• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ ME 12 SHTATOR

August 29, 2017 by dgreca

Layout 1

BASHKATDHETARE, VOTONI PER MARK GJONAJ ME 12 SHTATOR/

Bashkatdhetarë, me 12 Shtator 2017, duhet të bashkohemi të gjithë për të votuar për Mark Gjonaj, vëllain tonë, i cili garon për City Council. Nëse bashkohen votat tona ai e ka të lehtë betejën. Dhe ne duhet ta bëjmë këtë, e kemi detyrë. Së bashku, ne ishim një mbështetje e fuqishme në vitin 2012 duke e cuar me votën tonë Mark Gjonajn, bashkatdhetarin e palodhur, zërin tonë përfaqësues, në Ansambelnë e Nju Jork-ut. Le ta bëjmë edhe këtë herë, jo vetëm pse ai është me gjak e gjuhë shqiptare, por ai e meriton mbështetjen tonë. 

Klikoni sipër posterit për të marrë informacionin e domosdoshëm.

Filed Under: Featured Tagged With: dalip greca, Mark Gjonajn, Voting

TEKSASI LUNDRON NE PERMBYTJE

August 29, 2017 by dgreca

Rescue boats fill a flooded street at flood victims are evacuated as floodwaters from Tropical Storm Harvey rise Monday, Aug. 28, 2017, in Houston. (AP Photo/David J. Phillip)
Rescue boats fill a flooded street at flood victims are evacuated as floodwaters from Tropical Storm Harvey rise Monday, Aug. 28, 2017, in Houston. (AP Photo/David J. Phillip)

Shirat e dendur vazhduan edhe sot në pjesën juglindore të Teksasit, ku stuhia tropikale Harvey ka shkaktuar përmbytje katastrofike në një nga qytetet më të mëdha amerikane.

Shërbimi Kombëtar i Motit parashikon që stuhia të sjellë 25 deri në 50 centimetra shi para se të largohet përfundimisht nga rajoni të enjten. Kjo sasi i shtohet 90 centimetrave reshje që tashmë kanë rënë në disa zona, duke përfshirë edhe periferitë e Hjustonit.

Qendra e stuhisë ndodhet paksa përtej brigjeve të Teksasit, në Gjirin e Meksikës, duke marrë energji nga ujërat e ngrohta të Gjirit dhe duke sjellë shira të dendur në tokë. Stuhia pritet të godisë përsëri tokën në Teksas të mërkurën.

Uji ka përmbytur shtëpitë dhe rrugët duke rrezikuar jetën e njerëzve.

Kryebashkiaku i Houston, Sylvester Turner, tha të hënën mbrëma se më shumë se 3,000 vetë ishin shpëtuar dhe 8,000 vetë ishin në strehimore. Ai tha se kishte tre vdekje të konfirmuara të lidhura me stuhinë.(Sipas VOA)

Filed Under: Kronike Tagged With: lundron, Teksasi i permbytur

Perandoria e Trumpit planifikonte një kullë në Moskë

August 29, 2017 by dgreca

Firma imobiliare e presidentit amerikan, Donald Trump në kohën e fushatës elektorale ka konkretizuar planet për ndërtimin e një kulle të re në Moskë. Avokati i Trumpit e konfirmon këtë.1 Trump Company

Në kohën që koncerni Trump kishte filluar në vjeshtën e vitit 2015 planet për një projekt gjigand në Moskë, miliarderi Trump e kishte bërë të ditur se do të kandidonte për president për republikanët. Ndërkohë gjatë fushatës elektorale 2016, projekti i kullës së Trumpit u konkretizua edhe më tej. Këtë e konfirmoi avokati i Donald Trump, Michael Cohen në një prononcim për komisionin hetimore të dhomës amerikane së përfaqësuesve.

Jo marrëdhënie pune me Moskën?

Ky komision ashtu edhe hetuesi i posaçëm, Robert Müller po hetojnë, nëse gjatë fushatës ka pasur ndikime ruse, dhe nëse ekipi i Trumpit dhe instancat ruse kanë pasur ujdi mes tyre.

Pjesëmarrja e Trumpit në ndërtimin e ri në Moskë do të binte kështu ndesh me deklaratat e presidentit, se nuk ka pasur marrëdhënie pune me Moskën. Cohen konfirmoi, se së bashku me Felix Sater, një njeri me lidhje të mira në Rusi kanë punuar për projektin e imobilieve. Në vitin 2016 ai ka pasur dyshime për zbatueshmërinë e projektit, prandaj ai u mbyll në dosje. Televizionit ABC, avokati i Trumpit i kishte thënë, se vitin e kaluar projekti ishte në fazën e planifikimit. Mendohej një kullë si ajo e Trumpit.

Rechtsanwalt Michael Cohen (Picture alliance/AP Photo/R.Drew)Avokati Michael Cohen

“Ne mund ta kurdisim”

Për këtë projekt spektakolar kishte raportuar fillimisht “Washington Post”. Për këtë kishte bërë presion Satter, i cili është mburrur edhe me lidhjet e mira deri tek kreu i Kremlinit, Putin. Në një email të nëntorit 2015, nga ku citon gazeta “New York Times”, Felix Satter ka shkruar, se Trump mund të bëhet president dhe ne “mund ta kurdisim këtë”.

Me këtë email bëhet fjalë për një nga shenjat më të qarta, se Trump, të paktën ka pasur lidhje me Rusinë përmes njërit nga bizneset. Satter, sipas raportimeve në media, ka thënë, se ai ka rregulluar financimin përmes bankës ruse, VTB, ndaj së cilës ishin vendosur sanksione amerikane për shkak të konfliktit me Ukrainën.

Filed Under: Komente Tagged With: në Moskë?, nvestime, Perandoria Trump

Diskriminimi etnik mbetet sfidë për Maqedoninë

August 29, 2017 by dgreca

Diskriminimet në bazë të përkatësisë etnike dhe politike kanë qenë më të theksuara gjatë vitit të kaluar, bazuar në raportin vjetor të Komitetit të Helsinkit të Maqedonisë./1 ShkupNga Isuf Kadriu/

Sipas të dhënave, më së shumti qytetarët janë të diskriminuar në marrëdhëniet e punës, shëndetësisë, arsimit, e deri te shërbimet e institucioneve. Raporti ka për bazë të dhënat e grumbulluara nga shoqatat qytetare dhe institucionet në fushat e diskriminimit për vitin e kaluar.

“Në ngritjen e vetëdijes për ekzistimin e diskriminimit më të zëshme janë shoqatat qytetare. Vlerësojmë se është e nevojshme që të ketë aktivitete në rritje nga institucionet në pjesën e parandalimit dhe mbrojtjes nga diskriminimi”, thuhet ndër të tjera në raportin e Komitetit të Helsinkit.

Se prania e diskriminimit ka qenë evidente, flet edhe Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

“Diskriminimin më të madh politik ne e kemi gjatë fushatave zgjedhore. Gjatë kësaj periudhe bëhen diskriminime të ndryshme, si etiketime, fyerje, kërcënime e deri në largime nga puna apo forma tjera të presionit. E gjithë kjo bëhet për fitimin e pikëve politike, por besoj se kësaj forme të dhunës i ka ardhur fundi pasi me nxitje të ndryshme, qoftë etnike apo politike nuk arrihen pikët politike”, thotë Dimovski sipas të cilit që të arrihen rezultate të dukshme duhet ndryshuar, siç thotë, mentaliteti i strukturave të caktuara.

“Vlerësoj se duhet të punohet shumë më tepër në ndryshimin e mentalitetit të atyre që bëjnë diskriminime, qofshin ata politikanë apo strukturat udhëheqëse nga të cilët edhe bëhen më shumë diskriminime, qofshin ato politike apo etnike. Këtu do të veçoja edhe diskriminimin e theksuar në arsim, i cili vlerësoj se mund të pengohet vetëm nëse zvogëlohen kompetencat kryetarëve të komunave dhe drejtorëve të shkollave, pasi pikërisht nga ata vijnë më shumë diskriminime”, thotë Vllado Dimovski nga Qendra për Tolerancë Ndëretnike.

Shpëtim Pollozhani nga shoqata e ish të burgosurve politikë shqiptarë thotë se diskriminimi nuk i vazhdueshëm dhe jo vetëm nga viti i kaluar. Ai kujton rastin me shoqatën që i takon ku anëtarët e saj asnjëherë nuk janë trajtuar për dëmet që kanë pësuar nga ish regjimi komunist.

“Ishte miratuar një ligj në vitin 2002, me të cilin një herë i është pranuar statusi dhe pastaj janë zhdëmtuar të gjithë ish të burgosurit politik maqedon dhe ata që janë gjallë akoma i shfrytëzojnë benificionet e atij ligji. Ne nuk na përfshinë ai ligj, pasi na thanë se është vetëm për maqedonasit”, thotë Pollozhani.

Ai beson se në Maqedoni përfundimisht do të ketë ndryshim në qasjen e klasës politike. Ky, thotë ai, ndoshta është shansi i fundit që vendi të ecë një rruge të re pa diskriminime të shoqërisë, pasi sipas tij, alternativë tjetër nuk ka.

“Unë mendoj se ka sinjale se duhet të fryjnë era të reja. Shpresoj se kjo garniturë e re politike e maqedonasve e ka kuptuar se me metoda të vjetra bizantine komuniste nuk ecet përpara dhe nuk shkohet në Evropë. Shpresoj të fillohet më zgjidhjen e problemit të ish të burgosurve politikë, me zgjidhjen e statusit të ish-pjesëtarëve të UÇK-së, pasi edhe ai ka mbetur pezul, me çështjen e gjuhës e kështu me radhë, shpresojmë”, thotë Shpëtim Pollozhani nga shoqata e ish të burgosurve politikë shqiptarë.(RFL)

Filed Under: Analiza Tagged With: Issue Kadriu, Macedonia, pakicat etnike

Vakuumi institucional fut Trepçën në krizë

August 29, 2017 by dgreca

Për afër një vit që nga miratimi i Ligjit për Trepçën, autoritetet në Kosovë nuk kanë arritur të bëjnë as edhe një hap para, për siç është synuar, rimëkëmbjen dhe zhvillimin e kombinatit Trepça.

Mitrovica

Kombinati Trepça, llogaritej si një prej ndërmarrjeve më të mëdha jo vetëm në Kosovë, por edhe në ish-Jugosllavi. Por, në vitet e fundit kaloi në fazën e mbijetesës dhe nga mbi 20 mijë punëtorë sa kishe në të kaluarën, Trepça numëron aktualisht rreth 1,400 punëtorë.

I gjithë procesi që do të duhej të kalonte kombinati Trepça pas miratimit të Ligjit në tetor të vitit të kaluar dhe t’i hapej rruga e zhvillimit, ka mbetur peng i problemeve politike.

Aktualisht, siç thonë përfaqësues të Trepçës, gjithçka që ndërlidhet me Trepçën ka mbetur e ngrirë deri në formimin e institucioneve të reja të Kosovës të dala pas zgjedhjeve të 11 qershorit.

Drejtori i Trepçës, Ahmet Tmava, në një bisedë me Radion Evropa e Lirë, thotë se kombinati Trepça po përballet me vështirësi të mëdha të funksionimit e të cilët po sjellin jo pak probleme.

“Për fat të keq Ligji nuk është bërë funksional dhe funksionalizimi është vështirësuar tej mase, pasi që aktualisht as nuk jemi si një ndërmarrje shoqërore në Agjencinë Kosovare të Privatizimit e as në Qeveri dhe kjo po sjell telashe. Institucionet shtetërore duhet t’i kryejnë obligimet edhe pse faktet po falsin të kundërtën”.

“Çështja e funksionalizimit të Ligjit është dashur të përfundojë qysh moti, por ne po bëjmë përpjekje maksimale që këtë periudhë të tranzicionit ta tejkalojnë pa telashe serioze”, thekson Tmava.

Çdo vonesë që po bëhet në çështjen e Trepçës, shton Tmava është e dhimbshme, pasi që zhvillimi i Trepçës kishte mundësuar hapje të vendeve të reja të punës, rritje të prodhimi dhe të shihet interesi në shfrytëzimin e resursit.

Në anën tjetër, Shyqyri Sadiku, kryetar i sindikatës së Trepçës, gjendjen në këtë ndërmarrje e paraqet mjaft shqetësuese.

Ai në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se ndërmarrja po shkon drejt falimentimit.

“Kemi ngecur kemi rënie të prodhimit. Nëse e krahasojmë me vitin paraprak, në gjashtë mujorin e parë kemi 6 mijë tonë më pak të prodhimit të xehes. Trepça nuk është duke u menaxhuar si duhet. Ka vakum institucional, janë duke u neglizhuar punët, nuk ka prodhim të mirë. Punëtorët kanë pritur që po formohen institucionet e reja të Kosovës, nëse kjo gjendje vazhdon, Trepça shkon drejt falimentimit”, thotë Sadiku.

Ndërkohë, Sadiku shton se edhe kushtet në të cilët po punojnë punëtorët e Trepçës janë nën nivelin e duhur.

“Kushtet për punëtorët janë të rënda, ata po përballen me probleme të ndryshme, probleme të veçanta janë kushtet e ambientit, mikroklimës”, thekson Sadiku.

Ndërkohë, drejtori ekzekutiv në Odën Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka thotë për Radion Evropa e Lirë se kriza politike afekton ndërmarrjen Trepça dhe pamundëson zbatimin e dispozitave të Ligjit mbi Trepçën.

“Është e nevojshme që Kosova të ketë institucione funksionale qeveritare që mund të marrin vendime dhe të shtyjnë përpara ristrukturimin e ndërmarrjes Trepça. Pavarësisht rolit që Qeveria duhet të ketë për Trepçën, ajo çfarë OEAK ka potencuar është e rëndësishme përfshirjen e kapitalit privat në ndërmarrjen Trepça, pasi që kjo në një masë do të reduktonte rolin që vetë shteti ka në drejtimin dhe menaxhimin në një ndërmarrje të tillë strategjike për zhvillimin ekonomik të vendit”, thotë Zeka.

Në kohën kur ishte miratuar Ligji për Trepçën, udhëheqësit e institucioneve të Kosovës ishin shprehur të gatshëm që të përfundohet sa më shpejt çdo procedurë e nevojshme që të fillohet me zbatimin e këtij Ligji.

Ata ishin shprehur optimistë se me miratimin e Ligjit për Trepçën, kësaj kompanie do t’i kthehet nami që ka pasur në të kaluarën.

Trepça, sot, brenda Kosovës, përbëhet prej 41 njësive të ndryshme, që grupohen kryesisht në tri komplekse të mëdha: në miniera me flotacione, në parkun industrial në Mitrovicë dhe në kompleksin e shkritoreve.

Por, një pjesë e madhe e këtyre kapaciteteve janë të degraduara, për shkak të mungesës së mirëmbajtjes ose mungesës së investimeve, e madje edhe keqshfrytëzimit në të kaluarën.(Luljeta Krasniqi)

Filed Under: Ekonomi Tagged With: kosovo, ne krize, Trepca

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1823
  • 1824
  • 1825
  • 1826
  • 1827
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT