• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Treni shovenist ruso –serbë dhe politika e shteteve perëndimore?!

January 15, 2017 by dgreca

Vështrim/

Nga Skënder MULLIQI/

U kthye  mbrapa  treni ruso- serb më do udhëtarë që Zoti e di qka ishte puna e tyre sigurisht njerëz të sherbimeve sekrete , të cilët morën një aventurë ndoshta  më shumë mediatike e që do ta tregoi koha . Kjo aventurë  e Serbisë dhe e Rusisë nuk është asgjë e re për shqiptarët e Kosovës. Tashmë jemi mësuar që shumë vite më provokimet serbe në veri për destabilizimin  e Kosovës. Edhe në disa shkrime në kohën e fundit e kam theksuar faktin e ofenzivës  politike të Putinit  dhe Vuqiqit  në Ballkan . Të gjitha provokimet tjera për mua kan qenë shumë më të rrezikshme se provokimi i fundit më tren i mbular më ikonografinë  e cetnikizmit serbë në pushtet. Nese vërtetë ka pasur diqka serioze në gjithë  këtë lojë të re serbo -ruso , ishte më duket mua vëtem një matje e impulsit së pari të Amerikës e cila në krye më Obamën shumë i lëshoj pe hegjemonizmit rusomadh në Lindje të Mesme(Siri) dhe i lëshoi pe  më rastin e aneksimit të Krimës dhe  të Gjeorgjisë. Kur në krye të Amerikës po vjen i pa parashikuari në politikë,  Donald Tramp, sigurisht së rusët të cilët po mundohen që ta bëjnë Trampin ashtu të thëm mik më zor, me duket së veq u ka hy frika në palc. Trenin serbë e ndali nese dojmë të bëhemi serioz në politikë bashkësia ndërkombëtare duke mos e lejuar edhe njëherë tjetër talljen ruso- serbe në shpinë të BE-së dhe Amerikës. Ishte bërë mjaftë më më matje të pulsit të shteteve të BE-së dhe Amerikës nga aventurat  e parreshtura  të diktatorit, Vlladimir Putin dhe Serbisë ne veri.  NATO dhe BE  sigurisht së nuk  janë tiger prej kartoni  që të frikësohen   nga nje aventurë më tren të qetnikut Vuqiq . Të lejohet një aventurë e tillë e  serbëve të pa besë  vështirë  të mendohet  . Kjo aventurë  ishte tepër sipërfaqësore  për politikën  serioze  botërore. Sido që të jetë çdo respekt për mobilizim të foracave të rendit të Kosovës   . Gjithë ai investim i bërë në Kosovë nga bashkësia ndërkombëtare nuk lejohet të  vihet në pëshore më trena të tillë të vizatuar me ikonografi shoveniste serbe. Si duket ne shqiptarëve më shumë na udhëheqin emocionet së sa bërja politikës serioze dhe  pragmatike . Secili nga udhëheqësit shtetëror do të vrapojnë që këtë sukses tia atribuojnë në një mënyrë ose tjetër vetit, e që në fakt është  krejt ndryshe. NATO ishte aty dhe nuk kishte asnjë rrezik që treni qesharak serb të futët në Kosovë . Presidenti i PDK dhe LDK –së, Hashim  Thaqi doli më deklaratë së treni nuk bënë të lejohet të futën në Kosovë. Unë e thëm së sa për Thaqin treni nuk do të ishte ndalur  . Në qershor të vitit  2014, kur Hashim Thaçi ishte kryeministër, 100 forca speciale serbe ishin futur në veri të Mitrovicës . Forcat tona  policore në kufi  u kthyen më një polic të vrarë dhe u kthyen më bisht nën shalë.  Puna e ndalimit të trenit është punë ekskluzive nese thirremi ne organe, e Ministrisë së Punëve të Mbrendshme , dmth punë e Qeverisë së Kosovës , e jo kompetencë e kryetarit . Thaçi me duket mua e shfrytëzoi  rastin  per të  bërë më shumë   fushatë elektorale  karshi  PDK-së në krizë të thellë.  Duket ashiqare së ky koalicion është lëkundur shumë më ngjarjet jo të mira politike që ndodhën në kohën e fundit, dhe më krizën e pafundshme ekonomike .Ndalimi i trenit serbë mund të  shikohet edhe nga ky kënd ,për tia shpëtuar sado pak fytyrën faktori ndërkombëtar  kësaj qeverie  të kolapsuar .Deklarata e kryeministrit serb, Aleksandar  Vuqiq së “shqiptarët mos të provojnë  më  i sulmuar më armë serbët në Kosovë dhe Metohi , sepse Serbia këtë  gjë nuk do ta lejon” , është deklaratë provokuese , kur dihet së veprimet e pushtetit të Beogradit zyrtar  janë duke e rrezikuar të ardhmën  e minoritetit serbë në Kosovë. Dhe, së provokime për luftë gjithnjë po vijnë nga Beogradi zyrtarë i cili nuk po e pranon realitetin  e krijuar pas luftës . Sa më parë që  shovenisti Vuqiq e pranon pavarësinë e Kosovës aq më mirë do të jetë për minoritetin serbë. Ku jemi të planet gjeostrategjike dhe gjeopolitike  ne botë ,  edhe stacionimi i forcave ushtarake amerikane në Poloni  e ka domethënjën e caktuar në këtë kohë të  krizës  globale  …Nuk do të lejohet një destabilizim i ri apo aventurë ushtarake  e re si duket   nga Amerika në këtë pjesë të Ballkanit. Kjo u nënkuptua edhe nga deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delavi   më rastin prononcimit  të tij lidhur më  trenin  ruso -serb…

Filed Under: Komente Tagged With: shteteve perëndimore?!, Skender Mulliqi, Treni shovenist ruso –serbë dhe politika e

Zgjohuni shqiptare: Pavaresia e Kosoves eshte ne rrezik!

January 15, 2017 by dgreca

Serbia nuk e dine kur eshte mjaft: Sot treni, neser tanket e autoblindat/

1 Sadik-Elshani

Nga Sadik ELSHANI/USA/*

Ka kohe qe ne drejtim te Kosoves jane duke lundruar re te zeza, por koheve te fundit keto re jane bere me te dendura, edhe me te zeza, me kercenuese qe po paralajmerojne ardhjen e nje furtune te tmerrshme per popullin tone. Jane re intrtigash e provokimesh qe jane duke e cenuar dhe rrezikuar pavaresine e shtetit te Kosoves. Te behemi gati e te mos ia hapim deren kesaj furtune.Para disa diteve, zoti Ramush Haradinaj, deputet i Kuvendit te Kosoves dhe kryetar i partise Aleanca per Ardhmerine e Kosoves u arrestua ne France, bazuar ne nje urdher-arrest te leshuar nga Serbia ne vitin 2004. Ky ishte nje akt i papranueshem, nje njolle e zeze ne sistemin e drejtesise se Frances, njeheresh edhe nje shuplake, goditje e rende per shtetin e Kosoves. Tani zoti Haradinaj eshte i liruar nga paraburgimi, por ai ende ne njefare menyre eshte i burgosur derisa nuk lejohet te kthehet ne Kosove. Zoti Haradinaj nuk i iku drejtesise, por si burrat u ballafaqua me drejtesine ne Gjykaten Nderkombetare te Hages dhe doli i pafashem. Ky veprim i pamatur i organeve franceze eshte edhe nje mosperfillje e kesaj Gjykate Nderkombetare, pjese e se ciles eshte edhe Franca. Pajtohet apo nuk pajtohet dikush me qendrimet politike te zotit Haradinaj, veprimet e tij , kjo ne kete cast nuk ka rendesi, sepse kjo ngjarje e papritur ka te beje me tere Kosoven, gjithe shqiptaret. Ndersa udheheqesit tane, institucionet tona u sollen si te hutuara, te paorganizuara e te percara, deshtuan te dalin me nje resolute te perbashket ne Kuvendin e Kosoves. Madje sikur ndihej nje pershtypje, sikur dikush i gezohej arrestimit te zotit Haradinaj. Qendroni te bashkuar e mos i ferkoni duart se, sot i ka ndodhur zotit Haradinaj, neser mund te ndodh e ty.

Gjate gjithe konfliktit te pergjakshem te viteve te 90-ta te shekullit te kaluar ne teritorin e ish Jugosllavise, bashkesia nderkombetare, sidomos shtetet europiane, me heshtjen e tyre, mosveprimet e tyre ne njefare menyre e perkrahen Serbine dhe fushaten e saj gjenocidale kunder popujve te tjere te ish Jugosllaviose, kryesisht shqiptareve, kroateve e myslimaneve te Bosnjes e Hercegovines. Arsyetimi i turpshem i tyre ishte se keta te gjithe jane njesoj. Per ta lare ndergjegjen e tyre te vrare, ata po mundohen qe te vene nje shenje barazimi: te githe jane njesoj, te gjithe jane fajtore.  Pra, sipas tyre fajtor eshte edhe sulmuesi edhe viktima. Nese Serbia eshte e interesuar t’i ndjeke kriminelet e luftes, te tille ka mjaft ne teritorin e saj. U arrestuan e u burgosen kriminelet qe masakruan familjen Berisha te Suharekes, bashkevendesit e mi?! E shume e shume kriminele te tjere qe Serbia jo vetem qe nuk i denon, por i mbron.

Arrestimi i zotit Haradinaj dhe disa veprime te BE-se ndaj Kosoves jane te papranueshme, jane simptome te nje semundje te rende qe e ka kapluar edhe Kosoven edhe BE-ne, perkatesisht marredheniet, raportet reciproke te tyre. Me veprimet dhe mosveprimet e tyre sikur te dyja palet jane duke e nenvleresuar, mohuar shtetin e Kosoves. I kane bllokuar qytetaret e Kosoves, duke mos e hequr regjimin e vizave. Me demagogji e dyfytyresi (hipokrizi) trumpetojne se qytetaret e Kosoves jane pjese e Europes, qytetare te Europes. Dhe vertet jemi. Por sic duket, per ta jemi ajo pjesa e padeshiruar e Europes, sepse dy milione banoreve te Kosoves u mohohet levizja e lire ne kontinentin e tyre. Ishte pikerisht kjo bote e qyteteruar qe ishte kunder “perdes se hekurt”, murit te Berlinit qe e ndanin kontinentin tone, por po kjo Europe e ka vendosur nje “perde te hekurt” per qytetaret e Kosoves, toleron bllokimin e urave, ngritjen e mureve ndares ne Kosove. Si mund te keshe marredhenie te mira me nje vend qe bllokon ura, nderton mure ndares, sic eshte duke bere Serbia ne token e Kosoves, shtet i pavarur, i njohur nga ShBA-te dhe nje pjese e mire e shteteve te Europes dhe te botes?!

Ne u jemi mirenjohes perjete te gjithe miqve tane qe na perkrahen ne ditet tona me te veshtira, por sot disa nga ata nuk jane duke u sjellur si miq te vertete. Miku i mire, miku i vertete nuk te ve ne pozite te palakmueshme, ne pozite te veshtire. Kerkesa e nderkombetareve per Asociacionin e Komunave Serbe dhe shenjezimin (demarkacionin) me Malin e Zi ne format e tanishme jane te papranueshme, e demtojne Kosoven. Asnjeri nga keto shtete nuk do te pranonte nje gje te tille ne teritorin e shtetit te tyre. Udheheqesit e Kosoves duhet t’i ngulin kembet dhe t’i mbrojne interest e Kosoves. Ne i dime me mire problemet tona sesa nderkombetaret. Ata nuk do te jetojne ne Kosove, ne do te jetojme dhe do te ballafaqohemi me keto problem tere jeten tone. “Mikun prite mire, nderoje, por zot shtepie mos e bej”, thote nje fjale e urte shqiptare. Ne duhet te keshillohemi me ta, t’i degjojme kur e kane mire e me vend, por vendimet perfundimtare duhet t’i marrim vete.

Shqiptaret ndoshta jane te varfer, e sipas disave, “te prapambetur”, por shqiptaret kane nje kod moral e etik te larte, kane shpirt njerezor e fisnik – jane te meshirshem. Kur Europa e “qyteteruar” po shfaroste hebrenjte, shqiparet e “prapambetur” i shpetuan ata nga vdekja e sigurt. Kur gjate Luftes se Dyte Boterore, pas kapitullimit te Italise, shqiptaret i mbrojten dhe i strehuan ushtaret italiane, ish pushtuesit e tyre, bashkekombasit e Komisioneres Mogherini.

Udheheqesit tane nuk i rrezatojne, nuk i paraqesin vlerat tona kombetare e njerezore te popullit tone, prandaj sillen me perulje, me servilizem. Ata nuk jane duke i mbrojtur interest e Kosoves, por interest e tyre vetanake (personale) dhe te klaneve te tyre. Udheheqesit e kompromituar, te korruptuar e te nje mendesie provinciale askush nuk i merr seriozisht. Pranimi, nenshkrimi i marreveshjeve te demshme, te papranueshme per Kosoven, do te kete rrjedhoja shume negative per te ardhmen tone dhe gjithmone do te jene burim i trazirave dhe konflikteve

Erdhem edhe te provokimi me i ri qe eshte duke ndodhur tani: nisja e trenit pa orar nga Beogradi per ne Mitrovice, trenit “Kosova eshte Serbi”. Nisja e ketij treni per ne teritorin e Kosoves eshte cenim i shtetesise se Kosoves. Kur jam duke shkruar keto radhe, mediat jane duke njoftuar se ky tren eshte kthyer me biusht nen shale prej nga eshte nisur. Ky eshte veprim i drejte dhe i domosdoshem per t’i trguar Serbise, perkrahesve te tyre dhe gjithe botes kembenguljen tone, se ne jemi zot ne token tone. Ne duhet t’i njohim mire serbet dhe Serbine: ata nuk dine kur eshte mjaft. Sot treni, neser tankset. Koheve te fundit eshte shtuar bashkepunimi dhe jane shpeshtuar bashkeveprimet, angazhimet e Serbise me Rusine e Putinit. Bashkeveprimi i politikes gjenocidale te Serbise me carizmin shtrires, zgjerues (ekspansionist) te Putinit jane nje kombinim shume i demshem per Kosoven dhe paqen ne rajon.

Serbia me keto provokime eshte duke i provuar ujerat, eshte duke e matur pulsin e shqiptareve dhe te bashkesise nderkombetare: BE-se dhe ShBA-ve. Fatkeqsisht, ne kete cast po duket se ky puls eshte ne gjendje te vdekjes klinike. Serbet e vune kete tren ne binaret drejt Kosoves, sepse po shohin se treni i politikes se Kosoves dhe BE-se ndaj Serbise e Kosoves eshte jashte te gjitha binareve.

Zoti Vuciq, Kosova nje dite do t’i lejoje trenat nga Serbia, kur ju  te vini me trenin e paqes e te kerkoni falje per krimet e shtetit tend e te perkulesh perpara viktimave te panumerta, t’i paguani demet e luftes, ta nijhni shtetin e Kosoves dhe te betoheni se gjera te tilla nuk do te ndodhin me kurre. Per te tjerat miund te flasim me vone.

Eshte koha qe Kosova te qendroje ne kembet e veta. T’i hapim veshet e syte se kembanat po bien kumbueshem per ne, pert Kosoven. Shqiptare zgjohuni: Pavaresia e shtetit te Kosoves eshte ne rrezik! Ndoshta kjo dikujt i duket e pabesueshme, por shume gjera te papritura e te pabesueshme kane ndodhur ne hapesirat tona, gjate gjithe historise sone. Pozite, opozite leni zenkat meskine e te pakuptimta dhe merruni seriozisht me ceshtjet madhore te Kosoves e te kombit tone. E ardhmja e Kosoves eshte ne pikepyetje, neser mund te jete teper vone.

Filadelfia, 14 janar, 2017

*Sadik Elshani eshte doktor i shkencave te kimise dhe veprimtar i bashkesise shqiptaro – amerikane.

Filed Under: Analiza Tagged With: ËSHTË NË RREZIK!, pavaresia e Kosoves, Sadik Elshani

Treni që s’lejohet në Kosovë kthehet në Beograd,protestojnë serbët

January 15, 2017 by dgreca

3 flamur serrb-Këshilli i Sigurisë Kombëtare mblidhet në Beograd pas ndalimit të trenit ilegal për të hyrë në Kosovë. Presidenti serb Nikoliç kërcënon…

1 Vucic nikoleic-Kryeministri kosovar Isa Mustafa:  Kosova është përballur me një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia në kuadër të lojërave të saj të pandershme/

1 Nikolic

-Në Mitrovicën veriore pjesëtarë të komunitetit serb protestojnë/PRISHTINË, 15 Janar 2017/ Në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë u zhvillua sot mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, e ftuar nga Presidenti i Republikës, Tomislav Nikoliç, raporton media serbe, ndërkohë në orën 03:56, herët në mëngjes, është kthyer në Beograd, prej nga u nis dje, treni ilegal e provokues drejt Mitrovicës Veriore, të cilit aktoritetet e Kosovës ia ndaluan hyrjen.

“Lëndë e dialogut të Brukselit duhet të jetë vetëm treni, gjegjësisht lëvizja e lirë”, citohet nga media serbe presidenti i Serbisë, Nikoliç, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Nikoliç u kërcënua se çdo përpjekje e ardhëshme  e “institucioneve të përkohëshme” të Kosovës për provokim të konfliktit, si në rastin e trenit, do përfundojë keq.

“Le të mendojnë për këtë shqiptarët dhe sponsorët e tyre”, citohet presidenti i Serbisë, Nikoliç t’u ketë thënë gazetarëve sot në Beograd.

Ndërsa në Prishtinë, mbrëmë, kryeministri kosovar Isa Mustafa në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi tha se, Kosova është “përballur me një situatë tërësisht të panevojshme të krijuar nga Serbia në kuadër të lojërave të saj të pandershme”.

“Kthimi mbrapa i këtij treni është veprim i duhur, dhe se hyrja e tij në Republikën e Pavarur dhe Sovrane të Kosovës nuk do të lejohej, ose në rast se do të hynte do të trajtohej në përputhje të plotë me ligjet e Republikës së Kosovës”, ka theksuar ai.

Mustafa bëri të ditur se, një ditë më parë në Prishtinë ishte mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurisë së Kosovës ku është marrë vendimi “që institucionet e Republikës së Kosovës në përputhje me situatën të ndërmarrin gjitha veprimet ligjore dhe veprimet kushtetuese”.

Si reagim në këto zhvillime, në Mitrovicën veriore pjesëtarë të komunitetit serb protestojnë sot në mesditë./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Beograd, Kosove, Treni

Shkodër, 14 Janar 1990, Në kujtim të revoltës për shëmbjen e monumentit të Stalinit….

January 15, 2017 by dgreca

1 Filip GuraziuNga Filip Guraziu/E sotmja në përgjithësi dhe momenti që jetojmë,  përceptohet më mirë, kuptohet më thellë  në qoftë se harmonizohet me të kaluarën. E kaluara kontribuon për konsolidimin e të sotmës dhe të dyja së bashku projektojnë të ardhmen.  Shqipëria para pushtimit fashist dhe sundimit komunist, me të vertetë ishte e varfër dhe me marëdhënie shoqërore pak të zhvilluara, por ishte një vënd ku parimet bazë të moralit pozitiv   mbizotëronin jetën e vëndit;

Pikërisht në momentin në të cilin bota përparimtare shkatërroi bishën fashiste, një kulsheder nga lindja ju vërsul Shqipërisë. Ngjyrën e kishte të kuqe dhe me gjak  njollosi tokën arbërore. Me demagogji, por edhe  me dhunë çoroditi mendjet naive të njerëzve të thjeshtë.

Për të sunduar dhe për ti shërbyer politikës së huaj eleminoi me metodat më të ulta mendjet më të ndrituëa të shqiptarve.

Historia e shqiptarve nuk kishte njohur ndonjëherë luftë civile si ajo  që u zhvillua në vitet e luftës së dytë botërore.

Historia e shqiptarve nuk kishtë parë ndonjëherë përdhunime, poshtrime, tortura, burgje dhe vrasje  si në vitet e diktaturës komuniste.  

Historia e shqiptarve nuk kishte njohur kurrë atë demonizim  të vlerave morale  të kombit shqiptar; njëriu i ndershëm u shpall i poshtër, spijuni –   hero, krimineli –  qëngj i bekuar ,   njëriu i Zotit  shejtan dhe shejtani u shpall engjëll. !

Për  gjysëm shekulli, diktatura komuniste e Enver Hoxhës   ushtroi metodat më barbare  për të shkatërruar çdo gjë të mire dhe qytetruese që  përfaqësonte qyteti i Shkodrës.

Për ta mbajtur popullin e Shkodrës nën terror psikollogjik, në sheshin qendror të qytetit , aty ku  demokracia ndërtoi monumentet e ‘Nane Terezes’ dhe ‘Luigj Gurakuqit’- dy figura te krenarisë kombëtare që simbolizojnë dashurinë dhe demokracinë, diktatura ngriti monumentin e urryer të Stalinit, simbolit të së keqes.  

Diktatura komuniste dukej e qetë, ajo gëzonte “fitoren”. Kishte këthyer në skllaveri ekstreme  një popull të tërë nën slloganin e krijimit të njëriut të ri :  një monstër komuniste të pa besim dhe të  pa moral, që zëvendsoi dashurinë me urrejtjen, besën me tradhtinë dhe të vërtetën me gënjeshtën.

Ngjarjet vertetuan se diktatura komuniste i pat bërë  gabim llogaritë, pasi  mund të zhdukësh njerëz, të shkatërrosh monumente, të grabitësh prona dhe  të shkruash histori të rreme,  por  kurrë nuk mundësh të pengosh që ndjenja e lirisë të shpërthejë në shpirtin e të rinjëve.

Dhe shpërthimi   ndodhi me 14 Janar 1990, ishte  një vullkan i fuqishëm nënujor që u pasua  me nje tsunam të vërtetë politik i cili tronditi në themel diktaturën: kohë prapa, monumenti i urryer i Stalinit u hoq natën vjedhurazi nga organet e diktaturës.

Fatkeqësisht pasojat e tsunamit ishin tragjike: qindra qytetarë të arrestuar, një pjesë e madhe pësoi tortura, dhjetë ndër kryesorët; Dedë Kasneci, Gjergj Livadhi, Rin Monajka, Kolec Hublina, Flamur Elbasani, Nikolin Margjini, Tonin Dema, Nikolin Thana, Klaudio Daka, Aldo Perizi  u denuan me shumë vite burg, gjashtë të tjerë; Gjovalin Rolba, Gjovalin Zefi, Ndoc Leqejza, Pjerin Veli, Paulin Shtjefni, Viktor Martini  u shtruan në psikiatri dhe shumë familje u internuan. Një prej të burgosurve, i ndjeri Rin Monajka, me ardhjen e demokracisë, doli nga burgu ne gjëndje invaliditeti ekstrem. Torturat shtazarake e  kishin bërë efektin makaber!.

Nuk mund të konsiderohet rastësi organizimi i demostratës se parë antikomuniste të 14 Janarit pikërisht në Shkodër.

Populli i Shkodrës dhe i malësive për rreth edhe më parë kishin demostruar se komunizmi ishte i huaj për to. Ky popull që mbart në gene lirinë e njerëzve të maleve, i ndodhur historikisht në kontakt me kulturën  përendimore nëpërmjet shkëmbimeve tregtare dhe influencës së Kishës Katolike nuk mundi ta  pranojë kurrë diktaturën dhe dogmën komuniste.

Kujtojmë rezistencën e armatosur deri në vetmohim të malësorve Kelmendas në Janar te 1945 dhe  kryengritjën e  përgjakshme të Postribës në vitin 1946. Shëmbuj unikal në Shqipëri dhe jo vetëm.

Terrori politik që pasoi 14 Janarin 1990 nuk arriti të mposhtë shpirtin demokratik të shkodranëve, përkundrazi vala e protestave si një ortek u rrit dhe u bë më e ashpër për të qenë shëmbëll  frymëzimi për të gjithë shqiptarët. Historia e demokracisë shqiptare kujton  me repekt revoltat e shkodranëve; 16 Qershorin 1990, 11 Nëntorin 1990, 13 Dhjetorin 1990 dhe 2 Prillin 1991.

Duke u përkulur me respekt dhe me mirënjohje ndaj të gjithë atyre qe  u sakrifikuan në përpjekjet kundër komunizmit  dhe fitoren e demokracisë, gjej rastin  të  ju rikujtoj   historianëve  faktin, çuditërisht të lënë në harresë, se historia e demokracisë post komuniste shqiptare fillon me 14 janar 1990 dhe kjo duhet  të shkruhet dhe të përkujtohet jo vetëm në Shkodër! Shkodranët ndërtuan themelet e demokracisë shqiptare dhe guri i parë, kryesor i hemelit, ishte demostrata e 14 janarit 1990.

Filip Guraziu;  Shkodër,  

Filed Under: Histori Tagged With: 14 Janar 1990, Busti Stalinit, Demonstrata, Filip Guraziu, shkoder

Masakra e Reçakut dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit serb

January 15, 2017 by dgreca

Kryeministri Mustafa: Masakra e Reçakut dëshmi e mizorisë dhe gjenocidit të forcave serbe gjatë luftës në Kosovë/2 recak3 recak

-I pyetur lidhur me aksionin në veri të vendit një ditë më parë, kryeministri Mustafa theksoi se ai ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës/1 recakReçak, 15 janar 2017-Gazeta DIELLI/

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, bëri sot homazhe te Kompleksi Përkujtimor në Reçak, në shënim të 18 vjetorit të masakrës që ndodhi në këtë fshat. Kryeministri Mustafa shprehu nderimet më të larta institucionale dhe personale për martirët e kësaj masakre. “Sot, jemi këtu për të bërë nderime për viktimat e Reçakut. Është fjala për një masakër ndër më të mëdhatë që është kryer në Kosovë nga ushtria dhe paramilitarët serbë në vitin 1999. Është një rast që ne të përkujtojmë dhe të zgjojmë vetëdijen e qytetarëve, por edhe të komunitetit ndërkombëtar, për veprat mizore që Serbia i ka bërë në Kosovë, për gjenocidin dhe për masakrat e krimet kundër njerëzimit që kanë ndodhur këtu, që megjithatë duhet të përgjigjen për të gjitha ato që i kanë bërë në Kosovë dhe që në asnjë rast nuk do t’i japin të drejtë vetes që të zgjojnë ndjenjat e atëhershme edhe njëherë, qoftë në Kosovë qoftë në Ballkan”, tha kryeministri Mustafa.

1 recak 3 (1)I pyetur lidhur me aksionin në veri të vendit një ditë më parë, kryeministri Mustafa, theksoi se ai ka qenë aksion i bazuar krejtësisht në ligj dhe në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.“Është bërë në bazë të drejtave dhe përgjegjësive të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe institucionet do të ndërmarrin gjithmonë veprime të tilla për ta mbrojtur sovranitetin e vendit dhe për të mos lejuar që mjetet e tilla të cilat provokojnë dhe të cilat kanë porosi okupatore dhe porosi tjera të futen në Kosovë. Edhe muri do të rrënohet. Është detyrë e Komunës që ta rrënoj murin, sepse është objekt që është në përgjegjësinë komunale, por në qoftë se Komuna nuk e bënë, është përgjegjësi e organeve dhe institucioneve të Republikës së Kosovës që ajo të ndodh, sepse nuk ka të drejtë askush që Kosovën ta ndaj me mure, apo që të getoizoj një pjesë të Kosovës përmes mureve, sepse qëllimi ynë është që ne të anëtarësohemi në BE dhe jo të ndërtojmë mure brenda BE-së”, tha kryeministri Mustafa.Në pyetjen lidhur me vendimmarrjen për këtë aksion, kryeministri Mustafa tha se vendimet janë marrë në kuadër të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës.
“Vendimet janë vendime të Policisë dhe të përgjegjësisë së institucioneve të Republikës së Kosovës, sepse në raste të tilla nuk merr vendime individuale askush, por institucionet e Republikës së Kosovës e kryejnë punën e vet. Do të thotë ka qenë një aksion i koordinuar, mbi bazat ligjore, ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës”, tha kryeministri Mustafa./b.j/

Filed Under: Featured Tagged With: dëshmi e mizorisë, dhe gjenocidit serb, Masakra e Reçakut

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2266
  • 2267
  • 2268
  • 2269
  • 2270
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT