• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

TMERRI NË ALEPPO-on PESEMIJËVJECAR

December 15, 2016 by dgreca

Mediat raportojnë se ka akoma  edhe të paktën pesëdhjete mijë njerëz të pa armatosur që kërkojnë të largohen nga Alepo, por që rusët dhe asadistët u kanë mbyllur shtegun e terheqjes të përcaktuar në një marrveshje ndërkombëtare  armëpushimi provizor. Qëllimi i mbylljes së këtij shtegu është që edhe ata të mos dalin të gjallë, packa se janë civilë dhe konventa ndërkomëtare”  i  mbron” ato. Shkurt, perendimorët dështuan, beteja e Alepo-s i jep fund kësaj drame siriane dhe pas kap ditësh do të shohim në tryezat  diplomatike: asadët, rusët, erdoganët, sauditët, iranianët…etj duke folë për paqen pas milionave të vrarëve./

4-aleppo   3-alepo 2-aleppo  5-aleppo   2 asllani 34 (2)

NGA ASLLAN BUSHATI/Pamjet e stacioneve TV gati të të gjithë botës, ishin shokuese me ato që përcillnin në kohë reale nga Alepo-ja . Qyteti  i vjetër i kulturës,shkencës, tregtisë e i trashgimnisë  lashtë e modern , më shumë se pesëmijëvjecar e me një popullatë me më shumë se dy million e gjysëm  banor ( para fillimit të konfliktit sirian). Dridhëshëm , pamë live (direct) fëmijë të vrarë ose të plagosur rëndë në duart e  të afërmvë të tyre, gra, të moshuar, njerëz të pa armatosur dhe të pa fajshëm,terror mbi popullatën civile. Pamë një fëmijë të vetmuar (vajzë) që doli nga rënojat e duke ecur  në rrugë  midis  bombardimeve e  trupave të pajetë të na  thoshte të gjithëve, pa zë , por me qëndrimin e saj stoik:” O ndyrësira të kësaj bote  a keni ndienja, a keni shpirtë? A ky është qytetërimi  juaj? Në djall shkofshi ju dhe qytetërimi juaj shkatrrimtar”. Një mësues i gjuhës angleze që apelonte për ndihmë duke thënë:”Shpresoj të bëni dicka sot për jetën tonë… kjo është dita e fundit e jetës tonë…Rusia nuk do që ne të dalim gjallë prej këtej…”  Gjithë ditën e natën pamë një Alepo  të vrarë dhe të shtrirë përdhe , me mure, rrugë e pallate të bëra copë e cikë nga  raketat e bombat e aviacionit rus e asadist, e poshtruar rëndë nën  këmbët e kriminelit Asadit dhe mikut  të tij  Putinit ,me ndihmën e shumë lakejëve për rreth dhe në sytë e mender OKB-së.E them mender OKB-së (për të mos thënë ndonjë fjalë më të rëndë), sepse ky organizëm botëror i të ashtuquajturës siguri kolektive globale e futi  Sirinë në këtë rrugë pa krye dhe i këtheu shpinën njerëzve të pa armatosur në mes të furtunës bombarduese.. Thirrjet në  U-Tube se “mos e besoni më OKB-në… Ne jemi njerëz të lirë e kjo duhet pranuar hapur e padroje…”, janë para së gjithash një thirrje për reflektim për cdo qytetar të ndershëm  të këtij rruzulli.

Mediat thonë se ka akoma  edhe të paktën pesëdhjete mijë njerëz të pa armatosur që kërkojnë të largohen nga Alepo, por që rusët dhe asadistët u kanë mbyllur shtegun e terheqjes të përcaktuar në një marrveshje ndërkombëtare  armëpushimi provizor. Qëllimi i mbylljes së këtij shtegu është që edhe ata të mos dalin të gjallë, packa se janë civilë dhe konventa ndërkomëtare”  i  mbron” ato. Shkurt, perendimorët dështuan, beteja e Alepo-s i jep fund kësaj drame siriane dhe pas kap ditësh do të shohim në tryezat  diplomatike: asadët, rusët, erdoganët, sauditët, iranianët…etj duke folë për paqen pas milionave të vrarëve.

Po pse dështoi perendimi në Siri? Që në kohën e Luftës së Ftohtë ky vend, perfshihej në agjendat strategjike ruse dhe perendimore. Rusët ishin të pranishëm aty edhe në kohën e Asadit të vjetër, por ishin vetëm si një avanpost pa një mbeshtetje të madhe, kurse fuqia ushtarake perendimore në Mesdhe, rajon e më gjërë  ishte diktuese. Kur “pranvera arabe” shpertheu, perendimorët (amerikanë, britanikë, francezë,gjermanë, kanadez,italianë,spanjollë etj), menduan se do të ishte e  lehtë ne Siri si në vendet e tjera. Por ky  rezultoi të ishte një gabim i rëndë në vlerësimin e forcave, sepse aty nuk prekeshin vetëm interest e Asadit, por mbi të gjitha ato ruse. SHBA-ja cfaqi mendjelehtësi që në fillim  duke menduar se cdo gjë e kishte nën kontroll dhe pastaj  mbështeti me gjysëm zëri “rebelët” ( forcat kundër qeveritare vecanërisht kundërasadistët por dhe kundër ISIS). Në 2013-tën, Presidenti Obama deklaroi vijën e kuqe, por  që  ai nuk insistoi fort mbi të duke e paraqitur atë si një strategji perendimore mbi të cilën nuk do të bëheshin lëshime.  Më pas prania e formacioneve te ISIS-it ( dhe të tjerëve)  u bë e rrezikëshme dhe e komplikoi shumë problemin ,  në këtë situatë  amerikanët mbështetën zonën e ndalim fluturimit. Pas përzierjes së shumë palëve në konflikt hapur a fshehtas   ( asadistët , rusët, turqit, sauditet, iranianët, emiratët,kuvajtasit, izraelitët në hije etj.), amerikanët  pothuaj u tërhoqën tërësisht.  Beteja  për to u cvendos në planin diplomatik duke e lënë në heshtje betejen ushtarake, sa më 13 Dhjetor  2016, Ambasadorja e SHBA-së ne OKB duke ju drejtuar rusëve afërsisht ju tha:”Me atë që po bëni në Alepo a keni ndopak turp?…a keni keqardhje për fëmijët e vrarë?… kjo duhet t’ju turpërojë…”

Rusët  me shumë intensitet vazhduan sulmet  ushtarake ne frontin sirian të Alepos, me aviacionin e tyre dhe me raketat e aeroplanmbajtjes “Kuznjecov” në Mesdhe,  dhe në të njejtën kohë shtuan dozat e sulmit diplomatik në OKB sa Curkini tha”..Ju këtu po flisni si Nënë Tereza…  a e dini ju vetë se cfarë keni bërë?…”duke kërcënuar hapur amerikanët.

Disa media me të drejtë kanë vënë theksin se në konfliktin e Sirisë, vetëm viktimat dhe populli i pa armatosur janë të pa fajshëm, kurse gjithë të tjerët janë fajtorë e deri  terroristë. Them terroriste sepse asadistët dhe rusët hapur kanë qëlluar mbi popullsinë civile duke bërë krime lufte.

Ky  konflikt, krahas shumë politikanëve, ushtarakëve,diplomatëve, analistëve, gazetarëve,  opinionistëve, më ka shqetësuar shumë edhe mu si  ish ushtarak i lartë në Ushtrinë Shqiptarte. Madje kam patur rastin të shprehem  me opinionin tim hapur në shtyp  në favor të betejës ushtarake kundër forcave të ISIS-it. Betejë të cilen e kam paramenduar  si  betejë tokësore nisur nga fronti  irakian dhe turk me mbështetje të aviacionit dhe forcave detare. Këto të fundit vetëm për neutralizimin e objektivave strategjik si shtabe komanduese, aeroporte , grupime artilerie dhe objektiva logjistike të rëndësishme. Betejat e rëndësishme  në mendimin tim  do të ishin  disa, por më vendimtaret në Alepo e Mosul , pra në qytetet kryesore. Këtu natyrisht  më parë duhej bërë  cvendosjen e popullsisë civile e më pas duke përparuar nga lagja në lagje, nga rrugica në rrugicë, nga pallati në pallat, nga shkalla në shkalë e deri ne cdo apartament e shtëpi të vecantë sipas metodës së luftës klasike në qendra të banuara. Kjo metodë do të  bënte të mundur ruajtjen e popullatës, ruajtjen e objekteve të rëndësishme historike, shkencore, fetare etj  dhe asgjesimin e forcave terroriste të ISIS-it. Por ajo që pashë në TV për  Alepo-n  ishte e pa krahasueshëm me asgjë shkatërrim tjetër. Ishte gjenocid i koheve të sotme, fytyra e vërtetë e turpit për Asadin dhe rusët, por edhe për gjithë komunitetin ndërkombëtar.Cfarosje në masë e popullsisë së pa armatosur  dhe sheshim i  objekte pesëmijë vjecare nga më të rëndësishmet e këtij qytetërimi. E gjitha kjo tragjedi  u bë  për të ruajtur karrigën e një njeriu të vetëm i cili e ka emrin   Bashar El Asad,  këtij  filorusi e qen roje i tyre , por që s’ka të bëjë aspak me interesat  e   popullit sirian.

Si  qytetar e përkrahës i perendimit për cdo gjë, si shtetas shqiptar dhe amerikan , si intelektual dhe opinionist , ndiehem  shumëfish i zhgënjyer me dramën siriane dhe tragjedinë  e Alepo-s. E konsideroj dështim të plotë të  perendimit dhe mbi të gjitha të Administratës Obama. Shpreoj në një rizgjim të ndergjegjes qytetare perendimore, në një sensibilizim të opinionit publik dhe në gjetjen e një zgjidhje të drejtë e afatgjatë. Ne se kjo nuk ndodh , në kujtim të atyre që nuk jetojnë më dhe të ndergjegjes time qytetare, dëshiroj t’ju them atyre që e shkaktuan këtë tragjedi: meritoni cdo sharje edhe cdo epitet negativ .

Filed Under: Politike Tagged With: asllan Bushati, PESEMIJËVJECAR, TMERRI NË ALEPO-on

Skënder Tena, skulptori i parë i Vlorës

December 15, 2016 by dgreca

skulptori-skender-tena-ne-studio-2016skenderbeu-i-s-tenesvariete-nga-s-tenavelat-e-s-tenesshevqet-musaraj-i-s-tenes

Nga Albert HABAZAJ*/ Skënder Tena është skulptori i parë i Vlorës. Në vitet 1960, kur u shfaq ai, nuk ka pasur të tjerë. Më vonë u formuan dhe zhvilluan talentin e tyre skulptorë si Zeqir Alizoti, Ilia Doko, Bujar Elmazi etj. Skulptori Skënder Tena ka një veprimtari të bollshme me nivel të lartë etiko – artistik. Në vitin 1982 është vlerësuar me çmim të parë nga Galeria e Arteve dhe Seksioni i Kulturës, Vlorë për veprën me titull “Kur zbrite nga Drashovica” – kompozim në skulpturë. Ka 50 punë të ekspozuara në Vlorë, në Tiranë, Lushnjë, Sarandë. Në studion e tij ka shumë vepra të paekspozuara. Një të pestën e punimeve i ka në Itali, Greqi e Amerikë. Ai ka kryer studimet në Liceun Artistik “Jordan Misja”, Tiranë gjatë viteve 1956 – 1960 dhe Akademinë e Arteve të Bukura nga viti 1970 – 1974. Krijimtaria e tij artistike, që ka filluar gjatë viteve 1960, i ka kaluar krenarisht me artin e vet 56 vite pune intensive dhe produktive të dobishme. Ajo vazhdon të jetë po aq e gjallë dhe e freskët edhe sot, pa përfillur peshën e 82 viteve mbi supe. Tena ka qenë pjesëmarrës në të gjitha konkurset artistike lokale dhe kombëtare, anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, qysh nga viti 1972. Veprat e tij shquhen për mjeshtëri artistike dhe shumë prej tyre janë të vendosura nëpër galeri, në vendngjarje historike, në parqe, lulishte, shkolla, biblioteka, qendra biznesi etj. Në veprat e tij rreshtohen heronj, dëshmorë dhe personalitete të historisë sonë kombëtare e arsimit shqiptar. Skulptori Skënder Tena ka punuar edhe jashtë Shqipërisë, në SHBA, Greqi dhe Itali, duke lënë atje gjurmët e artit të tij në vepra me mermer të pranueshme për nivelin e kënaqshëm artistik. Skulptori i Popullit Skënder Kamberi ka vlerësim pozitiv për veprën skulpturore të adashit me banim në Vlorë. Ja si shprehet “Mjeshtri i Madh”: “Skënder Tena është pjesa elitare e skulpturës në Vlorë, bashkë me Zeqir Alizotin (se s’ka shumë të tjerë cilësorë Vlora. Tena matet me skulptorët e mirë në Tiranë, që janë me masë, se, kuptohet, kryeqyteti i mbledh më cilësorët. Skënder Tena është ngulmues, i dalluar e serioz në punën e tij krijuese të lavdëruar”. Skulptura e tij dallon se, nuk është thjesht arti i krijimit të statujave, busteve e veprave të tjera artistike me vëllim, duke i gdhendur në mermer, gur, dru, në metal, etj., ose duke i mbrujtur me një lëndë, por është së pari shpirti i artistit i derdhur me ndjenjë dhe dashuri për punën e tij fisnike. Një shërbim i duhur (dhe i vonuar) ndaj 56 viteve shërbim që skulptori dhe mësuesi i ka bërë Vlorës, një vlerësim i thjeshtë qytetar, (i merituar me kohë), është ky që i bëjmë atij burri të fuqishëm e të paulur të artit në Vlorë, përfillje e respekt, të cilin, i emocionuar, vetë Skënder Tena e quan gur nderi të krijimtarisë dhe dinjitetit të tij krijues.

Disa nga punët krijuese të ekspozuara të skulptorit Skënder Tena në skulpturë janë:

  1. “Mësuesi i Popullit Jani Minga”, Qyteza “Studenti”, Vlorë, (ish-shkolla Pedagogjike), 1962;
  2. “Heronjtë e Luftës së Vlorës Kanan Maze e Zigur Lelo”, Muzeu i Kotës, Vlorë, 1970;
  3. “Djemtë e Revolucionit”, basoreliev, Shkolla Tregtare, Vlorë, 1975;
  4. “Heroi i Popullit Bajram Curri”, projekt, 1975;
  5. “Heroina e Popullit Zonja Çurre”, Muzeu i Tragjasit, Vlorë, 1976;
  6. “Vjelja e misrit”, Novoselë, Vlorë, 1977;
  7. “Agronomet e grurit”, Novoselë, 1977;
  8. “Lahutari malësor”, Galeria e Arteve, Vlorë, 1978;
  9. “Puthja e Flamurit Kombëtar, 1912: Isa Boletini, Ismail Qemali”, Ekspozita Kombëtare, Tiranë, (Galeria e Arteve, Vlorë), 1978;
  10. “Nëna labe”, Galeria e Arteve, Vlorë, 1979;
  11. “Kur zbrite nga Drashovica, Heroi i Popullit Selam Musai”, Galeria Vlorë, 1986;
  12. “Punime në mermer”, Itali, 1994;
  13. “Shatërvan në mermer”, Itali, 1995;
  14. “Spiralet-dekorative”, Biznes, Vlorë, 1998;
  15. “Dëshmori Reshat Hoxha”, Shkolla 9 vjeçare Bishan, Myzeqe e Vogël e Vlorës, 1998;
  16. “Përkujtimore familjare”, Vlorë, 1998;
  17. “Ismail Qemali”, Bashkia Vlorë, 1999;
  18. “Shatërvani Gjimnazistja”, Ujë i Ftohtë, Vlorë, 1999;
  19. “Shatërvan Velat”, Ujë i Ftohtë, Vlorë, 1999;
  20. “Skënderbeu”, në studion e autorit, 2000;
  21. “Përkujtimore familjare”, Vlorë, 2000;
  22. “Përkujtimore familjare”, Vlorë, 2001;
  23. “Mësuesi i Popullit Trifon Prifti”, Shkolla 9 vjeçare Akërni-Aliban, Myzeqe e Vogël e Vlorës, 2001;
  24. “Pulëbardhat”, shatërvan dekorativ, Sarandë, 2001;
  25. “Pulëbardhat”, Hotel “Butrinti”, Sarandë, 2001;
  26. “Dritëro Agolli”, në studion e shkrimtarit të madh, 2001;
  27. “Tek burimi”, Ujë i Ftohtë, Vlorë, 2002;
  28. “Dëshmori Pilo Prifti”, Shkolla e Mesme e Myzeqesë së Vogël, Novoselë, 2002;
  29. “Shevqet Musaraj”, Biblioteka e qytetit, Vlorë, 2003;
  30. “Dëshmori”, Shkolla 9 vjeçare Dëllënjë, Myzeqe e Vogël e Vlorës, 2003;
  31. “Dëshmori Reshat Hoxha”, Shkolla 9 vjeçare Bishan, Myzeqe e Vogël e Vlorës, 2003;
  32. “Dëshmori Reshat Hoxha”, Shkolla 9 vjeçare Bishan, Myzeqe e Vogël e Vlorës, 2003;
  33. “Dëshmori Uani Sota”, Shkolla 9 vjeçare Delisuf, Myzeqe e Vogël e Vlorës, 2003;
  34. “Reliev”, Biznes, Vlorë, 2003;
  35. “Dashuri prindërore”, kompozim, Vlorë, 2003;
  36. “Baritore Shatërvan”, Tragjas, Vlorë, 2004;
  37. “Baritore”, Qendër Tragjas, Vlorë, 2004;
  38. “Nderim të rënëve policë”, Komisariati i Vlorës, 2004;
  39. “Peizazh”, Amerikë, 2004;
  40. “Vaçe Zela”, Muzeu i Lushnjës, 2004;
  41. “Mësuesi i Popullit Jani Minga”, Gjimnazi “Jani Minga”, Vlorë, 2006;
  42. “Rexhep Qosja”, Vlorë, 2006;
  43. “Ismail Kadare”, Vlorë, 2007;
  44. “Dritëro Agolli”, Vlorë, 2009;
  45. “Al Bano”, në studion e këngëtarit, Itali, 2009;
  46. “Al Bano”, klubi “AL Bano & Romina”, Vlorë, 2009;
  47. “David H. Sachs, shkencëtari amerikan”, Boston, 2014;
  48. “Formë dekorative”, projekt për Vlorën, 2015.
  49. “Ismail Qemali”, në proces në studion e tij, si dhe një kompozim për Luftën e Vlorës, 1920 (2016). Autori ruan me fanatizëm në studion e tij edhe në punim të vjetër, “Enver Hoxha, 1965; “Është vepër arti imja, si gjithë të tjerat, kam goxha nga mundi im artistik të kohës” – shprehet Tena.

Për më tepër, në intervistën e tij do të kemi fakte, ngjarje, të dhëna e të thëna të panjohura për lexuesin e gazetës sonë dhe publikun artdashës

Pyetje: – Zotni Tena, ju jeni një emër i dëgjuar në botën kulturore – artistike të qytetit dhe më gjerë. Ju lutem, dy fjalë telegrafisht për lexuesin e mbi jetën tuaj në gjininë e skulpturës, se ne, kështu e kemi, po s’të mësuam pak biografi, nuk na zë fjala për më tutje …

Përgjigje: (qesh) – Ashtu është vërtetë, ua kam mësuar natyrën vlonjatëve, u plaka në Vlorë ndaj pa humbur kohë po ta rrëfej jetëshkrimin tim apo C.V-inë, si i thoni sot. Unë, Skënder Tena kam lindur në qytetin bregdetar të Sarandës më 10 Qershor 1935, nga prindër të thjeshtë e të ndershëm, të lidhur me Luftën Antifashiste Nacional Çlirimtare. Babai im Malo Teno dhe nëna Shaniko bënë 6 fëmijë: 3 djem e 3 vajza. Arsimin 7 vjeçar e kreva në vendlindje në vitet 1950 – 1954. Pastaj më thirrën për ushtar, 3 vjet, se në atë kohë funksiononte shërbimi i detyrueshëm ushtarak për çdo mashkull të aftë shëndetësisht. Ushtrinë e bëra në Tiranë, në repartin e MKK (Mbrojtjes Kundër Kimike). E kujtoj dhe s’e harroj kohën me uniformën e blertë, se pikërisht në kohën e shërbimit ushtarak, nevojat e punës me emulacionin, kërkuan të dilnin në evidencë dhe aftësitë e mia, fillimisht si dizenjator i repartit. Kjo periudhë përbën trampolinën e talentit tim, që po merrte hov. Dhe me artin s’u ndava më dhe nuk ndahem tërë jetën. Në vitin 1960, sa mbarova Liceun artistik “Jordan Misja” në Tiranë (themeluar në vitin 1946), emërohem mësues në Shkollën e Mesme Pedagogjike Jani Minga”, Vlorë. 7 vjet punova atje, se paskëtaj shkolla u mbyll dhe unë kalova në Shkollën 8 vjeçare “8 Nëntori” (sot “Rilindja”), e cila sapo qe çelur (1967). Bëra një vit aty e nga 1968-’69 – a më transferojnë në Sevaster. Pas Sevasterit shkoj për plotësimin e arsimit tim në ILA (Instituti i Lartë i Arteve, sot Universiteti i Arteve, Tiranë). Pas përfundimit të studimeve të larta, në vitin 1975 deri sa dola në pension në vitin 1990 punova në shkollën “Lef Sallata” të qytetit. Aktiviteti im artistik s’u ndërpre asnjëherë.

Pyetje: – Vërejmë se përveç talentit të spikatur, ju punoni me dashuri të veçantë, të ndjeshme, por të padukshme. Kush ta futi dashurinë për skulpturën? Ku është burimi i kësaj prirjeje tuaj të brendshme? Prindërit? Vendlindja?

Përgjigje: – Dashuria për artin është e lindur tek unë, e pandikuar nga askush. Thjesht, ka qenë intuita ime. Nuk më ka ardhur nga prindërit pasioni, se, siç të thashë, njerëz të thjeshtë i kam patur. Ka lindur vetvetiu, ka ardhur vetë pra, por patjetër edhe qyteti im i lindjes, si kartolinë e bukur, i ka lënë gjurmët e veta në qenien time si krijues. Kam rendur shumë pas formave të bukura të njerëzve. Saranda më ka frymëzuar si vend i veçantë, se shohim me sytë e shpirtit të bukurën në këtë qytet simpatik, që të rrit bagazhin e vlerave, që duhet të bëjë të vetat njeriu. Saranda më ka bërë mirë si mjedis në formimin tim artistik, ambjenti shoqëror po ashtu, natyra pa diskutim. Në Sarandë kam një formë dekorative të ekspozuar te hotel ‘Butrinti’, titulluar “Valët dhe pulëbardha” (viti 2001). Ka dalur dhe si kartolinë dhe është pëlqyer shumë nga specialistët dhe turistët. E kanë pëlqyer shumë edhe Muntaz Dhrami e skulptorët e piktorët tanë më të shquar që e kanë parë dhe vlerësuar. Kur u përurua mjedisi i dekoruar, në vitin 2001, vetë Dhrami është shprehur: “Punimet e karakterit dekrativ, ti Skënder i ke të shkëlqyera. Të përgëzoj!” Qysh i ri më kanë pëlqyer shumë fotografitë dhe vizatoja me qejf portretet e njerëzve të njohur, Enver Hoxhën, Marksin, Stalinin, Qemal Stafën etj. Edhe sot, e bëj me kënaqësi këtë punë.

Pyetje: – Kush të çoi në Lice?

Përgjigje: – Në Lice më ka çuar këmbëngulja ime, kërkesa që i bëra ministrit të Kulturës së asaj kohe (Ramiz Alia qe) e gushtit 1956, kur shërbeja në repartin ushtarak të Kimisë në Tiranë. Më ishte tiposur në kokë, që se s’bën unë të vazhdoja studimet për artet figurative. Pasi paraqitem në Ministrinë e Arsimit (sepse më kërkuan menjëherë, edhe pse isha ushtar), takohem me sekretarin e ministrit, të urtin Ruhi Bashari. E mbaj mend dhe sot atë mirëpritje aq të ngrohtë të atij njeriu babaxhan, i cili, në sy tim, mori në telefon Sarandën (seksionin përkatës në komitetin ekzekutiv) dhe e urdhëroi të përgatiste dhe t’i niste Tiranës dokumentet e mia. Saranda më ndihmoi dhe u jam shumë mirënjohës atyre njerëzve dashamirës, që qofshin të kujtuar për mirësitë korrekte të tyre ndaj meje (se jeta bën të vetën, po iki unë tani …)

Pyetje: – E mbani mend kur e keni krijuar skulpturën e parë? Ç’ mbresa ka lënë në kujtesën tuaj artistike?

Përgjigje: – Po, si s’e mbaj mend, ore?! Ka qenë viti 1962, kur unë realizova skulpturën e parë, Mësuesin e Popullit Jani Minga, në gips (allçi). Isha mësues vizatimi dhe bukurshkrimi në pedagogjike. Me rastin e 50 vjetorit të Pavarësisë busti u vendos më mjediset e ish – Shkollës së Mesme Pegagogjike, që qe krijuar në vitin 1955, nga dyert e së cilës dilnin mësues nga të gjitha rrethet, që nga Rrogozhina, Përmeti e në Konispol. (Më vitin 1967 shkolla u tjetërsua, se në ato godina u transferua Shkolla e Mesme Mjekësore e Tiranës “Jani Minga”, që pastaj u bë aq e njohur në rang Republike për kohën. Më vitin 1994, ato mjedise u shfrytëzuan për Universitetin “Ismail Qemali” Vlorë, për Fakultetin e Infermierisë dhe atë të Edukimit, për mësim dhe strehim të studentëve. Busti i Jani Mingës që krijova unë, i rezistoi kohërave dhe sot e kësaj dite është atje, në sheshin e qytezës “Studenti”, Vlorë). E kujtoj me emocion punën time të parë, se e inaguroi vetë ish – Ministri i Arsimit, Thoma Deliana, një burrë i ditur, i drejtë, i kulturuar, aq sa i dashur e i thjeshtë, aq dhe autoritar. Shoqërohej nga korifejtë e fushës sonë Kristaq Rama, Andrea Mano e Nexhmedin Zajmi. Mori pjesë gjithë stafi pedagogjik i shkollës dhe drejtori i saj aq korrekt e vizionar Harilla Kuçuli, që u jam mirënjohës gjithë jetën për përkrahjen dhe ndihmën që më dhanë, aq të çmuar për mua në atë kohë.  E si mund ta harroj atë ditë aq të madhe për mua, kur krijimi dhe respekti më morën në krahët e fluturimit…

Pyetje: – Ku mund t’i gjejmë disa nga gjurmët tuaja krijuese të asaj kohe?

Përgjigje: – Në Lice kam punuar Maksim Gorkin, gdhendje në dru, gjendet në fondin e Liceut. Edhe në ILA ka disa vepra të mia. Për shembull, në fondin e shkollës është një portret vajze, një portret minatori. Kur isha student i vitit të dytë në ILA, kam realizuar portretin e Naimit, reliev në gips; gjendet në Muzeun e Vëllezërve Frashëri. Në Lushnjë, relievin e varrezave të dëshmorëve të Lushnjës e kam realizuar në vitin 1972, me porosi nga ish – Komiteti Ekzekutiv i rrethit të Lushnjës (se ashtu funksiononte atëherë). Në se ke parasysh filmin “Udhëtim në pranverë”, ky reliev del te pasazhet me këngëtaren e njohur dhe aq të ëmbël Liliana Kondakçiu. Në Muzeun e Tropojës kam një portret dëshmori, bërë në vitin 1974. Pata dhe një reliev të madh me disa plane, me pamje luftërash midis palëve osmanë – shqiptarë dhe nazistë e partizanë, një nënë etj. E punova me shumë dashuri dhe talent profesional, por nuk u vendos. Më lindën kontradikta me kryesinë e LSHA – së. Qe planifikuar ta bënte një emër i madh (K. Rama), po ta lëmë këtë bisedë … (rrudhet në fytyrë dhe, me gjithë këmbënguljen time, nuk do ta vijojë).

Pyetje: – Në çfarë gjinish janë punët e tua, Skënder? Kam dëgjuar që lëvron dhe pikturën, ë?

Përgjigje: (qesh) – Skulptura, skulptura është fusha ime e krijimtarisë. Punoj në bronx, në çimento, në dru dhe mermer. Piktura…Në fakt është e panjohur piktura ime. Ti nga e di? Në fakt, nuk e kam ekspozuar sa duhet, kam punuar pothuaj për kënaqësinë time. Kam qenë shumë i pasionuar ndaj peizazhit, kompozimit, portretit. Sinqerisht, i bëj me shumë dëshirë e shumë fuqi profesionale. Sikurse dhe krijues të tjerë, xhanëm. Pikturoj për qejfin tim. Në arkivin personal kam plot, u kam dhënë miqve, po ashtu. Më vitin 2003, kur kryetar Bashkie qe dr. Niko Veizi, hodhi idenë për një ekspozitë të zgjedhur me rastin e festave të Nëntorit, në Muzeun Historik të Vlorës. Unë u paraqita me kompozimin “Dashuri prindërore”. Atje është kompozimi im. E falënderoj atë ish-drejtues human dhe dashamirës me artistët. (As kam interes tek ai, as ai tek unë)

Pyetje: – Cili është stili yt krijues, Skënder, dallues nga të tjerët?

Përgjigje: – Forma artistike, si tipari im dallues në krijimtari, konsiston në trajtën interpretuese dhe jo në fotografimin e objektit, në forcën ekspresive, në gjendjen psikologjike jetësore e figurative. Për mua, forma ekspresive që vesh figurën artistike është tipari kryesor në një vepër arti të skulpturës. Këto kam dashur të theksoj dhe t’i jap veprës artistike në vitet 1960-2016, formën e materialit të fortë, gurit, që është një lëndë minerale e fortë dhe e patretshme në

ujë, por do punuar me kujdes se është e thyeshme. E kështu, do të vazhdoj të punoj. Sa të jem. Ndonëse u mbyllën 56 vjet, Skënder Tena rri pranë skulpturës. Kam plan e kam në dorë të ndërtoj e të gdhend në gips figurën ëngjëllore të Shenjtores Nënë Tereza.

Pyetje: – Kush është familjari Skënder Tena?

Përgjigje: – Familja për mua ka qenë domosdoshmëria dhe korrektësia e jetës njerëzore në çift. Për të pasur një familje të sinqertë dhe të shëndetshme duhet dashuri, besim dhe korrektësi. Por, martesa e parë, që u bë në vitin 1964, nuk funksionoi … Kam dy fëmijë me gruan e parë, një vajzë e një djalë. Vajza quhet Miranda Tena, ka mbaruar për merceologji, jeton e punon në Greqi. Djali, Adrian Tena ka mbaruar shkollën e mesme të pikturës dhe institutin e lartë, ushtron pikturën, jeton në Tiranë me familje e fëmijë. Familjen e dytë e kam krijuar më vitin 1977. Kjo është bashkëshortja ime e dashur, Vera nga Krutja e Lushnjes. Është jo thjesht krahu i djathtë, por gjithshka për mua. Me profesion mësuese, ka dhënë mësim në Ciklin e Ulët për pedagogji dhe ka punuar në administratë (me ardhjen e Demokracisë qe në Panaja, ku dhe doli në pension në vitin 2004). Kemi dy vajza: Arsedën, lindur në vitin 1982 dhe Aidën, lindur më 1984. Ikën të dyja me viza studenti në SHBA. Arseda ka qenë alidemiste, vazhdon Harvardin, specializim doktorature për punë kërkimore – shkencore në degët farmaceutike dhe ka marrë e merr pjesë në konferenca të ndryshme ndërkombëtare të fushës në Australi, Japoni, Itali etj., ku dhe është vlerësuar me çmime. Aida përfundoi studimet në Universitetin tuaj (“Ismail Qemali”, Vlorë), mbaroi masterin në një universitet të Bostonit, ku dhe ka krijuar familjen e saj. Na ka bërë dhe një çupë si gonxhe, Meriana quhet. Ida punon në një kompani financiere në Dallas … Shkojmë e vijmë me fëmijët. Edhe në Amerikë. Vijnë ato më shpesh. Ne – më rrallë. Ndihemi krenarë e të lumtur për to, por nuk është për ne Amerika… (Ndërhyn Vera: “Këto arritje të tyre janë edhe falë kërkesave të forta për fëmijët: i rreptë, me kërkesë llogarie dhe po aq i dashur. Respektimi i këtyre normave të edukimit e kanë bërë me dinjitet në familje e shoqëri Skënderin”).

Pyetje: – Kam një pyetje shumë delikate. Skënder, të shikoj në sy dhe e dua përgjigjen profesionalisht të vërtetë dhe do ta krahasoj a është në funksion të shijeve artistike dhe estetike të qytetarëve tanë: Ç’mendim keni për trinomin skulpturor të Skelës (dy punimet për Ismail Qemalin dhe një për Isa Boletinit)?

Përgjigje: (qesh hidhur dhe më sheh në sy) – Busti i Ismail Qemalit para korpusit qendror të Universitetit tuaj është i paarrirë artistikisht. Edhe si karakter. Monumenti “Ismail Qemali” para sheshit është me dobësi në lidhje me formën, s’ka gjetjen e duhur artistike. Është shumë e copëtuar si vepër. Në skulpturë, Plaku i Flamurit pallkon e mban në dorë. E pajustifikueshme kjo. Jo e gjetur si duhet zgjidhja kompozicionale. Po kështu nga karakteri i ngjashmërive. As “Leninit në Tetor” nuk i ngjan. Muntaz Dhrami ka ngelur i pakënaqur me këtë punim, duke u shprehur negativisht për realizimin. Isa Boletini?! Obobo, as që shihet me sy. Me dobësi të theksuar të anatomisë artistike, të formës artistike, të karakterit dhe të momentit emocional, të frymës së tij të brendshme, e cila mungon tërësisht. Nuk del fryma artistike, trimi, heroi, legjendari i Pavarësisë. Mungon karakteri i malësorit trim. Or mik! E thotë bukur kënga, historia, poezia portretin e Isa Boletinit. Atë skulpturë, më mirë të mos e kishin bërë fare, se u bë aq keq. S’kishte nevojë kush për atë bust të dobët, as Ismail Qemali, as Vlora, as Kosova, as Shqipëria. Më vjen keq miku im, paska shumë egoizëm të vogël në art. Me hatëre, me qoka e servilizma s’bëhet kurrë art!

Skuptori i njohur Skënder Tena, që sot pleqëron veprimtarisht pa u ulur, që gëzoi të tjerët, do të ndjente kënaqësi të vlerësohej me një respekt moral. Aq më tepër në këtë moshë. Nuk ka të drejtë të gëzojë ai? Kur jo pak të tjerë, dhe me shumë më pak vlera, kanë marrë dekorata në katror dhe në kub…Veçse, Skënderi kurrë nuk ka kërkuar vlerësim, se se ka patur dhe nuk e ka qejf t’u qepet dekoratëdhënësve për të marrë një medalje (patjetër me kohë të merituar).  Përveç atij çmimit lokal për 70 vjetorin e Pavarësisë, as nga arsimi nuk është vlerësuar dhe nga njerëzit kompetentë të artit në hije ka mbetur. Artistët e vërtetë kanë nevojë për dinjitet, jo për dekorata.

*) autori i kësaj interviste është dhe kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve “Petro Marko”, Vlorë

Filed Under: Kulture Tagged With: Albert Habazaj, i Vlorës, Skënder Tena, skulptori i parë

“Ç’farë bëmë me demokracinë?…. VETËM BËNI SIKUR……

December 15, 2016 by dgreca

1-hasan-kostreci

NGA HASAN KOSTRECI/Tema që para pak ditësh shtjelloi në studio drejtuesja e emisionit televiziv, ‘Ora News’, Ilva Tare, “Ç’farë bëmë me demokracinë”, ishte interesante, por edhe pjesmarrësit e ftuar në atë emision, duke qenë jo vetëm gazetarë apo analistë të njohur, por edhe të pjekur në mendime, pyetjes iu përgjigjën saktë dhe me mjaft seriozitet. Megjithatë këdo që ata fajësuan, për mos mbarëvajtjen e proceseve demokratike në këto njëzet e gjashtë vjet, si mentaliteti i prapambetur i popullit tonë, i cili vjen nga një diktaturë e gjatë dhe e egër komuniste, varfëria, mediokrriteti apo kryeneçsia e politikanëve e të tjera që u përmëndën aty, qëndrojnë, por nuk e tha, si të thuash, hapur, ajo që, per mendimin tim, është më kryesorja dhe e rëndësishme. Kur Napoleon Bonoparti pyeti një nga gjenaralët e vet se pse e kishte humbur një betejë? Ai iu përgjigj; Për shumë arësye madhëri. E para, na u mbarua municioni. Mjaft, ndërhyri perandori, sepse nuk ka nevojë më për të tjerat’. Pra, nëqoftëse politikanëve u ka munguar dëshira dhe vullneti, që ne si shoqëri të ecim përpara e të integrohemi, të tjerat janë sekondare. Po të vihet re, gjithashtu, se që të gjitha ngjarjet e ndodhura gjatë këtyre dy dekadave e gjysëm, si 97 –ta, 21 Janari ose ndryshe siç është quajtur Ngjarja në Bulevard”, rasti i Komunës së Fierit, që u përmënd edhe aty, vërtet qesharake, por dëmi qe tepër i madh, bojkotimet herë pas here në parlament nga të dyja palët, greva e socialistëve përpara universitetit të tjera si këto, të cilat duke u bërë edhe në disa momente kyçe dhe tepër delikate, të bën të dyshosh se nuk ka qënë edhe aq për të kundërshtuar njëra tjetrën si parti, se sa me një qëllim të përbashkët, për të prishur imazhin e Shqipërisë. E njëjta gjë është bërë edhe me sjelljen brutale ndaj disa biznesmenëve të huaj që vijnë për të investuar miliona dhe ikin për të mos u kthyer më kurrë.

Por edhe antagonizmi që po shohim aktualisht midis politikanëve nga të dyja partitë për Reformën në Drejtësi, të duket më tepër si falsifitet, bile ndonjëherë, dëshëroj që të jem i gabuar, si teatër dhe në se tensioni herë bije dhe herë ngrihet sipas rastit, më tepër për ta bërë atë sa më interesante dhe tërheqëse për publikun, ndërsa skenari mbetet i njëjte dhe ashtu siç është lënë amanet nga R. Alija, ‘Vetëm bëni sikur’. Pra, kontradita, në realitet për të gjitha problemet e ngritura, ka dhe kjo është një tipar themelor i demokracisë, po a janë ato realisht apo vetëm në dukje, sepse me “Vetëm bëni sikur”, është praktikuar edhe për ligjin e ilustracionit, për ligjin e pronave, për hapjen e dosjeve, të dekomunizimit e të tjera si këto dhe si përfundim të gjitha kanë mbetur zvarrë dhe asnjëra prej tyre nuk ka përfunduar.

Oferta e ish kancelarit gjerman, Shtraus në tetëdhjet e pesën, kur gjëndja e Shqipërisë dhe e shqiptarëve ishte katastrofale, nga regjimi i atëhershëm u refuzua kategorikisht dhe arësyeja a vetme, sepse atyre u rrezikohej pushteti. Mos ka të ngjarë që ky fenomen po përsëritet edhe tani që ne asnjëherë të mos integrohemi në Europë!

Është thënë se gjenerata e re dhe sidomos ajo studentore nuk duket edhe aq intelektuale, e pjekur dhe si rezultat edhe e pa aftë për të marë në dorë fatet e shoqërisë. Pra del që shanset edhe kjo t’i ketë që nesër të katandiset më shumë në një turrmë, se sa popull. E kujt atëhere i leverdis ky fenomen. Edhe ndonjë veprim që ata në mënyrën e tyre të pjekur apo të pa pjekur, bëjnë, quhet ekstremizëm dhe bombardohet nga opinioni dhe media aq shumë, sa ata paralizohen. Ekstremizëm u quajt gjithashtu edhe veprimi para disa vitesh e një ish të burgosuri, i cili protestën e tij e shprehu duke u vetë djegur. A mos është ky një mentalitet i mbetur nga komunizmi, që ‘Murit nuk i bihet me kokë’. Jemi në demokraci dhe duhet pasur kurajo për të kundështuar çdo gjë që duket e pa drejtë, ndryshe teoria e R. Alisë, ‘Vetëm bëni sikur” do vazhdojë ende gjatë, ndofta edhe për njëzet e pesë vjet e më shumë të tjera.

Filed Under: Komente Tagged With: Hasan Kostreci, VETËM BËNI SIKUR……

Izolacionizmi dhe kritika e sfumuar gazetareske …

December 14, 2016 by dgreca

Dy gjëra mund të rrezikojnë Amerikën për të rënë në unilateralizëm: Shpëndarja e NATO-s dhe injorimi i botës muslimane./

Alfons-Grishaj1-250x300

NGA ALFONS GRISHAJ/Pas fitores së Donald Trump, analiza e sfumuar “kritike” është shpërndarë si retë pa shi… Le Pen?! Brexit?! (British exit). “Extremizmi” Donald Trump?! Stilistika e gazetarisë tonë nuk njeh “Journal Entry!”, por vetëm modelin e negativit me bojë të kuqe (duke mos hyrë në vlerat e gazetarëve tanë, Mini-Me, të cilët kopjojnë gazetarët e huaj si, Bill O’ Reilli, Sean Hannity ose një tjetër si Anderson Cooper… ). Në këtë batak ranë si gjatë zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve Presidenciale të 2016 shumë gazeta dhe media në perëndim, ku humbën fuqinë e njohjes së informimit, duke e zëvendësuar profesionalizmin me militantizmin grotesk. Urrejtja dhe pasioni e mundën arsyen kritike reale të gazetarisë… Forca e gazetarisë qëndron tek analiza e faktit që dokumenton të vërtetën. Nëse lajmi degradon dhe deformohet në qëllim në vetvete, aty nuk flitet më për profesionalizëm, por për influenca karekteristike të momentit që komandohen nga qëllimi dhe jo nga lajmi… Këtu nuk ka më gazetari, sepse ajo vdes.

Format e informimit janë njohur që në kohën e Romës, kur Senati komunikonte me anën e një pllakate druri të shkruar që vendosej në sheshet qëndrore, në të cilën, qytetarët lexonin me një frymë informacionin e servirur… Kjo mund të quhet sot, “Gazetë Muri”, ashtu si ne, në fillimet e para të demokracisë, të gjitha shkrimet e njerëzve i varnim në një stendë ose i afishonim në xhamat e Selisë së PD-së, ku qindra lexues vërshonin për t’i lexuar. Në shekullin XVI, në Itali, Venecia filloi të paraqiste informacion mujor të shkruar me shkrim dore ku fliste për problemet e ndryshme të kohës. Dekadat e para të shekullit XVII në Francë, Angli, Gjermani dhe Spanjë njihen dhe si fillimi i erës së gazetarisë së shtypur që shpërndahej me rregull.

Janë shkruar me dhjetra volume për gazetarinë që shpjegojnë historinë e saj dhe specifikat ndër rajone të ndryshme. Në Shqipëri kemi pasur gazetari të centralizuar në dorën e PP-së, e cila njihte vetëm një rregull: Gënje, gënje dhe mos thuaj kurrë të vërtetën! Sistemi komunist, duke ndaluar të vërtetën krijoi formatin monstër, e cila besonte në manipulim, duke u bërë vetë një tregues manipulimi. Kjo shkatërroi jo vetëm shtypin, por dhe historinë që u shkrua gjatë 47 viteve, që pothuajse nuk ka prodhuar aspak vlera shkencore, por vetëm mjegull dhe pluhur propagandistik Gebelsian…(Sepse komunizmi dhe nazizmi janë moter e vëlla). Këtë lloj historie do ta quaja me plot gojë: “Histori e Porositur!”

Fatkeqësisht, në kohën e qoftëlargut jemi njohur në botë për dy gjëra:

1.Vendi i parë ateist në botë.

2.Kampion i izolacionizmit në planet.

Pra, kemi pse “krenohemi”, kemi pasur dy vende te para në botë, për medalje anti-njerëzore.
Faleminderit prej Shenjëtores Nënë Tereza, që rikuperoi imazhin nga ateizmi në humanizëm. Dhe prej George W. Bush, që na bëri faktor me pranimin në NATO, duke na shkëputur përfundimisht nga izolacionizmi.

Ndjej dhimbje, kur ende shoh “inteligjencën” tonë të kushtëzuar dhe të lodhur si nga ana intelektuale dhe nga pavarësia e ndërgjegjes.

Shikova një emision të drejtuar nga Ylli Rakipi. Të ftuar ishin katër“burra zakoni” (njëri nga ata, produkt i Sorosi-t), që me zërat e tyre “kritikë” bënin politikë të madhe, për Amerikën dhe presidentin e sapo zgjedhur Trump. Ata nuk e kuptojnë se u ka ikur koha analizave që shoqërohen më tepër me grimasa e gjestikulacione se sa me sens logjik… Për të bërë analizën e një shteti, një subjekti, një dukurie apo një personaliteti, duhet njohje e plotë e të dhënave për të gjykuar dhe nxjerrë konkluzion. Në të kundërtën, paraqitja e varfër intelektuale nuk justifikon programin. Opinioni mund të jetë i lirë, por kur cektësia e gjykimit moleps ambientin nuk e vlen të bëhet publike. Sigurisht, të ftuarit e Rakipit, kanë hapur libra aty-këtu dhe kanë botuar nganjëherë dhe ndonjë gjë të mirë, por nuk disponojnë as të dhënat e duhura as thellësinë e gjykimit, të cilat duhen për të kuptuar ndryshimin mes filozofisë perëndimore dhe hamendësimeve ideologjike të lindjes. Si kopiacë defraktarë, dijet e tyre të cunguara nuk i lejojnë të kuptojnë se izolacionizmi (që e përdorën aq shpesh atë natë) nuk njihet në superfuqitë botërore. Presidenti Theodor Rusvelt, e bëri Amerikën imperialiste e deri më sot, Amerika u fuqizua dhe u bë faktor numër një në botë.

Kontributi ekonomik dhe ushtarak nuk i lejon Amerikës tkurrje, por rishikim dhe reflektim. Muri i Trump, mbase nuk realizohet dhe mbetet metaforë, ashtu siç shprehen disa gazetarë, por dhe nëse bëhet do t’i shërbejë sigurisë nacionale dhe jo izolacionizmit.

Proteksionizmi i paralajmëruar i Presidentit të ri, nuk i prish punë Amerikës, përkundrazi i krijon atmosferën e kthimit të fabrikave që kanë lënë vendin për një përfitim më të madh brenda dhe jashtë kontinentit.Ashtu si në kohën e Theodor Rusvelt dhe Ronald Regan, Amerika kërkon riciklimin e vlerave, të qytetarisë dhe kapitalit. Nëse, Trump, me zgjuarsi e largëpamësi do rindërtojë dhe rifitojë terrenin e humbur nga tregtia e “lirë”, Amerika do jetë në gjendje të rimëkëmbë jo vetëm ekonominë e saj dhe të shlyejë borxhet, por dhe të ndihmojë vendet partnere europiane, ku patentat dhe teknologjitë moderne që u krijuan nga vetë ata, u kopjuan, ose u vollën nga vende komuniste si Kina, Rusia etj. Kina ka kohë që mundohet të lozë rolin e padronit. Shikoni Presidentin e Kines, Xi Jinping. Në çdo takim me presidentë, ai nuk lëvizë nga vendi, presidentët e tjerë ecin per të shkuar tek ai, përfshi Barak Obama, Vladimir Putin etj. kurse ai nuk lëviz, sikur të ishte Perandor planeti. Dikur, Perandori i Kinës, kishte një ushqim që nuk guxonte askush t’a hante përveç atij. Ky ushqim quhej “forbidden food“. Ushqimi i ndaluar nuk kishte lidhje me Biblën e Shenjtë, por me “orizin e zi” që prodhohej enkas për Perandorin e Kinës. Nëse dikush do guxonte ta hante, ai ose ajo do vdiste nga ndënshkimi. Ne, tani e konsumojmë “orizin e zi”. Por, kosumojmë dhe veshim shumë prodhime që bëhen në Kinë. Shpesh ato kanë një shije aspak origjinale, ose prodhimet e tyre shkërmoqen para kohe.

Tani, Dragoni i Verdhë, tallet, kërcënon, biles guxon ta quaj Presidentin Trump: “si fëmi injorant ”. Ata e dinë mirë se ai nuk është i tillë, por i tërbon filozofia proteksioniste e Trump. Ka gjasa që Panda të mbesë pa biberon. Rreziku i “Forbidden Food” do ta zgjojë ekspanisionizmin e Kinës, dhe bota do pendohet për çiliminllëkun e treguar gjatë gjithë këtyre viteve. Rreziku i botës mund të jetë dhe ekstremizmi Islam (Jo Muslimanizmi), dhe rrymat e tjera ekstremiste, por vëmendja duhet me qenë tek Dragoni i Verdhë, i cili një ditë do kafshojë… Gazetaria e botës së qytetëruar duhet t’i kushtojë më vëmendje Kinës, se sa budallallëqeve empirike.

Dy gjëra mund të rrezikojnë Amerikën, për të rënë në unilateralizëm: Shpëndarja e NATO-s dhe injorimi i botës muslimane.

Robert Art, dhe disa të tjerë thonë se, Amerika ka pasur një histori izolacionizmi, nuk qëndron! Babai i Amerikës, Washington, ishte skeptik në marrëdhëniet ndërkombëtare, për arsye se mendonte se Anglia dhe aleatet e saj ishin të interesuar në mënyrë të një anshëme dhe jo në sensin bilateral e multilateral. Në atë kohë Amerika ishte unilaterale. Duke hequr vetë mbi shpinë vujatjet koloniale, porositë e Washingtonit, për të bërë kujdes në mos ndërhyrje në punët e të tjerëve ishin të drejta dhe pragmatiste. Ky nuk ishte Izolacionizëm siç predikojnë disa vogëlushë, por unilateralizëm.

Ka pasur disa vende izolacioniste. Japonia ka qenë një vend i tillë. Gjatë historisë së komunizmit, Shqipëria ka qenë numër një botë. Tani është Koreja e Veriut.
Duke bërë paralelizëm midis Enver Hoxhës dhe Kim Jong-ut, shpresoj se intelektualët shqiptarë, mos të ngatërrojnë më izolacionizmin me unilateralizmin, ose izolaconizmin me kapitalizmin dhe globalizmin!

Filed Under: Opinion Tagged With: alfons Grishaj, dhe kritika e sfumuar, gazetareske ..., Izolacionizmi

TIGRI EXXONMOBIL DHE ARUSHA RUSE

December 14, 2016 by dgreca

1-frank-300x212

Nga Frank Shkreli/Me anë të një deklarate të marten në mengjes, Presidenti i zgjedhur amerikan, Z. Donald Trump njoftoi se, pas intervistave të disa kandidatëve, kishte vendosur që më në fund të emëronte kreun e firmës ExxonMobil Rex Tillerson në postin e Sekretarit të Shtetit, si kryedipolomati i Shteteve të Bashkuara, detyra e tretë më me rëndësi në në administratën amerikane, pas Presdientit dhe Zëvëndës Presidentit.  Emërimi i tij erdhi krejt pa pritmas megjithëse ishte përgojuar për disa ditë tani, së bashku me disa personalitete të njohura të politikës amerikane, përfshirë Mit Romney-n, një kritik i fortë i Z.Trump gjatë fushatës së zgjedhjeve, njëherazi edhe ish-kandidat për president i Partisë Republikane dhe Rudy Giuliani, ish kryebashkiak i New Yorkut dhe njëri prej mbështetsve më të fortë të Z. Trump gjatë fushatës kundër kandidatës demokrate Hillary Clinton.  Ekspertët thonë se emërimi i Rex Tillerson në këtë detyrë është i jashtzakonshëm për shumë arsye, si për nga natyra e punës ashtu edhe nga përvoja ose mungesa e përvojës në punët qeveritare dhe në politikën e jashtme të Z. Tillerson.  Ndryshe nga të emëruarit në të kaluarën në këtë detyrë të lartë të qeverisë federale të Amerikës, Tillerson nuk ka asnjë përvojë qeveritare pasi ka punuar gjithë jetën e tij për të njëjtën firmë private, Exxon, që konsiderohet si ndër firmat më të mëdha në mos më e madhja në botë, e cila zhvillon aktivitete në më shumë se 50-shtete të botës.  Rex Tillerson, pjesën më të madhe të karierës së tij në firmën ExxonMobil e ka bërë në degën e punëve ndrërkombëtare të firmës, gjë që, sipas mbështetsve të tij, i ka dhënë mundësi dhe raste që të zhvillojë lidhje dhe kontakte me shumë vende anë e mbanë botës, përfshirë Rusinë, duke filluar me ish-udhëheqsin e atij vendi, Boris Yeltsin gjatë 1990-ave dhe më vonë me Vladimir Putin.  Emërimi i tij në detyrën e kryediplomatit amerikan, habiti jo vetëm vërejtësit politikë dhe diplomatikë, por edhe vet Z. Tillerson, i cili sipas miqëve të tij si  konservator i bindur që është politikisht, rrjedhimisht ai e pranoi emërimin për arsye patriotike, si një detyrim ndaj vendit.

Njeriu që mban atë detyrë tani, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry lëshoi një një deklaratë të shkurtër me rastin e emërimit të Tillersonit si pasardhës i tij, duke thënë: “Uroj Rex Tillerson-in për emërimin e tij në detyrën e Sekrtarit Amerikan të Shtetit. Departamenti Amerikan i Shtetit do të vazhdojë të japë ndihmesën e plotë për një tranzicion të rregullt e pa telashe, ashtuqë Adaministrata e ardhëshme të mund të vazhdojë punën tepër të rënëdësishme të zhvillimit të politikës së jashtme amerikane anë e mbanë botës”, përfundon Zoti Kerry mesazhin e tij të urimit.

Reagimet ndaj emërimit të RexTillersonit në detyrën e Sekretarait amerikan të shtetit ishin të shumëta, pro dhe kundër. U pritë me mbështetje prej disave dhe me kritika nga disa të tjerë, madje edhe në radhët e vet republikanëve në Kongresin amerikan, ku emërimi i Z. Tillerson duhet të miratohet nga Dhoma e Senatit dhe ku ai pritet të përball pyetje të shumta dhe kritike.  Mediat amerikane njoftojnë se Donald Trump, para se të njoftonte emërimin e Sekretarit të ri amerikan të shtetit, ai ishte konsultuar me personalitete të larta të diplomacisë dhe të politikës amerikane, të cilët sipas lajmeve i rekomanduan Z. Trump emërimin e Tillersonit për Sekretar Amerikan të Shtetit. Ndër emërat më të dalluar  që promovuan emërimin e tij, spikaten ish-Sekretari Amerikan i Shtetit James Baker, ish-sekretarja amerikane e shtetit Condoleezza Rice dhe ish-Sekretari amerikan i Mbrojtjes Robert  Gates, i cili ka shërbyer në administratën e ish-presidentit Bush dhe në administratën e presidentit Obama.  Z. Gates tha se rekomandoi emërimin e Z. Tillerson bazuar në përvojën e tij si negociues prej dekadash me udhëheqsit e huaj.

Ndërsa, kritikat e deritanishme ndaj emërimit të Rex Tillerson-it në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit kanë ardhur kryesisht nga senatorët republikanë, politika partiake e të cilëve ka qenë anti-Rusisë për dekada, por edhe nga disa demokratë, vota e të cilëve i nevojitet atij për tu venë në krye të diplomacisë amerikane për katër vitet e ardhëshme. Por ndonëse, tani për tani, asnjë prej senatorëve nuk është shpallur kundër emërimit të tij, ata kanë shprehur shqetësimet e tyre sidomos në lidhje me kontaktet që Rex Tillersonin ka patur me Rusinë dhe udhëheqsin e saj Vladimir Putin gjatë 20-viteve të fundit.  Senatori veteran i republikanëve dhe hero i luftës së Vietnamit, John McCain i shtetit Arizona, i cili e ka cilësuar Vladimir Putinin si, “një hajdut, gangster dhe vrasës”, tha për rrjetin televiziv CBS se lidhjet e Tillersonit me Putinin janë një “pikë e madhe shqetësimi” për ‘të dhe se pret shpjegime nga Tillerson në lidhje me kontaktet e tija me Rusinë, për të cilat ai do të pyetet natyrisht gjatë seancave të miratimit të emërimit në Senatin ameirkan.  Ndërsa Senatori republikan Marco Rubio i shtetit Florida reagoi ndaj emërimit të Rex Tillerson duke u shprehur se, “Ndërkohë që Rex Tillerosn është një biznismen i respeketuar, unë kam shtqetësime dhe rezervime serioze për emërimin e tij në këtë detyrë.  Sekretari i ardhëshëm amerikan i shtetit duhet të jetë dikush i cili e shikon botën me një qartësi morale dhe i cili nuk preket as nuk influencohet nga konfliktet e mundshme të interesit, por që ka një kuptim dhe vetëdije në mbështetje të interesave kombëtare të Amerikës dhe i cili duhet të jetë një mbështetës i vendosur i objektivave të politikës së jashtme amerikane, mbrenda administratës si dhe në skenën botërore”, u shpreh Senatori Marco Rubio, ish-kundërshtar i Donald Trumpit në fushatën paraprake të partisë Republikane për president.

Ndërkaq, udhëheqsi i ardhëshëm i pakicës demokrate në Senat, Senatori Chuck Schumer i shtetit New York u shpreh të marten se Rex Tillerson duhet të përballet me pyetje serioze në lidhje me kontaktet e tija me Rusinë, si dhe mbi kundërshtimin e tij tepër shqetsues kundër sanksioneve ekonomike ndaj armikut të këtij vendi gjatë Luftës së Ftoftë” Rusisë, tha senatori demokrat Schumer.  Edhe Senatori demokrat Tom Udall i shtetit New Mexico kritikoi Z. Trump për emërimin e Rex Tillersonit, si përfaqsuesin e Shteteve të Bashkuara në skenën botërore.   Ai, shtoi senatori nga New Mexico, po propozon t’i japë një detyrë e cila është jashtzakonisht e rëndësishme për interesat kombëtare, shefit të një firme që mbron dhe arsyeton përfitimet e mëdha prej dhjetëra miliarda dollarësh, pjesërisht të fituara nga interesat e huaja të naftës.  Si anëtar i Komisionit të Senatit për punët e jashtme ai u bëri thirrje kolegëve të tij që të “mendojnë gjatë dhe seriozisht, para se të miratojnë emërimin e shefit të firmës Exxon, për të përfaqsuar interesat diplomatike të popullit amerikan.”

Disa analistë kanë thënë se lidhjet e Rex Tillerson me Rusinë e Putinit ishin thjeshtë lidhje ekonomike dhe invetsimesh të cilat ai, si drejtor ekzekutiv i kompanisë, i mbronte ato në emër të firmës së tij dhenormal se ka mbështetur interesat e firmës ExxonMobil që ai kryeson, ndërsa si Kryediplomat i Shteteve të Bashkuara ai nuk mund të veprojë ndryshe veç të promovojë dhe të mbrojë interesat kombëtare të Shteteve të Bashkuara.  Gazeta Wall Street Journal shkruan se gjatë karierës së tij, Tillerson është treguar i matur dhe se ka lëshuar pe duke treguar flekisibilitet në pikpamjet e tija ideologjike, në raste kur ai e ka konsideruar situatën të nevojshme për të ndryshuar qëndrim, si të rëndësishme nga pikpamja strategjike dhe në interes të firmës ose institucionit që ka udhëhequr.  Eksperti i politikës së jashtme Riçard Haas, president i Këshillit mbi Punët e Jashtme i tha Radios kombëtare amerikane se emërimi i Rex Tillersonit në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit mund të jetë i suksesshëm nëqoftse rreth tij ai zgjedhë si bashkpuntorë të ngushtë, njerzë me përvojë në politikën e jashtëme.  Ai shtoi se ekziston një ndryshim i madh midis një personi që njeh botën, dhe një personi që nuk di shumë për përpilimin dhe zhvillimin e politikës së jashtme.

Është shumë vështirë të parashikohet se si do shkojnë punët në rastin e konfirmimit të Z. Tillerson në detyrën e Sekretarit Amerikan të Shtetit nga ana e Senatit amerikan përball kritikave të deritanishme ndaj tij.  Ashtu siç nuk është e qartë se si do veprojë në përgjithësi Administrata e re Donald Trump kur të fillojë nga detyra pas 20-janarit.  Ashtu siç zhvilloi si kandidat për president, një fushatë krejtë ndryshe nga fushatat e mëparshme elektorale amerikane, Z. Trump ashtu pritet, për mirë ose për keq edhe të qeverisë — ndryshe — sidomos nëqoftse marrim parasyshë personat e emëruar deri tani në detyrat kyçe të kabinetit të tij të ardhëshëm, përfshirë edhe emërimin e Rex Tillerson-it për Sekretar Amerikan të Shtetit.  Donald Trump ka paralajmëruar se si president ai do të jetë më pak i  parashikueshëm, në krahasim me paraardhësit e tij, sidomos mbi mënyrën se si do veprojë në fushën e politikës së jashtme.  A do të jetë ky një largim i dukshëm nga proceset dhe nga zhvillimi tradicional i politikës së jashtme amerikane?  Masat dhe deklaratat e deritanishme të presidentit të ardhëshëm Trump e bëjnë të pamundur parshikimin, por shpresojmë që të drejtat e njeriut dhe vlerat morale të Shteteve të Bashkuara të vazhdojnë të jenë si gjithnjë pjesë e pandarë e politikës së jashtme amerikane anë e mbanë botës edhe në të ardhmen.

Filed Under: Analiza Tagged With: DHE ARUSHA RUSE, Frank shkreli, TIGRI EXXONMOBIL

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2325
  • 2326
  • 2327
  • 2328
  • 2329
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike
  • Lirizmi estetik i poetit Timo Flloko
  • Seminari dyditor i Këshillit Koordinues të Arsimtarëve në Diasporë: bashkëpunim, reflektim dhe vizion për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporë
  • Ad memoriam Faik Konica
  • Përkujtohet në Tiranë albanologu Peter Prifti
  • Audienca private me Papa Leonin XIV në Selinë e Shenjtë ishte një nder i veçantë
  • PA SHTETFORMËSINË SHQIPTARE – RREZIQET DHE PASOJAT PËR MAQEDONINË E VERIUT
  • “Ambasador i imazhit shqiptar në botë”
  • “Gjergj Kastrioti Skënderbeu në pullat shqiptare 1913 – 2023”
  • Albanian American Educators Association Igli & Friends Concert Delivers Electrifying Evening of Albanian Heritage and Contemporary Artistry

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT