• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Rektori i UBT-së në Nju Jork

July 31, 2017 by dgreca

-Rektori Hajrizi në vizitë zyrtare në SHBA- thellon bashkëpunimin me universitete amerikane. Ai u shpreh i nderuar edhe nga pritja e rezervuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës nga diplomatët dhe ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila vlerësoi lart kontributin e UBT-së në promovimin e arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar/

1 rektori1 Teuta1 Kryeziun

-Studentët e UBT-së, pjesë e hulumtimit të Morehead State University, në SHBA/

2 studentet1 makineri4 kompjuteraNJU JORK, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/  Rektori i UBT-së, Prof.Dr. Edmond Hajrizi ka qëndruar në Nju Jork. Ai në kuadër të agjendës për vendosjen e partneritetit akademik me universitete dhe institucione  amerikane ka takuar udhëheqësit e shumë fakulteteve atje. Rektori  Hajrizi, gjatë qëndrimit në Nju Jork, ka zhvilluar takime të ndara me krerët e fakulteteve të st.Johns University, respektivisht udhëheqësit e katedrës juridike, biznesit dhe atij të komunikimit masiv. Universiteti St. Johns, është përzgjedhur së fundi (2017) si një ndër kolegjet më të mira Kombëtarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Qëllimi i vizitës, sipas rektorit Hajrizi, ishte konsolidimi i bisedimeve në fushat e përbashkëta prioritare, që do të finalizohet së shpejti përmes nënshkrimit të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse të bashkëpunimit. Duke u bazuar në përshkrimet analitike të arsimit në Kosovë, z.Hajrizi në bashkëbisedim me krerët e këtij institucioni, ka ofruar një gamë të gjerë të mundësive të shkëmbimit ndërinstitucional.Me theks të veçantë, biseda është zhvilluar rreth politikave programore, rritjes së  performancës dhe përmirësimit të kurrikulave akademike, shkëmbimit të stafit dhe studentëve gjithnjë në kuptim të ngritjes dhe përmirësimit të cilësisë së mësimdhënies, ngritjes së strukturave dhe nivelit të kërkimit shkencor, në përputhje me standardet e aplikuara amerikane.Qëllimi i vizitës në Nju Jork kishte të bënte gjithashtu, edhe me një pikë tjetër strategjike për UBT-në me institucione amerikane, respektivisht ngritjes dhe forcimit të Qendrës Euro-Atlantike, si dhe implementimi i një sërë projektesh të përbashkëta, të cilat do të iniciohen me konsolidimin e qendrës.Rektori Hajrizi ka zhvilluar gjithashtu një vizitë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, ku është njohur nga afër me programet e saja socio-ekonomike dhe zhvillimore, me ç’rast ka vizituar edhe zyrën e Radio-Televizionit 21 ku u prit nga korrespondenti Halil Mula, si i vetmi medium/gazetar nga Kosova me akreditim në Kombe të Bashkuara.Rektori Hajrizi u shpreh i nderuar edhe nga pritja e rezervuar në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës nga diplomatët dhe ambasadorja Teuta Sahatqija, e cila vlerësoi lart kontributin e UBT-së në promovimin e arsimit të Kosovës në planin ndërkombëtar.  Ajo iu referua një sërë storieve të suksesit që UBT ka arritur në kompeticione ndërkombëtare, ndërsa e ka vlerësuar si një zhvillim të natyrshëm. Nga ana e tij, Rektori Hajrizi u shpreh se u ndje mjaft i kënaqur dhe i nderuar nga vizita në Nju Jork dhe theksoi, edhe një here, angazhimin e tij personal në realizimin e projekteve me institucione amerikane të arsimit të lartë.

Studentët e UBT-së, pjesë e hulumtimit të Morehead State University, në SHBA

Studentët e UBT-së në Fakultetin e Mekatronikës, Annea Futko, Kenan Alija, Dorontina Hysenaj, Bardh Rushiti, Yll Salihu dhe Adnan Shabani, të shoqëruar edhe nga profesorët e UBT-së, Valmir Hoxha e Bertan Karahoda, janë duke marrë pjesë në hulumtimin që po kryhet nga Morehead State University në SHBA dhe UBT, i cili ka të bëjë me analizimin e ndërlidhjes mes realitetit virtual dhe kontrollerëve industrialë.

Ky hulumtim i përbashkët është rezultat i lidhjes së bashkëpunimit të mëhershëm në mes këtyre dy institucioneve, pas vizitës së përfaqësuesit të Departamentit për Menaxhimin e Inxhinierisë dhe Teknologjisë brenda Morehead State University, Jorge Ortega, të bërë në UBT disa muaj më parë, me ç’rast edhe u përzgjodhën studentët që aktualisht janë pjesë e hulumtimit në SHBA.Studentët e UBT-së do që qëndrojnë në MSU deri më 31 korrik, teksa gjatë kësaj kohe do të përfundojnë trajnimet për Fanuc Robot, vlen të theksohet se studentët  e UBT-së ishin mjaft të suksesshëm  edhe në testimin për certifikim. Ata janë  pajisur me certifikata të njohura ndërkombëtarisht për kontributin e dhënë në hulumtim./b.j/

Filed Under: Emigracion Tagged With: Behlul Jashari, ne Nju Jork, Rektori i UBT-së

Mirënjohje kontribuesit për Maternitetin “Nënë Tereza” në Kosovë

July 31, 2017 by dgreca

-Me mirënjohje për kontributin e dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit është nderuar Shaban Svirca, shtëpitë e të cilit u përdorën për Maternitetin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999, si dhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu/

1 Matern N Tereza1

PRISHTINË, 31 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Ministri në detyrë i Shëndetësisë Imet Rrahmani, në emër të Ministrisë së Shëndetësisë, i ndau sot mirënjohje  Shaban Svircës, për kontributin e tij të dhënë për shëndetësinë kosovare, gjatë kohës së okupimit.Svirca u nderua me mirënjohje për lëshimin e shtëpive të tij gjatë kohës së okupimit të cilat u përdorën për Maternitetin e Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” që nga viti 1996 e deri në vitin 1999.Me rastin e ndarjes së kësaj mirënjohjeje, Ministri Rrahmani, tha se mirënjohja z. Sfirca po i ndahet në shenjë respekti e falënderimi për të dhe familjen e tij për kontributin që ata kanë dhënë për shëndetësinë kosovarë në vitet e rënda të okupimit.“Të linden e trajtohen mbi 13 000 fëmijë në ato kushte ishte diçka që pak kush ka mundur ta bëjë”, tha Ministri Rrahmani duke vlerësuar se një mirënjohje të tilla Shaban Svirca dhe familja e tij a kanë merituar kaherë.Nga ana e tij, Sfirca tha se ndarja e kësaj mirënjohjeje për të dhe familjen e  tij është më e dashura pas mirënjohjes së ndarë më parë nga Presidenti historik i Kosovës Dr. Ibrahim  Rugova.Ai tha se ndihet krenar që ka pasur mundësinë që në vitet e vështira të okupimit të ofrojë shtëpitë e tij për shëndetësinë dhe arsimin në Kosovë, meqë nëpër ato shtëpi përveç veprimtarisë shëndetësore ishte zhvilluar edhe procesi mësimor, pasi pushteti i atëhershëm serb kishte larguar nga institucionet personelin mjekësor dhe mësimdhënësit.Familja Svirca në periudhën 1996-1999 kishte ofruar shtëpitë e tyre falas për maternitetin, ndërsa gjatë atyre viteve hapësirat ishin zgjeruar dhe përshtatur për të krijuar hapësira të nevojshme prej dhomave të thjeshta deri te sallat e operacionit dhe kujdesit intensiv.Më 26 gusht të këtij viti  Materniteti i Shoqatës Humanitare Bamirëse “Nënë Tereza” do të shënojë 21 vjetorin e themelimit. Po ashtu, gjatë ditës së sotme, me mirënjohje për kontributin në shëndetësi, Ministri Rrahmani ka nderuar edhe profesorët Hysen Sherifi dhe Emrush Kryeziu./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Behlul Jashari, Materniteti, Mirenjohje, Nene Tereza

Dërrasa Sipërfaqësore e Punës – Vlera si produkt

July 31, 2017 by dgreca

1-blerta-haxhiaj

Nga Blerta Haxhiaj/Mendja përshkruan të njëjtën rrugë me ne dhe në distancë dominohet nga e pamundura e sjellë në dritë, në bazë me sintezën e hapësirës së përfaqësimit dhe nga një korrelate obligative në mënyrë simultane por e ndarë kundër vetëvetës për tu hapur në rrafshin transcedental të subjektit për të konstituar prapa objektit është ajo e cila ne e thërrasim ‘pothuajse transcedentale’ e jetës, punës dhe gjuhës. Puna (Labour; Work) rrjedh nga inxhinierët anglezë – work – në kuptimin praktik; -labour- në kuptimin ekonomik; prandaj përjashtohet mundësia për në kuptimin praktik, fizik; ekonomik   (gr e vj -oikonomia – udhëheqja e punëve të shtëpise). Në rend për të sjellë urgjencen e obligimi dhe pamundësinë në këtë vorbull të ndërprerjes historike është e domosdoshme që analiza të bëhet drejt përmes mendimit e cila mund ta gjej burimin e saj në një të tillë. Është e domosdoshmë që një formulim verbal të mos harxhojë kohë duke u munduar të tejkalojë fatin apo pengesat në mendimin modern në përpjekje për të arritur pikën e cila do të duhej të kthehej prapa. Është e qartë që në ditët tona akoma ndoshta vendimtare e cila na lidh  nuk mund të shmanget e tëra por sëpaku të dominohet nga fragmentet dhe të arrije në epokën moderne dhe të na kapë që të investojë dhe të na shërbejë si një rrafsh vazhdues për diskursin tonë. Mirëpo akoma në gjysmën e eventit ndoshta njëra nga më të rëndësishmet që nga rrënjat është poziviteti nga e cila format tona empirike të dijes janë pezull kanë ngelur në pezull dhe pjesa tjetër e mbetur e ngjarjes patjeter duhet analizuar. Në analizat e Adam Smith (labour) puna zotëron pozicionin e privilegjuar të pushtetit e cila zotëron një masë konstante mes vlerës së gjërave bën të mundshme të këtë barazvlefshmëri në shkëmbimin e objekteve të domosdoshme të cilat standartizohen të cilat ekspozohen për shkëmbim, mirëpo ky konstatim nuk qëndron edhe pse është e vërtetë sepse puna nuk mund të përdoret si një masë konstante si një subjekt me shumë funksione për tu përfaqësuar. Nga ana kronologjike 1775 – 1795 nga e cila konfigurohet dhe indikohet nga veprimtaria e Smith, Jussieu dhe Wilkins – koncepti i punës, organizmit dhe sistemi gramatikor janë prezantuar apo riprezantuar me një status të veçantë në analizat e përfaqësimit dhe në hapësirat e caktuara në të cilat analizat janë rreshtuar. Pa asnjë dyshim në funksionet e tyre kërkohej vetëm të provohej autoriteti për këtë analize e cila lejon qëndrueshmërinë e identiteve dhe diferencave dhe për të siguruar mjetet me një lloj kualiteti për rregullin e natyrës. Por as puna apo sistemi gramatikor ose struktura organike mund të definohen apo të stabilizohen nga një proçes i thjeshtë ku përfaqësimi është dekompozuar, analizuar dhe rikompozuar, duke përfaqësuar vetëveten për vetëveten në një duplikatë të pastër. Hapësira e analizës nuk mund të dështoj për të humbur autonominë e saj, tabela e ndjekur për tu bërë e mundshme për të gjithë rendin, matriksa e të gjitha lidhjeve, forma e harmonisë ku të gjitha qëniet janë të shpërndara në individualitetin e tyrë të vetëm. Identiteti elementar është i rrethshkruar nga ato të cilat priren të shfaqen, përmbledhja shpërbehet duke shfaqur ato, konstantja e bën të mundshme për t’i skanuar ato që nuk janë më shumë se sinteza, struktura apo sisteme të cilat qëndrojnë larg pas të gjitha divizioneve që mund të rregullohen në baze të shkuarës. Rendi i dukshëm me dallimet e saj është një dërrase sipërfaqësore e cila akoma nuk është hedhur në gremine. “Hapësira e dijes përëndimore tani është në majë: taksinomia e cila është e rëndësishme, një zgjerim universal i shtrirë në korrelacion me mundësinë e mathesis e cila konstituon dijen – dhe prioriteti i saj se është i mundshëm, përfundimi i saj në përfeksionin e saj është tani në rregullimin e vetëvetës në dakordim me një vertikalitet të erret e cila definon ligjet e bashkimit (…)“ përshkruan të gjitha diskontinuitetet, paraprin themelimin e ndërmarrjes të përceptimeve dhe shfaq të gjitha në linjën horizontale të taksinomisë përmes aksesorëve të pasojave. Kultura europiane është duke shpikur për vetëvetën një thellësi në të cilën ajo që ka rëndesi nuk është identitet, karakteret dalluese, tabelat e përhershme me të gjitha rrugët e mundshme dhe kthesat mirëpo një fuqi e fshehur zhvillohet mbi bazat e bërthamave të tyre primitive, origjina, kazualiteti dhe historia. Kthesa e cila ndryshon pikënisjen e shekullit dhe i nënshtrohet një modifikimi të pakthyeshëm ishte vetë dija si një mënyrë interiore dhe e pandashme e të qënurit mes njohjes se subjektit dhe objektit të dijes. Cuvier, kërkimet e tij si synim strukturën interiore organike te qenieve të gjalla, dhe në rend për të bërë të mundshme këtë metodë të anatomisë krahasuese e cila përdoret është Jeta si një formë fundamentale e dijes, e cila prodhon objekte të reja, lidhja e funksionit të karakterit dhe metoda të reja siç është kërkimi i analogjive. Grimm dhe Bopp ishin për definimi e ligjeve të gradimit të vogël, sepse “diskursi është një mënyrë e dijes e cila është zëvendësuar nga gjuha, e cila definon objektet”. Relacioni jeta – gjuha është metoda fundamentale e dijes e cila mban në krahë unitetin sekondar dhe korrelacionin e derivuar të shkencave të reja dhe teknikave në objekte paprecedente. Konstituimi i këtyre metodave themelore është varrosur thellë në densitetin arkeologjik. Aktiviteti njerëzor dhe vlera e gjërave në një mënyrë janë të komunikueshme në përfaqësimin e elementeve transparent, vlera nuk mund të definohet sikurse në epokën klasike mbi bazat e një sistemi të barazvlefshem dhe të aftësive për të përfaqësuar njëri-tjetrin. Vlera nuk është më një shenjë, ajo është një produkt, çdo vlerë ka origjinën te puna.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: – Vlera si produkt, Blerta Haxhiaj, Dërrasa Sipërfaqësore e Punës

Hakmarrja e Rusisë:Putini dëbon 755 diplomatë të SHBA-së

July 31, 2017 by dgreca

Për muaj të tërë Rusia ka qenë e tërhequr. Por tani presidenti Vladimir Putin e ka precizuar reagimin diplomatik të Kremlinit ndaj sanksioneve të SHBA-së duke ia ndaluar qendrimin në vend 755 diplomatëve të SHBA-së./

“Do të jetë e dhimbshme për SHBA-në – por sipas mendimit tim e pashmangshme”, tha presidenti Vlardimir Putin në një intervistë për televizionin Rossia 24. Si hakmarrje për sanksionet e reja të vendosura nga senati i SHBA-së, 755 diplomatë amerikanë duhet të largohen nga Rusia. Qysh të premten (28.08)Ministria e Jashtme ruse deklaroi, se numri i personave në ambasadat dhe konsullatat e SHBA-së në Rusi duhet të reduktohet në 455 deri në shtator, kjo shifër i përgjigjet numrit të diplomatëve rusë në SHBA. Putini përmendi shifrën e saktë të përfaqësuesve të prekur të SHBA-së.

Këta duhet t’i ndërpresin “aktivitetet në Rusi” dhe deri më 1 shtator duhet të largohen nga vendi. Ndërkohë punojnë “mbi njëmijë vetë” në përfaqësitë diplomatike të SHBA-së në Rusi, dekalroi ai.

Putin: unë jam kundër sanksioneve të mëtejshme

Shefi i Kremlinit bëri edhe një herë të qartë, se sanksionet e SHBA-së do t’i përkeqësojnë edhe më shumë marrëdhëniet midis dy vendeve. Ai po përgatitet për një fazë më të keqe. “Ne kemi pritur gjatë dhe kemi shpresuar, që situata do të përmirësohet”, tha Putin. Por kjo “nuk pritet të ndodhë së shpejti”. Rusia ndonëse mund të marrë masa kundër SHBA-së, tani për tani nuk e ka parashikuar një gjë të tillë. “Unë jam ndërkohë kundër të tilla masave,” shtoi Putin.

SHBA shprehin keqardhje për vendimin e Moskës për dëbimin e diplomatëve amerikanë. “Na vjen keq dhe ky është një veprim i pajustifikueshëm”, tha një përfaqësues i Ministrisë së Jashtmë në Uashington. Qeveria e SHBA-së do të shqyrtojë, se çfarë pasojash mund të ketë “një kufizim” i tillë dhe do të konsultohet për qëndrimin e mëtejshëm.

Të enjten (27.07)senati në Uashington pavarësisht kritikave nga Europa vendosi për sanskione të reja ndaj Rusisë. Sfondi ka të bëjë me vlerësimet e shërbimeve sekrete të SHBA-së, që qeveria në Moskë ka ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale në SHBA. Rusia e ka hedhur poshtë këtë. Po ashtu duhet të ndëshkohet edhe aneksimi i Krimesë ukrainase. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ende nuk e ka nënshkruar vendimin, por ka shprehur synimin e tij për ta miratuar atë.

Filed Under: Opinion Tagged With: debimi i 755 diplomateve amerikane, Hakmarrja e Rusise, Putin

PAN I KA MANDATET PER QEVERINE E RE

July 31, 2017 by dgreca

PAN zotohet se i ka numrat për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit dhe formimin e Qeverisë/

1 PAN

Konstituimi i Kuvendit, pritet të pasohet me formimin e shpejtë të Qeverisë së re të Kosovës. Kështu të paktën paralajmëron subjekti fitues i zgjedhjeve, koalicioni PAN, ku bëjnë pjesë Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma.Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thirrur seancën konstituive të Kuvendit për datën 3 gusht.Përfaqësues nga koalicioni PAN [PDK, AAK dhe Nisma] thonë se të enjten deputetët e rinj do të votojnë për zgjedhjen e kryetari i të këtij institucioni.

Muharrem Nitaj, anëtar i Kryesisë dhe zëdhënës i AAK-së, tha për Radion Evropa e Lirë se veç konstituimit të Kuvendit, mund të votohet edhe për Qeverinë e re të Kosovës në të njëjtën ditë.“Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të votojnë kryetarin e Kuvendit, e ndoshta me gjasa reale që të njëjtën ditë të nxirret për votim edhe Qeveria e zotit Haradinaj. Përgatitjet, deri në këto qaste kanë shkuar sipas agjendës dhe kornizës se paraparë. Unë besoj që nuk do të ketë asnjë telashe që të mbahet mbledhja që shënon edhe krijimin e legjislaturës së re të Kosovës“, tha Nitaj.

Siç është bërë e ditur, deri më tash nga koalicioni PAN, pritet që Kadri Veseli, kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, të jetë kandidat për postin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës.

Blerand Stavileci, anëtar i kryesisë së PDK-së, dhe aktualisht ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, tha për Radion Evropa e Lirë se tashmë është e ditur se koalicioni PAN do të formojë institucionet e reja.Ai nënvizon po ashtu se janë bërë veprime të nevojshme që të ketë vota të mjaftueshme për krijimin e institucioneve.”Ne konsiderojmë se tashmë kjo është punë e kryer dhe nuk presim diçka ndryshe. Pra, presim që nga data 3 gusht e tutje të nisë një epokë e re me institucionet e reja të Republikës së Kosovës“, tha Stavileci.

Nitaj thotë se rezultatit i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit ka nxjerrë koalicionin PAN me numrin më të madh të mandateve, dhe sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës, koalicionit PAN, shton ai, i takon të propozojë dhe ta zgjedh kryetarin e Kuvendit dhe kryeministrin.“Tani ka një Kuvend aty. Ka disa deputetë dhe gjithçka do të varet nga vota e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Kosovës. Ne jemi të bindu,r dhe besojmë fuqishëm se koalicioni PAN nuk do të ketë telashe as në krijimin e Qeverisë së Kosovës, mirëpo as në zgjedhjen e kryetari të Kuvendi“, thotë Nitaj.

Në seancën e 3 gushtit, pritet të bëhet verifikimi i mandateve të deputetëve, të bëhet betimi dhe zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët.

Valmir Ismajli, analist nga organizata joqeveritare “Demokraci Plus”, konsideron se nuk mund të ketë probleme të mëdha në zgjedhjen e kryetari të ri të Kuvendit të Kosovës, nëse respektohen rregullat dhe ligjet. Mirëpo, sipas tij, problem mund të ketë në krijimin e Qeverisë së re të Kosovës, si pasojë e numrit të pamjaftueshëm të votave nga koalicioni PAN.

“Problemin më të madh e shoh në krijimin e Qeverisë, sepse deri më tani, veç asaj që është thënë se PAN-i i ka numrat, në fakt nuk ka asgjë konkrete dhe të gjithë të apostrofuarit (deputetët e përfolur se do ta votojnë Qeverinë e re) e kanë mohuar një gjë të tillë”.

“Megjithatë, unë pres që gjithçka do të duhej të shkonte sipas procedurës dhe mundësia e parë për formimin e Qeveris t’i jepet PAN-it, përderisa mundësia e dyte duhet t’i jepet koalicionit LAA ose VV. Nëse një gjë e tillë nuk shkon sipas këtyre proceduarave, mund të kemi problem ose bllokadë siç kemi pas edhe në vitin 2014“, thotë Ismajli.

Koalicioni PAN, si koalicion fitues i zgjedhjeve parlamentare të 11 qershorit, pritet të përballet me dy ‘beteja’ rreth krijimit të numrave.

Së pari, në seancën konstituive, kërkon të gjejë mbështetjen e deputetëve për zgjedhjen e kryetarin e Kuvendit, i cili sipas të gjitha matematikave zgjedhore, i takon që të propozohet nga ky koalicion.

Sigurimi i numrave, është shndërruar në pjesën më të rëndësishme të kalkulimeve politike në prag të seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, më 3 gusht.(Kortezi:Arton Kunushevci)

Filed Under: Politike Tagged With: HARADINAJ: PAN I KA MANDATET, PER QEVERINE E RE

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1881
  • 1882
  • 1883
  • 1884
  • 1885
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT