• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

FASLLI HALITI SJELL NE SOFREN E DIELLIT ETLEVA QERRETIN

August 26, 2017 by dgreca

Prezantim:Etleva Qerreti, është vajza e poetit dhe mikut tim, Elmaz Qerreti të cilën unë e kam ndihmuar, kur ajo që e  vogël nisi të mësojë italisht në kurset e hapura në vitin ’90 -të, jo vetëm në institucione sociale, por edhe në shtëpi private. Gjatë viteve të emigracionit në Itali Etleva duke e thelluar dhe përsosur italishten, filloi ta flasë shkëlqyeshëm atë, por edhe nisi të shkruajë poezi  italisht….

CIKËL POETIK ITALISHT- SHQIP NË PËRKTHIMIN E POETIT FASLLI HALTI/

1 Ok Etleva

CI VEDIAMO

Ci vediamo nel regno dei sogni

Dove la mente si lascia andare a un piacevole abbandono.

Li non ci sono limiti,

non esistono confini,

è tutto un incantesimo lontano dalla realtà.

SHIHEMI

Do  të të shohim në fushën e ëndrrave

Ku mendja e lë veten në një dorëzim të këndshëm.

Atje nuk ka kufizime,

Nuk ka kufij,

Është krejt një magji larg nga realiteti.

LO  SGUARDO  TRISTE 

Aveva lo sguardo triste
In una panca li seduto
Perso in un mare di pensieri
Pensava al suo amore perduto
Pensava com’erano felici
E i bei momenti che avevano visuto
Sì dimenticò della mia presenza
Era troppo preso nella sua sofferenza
La sua testa e il suo cuore erano altrove
Così mi allontanai in silenzio senza rumore.

3 qerreti

VËSHTRIM I TRISHTUAR

Ai e kishte vështrimin  të trishtuar

Ulur  atje në një stol

I përumbur në një det mendimesh

Mendonte për dashurinë e tij të humbur

Mendonte  sa të lumtur ishin

Dhe ҫastet e bukura  që kishin jetuar

Ai u përhumb prej pranisë sime

Ishte shumë i zënë me vuajtjen e tij

Kokën dhe zemrën  e kishte  diku gjetkë

Kështu që unë u largova në heshtje pa zhurmë.

TROVA IL SOLE

“Trova il sole dentro di te,

in modo che possa risplendere

ogni volta che la pioggia vorrà bagnare il tuo sorriso ”

GJEJ DIELLIN 

Gjej  diellin brenda vetes,

me kusht që të mund shkëlqejë

ҫdo herë që shiu do që të lagë buzëqeshjen tënde 

CADE LA PIOGGIA

Cade la pioggia violentemente

Sulla  mia anima fragile

E  lascia divine ferite.

Mi sento impotente

E  lascio fare con pugni serrati

E  occhi pieni di lacrime.

BIE SHI

Bie shi dhunshëm

Në  shpirtin tim të brishtë

Dhe lë plagë hyjnore.

Ndihem i pafuqishëm

Dhe  lejoj me  grushte të shtrënguara

Dhe me sytë plot lot.

CHIARORE DI LUNA,

Chiarore di luna,

lascia spazio a una nuova alba.

È un momento misterioso quanto magico,

Lasciamo lontani pensieri funesti

E  cattivi sogni.

È un nuovo giorno abbia inizio.

Nuovo giorno, nuova speranza.

SHKËLQIM HËNOR 

Shkëlqimi hënor

I lë hapësirë një agimi të ri.

Është një moment misterioz sa dhe magjik,

T ’i lejojmë mendimet e dhimbshme

Dhe ëndrrat e këqija.

Le të fillojë një ditë e re.

Një ditë e re, një shpresë e re.

5 ok Etleva

VAI TRANQUOILO

Vai tranquillo, non ti preoccupare.

È solo il mio cuore, tu lo puoi spezzare, usalo,

giocaci e pestalo come uno straccio vecchio e dopo lo puoi buttare.

Un giorno la vita ti ha messo a dura prova.

Coraggio non temere, non è la tua ora.

Tu sei un guerriero, non lasciarti andare.

È solo un’ ostacolo, continua a lottare.

Hai la carica giusta, sei il numero uno,

sei più forte della morte, non ti batte nessuno.

SHKO I QETË

Shko I qetë, mos u shqetëso.

Është vetëm zemra ime,

Ti mund ta thyesh,

Përdore,

Luaj Me të,

Shtrydhe  si një straҫio të vjetër

Dhe më pas edhe mund ta hedhësh.

Një ditë jeta të vuri në provëtë rëndë.

Guxim mos ki frikë, nuk është ora jote. Ti je luftëtar, mos E  lësho veten .

Është vetëm një pengesë, vazhdo të luftosh.

Ke energjinë E duhur, je numri një, je më i fortë se vdekja,

Nuk të mund askush.

 

QUANDO L’AMICIZIA

Quando l’amicizia ti attraversa il cuore

Ti  senti protetta da ogni dolore.

Con lei puoi parlare,

Ti  puoi confidare,

Ridere

E scherzare.

L’ amicizia vera ha tanto valore,

E’ senza interessi, soltanto cuore.

L’ amicizia vera è bella come un fiore

E  se non la curi, muore.

 

KUR MIQESIA

Kur miqësia përshkon zemrën,

Ndihesh e mbrojtur nga ҫdo dhimbje.

Me të mund të flasësh,

Mund t’i besosh,

Të qeshësh

Dhe të bësh shaka.

Miqësia e vërtetë ka shumë vlera,

Është pa interes, është vetëm zemër.

Miqësia e vërtetë është e bukur si një lule

Dhe nëse nuk kujdesesh për të, ajo vdes.

IL MIO SGUARDO CAMBIA

Il mio sguardo cambia

come cambia il tempo:
Dalla passione all’ira,

da una giornata di sole,

alla tempesta.

Ed io giro in questo folle variare,

resto sempre a contemplare l’infinito.

Sono quella che crede di guardare molto

profondo,

pensando di superare l’orizzonte.

SHIKIMI  IM  NDRYSHON

Shikimi im ndryshon

Siҫ ndryshon koha:

Nga pasioni në zemërim,

Nga një ditë me diell,

Në stuhinë.

Dhe unë endem në këtë turrmë ndryshuese,

qëndroj gjithmonë duke medituar për pafundësinë.

Jam  ajo që mendon se shikon  shumë thellë,

Duke menduar  të kapërcjë  horizontin.

3 ok Etleva

SPOGLIATI DI TUTTE LE OMBRE  

“Spogliati di tutte le ombre ,
lasciale cadere
Spogliati dei brutti pensieri,
e mostrami le tue ferite
senza vergogna e timore
Mostrami la tua fragilità,
le tue insicurezze , le tue paure
Fatti abbracciare, lasciati amare
Lasciati condurre dalle emozioni
Prendi la mia mano
non aver paura
Saremo solo io e te “”

ZHVISHU NGA  TË GJITHA HIJET,

Zhvishu nga  të gjitha hijet,

Lëri të bien

Zhvishu  nga mendimet e këqija,

Dhe tregomi plagët e tua

Pa turp dhe droje

Tregoma brishtësinë  tënde,

Pasiguritë e tua, frikërat e tua

Përqafomë, lëre veten të të dua

Le të udhëhiqni nga emocionet

Kape  dorën time

Mos kini frikë

Ne do të jemi vetëm unë dhe ti….

4 ok Qerreti et

SEMBRAVANO  DUE PAZZI 

In piena notte
Ridevano e scherzavano
Felici come non mai
Sussurravano poesie d’amore
Sotto la luna
Sembravano pazzi
Ma erano soltanto innamorati
Nel loro sguardo ardeva
Il desiderio e la passione
Che li travolse in un bacio senza fine.

DUKESHIN SI DY  TË ÇMENDUR

Ata dukeshin si dy të çmendur

Në mes të natës

Qeshnin e bënin shaka

Të gëzuar si kurrë më parë

Ata pëshpërisin poezi dashurie

Nën hënën

Dukeshin  të çmendur

Por ata ishin vetëm të dashuruar

Në shikimin e tyre digjej

Dëshira dhe pasioni

Që i mbështillte me një puthje të pafundme…

6 etleva me shokun

LUNA REGINA DELLA NOTTE

Luna regina della notte
Illumina il miei giorni tristi
Con la tua luce candida
Cancella ogni dubbio,
e incertezza dal mio cammino.
Regalami un raggio di luce
per i miei occhi senza gioia
E io rifiorirò

HËNË MBRETËRESHË  E NATËS

Hënë mbretëreshë e natës

Ndriço ditët e mia të trishtuara

Me dritën tënde të neontë

Fshi çdo dyshim

Dhe pasiguri nga rruga ime.

Më dhuro një rreze drite

Për sytë e mi pa gëzim

Dhe unë do të rilulëzoj…

Përktheu: Faslli Haliti

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Faslli Haliti, poezine e Etleva Qerretit, sjell ne Sofren e Diellit

FALEMINDERIT, ELIZA !

August 25, 2017 by dgreca

NGA Ylli XHAFERRI/ *

eliza-dushku-53.4

Rasti i Elizës me mbiemrin thellësisht shqiptar dhe tradicional Dushku , të cilës iu rezervua një pritje e ngrohtë ,vëllazërore dhe prindërore në tokën amë, vajzës që erdhi nga Amerika e largët , për tu takuar me njerëzit e një gjaku , për të frymëmarrur aromën e trojeve të të parëve , nuk mundet ta zbërthejë vetëm kushtrimi ose thirrja gjenetike , por në rradhë të parë respekti ndaj prindërve të saj , varreve të gjyshërve , themelit të familjes , djepit të fisit dhe rrënjëve të tij , inspirimit intelektual , moral dhe shpirtëror për të mbajtur të shtrira urat dhe kontaktet me vendlindjen që ati nuk kishte harruar kurrë pa ia treguar mbrëmjeve në kontinetin e skajshëm . Eliza e qeshur nuk mungoi të tregonte edhe tatuazhin , një shqiponjë e mpiksur në mishin dhe gjakun e saj , që përveçse na krijoi emocion , qe dhe një dush i ftohtë akull , për ato djem dhe vajza shqiptare që në tatutë e tyre nuk e konsiderojnë dhe vlerësojnë simbolin kombëtarë , por gdhendin e shkruajnë lloj-lloj dragonjsh , demonësh dhe zemrash të përshkuara mespërmes nga tehe thikash që të rrënqethin . Ajo vajzë e bukur , e qeshur dhe me nam të madh na tregoi se shqiponja e flamurit tonë , përveçse simbol i atdhetarisë , ka qenë , qenkërka dhe mbetet përjetësisht simbol i bukurisë së rrallë . Ajo në mënyrë intuitive , në grishje të gjakut dhe kushtrimit korçar nuk bëri gjë tjetër veçse riktheu në kohën tonë tatutë e kaçakëve të lirisë , Mihal Gramenos me shokë, qëndismat e Marigove, shqiponjat e të cilave ruhen sot si relike të shenjta dhe vepra arti . Eliza nuk mungoi ta thonte me krenari të ligjëshme , me plot patos dhe gëzim faktin që ishte SHQIPTARE . E ajo vinte nga një vend i madh , ku edhe pse njerëzit janë mbledhur nga të gjithë kontinentet , askush nuk mungon të dëshmojë origjinën , kombësinë dhe gjuhën nga vjen . Eliza nga qendra e internacionalizmit , nga Bota e çudirave , nuk harronte të na kujtonte nacionalitetin shqiptar . Bota na mirëpret në gjirin e saj , me identitetin tonë kombëtar , me etnopsikologjinë , simbolet , doket , zakonet dhe veshjet tona , na pret si shqiptar të herëshëm dhe të rinj . Ai që nuk i përket atdheut nuk i përket as njerëzimit . Eliza e brishtë na kujtoi me sinqeritetin e saj të bukur llumin ku kanë rënë bashkëkombasit tonë të cilët kanë ndërruar emër , mbiemër , kombësi , për të përfituar një azil në perëndim . Përgjegjës për këtë tjetërsim të dënueshëm janë bërë dhe bëhen këshillëtarët komunalë dhe bashkiakë që me papërgjegjësinë e tyre marrin vendime absurde , antikombëtare , Hysenin e ndërrojnë si emër dhe e quajnë Jani , Qazimin Kristo , deri tek mbiemrat Hoxha në Aligieri , Kasapi në Shërëderian . Zinxhiri i të pabërave zgjatet , bëhet trërkuzë marrie , shprehje mendjelehtësie , qëndrim mohues atdhedashurie . Eliza dha një mësim të madh etnkulturor dhe patriotik . Koha jonë e kishte të nevojëshme një përvojë të tillë prej së cilës ishte ç’mësuar. Falenderimi për Elizën nuk mund të mos na zgjonte disa përsiatje që duhen parë në këtë optikë , bërjen e një apeli atdhetaro-qytetar ndaj shqiptarëve që si kuajtë pa ndërgjegjie sociale , familjare dhe kombëtare atdhe quajnë cdo grazhd ku mjafton të kashaisen . Miq , nuse , prindër e vëllezër ka vetëm në atdhe . Mërgimtari kudo është i vetmuar . Luajtja me disa simbole fondamentale , mohimi apo këmbimi i tyre me të tjera , më detyron të kujtoj një fjalë të urtë të një vendi fqinj që thotë : ” Një dimër në vendin tënd është më i ëmbël se njëqind pranvera në vend të huaj .” Falenderimi për Elizën është se ajo më zgjoi të them disa të pathëna para të cilave duhet të skuqemi . Së pari : Himara është një krahinë me një histori zulmëmadhe për çështjen shqiptare , gjuhën dhe kulturën shqipe , një perlë në gjerdanin e peizazhit natyror të bregdetit shqiptar , por që po kthehet në një shesh për tu bërë përshesh , do të thonte Petro Marko po të ishte gjallë . Por dhe i vdekur , nga vorreza e tij në ullishtën e Bregut nuk do të mungojë që si Kostandini i baladës , të marrë gurin e palatuar të varrit për kalë , shkumën e detit si shalë , oinë e shamizezave dhe Vajzës së Valëve për himn , e do t’i mbledhë nga janë e ku s’janë Doruntinat e shpërndara si zogjtë e qyqes udhëkryqeve të botës . T’i kthjellojë , t’i sjellë në mend , tu kujtojë ” mëmëdhe quhet toka , ku më ka rënë koka “. Vetëm atëherë eshtrat e tij mund të gjejnë disi prehje . Dikush i trazon urët , një frymë e keqe si stihi i fryn zjarrit të përcarjes . I kemi para syve ato skena tragjike dhe groteske , kur disa gjynahqarë , me dinjitet të humbur , më keq akoma , të shitur , tundnin flamuj provokativë , flisnin greqisht , mohonin dheun e atit , qumështin e nënës , fjalën e rritjes , për një grusht euro a një kartë jeshile . Himara është plis i dheut të shqipes , kjo është e vërteta e vjetër , që ka qenë dhe do të mbetet derisa të ketë dritë dielli dhe hije hëne në këtë faqe të Ilirisë së lashtë . Së dyti : Përmeti , djepi i Frashëlinjve u përfshi në një skandal të paparë dhe të padëgjuar . Në mes të ditës , në vendin e shenjtë , në tempullin e respektit , në varrezë , hyjnë e dalin , zhvarrosin dhe manipulojnë eshtra , fshatarë , priftërinj , sekserë , menaxherë ndjellazinj , Mefistofelë të kohëve moderne . Fshatarë që për disa kacidhe mbushnin arkat me eshtrat e farefisit që s’kishin kapur kurrë pushkë me dorë në gjallje të tyre . Shkulen varre diku për tu ngulur diku . Shkulet Shqipëri për tu mbjellë Vorio Epir . Për ironi të fatit ,vetë prifti, bekon sakrilegjin . Varret ndërronin identitet , gjini , kombësi . Vetëm e vetëm që dikush të marrë diku ca euro që kullojnë gjak , vetëm se diku në qoshke e skuta të mykura manastiresh të Malit të Shentë ,që nxijnë si zgërbonja , në shtetin fqinj gjallojnë hijet shoveniste , etjet panhelene .Vorreza , kërkesa të pamotivuara memorialesh . Përse në vijën e lakmuar të Vorio Epirit ?! Ku janë hartat e betejave të Luftës Italo-Greke , emrat e të vrarëve , kuotat gjeografike të varrezave !? Shteti grek i dikurshëm krenohej me ushtrinë e tij dhe fitoren e saj madhështore ndaj fashizmit italian , por a ishte e formatuar dhe e udhëhequr ushtarakisht sipas shkencës dhe teknikave profesionale ajo . Si mundet që varret e heronjve të kërkohen sot aty-këtu si varre dezertorësh aksidentalë ?! A justifikohet lavdia , respekti i shtetit dhe kujdesi i familjarëve për gjakun e të afërmve të tyre !? Nuk është sasia numerike e memorialeve dëshmi kujdesi dhe respekti , por vlera simbolike e aktit .Kërkesat e pajustifikueshme lene shije të keqe , të hidhur , krijojnë ndjesinë e gozhdës së Nastradinit . Këto pyetje duhet t’i shtrojnë për përgjigjie gazetarët dhe historianët grekë , të cilët nuk duhet të biejnë pre e klimave dhe korrenteve nacionaliste . Ky memorial , a është vepër e shtetit fqinj apo e murgjëve të Malit Atos ku yshtet e ndizet etja për Verio Epirin ! Përse , përse pa një ndërgjegjie elementare humane dhe qytetare, kombëtare dhe fetare nga bashkëkombasit tonë ?! Opinioni i bashkëfshatarëve , qëndrimi i të zgjedhurve lokalë , përgjegjësia e intelektualëve dhe e të shkolluarëve të zonës përreth , përse u fashitën dhe heshtën !? A do të mundeshim ne , që në tokat tona të Çamërisë , të shkonim tu pritnim një ferrë , tu ndreqnim një gur , të lyenim me gëlqere gurët e varreve të braktisur për afro një shekull ?! E vërteta nuk ka qenë dhe nuk është asnjëherë njëlloj në dy anët e Pirenejve prandaj të jemi të kujdesshëm . Kali i Trojës mesa duket nuk do të ketë kurrë të kalbur . Së treti : Kryqet që mbillen kodrave të Shkodrës dhe Ksamilit kujtojnë sentencën , ekstremet puqen . Toka është e njerëzve , pa dallime fetare , ideologjike apo politike . Të gjithë jemi dëshmitarë se ç’hoqëm të shkulnim dhe ç’rrënjosnim nga malet , përrenjtë dhe pllajat e Shqipërisë parrullat komuniste . Se ç’humbëm prej ideologjizimit të skajshëm të gjithë e dimë dhe e vuajtëm . Puiritanizmi fetar dhe puritanizimi i vendeve nuk janë e njejta gjë . Përvoja historike shqiptare nuk jep shembuj të tillë . Ndërtuesit e kryqeve , ç’varrmihësit , mbajtësit e flamujve të huaj , përpiluesit e atlaseve , fjalorëve dhe guidave turistike , arkitektët e obeliskëve dhe memorialëve nuk janë alienë e marsianë , por si të gjithë ne , shqiptarë që gëlltisin diku një lugë çorbë dhe vjellin vetveten . Opinioni qytetaro-atdhetarë duhet tu thotë ndal praktikave të tilla . Atdheu fillon në kufijtë e lagjes , në livadhet e fshatit , në varrezën e fisit , në këngët e dasmës . Atdhe , madje një copë vitale e tij , është Eliza , përkrenarja dhe shpata e Skëndërbeut në Vienë , Nënë Tereza , boksieri Krasniqi , Mali i Gramozit , violinisti Papavrami , ” Bukuroshja e Durrësit “, nobelisti Murati , Drini i Bardhë dhe Drini i Zi , piktori Kodra , sopranoja Inva Mula , Kodikët e Beratit , ” Gjenerali i ushtrisë së vdekur ” i Kadaresë ,përkthyer në mëse 40 gjuhë të botës , Kalaja e Rozafatit , Adem Jasharari , Alfabeti i Gjuhës Shqipe , Kaçaniku , etj . Atdhe është gjaku Shqiptar kudo që ndodhet nëpër botë . Askujt dhe kurrëndonjëherë nuk i lejohet të nëpërkëmbë atë ,për më tepër brenda kufijve . Këto mësime na i përmendi vizita e Elizës . Faleminderit , Eliza !

Filed Under: ESSE Tagged With: Faleminderit Eliza, Ylli Xhaferri

Teksasi përballë uragani Harvey

August 25, 2017 by dgreca

1 Harvey1024x1024hurricane-harvey-11-gty-jc-170825_4x3_9921503614299060

Uragani Harvey pritet te godase brigjet e Gjirit të Teksasit të premten vonë, ose të shtunën në orët e para të mëngjesit, duke ngritur shqetësime për ekonominë e zonës nga kalon.Governatori i Teksasit Greg Abot i kërkoi presidentit Trump të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nga katastrofa dhe ka kërkuar mobilizimin e gjitha forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Në Gjirin e Meksikës nxirret thuajse një e pesta e naftës bruto dhe atje ndodhet thuajse gjysma e kapacitetit të rafinimit në Shtetet e Bashkuara. Prodhimi i energjisë mund të pengohet me fuqizimin e stuhisë dhe transporti i produkteve të naftës mund të pengohet nga vërshimet që pritet të shkaktojë stuhia. Po ashtu ka shqetësime se uragani mund të dëmtojë rafineritë e kushtueshme dhe objekte të tjera.

Kompanitë e naftës i kanë evakuuar njerëzit nga disa prej objekteve që ndodhenë bregdet dhe kanë pakësuar, ose ndaluar disa operacione.

Çmimi i naftës u rrit të premten, nga frika se stuhia mund të pezullojë prodhimin, duke shkaktuar panik mes konsumatorëve për mungesë të karburantit.

Uragani Harvey pritet të shkaktojë deri në 91 centimetra rreshje dhe shpejtësia e erërave pritet të arrijë në 201 km/orë. Kjo është stuhia më e fuqishme që godet Shtetet e Bashkuara në 10 vjetët e fundit. Harvey u forcua duke u kthyer nga stuhi tropikale që ishte të enjten, në stuhi të kategorisë 3 të premten pasdite.

Metereologët thonë se stuhia pritet të forcohet më tej derisa të godasë në tokë sonte në mbrëmje. Momentalisht, shpejtësia e erës është 177 kilometra në orë, shumë pak larg nivelit që do ta klasifikonte si një uragan të kategorisë së tretë.

Era pritet t’i kalojë të 200 kilometrat në orë kur uragani të godasë bregdetin në një gjerësi prej 600 kilometrash.

Kreu i Agjencisë Federale të Menaxhimit të Emergjencave, Brock Long tha se Teksasi do të gotet nga një katastrofë natyrore shumë e fuqishme..

Ai shprehu shqetësimin se shumë qytete përgjatë bregut të prekur nga uragani i kanë injoruar paralajmërimet nga zyrtarët dhe nuk janë larguar nga shtëpitë e tyre.

“Për ata që nuk janë larguar për në një vend më të sigurtë, kanë shumë pak kohë”, tha ai. “Ky uragan ka potencialin të vrasë shumë njerëz dhe të shkaktojë shumë dëme. Dhe si të mos mjaftonin këto, presim edhe përmbytje të mëdha”.

Ndërkohë, sekretarja e Departmentin e Sigurisë në Vend, Elaine Duke, informoi shkurtimisht presidentin Donald Trump këtë mëngjes rreth parapërgatitjeve për stuhinë. Trump postoi në Twitter se ai “po monitoron nga afër” stuhinë dhe se ka biseduar me guvernatorët në Teksas dhe Luiziana për t’i siguruar ata se qeveria federale do jetë e gatshme në çdo moment.

Uraganët fillojnë të dobësohen kur hyjnë në tokë, por parashikuesit thonë se kësaj here, kjo stuhi do të ndjekë një drejtim të pazakonshëm; do të qëndrojë për pak çaste në tokë, pastaj do të kthehet prapë në det, për t’u kthyer për së dyti, në vendet në pjesët e ulëta të bregdetit”.

Gjatë tre ditëve të ardhshme, uragani Harvey do të derdhë 100 centimetra shi në një hapësirë të madhe të Teksasit.

Qendra Kombëtare e Uraganëve tha se priten përmbytje vdekjeprurëse, dhe niveli i ujrave të detit mund të ngrihet deri në 3.5 metra në pikun e stuhisë. Autoritetet vazhdojnë t’u bëjnë thirrje njerëzve të bëjnë përgatitjet e fundit, pasi koha po mbaron.

Teksanët që jetojnë pranë Gjirit kanë vendosur thasë prej rëre rreth shtëpive, veçanërisht në zonat më të rrezikuara dhe janë vënë në radhë në supermarkete, për të blerë ujë dhe ushqime mjaftueshëm sa për të përballuar disa ditë trazirash.

Uragani i fundit që ka goditur bregun e Teksasit ka qenë 14 vjet më parë. Governatori Greg Abot ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme dhe ka kërkuar mobilizimin e gjithë forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.(Sipas Zerit te Amerikes)

Filed Under: Featured Tagged With: Teksasi përballë, uragani Harvey

Strategjia e integrimit të ish të përndjekurve politikë

August 25, 2017 by dgreca

Dokumente dhe drafte*- Goran Linblad: Krimet e komunizmit duhet të dënohen/

Megjithëse është e vështirë për t’u kuptuar, nuk ka pasur asnjë debat të thellë mbi ideologjinë, e cila ka qenë dhe është baza e terrorizmit masiv, e dhunimit të të drejtave të njeriut, e vdekjes së miliona e miliona njerëzve dhe telashi i të gjithë kombeve.Ndërsa një regjim tjetër totalitar i shek.XX i quajtur nazizëm është investiguar, është dënuar në arenën ndërkombëtare dhe autorët e krimit janë vënë në bankën e të akuzuarve, krime të ngjashme që janë kryer në emër të komunizmit, nuk janë investiguar kurrë dhe s’kanë marrë ndonjë dënim ndërkombëtar.

f.7

Regjimet komuniste mund të definohen nga disa tipare, duke përfshirë në veçanti, rregullin njëpartiak, që kanë ideologjinë komuniste. Pushteti është përqendruar  në një grup të vogël drejtuesish partiakë të cilët nuk detyrohen nga ligji.Partia kontrollon shtetin, në një hapësirë aq të madhe, në kufijtë midis këtyre të dyve, janë mjaft të mjegullt. Për më shumë, ajo e shtrin kontrollin e saj mbi popullsinë në çdo aspekt të jetës së përditshme në një nivel të paprecedent.

E drejta e organizimit nuk ekziston, pluralizmi politik është i shfuqizuar dhe çdo opozitë, si dhe çdo orvajtje  për ngritjen e një organizate të pavarur, ndëshkohet rëndë. Nga ana tjetër mobilizimi masiv në parti apo në organizatat e saj satelite, inkurajohej dhe madje, disa herë edhe detyrohet.

  1. 9

Më shumë se 20 vende në katër kontinente mund të kualifikohen si komuniste ose nën drejtimin komunist në disa periudha kohore. Përveç Bashkimit Sovjetik dhe gjashtë satelitëve të tij evropianë, lista përfshinte edhe Afganistanin, Shqipërinë, Angolën, Beninin, Kamboxhian, Kinën, Etiopinë, Korenë e Veriut, Laosin, Mongolinë, Mozambikun, Vietnamin, Jemenin e Jugut dhe Jugosllavinë. Popullsia që jetonte në regjimin komunist deri në vitin 1989 arrinte mbi një miliardë.

  1. 19

Filozofia e së djeshmes ishte e thjeshtë:njerëzit kundër njerëzve, antivlerat mbi vlerat, çka jehon jo rrallë edhe në shoqërinë e sotme shqiptare.

  1. 20

Gjatë viteve të para të regjimit (1946-1948) Enver Hoxha me bandën e tij bëri një krim masiv në bashkëpunim me jugosllavët, duke genociduar dhjetëra mijëra qytetarë shqiptarë, ndër të cilët intelektualë, patriotë, punonjës administrate, ushtarakë, tregtarë, borgjezë, etj. Kjo e gjitha në emër të bashkimit me Jugosllavinë, por sidomos me qëllim të konsolidimit të pushtetit të tij personal.

Pasuri marramendëse u sekustruan dhe u dërguan në Jugosllavi.

  1. 21

Deklarata e bashkëpunimit me regjimin

Kjo ishte faqja e parë e dosjes personale të bashkëpunëtorëve të Sigurimit.

Ajo merrej me dhunë, përdhunë, presion dhe premtime të rreme, në shumicën e rasteve njerëzve të persekutuar, të dënuar, të rënuar fizikisht dhe moralisht.

Regjimit nuk i duheshin deklarata dashurie nga njerëzit e klanit dhe shërbëtorët e tij, në fakt ata vetë ishin deklaruar si besnikë të verbër ndaj tij.

  1. 45

Sami Repishti/

Asht bindja ime se qendrimi i viktimave të murtajës komuniste pas ramjes se turpshme të komunizmit, ka ngrit nalt moralisht shoqeninë shqiptare. Ata që u dërmuan nën peshën e drunit të pagdhëndur, që vuejtën thyemjen e gjunjëve dhe kockave me çekan, që u dogjën me hekur të skuqur në trup dhe me cigare në sy, ata që u varën për peme e dritore të qelive për ditë e javë të tana pa bukë e pa ujë, gratë dhe vajzat shqiptare që u varën për litar gjatë periudhave mujore që të bahen objekte tallje nga rojet e kuqe shtazarake, të gjithë ata që gjithë jetën e kaluen të përbuzun e të përndjekun (si nana, motra e vëllau im) sepse sdeshtën të jetojnë si njerëz të lirë,

e gjithë kjo turmë fatkeqe që i tha “Jo!” dhunës , gënjeshtrës, urrejtjes, shnjerëzimit,

refuzon hakmarrjen me qëllim që të mos shkaktojë viktima të reja, të mos lëndohet akoma më shumë Nana Shqiptare.

Natyrish,t ata nuk harrojnë!  Gjurmët e vuejtjeve dhe pjesëtarët e familjeve, të vramë ose të zhdukun burgjeve dhe kampeve të shfarosjes nuk e lejojnë një sakrilegj të tillë!

  1. 54

Presidenti rumun Traian Basecku/

E importuar nga Bashkimi Sovjetik, ideologjia komuniste justifikoi sulmin kundër shoqërisë civile, kundër pluralizmit politik dhe ekonomik,,justifikoi zhdukjen e partive demokratike, shkatërrimin e tregut të lirë, eliminimin me anë të vrasjeve politike, deportimin, punën e detyruar dhe burgosjen e qindra-mijërave. Pas maskës  së “humanizmit socialist” fshihej përbuzja më e thellë për qeniet njerëzore si individë.

f.57

Partia ishte truri i sistemit shtypës, ndërsa Sigurimi ishte instrumenti që zbatonte në praktikë vendimet politike.

  • Dokumente dhe drafteBotimet QSHRT-2007-Konspektoi Bardhyl Selimi, 20 gusht 2017

Filed Under: Komente Tagged With: Sami repishti, Strategjia e integrimit të ish, të përndjekurve politikë

Ministrja Hoxha: Kryresit e krimeve të luftës ndaj shtetasve të Kosovës duhet të ndëshkohen

August 25, 2017 by dgreca

-Takim me këshilltarin e lartë të Zyrës Global Criminal Justice me seli në Uashington, Ari Bassin, me të cilin u diskutua për çështjen e krimeve të luftës/

1 Ministrja e DrejtesisePRISHTINË, 25 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Ministrja kosovare  e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, sot, ka pritur në takim këshilltarin e lartë të Zyrës Global Criminal Justice me seli në Uashington, Ari Bassin, me të cilin diskutoi për çështjen e krimeve të luftës.Ministrja Hoxha, e njohu këshilltarin Bassin me të arriturat në lëmin e drejtësisë për çështjen e krimeve të luftës, kompensimin e viktimave të krimit, angazhimin e vazhdueshëm në këtë drejtim si dhe ndihmën e pakursyer nga ShBA për këto çështje.“Vendi ynë, ka ende plagë të hapura, jo vetëm për shkak të mosndëshkimit të planifikuesve të krimit dhe ekzekutuesve të krimeve monstruoze gjatë Luftës së fundit në Kosovë nga forcat militare e paramilitare serbe, por edhe çështjen e të pagjeturve dhe kompensimi i viktimave të krimit”, tha ministrja Hoxha, duke theksuar se kjo çështje mbetet sfidë për organet e drejtësisë kosovare.Ndërsa, këshilltari i lartë Ari Bassin, pranë zyrës Global Criminal Justice, theksoi rëndësinë e ndëshkimit të krimit, duke i dhënë mbështetje iniciativës së Presidentit Thaçi, “Për të vërtetën dhe Pajtimin”, si dhe kompensimin e viktimave të krimit në Luftën e fundit në Kosovë.

Ministrja Hoxha theksoi se ende ka shumë pak akuza të ngritura ndaj autorëve të krimeve monstruoze të kryera ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës, duke vënë në pah sfidat e këtij procesi, por edhe gatishmërinë e institucioneve tona për kompensimin e viktimave të krimit./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Minsitrja e Drejtesise Hoxha, ndeshkimi i krimineleve

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1829
  • 1830
  • 1831
  • 1832
  • 1833
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT