
Qeshor 2017
Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909
by dgreca

by dgreca
by dgreca
–Kërkesa e Kosovës për anëtarësim në INTERPOL votohet në shtator/
by dgreca
Dhjetë qershori i përjetuar nga dritarja ime/
Nga Kaltrina HOTI VENTIMIGLIA/
Kuvendi u shndërrua në hartë tokësore/
tokat e shkëputura u bashkuan me tokat e copëtuara/
dhe u bënë hije e Nënës së Madhe /
pa frikë shkele në Çamëri/
pa frikë ja zgjata dorën Shqipërisë së Vjetër/
Kuvendi u bë Shqipëri Etnike /
ishte bukur/
ishte frymëmarrje e thellë/
por kishe frikë të shfrynë atë frymë nga shpirti/
ende kishin mbetur vijat e kufizuara nga e kaluara
fjala fjalën e godiste
herë me qëllim herë pa vetëdije
secili në një moment u bë zjarr e prush
por në fund tymi tymoj nëpërmes të oxhakut
më kujtohet gjyshja në një rast më ka thënë;
kur kapërcen rrugës të katundit
vendoja mendjen tymit që del nga oxhaku
aty ku tymi është i lakuar
dhe shpërndahet pa drejtim shtëpia ka hidhërim
nga Kuvendi jonë tymi tymosi drejt
si vijë ngjyrë hiri e preku fillimin e qiellit
jo!
nuk ishte lehtë të tundesh nga fjalët e vjetra
dhe të mbulohesh me fuqinë e re
derisa hija e kolosëve u zgjua ta dëgjojnë zërin tonë
ne ende ecnim qosheve të shkelura pa drejtim
dhe pa e parë dritën në fund të rrugës
nëpërmes të qarave të tokës
fjala e Nolit mori fuqi
kërkonte zëri jonë të jetë ujë
për të bashkuar të qarat e dheut
një jehonë përhapej në hapësirë
nëse jeni të bashkuar
edhe zjarrin do ta fikni
leni fjalët e thëna të pushojnë
aty ku kanë lindur
fjala e re po shtrydhet
nëpër tokë që na mbuloj
por ne s’kemi fuqi të ecim me ju krah për krah
o Vatran!
në emër të shqiptarizmit
vendojeni dorën aty ku është plaga jonë
me melhemin që ua lamë
të shëroni koret e tokës
por ishte bukur
ishim duke folur për një konak
që ka një plis, një shkop dhe një nuse
Vatra u stolisë me një zë të ri
me jehonë të pleqërisë
Kaltrina Hoti, 10 Qershor, Riverdale, New York
by dgreca
Si e vlerëson Pashko Vasën dhe Bardha e Temalit një studiuese e huaj/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Olimpia Gargano një studiuese e pasionuar italiane ka hulumtuar rreth fushave të albanologjisë dhe identitetit kombëtar si dhe figurave të shquara të këtij identiteti.
Ajo eshte perqendruar tek- Miti dhe Kujtesa: Përfaqësimi dhe keq përfaqësimi i Kulturave Kombëtare dhe Popujve- tek shkruan:Procesi i ndërtimit të kombit shqiptar i njohur si Rilindja (dmth,”Rilindja”),lulëzoi në fund të shekullit XIX, u rrit shumë nga angazhimi i palodhur i intelektualëve shqiptarë që botonin veprat e tyre jashtë vendit për t’iu shmangur censurës osmane, me qëllim parandalimin e shfaqjes së një kulture kombëtare shqiptare. Ky material fokusohet në një rast të veçantë të përfaqësimit kulturor, lidhur me shkrimtarin dhe diplomatin shqiptar Pashko Vasa (1825-1892), i cili, për të paraqitur kombin e tij në një audiencë ndërkombëtare, zgjodhi gjuhën franceze për romanin e tij.
2.Studiuesja italiane në vëmendje të saj duke cituar këtë personazh si Pashko Vasa merë në shqyrtim, veprën e tij:”Bardha e Témalit” një botim të diplomatit shqiptar . Si dhe për një libër gramatikor që do të thotë t’i mësojë lexuesit shqiptarë për të huajt. Duke vepruar kështu, Vasa shkruan O.Gargano,vuri në vend atë që rezulton të jetë një dukuri mjaft e pazakontë në fushën e studimeve imagjinare, në atë që nuk bie në asnjë nga dy tipologjitë e përfaqësimit të identifikuara nga krahasuesi holandez Joep Leerssen, përkatësisht”vetë dhe imazh .Do të thotë si një përfaqësim letrar i bërë nga një autor në gjuhën e tij, që nënkuptohet si një përfaqësim i bërë me të vërtetë. Përfaqësim “, të arritur nëpërmjet t ëdhënave gjuhësore.
Rrjet tjetër nga ai në të cilin autori i përket. Në mënyrë interesante, në formësimin e imazhit të vendit të tij, Vasa përdorte të njëjtat stereotipa, që dilnin në literaturën evropiane të udhëtimit. Megjithatë, nëse në këtë të fundit ato mund të lexoheshin si sinjale të folklorit ekzotik, duke u ndezur kur erdhi në vendet e Ballkanit, në një intelektual të angazhuar në një zgjerim identitar të kulturës së tij kombëtare, ato shfaqen si një mjet i fuqishëm konceptual me të cilin imazhi i kombit shqiptar u themelua, për të thënë, nga brenda.
Dule vlerësuar këtë rast autorja italiane shkruan:Përfundimisht, përmes këtij studimi të rastit, ky dokument synon gjithashtu të theksojë një aspekt që deri më tani është lënë pas dore, përkatësisht roli ndërmjetësues i literaturës frankofone në fushën e studimeve shqiptare.
3.Prof. Zymer Mehani shkruan:Romani “Bardha e Temalit” priti një shekull që t’i jepej publikut në gjuhën shqipe. Shtëpia Botuese “Naim Frashëri” në Tiranë e botoi atë me përkthimin e Sotir Çaçit, duke e përfshirë në veprën seriale të Pashko Vasës më 1987; kurse Rilindja në Prishtinë e botoi liber më vete të përkthyer nga Ymer Jaka, më 1969.Edhe pse “Bardha e Temalit” që botuar frëngjisht një qind e ca vjet më parë, edhe pse iu dha lexuesit me një shekull vonesë, si një nga romanet e parë të letërsisë sonë, ai ishte dhe mbetet një nga krijimet më interesante të traditës. Duke e analizuar këtë vepër të shkruar frëngjisht, Prof. M. Gurakuqi, me gjalljen e tij , theksonte se “ajo asht pjesë përbamëse e letërsisë sonë, ashtu si janë veprat në latinisht të Barletit dhe Bicikemit”.Ky roman, ndër më të parët e llojit, dëshmonte se autorët e Rilindjes po ngriheshin dhe formoheshin nga ana e mjeshtërisë artistike dhe po nisnin, ashtu, edhe gjininë e prozës së gjatë.Romani “Bardha e Temalit” është një pasqyrë e gjallë e jetës shqiptare në shekullit të XIX. Me frymëzimin e tij pasionant autori ka pasqyruar skena të jashtëzakonshme familjare dhe sociale në ambjente tipike shqiptare, përmes një sfondi të theksuar romantik.