• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Merita dhe John McCormack vizituan Vatrën

February 20, 2017 by dgreca

1 Merita John

Të Hënën paradite , me 20 Shkurt 2017, Meriat B McCormack dhe bashkëshorti i saj John McCormack vizituan Vatrën. Ata u pritën nga zv.Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati, anëtari i kryesisë së Vatrës, Marjan Cubi dhe editori Dalip Greca.

2 Merita John

Editori i Diellit përmes ekspozitës fotografike përcolli historinë 105 vjecare të Vatrës dhe 108 vitet e Gazetës”Dielli”, ndërsa zv/Kryetari Bushati informoi për veprimtaritë e Vatrës. Mysafiret vizituan edhe bibliotekën e Vatrës dhe arkivin e saj. Duke prekur nga afër arkivin, ku ruhen rekorde që nga viti 1910, si dhe duke parë fondin e librave të rezervuara që nga vitet ’20 të shekullit të shkuar, Kryetarja e degës së Vatrës në Ëashington, Merita B McCormack, tha se do të ndërmjetësojë pranë librarisë së Kongresit për një projekt dixhitalizmi të materialeve të vyera, koleksioneve, rekordeve.

3 Merita asllan1 Marjani dera1 John deraIMG_3060

 

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Merita dhe John McCormack, VIZITUAN VATREN

Vjenë-Dita Pavarësisë së Kosovës,në një Orë letrare festive

February 20, 2017 by dgreca

Dita e Pavarësisë_17.2.17 17-Shkurti, hap realizimi i idealeve të rilindësve tanë. S.Krasniqi: “Sakrificat heroike gjeneratave na detyrojnë në ndërtimin e shtetit ligjor e  demokratik” “Ushtria Çlirimtare e Kosovës me Komandantin Legjendar  Adem Jashari ishte kurorëzim i gjakut të derdhur për liri shekujve”. /

Shkruan:Hazir Mehmeti, Vjenë/

           Vjenë, 17 shkurt 2017 –Jo larg Operës së Vjenës, në hapësirat e veçanta për prezantimesh arti, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë “Aleksandër Moisiu” në Austri, mbajti orë letrare me rastin e 17 Shkurtit – Dita e Pavarësisë së Kosovës. Nga Ministrinë e Diasporës ishin  Zv.ministri Sahit Krasniqi dhe  Arieta Alidema, zyrtare; Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Austri Roland Bimo. Nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri, Zana Rugova, sekretare e parë dhe  Imer Lladrovci, konsull.  Driton Smakaj, shkrimtar nga Budapesti. Aki Nuredini, biznesmen dhe veprimtar i dalluar.

Programi u drejtua me përgjegjësi nga Kaltrina Durmishi. Z. Hubert Thurnhoffer, menaxher i “Der Kunstraum“ përshëndeti të pranishmit: “Ju falënderoj për bashkëpunimin! Tani Kunstraum ka arritur të organizon shumë manifestime krijuesish kombesh te ndryshme nën mbështetjen e Qendrës Kulturore të Vjenës. Shpresoj në paraqitjet e juaj në vazhdimësi“

Në emër të  Ministrisë së  Diasporës fjalë rasti mbajti  Zv.min. Sahit Krasniqi: “Me kënaqësi e kemi pranuar ftesën tuaj për të qenë sonte në këtë program tuajin dhe tonin. Ne premtojmë se Ministria e Diasporës do jetë përkrahëse e juaja për aq sa ka mundësi. Sonte po festojmë nëntë vjetorin e pavarësisë së Kosovës të cilën e pritem shumë gjatë dhe është meritë e shumë gjeneratave në përpjekjet e tyre për liri. Është obligim për ne të plotësojmë amanetin e dëshmorëve në ndërtimin e shtetit ligjor, demokratik, një shtet që synon Bashkimin Evropian, aleancën me NATO dhe një miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ju, në mbrëmjet e tilla arti i tregoni vlerat tuaja, tregoni se edhe shqiptarët janë pjesë e Evropës me vlera sikurse dhe popujt tjerë”. Roland Bimo, ambasador, në fjalën përshëndesë tha: “Për të arritur një ditë festive sikur kjo e pavarësisë së Kosovës, kombit tonë iu deshën rrugëtim sakrificash një shekull që nga viti 1912. Sot përulemi me respekt para veprës heroike të të gjithë dëshmorëve. Në këto nëntë vite janë arritur shumë rezultate. Kosova sot si shtet njihet në arenën ndërkombëtare përgjithësisht dhe do vazhdon njohja derisa të jetë anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Lidhja e juaj, e krijuesve ka bërë punë të mëdha. Krijimtaria letrare në diasporë është diçka e jashtëzakonshme” Imer Lladrovci, konsull: “Në emër të Ambasadorit të  Republikës së Kosovës në Austri, ua përcjelli urimet më të mira për  17 Shkurtin- Ditën e pavarësisë së Kosovës. “17 shkurti i vitit 2008 është një ngjarje e rëndësishme për popullin shqiptar, një ngjarje që realizon një pjesë të idealeve të rilindësve tanë. Për këtë u deshtë që populli shqiptar të kalon nëpër shumë sfida përplot sakrifica duke përfshirë edhe diasporën pa të cilën nuk do kishim arritur këtu, andaj atyre u detyrohemi për respektin tonë…”

Mbrëmjes i dha shije feste veçanërisht loje e talentuar në violinë dhe çifteli nga Alban Spahiu. Prezantimin e Antologjisë me krijimet e viteve të fundit të anëtarëve të Lidhjes “Ilircum 2”e bëri Anton Marku. Është kjo antologjia e dyë e cila përmban krijime nga dymbëdhjetë autor anëtarë të Lidhjes dhe ka 128 faqe. Prej krijimeve të tyre lexuan Hazir Mehmeti nga përmbledhja e tregimeve “Kohëthyerja”, Gjin Morina  poezitë “Vdekja për së gjalli” dhe “Plisi”; Driton Smakaj lexoi dy poezi: “Ushtari i UÇK-së” dhe “Bisedë Hyjnore”. Helena Halilaj nga Durrësi lexoi prej libri i saj “Mos ma vetmo fjalën”, poezitë “Dy heshtje” dhe “Ftomë në vargje”. Leonita Tolaj nga Graci, lexoi prozën “Këndvështrimi prej të çmendure”. Nga Besim Xhelili u prezantua libri “Malli i pashtershëm” i Mair Isterfit.  Lidhja ndau mirënjohje sponsorëve Avni Hafuzi, Samed Vinca e Astrit  Polisi dhe  mysafires së rastit Helena Halilaj. . Në fund nga organizatori u dha një koktej rasti.

Filed Under: Emigracion Tagged With: Hazir Mehmeti, orë Letra, pavaresia e Kosoves, Vjene

SHQIPTARET E ARIZONES SHENUAN 9 VJETORIN E PAVARESISE SE KOSOVËS

February 20, 2017 by dgreca

unnamed

KOMUNITET-ARIZONA/

NGA LULZIM MULLIQI/SHBA/
Aktivitete per shenimin e Dites se Pavaresise se Kosovës ne qytetin e Feniksit ne shtetin e Arizones ,kane filluar me Piknikun tradicional kushtuar Pervjetorit te Pavaresise se Kosovës te mbajtur ne vendtakimin e shqiptareve te Arizones ne Cactus Park 39 th Ave ne qytetin e Phoenix-it.Me kete rast u organizua edhe Turniri tradicional i futbollit dhe i lojrave te tjera sportive.Ne kete eveniment
merrnin pjese shqiptare nga te gjitha trevat tona etnike dhe qe jetojne ne shtetin
e larget te Arizones.Nderkaq ne perkujtim te kesaj feste te rendesishme per Kosoven ne mbremje u mbajten edhe dy koncerte festive kushtuar kesaj date te
rendesishme nga historia e popullit tone.Keshtu me organizimin e Albos Party’s
Arizona dhe perfaqesuesit te saj,Safet Pasjaqa ne sallen e njohur American Roayl Palace ne 19 Ave ne Thunderbird u mbajt nje koncert festiv ne te cilin merrnin pjese shqiptare,Joe vetem nga shteti i Arizones por edhe nga shtetet per rreth
Sic Ishin nga: Kalifornia,Nevada,Nju Meksiko,Kolorado madje edhe nga qyteti metropolitan i Nju Jorkut.Salla ne te cilen eshte mbajtur ky manifestim ishte stolisur me nje dekorim festiv,ku dominonin flamujt e Kosovës dhe te Shqiperise.
Kete manifestim e shpalli te hapur moderatori i mbremjes,Lulzim Mulliqi,i cili pasi
i ka pershendetur te gjithe pjesemarresit e kesaj mbremje ka folur me pietet per
pervjetorin e shpalljes se Pavaresise se Kosoves..Ai theksoi se nente vjet me pare,
me 17 shkurt,2008 ne Prishtine,Parlamenti i Kosovës mbajti nje seance solemne,
me e rendesishmja per popullin e saj,ku te zgjedhurit e popullit ne menyre demokratike shpallen shtetin sovran dhe te pavarur te Kosovës.Ai theksoi se ne kete dite,ne kujtojme edhe flijimet e panumerta te deshmoreve tane pergjate
shekujve e dekadave,per te realizuar idealin e lirise dhe pavaresise se Kosoves.
NE kete dite,ne falenderojme me respektin me te madh SHBA,qe u rreshtuan per
te mbrojtur popullin tone nga forcat barbare Serbe.Ai gjithashtu falenderoi edhe
te gjitha ata veprimtare te Komunitetit shqiptaro -amerikan qe kane kontribuar
per ceshtjen shqiptare.Me pas ai ftoi ne skene kengetarin e mirenjohur te estrades muzikore shqiptare,Mehdin Pergjeqaj- Meda.Fillimisht ai i pershendeti
bashkeatdhetaret tane dhe i’u uroi diten e Pavaresise se Shtetit te ri te Kosovës.
Meda me zerin e tij te embel,melodic dhe karakteristik fitoi duartrokitje te zjarrta nga te pranishmit.,ku me se shumti dominuan kenget epike kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.Me pas Meda ftoi ne skene kengetaren e mirenjohur
Valbona Peraj e cila me nje ze te mrekullueshem beri per vete publikun shqiptaro -amerikan.Me kete rast dominuan kenget me titull “Gezuar Kosove Pavaresine,pastaj kenge kushtuar trimave dhe heronjeve te kombit tone.
Me pas performoi ne skene kengetarja e mirenjohur-Valbon Peraj ku dominuan kenget si : Shote Galica,fol shqip se je shqiptar,per ty Kosove etj.Te te gjitha kenget ishin te percjellur me mjafte mjeshtri nga orkestra muzikore ” Dukagjini”
Gjithashtu keto aktivitete i ka fiksuar ne aparatin e tij fotografik,fotografi I mirenjohur i Komunitetit tone,Eno Kola.Nderkaq sipas nje njoftimi ne rrejtin social-fejsbuk,edhe Shoqata kulturore shqiptaro – amerikane ” Shqipe e Arizones”
ka mbajtur nje koncert festiv kushtuar 9 vjetorit te Pavaresise se Kosoves me kengetaret, Silva Gunbardhi,Genta Ismaili dhe Lirije Dedvukaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: 9 vjetorin e Pavaresise, Arizona, Lulzim Mulliqi, shqiptaret fetsojne

Shqipëria dhe Kosova duhet ta shfrytëzojnë për mbarë luftën civile në Turqi

February 20, 2017 by dgreca

Shkruan: Mr.sc.Nue Oroshi/
 unnamed (2)
Rrethanat politike në botë tash po marrin kahje të ndryshme. Ardhja e Donald Trumpit në krye të Amerikës i ka forcuar forcat e djathta politike kudo në botë. Këto forca dalngadalë por të sigurta brenda katër apo pesë viteve do të jenë në Qeverisje në të shumtën e vendeve të botës. Në Turqi priten trazira të mëdha dhe të gjata deri në një luftë të gjatë civile e cila do të zgjasë vite të tëra. 
Kjo luftë civile do të bëjë që shumë firma perëndimore, siç janë firmat gjermane, angleze,amerikane dhe firmat tjera të mëdh, për shkaqe të sigurisë, do t’i tërheqin investimet e tyre, që kanë bërë në shtetinë turk. Kjo hapësirë duhet shfrytzuar nga ekspertët e ekonomisë por edhe politika në Shqipëri dhe Kosovë që ta përgaditë një teren të mirë që investimet e shteteve të fuqishme Evropiane dhe Amerikane ne pesë vjetët e ardhshme t’i kthejnë këta investitorë në Shqipëri dhe Kosovë, që të hapën filiale të ndryshme qoftë në prodhim apo edhe në mënyra tjera të investimeve.Politika e Shqipërisë si dhe ajo e Kosovës duhetë sa me pak të kenë kontakte me diplomacinë dhe politikën turke, në mënyrë që mos të ketë bartje të luftës civile nga Turqia në trojet Shqiptare.
Madje duhet filluar shumë shpejtë pastrimi i elementeve vehabiste,salafiste dhe gjihadiste në Trojet Shqiptare. Edhe në Trojet Shqiptare duhët sa ma shpejtë të formohët një Lëvizje politike e Djathtë me premisat e Donald Trumpit, që njëherë e përgjithmonë ta pastroj farën e felliqur e cila ka filluar ta helmoj rininë shqiptare. Fatkeqësisht kjo morde nuk i ka përfshi vetëm shqiptarët në viset shqiptare, por është përhapur edhe në perëndim.
Tani më përveç se individ kemi edhe grupe e shoqata në Diasporë të cilët kush më shumë e kush me pak janë duke i përkrahur politikën Talibaniste. Ndërkohë që në Gjermani janë formuar grupet kundër gjihadizmit,salafizmit dhe vehabizmit. Është bërë evidencimi i personave , grupeve dhe shoqatave të cilët janë duke kokëtuarë me personatë që janë prekur nga ky virus aziatikë. Dhe është gjë e natyrshme që këta persona të dënohen në bazë të ligjeve në fuqi të shtetitë Gjerman. Porë ajo që dhëmb më së shumti është se fatkeqësisht një grup shqiptarësh me mendësi aziatike po e hanë bukën dhe përmbysin kupën siç thotë një fjalë e vjetër popullore shqiptare. 
Ata me ndihmat e shtetit Gjerman dhe mundësitë që iu ka afru ky shtet kanë krijuar familje, iu është mundësuar shkollimi i fëmijëve dhe ata që kanë pasur talent edhe të vazhdojnë deri në përfundimin e studimeve ndërsa në anën tjetër e bëjnë lojën e djallit duke qenë në krahun e aziatizmit.Edhe Ambasadat tona e Shqipërisë dhe Kosovës duhet të kenë kujdes mos të bashkëpunojnë me grupet dhe shoqatatë e tilla në të kundërtën edhe ato do të jenë ne regjistrin e përkrahjës së grupeve radikale islamike që po veprojnë në Evropë.
E Shqiptari i shkretë në vend që të gjenë biblotekën, teatrin, operën, universitetin dhe shumë gjana të mbara që ofron kultura perëndimore, ai i gjenë “vëllëzërit aziatik”, që nuk kanë asgjë të përbashkët me kulturën e traditën shqiptare dhe shkon e bëhet mish për top në luftërat civile në mes të forcave politike arabe, që po i shkatrrojnë vendet e tyre. Ajo që me vretë më së shumti janë intelektualët shqiptarë, të cilët janë shumë të pakët që po e ngrisin zërin kundër këtij helmi aziatik. Pse heshtin intelektualët shqiptarë, dhe nuk e ngrisin zërin në këtë drejtim? Për hirë të brezave të rinjë që ata të rritën në qetësi dhe të jetojnë në paqë, për hirë të orjentimitë Evropianë të shqiptarëve intelektualët shqiptarë duhet që njëherë e përgjithmonë të ngrisin zërin kundër kësaj mendësie aziatike. Ndërsa politikanët zvarranikë ata duhet tërhequr zvarrë, nga politika përmes një lëvizje të djathtë politike e cila duhet përfshirë në të gjitha Trojet Shqiptare. Kjo lëvizje e djathtë politike në të gjitha Trojet Shqiptare pikësynim duhet të ketë Bashkimin e Trojeve Shqiptare në një shtet të përbashkët dhe orjentiminë e këtij shteti drejt botës perëndimore.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lufta civile ne Turqi, Mr.Sc. Nue Oroshi/ Shqipëria dhe Kosova

Veseli takoi kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta

February 20, 2017 by dgreca

unnamed

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka filluar sot vizitën zyrtare në Shqipëri, me pritjen që i rezervoi homologu i tij, Ilir Meta.Në këtë takim të ngrohtë e miqësor, të dy kryeparlamentarët biseduan për raportet e shkëlqyera që të dy vendet tashmë kanë shtrirë pothuajse në çdo sferë, ndërsa theksuan interesimin për të intensifikuar dhe thelluar më tej ato.Kryeparlamentari Veseli tha se vizita e tij në Shqipëri, menjëherë pas përvjetorit të nëntë të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka simbolikën e saj të falenderimit për mbështetjen e madhe të Shqipërisë ndaj shtetit të Kosovës.

Veseli tha se Kosova dhe Shqipëria kanë perspektivë dhe synime të qarta euro-atlantike. “Kosova mund të përfitojë përvoja të mira nga rrugëtimi i Shqipërisë në këtë proces”, theksoi kryetari Veseli.Kreu i Kuvendit të Kosovës tha se Kosova duhet të kryej obligimet e saj ndërkombëtare, ndërsa të gjithë përfaqësuesit politikë duhet të marrin përgjegjësitë e tyre.Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, theksoi se marrëdhëniet midis Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë, tashmë kanë hyrë në një nivel të ri bashkëpunimi.Ai shprehu edhe njëherë mbështetjen e parezervë të shtetit shqiptar për Kosovën në të gjitha rrafshet, ndërsa, në mënyrë të veçantë, në procesin e anëtarësimit të saj në organizata ndërkombëtare dhe zgjerimin e njohjes ndërkombëtare të pavarësisë.Meta theksoi mbështetjen e plotë për realizimin e Marrëveshjes së demarkacionit midis Kosovëss e Malit të Zi, proces ky, i cili, sipas kreu të Kuvendit të Shqipërisë, do të zhbllokonte procesin e liberalizimit të vizave për qyetarët e Kosovës dhe do t’i jepte hov të ri procesit të integrimit evropian të saj.Meta vlerësoi lart maturinë e institucioneve të Kosovës karshi provokimeve të fundit të Serbisë, ndërsa së bashku me kryetarin Veseli, shprehën edhe njëherë keqardhjen për ndalimin e Ramush Haradinajt në Francë.

Filed Under: Kronike

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2185
  • 2186
  • 2187
  • 2188
  • 2189
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT