• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Dekorohen 11 martirë në Kurbin

July 20, 2017 by dgreca

1 nishaniNga Ahmet ZANI/Kurbin/1 Nebili

Presidenti Nishani Dekoron “martirë të demokracisë “ të 11 heronjëve antikomunistë ( pas vdekjes) nga familja Lala (Qypi) dhe pishtari i demokracisë për ish- të burgosurin politik të komunizmit Mark Alija përbën një akt të reflektimit të shtetit shqiptar mbi të vërtetën historike deri tani të deformuar të historisë . Për familjet dhe banorët e Kurbinit ky është një moment krenarie legjitime por efektet e këtij nderimi janë sigurisht më të mëdha. Këto dekorata të z, Nishani janë në fakt piketa për historiografinë zyrtare e cila do të jete e detyruar të shkruaj për ta dhe në mënyre të drejtë e të vërtetë. Vrasja në luftë me armë në dorë kundër shtetit komunist të 11 pjesëtarëve të një familjeje në 1952 është një sakrificë mbinjerëzore por edhe prova që në Shqipëri ka pasur një rezistencë të fortë antikomuniste e cila deri tani nuk është vlerësuar drejtë dhe në përmasat reale të sajë. Për arsye ideologjike ndarje e heronj si kjo që kujtojmë e nderon Presidenti i Republikës janë lënë në harresë madje është hedhur baltë mbi to. Shteti , politika , shoqëria shqiptare ka detyrim ndaj këtyre martirëve antikomunistë që i vunë gjoksin diktaturës dhe derdhen gjakun e tyre për lirinë e demokracinë kur të tjerët zgjodhën te përulen apo edhe më keq te bashkëpunojnë me krimin komunist . Kjo ngjarje këta luftëtare martir të lirisë meritojnë shumë më shumë se kaq . Një medalje qoftë edhe nga kreu i shtetit të cilin gjej rastin ta përgëzoj është shumë pak me nderin që këta burra të Malit te Bardhë i bënë vetes duke u flijuar për lirinë, demokracinë dhe dinjitet njerëzor.

Në këtë ceremoni asistuan deputetë nga Qarku Lezhë, drejtues nga Partia Demokratike, si dhe të afërm nga familja Lala, të cilët në emër të atyre që u flijuan, morën dekoratat e akorduar nga Presidenti Nishani. Ndue Lala ka pershendetur ne emër te familjareve të martirëve.

Filed Under: Featured Tagged With: Ahmet Zani, dekorohen 11 martiret, e kurbinit

Të zakonshmet avaze prej Shqipërie

July 20, 2017 by dgreca

Nga Ilir LEVONJA/ Florida/

Tha Mustafai (një gazetar me emër turk) që Vojsava eshtë me prejardhje sllave. Ia priti Spartaku (një avokat me emër spartan, vendi i Helenës së Trojës, emër grek), tha për Mustafain, injoranti që e paguajnë qarqet greke dhe sllave. Me që jemi tek toponimia, prejardhja e emrave…, se kjo është çështja. Kjo dhe…, pse e tha. Nuk duhet ta thotë?
Ja priti dhe Shabani, po me emër turk. Edhe Murati me emër otoman. Edhe Çeliku me emër sovjet, revolucionarësh. Një bashkësi me atdhe çështjen. E solli anash edhe Vullneti po me emër sovjetësh. Bërtiti Demiri me emër kazakësh. Llambro me emër grek.
Asnjë me emër shqiptar?!
Po kjo është Shqipëria jonë more djema.
Kjo.
Eshtë një kulturë që nuk u shpik sot, po që mot.
Ndaj jemi një kopshtari e begatë emrash, kulturash, mendësish e traditash; perandorish, shtetesh, shërbimesh, qarqesh, vasalësh.
Ndaj nuk kemi edhe hu ku të mbahemi.
Na mungon vetvetja.
Aq sa sot, për inat të Turqisë, Bashkimit Sovjetik, Kinës, Greqisë, Serbisë, (është një epokë emrash që variojnë në bazë të lidhjeve shqiptare ndër vitet e kaluara, me vendet dhe epokat e marrëdhënieve me ta) i jemi kthyer emrave perëndimorë me shumicë. Emrave të sojit të filmave amerikanë përshembull. Sa Tomsona kemi sot në Shqipëri.
Sot emri universal tek ne është në mode.
Ndaj globalizmi më së pari ka për të prekur Shqipërinë. Më pas vendet e tjera.
Italia apo Greqia përshembull do të jenë të fundit. Do t’u duhet vota jonë për t’u futur në Unioin Global. Pa lënë mënjanë emrat nga fusha e futbollit. Mjaft me qënë pak tifoz brazilian se plot me Rivelinjo u mbushën lagjet. E merrni me mend çfarë do ndodhi në vitin 2417, në Shqipërinë tonë. Sikur ndonjë nga këta Rivelinjot të bëhet i famshëm. Apo shenjtor si nënë Tereza. Sa sherre publike do ketë. Lum kush të rrojë e të kujtoj se nga qejfet e kripura të shqiptarëve. Nga unët e birrave dhe të basteve për ndeshje kampionatesh. U japin fëmijëve emra sportistësh. Nga personazhet e telenovelave u japin emra vajzave. Edhe pse përshembull, hiqen myslimanë të thekur. U vendosin emra katolikë. E kam trajtuar një radhazi këtë çështje, kur një ”mysliman” shqiptar i vuri emër çifut fëmijës. Këtej llapte pas Erdoganit në mbrojtje të gjoja vëllezërve myslimanë palestinez. As e kishte idenë e historisë së gadishullit palestinez, kofliktin e vjetër sa rraca njerëzore mes popujve aty. As e kishte idenë që gjyshi i tij shqiptar u kishte dhënë bukë këtyre çifutëve. Po u kujtua që ishte mysliman. U kujtua të mbroj erdoganizmin. Një ironi shqiptare.
Jemi bërë për ibret të Zotit, thoshte një plakë e vjetër.
Dhe kjo puna e këtij debati.
Dhe ta dini se, kësisoj sherresh ndodhin në vende ku kultura e komunikimit gjakftohtë, kultura e njohjes është zero. Për shkak se individët quajnë institucion individët dhe jo Institucionet kombëtare. Kjo është paradoksale, si gjithë jeta jonë.

Filed Under: Opinion Tagged With: avaze prej Shqipërie, Ilir Levonja, Të zakonshmet

Senatori John McCain diagnostikohet me kancer të trurit

July 20, 2017 by dgreca

Senatori amerikan John McCain është diagnostikuar me kancer të trurit, tha të mërkurën Spitali i Klinikës Mayo në Finiks të ArizonësTumori u zbulua pasi senatori iu nënshtrua një procedure të vogël javën e kaluar për të hequr një mpiksje gjaku mbi syrin e majtë.

“Patologjia e mëvonshme e indit zbuloi se mpiksja e gjakut ishte e lidhur me një tumor të trurit, të njohur me termin glioblastomë”, tha spitali.

“Mjekët e senatorit thonë se ai po e merr veten jashtëzakonisht mirë pas operacionit dhe shëndeti i tij i përgjithshëm është i shkëlqyer”, thuhej në një deklaratë të publikuar nga zyra e zotit McCain.

Glioblastoma është një tumor veçanërisht agresiv që formohet në indin e trurit dhe palcës kurrizore, sipas Shoqatës Amerikane të Trurit.

McCain, veteran i Vietnamit dhe ish-i burgosur i luftës, u zgjodh në Senat në vitin 1986. Ai ishte kandidati presidencial i Partisë Republikane në vitin 2008 dhe humbi ndaj Barak Obamës.

Ky është i njëjti lloj kanceri si ai që shkaktoi vdekjen e senatorit Ted Kennedy më 2009. (VOA)

Filed Under: Politike Tagged With: diagnostikohet, me kancer të trurit, Senatori John McCain

Librazhdi përkujton 40-vjetorin e vrasjes së poetëve Blloshmi & Genc Leka

July 19, 2017 by dgreca

1 derjtusja3 salle2 salle 12 sejdini20106436_10213652886416093_6211101705682468299_n1 librat bllosh Leka2 folesiNga Çerçiz Loloçi/Më 17 korrik 2017, në orën 7 të mbrëmjes Bashkia e Librazhdit, nën kujdesin e kryebashkiakut Kastriot Gurra ka përkujtuar 40- vjetorin e vrasjes nga kupola e regjimit diktatorial  të dy poetëve, Vilson Blloshmi dhe Genc Leka. Në mjediset e Pallatit të Kulturës së këtij qyteti u organizua një mbledhje solemne ku kanë përshëndetur kreu i bashkisë Kastriot Gurra, autori i memorialit të dy poetëve Sadik Spahija, autori i librit monografik Sadik Bejko, bashkëvuajtës së dy poetëve dhe të të burgosurit politik Bedri Blloshmi, ndërsa janë sjellë në ceremoni edhe përshëndetjet e Ismail Kadaresë dhe të personaliteteve të tjera, që nuk mundën të merrnin pjesë.

Mbledhja solemne u pasurua me interpretimin mjeshtëror të aktores Ema Andrea, e cila lexoi disa nga poezitë e Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës. Po ashtu në veprimtari u shfaq edhe dokumentari kushtuar dy poetëve realizuar nga Sadik Bejko dhe Namik Ajazi, si dhe u dhuruan libra kushtuar dy poetëve.

Kreu i bashkisë Gurra, pas vlerësoi punën e paraardhësve të tij si dhe të të gjithëve atyre personaliteteve që kanë dhënë ndihmesë për lartësimin e dy personaliteteve të kulturës, të pushkatuar nga regjimi komunist, tha ndër të tjera se ende ka shumë për të bërë, për t’i njohur më mirë dy poetët martirë, të njihet krijimtaria e tyre në mjedise shkollore dhe jo vetëm. Pavarësisht viteve që kalojnë, tha zoti Gurra, vepra dhe sakrifica e tyre mbetet e gjallë dhe është detyrimi ynë për ta kujtuar me respekt dhe për t’ua bërë prezent brezave që vijnë.Gjithashtu bashkia e Librazhdit për pjesëmarrësit dhe të ftuarit shtroi një darkë në mjediset e restorant “Ballkan’.

Kush ishin poetët Vilson Blloshmi dhe Genc Leka?

Më 17 korrik 1977 mbushen 40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka dhe Vilson Blloshmi. Ata bënin pjesë në radhët e familjeve kundërshtare të regjimit komunist. Për këtë arsye u përfshinë në një proces agjenturialo-operativ të Sigurimit dhe më pas hetimor-gjyqësor të hetuesisë e gjykatës.

Genc Leka (1941-1977), ishte 36 vjeç kur u ekzekutua. Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim të organeve të Sigurimit të Shtetit. U arrestua më 31.8.1976.

Vilson Blloshmi (1948-1977), ishte 29 vjeç kur u ekzekutua. Raportimet e para për të nga Sigurimi janë nga viti 1966, ndërsa ndjekja aktive është nga viti 1970. U arrestua më 5.8.1976.

Çështja e trajtimit të tyre në një proces agjenturialo-operativ të centralizuar nis në maj 1975. U implikuan 39 persona. Regjimi kërkoi të lidhte gjoja “sabotimet” në kooperativë me një grup “armiqsh” ishin familje kulakësh, në krye të të cilëve qëndronin intelektualë si poetët Blloshmi e Leka. Për këtë arsye u nxorën në gjykim 8 të pandehur, një pjesë e të cilëve u përdorën për të dënuar të ekzekutuarit (formulë e njohur kjo e proceseve komuniste). Bedri Blloshmi u arrestua më 3.4.1976. Pas një hetuesie të gjatë e barbare, përfshi trajtimin e ekspertizave letrare, gjyqi ndaj tyre në kinemanë e Librazhdit ishte një demonstrim i urrejtjes klasore, një triumf i ligësisë ndaj të drejtës e moralit njerëzor.

Për vite me radhë këtë çështje e ka zbardhur me përkushtim të veçantë, Bedri Blloshmi (i dënuari i tretë i këtij procesi), vëllai i Vilsonit, i cili arriti të zbulojë vendpushkatimin e tyre, si dhe të grumbullojë një dokumentacion të bollshëm, një pjesë të së cilit e ka botuar.

Procesi ndaj poetëve u zhvillua në Librazhd më 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr.45, datë 13.6.1977 Gjykata e Rrethit Librazhd, i dënoi poetët me vdekje, pushkatim dhe Bedri Blloshmin me 25 vjet burgim.

U la në fuqi nga Gjykata e Lartë me vendimin nr.202, datë 2.7.1977. Më 16.7.1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Një ditë më pas, ministri i Punëve të Brendshme Kadri habiu nxjerr urdhërekzekutimin, i cili realizohet më 17.7.1977. Nga kërkimet e bëra, nuk është arritur të gjendet procesverbali i fjalës së fundit të poetëve.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Cerciz Loloci, Librazhdi, përkujton, poetet Blloshmi e Leka

Deni Hoxha, i ftuari special në eventin e Rita Orës në New York

July 19, 2017 by dgreca

Deni Hoxha është drejtues i organizatës “Team Albanians”, përmes së cilës promovohen vlerat dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Gjithashtu, Deni ishte një nga 4 studentët të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit/

1 deni rita1 rita deni motra2 Rita

Nga Zina Tosku/TIRANE, 18 Korrik/ATSH-Z.Tosku/-Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora ka zhvilluar mbremjen e kaluar,  një event në New York për lancimin e këngës së saj më të fundit në Amerikë.

I pranishëm në këtë aktivitet ka qënë edhe Deni Hoxha, 17-vjeçari për të cilën kanë shkruar mediat e huaja dhe ato shqiptare.Si një ndër miqtë më të mirë të Rita Orës, Deni dhe motra e tij Iva kanë realizuar një sërë fotosh, ku shihet se kanë bërë simbolin e shqiponjës, për të treguar për origjinën e tyre shqiptare. Edhe pse me famë botërore, ylli botëror nuk lë asnjë mundësi pa shfrytëzuar, për të treguar se është shqiptare.

Deni Hoxha është drejtues i organizatës “Team Albanians”, përmes së cilës promovohen vlerat dhe turizmit shqiptar jo vetëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës por edhe në botë. Gjithashtu, Deni ishte një nga 4 studentët të përzgjedhur nga të gjitha Shtetet e Bashkuara, i cili foli rreth studimeve (arabisht) në Jordani gjatë verës, nëpërmjet programit NSLI-Y i financuar nga Departamenti i Shtetit. Aktualisht, ai ka fituar studimet në universitetin më të mirë në botë, Harvard.

Rita Ora kështu vjen me projekt të ri muzikor pas dy vitesh. /z.t/ /a.g/

Filed Under: Featured Tagged With: Deni Hoxha, ne New York, Rita Ora

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1901
  • 1902
  • 1903
  • 1904
  • 1905
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT