• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NATO njofton hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore të Kosovës

February 11, 2021 by dgreca

NATO-ja ka njoftuar për hapjen e linjave të reja në hapësirën e ulët ajrore mbi Kosovën. Në një njoftim të Aleancës Veri-Atlantike thuhet se kjo është një arritje e rëndësishme për normalizimin e hapësirës së ulët ajrore mbi Kosovën.

Kjo masë, sipas njoftimit, do të përmirësojë trafikun ajror civil nga dhe në aeroportin e Prishtinës.

“Përfitimet do të vërehen në udhëtime më të shpejta, më pak shpenzim i karburanteve dhe ulje të ndotjes së ajrit”, thuhet në njoftim. Që nga viti 1999 procesi i normalizimit të hapësirës ajrore të Kosovës është mbështetur në vazhdimësi nga NATO-ja.

Kjo është bërë në kuadër të takimeve për Normalizimin e Aviacionit në Ballkan, në kuadër të të cilave kanë marrë pjesë përfaqësues të vendeve Aleate, autoritetet e aviacionit, ato ushtarake dhe organizatat përkatëse ndërkombëtare, përfshirë Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil, Agjencinë Evropiane të Sigurisë së Aviacionit.

Në vitet e fundit, NATO përmes Takimeve të Normalizimit të Aviacionit në Ballkan ka lehtësuar zyrtarizimin e një Marrëveshje Kuadër midis KFOR dhe Islandës. Agjencia e Sigurisë së Transportit të Islandës (ICETRA) tani po vepron si një Funksion i Mbikëqyrjes së Sigurisë dhe ofron mbështetje për Komandantin e KFOR-it.

Në përputhje me rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe Marrëveshjen Teknike Ushtarake të vitit 1999, por edhe me ligjet e tanishme në Kosovë, komandanti i misionit të KFOR-it, përkatësisht NATO-s, është përgjegjës për sigurinë e hapësirës ajrore të Kosovës.

Filed Under: Featured Tagged With: hapsirat e ulta ajrore, NATO

Holanda do të paguajë me nga 5,000 euro ushtarët që ishin në Srebrenicë

February 11, 2021 by dgreca

Të mërkurën (10 shkurt) qeveria holandeze njoftoi se do të paguajë me nga 5,000 euro, të gjithë veteranët e ushtrisë që kanë shërbyer në kuadër të misionit paqëruajtës të Kombeve të Bashkuara në Srebrenicë të Bosnje dhe Hercegovinës.

Pagesa do të bëhet, për siç është thënë “shërbimin e tyre në kushte të tmerrshme”. 

Më 1995 misioni i Kombeve të Bashkuara nuk arriti të parandalonte gjenocidin ndaj myslimanëve të Bosnjës, raporton AP. Holanda ka pasur në Bosnje rreth 850 ushtarë.

Trupat holandeze kanë qenë të pranishëm në Srebrenicë kur luftëtarët serbë të Bosnjës të armatosur rëndë dhe të udhëhequr nga gjenerali, Ratko Mlladiç hynë në qytet dhe vranë e masakruan më shumë se 8.000 burra dhe djem myslimanë. Mlladiq është dënuar për gjenocid nga Gjykata Ndërkombëtare për Krimet e Luftës në ish-Jugosllavi në Hagë.

Prej kohësh, Holanda është ballafaquar me pasojat e kësaj ngjarjeje. Qeveria e ish-kryeministrit Wim Kok dha dorëheqjen më 2002 pasi autoritetet holandeze kritikuan ashpër dërgimin e trupave në zonën e rrezikut pa armë dhe autoritet të duhur për të mbrojtur rreth 30.000 refugjatëve që u larguan në një bazë holandeze në Bosnjën Lindore.

Më 2019, Gjykata e Lartë e Holandës vendosi që Holanda ishte pjesërisht përgjegjëse për vdekjet e rreth 350 myslimanëve që u vranë nga forcat serbe të Bosnjës.

Në anën tjetër, Kombet e Bashkuara janë kritikuar që nuk miratuan sulmet ajrore për të mbështetur trupat holandeze në terren.

Filed Under: Kronike Tagged With: 5 mije Euro, Holanda, Srebrenice, ushtaret

WHO Experts Recommend AstraZeneca Vaccine

February 11, 2021 by dgreca

— Independent experts advising the World Health Organization about immunization recommended AstraZeneca’s vaccine.  The recommendation stands even in countries facing coronavirus variants in their populations.
The WHO experts’ advice is used by health care officials worldwide. That approval could come after separate WHO group meetings to assess whether an emergency-use listing for the AstraZeneca vaccine is warranted.
The AstraZeneca vaccine is important because it forms the bulk of the stockpile acquired so far by the U.N.-backed effort known as COVAX, which aims to deploy coronavirus vaccines to people globally. COVAX plans to start shipping hundreds of millions of doses of the vaccine worldwide later this month, but that is contingent on WHO approval for the shot, vaccine stocks and countries’ readiness to receive it.
But the vaccine has faced rising concerns. After an early study suggested that it might be less effective against a variant first seen in South Africa, the South African government scrambled to tweak its COVID-19 vaccination program.
The expert group’s recommendations about the AstraZeneca vaccine, which was developed at Oxford University in Britain, resemble those issued earlier by the European Medicines Agency. Germany, France and Belgium, have said the AstraZeneca vaccine should not be used in older people, citing insufficient evidence.
The WHO’s chief scientist, Dr. Soumya Swaminathan, noted that the AstraZeneca shot requires storage at refrigerator temperatures — not the far colder temperatures required of the Pfizer-BioNTech vaccine that the group has already recommended for use.
The Pfizer-BioNTech vaccine is the only one to receive a WHO emergency use listing.
The expert group noted that “preliminary analyses” showed the AstraZeneca vaccine had a reduced effectiveness against coronavirus variants that have emerged in Britain and South Africa. The studies were too small to produce definitive results and scientists think the vaccines might still be helpful in reducing severe disease, which would greatly slow the pandemic.
Source: WHO Press Release, News Agencies

Filed Under: Kronike Tagged With: AstraZeneca Vaccine

NË SOFRËN E DIELLIT- BAJAME HOXHA -ÇLIKU

February 11, 2021 by dgreca

 PRANVERË DO TA QUAJ/

Ah, pranverë do mbetet ndjenja  e një puthje ëndërrimi,/

me prarim pranvere, me gjethe të gjelbra dëshpërimi./

Anembanë degëve të ullinjve ku shtrihet tërë gjelbërimi,/

i dashur im, sot do desha të ishe i pranverës prarimi./

Kur dielli ndizte llërëpërveshur atëherë mbeti vështrimi,/

sikur fliste hëna e ty të vetëtinë sytë ëmbël mbi mua. /

Krahët shtrirë poshtë meje në syt`e mi mbet ngazëllimi, /  

atëherë qeshi dalldisur hëna me dashuri ndër duar.

Kur ti ecje me hapin tënd të matur, të bukur djaloshar,

kryelartë pëshpëritje buzëqeshur si zemr’e larë në ar.

Fytyrë ndezur të shihja ndaj zemra dëgjohej që larg,

pastaj trokthi i saj avitej, tronditej si zokth  në acar.

Shkëlqimi dhe freskia në ty mbet si e heshtura pranverë,

zë shkrirë nëpër vite mbi degë të bajames ti le një fole.

Kur pulëbardhat ktheheshin dhe lejlekët aq të dashuruar,

i yti vështrim timin pushtonte, sa nuk kish të krahasuar.

Ashtu ndezur me puthjen time mbi të tuat buzë kërkuar,

kur timin afsh pulëbardha ta sillte me puhi ngatërruar.

Edhe unë ca nga cazë, e mbushur plot epsh, zjarr, flakë,

dot s’qëndroj pa tëndin gji, që e ndiej në timin asht.

Eh, moj jetë me dit`e net  thua çastit do t`venitesh?!

Do të ikim nga kjo botë me shumë dhimbje s’ka dyshim,

vetëm dua që t’më kuptosh se sa shumë desha ndër vite,

ata sy plot xixëllimë që s`i ndahen fundit tim.

BREGORET

Ti ike diell më larg nga këto bregore,

të cilat blerojnë gjithmonë në pritje.

Sikur t’i shohësh sa shumë gjelbërime, 

ëmbël shtrihet dhe hëna ndër vise.

Ti diell, eja, shtri krahët ndër bregore!

Më poshtë një fushë e blertë të pret,

xixat e tua dërgoja me flakë rrufeje,

si foshnja ushqimin e uritur po pret.

Gjëmon kjo fushë bashkë me bregoret,

ngre kryet një lul’e bukur përpjetë.

Po vuan  i saji shpirt, e përvëlohet,

nën drithërima rrezen tënde pret.

ARDHJA JOTE MË BËN TË BUKUR

Kur ti më vjen ndër ëndrra gëzimin ëmbël ndjej,

poshtë portokajve dimërorë plot gaz dëfrej.

S’duhet vetëm borë, në zjarrin tonë ne heshtim,

malli përkëdhel, ndërsa unë e ti nuk rreshtim.

Kur më vjen ti ardhja jote më bën aq të bukur,

se më ngjall çdo ndjenjë e flatroj si flutur.

Kërkojmë veç burimin që shpirtin të freskojmë,

me lotin e zemrës thellë mallin flakërojmë.                 

NË TËNDIN GJI

Më zuri gjumi ndër krahët e tua,

duke përgjuar nga ty një sinjal.

Mbështjellë aty gjer në t ‘aguar,

ëmbël më erdh e bukura fjalë.

Në tëndin gji seç pëshpëritja,

erdhe ti zemër?! Sa dua të pres!

Aq të ndjeva, sa më… bërtita,

kët’ shpirtin tim veç ti e ndez.

 TË KËRKOJ

Ti vjen në ëndrra e më pushton,

i yti shtrëngim agimet më zgjon,

zgjon ëndrrat, ndjenjën e zjarrtë,

po digjem për ty, vuaj çdo çast,   

të zjarrtë veç ti më bën çdo natë.

GJERDANI

Edhe unë s’do ta heq asnjë sekondë,

nga qafa ime e brishtë ndezur flakë.

Atë gjerdan dimër e verë do ta mbaj

e çdo qelizë që ta ndjejë të bërtasë.

Ah, sikur pas ajrit ta dërgoje si dhuratë,

atë thjeshtësi tënden dhe ëndrrën e gjatë.          

Atë pjesë të dashurisë ta thashë, ta thashë…

Për mua do të ishin sa shtatë qiej bashkë.

Bregoret me zjarr duken se ulen qartë,

ulen, por përsëri ngrihen më shpejt se aq.

Bashkë me atë gjerdanin tënd të artë,

që mbështjell aq ëmbël një të hollë qafë.

MALL I DASHURISË

Meqë lotin do ta nis e mallin gjatë do ta puth,

të puth pragun e zemrës e thellë gjer në fund.  

Dua tani shpejt fluturimin, porsi zogëz ta marr, 

të vij në ty frym’ ëmbël e çiltër plot gaz.                      

Do t’ kalojmë një natë të flaktë plot afsh mbështjellë,      

loti pranë do më rrijë dhe ti si djalë me lot e mbërthen.

Sa shumë do t’ psherëtijmë, do të qajmë atë natë,

gjersa ta shkrijnë të gëzimit lot mallin e ngratë.

Me lotin do të jap gurgullimën e një burimi kristal,

do të nis sisën me qumësht të thithë qengji laran.

Po s’arrita sot, ta dish, s’do mund të arrij më kurrë,

në shpirt jeton ai zë, që kush s’mund ta shkulë.

VËRTET

Zot, më quajte trëndafil,

po a jam vërtet e tillë?!

Në i do të miat petale,

mos i lë të vyshken fare!

             MË MBYLLE

            Më mbylle në guaskë,

o dashuria ime!

Po unë,

jam e fortë si shkëmbi.

Dua të dal tashmë 

e të bukurin,

gjelbërim poetik të zë. 

 
VJEN E MË GODET
Si tërmet më trondit çdo hap zemër e trishtuar
dhe duket një shkulm si një valë që po afron.
Bëj ta kap s’e kap dot se kam frikë të trazuar,
po vjen më godet porsi një det që shkulmon.
Ah, si vjen me ngjyra ylberi portreti yt afrohet!
lartësohet, hyjnizohet me xixa vështrimesh.
Një shpuzë më djegë buzën aq sa s’ belbëzohet,
Është malli, malli si suvalë më vrau hiresh.
 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: BAJAME HOXHA -ÇLIKU, pranvere

Zari vogël që sillet në poturet e Edi Ramës

February 10, 2021 by dgreca

Nga Arben Llalla/

Qentë e racës “pekinez” vuajnë nga fiksim; ata mendojnë se janë pit bull dhe u sulën të gjithë njerëzve.

Si këta qen ngjajnë shumë rilindas që sa herë u thotë Edvin Rama nisen të kafshojnë, megjithëse nuk kanë dhëmbë.

Pa kaluar as dhjetë minuta nga një deklaratë e kryetarit të PDIU-së, Shpëtim Idrizi na doli zari vogël që na thotë se PDIU është me partinë e tij. Janë nja dy drejtorë që i kanë vajtur nga pas për t’i mbajtur erë b..dhve të tij dhe këtij i gënjen mendja se ka futur çamët në thes.

Shpëtim Idrizi pati guximin dhe meritën që ta udhëheqë PDIU-në në vitet më të vështira të opozitës, ku bandat e krimit të organizuar  grabisnin mandatin e tij të deputetit me synimin e vetëm të shkrinin këtë forcë politike.

Urdhërin për ta zhdukur PDIU-në erdhi nga Athina, me të cilën kryerilindasi bëri shitjen e detit dhe hoqi nga tekset emrin e “Çamërisë”. Zhdukja e PDIU-së vlente që qeveria që mbron zari vogël të bënte Minishengenin dhe t’i bënte fresk Vuçiçit. Se çfarë ndodhi në Tiranën e vitit 2017 Erjon Velija e di shumë mirë. Ai e di si hapeshin kutitë dhe shkyheshin votat e çamëve.

Por, Shpëtim Idrizi mbijetoi, ndërsa mbajti një parti shumë më të fortë, e cila u braktis nga dy drejtorë që shkuan pas by…s së tij dhe nja dy rrugaçë që vrapuan të bëjnë lekë me Edvin Ramën.

Sot, kur nga zgjedhjet na ndajnë pak muaj, është e qartë që vija e pushtetit ndahet tek votat e PDIU-së, prandaj Edvin Rama nuk po lë gjë pa bërë për të marrë këto vota, prandaj ka sulur dhe qenin pekinez.

Natyrisht që këta janë tërbuar me PDIU-në, sepse humbja e pushtetit do të thotë që dikush do të shkojë në burg për prishjen e Teatrit apo lekët e Ndranghetës.

Çamët janë në aleancën e tyre natyrale. Do kenë grupin e tyre parlamentar dhe Çështjen e Çame me gjithë zarat e Rilindjes do e çojnë përpara.

Filed Under: Komente Tagged With: arben llalla, porturet e Edi Rames, Zari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 199
  • 200
  • 201
  • 202
  • 203
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • THE AUCKLAND STAR (1930) / RRËFIMI I ARTISTIT HUNGAREZ, MIHÁLY MÉSZÁROS : “JETA E PËRDITSHME E AHMET ZOGUT, MONARKUT PROGRESIV TË SHQIPËRISË…”
  • Lufta ndaj fesë përgjatë diktaturës në Shqipëri e mishëruar në sulmet ndaj Biblës, Kuranit, Ikonave dhe bazës spirituale fetare
  • Lionel Jospin, një nga politikanët e rrallë të virtutit dhe të moralit
  • SOT NË DITËN E TEATRIT
  • Andon Zako Çajupi, in memoriam…
  • Kosova edhe 1 finale larg Botërorit, Shqipëria pa fat në Poloni
  • “LISSITAN/LIS/LISSUS, Qyteti i 12 portave” dhe fortifikimet e tij të admirueshme…
  • ME Dr ELEZ BIBERAJN NË TIRANË NË ÇASTIN KUR U THYE VET-IZOLIMI KOMUNIST, MARS, 1991
  • Beyond the Game: Kosova’s Roadmap to Victory 2026 FIFA World CUP
  • “Saint Paul in Dyrrach”
  • NJË DORËSHKRIM I PANJOHUR I ESAD MEKULIT PËR ROMANIN E REXHEP QOSJES “VDEKJA MË VJEN PREJ SYVE TË TILLË”
  • Diogjeni, filozofi që sfidoi botën me dije dhe virtyt, duke e këshilluar njeriun të hiqte dorë nga jeta prej skllavi
  • DEDË GJO LULI NË SHËRBIM TË ATDHEUT
  • “America Inspires Freedom – The Kosovo Story”
  • Kur Gjykata rrëzon Kushtetutën, dhe vendimi që godet vetë shtetin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT