• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Atdheu është një plasje shpirti

August 5, 2017 by dgreca

Nga Ilir Levonja/5-Ilir-levonja-2-288x300-1Bjerini, lërojani nënën Agimit! /

Nuk ka asnjë diskutim që mendimi ndryshe, është një herezi në Shqipëri. Dhe mjerë ai që e thotë se nuk mbetet bir nënë pa u çuar, e pa ia lëruar nënën ku e ka. Mjerë ai që e shpreh se, nuk mbetet këmbë anonimi, a këmbë shushunje, a rutinxhinjësh të stanjacionit kombëtar, pa ia djegur e përvëluar me lecka, orendi e deri kulm çatie atij që e thotë hapur zhgënjimin. A plasjen e shpirtit. Por ore po, atdheu është një plasje shpirti. Dhe nuk ka dallim, a dasim sa kohë që dallaverexhinjtë e kanë marrë peng. E pengmarrës je edhe ti që irritohesh, harbohesh, masturbohesh, dhjerohesh, pse dikush thotë të vërtetën. Turp është! Turp e faqja e zezë. Nga ta kapësh atdheun? Kush ma thotë? Se i di edhe unë përmendësh ca vargje, poetësh. Po poetët atdheu i linçon, i masakron, i përbuz. Gëzon që ata nuk nderohem me tituj. Gëzon përmes ca masturbimeve kolektive masash. Nuk shikoni, nuk dëgjoni, jeni gati të ekzaltuar nga kënaqësia kur një qoftexhi administrate merret me letra dosjesh. Për një grusht parash.

Një qoftexhi atdheu.

I di edhe unë ca vargje poetësh, si thotë ai, Fatosi. Fatos Arapi. Një bukuri shpirti, shqiptari.

”Atdheu në një pikë loti lirinë e lind.

Atdheu yt i vogli , i vogli

ai hyjnori i pavdekshmi si loti..”

Po, e thotë. Po kujt ia thotë. Për kë atdhe e ka fjalën. Atë realin apo atë të munguarin? Pyesni veten e gjejeni. Se atdheu që keni nuk ka asgjë të përbashkët me këtë.

Do gjeni atdheun e kujt? Atë që të linçon pse shprehesh ndryshe. Që marrin zjarr nga e vërteta e hidhur. Që dine veç një përfundim. U bë ky… kushedi çfarë i duket vetja.

Atdheun e një profesori që të shikon nga duart. Dhe nuk e ka problem ta firmosi librezën. Asfare nuk e ka. Nuk e ka problem të të firmosi titullin. Mjafton t’i japësh një dorë parash dhe aq.

Atdheun e një zyre, ku të gjithë të shohin nga duart. Të shesin çartifikata. Vertetime. Të shesin vula. Të shesin vendime komisjonesh fallco. Dhe ti mund të marrësh pa gajle një kuotë mujore si i pastrehë. Por edhe rrogë mujore duke u shkruar diku.

Atdheun e doktorave që të vizitojnë në dhomat e spitaleve civile. Me sirtarë hapur…, pastaj të kërkojnë tu vesh në shtëpi. Për një vizitë më të specializuar. Doktorave që të tregojnë me gisht farmacinë se ku duhet të shkosh të blesh ilaçet.

Atdheun e juristave 6 mujor. Që të nxjerrin nga burgu pasi ke vrarë, ke hedhur në erë, ke shitur drogë, ke korruptuar, ke përdhunuar…, për ca milionë lekë.

Atdheun e kujt?

Të shkollës së traditës që e bastarduan vet nxënësit e saj duke hapur ca magazina private, në shkolla të tyre të liçensuara.

Atdheun e besimit. Që varrosi misonarët e vet, shqiptarët, si katolikët e myslimanët. Dhe u dha prioritet atyre që nuk kanë asgjë të përbashkët me dhimbjen shpirtërore të shqiptarëve.

Veç presin e përcjellin politikanë në festat e besimit. Dhe hanë syfyre në sheshe publike. Dhimbja është në rrugë vëlla. Dhimbja nuk është mes rrasash e vitrinash. Dhimbja është me koshat plot mbeturina. Plot skamje, e plot përgjumje. Plot budallepsje. Dhimbja është nënshtrim. E si rrjedhojë atdheu ka vdekur. Atdheu nuk ekziston.

Por ekzistojnë njerëz që revoltohen, irritohen, të shajnë me prag shtëpie. Ku? Në atdheun e ferexheve. Atdheun e rrasave. Atdheun që ka njëzetë e shtatë vjet në demokraci dhe akoma flet Berisha.

Atdheun e dinastisë Meta.

Atdheun e basketbollistit nga nomeklatura që ka hallin si e si të kthejë hollet e europës, në pasarela mode. Se të fuse Shqipërinë në Europë.

Atdheun e legenave që ngrijnë e shkrijnë. Që protestojnë me tallava. Me çadra beduinësh. Që qahen si kurvat për vjedhje. Dhe si kurvat rrinë e hanë lëmosha brenda qeverisë.

Kë atdhe?

Atdheun e shtetarëve që paralajmërojnë kartelet, shiko nga java tjetër ne do bëjmë ca aksione. Prandaj ndërroni vendondodhje. Ikni nga vendi ku pimë kafe mbremë.

Për cilin atdhe u djeg kaq shumë?!

Atdheun që vari artin në litar. Që shkordhi akademitë.

Që shiti minierat. Që vjedh fondet e rrugëve.

Atdheun e çmendurisë së pronave.

Atdheun që djeg plehra si në kohën Anadollit.

Cili është ky atdhe që ju irriton dhe ju agravon humorin? Përse një këngëtar, një tenor i botës thotë të vërtetën.

Çfarë nuk i dhatë Belushit. Çfarë nuk i dhatë asaj çupës, Dushkut, pse bëri një shqiponjë me tatuazh në sup. E çfarë nuk po i jepni deklaratave të ca emrave nga europa pse tregojnë rrënjët. E do t’ia falnit çdo mëkat mbi atdheun. Po kurrë shqiptarëve të gjallë që nuk janë as gjysëm shqiptarë, as me prejardhje shqiptare. Po me plot gojën shqiptarë, e të suksesshëm. Këtyre nuk ua falni. Nuk ua falni pse u thonë që atdheu është vatër e plehrave dhe e legenave. U jepni me bujari një vrasje kolektive. Kënaquni,sa të doni, por atdheu është një zhgënjim.

Vendi i dembelëve dhe atyre që hanë fara luledielli.

I horrave dhe i atyre që e duan shqiptarin veç në luftë e me shqiptarin. Ndaj, bjeri këtij Hushit. Bjerini, kënaquni…

Filed Under: Politike Tagged With: Bjerini, Ilir Levonja, lërojani nënën Agimit!

Përtej syve…

August 5, 2017 by dgreca

1 Namik-Selmani

Ese nga Namik SELMANI/Asnjëherë, në asnjë vend të botës, në të gjithë moshat e gjinitë, tek të gjithë ata që të vënë përpara dekorata dhe të thonë pafajësisht, fytyrëskuqur se janë analfabetë, në të gjithë librat e filmat që merren me psikologjinë e terapinë e karakterit njerëzor, si një univers shumë më pak i zbuluar se vetë universi astronomik, asnjë organ nuk i ka të gjitha labirintet e mistershme sa SYRI. Ooo, dikush do më vërë para zemrën! Po jo bre, se zemra nuk duket se si është brenda!!! Nuk shihet para dritës së tij shkëlqimtare, të trishtuar, të gëzuar, të lumturuar, të mallëngjyer të syve të njeriut, edhe pse ushqimi i gjakut dhe ai shpirtëror është vetë motori i trupit.
Brenda tyre kemi parë në të njëjtën kohë dashurinë e parë, dhimbjen që çan dhe gurin. Kemi parë në to urrejtjen, kemi parë dinakërinë sa në njëmijë fjalë të pathëna. Kemi parë inteligjencën, poezinë e pashkruar. Dhembshurinë e madhe. Kemi parë saktësinë- “e mati me sy”, Një mjek ta sheh që në sy sëmundjen. Një mësues sheh në të qindën e sekondës mençurinë e atij që ka para. Një rrobaqepës nuk ka nevojë shumë për kartona modeli para syve të tij të saktë. Kemi parë indiferentizmin “mbylli një sy”. Kemi parë miqësinë – “Më ka mbetur në sy”. Kemi parë drojen-“Nuk i del dot në sy”. Kemi parë punën e keqe-“Sa për sy e faqe”. Kemi parë lakminë. Kemi parë fatalizmin-“E ka ngrënë syri i lig”. Kemi parë atë të pabesin “I hodhi hi në sy”. Kemi parë kulmin e bukurisë së një femre “ ishte sy e veshë”. Kemi bërë vargun më të bukur të një kënge dasme, dashurie syfilxhan, sydritë”.
Mos i mbaj sitë përdhe
Faqe portokalle je…Thotë kënga…
Ashtu si dhe në këngët e vajit, prapë me sy e kemi nisur e me to e kemi mbyllur “Bir,o bir, kush t’i mbylli sytë?” Kemi parë ftohtësinë e gjykimit- “Me sytë e mendjes” neverinë- “Nuk i hedh as sytë”, tërbimin- “i ra gjaku në sy”, ëndërrimtarin rebel-“Sheh ëndrra me sytë e hapur”, gëzimin e madh -“sy e veshë ishte bërë”, forcën e madhe “të ha dhe syrin”, shpirtin e aventurës -“Mori detin në sy”, udhëtarin e mençur të botës ”ka parë botë me sy”, një njeri pa ideale, pa shpirt. -“copë mishi me dy sy”, portretin e një thashethemexhiu ndaj kohës që jeton- “më mirë të dalë syri se sa nami”. Kemi parë hutaqin- “nuk sheh syri, por mendja”. Kemi parë një urim të bukur –“Ta hëngsha syrin!” Kemi parë forcën e rrezatimit të tyre “e ka syrin si plumb”. Kemi parë nishantarin e pushkës dhe atë që di të bëjë gjëra të mira në jetë- “e mban syrin në shqekëz”. Kemi ndjerë mëshirën kur kemi parë një të verbër duke thënë me zë të ulët e të lartë: “Oh, mjerë ky i verbër!” Kemi psherëtirë nga larg kur na kanë treguar se një shkrimtar, një kompozitor ka qenë i verbër.
Me orë të tëra kanë qëndruar femrat e çdo moshe para pasqyrës për ta ujdisur edhe më shumë atë dhuratë që i ka dhënë zoti me të gjitha ato vegla bukurie.
Kemi vrapuar të themi se forca e Homerit në poezinë e tij të pavdekshme, nuk do të ishte i tillë pa verbërinë e tij. Kjo verbëri do ta bënte atë dhe më mitik se është në të vërtetë përtej 2500 viteve hiostri, prapaskena luftrash të tjera që kanë përfshirë globin e madh shumëgjuhësh dhe me kaq shumë përplasje gladiatorësh të vjetër e modernë.
Me ta jemi betuar besueshëm: “Pasha sytë e ballit! Mos paça këto dy sy! U qorrofsha!”
Kemi parë fundin e të dashurit të familjes me atë thënie kaq emocionuese “Perëndoi sytë”. E kam parë këtë forcë-mister përtej syve të një mësuesi dikur në shkollën
e mesme “ Kristo Isak” kur në një “Ditë të Dyerve të Hapura” kishte ardhur një klasë e një shkolle 9-vjeçare e një fshati të largët për të parë shkollën e mesme. Vendosa të bëja një autotest sysh. Një test që edhe mund të mos e kaloja. Edhe mund të mos e kaloja. Mes atyre 20 nxënësve të ardhur i thashë mësuesit të klasës që e kisha patur dikur shok në një shkolë të mesme ku shërbenim bashkë që të gjeja vetë se kush ishte nxënësi ose nxënësja më e mirë e klasës. Një sfidë së pari me veten. Një qetësi gati dramatike u vendos në klasë. Një trill pedagogjik!?? Kalova dy herë sytë e nxënësve që rrinin gati si të hutuar edhe para nesh, edhe para vetes, edhe para nxënësve të një klase të nëntë që i kishim ftuar si shkollë. Besova dhe .. e gjeta. Ajo nisi të qante. Ishte një vajzë që dukej se ishte inteligjente në sy. Edhe mund të gaboja . U ndamë miqësisht me ata miq të ftuar që ishin vetëm 14-vjeçarë.
Dikur para 14 viteve e hapa siparin e meditimit për sytë dhe portën e këtij libri me një simbolikë të veçantë me një poezi të titulluar “Ah, ju sy!”
Nga kjo poezi po rijap të paktën 6 vargje
Ah, ju sy kaq lakmitarë
Det ku zemra ime tretet…
…
Ah, ju sy kaq lakmitarë
Derë ku zemra nxjerr të fshehtat
…Ah, ju sy, kaq durimtarë
Hapni dyer e shponi mure
Jepni zemrës ditë të bardha
Mbase endem për mes tyre.

Edhe kur njerëzit i kanë patur të dy sytë, prapë mençuria botërore ka parë njëlloj verbimi me paditurinë që kanë patur njerëzit. Shembulli më i mirë është fjala e mençur e Saadiut që ka thënë 800 vjet më parë se “I dituri mes të paditurve është si e bukura mes të verbërve.” Sytë hapen. Sytë shohin. Sytë njohin. Sytë qeshin..Sytë flasin. Sytë ëndërrojnë…Sytë kërkojnë. Sytë të magjepsin. Sytë të drithërojnë çdo qelizë të trupit. Sytë dashurojnë. Sytë gëzohen. Sytë dyshojnë. Sytë gënjejnë…Sytë fshehin. Sytë tremben. Sytë të trembin. Sytë lotojnë. Sytë thahen. Sytë mbyllen për të mos u hapur më.
Përballë forcës së tyre magjike të mistershme shpeshherë kemi qenë të pafuqishëm dhe kemi kërkuar (oh, mos e dhëntë zoti!) mos me pasë syrin përballë së keqes që na shohin sytë . Dhe sheh edhe duart i kemi vënë para tyre me atë fjalë piskamë, vikamë: “Oh, ç’ka po shoh, më plaçin sytë.“
Brenda kësaj hapësire kaq të vogël kur kemi dashur që të shohim sadopak sinqeritet te ai që flasim, me të cilin dialogojmë, ia kemi thënë, troç ose edhe na e kanë thënë po kaq troç: “Më shiko në sy!” Sytë shprehin gjithnjë atë që ne nuk mundemi ose nuk duam të shprehim me gojën tone, ndonjëherë nga turpi dhe ndonjëherë, sepse nuk arrijmë të gjejmë fjalët e duhura për të thënë!
Aq e keqe është ajo që shohim sa ndonjëherë më mirë kur je qorr se nuk ke çfarë të shohësh nga mënxyra që shohin ata me sy dhe me një sy. Kujtoni një çast Rozafën në në errësirën e përjetshme të gurtë të saj ku do ta dërgonte besa dhe antibesa të parën gjë veç gjirit mëmësor, kërkoi dhe të paktën një sy për ta parë foshnjën e saj.
E nuk ka nevojë që të jesh psikolog para syve. Ato të japin atë që ti nuk e lexon dot në dhjetra libra. Shikoni pikturat e kryemjeshtërve të botës se si kanë punuar me sytë e tyre magjikë!. Shikoni vjedhësit apo edhe ata hajdutë modernë me celularë e makina luksoze se ç’bëjnë me skulpturat e botës kur duan që t’i rrëmbejnë. Kanë vrapuar që të shihnin vetëm ato, sytë. Në një vrapim vjedhësish kanë marrë një thikë, një daltë guri dhe kanë marrë në sup në karrocë në një karvan kuajsh vetëm kokën ku janë ato sytë që ka bërë skulptori.
Po poeti? Shihni së pari sytë e poetit? Ai është tek të gjitha ato që thamë e që nuk I thamë dot. Aty janë gjithë qiejt e botës. Se aty retë mjegullore ikin larg pqër të parë kaltërsinë e shpirtit të madh që ka poeti. Aty ortekët bëhen kone të zbutura në këmbët e secilit. Aty ikin cunamet. Aty vijnë pranverat dhe në mes të dimrit si livadhe që livadhojnë edhe kur ka mes tyre dëborë të akulluar.
Para disa javësh kam parë një film të mikut tim regjsor skenarist Fuat Memelli për një fizarmoniçist nga Devolli që gjithë jetën e kaloi i verbër. Dhe asnjë nuk e deshi për mëshirën që mund të kishin për të, por për mirësinë dhe magjinë që sillte arti i tij në mbrëmje, në dasma në aktivitetet masive.
Përballë verbërisë së njerëzve në nevojë kemi thirrur shpeshherë edhe për indeferentizmin dhe paaftësinë e të pasurve, të shtetarëve dhe në atë çast kemi thirrur: “O verbëri e të mëdhenjve!”
Mision të madh merr fjala që të shkojë përtej syve. Jo për t’u bërë enciklopedist apo shkencëtar me teleskopë modernë i qiejve që kërkojnë të tjerë planete në kupën qiellore. Që kërkon të tjera anije të mbytura veç Titanikut apo anijeve të mbytura të luftës greko-persiane.
Shikoni sytë dhe poezinë e tyre!
Përtej syve!!!??? Mund të mos shkosh deri në fund të Kashtës së Kumtrit, po gjithsesi është udhëtimi më i bukur, më fisnik që mund të bëjë një lexues në kohët moderne, ku, edhe pse nganjëherë nuk është ajo duarzgjatje masive për një monedhë metalike (vetëm monedha metalike duan lypsat. Nuk duan më bukë lypsat, po vetëm para!!!) në emër të zotit është misioni i një lufte për të bukurën përtej moralit që shpesh edhe poezinë e ka kapur fort si një grip i gjatë në kohë që nuk ikën as me çaj as me antibiotikët më të fuqishëm që prodhojnë farmakologët e botës me motivin faustian në tavolinat e tyre të punës.
Korrik, 2017

Filed Under: ESSE Tagged With: namik Selmani, Pertej Syve

LE FIGARO (30 NËNTOR 1912) : SHKRESA E ISMAIL QEMALIT…

August 5, 2017 by dgreca

…DREJTUAR MARKEZIT TË SAN – GIULIANO-S/

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 5 Gusht 2017/

Gazeta prestigjoze franceze, « Le Figaro », ka botuar të shtunën e 30 nëntorit 1912, në faqen n°2, shkresën diplomatike të Ismail Qemalit drejtuar asokohe Antonino Paternò – Castello-s (1852 – 1914), Markez i San – Giulianos dhe ministër i jashtëm i Italisë.Çfarë kërkonte udhëheqësi shqiptar ndaj zyrtarit italian ? Në vijim do të gjeni tekstin e plotë, të sjellë në shqip nga Aurenc Bebja, Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » :

1 Le FigaroRomë, 29 Nëntor/

Kryeministri i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë, Ismail Bej Qemali, i ka dërguar Markezit të San Guiliano-s, shkresën në vijim :« Asambleja Kombëtare, e përbërë nga delegatë të të gjitha trojeve shqiptare, pa dallim feje, e mbledhur sot në qytetin e Vlorës, sapo shpalli pavarësinë politike të Shqipërisë dhe formoi një qeveri të përkohshme përgjegjëse për mbrojtjen e të drejtave dhe ekzistencës së popullit shqiptar – i kërcënuar me shfarosje nga ushtria serbe – si dhe përgjegjëse për çlirimin e tokës kombëtare të pushtuar nga ushtritë e shteteve aleate.

Duke i sjellë në vëmendje Shkëlqesisë Tuaj rrëfimin e sipërm, kam nderin t’i lutem Qeverisë së Madhërisë së Tij Mbretërore që të njohë këtë ndryshim politik jetësor të Kombit Shqiptar. Shqiptarët, duke u bërë pjesë e familjes së popujve të Evropës Lindore për të cilën janë krenarë si paraardhës të saj dhe duke ndjekur vetëm një qëllim, të jetojnë në paqe me të gjitha shtetet ballkanike e të jenë element stabiliteti, janë të bindur se qeveria e Madhërisë së Tij Mbretërore dhe e gjithë bota e qytetëruar do t‘u rezervojnë atyre një mikpritje të ngrohtë duke i mbrojtur kundër çdo sulmi të ekzistencës së tyre kombëtare dhe kundër çdo copëtimi të territorit të tyre. »https://www.darsiani.com/

Filed Under: Histori Tagged With: Arena Bebja, Le Figaro, Shkresa e Ismail Qemalit

PRIZREN-NIS DOKUFEST, 102 FILMA NË GARË

August 5, 2017 by dgreca

-Në Prizren u hap mbrëmë për të vijuar deri në 12 gusht Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 16-të, me temën “E ardhmja”/1 Doku FestPRIZREN, 5 Gusht 2017-B.Jashari/ Në qytetin e Prizrenit, më të madhin në jug të Kosovës, afër kufirit me Shqipërinë, u hap mbrëmë për të vijuar deri në 12 gusht Festivali Ndërkombëtar i Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar DokuFest në edicionin e 16-të, me temën “E ardhmja”, ku përfaqësohen 50 shtete e do shfaqen 102 filma në gjashtë kategoritë garuese e edhe më shumë të tjerë.

“Nga një numër rreth 2000 filmave, kemi përzgjedhur 102  për kategori garuese dhe rreth 150 filma për mbi pesëmbëdhjetë programe të veçanta të festivalit, shumë prej të cilave i përkojnë edhe temës së këtij edicioni”, theksuan organizatorët.

Ata janë shprehur shumë të kënaqur me pjesëmarrjen e filmave të regjisorëve nga Shqipëria dhe Kosova si dhe  me cilësinë e përgjithshme të filmave për këtë vit, të festivaleve kryesore si Cannes, Tribeca, Berlinale, Sundance si dhe nga festivale tjera, europiane dhe rajonale.

Programi kombëtar do t’i ketë gjithësej 9 premiera që shfaqen për herë të parë në DokuFest nga 7 deri në 10 gusht.

DokuFest në këtë edicion ka një bashkëpunim të veçantë me Marubin-Muzeun Ndërkombëtar të Fotografisë në Shkodër. “Do të sjellim një ekspozintë, dy punëtori dhe një video-mapping nga koleksioni i Marubit”, bën të ditur drejtuesit e festivalit.

DokuFest e nisi udhën e tij në vitin 2002, me shfaqjen e një numri të madh filmash dhe me pjesëmarrjen e një publiku të gjerë, artistësh nga rajoni dhe bota, duke e shndërruar qytetin historik të Prizrenit edhe në një kryeqytet filmi çdo verë. Korrupsioni ishte tema qendrore e DokuFest 2016.

Filed Under: Kulture Tagged With: 102 FILMA NË GARË, Behlul Jashari, PRIZREN-NIS DOKUFEST

Çmim Ndërkombëtar pullës postare dedikuar Himnit të Nënës Terezë

August 5, 2017 by dgreca

-Nga Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello”/
Pulla-Postare-Nena-Tereze-1-Pulla postare me Nënën Terezë, më përmbajtësorja me karakter fetar/
Pulla-Postare-Nena-Tereze-Në 16 gusht 2016, në ceremoninë e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë” ishte edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”/Promovimi i Pullës Postare 'Shenjtërimi i Nënës Terezë'

PRISHTINË, 5 Gusht 2017-Gazeta DIELLI/ Juria e Çmimit Ndërkombëtar të Arteve të Filatelisë “San Gabriello” e ka përzgjedhur pullën postare dedikuar, Himnit të N pullën postare dedikuar, Himnit të Nënës Terezë ënës Terezë,si pullën më përmbajtësore me karakter fetar.

Vatra3

Ne Foto-Dielli-arkiv: Nje grup vatranesh ne Katedralen”Nene Tereza” ne Prishtine me Ipeshkevin Dode Gjergji/

Autore e pullës postare është Dijana Toska, ndërsa është dizajnuar nga organizata “Little People of Kosova”, Hilmnijeta Apuk dhe emetuar nga Posta e Kosovës me datë 15 gusht 2016 me rastin e Shenjtërimit të Nënës Terezë.Siç merret vesh ndarja e çmimit do të bëhet më 24 shtator 2017 në Legnano të Veronës në Itali. Si shpërblim Postës së Kosovës do t’i akordohet një certifikatë dhe plaketa e lajmërimit “L’Annunciazione” e punuar nga mjeshtri Enrico Manfrini, njofton Koha.net.Në 16 gusht 2016, në Prishtinë është zhvilluar ceremona e promovimit të emisionit të jashtëzakonshëm të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”. Pas një takimi në Ipeshkëvinë e Kosovës dhe vizitës Katedralës “Nëna Terezë” në Prishtinë, të pritur nga Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me ftesën e tij, në ceremoni mori pjesë edhe delagacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës “Vatra”, Agim Rexhaj – zv/kryetar i “Vatrës” dhe Nderi i Kombit – i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë, Marjan Cubi – kryetar i Komisionit për mbledhjen e  fondeve për ndërtimin e Katedrales “Nënë Tereza” në Prishtinë, si dhe Laura Rexhaj, Dila Cubi, Fran Shala, Mhill Gjuraj, Mëhill Velaj, Pashk Maksuti. Delegacionin e “Vatrës”, gjatë pjesëmarrijes në cerëmoni, e takoi kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, si dhe kryeshefi ekzekutiv i Postës së Kosovës, Sejdi Hoxha.

Në 15 Korrik 2017, Ipeshkvia e Kosovë shpalli Programin e Shugurimit të Katedrales Nënë Tereza, që do të jetë në 5 shtator 2017, ditën e 20 vjetorit të kalimit në amshim të Shenjëtëreshes Shqiptare. Kremtimi solemn i Meshës së Shugurimit do bëhet në mesditë, nga ora 11:00./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: Behlul Jashari, Nene Tereza, Pulla Postare

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1870
  • 1871
  • 1872
  • 1873
  • 1874
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT