e një shteti shqiptaro-grek. Pasi Shqipëria  shpalli pavarësinë, arvanitët në Greqi erdhën duke u ndarë gjithnjë e më shumë nga shqiptarët dhe vendi ëmë, duke u vetë-identifikuar si grekë. Kjo mëri e trashëguar po sjell dëme të mëdha. Gjuhëtarë dhe etnologë kanë sugjeruar se kjo prirje po shpie në humbje progresive të dialektit arvanitas dhe zhvendosje të brezit të ri arvanitas drejt greqishtes si gjuhë të tyre të vetme. 

Filed Under: Opinion Tagged With: Arvanitasit, Astrit Lulushi, Gjak i humbur

SHBA-Kosovë, kundër trafikimit me qenie njerëzore

October 9, 2017 by dgreca

-Ministri Sefaj priti në takim një delegacion nga ShBA. Ky takim u realizua pas vizitës dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së delegacionit nga Kosova, të mundësuar nga Open World Leadership Program/

1 SHBA KOS TRAFIK

PRISHTINË, 9 Tetor 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Flamur Sefaj priti sot në takim njoftues një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku temë bisedimi ishte lufta kundër trafikimit me qenie njerëzore.Ky takim u realizua pas vizitës dhjetëditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës së delegacionit nga Kosova, të mundësuar nga Open World Leadership Program, që është një program i financuar nga ShBA, për mundësi të shkëmbimit të përvojave, nga temat e ndryshme të ndërlidhura me mbrojtje dhe siguri të nivelit shtetëror, si dhe të përfaqësuar nga delegacionet përkatëse nga e gjithë bota.

Me këtë rast, nga të dy palët u vlerësua se në Republikën e Kosovës është duke u luftuar me sukses trafikimi me qenie njerëzore, ku nga përfaqësuesit e këtij delegacioni amerikan u premtua se do të ketë përkrahje për Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Gjithashtu u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit në mes të dy vendeve dhe shkëmbimi i përvojave me mundësinë e përkrahjes nga ana e delegacionit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: kundër trafikimit, me qenie njerëzore, SHBA- KOSOVE:

Fëmijët nga Kosova, mirënjohje për ushtarët amerikanë

October 9, 2017 by dgreca

1 VloraKANSAS CITY: Vlora Çitaku – Ambasadorja e Republikës së Kosovës, në Washington, ka shkruar në rrjetin e saj Facebook këto ditë se, ka përjetuar momente të veçanta me fëmijët e Kosovës, të cilët i kanë dërguar kartolina në Ditën e Kujtimeve, ushtarëve Amerikanë, që kanë shërbyer në Kosovë në kuadër të NATO-s. 1 ok LetraAjo shkruan se, janë rreth 100 fëmijë të moshave të ndryshme nga Kosova, të cilët kanë shkruar kartolina për ushtarët amerikanë të NATO-s. Kështu  vogëlushët në mënyrën e tyre kanë shprehur falenderimet dhe admirimin e tyre për kontributin e e SHBA dhe NATO-s në Kosovë. Nëpërmjet emocioneve të tyre ata kanë shprehur falenderimet e tyre se, ushtarët amerikanë dhe të vendeve të tjera të NATO-s, ndihmuan që vendi i tyre Kosova, tash e sa vite të gëzojë lirinë, dhe të kenë mbrojtjen e tyre të vazhdueshme.

1 Ushataret “Momente emocionale nga kartolinat që u dërguan nga fëmijët kosovarë për ushtarët e SHBA-së në Ditën Përkujtimore, të cilat arritën në destinacionin e tyre përfundimtar! Kartolina këto që u pritën me emocione nga ushtarët e Divizionit të 1-të të Këmbësorisë, të cilët ishin edhe ndër trupat e para të Shteteve të Bashkuara dhe NATO-s, për të hyrë në Kosovë në Operacionin e Përbashkët për Mbrojtjen e Kosovës”, është shprehur Çitaku. 2 ÇitakuMë tej ambasadorja nuk fsheh edhe ndjenjat e saj për këto kartolina faleminderimi, të cilat zonja Çitaku i ka quajtur mesazhe nga fëmijët tanë, që dinë të përshkruajnë më së miri mirënjohjen e popullit të Kosovës, ndaj kombit amerikan. Përveç kësaj, sipas Ambasadores së Kosovës, në Washington, Vlora Çitaku, disa nga kartolinat do të vendosen në stendat e muzeut ushtarak të Divizionit të -rë të Këmbësorisë në Fort Riley, Kansas, si një kujtesë e prekshme e lidhjes midis Forcave të Armatosura të SHBA dhe popullit të Kosovës.

Ju lumtë dora dhe mëndja fëmijëve nga Kosova, për këto letra të përzemërta falenderimi mbi rolin e ushtarëve amerikanë në clirimin e Kosovës dhe ruajtjen e pavarësisë së saj. Këto letra përcjellin mesazhin e mirënjohjes dhe miqësisë së përjetshme midis popullit shqiptar dhe popullit amerikan. {Shënimi im. Shefqet Kërcelli, bashkepunetor i Diellit}.

Filed Under: Politike Tagged With: Fëmijët nga Kosova, Mirenjohje, për ushtarët amerikanë, Shefqet Kercelli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1749
  • 1750
  • 1751
  • 1752
  • 1753
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • QERIM VRIONI DHE FOTOGRAFËT QË SHKRUAN HISTORINË
  • Çamëria, kur e vërteta kërkon shkrim, përgjegjës dhe afat!
  • Dhurata, buzëqeshje dhe urime në shkollën shqipe “Skenderbej”
  • ROLI I PRESIDENTES OSMANI NË RIKTHIMIN E BESIMIT DHE BASHKËPUNIMIT TË KOSOVËS ME SHBA-NË DHE BE-NË
  • WHEN KOSOVA WORKS, AMERICA SPEAKS
  • Shkolla shqipe “Gjergj Fishta” – Long Island, New York festoi festat e fundvitit
  • Fotografia e Gjon Milit dhe CHARTRES CATHEDRAL -Një monument i entuziazmit Kristian
  • Lamtumirë legjenda jonë e mikrofonit në gazetarinë sportive Ismet Bellova!
  • Politika e mençur…
  • VEPËR NGA MË TË PASURAT E MË NJERËZORET NË MENDIMIN KRITIK
  • KOZMOPOLITIZËM
  • “Kur shpirti kthehet në gërmadhë lufte”
  • VATRA TELEGRAM URIMI AKADEMIKES JUSTINA SHIROKA PULA ME RASTIN E ZGJEDHJES KRYETARE E AKADEMISË SË SHKENCAVE DHE ARTEVE TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS
  • Suzana Shkreli: “We can make history by electing Michigan’s first Albanian Secretary of State”
  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT