• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PËRTEJ PERDES SË QELQTË

November 30, 2016 by dgreca

Nga Grigor Banushi/*

photo-1

Kur isha fëmijë, më ka qëlluar dy a tri herë të shkoja në Radio Tirana ( e vetmja në atë kohë) dhe ajo që më impresiononte shumë ishte perdja e qelqtë pas mikrofonit ku më duhej të flisja apo të recitoja ndonjë poezi. Sa herë shkoja në Radio, madje më qëlloi të merrja pjesë edhe në konkurset radiofonike kur isha në shkollë të mesme, dritarja e madhe, përtej së cilës shihej çdo gjë por nuk dëgjoj asnjë tingull, ma shtonte kërshërinë dhe më mbushte me mister. Megjithatë pas xhamit ndarës shihja ndonjë fytyrë gruaje a vajze të bukur që më buzëqeshte për të më qetësuar, apo të ndonjë babaxhani i cili më bënte shenjë për të më dhënë kurajo.

Më vonë mësova se ajo anije gjigande e fjalës dhe mendimit, e artit e muzikës, lundronte pikërisht në saje të asaj që ndodhej përtej perdes së tejdukshme e njëkohësisht të shurdhët. Fjalët e folësve, vargjet e poetëve, deklamimet e aktorëve dhe këngët përcilleshin për në eter pikërisht nga ato aparatura e çelësa dhe nga dikush i heshtur që i lëvizte ato me mjeshtri dhe siguri. Këtë e zbulova më vonë, kur kureshtja më bëri të shkoja në mjedisin pas perdes së qelqtë dhe sidomos kur vite më vonë fillova punë pikërisht në atë vend të cilin e kisha ëndërruar. Ndodhesha mes mjeshtrave të  zërit të Radio Tiranës, të cilët u bënë dëgjuesit e mij të parë dhe kritikët e parë dashamirës të punës time.

Njërin prej këtyre mjeshtrave e kam njohur rreth njëzet vjet më parë, kur unë nuk isha tashmë ai djaloshi që më dridhej zëri para mikrofonit, ndërsa ai hidhte hapat e parë në rrugën e mjeshtrisë së zërit, punës me të, regjistrimit dhe përcjelljes së tij tek dëgjuesit.

photo-2

Elton Verzivolli që fillim dukej se e kishte kuptuar punën që duhej të bënte dhe e mori atë seriozisht e me guxim.  Si gazetar i radios, por edhe si shkrimtar, skenarist i radionovelës së parë shqiptare, më ka lidhur ngushtë puna me operatorin e zërit, Elton Verzivolli. Puna në pultin e regjistrimit nuk është një punë thjesht teknike, apo mekanike. Si në fillimet e saj, kur studiot ishin tejet modeste, kur punohej me shirita e kur montazhi, prejret e ngjitjet bëheshin me dorë, ose e thënë më saktë, me vesh, ashtu edhe më vonë, kur në studiot e regjistrimit hyri teknologjia e re dixhitale, puna e mjeshtrit të zërit e kalon punën e teknikut. Do të thosha pa frikë se ajo është një punë artistike në krejt kuptimin e fjalës. Dhe këtë e demonstronte më së miri mjeshtri i zërit Elton Verzivolli.

Në punën time tridhjetë e pesë vjeçare si gazetar në radio Tirana, ka shumë ngjarje dhe episode të cilat i kujtoj mer mall dhe që i marr si shembull të devotshmërisë e pasionit. Natyrisht këtu bën pjesë edhe njohja ime me mjeshtrin Verzivolli dhe puna për gati njëzetvjet për të realizuar e prodhuar emisione me cilësi e për të përcjellë tek dëgjuesi vlera dinjitoze dhe një realizim profesional. Kam shumë raste të punës time të efektshme në saje të përkushtimit të inxhinierit Elton Verzivolli.

Më 10 qershor 2007 Presidenti i Shteteve të Bashkuara George W. Bush  bëri një vizitë në Shqipëri. Është i kuptueshëm impenjimi dhe mobilizimi i mediave për ta pasqyruar sa më saktë e në kohë reale vizitën e kreut të vendit më të madh në botë, mikut dhe aleatit të popullit shqiptar. Edhe Radio Tirana u angazhua e u mobilizua me të gjitha forcat për pasqyrimin e kësaj vizite historike. Isha në grupin e gazetarëve të ngarkuar për pëprcjelljen tek dëgjuesi nëpërëmjet kronikave, radioreportazheve, lidhjeve direkte dhe intervistave të presidentit amerikan. Elton Verzivolli ishte drejtuesi teknik i studios së transmetimit i cili bëri një punë mjeshtërore për ta realizuar transmetimin e vizitës së George W. Bush në parametrat optimale dhe në cilësinë më të lartë. E shoh me vend të vë në dukje se ndonëse një punë e tillë nuk ishte e lehtë, ai ia arriti më së miri ta përmbushte misionin e tij në saj të aftësive për veprim e reagim të shpejtë, për zgjidhje të efektshme dhe të menjëhershme të situatave e sidomos për një punë përgatitore, ku kishte parashikuiar çdo gjë deri në detaje. Kështu materialet ndihmëse si rasdiokronika të kaluara nga radioarkivi, intervista të parapërgatitura, informacione të nevojshme e të tjera, ishin ralizuar më parë e tashmë ndodheshin në tryezën e punës së mjeshtrit pranë pultit të transmetimit. E përmenda këtë episod sepse unë dhe gazetarët e tjerë mbetëm mjaft të kënaqur nga puna e mjeshtrit të zërit Elton Verzivolli.

photo-3

Janë sa e sa emisione dhe programe radiofonike të realizuara në bashkëpunim me mjeshtrin e zërit, inxhinierin Elton Verzivolli. Janë të paharruara mbrëmjet e vona madje shpesh edhe netët e gjata që kalonim në studio sëbashku me Tonin. I përpiktë në punën e tij, ai ngulte këmbë që ta bënim sa më mirë regjistrimin, duke kërkuar përsosmëri. Na kthente disa herë deri sa të arrihej qëllimi e nuk donte t’ia dinte për kohën që kalonte e që të nesërmen që në mëngjes duhej të vinim përsëri në studio. Dhe puna nuk mbaronte kurre se edhe Eltoni nuk lodhej e nuk mërzitej kurrë. Shpesh kam pyetur veten nëse një artist kur interpreton në skenë disa herë apo një këngëtar që këndon të njëjtën këngë për disa ditë me radhë, a e ruan dëshirën , pasionin dhe emocionet për të dhënë gjithmonë maksimumin?  Këto mund ta pohoj me siguri për punën e palodhur të mjeshtrit të zërit Elton Verzivolli. Sa herë punoje me të, ai shfaqte pasion dhe dukej i mbushur me energji, çka dëshmonte se ishte tërësisht i motivuar në punë. Na ndodhte që për të bërë një sigël, transmetimi i së cilës mund të zgjaste njëzet sekonda, Toni shpenzonte një kohë të gjatë. Përpiqej të gjente muzikën më të mirë dhe më të përshtatshme dhe kërkonte nga unë që teksti të ishte konçiz, i qartë, domethënës dhe të përmbidhte përmbajtjen e programit radiofonik. Pastaj punonte duke kërkuar vazhdimisht përsosmërinë në kombinimin e tekstit me muzikë deri sa produkti ishte i arrirë nga ana cilësore, i përsosur artistikisht, i qartë, i përmbledhur dhe kuptimplotë.

Në këtë mënyrë, me pasion e këmbëngulje, me përkushtim e me profesionalizëm ka punuar Elton Verzivolli kur regjistronim e montonim programet radifonike të tilla si “Maratona 70 vjeçare e fjalës së muzikës”, një program me rastin e 70 vjetorit të krijimit të radio Tiranës, ciklin e emisioneve me rastin e 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë, emisionin nokturn informativ e argëtues “Natën Vonë”, apo emisionin konkurs me nxënlësit e shkollave të mesme të Tiranës “Eurotunel”, një program që pasqyronte rrugën e gjatë të Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Lista e emisionev të realizuara me mjeshtrin  Elton Verzivolli është e gjatë. Mund të përmend tituj, emra e shifra pa mbarim, por ajo që mbetet është pasioni i mjeshtrit të Radio Tiranës.  Fakti që ai zotëron mjeshtrinë e zërit por tashmë edhe të punës me figurën tregon për profesionalizmin dhe përkushtimin e tij. Ai sot punon në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ndjen erën e suksesit. Elton Verzivolli është i angazhuar me projekte televizive pranë kompanive prestixhioze si Hudson Creative Production dhe Hi Tech Photography.

Emri i tij i shqiptuar disa herë në ditë nga spikerët dhe gazetarët: mjeshtër zëri, tashmë del i shkruar edhe me titra në punët e tij të suksesshme dhe spikat gjithmonë dukshëm:Elton Verzivolli.

*Shkruar nga Grigor Banushi, gazetar, shkrimtar.

 

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: Elton Verzivolli, Grigor Banushi, PERDES SË QELQTË, Përtej

29 Nëntori gjithmonë i ka hyrë në hak Ditës së Flamurit

November 30, 2016 by dgreca

Nga Sadik Bejko/  Sivjet, në këtë 29 Nëntor, dua të kujtoj edhe ballistët. Nuk kam pasur ballistë në familje. Dua t’i kujtoj se ballistët ishin antifashistë, ishin republikanë, jomonarkistë, ishin antikomunistë për më tepër. Komunistët e përvetësuan luftën. E bëri partia, thoshin. Por pati dhe forca jokomuniste që luftuan. Luftën e bëri Shqipëria. Shqiptarët i deshën a nuk i deshën partizanët, dhanë bijtë për luftën, dhanë bukë, strehë, veshje. Shqipëria për 4-5 vjet ka qenë realisht/zyrtarisht shtet fashist. (Ne nuk e themi që kemi qenë shtet fashist, veç kur del me dokumente që edhe N. Xhunglini aplikonte për punë si fashiste. Nga halli, kështu thotë). Fashizmin shqiptari nuk e deshi. Po kush e pyeti? Nga shtet fashist më 1945 u bëmë shtet komunist. Si në asnjë rast tjetër në botë. Morëm një kthesë 380 gradë. Shqiptari nuk e deshi komunizmin. Të dyja (fashizëm e komunizëm) na i imponuan kohërat. Popujt e vegjël janë zare në lojën e historisë. Që nuk e deshi Shqipëria komunizmin e dëshmon një fakt. Asnjë nga elita intelektuale e viteve ’30 (shkrimtarë, profesorë, nëpunës karriere, ish-luftëtarë) nuk shkoi me komunistët e malit. Elita shqiptare nëpërmjet Branko Merxhanit “Pse nuk jam marksist” e kish thënë që ishte antikomuniste. Më 1939 disa përfituan nga të mirat e Shqipërisë fashiste. Me këmishën e zezë Nexhmija u bë mesuese. Enveri bënte kontrabandë duhani te “Flora” me ndihmën e biçakçinjve të Elbasanit. Qemal Stafa shkoi të studionte në Firence. Bukën e fashizmit hëngrën Kahreman Ylli, Bedri Spahiu e shumë krerë komunistë. Ndryshe ndodhte me nacionalistët, më pas Ballistët. U gjakosën që më 7 prill. Pas 7 prillit M. Frashëri, Ermenji, Butka etj u internuan në Ventotene. Çetat e Ballit dhe partizanët e luftuan bashkë fashizmin më 1942- 43. Si u përmbysën fatet në fund të vitit 19443? Pse u masakruan nacionalistët në Dunicë të Mokrës (35 ballistë), në Myzeqe (67 ballistë)? Pse ballistët, këta antifashistë të orëve të para, u shtynë të bashkëpunojnë me nazistët? Kjo është një pyetje për historinë. Lufta mbaroi pa fitimtarë. Më 1939 vendosi pushka e zezë e të huajit. Më 1944 vendosi pushka e kuqe e partisë. Popullin nuk e pyeti njeri. As referendum, as zgjedhje të lira. Ky nuk ishte çlirim. Të vij te fillimi. Sot dua të kujtoj Ballistët. Këto ditë një mik më pyeti: Ka ballistë antifashistë? Po. Ata ishin patriotë. Ata dinin të luftonin. Kanë qenë ballistë antifashistë (dhe antikomunistë njëherësh). Po. Kanë qenë shumë, shumë të tillë. Njeri prej tyre ishte vlonjati Hysni Lepenica, dëshmor i atdheut, që ra theror si antifashist në Gjirokastër më 1943.

Filed Under: Opinion Tagged With: 29 Nëntori gjithmonë, Ditës së Flamurit, i ka hyrë në hak, Sadik Bejko

Propaganda – Natyra dhe Magjia e saj

November 30, 2016 by dgreca

Nga Mr.Sc Blerta Haxhiaj/1-blerta-haxhiajPropaganda është formë e komunikimit përmes qëllimit të influencës së masave të njerëzve si qëllim apo pozicion. Eshtë informacion që nuk është i paanshëm dhe përdoret kryesisht për të ndikuar në një audiencë dhe më tej më një axhendë të caktuar. Shpesh përdoret për të paraqitur fakte selektive për të inkurajuar një sintezë të veçantë ose duke përdorur mesazhe të ngarkuara për të prodhuar një emocion se sa një përgjigje racionale ndaj informacionit të paraqitur. Propaganda ka fituar një konotacion negativ fuqimisht nga shoqëria me shembujt e shumtë që janë shërbyer me të. Shembuj manipulues dhe agnostikë. Propaganda në kuptimin e saj origjinal ishte neutral dhe mund t’i referohet që ato që përdorë ishin në përgjithësi pozitive, si rekomandime të shëndetit publik, shenja inkurajuese për qytetarë që të marrin pjese në zgjedhje apo në regjistrime, mesazhe inkurajuese për të raportuar krimet. Propaganda merr formën e fletëpalosjeve, posterave, TV dhe radio transmetimet dhe mund të shtrihet në çdo medium tjetër. Propaganda (lat.) është forma e emrit foljor Propagare që do të thotë për të përhapur, kështu propaganda do të thotë se ‘cila është për t’u shumuar’, fillimisht kjo fjalë rrjedh nga një organon i ri administrative i Kishës Katolike (xhemat) e krijuar në 1622 e quajtur Congregatio de Propaganda Fide (Kongregacioni për shumimin e besimit) ose jozyrtarisht thjeshtë Propagandë. Nga viti 1790 ky term filloi duke u përdorur edhe për aktivitetet Laike, ndërsa merr një konotacion përçmues në mesin e shek. XIX kur përdoret në sferën politike. Përcaktimi i propagandës gjithmonë ka qënë një problem ku vështirësia kryesore ka qënë për ta diferencuar atë nga llojet e tjera të bindjes. Propaganda mund të (tentative e sipër) përcaktohet si një përpjekje e qëllimshme sistematike për të formësuar përceptimet, për të manipuluar njohuritë dhe sjellja e drejtëpërdrejtë për të arritur një përgjigje për qëllimin e dëshiruar propagandistik. Ajo përcaktohet neutrale si një formë sistematike e bindjes së qëllimshme që tenton të ndikojë në emocionet, qëndrimet, opinionet dhe veprimet e audiencave të synuara të përcaktuara për qëllime Ideologjike, politike apo komerciale përmes transmetimit të kontrolluar të mesazheve ndërmjet masës dhe kanaleve të mediave të drejtëpërdrejta. Në një organizatë që propaganda punëson propagandistë të cilët angazhohen në propagandizmin si krijim i aplikuar dhe shpërndarjen e formave të tilla të Bindjes. Përkufizimi i proçesit komunikativ lejon që propaganda të konsiderohet objektivisht dhe pastaj të interpretohet si sjellje pozitive dhe negative në varësi të prespektivave të shikuesit apo ndëgjuesit. ZBYNEK – sipas tij propaganda definohet Bardhe, Gri ose e Zezë – propaganda e bardhe haptas zbulon burimin e saj, propaganda e zezë synon të publikohet nga Armiku apo dikush përveç origjines saj aktuale. Propaganda është përdorur (përdoret) për të ndikuar në domenin e besimit, politikës, përditshmërinë tonë dhe më ndihmën e teknologjisë e cila e ka lehtësuar shumë punën e propagandës, ne jemi të rrethuar nga ajo. Çfarë është apo nuk është propagande? – Propagandisti kërkon të ndryshojë mënyrën se si njerëzit e kuptojnë  një çështje apo situatë më qëllim të ndryshimit të veprimeve dhe prirjes së tyre në ato mënyra që janë të dëshirueshme për interest të masës. Ajo shërben si një konkluzion, për  një censurë në të cilat është arritur qëllimi apo jo duke e implementuar informacionin. Ajo çka e përcakton propagandën duhet të dallohet nga format e tjera të evokimit është qëllimi apo telosi propagandistik për të ndryshuar kuptimin apo mendimin e njerëzve me anë të mashtrimit dhe konfuzion në vend të bindjes dhe të kuptuarit. Udhëheqësi i një organizatë e di informacionin që mund të jetë i  njëanshëm ose i pavërtetë por kjo nuk ndikon të ata që e përhapin propagandën. Artikujt e lajmeve duhet të jenë objektive duke i dhënë lexuesit një sfond të saktë dhe analizat e subjektit në dorë, në anën tjetër reklama ka evoluar nga reklama tradicionale komerciale për të përfshirë edhe një lloj të ri në formën e artikujve të paguara apo të transmetimeve të maskuar si Lajme. Këto paraqesin një çështje shumë subjektive dhe mashtruese mirëpo të domosdoshme sepse produkti duhet të qarkullojë, si bindje dhe jo informuese. Fred Herzog jep një shembull të mirë “Normalisht ata përdorin teknika delikate propagandistike dhe jo ato më të dukshmet të përdorura në reklama tradicionale komerciale. Nëse lexuesi beson se një reklamë të paguar është me të vërtetë një lajm, mesazhi reklamues është duke u përpjekur për të komunikuar, do të jetë me lehtë të besohet ose të përvetësohet. Amerika nuk mund të jetë e njëjtë pa reklamat e Coca-Colës”. Eufemizmat e përbashkëta për propagandës e korporatave janë reklamat dhe marrëdheniet më publikun – mirëpo ne pa cilin imazh nuk mund të identifikohemi? Dikush ka Coca-Cole-n, dikush Pepsi apo McDonals apo veshjet firmato të modës së fundit, ne kemi qebabat dhe hamburgerat imitues të Mcdonals-it, (Q)ajtoret dhe birrën vendore, rakinë dhe turshitë. Propagandën duhet ta kuptojmë si fenomen modern që doli nga krijimi i shoqërive të shkolluara dhe politikisht është aktive, ku nuk mund të bëjmë pa të.

Filed Under: Analiza Tagged With: Blerta Haxhiaj, dhe Magjia e saj, Natyra, Propaganda

Zbulohet islamisti në radhët e Zyrës për Mbrojtje Kushtetuese në Gjermani

November 30, 2016 by dgreca

Personi që është dashur të mbikqyrë skenën islamiste është radikalizuar edhe vet. Dyshohet se ka planifikuar edhe sulme./Zyra Federale për Mbrojtje Kushtetuese (BfV) po angazhohet me nguti të shpjegojë të gjitha informacionet për radikalizimin e një bashkëpunëtori të saj. “BfV po shqyrëton sfondin e zbulimit të fundit dhe dëmet që kanë mundur të shkaktohen”, tha presidenti i BfVHans-Georg Maaßen në Berlin. Shërbimi ka zbuluar se një bashkëpunëtor ka spiunuar dhe ka bërë publike të dhënat sekret. Dyshohet se personi i zbuluar ka pasur lidhje me ekstremistët dhe terroristët.

51-vjeçari i dyshuar ka pasur një sjellje plotësisht normale dhe nuk ka rënë kurrë në sy. Ai është futur në shërbim në prill të vitit 2016 dhe ka kaluar të gjitha stërvitjet. Detyra e tij ka qenë të mbikqyrë skenën islamike, por është zbuluar se me një identit tjetër ka qenë edhe vet aktiv në rrjetet sociale, ku ka bërë publike edhe të dhëna sekrete.

Porträt Hans-Georg Maaßen (picture-alliance/dpa)

Sulm i planifikuar ndaj BfV “në emrër të Allahut”.Supozohet se islamisti i dyshuar ka planifikuar sulme edhe kundër vet Zyrës Federale për Mbrojtje Kushtetuese. Zyra mbikqyrë chat-et në Facebook të personave të dyshuar dhe në veçanti islamistëve dhe salafistëve. Në rastin konkret, personi i dyshuar ka shkruar se sulmi ndaj BfV “është në kuptimin e Allahut”. Ai është shprehur i gatshëm “të bëj të gjitha për të ndihmuar vëllezërit”.

Deri tani nuk ka ndonjë dëshmi për kontakte të dyshimta të pjesëtarit të BfV me skenën e islamistëve dhe salafistëve. Revista “Der Spiegel” dhe disa media tjera njoftojnë se ky person ka marrë fenë islame para dy vitesh dhe ate përmes telefonit. Ka spekulime dhe dyshime, por deri tani nuk ka ndonjë plan konkret për sulmet e përgatitur terroriste.

Filed Under: Komente Tagged With: Gjermani, Islamisti, Mbrojte Kushtetuse, ne radhet e Zyres

Kontestohen shifrat për uljen e papunësisë në Kosovë

November 30, 2016 by dgreca

1-prishtineShifrat rreth shkallës së papunësisë në Kosovë, të publikuara nga Agjencia e Statistikave, nuk janë shumë të besueshme për ekspertët, por edhe qytetarët. Disa qytetarë të anketuar, nuk besojnë se ka ulje të shkallës së papunësisë, ashtu siç rezulton në anketën e fundit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës.Sipas rezultateve të anketës së Fuqisë Punëtore të ASK-së, për tre mujorin e dytë të këtij viti, thuhet se shkalla e papunësisë ka rënë në 26.2 për qind nga 32.9 për qind sa ka qenë vitin e kaluar.Shkalla më e theksuar e papunësisë është te grupmoshat 15 deri në 24 vjeç.

Kurse sa u përket të punësuarve, rreth 29 për qind e personave të punësuar kanë kontrata të përhershme në punën e tyre, kurse 71 për qind, kanë kontrata të përkohshme. Egzona Krasniqi, studente në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës, thotë se nuk beson që në realitet është ulur shkalla e papunësisë. Një ulje e tillë, sipas saj, mund të ndodh në letra për shkak të interesave të caktuara të partive politike

“Duhet të rinumërohet apo të gjendet numri i saktë i të punësuarve dhe të dihet saktë se sa të papunë qëndrojnë në mënyrë vullnetare në shtëpi”. “Ajo normë, ajo përgjigje, nuk është duke u matur në Kosovë dhe si rezultat i kësaj nuk ka ulje drastike të papunësisë, ashtu siç është shprehur edhe ministri i punës Arban Abrashi”, thotë Krasniqi.

Ngjashëm mendon edhe Flora, qytetare nga Prishtina. Ajo madje përmend mbylljen e shumë bizneseve, nga të cilat qytetarët kanë mbetur pa punë.

“Deri më tani nuk kam vërejtur se ka rritje të numrit të të punësuarve. Shumë biznese janë mbyllur për shkak të tatimeve dhe gjërave tjera që nuk janë në rregull. E kur mbyllen bizneset niveli i papunësisë rritet”, ka thënë kjo qytetare.

Ndërkohë, udhëheqës të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës, thonë se kohëve të fundit ka pasur disa lëvizje pozitive në këtë drejtim. Por, sipas tyre, nuk është e besueshme që niveli i papunësisë ka rënë në 26 për qind.

Haxhi Arifaj, kryetar i kësaj sindikate, konsideron se në terren shkalla e papunësisë mund të jetë mbi 40 për qind.

“Nganjëherë, ne duhet të kemi prirje tu besojmë mekanizmave shtetëror, por megjithatë në terren tregohet më ndryshe, për një papunësi që mund të arrijë deri në 40 për qind”.

“Por, brenga më e madhe për ne është se nuk mund të kemi statistika të sakta në asnjë mekanizëm shtetëror, për shkak se njerëzit nuk lajmërohen në zyrat e punësimit, për shkak se nuk besojnë se mund të sigurojnë një vend pune”, ka thënë Arifi.

Edhe ekspertë për çështje ekonomike, shprehen të rezervuar sa u përket rezultateve të ASK-së.

Drejtori i Qendrës për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, (STRAS) Ibrahim Rexhepi, nuk beson se këto anketa prezantojnë gjendjen reale në të cilën është Kosova.

“Sa për ilustrim, unë po përmendi vetëm një fakt, që në Trustin e Kursimeve Pensionale të Kosovës në fund të shtatorit kanë qenë më pak kontribues aktivë se sa në fund të dhjetorit të vitit të kaluar”. 

“Norma prej 26.2 për qind, është një normë që më shumë kisha thënë e ka dozë të fabrikimit se sa është një perceptim i situatës reale”, ka thënë Rexhepi për Radion Evropa e Lirë.

Publikimi i këtyre rezultateve ka hapur debat edhe në mes partive në pushtet dhe atyre opozitare.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social Facebook se trendi i shkallës së uljes së papunësisë është rezultat i rritjes ekonomike, që sipas tij, për këtë vit konsiderohet më e larta në Evropë.

Kurse zyrtarë nga partia opozitare, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, kanë deklaruar se nuk besojnë në rritjen ekonomike që po prezantohet dhe as në shifrat për uljen e papunësisë. (Nadie Ahmeti REL) 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Papunesia ne Kosove, shifrat kontensohen

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2356
  • 2357
  • 2358
  • 2359
  • 2360
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel
  • PËRKUJTIM PËR ELIOT ENGEL, NJË MIK I PAZENDËVËSUSHËM, ZËRI I SHQIPTARVE NË SHBA
  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT