
Nga Skënder Karaçica/
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

Nga Skënder Karaçica/
by dgreca
-Presidenti Thaçi dhe Zonja e Parë e Kosovës u pritën nga çifti presidencial Trump/

NJU JORK, 20 Shtator -Gazeta DIELLI/ Me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në margjina të seancës së radhës të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, bashkë me Zonjën e Parë të shtetit u pritën nga çifti presidencial amerikan, Presidenti Donald Trump dhe Zonja e Parë, Melania Trump.Presidenti Thaçi pati edhe një takim të shkurtër me Presidentin Trump, thekson njoftimi dërguar sot nga Presidenca e Kosovës.
Kreu i shtetit e ka falënderuar Presidentin Trump për mbështetjen personale për Kosovën.Ai ka theksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë partneri kryesor strategjik i Kosovës dhe së përkrahja e saj e fuqishme dhe gjithëpërfshirëse është jetike për paqen, stabilitetin dhe zhvillimin e përgjithshëm të Kosovës dhe të rajonit./b.j/
by dgreca

Nga Gëzim Llojdia */

1-Udhëtimi Meri Edit Durhamit nga Mali i Zi në Shqipëri
Ajo ishte njëqind vjet më parë këtu, shkruan Rudolf Abrahami në :Revistën “Evropa” për udhëtimet e M.Durhamit në Ballkan dhe pikërisht për udhëtimin, që ajo ka kryer nga Mali I ZI drejt Shqipërisë. Këtë udhë studiuesja e M.Durham e ka përshkruar me aparat fotografik:” Abrahami” duke fotografuar ato vise e vende, që përshkoi.
Ajo, ishte njëqind vjet më parë këtu dhe Edith Durhami u bë shqiptare , ishin udhëtime në funksion të librit të saj: ” Shqipëria e Eprme”.Ne shikojmë ngjarjet që janë aventurat e Edith Durham në rajonin kufitar Shqipëri ,Mali i Zi.
Fillimi një mëngjes në verën e vitit 1908, një pjesë e vogël la fshatin e Thethit në veri të Shqipërisë. Dhe duke udhëtuar nëpër borë mes vendeve të thellë dhe qafave e zunë frymën në Café Pejë, atë kohë udhëtarët zbritën në luginën Ropojana në atë, që është tani Mali i Zi. Pjesa përbëhej nga Edith Durham, udhëtari i Ballkanit ,kampioni i çështjeve shqiptare, së bashku me udhëzues e saj besnik dhe mik i Marko Shantoja.
Ati lokal françeskan dhe shërbëtorit të tij dhe një prijës nga fshati Okoli (Okol). Destinacioni i tyre ishte Vuthaj një vend i vogël, fshat me shumicë muslimane në luginën Ropojana të cilat, së bashku me pjesën tjetër të zonës së Plavë Gucisëë-ende ishte pjesë e Shqipërisë. Duke kaluar një liqen, me ujëra shumë të thella dhe të kaltra, vazhduan ata përgjatë luginës, për të arritur në Vusanje, xhami e vogël.
Kjo është vetëm një ekstrakt i revistës Evropa, të cilën e ka shkruar Rudolf Abrahami.
Ai është autor i disa guidave për Kroacinë, Torres del Paine ,Malet e Malit të Zi, të gjitha botuar nga Press Cicëron dhe Kroacia National Geographic Traveler.
Artikulli i tij në vitin 2009për malin Velebit në Kroaci, i publikuar në Evropë siguroi një çmim për karakteristikat më të mira nga Shkrimtarëve në natyrë dhe Photographers Sporti Outdoor. Rudolfi është anëtar i Shoqatës Britanike të Shkrimtarëve Travel. Rudolf është duke punuar për udhëzues për malet e lindore të Turqisë dhe shtigjet me distancë të largët në Northumberland. Gjithashtu ai shkruan për artin dhe arkitekturën islame. Rudolfi jeton në Londër.
2-Dr .Olimpia Gargano ajo ishte fillimi i një dashuri që zgjati gjatë gjithë jetës
Tregimet e udhëtimit në Ballkan është një ndër subjektet ende më pak të hulumtuar mes provave letrare e udhëtime në Evropë, në mesin e tyre, shumë më pak të njohura janë librat e udhëtimit në Shqipëri, një vend të cilit e njohim kur nisi hapjen e saj me vendet jashtë,që ishin bllokuar për gati 50 vjet të regjimit totalitar, deri në fillim të viteve 1990.
Një prej autorëve do të veproj në mënyrë specifike në projektin tim është anglezja Edith Durham, e cila në fillim të shekullit 20 udhëtoi vetëm për në Shqipëri. E shtyrë për të udhëtuar nga mjeku i saj, i cili e këshilloi atë që të lëvizë nga koha në kohë për të mbështetur më mirë detyrat e ndihmës për nënën e saj të sëmurë, znj Durham, artiste dhe shkrimtare, udhëtoi në Adriatik në 1900.
Gjatë turneut të tij të parë, ajo vizitoi Cetinjen (Mal i Zi) dhe udhëtoi në Shqipëri ,ajo ishte fillimi i një dashuri, që zgjati gjatë gjithë jetës.
Për 20 vjet, Edith Durham i kaloi në Shqipëri, Kosovë dhe Serbi, ka vizituar vende dhe njerëz me përvojë,dhe u bë një partizane më e pasionuar e pavarësisë së Shqipërisë. Kujtime udhëtimesh në Shqipëri (1909), është ende një nga burimet e njohurive dhe frymëzimet më të pasura letrare për të gjithë ata, që janë përfshirë në kulturën dhe traditat shqiptare.
*Studiues, bashkëpunëtor i Gazetës “Dielli” në Shqipëri.
by dgreca
*Gjergj Kastrioti- Skënderbeu do t’i luftonte pushtuesit turq edhe po të ishin ortodoksë a Katolikë /

*Faik Konica na kujton se popujt e tjerë i ngrenë heronjtë e tyre nga balta, ndërsa ne shqiptarët i kemi dhe i kthejmë në baltë./
Nga Petro Dangëllia/
I ngacmuar nga biseda e zhvilluar nga moderatori Ylli Rakipi “Skënderbeu dhe Islami” them të shpreh nja dy mendime. Në këtë bisedë, ku shqiptarët tërë sy e veshë, po dëgjonin dhe mësonin nga të “Pa Ekspozuarit” që kishte thërritur në tavolinën e rrumbullakët Ylli, që me thënë të drejtën, duke përjashtuar Virgjil Kulen, të tjerët janë kaq të ekspozuar, saqë shqiptarët i njohin, po aq sa edhe sherxhinjtë e mëhallës. Po hajt mo, t’i lëmë hallexhinjtë në zanatin e tyre. Po të shikosh vetë koka e tematikës së zgjedhur: Skënderbeu në njërën anë dhe Islami nga ana tjetër, ishte e gabuar. Është njësoj sikur të bëhej paraqitja me temën e bisedës, Skënderbeu dhe Krishtërimi, e cila po ashtu do të ishte shumë e gabuar. E vërteta, si gjithmonë, është shumë e thjeshtë, pa ndërlikime dhe stërhollime. E vërteta është si drita e diellit e qartë. Sofistët që përpiqen ta fshehin dhe maskojnë të vërtetën, i paraqitin faktet dhe ngjarjet të ndërlikuara dhe të modifikuara duke përhapur mjegull, pasi në mjegull gënjeshtrat e tyre bëhen më të pranueshme dhe më të besueshme.Kush është e vërteta do të pyesni ju? E vërteta është kjo: Skënderbeu nuk mbrojti krishtërimin dhe as nuk luftoi islamin. Por ҫfarë bëri do të thoni Ju? Përgjigja është e thjeshtë. Atë që mund të bëjë sot ҫdo shqiptar për atdheun e vet, ta mbrojë nga armiqtë, pavarësisht nga feja që ata kanë; ortodoks, musliman, budist, protestant apo katolik.
Fenë e pushtuesit nuk e zgjodhi Skënderbeu. Por as fenë e atyre që e mbështetën nuk e zgjodhi Skënderbeu. Fenë e aleatëve dhe të kundërshtarëve, nuk e zgjodhi Skënderbeu. Atë e zgjodhi HISTORIA. Këto ja prunë në pjatë Skënderbeut ngjarjet historike. Nëqoftëse turqit, ose osmanët, do të ishin ortodoksë, apo katolikë, Skënderbeu do ti kishte luftuar njësoj dhe me të njëjtën forcë që luftoi osmanët muslimanë. Skënderbeu luftoi kundër atyre që donin të pushtonin dhe robëronin Arbërinë, pavarësisht faktit që këta pushtues ishin të veshur me shallvare, apo me poture. Skënderbeu pa tek ata vetëm – armiqtë e Arbërisë.Vepra e Skënderbeut duhet ndarë një herë e mirë nga feja. Ajo nuk ishte një vepër fetare, por një vepër patriotike dhe atdhetare. Nëqoftëse veprën e tij, të dy palët, Perëndimi dhe Lindja, e shohin me syze fetare, kjo vjen thjesht nga obskurantizmi dhe fanatizmi i të dy palëve. Skënderbeu asnjëherë nuk ka qënë një “kryqtar”. Skënderbeu është thjeshtë, hero i popullit të vet; ashtu siҫ ishte Herakliu në lashtësi, një hero i grekërve.Pra Skënderbeu nuk zhvilloi një luftë fetare; ashtu si shqiptarët, që asnjëherë në histori nuk kanë zhvilluar ndonjë luftë fetare, ose me simbole fetare.
Popuj të tjerë kanë zhvilluar dhe duan të zhvillojnë luftëra fetare, me simbole fetare dhe nën nxitjen dhe drejtimin e klerikëve të tyre. Madje i kanë sulmuar shqiptarët dhe i sulmojnë sot e kësaj dite nëpërmjet falangave me “uniforma” dhe ngjyrime fetare.
Shqiptarët në historinë e tyre dallohen për një gjë dhe vetëm për një gjë, që ata asnjëherë dhe në asnjë rast nuk kanë zhvilluar luftëra pushtuese dhe sidomos ndaj fqinjëve të tyre. Përkundrazi këta gjitonë të liq që na kanë rënë për pjesë, vazhdimisht na kanë sulmuar. Në kohët më të reja këto sulme kanë filluar me mbretërit bullgarë, kanë vazhduar me Stefan Nemanjen dhe pas tij me Stefan Dushanin. Sa i hoqëm qafe këta sllavë të hazdisur na u poftisën selxhukët dhe osmanët. Por nuk mjaftuan këto, këta fqinjë harbutë dhe të pacipë, kanë 150 vjet që me ndihmën e Fuqive të Mëdha, përfshirë edhe Rusinë Cariste, na kanë zaptuar territore të tëra nga Nishi, Shkupi deri në Prevezë. Por kjo është historia jonë fatkeqe. Mirë historia që na ka dhënë dhurata të tilla të këqia, por nuk na lënë rehat edhe mizat e kalit këtu brenda që zukatin plot menҫuri.
Sipas këtyre mizave mëndjeholla; shqiptarët nuk duhet të mbroheshin nga pushtuesit dhe nuk duhet të luftonin ndaj tyre, pasi kështu ata kishin ushtruar dhunë ndaj tyre dhe këtë nuk e lejon Këshilli i Europës!!! Ata i kishin vrarë ata që donin t’u pushtonin tokat, t’u vrisnin fëmijët dhe pleqtë, t’u dhunonin gratë.
Po ku qëndron gabimi i shqiptarëve sipas analistit mëndjendritur Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu)? Gabimi qëndron, se shqiptarët nuk i pyetën osmanët se ҫfarë feje kishin dhe me ta marrë vesh që ata ishin muslimanë, menjëherë duhej ta kishin ndërprerë luftën dhe tua jepnin të gjitha ato që kërkonin këta pushtues të ardhur nga humbëtirat e Azisë dhe të mos ushtronin dhunë ndaj tyre.
Por këtu gabimi më i madh është i vetë Gjergj Kastrotit. Ai duhej të kishte pritur sa të shikonte dritën e diellit sadrazemi Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) dhe t’i merrte dorën këtij turkoshaku, pastaj të luftonte turqit. Shyqyr që arkadashi Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) nuk lindi në kohën e Skënderbeut, pasi ai me një të rënë të shpatës, do ta kishte ndarë kokën e ndritur ( të mënҫuruar në Firence) nga qafa e trashë, këtij pashai turk të kohëve moderne.
Por avazit të Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) i mbajnë ison edhe dy analistë të tjerë mëndjendritur dhe të gjithëditur, Andi(viq) Bushat(ogllu) dhe Fatos(eviҫ) Lubonj(opullos) dhe ata kanë një kërkesë shumë të menҫur, meqënëse edhe zogu këndon me pare, këta i kërkojnë pare Skënderbeut që të flasin mirë për të, pasi këta janë nga ata zogj që nuk cicërijnë pa pare.
Kështu, o I madhi Skënderbe, ti ke bërë edhe një gabim tjetër të madh nuk u ke dhënë pare këtyre delenxhinjve, prandaj këta flasin keq për ty sot dhe të quajnë hajdut, vrasës dhe një njeri të dhunshëm. Dhe që të shpëtosh nga këta duaxhinj, merri leje Hadit dhe kthehu në botën tonë e jepu ca pare këtyre, që nuk lënë sahan palëpirë, vetëm që të marrin ndonjë lek.
Ndonjëri edhe mund të pyesë i ҫuditur: Po mirë ore, ҫ’punë u prish Skënderbeu këtyre zogjve cicëritës ortodokso-muslimanë? Skënderbeu ka 500 vjet që ka shkuar në atë botë. E po këtu fle lepuri. Shqiptarët nuk duhet të kenë heronj, se heronjtë e shqiptarëve duhet të jenë këta delenxhinj që na mbajnë me llogje televizor më televizor dhe gazetë më gazetë.
Ata që u japin ndonjë pare dhe u hedhin nga pak ҫorbë në sahan që të hanë këta të babëzitur, kanë si qëllim që shqiptarët të mos kenë figura kombëtare, udhërëfyese; e për rrjedhojë shqiptarët të mos kenë as identitet kombëtar.
Corbëdhënësit dhe ҫorbëngrënësit e dinë shumë mirë që Gjergj Kastrioti Skënderbeu është simbol i unitetit të shqiptarëve dhe Heroi Kombëtar i shqiptarëve. Prandaj, shajeni, përbuzeni, bërtisni duke u jargavitur kundër tij, rrëzojeni, përmbyseni kokëposhtë dhe në vend të tij ngrini Haxhi Qamilin kokëtrashë, i cili u puth me sërbët dhe andartët grekë, vrau patriotët shqiptarë dhe donte ta kthente Shqipërinë përsëri tek Turqia. Haxhi Qamili thoshte Dum Babën që të përdhunojë Nënën Shqipëri; ashtu siҫ thotë edhe dumbabisti i sotshëm Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu); Ngrini Esad Pashën që e shiti Shqipërinë tek Sërbia, Greqia dhe Turqia. Pra, ngrini tradhëtarët, ata që e kanë shitur Shqipërinë për të mbushur xhepat e tyre me florinj.
Faik Konica na kujton se popujt e tjerë i ngrenë heronjtë e tyre nga balta, ndërsa ne shqiptarët i kemi dhe i kthejmë në baltë.
Jo, thone tri duaxhinjtë, ne jemi kundër miteve. Gjergj Kastrioti është kthyer në mit dhe ne do ta rrëzojmë mitin e tij. Por jua duaxhinj të dynjasë nuk keni kuptuar një gjë; që populli ynë i ka krijuar mitet nga njërzit e gjallë të tij, nga udhëheqësit e tij, pasi bëmat e tyre kanë qënë kaqë të mëdha, saqë ata janë kthyer në të pavdekshëm për popullin e tyre, janë kthyer në mbinjerëzorë dhe kjo jo për faj të tyre, por as për faj të popullit të tyre.
Kështu ka qënë historia e popullit tonë; Gjergj Kastrioti ktheu në mit Pirro Burrin. Në letrën që ai i shkruante princit Italian Xhovani Antonio Orsini më 31.10.1460, shkruan: “Ne jemi epirotë, të parët tanë qenë epirotë, prej tyre doli Pirroja, hovin e të cilit mezi mundën ta përballojnë romakët…”.
Përkrenarja e Skënderbeut zbukurohej nga një kokëdhie, po ashtu si përkrenarja e Pirro Burrit, që zbukurohej nga një kokëdhie. Kokëdhie ka mbajtur në helmet në mjaft raste edhe Aleksandri I Madh, por dhe i ati i tij, Filipi. Por historianët tregojnë që Zeusi lejoi fëmijët e tij, Athinanë dhe Apollonin të mbajnë në përkrenare kokën e dhisë. Historianët tregojnë që, që të gjitha figurat historike kokëdhi kanë qënë të pavdekshëm, kanë qënë heronj, në daҫ për ju edhe MITE.
Vazhdojmë më tej. Skënderbeu kishte për shënjë dhe emblemë shqiponjën. Por edhe Pirro Burri kishte për shënjë dhe emblemë shqiponjën. Gjithashtu Aleksandri I Madh mbante për shënjë ogurmbarë shqiponjën. Por shqiponja ka qënë në rradhë të parë shënjë dhe emblemë e Zeusit pellazg të Dodonës. Kujtojmë këtu shqiponjën që i hante mëlcinë Prometheut në Kaukaz.
Tani na del një sadrazem Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu) që u propozon shqiptarëve që të heqin shënjën e shqiponjës nga flamuri i tyre dhe të vendosin “Gjethen e Fikut”. C’i kujton shqiptarët ti mor i paudhë, kokëtula?!!!
Vazhdojmë më tej. Dhimitër Pilika na tregon se ka zbuluar vulën sekrete të Skënderbeut, në të cilën ishtë gdhëndur bashkimi i Ledës me Zeusin, ky i fundit në formë mjellme. E dini kush doli nga ky bashkim, dolën dioskurët, Polideuku dhe Kastori. E kuptoni domethënien e këtij simboli? Pse Skënderbeu e zgjodhi atë?!! Cfarë e lidhte Skënderbeun me Zeusin, Ledën dhe dioskurët. A e dini që ne shqiptarët, në një farë mënyre, jemi edhe pasardhës të dioskurëve, djemve të Ledës dhe të Zeusit? Ashtu siҫ jemi edhe pasardhës të Herakliut,ose të illëve.
Nga a ana e tij Pirro Burri ndoqi shëmbëlltyrën e Akilit, pra ndoqi një mit. Po ashtu si edhe Aleksandri i Madh, që kur zbarkoi në Azi vajti dhe u fal tek kodërvarri, murana e Akilit. Këta janë që të gjithë mite o liliputë. I rrëzoni dot, rrëzojini!
Dëgjoni o duaxhinj; Kur Gjergj Kastrioti nuk u harrua në 500 vjet të pushtimit Osman; nuk ka për t’u haruar kurë në këtë pasnjëqindvjetësh e ca pavarësi të trungut mëmë dhe dhjetëvjetësh pavarësi të pjesës më të madhe të tij të ndarë nga trungu më 1913.
Këta duaxhinj thonë, që Skënderbeu ishte harruar nga shqiptarët, por ua kujtuan ata sojsëztë, austo-hungarezët. Po u tregoj në se shqiptarët e kishin harruar apo jo Skënderbeun në mesin e shekullit të XVIII.
Himariotët në vitin 1759, në një letër drejtuar careshës Elisabetë të Rusisë shprehen: “Jemi himariotë, flasim shqip, atë gjuhë që flitet në Shqipërinë e afërme dhe në Bosnje (ndoshta e kanë fjalën për Novi Pazarin)…të mësuarit flasin edhe greqisht dhe familjet më të shquara flasin edhe italishten… Krahina që sot quhet Himarë, ose popuj himariotë (pasi përfshinte 50 fshatra të Labërisë) janë Epiri i Vjetër perëndimor që njihej me emrin Kaoni , e popuj të Kaonisë dhe që kanë fituar famë me profecitë e orakujve në luftëra kundër molosëve të vjetër, fqinjë të tyre…Nuk po flasim për veprat e tyre nën mbretin e lavdishëm Pirro, apo më vonë nën Skënderbeun, i cili s’ka shumë kohë që fitoi famë, sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimërie…”.
Pra kujtesa popullore e Labërisë dhe Himarës për Pirron dhe për Kaoninë, megjithëse kishin kaluar plot 2100 vjet, ishte e freskët o professor Olsi. Mbase atje në fshatin tënd, mbajnë mend vetëm dumbabën. Por në krahinat e tjera të Shqipërisë, kujtesa historike ishte e freskët dhe populli thjeshtë e njihte historinë më mire, se ata që janë doktoruar në Turqi dhe Firence sot.
Pra himariotët (lebërit) për Skënderbeun flisnin sikur të kishte vdekur dje, pasi shprehja “s’ka shumë kohë” përfshin plot 300 vjet nga epoka skënderbejane. Pra shqiptarëve nuk ua kanë kujtuar austriakët Skënderbeun i dashur doctor Olsi, por ata asnjëherë nuk e kanë haruar heroin e tyre, pasi të gjitha kryengritjet e shqiptarëve gjatë gjithë 500 vjetëve, janë bërë nën emrin e Skënderbeut.
Po kush është Cerberi dhe ҫ’punë ka ai këtu, do të pyesni Ju? Po ka dhe ka shumë, do të thosha unë. Sipas mitologjisë (të na falin ata që janë kundër miteve, por këto shejtan mite sepse na pliksen nëpër këmbë, nuk e di) Euristeu, mbreti i Mikenës, në një nga urdhërat e tij, i kishte kërkuar Herakliut, të ndeshej me Cerberin (qenin me tri koka, që ruante Hadin) dhe t’ia sillte mbretit. Herakliu shkoi tek lumi Akeront (që ndodhet ne territorin e Thesprotisë, Camërisë së sotme), pasi prej aty mund të futeshe në botën e nëndheshme tek Hadi (në xhehnem, që të jem i qartë për professor Olsin). Herakliu shkoi atje, u takua me Persefonën e bukur dhe burrin e saj , Hadin, byrazerin e Zeusit. Herakliu i kërkoi Hadit qenin e tij, Cerberin. Hadi i tha, mirë, merre, ja ku e ke. Por mos haro që ai është me tri kokë dhe do të të hajë. Po qe i zoti që të ndeshesh me të dhe ta mundësh, merre dhe ҫoja Euristeut. E që të mos e zgjasim, Herakliu e mundi Cerberin, i vuri hallkat në tri qafat e tij dhe ja ҫoi Euristeut. Por Cerberi, për t’u hakmarrë ndaj njërzve dhe Herakliut, gjatë rrugës për në Mikenë, nga të tri kokat e tij lëshontë jargë të helmatisur dhe aty ku binin jargët helmohej ҫdo gjë.
Që të kthehemi aty ku e lamë. Cerberi për ne shqiptarët janë antishqiptarët dhe tri kokat janë: Helenizimi, Sllavizimi dhe Otomanizimi. Cerberi për ne shqiptarët u shfaq pasi disa nga popujt e Ballkanit me ndihmën e Rusisë, Anglisë dhe Francës krijuan shtetet e tyre kombëtare, si Greqia, Sërbia, Mali I Zi dhe Bullgaria.
Por më fuqishëm ai u shfaq pas Luftës Ruso-Turke të vitit 1874, ku kapitullimi i Turqisë pa kushte krijoi shtetet e pavarura sllave në Ballkan me Traktatin e Shën Stefanit, i cili realizoi copëtimin e trojeve shqiptare në favor të ortodoksëve të Ballkanit, përfshirë edhe Greqinë. Në këtë kohë shteti Osman nuk e njihte kombin shqiptar si etni, por të copëtuar sipas regjioneve fetare:
-Muslimanët shqiptarë i njihte si turq; as më shumë dhe as më pak, po ashtu siҫ i njeh sot sadrazem Olsi(xhuk) Jazexhi(otogllu).
-ortodoksët i njihte si grek ose si sllav (sërbë, malazez dhe bullgarë).
Turqia, shtetet ortodokse të Ballkanit dhe fuqitë europiane këtë politikë e vazhdoi edhe pas rënies së Perandorisë Osmane. Ataturku në zbatim të marrëveshjes të Lozanës në vititn 1923, pranoi si shtetas turq; ҫamët muslimanë të Camërisë, muslimanët e Kosturit dhe muslimanët e Konicës.
Pas Luftës së dytë botërore Turqia, në vitin 1954, në marrëveshje me shtetin Jugosllav pranoi si turq me qindar mijë shqiptarë të Kosovës të dëbuar nga Kosova prej Jugosllavia Titiste.
Prova më e sigurtë që Turqia, si atëhëhere që ishtë perandori osmane dhe sot e kësaj dite që është Republikë Presidenciale, shqiptarët e turqisë i njeh si turq dhe jo si shqiptarë. Nëqoftëse Turqia do të njihte minoritetin etnik shqiptar, atëhere në Turqi do të evidentoheshin më shumë se 5 milion shqiptarë. Por ka qënë kjo politikë antishqiptare e Turqisë për qindra vjet dhe sot e kësaj dite që cënon sigurinë kombëtare të Shqipërisë. Qoftë edhe vetëm për këtë fakt, që nuk njeh minoritetin etnik shqiptar në Turqi,Turqia nuk duhet të pranohet në Bashkimin Europian. Ashtu si dhe Greqia, për të njëjtën gjë, që nuk njeh shqiptarët arvanitas, shqipatrët e Konicës, Kosturit, Janinës dhe gjithë Camërisë si minoritet etnik shqiptar në Greqi, duhet të nxirret me “shqelma bythëve” nga Bashkimi Europian.
Por politikanët shqiptarë turqit i quajnë vëllezër. Vëllezër që nuk na njohin nënë dhe babën. Por shqiptarët nuk janë dobiҫa, as bira kurve.
Por ҫfarë t’i bësh që në Shqipëri që nga viti 1920 e këndej nuk ka dalë një kryeministër, mbret, sekretar i parë i K.Q, a ku di ҫfarë unë dhe presidenta që tunden pas viteve 90-të si kalandera dhe të parët e Shqipërisë; që t’i kërkojnë me forcë Greqisë, Turqisë, Sërbisë etj etj njohjen e minoriteteve etnike shqiptare përkatëse. Sot që flasim, të parët e Shqipërisë Trung dhe Kosovës nuk kanë guxim t’i kërkojnë Sërbisë njohjen e shqiptarëve të Sanxhakut, por rinë si “pula” para Sërbisë dhe Europës, ndërsa para shqiptarëve fryhen si “gjela”.
Sepse Shqipëria nuk ka nxjerrë Burra Shteti që të mbrojnë interesat kombëtare të shqiptarëve, por deri më sot ka nxjerrë vetëm puthadorë. Se po të kishte nxjerrë të tillë, Jazexhiu, Bolonja dhe Bushati do t’i luftonin si mite.
Luftuan shumë Rilindasit kundër këtij Cerberi antishqiptar dhe fituan.
-Fituan në 1878, në Lidhjen e Prizrenit, kur u bënë bashkë muhamedanë dhe të krishterë dhe hodhën themelet e krijimit të shtetit shqiptar.
-Fituan në 1908, në Kongresin e Manastirit, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe krijuan Alfabetin e Gjuhës Shqipe, veprën gjigande të mbijetesës sonë si komb.
-Fituan edhe në 1912 në Vlorë, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe shpallën mëvetësinë e Shqipërisë në të katër vilajetet.
-Fituan edhe në 1920 në Lushnje, kur përsëri u bënë bashkë; muhamedanë dhe të krishterë dhe krijuan shtetin shqiptar.
Por Cerberi është shfaqur përsëri në mbyllje të shekullit të XX-të dhe fillim të XXI-it. Jargët e helmatisura të tij këtë ҫerekshekulli të mbrapshtë lëshohen si pa të keq në median e shkruar dhe televizive, në libra, në shoqata, e ku di unë ҫfarë.
Ti i dashur professor Olsi mbase e di, që shqiptarëve nën qeverisjen e ndritur të otomanëve, nuk u lejohej që të kishin shkolla në gjuhën shqipe. Shqiptarët mund t’i ndiqnin shkollat në turqisht, greqisht, bullgarisht dhe sërbisht, por jo në gjuhën e nënës, shqipen. Këtë mjaft bukur e shohim tek filmi “Mësonjëtorja”.
Nuk e dimë professor Olsi; Ju kur të krijoni partinë tuaj politike në kuadrin e islamit politik dhe, allahu na ruajt, të vini në pushtet e të bëheni sadrazem, do t’i lejoni shqiptarët të lëҫisin në gjuhën shqipe, apo jo?!!! Apo këtë do ta bëni në kuadrin e mësimit të shqiptarëve me gjuhët e huaja njëherë, që të kulturohen si puna e zotërisë suaj, se shqipen mund ta mësojnë edhe në shtëpi; ashtu siҫ thatë sindozot edhe në emission.
Mbeҫ me shëndet professor Olsi dhe të fala kumbarëve, nunëve dhe probatinëve.
Shkruar- Ditën e 20 të vjeshtës së parë të motit 2017.
by dgreca
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shfrytëzoi fjalimin e parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për t’iu bërë thirrje vendeve anëtare që të marrin qëndrim më të ashpr kundër Koresë Veriore dhe Iranit.Ai kërcënoi me “shkatërrimin total” të Koresë së Veriut nëse Kombet e Bashkuara dështojnë të adresojnë kërcënimet që ajo paraqet me programin e armëve bërthamore.
“Shtetet e Bashkuara kanë forcë dhe durim të madh, por nëse detyrohen të mbrojnë veten dhe aleatët, ne nuk do të kemi zgjedhje tjetër, pos ta shkatërrojmë tërësisht Korenë e Veriut”, tha Trump.Phenjani, vetëm gjatë muajit shtator, ka testuar një bombë të dyshuar hidrogjeni dhe një raketë balistike me rreze të gjatë veprimi.Trump i mirëpriti sanksionet e fundit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë Veriore, por tha se duhet bërë më shumë.Trump tha se është koha që të gjitha vendet të punojnë së bashku për të izoluar regjimin e Kim Jong Unit, derisa ai të ndalojë sjelljen armiqësore.
Trump po ashtu tha se bota duhet t’i kundërvihet Iranit, të cilin e quajti “një tjetër regjim vrasës”, i cili “minon paqen në të gjithë Lindjen e Mesme”.Ai tha se Teherani nuk duhet të lejohet të vazhdojë zhvillimin e “raketave të rrezikshme”.
Duke folur për marrëveshjen bërthamore midis Iranit dhe gjashtë fuqive botërore, Trump i tha Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së se nuk mund të pajtohet me një marrëveshje, nëse ajo shërben si mbulesë për zhvillimin e programit bërthamor.“Marrëveshja me Iranin ishte një nga transaksionet më të këqija dhe më të njëanshme që ka bërë SHBA-ja. Sinqerisht, marrëveshja është e turpshme për SHBA-në”, tha presidenti amerikan, duke iu refereuar marrëveshjes së epokës së paraardhësit të tij, Barack Obama.Qeveria iraniane maskon një diktaturë të korruptuar me maskën e rreme të demokracisë, shtoi Trump.Ai kritikoi edhe Rusinë dhe Kinën dhe tha se shtetet duhet t’i flakin kërcënimet ndaj sovranitetit “nisur nga Ukraina deri në Detin e Kinës Jugore”.