• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Agim Xh. Dëshnica risjell në sofrën e Diellit përkthimet e kohës së Rinisë

February 14, 2017 by dgreca

POEZI TE ZGJEDHURA NGA POETET E MEDHEJ/

agim-deshnica

Perkth. në kohën e rinisë nga Agim Xh. Dëshnica/

George Gordon – Lord Byron*/

George_Gordon_Byron,_6th_Baron_Byron_by_Richard_Westall_(2)

AJO SHËTIT

NDËR BUKURI

-nga Meloditë Hebreje

 I

Ajo shëtit ndër bukuri,

Në natë pa re, me qiell ndër yje;

Në mug,  shkëlqim, çdo mirësi

Has pamjen e ato dy sy;

Me dritë të ngrohtë gjithë butësi,

Që Zoti heq nga ditë mërzije.

II

Rreze më pak, hije më tepër!

E brishta bukuri -pa emër!

Kreli zi, valëvitet lehtë,

A shdritje e këndshme mbi fytyrë,

Ku n shpesh shprehen mendimet qetë,

E pastër, e dashur, strehë e tyre

III

Nën vetull, në buzë dhe në faqe,

Sa ëmbëlsi shfreh fjalë e saj!

Buzagazi joshës, ngjyrat  përflakje,

Rrjedh ligjerim të mirash pa skaj!

Mendim i shtruar mbi gjithçka,

Zemra që dashuron s’ka faj!

 

 

 

Edgar Allan Poe/

edgar Poe

 

LIQENI

Në të rit e mi isha fatlum,

Kur shkoja shpesh diku,

Në liqen me kënaqësi,

Aq  i dashur me atë vetmi,

Me shkëmbinj të zinj breg më breg,

Pishat pirgje nga shtegu në shteg.

E kur nata mbulonte gjithçka,

Aty përqark e gjithkah

E hovshëm era misterioze

Frynte e shfrynte melodioze.

Ah! n’ato çaste, rrija zgjuar

Nga ai tmerr liqeni të vetmuar.

Por dridhma s’më shtinte aspak,

Ndieja veç ëndje të vakët,

Siç ndiej një thesar nën dhe,

Apo lajkën që përkëdhel,

Mësimin që s’mora vesh at’botë,

As të dashurisë edhe e ytja qoftë.

Vdekja dergjej mbi valët helm

Dhe një varr n’atë gji të thellë,

E dikujt që për ngushëllim,

Përpiqej me përfytyrim,

Në vetmi të krijonte një Eden,

Me shpirt në të mugtin liqen.

LORENZO  STECCHETTI*

Stecchetti

 

 

KUMBON NE RRUGE  NJE ORGANETE

Kumbon në rrugë një organetë,

dritare e hapur, mbrëmja sa ka ardhë

çohet mbi fusha e vjen te dhomëz e shkreë

aromë bujare, pranvere të bardhë.

S’e di përse më dridhen gjunjët sot,

s’e di përse më mbushen sytë lot.

 

Ja, kryet ula, mbi dorën time,

për ty, që je aq larg, bie në mendime.

VAU

Lum që zbret Bolonje gjithë shkëlqim,

Lum i pastër dritë, vjen e shkon i qetë

O lum i dashur, lum i vendit tim.

Ti më rrite,  të jem sot poet:

Kallmishteve mike në lulëzim,

Hijeve të fshehta me fresk në çdo breg,

Në blerimin e dendur, bukurinë,

Për herë të parë, njoha dashurinë.

Mbi të artën ranë në ato bregore

Me mërmërimë uji ikte ngadalë

E në va përmes rrjedhës shkumbore

Duhej të hidheshim në breg përballë.

 

Ajo këndonte e kënga gazmore

Shuhej diku në ultësira pastaj.

Flokartën e bukur, sa fort e doja.

T’i hapja zemrën, as mundja, as guxoja.

 

Ecnim krah për krah të lumturuar,

Me përkëdhelitë e ditës së re,

Të dy përmes heshtjes të harruar,

Nën hije rrapesh me kryet në re.

 

Nga veshje e saj e flokrat e praruar,

Përhapej erë lulesh gjithandej,

Erë nga shtati i hajthëm plot shëndet,

Që hyn në shpirt nga udhë e fshehtë.

 

Dhe ja, atje, buzës lumit në va,

Vrik na rrëmbeu po një mendim të dy,  

Të pavendosur u ndalëm një çast

Mes turpit e gazit në buzë, faqe e sy.

Ishim vetëm e askush nuk na pa,

Të skuqur flakë, u pamë sy më sy

E kur ujrat murmurinin më pranë,

Duhej të hidheshim në breg matanë.

 

Pasi mora zemër, eja, i thashë,

Në krahët e mi të të mbart përtej,

Ajo tha po, qeshi e drejt më pa.

Një ëndje të panjohur ndonjëherë,

Ndjeva teksa më përshkoi shtatin

Fjala u mek, gjuha ndër buzë u mpi,

Zemra hidhej e rrihte fort në gji.

U ula e çorapet hoqa mbi bar;

Ajo me sytë përdhe, unë vështroja.

E mora në krahë e eca në va,

Me vashën, që aq shumë e dashuroja!

E së fundmi u ndodha afër saj,

Në gjirin që dridhej, teksa e shtrëngoja,

E trembur, pëllumbeshë e rrallë,

E rrëmbyer, e mbartur nëpër zall.

E ç’ngjau më pas? E ndjeu me dridhtim

Uji pastër dritë, në rrjedhën e qetë,

Ti më i dashuri lum i vendit tim,

Ti që më rrite, të jem poet:

E dinë kallmishtet në lulëzim,

Hijet e freskia përtej në breg

Blerimi i dendur me gjithë bukurinë,

Ku për herë të parë, njoha dashurin

FJODOR  I. TJUTÇEV

FJODOR I. TJUTÇEV

 

———–

D E T I

Sa bukur nëpër natë, o det me valë!

Këtu-shkëlqim atje-në blu dhe terr!

Në dritë të hënës, posi qenie e gjallë,

Shfreh, vezullon, ecën e frymë merr.

Në pambarim, në hapësirë nget,

Lëvizje, dritë, gjëmë dhe shamatë,

Shkëlqim i zbehtë derdhet përmbi det…

Sa bukur-në shkretirë, nëpër natë.

 

O valë madhështore, o valë deti,

Kjo festë ç’është e për kë kremtojnë?

Suvalat sulen me rropamë e dritë,

Dhe yjet sipër, ndjejnë e vështrojnë.

 

Te ky shkëlqim e te kjo trazirë,

I humbur si në ëndërr, po qendroj,

Oh! në magjinë e tyre me sa dëshirë,

Të mundja, gjithë shpirtin të mbuloj.

———–

LI  BO   (701-762)/

PI  VETEM

li-bai

Mes lulesh vendosa poçen,

Kur nata ish e qetë.

Dhe shtruar nisa të pi verë

Pa mik i mbetur shkretë.

Të pinim bashkë i thirra hënës,

Në orë të mirë përmbi dhe,

I çova fjalë hijes sime

E tok u bëmë tre.

A mundet të pijë hëna,

Pyes unë për një çast,

Dhe hija ime, që s’më ndahet

E shpesh më qepet pas?

Me hënën, hijen pa nguruar,

Në natën me qeti,

Gjersa të vijë sërish pranvera

Të pinim rashë në ujdi.

Ia mora këngës, pas avazit,

Lëkundej hënë e artë.

Kërcej, kërcen dhe hija ime

Pa zhurmë dhe e gjatë.

Gëzuam çakërqejf, të tre,

U dehëm për bukuri.

E pasi paq u pimë u ndamë

Gjithkush në fat të tij.

I mbetur vetëm prapë,

më duhet t’endem nëpër jetë.

Gjersa të shihemi ndër yje,

te Kashtë e Kumtrit vetë…

***

VAN  VEJ  (  701-761)

 

NE NJE KASOLLE MALI

Në mes të jetës mbërrita e tani

Në heshtje të vërtetën po kërkoj.

Maleve Zhunan jetoj në shkretirë

E paqe e dëshiruar më pushtoi.

I vetëm shkoj shetis në male thellë,

Kur vjen më merr i ëmbli frymëzim.

Nuk paska qenë e kotë çdo trazirë,

Kujdesjet e dikurshme pa kuptim.

Shpeshherë atje mbi  rrëpirë,

Prej nga buron lumi shkumë e valë

Ndalem, e shoh  si ngrihen nga luginat

Të bardha borë retë palë, palë.

E rastësisht takohem me druvarin,

Me të ia nis bisedës zemërhapur.

 

Pa bëj shaka e qesh dhe s’merret vesh

Se ora e kthimit për shtëpi ka ardhur.

 

 

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Agim Xh Deshnica, NGA POETET E MEDHEJ, poezi te zgjedhura

Albania:vendi i ilirëve të lashtë…

February 14, 2017 by dgreca

Vendi i Ilirëve të lashte ka qenë pika e kontaktit në mes qytetërimeve/
 1-gezim-llojdia
Nga Gezim Llojdia/
 
1-Me hirin e ftohtè tè kujtimeve mund  tè mbulohen,tri pika kontakti.  Shqipëria e sotme ,thotë Sandro Caranzano te:” Albania:vendi i ilirëve të lashtë, ka luajtur një rol strategjik në kohët e lashta dhe ka qenë pika e kontaktit në mes qytetërimit ilir, grekë dhe romake. Durrësi, Apollonia, Butrinti, Finiqi, Bylisi dhe Shkodra kanë të fshehur një trashëgimi arkeologjike me vlerë të madhe ende të  panjohur.
Po sipa këtij artikulli thuhet se:”Rekord i vjetër i emrit të Shqipërisë është gjetur, megjithatë, tashmë  në një dokument historik të shkruar nga historiani bizantin Michael Attaleiates rreth shekullit të dhjetë. Para erës sonë,për sa i përket periudhës Së mëparshme, burimet e shkruara kanë  heshture prandaj është e përshtatshme për reagime nga arkeologjia.
Kemi disa teza që hedhartikullshkruesi  italian.Në territorin malor të Shqipërisë  gjatë periudhës së hekurit u pushtua nga fiset ilire etnike, ndërsa bregu detar dhe rrethina e tij ka qenë objekt i një kolonizimit progresiv dhe të ngadalshëm nga grekët,thotë ky autor.Sipas shumicës së arkeologëve, paraardhësit e shqiptarëve duhen kërkuar pikërisht midis fiseve aktuale  lashta Ilire, që populluan rajonin nga kohra e lashta.
2.-Cfarë i afron më shumë artikulshkresit italianë me të kaluarën e lasstë të vendit tonë?Faktori ryesor ka qenë se rrugët  gjeografike mes lindjes dhe perëndimit  kalonin përmes këtij territori.Kështu duke shqyrtuar edhe këtë autor që thotë:Nuk ka dyshim  të veçantë  se pozita gjeografike e Shqipërisë,  vendosur në mes të Lindjes dhe Perëndimit, dhe në mes të zonave të latinishtes dhe zona greko-folëse, ka ndikuar vendosmërisht ne  historinë e vendit. Dy përplasjet e mëdha si lufta midis Cezarit dhe Pompeut, dhe midis Oktavian, Antoni dhe Kleopatra u zhvillua, j çuditërisht, në det ngjitur me bregdetin aktual shqiptar.Historiani Appian i Aleksandrisë (shekulli i dytë AD) e përshkruan me hollësi të madhe zbarkimin e Cezarit dhe veteranëve të tij besnikë në Gjirin e Peleste dhe marshimet  e detyruar në male Acroceraun, gjatë natës, në një përpjekje për të marrë  anën  papritur Pompey  duke e rrethuar në Durrës. Shkëmbim i erdhi në Pharsalus në Maqedoni, ku Pompey u mund, dhe një turmë e madhe aristokratike me të dhe parimet orientale – kryesisht clientes  që u ishin bashkuar fraksionit të tij.Beteja e Actium mes Oktavianit dhe Mark Antonit u bë njëqind kilometra në jug të kufirit greko-shqiptar, por kjo pak rëndësi, sepse e tillë ka ekzistuar në antikitetit. Fitorja mbi Pompey, u paraqit në Romë si një fitore e kulturës romake kërcënuar nga teokracisë egjiptian të  Ptolemies.Rezultatet e këtyre përleshjeve ishin reflektime radikale në botën e lashtë, dhe shumë studiues janë të bindur në qoftë se rezultatet kanë qenë të ndryshme, bota në të cilën jetojmë nuk do të jetë e njëjtë.
3.-Më pas, Shqipëria ishte vendi i migrimeve  sllave, e gjeti veten edhe një herë në qendër të vëmendjes në mesjetë gjatë periudhës ethshëm pas rënies së Kostandinopojës në duart e Muslimit (1453). Giorgio Castriota Skënderbeu –  heroi kombëtar shqiptar – kujtohet për kundërshtimin në  përparimin drejt  perëndimit  të Portës së Lartë. Emri i tij është vendosur shpesh së bashku me atë të Huniadit të Hungarisë dhe të krerëve vllehe (Mbrojtja e mostrave krishterimit), dhe shqiptarët janë të bindur se roli i luajtur nga Ky lider është nënvlerësuar padrejtësisht nga publiku perëndimor.
4.Autorët e lashtë raportojnë emrat e komuniteteve të shumta ilire që jetonin në Shqipëri: më të rëndësishme ishin  në mesin e Tesprotët, të chaonians, e Taulantit,  Partini, të Amantini dhe Labeati.Ky citim i përket thotë S. Caranzano .Kjo nuk është e lehtë për të plotësoni një “hartë” të epokës së hekurit, sepse, luftërat dhe ngjarjet politike kanë  çuar në ndryshime të shpeshta të kufijve dhe disa komunitete kanë përfunduan duke u zhytur nga fqinjët e saj më të fuqishme,shprehet autori italian.
Në përgjithësi, mund të thuhet se zonat e brendshme malore, të pakontestuar nga prania e  fiseve ilire, ndërsa bregdeti është vizituar disa herë nga njerëzit shpesh të ardhur nga vende të largëta në kërkim të burimeve bujqësore dhe minerale ose, më thjesht, për të kryer tregti.

Filed Under: Kulture Tagged With: albania, Gezim Llojdia, të lashtë, vendi i ilirëve

Kosova Republikë- Dosje sekrete britanike 1981

February 13, 2017 by dgreca

“Kosova Republikë – dosje sekrete britanike 1981“, është libri më i ri i përgatitur nga studiuesi Bejtullah Destani dhe që së shpejti do të jetë në duart e lexuesve dhe studiuesve. Libri është hartur me materiale nga Arkivat Kombëtare Britanike dhe përfshin raporte të ambasadës britanike në Beograd mbi ngjarjet e trazuara në Kosovë më 1981.

1 bejtullah_destani_2 Libri është i një rëndësie të veçantë për historinë e Kosovës pasi hedh dritë mbi fakte të shumta të cilat tregojnë për situatën politik0-ekonomike në ish-Jugosllavi dhe arsyen e revoltës së shqiptarëve të Kosovës dhe Maqedonisë.Demostratat e ’81-shit filluan me revoltën e studentëve të Kosovës, të mbajtur në Prishtinë më 4 mars 1981 për kushte më të mira në mencën e studentëve në Prishtinë.

Ndërhyrja e shërbimit policor dhe arrestimi i një numri të madh të studentëve bëri që të shpërthejë demostrata e organizuar e studentëve më 11 mars e cila u shtyp me dhunë dhe përsëri u paraburgosën studentë të shumtë.

Me këtë fillon edhe zinxhiri i demostratave të 81-ës, ku punëtorët mblidhen në tubime dhe kërkojnë lirimin e bijve të Kosovës të ndaluar me dhunë nga policia. Edhe këto tubime të cilat u quajtën Demostratat e Punëtorëve u shtypën me dhunë nga organet policore shtetërore. Po kështu shteti nuk mënoi të dërgonte për “stabilizimin e situatës” as forcat militare ushtarake. Gjëndja vazhdoi të tensionohet dhe pas dy muajve në Kosovë u shpall gjendja e jashtzakonëshme e cila u pasua me Shterrethim.

Charles Crawford, nëpunës i informacionit pranë ambasadës Britanike në Beograd, duke i përshkruar këto trazira shkruan më 15 korrik 1981:-

“Në letrën që ju kam dërguar më 10 qershor, paragrafët 4-8, bëjnë fjalë për Universitetin e trazuar të Prishtinës. Politika e 17 qershorit njoftoi se është emëruar një rektor të ri (dr. Minir Dusi). Gjithashtu u caktuan dy pro-rektorë të rinj, një serb dhe një shqiptar,; serbi u zgjodh unanimisht edhe pse ai në mënyrë të “pasukseshme” e kishte “lutur” Këshillin e Universitetit që për arsye shëndetësore të mos e paraqiste kandidaturën e tij”.

Krerët e Beogradit u munduan të manipulonin faktet duke u përpjekur ta paraqisnin gjendjen e krijuar si makinacion politik të drejtuar nga Tirana zyrtare dhe ndërhyrje në punët e brendëshme të Jugosllavisë dhe jo si rebelim i vetë shqiptarëve të Kosovës. Në raportet e nxjerra nga arkivat britanike, hidhet dritë mbi këto fakte. Ato qartësojnë situatën politike të kohës në ish-Jugosllavi si dhe arsyet e rebelimit të popullsisë duke mohuar influencën e politikave të jashtme në këtë çështje. Sipas raporteve, kosovarët donin republikën e tyre si një prelud për realizimin e ëndrrës së tyre të “Shqipërisë së madhe”.

Raporti i ambasadës britanike i datës 1 korrik 1981 misur nga Beogradi thekson:-

“Një “bombë” misterioze që shpërtheu në Ambasadën Jugosllave në Tiranë më 23 maj ka shënuar një përkeqësim të mëtejshëm të marrëdhënieve, ashtu si edhe akuzat nga ana e jugosllavëve për përfshirjen personale të ambasadorit shqiptar në aktivitetet subversive në Kosovë, p.sh. organizimin e paligjshëm të “troikas”. Polemika publike vazhdon pa ndërprerë, me shqiptarët që japin arsyetime historike për vendosjen e statusit të republikës për Kosovën, dhe jugosllavët që publikojnë aspektet më të këqija të jetës në Shqipëri, veçanërisht në atë se si ndikon kjo tek pakicat maqedonase dhe malazeze në atë vend. Jugosllavët vazhdojnë të akuzojnë shqiptarët për ndërhyrje flagarante në punët e tyre të brendshme, dhe lënë të kuptohet për ndikime të tjera të jashtme në ngjarjet e Kosovës. Sigurisht, siç thonë jugosllavët, Tirana ka përdorur efektivisht marrëdhëniet kulturore dhe edukative për të nxitur nacionalizmin shqiptar në Kosovë. Por Beogradi nuk ka dhënë ende asnjë provë të bazuar të aktivitetit subversiv të drejtuar nga Tirana. Po kështu ata nuk kanë lejuar që situata të përkeqësohet deri në masën e prishjes apo të pezullimit të marrëdhënieve me Shqipërinë.  Në vend të kësaj, ata kanë marrë një sërë masash praktike, p.sh. pezullimin e marrëveshjeve kulturore midis Kosovës dhe Shqipërisë apo rritjen e radio transmetuesit të Prishtinës në përpjekje për t’iu kundërvënë ndikimit ideologjik të Tiranës mbi Krahinë.

Linja zyrtare e paraqitur në nivelin më të lartë federal është se Jugosllavia vazhdon të kërkojë marrëdhënie të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimin me Shqipërinë, por tani e tutje në aspektin e barazisë dhe reciprocitetit të rreptë. Të gjitha marrëveshjet e ardhshme me Shqipërinë do të bëhet në nivel Federal, d.m.th. në nivelin ndërshtetëror dhe jo nëpërmjet protokolleve të negociura lokalisht”.

Sipas diplomatëve britanikë shkaqet e trazirave ndërmjet shqitarëve kanë ardhur jo për arsye politike të implenjimit të qarqeve të Tiranës zyrtare por për shumë arsye të problemeve të politikës së brendëshme dhe atyre ekonomike.

Gjithmonë sipas raporteve gjejmë se:- “Beogradi ishte paralajmëruar nga [Edvard ]Kardelj në vitin 1977 se situata politike dhe ekonomike në Kosovë ishte e mjerueshme dhe se po përgatitej një kundër-revolucion. Megjithatë, Beogradi zgjodhi ta hedhë poshtë vlerësimin e tij, me sa duket për të shmangur provokimin e një konfrontimi me shqiptarët kosovarë duke ndërhyrë në punët e tyre të brendshme”.

Në një raport të përgatitur nga Miller më 1 qershor 1981 theksohet mendimi i klasës intelektuale jugosllave dhe pikërisht i një grupi juristësh të së drejtës kushtetuese jugosllave të cilët disa vite para shpërthimit të kryengritjeve kishin paraqitur gjithashtu një raport mbi qëndrimin e tyre ndaj çështjes kosovare. Ata mendonin se pozita kushtetuese e Kosovës ishte e papërshtatëshme. Raporti vinte në pah rreziqet të cilat mund të haseshin në të ardhmen nëse Kushtetuta e Serbisë dhe e Kosovës nuk amendoheshin për të marrë parasysh anomalitë e dukshme dhe për t’i bërë ato më të pajtueshme me njëra-tjetrën. Raporti u hodh poshtë nga autoritetet Federale dhe juristëve u tha të mbyllnin gojën dhe të merreshin me detyrën e tyre (d.m.th. pozitën e shteteve në Federatë dhe jo vetë Jugosllavinë).

Ja çfarë thuhet në raport:-

“Kosova: Pozita Kushtetuese

  1. Në një darkë me z. dhe znj Raudenbush të Ambasadës së SHBA më 12 qershor, takova një avokat të së drejtës kushtetuese nga Universiteti i Beogradit, Dr Vladimir Kilibarda, i cili është specializuar në kushtetutat e shteteve federale. Dr Kilibarda ka studiuar në Shtetet e Bashkuara (kështu që flet shkëlqyeshëm gjuhën angleze) dhe besoj e ka përfunduar doktoratën në Universitetin e Stanfordit. Ai është një mik i ngushtë (edhe pse të paktën dhjetë vjet më i ri) dhe partner në lojën e tenisit me Dr Gjurisiç. Ai ka lindur në Pejë.
  2. Dr Kilibarda u shpreh në mënyrë tepër interesante dhe shumë të hapur mbi pozitën kushtetuese të Kosovës, të cilën ai e përshkroi si “të papërshtatshme”. Ai më tha se tre apo katër vite më parë, ai dhe disa kolegë të cilët ishin juristë të së drejtës kushtetuese, kishin paraqitur një artikull lidhur me qëndrimin e tyre mbi Kosovën, i cili vinte në pah rreziqet të cilat mund të haseshin në të ardhmen nëse Kushtetuta e Serbisë dhe e Kosovës nuk amendoheshin për të marrë parasysh anomalitë e dukshme dhe për t’i bërë ato më të pajtueshme me njëra-tjetrën. Ky artikull u refuzua nga autoritetet Federale dhe juristëve u tha të mbanin gojën mbyllur dhe të merreshin me punët e tyre (d.m.th. pozitën e shteteve në Federatë dhe jo Jugosllavinë).
  3. Sipas Dr Kilibarda pozicioni aktual i Kosovës tani është i pashpresë. Situata është përkeqësuar së tepërmi dhe është tepër vonë për amendimet e duhura kushtetuese pasi në çdo rast, autoritetet federale i kanë përjashtuar ato në mënyrë specifike. Trazirat e tanishme vetëm mund të mbahen nën kontroll por ato nuk mund të eliminohen plotësisht, dhe ato do të bëhen një faktor gjithnjë e më shqetësues në jetën e Federatës Jugosllave.
  4. Dr Kilibarda u shpreh se formula “Republika e Kosovës”, pavarësisht faktit që është tepër e papëlqyeshme nga serbët, është e vetmja formulë logjike sipas ligjit ndërkombëtar. Fjalimet e Titos dhe referencat e paqarta për “plebishite” dhe Aktin Final të Helsinkit, nuk ishin të mjaftueshme. Por Jugosllavia do të duhet të jetojë me kontradiktat e Kosovës, pasi në fund të fundit ishte në rrezik integriteti i Federatës dhe kjo natyrisht, si ne dhe shtetet e tjera perëndimore që e kishin dalluar diçka të tillë, ishte e një rëndësie të madhe si për Jugosllavinë ashtu dhe për pjesën tjetër të Evropës.
  5. Dr Kilibarda këmbëngulte në qëndrimin e tij se pas parullës “Kosova-Republikë” nuk ishin makinacionet e Tiranës, Moskës apo ndonjë kryeqytet tjetër të huaj, por vetë ato të shqiptarëve të Kosovës. Ishte një rast i irredentizmit të Prishtinës që nuk drejtohej nga Tirana. Kosovarët donin republikën e tyre si një prelud për realizimin e ëndrrës së tyre të “Shqipërisë së madhe”. Kjo do të thotë vendosjen e nocionit të tyre për shtetin shqiptar dhe rendin shoqëror në Shqipëri të cilat ata duan ta transformojnë nga aspekti social, ekonomik dhe politik pas largimit të Hoxhës. Nëse trazirat në Kosovë arrijnë ta përshpejtojnë këtë gjë, nga pikëpamja e kosovarëve do të qe edhe më mirë. Dr Kilibarda vuri në dukje se shumë pak prej parullave ishin në fakt “pro-Hoxhës” pasi ato ishin thjesht pro-shqiptare. Por natyrisht autoritetet federale e kanë paraqitur gjendjen nën një këndvështrim krejtësisht të ndryshëm, d.m.th., që demonstruesit me sa duket duan ti bashkohen Shqipërisë në gjendjen që është tani ose të imponojnë stalinizmin në vendin e tyre (që vështirë të besohet).
  6. Kur i thashë se për atë që më kishte thënë mund të kuptohej pjesërisht edhe nga një studim i ngushtë i shtypit jugosllav (pas mungesës fillestare të informacionit në lidhje me atë që kishte ndodhur në Kosovë për shumë vite), Dr Kilibarda u shpreh se ishte dakord. Ai tha se shtypi tashmë është duke luajtur një rol shumë pozitiv në informimin e njerëzve mbi rreziqet e situatës, e cila ishte me të vërtetë e rëndë. Kjo nuk ishte diçka që i pëlqente të gjithëve në Beograd apo Prishtinë. Ajo ka treguar në fakt se si shtypi është zhvilluar në një “forcë politike” në Jugosllavi dhe ishte gjithnjë e më e vështirë, pas vdekjes se Titos, për ta heshtur atë. Shumica e gazetave me reputacion në ditët e sotme e shikonin rolin e tyre të investigimit si më të rëndësishëm se roli i informimit të publikut Jugosllav në lidhje me çfarë po ndodhte.
  7. Si federalist që është Dr Kilibarda ishte qartësisht në favor të forcimit të makinerisë Federale dhe kundër çdo transferimi të mëtejshëm të pushtetit politik në kryeqytetet e republikave. Këtu Kosova kishte dhënë një mësim të vlefshëm. Nëse pushteti politik do të ishte më i përqendruar në Beograd, ngjarjet në Kosovë mund të ishin zbuluar shumë më herët dhe situata aktuale ndoshta do të ishte shmangur. Ai pohoi se qëndrimi i tij nuk ishte i pranueshëm nga të gjithë (ai vetë nuk kishte mendim të tillë disa vjet më parë), por të paktën një rikthim i kufizuar i centralizimit do të ishte i nevojshëm për stabilitetin e Jugosllavisë në të dy aspektet si politik ashtu edhe ekonomik. Ai tha se [Veselin] Đuranović , të cilin ai e admironte, duhet që si kryeministër i Federatës të ketë kompetenca shumë më të gjera dhe jo vetëm të një natyre ekzekutive”.

Sipas një raporti tjetër të përgatitur më datë 15 korrik 1981, nga nëpunësi i informacionit Charles Crawford thuhet se trazirat kishin kapërcyer kufijtë e Krahinës së Kosovës. Ato kishin përfshirë edhe rajonë të tjera shqiptare në Jugosllavi, veçanërisht në Maqedoninë Perëndimore. Raporti në fjalë thekson se:-

“Aktiviteti nacionalist shqiptar vazhdon në Maqedoninë Perëndimore, edhe pse ajo ka marrë formën e broshurave, bojkoteve shkollore dhe, në një shkallë më të vogël por të përhapura janë çrregullimet serioze në publik. Në Kosovë, masa do të merren kundër kreut të TV Prishtinës i cili është përfshirë në një incident armiqësor. Në Ferizaj gjendja e sigurisë mbetet e “komplikuar” dhe në Universitetin e Prishtinës janë emëruar një rektor dhe dy pro-rektorët e rinj. Ekonomia e Kosovës është në krizë.

Gazeta Politika pasqyroi, ndërmjet datave 2 dhe 13 korrik, raporte të shumta të manifestimeve të nacionalizmit shqiptar në pjesë të ndryshme të Maqedonisë Perëndimore. … Ajo kishte zbuluar se 26 persona të dënuar për pjesëmarrje në demonstrata në vitin 1968 kishin rifituar vende pune në sferën e arsimit; në të vërtetë disa ishin bashkuar me Partinë. U zbulua gjithashtu se në vitet e fundit pothuajse 10.000 shqiptarë ishin shpërngulur nga Kosova dhe ishin vendosur në rajonin e Tetovës. Gjatë natës së 8/9 korrikut rrugët e Tetovës ishin “barikaduar” dhe aty shkruhej se shqiptarët në Jugosllavi nuk kishin të drejta. Ndërkohë, në Gostivar u shfaqën slogane nacionaliste. Në Kërçovë shkollat u bojkotuan për 23 ditë. Në fshatin Greshnicë një foto e Titos ishte grisur dy herë. Kërcënime janë bërë ndaj zyrtarëve lokalë (duke përfshirë disa shqiptarë) të angazhuar në veprimtari anti-nacionaliste.

Siç raporton Politika më 6 korrik, situata në qytetin e Ferizajt dhe përreth tij është ende “e komplikuar”, pavarësisht nga fakti se janë identifikuar 400 pjesëmarrës në demostratat armiqësore. Në një takim të konferencës lokale komunale ankesa, tashmë të ditura, janë bërë për faktin se “diferencimi” po ecën ngadalë dhe pa rezultat. “Kjo situatë është shkaktuar nga sjelljet liberale dhe oportuniste”- tha një anëtar i presidiumit të Lidhjes Komuniste të Kosovës, duke shtuar se:- “ne të gjithë jemi fajtorë për atë që po ndodh”.

Trazirat e brendëshme në vend patën një impakt negativ në ekonominë e vetë Krahinës Autonome të Kosovës që edhe para tyre ishte ne gjendje të mjeruar. Në raportet e dala nga ambasada Britanike mbi impaktin e trazirave mbi ekonominë theksohet:-

“Raportet se sa, në mos e gjitha, ekonomia e Kosovës është ndikuar nga trazirat kanë qenë kontradiktore, por më 14 korrik Politika raportoi se Presidenca e Kosovës dhe presidenca e Lidhjes Komuniste të Kosovës (LKK) kishte marrë në shqyrtim pozitën ekonomike e Krahinës dhe e gjeti atë “kryesisht të pakënaqshme”. Synimet e vendosura për zhvillimin e Kosovës në vitin 1981 nuk janë përmbushur gjë që e bën gjendjen ekonomike “shumë të komplikuar”. Pengesa në të gjitha fushat kanë spikatur veçanërisht në periudhën pas demostratave. Është ngritur një grup pune për të përgatitur një raport të problemeve për mbledhjen e ardhshme të presidencës së LKK”.

Duke përshkruan situatën më tej, raportet venë në dukje se:-

“Situata politike po qetësohet shumë ngadalë. Programi i veprimit i shpallur nga Presidenca e Kosovës, e cila i kërkon Partisë dhe organizatave të tjera të spastrojë ata që morën pjesë në demostratat apo mbështetën nacionalistët, po zbatohet me vështirësi. Shtypi raportoi shembuj të shumtë të rezistencës aktive dhe pasive, që variojnë nga refuzimi për t’iu bindur direktivave të Partisë, nëpërmjet shmangies flagrante të përgjegjësisë nga ana e Partisë dhe zyrtarëve komunal, deri në në dorëheqjen e vonuar dhe shumë ngurrese të një pjese të figurave kryesore në udhëheqje dhe në Universitet”.

Megjithatë, trazirat e brendëshme në Jugosllavi morën një dimension ndërkombëtar. Raportet theksojnë se nuk ka dëshmi të përfshirjes sovjetike në këto trazira. Lidhur me këtë ambasadori britanik në Beograd, Edwin Bolland, në një letër drejtuar Sekretatir të Shtetit për çështjet e jashtme dhe të Commonëealth shkruan:-

“… Grličkov, anëtar i Kryesisë së Lidhjes së Komunistëve, në një bisedë me mua më 6 prill, pohoi shprehimisht mospërfshirjen e Moskës në këto trazira. Përfshirja e Shqipërisë, edhe pse mohohet zyrtarisht në Tiranë dhe nuk e pranohet haptazi në Beograd, është e mundur. Sigurisht tundimi për të ndërhyrë duhet të jetë i fortë, kur përtej kufirit jetojnë gjysma e numrit të shqiptarëve etnikë që janë në Shqipëri. Gjithashtu Tirana bëri të qartë në një artikull me fjalë të forta në gazetën “Zëri i Popullit”, më 8 prill, që e vuri Jugosllavinë në vështirësi, se Shqipëria kishte të njëjtën të drejtë si Jugosllavia apo ndonjë vend tjetër për të mbrojtur pakicat e veta kombëtare. Për më tepër, ambasadori shqiptar këtu nuk e fsheh pakënaqësinë e vendit të tij lidhur me kufijtë e tanishëm me Jugosllavinë. Por, udhëheqës të ndryshëm jugosllavë kanë vënë në dukje se stabiliteti në Kosovë është po aq në interes të Shqipërinë saç është në interes të Jugosllavisë. Ata mund të kenë shtuar se kjo aplikohet veçanërisht pasi Enver Hoxha po i afrohet fundit të mbretërimit të tij, kur mund të zhvillohet një luftë për pushtet. … Ka disa prova për përfshirje në demostrata të kosovarëve që kthehen nga jashtë të cilët mund të kenë qënë në kontakt me protestat e emigrantëve në pjesë të ndryshme të Evropës dhe të Shteteve të Bashkuara, duke treguar, të paktën, mbështetje morale për demostruesit e Kosovës”.

Ambasadori Bolland në raportin e tij vazhdon:-

“Ngjarjet në Kosovë qenë si një paralajmërim i ashpër për udhëheqjen jugosllave ndërkohë që ajo përfundoi vitin e parë të pushtetit  pa Titon. Megjithatë, ata zbuluan se kjo nuk është një gjendje e re por, më tepër është një problem tipik të cilin, me gjithë autoritetin dhe karizmën e tij, as Tito nuk kishte qenë në gjendje për të zgjidhur. Ata e pranojnë faktin se as udhëheqësit aktuale nuk janë në gjendje ta zgjidhin. …

Shtrohet pyetja:- A ndikojnë ngjarjet në Kosovë tek ne? Ato ndikojnë deri në masën sa autoritetet jugosllave mund të pritet të tregojnë një shqetësim në rritje për unitetin dhe integritetin territorial të tyre, dhe si pasojë një ndjeshmëri më të mprehtë ndaj nacionalizmit si një forcë shkatërruese, më veçanërisht siç shprehet në aktivitetet e emigrantëve apo fqinjët të tyre. Ne mund të bëjmë fare pak për të përmbushur kërkesat jugosllave për të ndaluar emigrantët e tyre armiq dhe veç kësaj nuk kemi ndërmend të përfshihemi në konfliktet lokale të Ballkanit. Por, me deklaratën e fortë të vitit të kaluar mbi vlerat e vendosjes së pavarësisë dhe integritetit në vendin e tyre, kryeministri i dha shumë kënaqësi në jugosllavëve. Vizita e ardhshme e Sekretarit të Jashtëm, z Vrhovec, në Londër, në qershor, do të na japë edhe një tjetër mundësi për ta riafirmuar këtë mbështetje”.

Duke shfletuar raportet kupton se politika britanike që më 1981 i ka paraparë problemet e pasigurisë dhe të mosstabilitetit në Kosovë dhe më gjerë për periudhën në vazhdim. Kështu, në një raport të përgatitur nga britanikët thuhet:-

“Kosova ka pasur efekte pozitive dhe negative. Parë në afat të shkurtër, stabiliteti do të vendoset edhe pse mund të priten shpërthime sporadike. Qetësia e Jugosllavisë së pas Titos është tronditur shumë dhe e parë në afat më të gjatë situata është e pasigurt”.

Këto dhe shumë të tjera tregohen qartë nga raportet britanike të përfshira në librin “Kosova Republikë – dosje sekrete britanike 1981” i cili do të jetë së shpejti në duart e lexuesve.

Filed Under: Analiza Tagged With: - Dosje sekrete, Bejtullah Destani, britanike 1981, Kosova Republikë

SERBIA PO SHTON ARMATIMET NGA RUSIA

February 13, 2017 by dgreca

Përgatiti per Diellin: Gjon Kadeli/1-Kadeli-160x300-1Beograd, Ministri i mbrojtjes i Serbisë Zoran Gjorgjeviç tha mbas kthimit te tij nga nji vizite në Moskë, se vendi i tij dot furnizohet me gjashtë aeroplan luftarak te tipit Mig -29  nga Rusia.
Gjorgjeviç tha gjithashtu se Rusia do te dergojë në Serbi ekspertë par t’i pajisun aeroplanat në fjalë me aparatura moderne. Shtimi i armatimeve nga ana e Serbisë ka shkaktue nji shqetsim të madh në Ballkan, i cili u përshkue nga nji luftë e përgjakeshme që u zhvillue
gjatë viteve 1990, gjatë të cilës u vranë ma shumë se 110000 njerës, u plagosën me qinda mija të tjerë, dhe me miliona mbeten pa shtëpi.
Serbia, zyrtarisht ka ba përpjekje për t’u antarsue në Bashkimin Europian, por si dhjedhim i presionit të ushtruem nga Kremlini, në mënyre të dukeshme po anon ndaj Moskës, e cila ka per qellim që Serbia të mos bahet anëtare e NATO-s as anëtare e institucioneve të tjera Perendimore.

American Thinker

Filed Under: Komente Tagged With: armatoset nga Rusia, Gjon kadeli, Serbia

Diktatura mposhtet kur populli e mposht friken

February 13, 2017 by dgreca

Disa thenie te urta nga Sadik Elshani/

  • Diktaturat e gezojne nje jetegjatesi, po aq sa edhe frika e popullit. Kur populli e mposht friken, e mposht edhe diktaturen.
  • Sa me e bute toka, aq me thelle shkon lopata. Sa me shume ta ulesh kurrizin, aq me rend te shkel i ligu.
  • Sa me frikacak e sa me i pasigurt diktatori, aq me e eger eshte diktatura.
  • Dikushat flasin me vepra, askusha bejne zhurme me fjale te kota si enet e zbrazeta.
  • Ai qe e kritikon te vdekurin, kur ka patur mundesi ta beje kete ne te gjalle te tij, tregon se ai vete eshte i vdekur moralisht.
  • Trimat e vonuar tregojne ligesine e tyre.
  • Pas çdo Don Kishoti qendron nje Sanço Panç
  • Çdo Don Kishot e ndien nevojen per nje Sanço Panç
  • Ngado qe te shkosh, atdheun, vendlindjen gjithmone merre me vete dhe mbaje thelle ne zemer.
  • Mjeku t’i sheron plaget, arti ta sheron, fisnikeron shpirtin.
  • Te eturit per uje, jepi uje, ndersa te eturit per pushtet kurre mos i jep pushtet.
  • Me trego kur zgjohesh ne mengjes, te tregoj se a je i suksesshem apo jo. Njerezit e suksesshem zakonisht zgjohen heret.
  • Kurre mos ia fillo nje pune te ciles nuk ia sheh fundin.
  • Njerezit qe kane deshtuar ne jete e me ambicje te semura, duhet mbajtur larg pushtetit, sepse ata kurre nuk mund te behen pushtetare te mire, por vetem sundimtare te keqinj.
  • Edhe populli duarthate ka fuqi, por dikush duhet t’i prije atij.

Filadelfia, 12 shkurt, 2017

Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Kulture Tagged With: Sadik Elshani, thenie te urta

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2196
  • 2197
  • 2198
  • 2199
  • 2200
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT