• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJI GJAMË DËSHPRIMI

May 17, 2017 by dgreca

Nga Fritz RADOVANI/

2-at-Fishta16 Prill 1914, natën pa hanë, Mali i Zi sulmon Hotin e Grudën, tue djegë, plaçkitë e tue krye gjithfarë përdhunimesh. Zana e idhtë e Poetit shpërthen atëherë furishëm kundër anmikut jetik e kundër Evropës së padrejtë. Asht nji ndër ma të fuqishmet lirika t’ At Fishtës kunder politikës shoveniste ruse të Moskovit qi çon peshë klysht e sajë, me pushtue e me shue Shqypninë. Poeti zbulon politikat pansllaviste kundër Shqipnisë. Komentoi At Viktor Volaj O.F.M. 1941.

  1. Mbaroi Malcija! Lekë ma sot nuk nuk ka;

Nuk ka ma burra, qi me drrasë t’ krahnorit

Mburojë me i ndêjë Shqypnis. Anmiku shkjá

Mbas sodit s’ ka pse dron mâ prej Malcorit:

Malcori asht thye; e, i dbuem ai me trathti,

Pa Atme sod ka mbetë, pa plang, pa shpi!

  1.         N’ shpi t’ tij, po, djepat asht tu’ i lkundun shkina;

Arën e tij asht shkjau tu’ e lavrue,

E ushtari i Malit t’ Zi ‘dhè, kualt stervina

Per ata Kryqa t’ bekuem i ka pengue,

Nen t’ cillët pushojn, heu! Njata trima – rrfé

Qi bindën shekllin tue luftue p’r Atdhé.

  1.          O natë e kobshme! Natë tri herë mizore,

Natë e mnershme, si nata e fundit t’ ferrit,

Pse ti shtekun ia çile ushtris gjaksore,

Qi, strukë nen t’ zezen mblojë trathtare t’ territ,

Burrat e dheut do t’  xêtê n’ gjumë pështetun,

Porsi n’ strofull ulani xêhêt fjetun?!…

  1. E ju, ‘dhè hyj t’ shkelqyeshem, qi pre’ Empirit  

Përmallshem tue fërfllue me dritë t’ kullueme,

Porsi sy Zotit, vreni m’ sharte t’ nirit,

Ju, edhe ketë kob e ketë dhuni t’ shemtueme

E kini pa tu’ ndodhë n’ mjedis t’ njerzimit,

E me gjith kta nuk jeni shkimë mjerimit?…

  1.         Po a kjo asht e Drejta, qi n’ ketë shekull fiset

           E popujt rregullon e i mban ndër caqe?

Anmikut t’ njimijë vjetve me i lshue viset

Sa herë t’ perligjuna me luftë e gjaqe….

Mallkue kjoftë hera, n’ t’ cillen shkjau pik’ s’ parit

Vuni kambën dhunuese m’ tokë t’ Shqyptarit,

  1. E mallkue kjoftë Evropa! Até e vraftë Zoti,

E e shoftë me fise, popuj e qytete;

Edhè premtoftë qi, dersa t’ endet moti,

Kurr lufta mos iu daftë per tokë e dete;

Selit e saja grimë me grimë u theshin;

Me gjak t’ popujvet t’ vet sunduest iu ushqeshin.

  1.         Pse krahët pa dhimbë Shqypnis kshtu me ia thye

E prej Lirijet me ia ndalun hovin?

Gopsija e kùj n’ Malci ka mujtë m’ u ushqye?

Po a Hoti e Gruda mund t’ a mbajn Moskovin?

Nuk duhet, jo, qi t’ mkambet Shqyptarija:

Qé pse po i lshohet Malit t’ Zi Malcija.

  1.               O gjak i atyne burrave fatosa,

Qi per Liri t’ Malcis kullove rrkajë,

Vlo, vlo, ti sod qi maleve u erdh sosa,

E para fronit t’ Perendis me vajë

Lyp gjyq mbi do Kaina t’ kunoruem,

T’ cillët kombin t’ onë po duen me e pa t’ sharruem!

  1. Me parsme t’ona n’ ata t’ hershmet mota

Mburojë iu bam Evropës, pa dijtë shk’ asht tuta,

Atëbotë, kur pallen Skanderbeg Kastriota

Siellte si rrfeja, e permbi shtroje t’ buta

U dridhte nji Sulltan, qi njaso here

Bante m’u dridhë boten mbarë prej mnere.

  1.       Po, na tue dredhun si dragoj çelikun,

Shtekun me kurma Shqyptarësh ia xume

Tartarit, e pre’ Evropet larg rrezikun

Per disa kohë e mbajtëm: e poshtnume

Por kurr Evropa n’ ndihmë nji ushtar s’ na nisi;

Kurr punët mbas fjalvet, qi na dha, s’ ujdisi.

  1.       E kur per pesqind vjet na nder veriga  

Ngelem t’ robnis, nen themer t’ huej tue kja,

E ‘i mijë dhuni mbi né e ‘i mijë punë t’ liga

Na reshte anmiku, tue na nzitë pa da,

N’ harresë Evropa edhe m’ atëherë na qiti

E doren kurr ajo n’ kob t’onë s’ na njiti.

  1.       Por, ani, jeta pse sa u nis me u endun,

Ndera mbi shekull dhunë gjithmonë asht kthye,

E t’ miren nieri kurr s’ t’ a ka permendun,

Sa t’ keqen punë me t’ cillen t’a keshë fye;

Si edhè ma t ’shumen, miq s’ gjen nieri i shkretë,

Kur skami e kobi t’a ket mblue n’ ketë jetë.

  1.       Veç sod pse Evropa, sod qi asht t’ gjith uzdaja

Se Shqyptarija e Lirë del zojë n’ vetveti,

Pse sod Evropa, – do Mbretni të Mdhaja –

Duen me e ngushtue kah toka edhe kah deti,

E m’ vende t’ ona duen qi shkjau të shklasë

E fisi i Shqypëtarit n’ dhé t’ humbasë?

  1.       O Zot i lum, qi vetem n’ dorë Ti i kè

Shartet e popujve e mbretnive t’ tana,

E gja pa hiri kurr Ty s’ t’ ndodhë mbi dhé,

As nalt mbi qiellë, ku shndrisin dielli e hana,

Deh! Ti, i Pushtetshëm heret si né e vona,

Shih e gjyko mbi gjith kto kobet t’ona.

_____________________________________________________________

1-Shenim nga At Viktor Volaj O.F.M.: 1941. Poeti zbulon haptë politikat pansllaviste kundër Shqipnisë. Tue u bazue ç’prej fakteve historike të luftave të Skanderbeut, asnjëherë Evropa nuk ka mbajë asnjë premtim në lidhje me Shqypninë.

14.O Zot i lum….Kjo lutje shpërthen krejt e natyrshme prej zemrës së Poetit.

Kundër dhunës e padrejtësisë së bame Shqypnisë thërret Hyjin Gjyqtar, qi të gjykojë mjerimet e kombit.

2- Shenim nga F.Radovani:KUR AT GJERGJ FISHTA MORI VESHT SE LULZIM BASHA KA THANË QË:“FAJIN E KANË KATOLIKËT E VERIUT”… KA LËSHUE…..Thanjen e L. Bashës një Mik i imi e ka percaktue me këto fjalë: “E pafalshme dhe shumë e poshter, antikombëtare.”

Melbourne, 16 Maji 2017.

Filed Under: Komente Tagged With: Ate Gjergj Fishta, Fritz radovani, Nji Gjame deshprimi

Tragjedia e rigjetur e Skënderbeut dhe skulptori arbër që mrekulloi Venedikun

May 17, 2017 by dgreca

1 Nadini

*Nuk mjafton të lësh vetëm plazhin e bukur, sepse pas atij plazhi duhet të jetë Butrinti, e pas Butrintit duhet të jetë një histori. Mësojani fëmijëve atë./

*Nëse e çoni fëmijën në Shkodër, duhet ta dini çfarë është Shkodra”, e sipas saj Shkodra dihet më mirë ç’është, përmes Statuteve./

Nga Fatmira NIKOLLI/ G. Shqiptare/

…Kam 20 vite që i them kujtdo që takoj: kujtohuni që mbase do u lini fëmijëve xhepat plot me para, por do u lini kokat bosh. Pa kulturë, nuk mund ta bësh historinë e një vendi, një vend duhet të ketë historinë e tij. Nuk mjafton të lësh vetëm plazhin e bukur, sepse pas atij plazhi duhet të jetë Butrinti, e pas Butrintit duhet të jetë një histori. Mësojani fëmijëve atë. Nëse e çoni fëmijën në Shkodër, duhet ta dini çfarë është Shkodra”, e sipas saj Shkodra dihet më mirë ç’është, përmes Statuteve.
Për Nadinin, një qytet nuk mund të jetë i tillë pa historinë që i paraprin.

Shqipëria ka njohur në vitet e jetës së saj me këtë emër shumë studiues të huaj. Edhe si Arbëri, po ashtu. Dëshmitë e shkruara të udhëtarëve, kalimtarëve, konsujve e studiuesve të huaj që kanë kaluar këtejpari, kanë sot për ne vlera të mëdha; së pari se dëshmitë e shqipes së shkruar janë të vona (edhe pse ne kemi pasur trashëgimi orale); e dyta, sepse përmes tyre njohim atë që kemi qenë. Prej të mësipërmve, ka pasur shumë llojesh. Gjen mes tyre, emra që na zbuluan thesare e që na i lanë, gjen edhe emra që zbuluan thesare e na i morën; gjen që na deshën, gjen që iu deshëm; gjen që “i përdorëm”, gjen që na përdorën. Në radhën e këtyre emrave studiuesish të huaj, Luçia Nadin, është pa më të voglin dyshim, një emër që na ka dhënë më shumë sesa i kemi dhënë. Në mos për asgjë tjetër Statutet e Shkodrës, pa Luçia Nadinin, do kishin mbetur veçse një grumbull dokumentesh në Venecian e pafund. Gjetja e saj, na radhit ne shqiptarëve sot mes kombeve të Europës në mesjetë; radhitje që rrekemi pareshtur ta “imitojmë” sot- me një masë suksesi të diskutueshme.
“Sot, falë kuriozitetit e pasionit shkencor për hershmëritë shqiptare të Prof. Luçia Nadin, ne zotërojmë pa dyshim një tjetër perlë, po aq të çmuar sa e para. Nëse e para, Kronika e Gjon Muzakës, na njeh me jetën dhe shoqërinë feudale shqiptare të shek. XIV-XV, Statutet e Shkodrës na zbulojnë në mënyrë verbuese polin tjetër të qytetërimit mesjetar shqiptar, atë të qyteteve autonome, ku Shkodra zinte një vend të veçantë nderi në krejt arealin dalmato-shqiptar”, shkruan Pëllumb Xhufi, në botimin e ri, tanimë anastatik të librit “Statutet e Shkodrës – Nga gjysma e parë e shek. XIV, me shtesat deri më 1469”.
Historia e Nadin me Shqipërinë zë fill më 1994. 23 vite më pas, vjen në një bisedë në “GAZETA SHQIPTARE”, për të rrëfyer këtë udhëtim, nga zbulimet e fundit te vëmendja e munguar. Dokumente të gjetura e të sjella falas, që mezi shohin dritën e botimit, qëndrojnë në mendjen e saj, e në mundimet e kërkimeve të përditshme në arkivat veneciane.
NJË TRAGJEDI PËR SKËNDERBEUN
– Së fundmi keni mundur të gjeni një tragjedi për Skënderbeun. Ç’rëndësi ka ajo në lëmin e dokumenteve a veprave për të?
Kjo pjesë është një mrekulli për vendin tuaj, sepse del përmes saj një imazh i Skënderbeut që nuk është vetëm imazh politik, por imazhi i njeriut që deshi të bashkonte vendin e tij. Vepra është e vitit 1783. Në bibliografinë zyrtare është thënë gjithnjë që tragjedia ka humbur.
Jemi në 1700-ën, kur një njeri nga Dalmacia shkruan një tragjedi, me protagonist Skënderbeun. Unë e rigjeta, por që të mund të shkruaja për të, më duhej leja. Ata që kanë veprën origjinale, fillimisht nuk më lejonin dhe as nuk donin që të shkruhej për gjetjen. Ishin të trembur, kishin frikë pasi e cilësonin edhe “një tekst religjioni”- meqë Skënderbeu njihet edhe si mbrojtës i krishterimit, zonja që e mbante librin më thoshte se kishte frikë nga ISIS-i.
– Ku jetonte ajo?
Jetonte në Trieste. Më kishte dërguar fotokopjet dhe me to mund të shkruaja për tragjedinë, por fillimisht nuk e bëra se doja të isha korrekte. I kisha dhënë fjalën që doja të bëja diçka shkencore, e jo një skup mediatik- nuk doja të vija në Shqipëri e të bërtisja: kam gjetur tekstin e tragjedisë së humbur të Skënderbeut.
– Sa faqe është tragjedia?
Janë rreth 70 faqe dhe autori që e ka shkruar quhet Triffone Smecchio.
M’u desh të studioja tekstin dhe të kuptoja pse ishte shkruar në fund të 1700-ës dhe pse ishte shkruar mes Venecias e Padovas. Studiova teatrot dhe punova një vit e gjysmë. Tani, teksti është aty, por kush do ta publikojë? Kush është ai do t’i japë paratë për ta botuar? Unë nuk kërkoj para dhe nuk i kam kërkuar kurrë, por vetë nuk kam mundësi ta botoj. Ai është një tekst që mund të përdoret edhe për t’u vënë në skenë.
– Cili është imazhi i Skënderbeut në këtë tragjedi?
Është një autor venecian që jeton në Dalmaci, ku është ende e gjallë jehona e Skënderbeut si mbrojtës i krishterimit në Ballkan, ndaj shkruan këtë tragjedi së cilës i mungon një akt. E publikova këtë fakt me Ardian Ndrecën. Të shohim nëse ndokush do interesohet që ajo të përkthehet e botohet në shqip. (Ajo që shqetëson Nadinin është destini i këtyre dokumenteve, ndaj pyet me një çehre të zbehtë- ‘a do e donit ju këtë tekst në bibliografitë tuaja? Unë jua rikthej, po ju, a doni të bëni diçka me të? Nuk ju kërkoj asgjë, sepse asnjëherë nuk kam kërkuar, por nëse ju rikthej faqe të historisë suaj, a do keni ju pak vëmendje për historinë tuaj?’ Pyetjet e saj kanë të bëjnë me dëshirën tonë për dije e për të vënë në vend historitë e humbura, copëza të rigjetura të së shkuarës së ‘errët’, në kohët e një Arbërie nën thundrën e sunduesve.)
Në atë kohë(shekulli XVIII kur u shkrua tragjedia) kishte një valë emigracioni shqiptarësh. Ndërsa tragjedia, sjell imazhin e një fushe lufte dhe një Skënderbe, i cili tradhtohet nga një njeri i tij i besuar. Ka një përballje mes qëndrestarëve e tradhtarit. Në kampin e Skënderbeut kanë mbetur e motra dhe e shoqja (që për Nadin përbëjnë në vepër ‘dy figura të mrekullueshme femërore’). Skënderbeu i thotë të ikurit se “nëse do ketë luftë mes nesh, nuk do bashkohemi kurrë, do humbasim”. Mendoj se ky është një mesazh i fortë, sepse ai ka dëshirë të bashkojë vendin dhe është kundër luftës së brendshme. Në fund, tradhtari rikthehet.
RIBOTIMI I STATUTEVE
(Të nxjerra në dritë pas rreth shtatë shekujsh, Statutet e Shkodrës na sjellin një pamje të panjohur më parë të një segmenti të rëndësishëm të historisë së Shqipërisë, duke na shfaqur fytyrën e një vendi me qasje kah detit, pjesë e një qarku mesdhetar, që asaj kohe përbënte vetë qendrën e botës së njohur… Këto ditë ka dalë në librari nën siglën e ‘IDK’, botimi i ri i Statuteve të Shkodrës. Është dorëshkrimi origjinal i dokumenteve të 1300-ës, kopje unike të Bibliotekës së Venecias. Nadin sqaron rëndësinë e një botimi anastatik që e bën historinë po aq të prekshme sa në arkiv. Kapitujt e Statuteve na paraqesin një jetë qytetare e cila nuk kishte asnjë ndryshim nga ajo që zhvillohej në shumë vende të tjera të ngjashme në Europën mesjetare).

– Një botim i ri anastatik i Statuteve të Shkodrës. Çfarë ndjesie ju jep ky botim?
Unë i kam bërë në Venecia ato fotokopje, faqe për faqe, siç janë. Janë 40 imazhe që rikthejnë te ju historinë mesjetare. Dihej që qytetet e Durrësit e Shkodrës i afroheshin Perëndimit, e që kishin një strukturë perëndimore. Ky tekst, tani del si botim anastatik, çdokush e lexon si të kishte në duar dorëshkrimet. Jua kam dhënë këto foto, që do të kushtonin shumë, falas.
– Sa do të mund të kushtonin?
Nga ana ime, nuk është çështje parash. Kam thënë, jam studiuese që ua kam kushtuar jetën studimeve për Shqipërinë dhe raporteve të saj me Venecian. Tani që doli libri, më në fund çdo shqiptar do të shohë dokumentet origjinale. Nëse në përkthimin e dokumenteve mesjetare ka gabime, do të jeni ju që do e dalloni, pra specialistët. Është si të kisha unë në dorë ekzemplarin e “Mesharit” të Buzukut. Kjo është vlera e një botimi anastatik. Në gjithë këto vite, kam shkruar gjëra të “rënda”(a të vështira për t’u besuar), por vetëm përmes dokumenteve kam mundur të jem e ndershme dhe e besueshme. Unë jap dokumentin, jo interpretimin.
BOTUESI SHQIPTAR I BARLETIT E SHQIPTARËT E VENEDIKUT
(Ku shkroi (At) Marin Barleti? Kush ishte pas tij? Kush e botoi? Si ia doli të botonte matanë detit ‘Rrethimin e Shkodrës’ e ‘Historinë e Skënderbeut’? Nadin, flet për një emigracion shqiptar në Venedik, që u integrua deri në asimilim.)
– Nadin, jeni marrë gjatë me emigracionin shqiptar në Venedik. Kush ishte botuesi i Marin Barletit?
Botuesi i Barletit ishte Bernardino Vitali. Duke i studiuar këto vepra, unë kuptova që botuesi ishte me origjinë shqiptare, e ishte për këtë arsye që i botoi librat e Barletit. Nëse ai sot shihet si humanist, shtrohet pyetja, si u bë i tillë? Sepse kishte pas shpatullash, një venecian humanist. Por, për ta treguar këtë duhet të studiosh vepër për vepër, aktivitetin e botimeve të Bernardino Vitalit, e të gjesh mes të tjerash një vepër të tijën ku gjendet një vizion i kalasë së Shkodrës.
– Si e vërtetuat që Vitali kishte origjinë shqiptare?
Për të vërtetuar që botuesi ishte me origjinë shqiptare më është dashur shumë punë. Më së pari, mësova se shqiptarët emigrantë në Venecia kanë pasur shumë mbrojtje nga shteti i kohës- Shqipëria “ishte” nën mbrojtjen e shtetit të Venecias, ndaj kjo e fundit e ka pasur politikë integrimin e shqiptarëve emigrantë. Arrijmë të mësojmë kështu integrimin e vetë botuesit, më pas kemi botuesin që boton Barletin më 1504- kohë kur mbyllet fronti i luftës me turqit e duhej bërë një vepër paqeje me Shqipërinë. Emigrantët që ishin atje, thonë se kanë ndihmuar të shpëtojnë krishterimin europian, duke ndaluar turqit, ndaj nga ana veneciane ka një lloj marrjeje të përgjegjësisë mbi supe mbi këta të ardhur. Botuesi boton veprat e Barletit, ndërsa ky vetë ishte dërguar në një kishë të Viçençës si prift. Mësojmë më tej se pas Barletit e Bernardino Vitalit, është një studiues ende më i madh, është një personalitet i madh i kohës, një humanist që quhej Girolamo Donatto. Donatto atë kohë, dërgohet në Romë si ambasador i Venecias nga Papa. Në Romë, e ndjekin si botuesi edhe Marin Barleti, ndaj edhe historia e Skënderbeut u botua në Romë më 1510.
Ka një udhëtim përmes studimesh. Tani këtë po ta them në dy minuta, por janë muaj e muaj punë, që të arrihej deri te ky moment.
Është një rindërtim (i mundimshëm)i historisë që të bën të kuptosh se si u shkrua vepra e Barletit.
– Këta emigrantë e humbën identitetin e tyre; pse?
(Në fund të 20 viteve studime mbi Shqipërinë, Nadin flet për një ‘Shqipëri’ që hynte në mitin venecian. Ajo thotë se si Venecia dhe Roma(pra Papa), i janë referuar Shqipërisë për të treguar në një mënyrë rolin që ajo ka pasur si tokë që mbrojti krishterimin dhe gjithë Perëndimin. Qe në këtë vazhdë që ajo u ndal pak javë më parë, edhe te miti i Zojës së Shkodrës, një kult që sipas saj, në dokumente del të jetë përhapur në Itali nga një prift shqiptar).
Më lejoni t’ju them si fillim se unë nuk isha marrë me mitin e Zojës së Shkodrës, deri para disa muajsh që ma kërkoi Dom Artur Jaku. Sa i takon mitit të Zojës, ka shumë gjëra që ende nuk i kam të konfirmuara me dokumente. Ndërsa mbi emigracionin shqiptar në Venedik, problemi është se është folur gjithnjë për shqiptarët që emigruan në jug të Italisë, arbëreshët pra. Ndërsa historia në veri të Italisë, është tjetër. Venecia ishte qendër tregtie. Ata që vinin ishte tashmë ndërmjetës të Venecias. Kishte marrëdhënie mes shqiptarëve (arbërve) e venecianëve në Mesjetë, e kur më pas Skënderbeu vdes, e qytetet bien, si edhe Shkodra, Venecia hap dyert për të gjithë ata që donin të shkonin, duke qenë mirënjohës për rolin dhe besnikërinë. Pati një politikë pritjeje, një politike integrimi, për ç’arsye në 3-4 breza, të gjithë marrin ‘nënshtetësinë’ (veneciane). Dhe kështu, ata e humbën atë identitetin që mund të quhej shqiptar, i cili u ruajt në jug te arbëreshët, edhe sepse ishte një realitet ekonomik krejt ndryshe. Në Venecia, merreshe me tregti dhe shqiptarët aty u asimiluan.
– A identifikohen sot shqiptarë të asaj kohe që jetojnë në Venecia?
Disa, vetëm nga mbiemrat. Ka mbiemra Scutari, që është i gjendshëm në Venecia. Venecia ishte ndryshe nga jugu, ishte ndryshe nga stili disi feudal i Napolit.
(“Sa herë gjurmët e qytetërimit evropian gjenden në Shqipëri, një horizont i ri reflektimi hapet, por sa herë qytetet simbol të qytetërimit e përparimit artistik janë gdhendur nga duart e artistëve shqiptarë, të gjithë horizontet ngarendin tek një shpirt artistik që mishëron populli ynë”
. Dom Artur Jaku, famullitar i Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër, sjell imazhe të veprave të realizuara nga skulptor arbër në Venecia shumë motmote më parë, vepra që kanë kaluar tangent nga vëmendja jonë, anipse, Luçia Nadin i ka përmendur në disa dalje të saj para mediave a para studiuesve tanë.
“Venediku ishte kryeqyteti ku ishin drejtuar sytë gjithë interes të zonës përreth, veçanërisht për sektorin e arteve figurative, ku skulptori dhe gdhendësi në dru më i madh në Venedikun e kohëve të Rilindjes, ishte shqiptari që për shumë kohë ishte neglizhuar si ‘veneciani’, Pal Kampsa (Kamsi)”, shton Dom Artur Jaku. Sipas tij, këto vepra arti “gjurmë shqiptare” gjenden edhe sot në kisha të ndryshme ne Venezia, Padova, Vicenza etj”. Duke bërë një paralelizëm mes kohësh, vendesh e kujtesash, diku të bartura e diku të lëna në harresë, famullitari i Shën Shtjefnit shënon se “Venediku flet shqip, aq sa Shkodra kuadri i Zojës së Shkodrës flasin për ndikimin Venecian”. Përkrah këtij shënimi që hedh dritë mbi Kamsin (në dokumente del Kampsa) Dom Arturi, sjell edhe disa imazhe të veprave të skulptorit, që gdhendi ‘shpirtra’ e figura, me dashurinë e një artisti).  Mandej, Luçia Nadin shton si më poshtë. Mandej, Luçia Nadin shton si më poshtë.)
Ai lind në Venecia si fëmijë emigrantësh. Veprat që kanë mbijetuar, janë të një vlere të shkëlqyer. Janë në Venecia, në rajonin e Venettos, janë në Istria. Që kur kam publikuar të dhënat për të, a mendoni ju se ndokush nga Shqipëria është interesuar për të ardhur e për të parë në Venecia këto vepra të këtij skulptori që mbase duhej të ish krenaria e Shqipërisë? Ishte një bir emigrantësh, u bë skulptori më i madh i Rilindjes në Venecia. “Këto vepra arti ‘gjurmë shqiptare’ gjenden edhe sot në kisha të ndryshme në Venezia, Padova, Vicenza”, shton Dom Arturi.
GJURMË QË (PO) FSHIHEN
Nadin përmend një sërë emrash shqiptarë, që në pikturë a skulpturë, në dokumentet që ajo ka hasur dalin të jenë shqiptarë të Venecias që në Mesjetë qenë emra mes anonimësh. “Shqipëria është pas pikturave të një prej piktorëve më të njohur në të gjithë botën”, thotë ajo, me keqardhjen e gjurmëve të gjetura që po zbehen e fshihen. “Mbase kur të vdes unë”, shton ajo, “do vijnë të interesohen për shqiptarët e Venedikut, e do vijojnë studimet”.
Shprehet e gatshme të vijë në Shqipëri e të japë leksione për gjithë ç’ka mësuar nga arkivat veneciane ose t’i lërë diku për ditën që do duhen. “Nuk kam kërkuar kurrë asnjë para. Më jepni një krevat për të fjetur e kaq. Askush nuk është shqetësuar për të përdorur gjithë punën që unë kam bërë vetëm për të njohur të shkuarën tuaj”. Mohon madje, të ketë marrë “qoftë edhe dy lekë” për botimet e bëra në Shqipëri, mbi Arbërinë e arbrit në shekuj.
“Librin e parë e botova falë një grupi të Universitetit të Firences që punonte me Shqipërinë. U dhashë tekstin dhe e botuan. Tani, nëse unë e dua prapë tekstin, për t’ua shpërndarë miqve, duhet ta blej”. Edhe për librin e dytë mohon të jetë paguar.
“Unë nuk kam marrë para, por as nuk kam para të paguaj botimin, unë bëj punën shkencore. Nuk kam pasur kurrë shumën e parave që kanë akademikët e diplomatët. Nuk kam bërë punë për arsye financiare.
 
Kam 20 vite që i them kujtdo që takoj: kujtohuni që mbase do u lini fëmijëve xhepat plot me para, por do u lini kokat bosh. Pa kulturë, nuk mund ta bësh historinë e një vendi, një vend duhet të ketë historinë e tij. Nuk mjafton të lësh vetëm plazhin e bukur, sepse pas atij plazhi duhet të jetë Butrinti, e pas Butrintit duhet të jetë një histori. Mësojani fëmijëve atë. Nëse e çoni fëmijën në Shkodër, duhet ta dini çfarë është Shkodra”, e sipas saj Shkodra dihet më mirë ç’është, përmes Statuteve.
Për Nadinin, një qytet nuk mund të jetë i tillë pa historinë që i paraprin.

Vetë ajo, ka botuar “Shqipëria e rigjetur”, “Shqiptarët në Venedik. Mërgim e integrim 1479-1552”, apo esenë “Gjergj Kastriot Skënderbeu në Venecia”, ku për herë të parë njihet prania e një statuje që përfaqëson Skënderbeun në mjetin lundrues mitik venecian.

Filed Under: Histori Tagged With: sculptor barber, Skenderbeu, Tragjedia e rigjetur, Venediku

Ermonela Jaho tund Uashington DC

May 17, 2017 by dgreca

Sopranoja e famshme Ermonela Jaho tund Uashington DC me  aktrimin dhe zerin e mrekullueshem/4 ermonelaNga Merita Bajraktari-McCormack*-Uashington DC/“Madama Baterflaj” eshte opera mjaft e njohur e kompositorit Italian Xhakomo Pucini  dhe nuk eshte hera e pare qe vihet ne skene ne Teatrin  Kombetar te Operas ne Qendren Artistike Xhon Kenedi ne kryeqytetin Amerikan.1 ErmonelaPor kesaj here Qendra Kenedi duket sikur po pushtohet nga shqiptare te kesaj zone sepse ka lidhje me Shqiperine J ! Ne kete opera ,  historia e mirenjohur e vajzes japoneze qe eshte shnderruar ne nje gejsha per aresye financiare, por qe ka nje sinqeritet te pakrahasueshem dhe nje besim te patundur ne burrin qe ajo e konsideron jo vetem bashkeshort legjitim por pothuajse Zot te saj , duke perfunduar tragjikisht ne vetevrasje, u soll ne skene me nje talent te jashtezakonshem nga nje trupe e perzgjedhur artistike,ku rolin kryesor e luan shqiptarja shume e talentuar Ermonela Jaho.2 ErmonelaNdersa kritikat profesionale le ti bejne ata qe  enjohin artin muzikor si duhet, mendoj se ne shqiptaret e ketushem kemi shume per te thene gjithashtu. Jam e sigurt qe ashtu si u ndjeva une  mbreme , me 15 maj, 2017, ashtu jane ndier te gjithe spektatoret e tjere, por me perjashtimin qe ne shqiptaret sikur kemi nje ndjesi me shume. Meritueshem keshtu! Ne shihnim historine e dhimbshme te Co Co Sanit , vajzes qe kishte emrin Baterflaj (flutur) dhe duke shijuar zerin e bukur te Ermoneles, qe here tingellon si kanarine, here si bilbil, here si  thellenxe, here si shqiponje e here si luaneshe, ne perloteshim dhe buzeqeshnim.  Sepse dritherimat qe sjell talenti i saj pershkonin gjithe sallen, sepse aktrimi I saj percon thelle ne shpirt ndjesine e personazhit, hapesira zanore e ermoneles ehste e papare, nga nota me e ulet ne ate me te larte, por  dhe ne perloteshim e buzeqeshnim sepse ne mendjen tone e ne shpirtin tone na trokiste e na ngazellente mendimi : Ajo eshte shqiptare, ne dejet e saj vlon gjak shqiptari, ne shpirtin e saj ka emocione qe  jane zhvilluar  e pjekur me mekimin e nje familjeje shqiptare . Nuk besoj se ka ndonje shqiptar qe ka pare shfaqjen dhe nuk eshte ndjere ne kete menyre, kreanr per Ermonelen. Dhe ne pushim te shfaqjes ne e gjenim njeri –tjetrin, reagoninm, reflektoninm, gezonim. Sa bukur!3 ermonelaErmonela  zbukuroi vendin e  perseri shpertheu edhe ne aktin  e dyte. Dhe ne fshinim lotet e mundoheshim te vidhnim ndonje skene per fotografi megjithese na qortonin ata qe ruajne rendin ne salle . Shfaqja mbaron, publiku nuk iken, publiku duartroket si kurre ndonjehere. Publiku duartroket e uron, ne shqiptaret therresim Bravo Ermonela, te Lumte, ngrejme duart , bejme simbolin e shqiponjes, te sigurt qe Ermonela na ndien, dhe na di ,  sepse nuk na sheh per shkak te ndricimeve, por ne perseri mblidhemi, gjendemi e drejtohemi tek vendi ku dalin aktoret, duam ti themi Ermoneles na ke mahnitur moj vajze dhe te falenderojme.unnamedDhe ecim, e gjejme vendin dhe presim derisa dikush na thote, ju nese jeni miq te Ermoneles  jeni te ftuar poshte,  afer dhomes se veshjes se artisteve. Habitemi nga zemergjeresia, zbresim me vrap, dhe aty na del fluturza shqiptare,  Ermonela, e qeshur, e bukur, sikur ska punuar hic per tre ore mushekerite e saj, e fresket  dhe na perqafon, na falenderon e nap yet nje me je si jemi, si kalojme dhe na falenderon. E ne mbesim, jemi te gjithe  si te shokuar  nga madheshtia e  talentit por me shume nga thjeshtesia e ciltersia e saj. Dhe keshtu tek bejme foto e ajo na trajton te gjitheve sikur te ishim motrat e vellezerit e saj te vertete ne ikim te mrekulluar sepse nje shqiptare jo vetem ka talent por ka shpirt te madh e na dhuroi nga miresia e saj. Dhe sic do mburrej me te drejte mikja ime  kaninote Bona, “po eshte  mbese nga Vlora ajo.. “ ne te gjithe themi edhe ne jemi pak Vlonjate sot,  sepse te gjithe ishim aty pak si nena e saj, pak si familjaret e shoqeria e saj e afert, por me se shumti, si bashkepatriotet e saj  nga te kater anet e trojeve amtare qe te gezojme me te e ta falenderojme  e ti themi : “Ermonela faleminderit  dhe suksese gjithmone! Dhe deri ne shfaqjen tjeter….Mirupafshim!

*Merita B. McCormack , eshte Vatrane nga Dega e Uashington DC , eshte  autore e disa vellimeve me tregime dhe me poezi dhe kontriuese e reegullt ne median shqiptare te diaspores ne USA  dhe ne trojet amtare

Filed Under: Komunitet Tagged With: Ermonela Jaho, Merita Bajraktari McCormack, Uashington DC

VLERA KULTURORE NË NJË FESTIVAL INTERKULTURAL NE ITALI

May 17, 2017 by dgreca

1 Ok Lazri-Nga festivali i 3-të interkultural në Riva del Garda/2 ok LazriNga Ndue LAZRI/1 Lazri okNëse tre vjet më parë Festivali Interkultural nisi si një spektakël eksperimental i shoqatës “Rinia” me president Erio Korani, dhe pati një sukses e jehonë jo të vogël tek artdashësit dhe tek mediat, me dy edicionet e mëvonshme mund të themi që është kthyer në një traditë që nuk mund t’i mungojë më jo vetëm zonës së Trentinos, por gjithë komunitetit shqiptar në Itali. 3 LazriSivjet ky festival u bë më herët se vitet e tjera, por interesimi dhe pjesëmarrja ishin mjaft të gjera, duke kaluar mjaft tej zonës ku zhvillohet. Dhe kjo flet qartë që jo vetëm emigrantët shqiptarë, por edhe komunitetet e etnive të tjera dhe vetë publiku italian i zonës ndihen jo vetëm të interesuar, por edhe pjesëmarrës në këtë eveniment që nga viti në vit i rrit përmasat dhe pretendimet e tij. Është një sipërmarrje jo e lehtë, që kërkon një makinë të vërtetë organizative. E në përfundim të tij mund të thuhet që organizatorët ia dolën mbanë mjaft mirë, duke u përballur edhe me vështirësi e të papritura që nganjëherë nuk mungojnë në spektakle të tilla me përmasa të mëdha.1 Ok LazriPërgjithësisht dita e zhvillimit të Festivalit kthehet në një ditë feste për qytetin piktoresk Riva del Garda buzë liqenit të kaltër në prehërin e maleve të thepisur që e rrethojnë. Shtohet numuri i turistëve të huaj, madje edhe i emigrantëve shqiptarë që ia lejojnë vetes një fundjavë turistike për hir të festivalit. E kjo është një vlerë jo e vogël, se përveç gjallërimit të jetës kulturore, në mënyrë indirekte ndikon edhe në ekonominë e qytetit. Madje, këtë radhë, edhe pse maji ka mbajtur i freskët e thuajse përditë me shira, këtë ditë u lejoi jo pak turistëve edhe një banjë dielli apo zhytje në ujrat e liqenit.

Festivali nisi që në orët e para të pasdites, me sfilatën e kostumeve popullore e karakteristike të grupeve pjesëmarrëse, që tërhoqën vëmendjen e publikut. Parakalimi i lodërtarëve me tingujt e fuqishëm të daulleve e tambureve, sikur e shkundi qytetin në prag të koncertit të madh. Në këtë kuadër ishin futur edhe konkursi i pikturës për fëmijë dhe jehona nga bota në një tingull të vetëm me muzikë nga nxënësit e shkollës së muzikës Alto Garda. Edhe këtë do ta cilësoja si një vlerë më vete, se u jepet hapësirë brezave të rinj të krijuesve, artistëve e interpretuesve, të cilët garantojnë vazhdimësinë dhe pasurimin e mëtejshëm të traditës së këtij festivali.

Gjithashtu, në kuadrin e Festivalit ishin futur edhe promovimi i krijimtarisë artistike të poetëve Lumturi Plaku e Skënder Lazaj, duke dëshmuar një realitet që në emigracion në Itali ka një numër të madh krijuesish letrarë e të arteve të tjera, anëtarë të dy shoqatave të krijuesve që bëjnë pjesë në gjirin e Federatës FNAI. Edhe këta krijues i japin një pasuri më vete jetës kulturore qoftë të qyteteve ku ata jetojnë, qoftë të shoqatave të emigrantëve.
Konferenca e shtypit, që zhvillohet pak orë para koncertit, ka një synim të caktuar. Aty, autoritetet lokale të komunave trentine, organizatorët e festivalit dhe të ftuar të tjerë diskutojnë bashkërisht rreth këtij evenimenti, duke treguar atë bashkëpunim të ngushtë midis tyre për një realizim sa më të suksesshëm të festivalit, çka reflekton qartë atë integrim të shëndoshë, real e të natyrshëm të emigrantëve në jetën shoqërore, kulturore e ekonomike të zonës. Kryetarët e bashkive, assesorët e komunave e nëpunës të tjerë komunalë, prej tre vitesh ndihmojnë e i shikojmë gjithnjë prezentë e me fjalë vlerësuese për aktivitetin, për organizatorët dhe për rëndësinë e këtij festivali në jetën kulturore të zonës.
Koncerti i madh, që zgjati mbi 5 orë, këtë vit ishte më i pasur e më i larmishëm, me një pjesëmarrje të gjerë të etnive të ndryshme. E do të thoja që kjo ishte një nga vlerat më të veçanta të Festivalit. Bashkëjetesa, vlerësimi reciprok, njohja, gërshetimi dhe ekspozimi i kulturave të 8 kombeve të ndryshme në të njëjtën skenë e nën një regji të vetme është një sipërmarrje me të vërtetë e vështirë e arritja e saj në mënyrë harmonike dëshmoi për një punë serioze, profesionale e të kualifikuar të të gjithë stafit, por në mënyrë të veçantë të regjisorit Aleksandër Kolshi, që jeton e punon në Rovereto e bën një punë të madhe për kulturën shqiptare në zonë. Kërkesat e grupeve të ndryshme për të marrë pjesë në festival kanë qenë të mëdha e nga shumë rajone të Italisë, kështuqë është dashur të bëhej edhe një punë e kujdesshme seleksionuese për të sjellë një gamë sa më të gjerë përfaqësuese vlerash të muzikës, valleve, kostumeve. E të mendosh se tërë ajo pasuri kostumesh, tërë ajo punë përgatitore për interpretime dinjitoze, bëhet krejtësisht mbi baza vullnetare, e bazuar mbi pasionin e vete emigrantëve që i realizojnë ato me shpenzimet e tyre. Tek bisedoja me zëvendëskonsullen e konsullatës së përgjithshme të Kosovës në Milano, Gjylymsere Kundja (e vetmja përfaqësuese diplomatike në këtë eveniment), ajo theksonte që është e nevojshme që edhe vetë shteti të jetë më tepër i pranishëm në ngjarje të tilla, sepse përfaqësohet kultura shqiptare me vlerat e saj të mëdha përballë publikut të një vendi të madh europian që është në avagardën e kulturës botërore.
I mendoja sakrificat e pasionin e emigrantëve tek shikoja jo vetëm sfilatën e kostumeve nëpër rrugët e qytetit, por edhe interpretimin e grupeve në skenën e festivalit. Grupi “Shtojzovallet”, i shoqatës “Vatra” në Ala, prej vitesh sjell në skenë jo vetëm bukurinë e kostumeve të krahinave të ndryshme shqiptare, por edhe elegancën, dinamikën e mesazhin tipik shqiptar të valleve tona. Ndërsa grupet “Dance emotion” i Riva del Garda, përgatitur nga Elisa Versini, “Artisti” i Roveretos, përgatitur nga Aleksandër Kolshi, “Scuola musicale Alto Garda” në Arco e Riva dhe “Studio danza Annalisa” në Arco dëshmuan për punën me pasion që bëhet me fëmijët e të rinjtë në fushën e baletit klasik e modern. Të shikosh në skenë fëmijë tre apo pesëvjeçarë të kërcejnë aq bukur në një grup të madh e të përgatitur mirë artistikisht, është pa dyshim diçka emocionuese dhe entuziazmuese në të njëjtën kohë.
Grupi “Ura e Bashkimit”, ardhur që nga Legnano në afërsi të Milanos, solli kostumet tradicionale të burrave dhe epikën e muzikës së çiftelive të veriut.Po kështu edhe grupi “Skënderbeg” i ardhur nga një shoqatë me tradita shumë të mira në Parma, solli emocione me vallet e kostumet dibrane. Ndërsa këngëtaret e mirënjohura Mariza Ikonomi e Ani Myzeqarja, që kishin ardhur nga Shqipëria, sollën në skenë këngë të bukura të vendit tonë, që përfaqësojnë atë trashëgimi të çmuar kulturore.
Kishte emocionet e veta paraqitja në skenë e dy grave të ardhura posaçërisht nga Kalabria, nga toka e arbëreshëve. Hera e parë që ato ngjiten deri buzë Alpeve. Por ishte normale që të mos mungonin edhe arbëreshët në këtë festival. Edhe ata janë pjesë e historisë, kulturës e traditave shqiptare. Lucia Martino (Mjeshtër i Madh), presidente e shoqatës “Vorea” në Frascineto, solli për festivalin mesazhin e arbëreshëve për të punuar sëbashku për gjuhën e kulturën tonë kombëtare edhe në dhe të huaj. Ndërsa këngëtarja energjike Francesca Prestia nga Catanzaro këndoi në gjuhën arbëreshe këngën “O e bukura More” dhe një këngë që evokon luftrat e shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut. Mendoj se prezenca e arbëreshëve ishte një vlerë e shtuar në këtë festival.
I një gjinie krejt të veçantë, por me mjaft interes ishte interpretimi i grupit “Vertik&Dance”, përgatitur nga Ervin Picalli. Një lidhje e bukur harmonike e akrobacisë me vallëzimin në lartësi, realizuar me mjeshtëri artistike.
Shoqata “Polacchi in Trentino” e Trentos u paraqit me “Gruppo Jawor”. Janë të njohura në gjithë botën vlerat e padiskutueshme të kulturës e muzikës polake në shekuj, ndaj ndoqëm me kureshtje e interesim interpretimin e tyre. Dhe në fakt, kostumet befasuese me ngjyrat e tyre, delikatesa e valleve, mjeshtëria koreografike, bënin që këta amatorë të pasionuar të ishin afër profesionistëve të vërtetë të skenës. Impresionues në interpretimin e tij grupi i komunitetit indian “Bhangra”. Një vullkan ngjyrash, lëvizjesh e energjishë në valle tipike indiane, që e bënë për vete publikun dhe merituan duartrokitjet e tij.
Edhe grupi “Arcobaleno” i moldavëve në Trento, grupi Folk i rumunëve të Veronës, grupi “Son 4” i venezuelanëve të Arcos apo grupet “Zampognaro” dhe “La Lëm” të shoqatave kulturale në Lagaro e Tremosine, i sollën vlera të veçanta festivalit me larminë e kostumeve, instrumenteve muzikore dhe mënyrat shumë origjinale të interpretimit.
Drejtimi i një programi 5 orësh nuk ishte i lehtë edhe për prezantuesit e tij Anila Kaja e Riccardo Cis, të cilët vinin në skenë pas edicionit të vitit të kaluar. Por mendoj se përgatitja profesionale dhe sidomos spontaneiteti i tyre, i dhanë spektaklit ritmin dhe dinamikën e duhur.
Mendoj se ky festival vlerash të 8 etnive të ndryshme, që u paraqitën denjësisht përpara publikut, nuk do të humbiste asgjë, po të mënjanohej repertori i këngëtarit Sinan Hoxha. Nuk kam asgjë kundër aftësive interpretuese të këtij këngëtari, që është e natyrshme të ketë fansat e vet të cilëve u pëlqen muzika e tallavave, por në kontekstin e festivalit repertori i tij ishte krejtësisht i papërshtatshëm. Siç e theksova më lart secili grup, apo edhe dy këngëtaret e ardhura nga Shqipëria, sollën vlerat përfaqësuese me nivel e shije artistike. Kurse këngë si “Sexy mama bom, bom bom”, apo “Fustani me kuklla”, jo vetëm që nuk paraqesin vlera, por janë antivlera dhe huazime vulgare që nuk kanë të bëjnë aspak me muzikën e vërtetë shqiptare.
Festivali i sivjetëm interkultural në Riva del Garda ishte një eveniment i suksesshëm, që e rrit më shunë përgjegjësinë e organizatorëve për vitet e ardhshme, si për të sjellë risi në organizim, në seleksionimin e grupeve, në anën regjisoriale etj. Sepse edhe pjesëmarrja e kërkesat e vetë publikut do të jenë më të mëdha. Bashkëpunimi i shoqatës “Rinia” me Federatën FNAI, ku ajo bën pjesë dhe ka bashkëpunuar në dy edicionet e fundit, do të bëjë që ky eveniment të tërheqë grupe edhe të shoqatave të tjera në rajone të ndryshme të Italisë, të ketë një mundësi më të madhe zgjedhjeje dhe të sjellë ne skenë një konkurs të vërtetë vlerash të mirëfillta. Madje, në të ardhmen, mund të mendohet që të jepen edhe çmime për tre grupet më të mira, çka do e bënte edhe më të fortë garën midis grupeve pjesëmarrëse.
Ndue Lazri

Filed Under: Kulture Tagged With: Festivali, Ndue Lazri, në Riva del Garda

Përvojë

May 16, 2017 by dgreca

1-astrit_lulushi

Nga Astrit Lulushi/

Vuajtja është emri tjetër për përvojën, thotë Horaci. Në këtë botë asgjë nuk është e pandryshueshme, qoftë edhe si fushat që mbillen herë me një farë e herë me tjetër. Por ndryshimi për disa (regjime) duket se merr gjithëkohën. 

Njerëzit shtypen nga të tjerë në krye me mendje në të kaluarën. Populli është karroca dhe ata hypur e ngasin atë mbrapsht; nuk kanë vuajtur, prandaj mbetën pa përvojë. Atëhërë c’kërkojnë në krye të vendit? Vec për zullume e për të vjedhur, dhe popullin e lënë në ankth, si njeriun e uritur. Nuk luhet me ushqim me të uriturin, është njësoj si t’i mohosh dashurinë të dashuruarit.

Në thelb,  Universi është i bindur, në përputhje a barazpeshë, shkruan Markus Aurelius, dhe arsyeja që menaxhon veten, nuk lë vend për të keqen. Kështu edhe njeriu pas një faji a gabimi, mendon për atë që ka bërë, reflekton,  natyrëshëm kthehet tek vetja dhe pak nga pak, ndërsa përbrenda vuan, urtësohet duke pasuruar përvojën e tij. 

Filed Under: Komente Tagged With: Astrit Lulushi, Përvojë

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2001
  • 2002
  • 2003
  • 2004
  • 2005
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT