• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Bisede me Violonçelistin virtuoz Redi Hasa

November 14, 2016 by dgreca

redi-violencelsti

Nga Mimoza Dajci/Pak ditë më parë në NYU Skirball Center for the Performing Arts në Manhattan, orkestra spektakolare e pianistit e kompozitorit italian Ludovico Einaudi, mbajti një koncert artistik si pjesë e turneut të tyre botëror me pjesëmarrjen e mijëra artëdashësve si dhe muzikantëve profesionistë të nacionaliteteve të ndryshme. Eshtë një ansambël muzikor i përbërë prej instrumentistësh me famë botërore, ku bën pjesë edhe violonçelisti virtuoz shqiptar Redi Hasa. 

Kryesisht meloditë e kompozimet e tyre performohen si kolona zanore nëpër filma të suksesshëm Hollivudian si: “The Intouchables”, “Doctor Zhivago”, “I’m Still Here”, “Nocturnal Animals”, etj.  

Me Redin zhvilluam biseden e meposhtme:

-Përshëndetje Redi!

-Përshëndetje!

-Për ju është hera e parë që vini në SHBA si violonçelist së bashku me orkestrën e njohur me famë botërore të Ludovico Einaudi-t?

Redi Hasa:- Eshtë hera e dytë, që vij si instrumentist. Herën e parë kam ardhur në mos gaboj, para 2 vitesh, me albumin TimeLapse gjithnjë me Ludovico Einaudi-n.

-Po në Shqipëri a keni patur rast të performoni me këtë orkestër?

Redi Hasa – Në Shqipëri ende jo. Por po flitet ndoshta për të organizuar një Koncert në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë. Të shikojmë, mbase nga viti tjetër.

-Sa kohë keni që bashkëpunoni me Ludovicon?

– Redi Hasa – Bashkëpunimi me Ludovicon ka nisur rreth 4 vite më parë, në jugun e Italisë ku unë jetoj prej 20 vitesh. Ludovico ishte i ftuar në një festival shumë të madh që mbahet në Itali dhe që quhet La Notte della Taranta. Ky është ndër festivalet më të mëdhenj në Europë që vlerëson traditën e muzikës tradicionale të territorit, të Lecce-s. Ludovico ka qenë i ftuar si drejtor artistik dhe drejtor gjeneral i orkestrës së Tarantës, që përbëhej nga 36 elementë pak a shumë.

-Si muzikant i talentuar, si janë raportet tuaja me skenën e muzikës shqiptare?

– Redi Hasa – Kam 20 vjet që mungoj nga Shqipëria. Fatkeqësisht jam shkëputur pak edhe nga territori, por kam një dëshirë shumë të madhe të kthehem dhe të prek skenën e Shqipërisë. Eshtë një mall, një dëshirë…. Më mungon jashtë mase.

-Ju Redi, keni edhe një vëlla pianist. Sikurse edhe ju, ai ka arritur majat e suksesit në Itali, apo jo?

– Redi Hasa – Po, është e vërtetë. Im vëlla është pianist klasik dhe shpeshherë organizon koncerte me orkestrën e Teatrit të Operas ne Tiranë.

-Edhe ai jeton në Itali?

– Redi Hasa – Po, edhe ai jeton në Itali, por i ka ruajtur të themi kontaktet. Ndërsa unë jam larguar nga Shqipëria i vogël, kështu që kam humbur pak kontaktet me artin në Shqipëri, por e ndjek nga larg dhe jam shumë i informuar për gjithçka ndodh atje.

-Sa ju ndjek publiku shqiptar?

– Redi Hasa – Sinqerisht nuk e di.

-Mendoni se ka pasur artëdashës shqiptarë sonte në koncertin tuaj, këtu në Manhattan?

– Redi Hasa – Shpresoj që po.

-Planet tuaja për të ardhmen në fushën e muzikës?

– Redi Hasa – Kam një projekt në dorë. Sapo kam rregjistruar një disk që do të dalë në shkurt. Eshtë një duet me violonçel dhe vokal. Inçizimet i kemi realizuar në Londër në studion e Peter Gabriel “Real World”. Jemi në pritje të publikimit të këtij disku dhe jemi shumë të kënaqur. Eshtë një projekt që shikon nga njëra anë Shqipërinë dhe nga ana tjetër vendin ku unë jetoj prej shumë vitesh. Gjithmonë kam lidhje me Shqipërinë, nuk jam ndarë asnjëherë edhe pse larg. Eshtë një lidhje që dua ta forcoj sa më shumë dhe t’i afrohem sa më shumë vendit tim.

– A keni koncerte të tjera pas New York-ut, si pjesë e këtij turneu botëror?

Po, patëm dy performanca dy netë me rradhë në New York, ku sonte ishit edhe ju që na ndoqët. Ndalesa tjetër do të jetë në Washington, DC. Kemi bërë gati 15 koncerte deri më tani, kemi qenë në San Francisco, më pas në Kanada, Toronto e Montreal. Kemi bërë një turne të Amerikës dhe shpresojmë të kthehemi përsëri.

-Nga instrumentet që pamë në skenë, dukej sikur kishit përfshirë edhe instrumente popullore.

– Redi Hasa – Magjia e këtij koncerti është ndërthurrja e instrumenteve. Ludovico i ka zgjedhur instrumentet me shumë kujdes. Ka nga ato që vijnë nga tradicione popullore dhe ka të tjera që shohin eksperimentimin e zërit, eksperimentimin e tingullit.

-Sa vura re orkestra juaj ishte e pajisur me instrumente tepër interesantë. Më tërhoqi syrin edhe një vaskë xhami me ujë. Cili është roli i saj në orkestër, ç’farë impakti muzikor i jep pllaka e metalit vendosur brenda saj?

– Redi Hasa – Instrumenti në ujë është thjesht një vaskë me ujë. Duke futur brenda një peshë metali, një pllakë metali, nga uji dalin tinguj shumë natyral dhe kjo shërben për të marrë tingujt e natyrës, për t’i marrë dhe për t’i organizuar. Ludovico ka bërë një punë jashtë mase të mirë në organizimin e të gjithë tingujve, që në fakt quhen “Elemente”, ashtu si edhe titulli i albumit, pra duke marrë elementet dhe duke i bashkuar bashkë.

-Shumë faleminderit Redi dhe suksese! Ishte vërtetë kënaqësi që u takuam.

– Redi Hasa – Faleminderit edhe juve. Shumë kënaqësi edhe për mua.

New York, 2016 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Bisede me Violonçelistin, Mimoza Dajci, virtuoz Redi Hasa

Protestë qytetare në Prishtinë : Drejtësi për Astrit Deharin!

November 14, 2016 by dgreca

1-dehariMe moton, “Drejtësi për Astritin”, në Prishtinë u mbajt një protestë qytetare, e organizuar nga shoqëria civile, përmes së cilës po kërkohet sqarimi i rrethanave që çuan në vdekjen e Astrit Deharit në burgun e Prizrenit më 5 nëntor.

Në këtë protestë morën pjesë edhe përfaqësues të Lëvizjes “Vetëvendosje”, familjarë të Astrit Deharit dhe përfaqësues të medieve, duke kërkuar nga institucionet e Kosovës që të marrin përgjegjësi për vdekjen e Deharit.

Ndryshe, rezultatet e para preliminare të autopsisë në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, në një ekip të përzier, ku ishin të pranishëm dhe mjekë ligjor, të angazhuar nga familja e të ndjerit, flasin për mundësinë që Dehari të ketë vdekur nga pengesat në organet e frymëmarrjes.

Filed Under: Opinion Tagged With: drejtesi, për Astrit Deharin, Protestë qytetare

Trump bën emërimet e para në kabinet

November 14, 2016 by dgreca

1-trumpPresidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka bërë dy emërime kyçe në kabinetin e tij.Reince Priebus, kryetar i Komitetit Kombëtar Republikan, do të jetë shef i stafit. Në këtë rol, ai do të vendosë për përbërjen e re të Shtëpisë së Bardhë dhe do të shërbejë si kanal midis Kongresit dhe Qeverisë.

Stephen Bannon, nga Rrjeti i Lajmeve Breitbart, do të shërbejë si kryestrateg i Trumpit.Bannon ishte larguar përkohësisht nga posti i shefit ekzekutiv të Breitbart për të shërbyer si shef i fushatës së Trumpit.“Steve dhe Reince janë liderë të kualifikuar, që kanë punuar mirë në fushatën tonë dhe na kanë udhëhequr drejt fitores historike. Tani do t’i kem të dy në Shtëpinë e Bardhë, për ta bërë Amerikën të madhe përsëri”, ka thënë përmes një deklarate Trump.

Trump, kandidat i Partisë Republikane, ka mundur rivalen demokrate Hillary Clinton në zgjedhjet e javës së kaluar.Ai do të marrë udhëheqjen e Shtëpisë së Bardhë më 20 janar, kur edhe presidenti i deritashëm, Barack Obama, përfundon mandatin e dytë.Në intervistën e parë si president i zgjedhur, për televizionin CBS, Trump ka thënë se do të dëbojë ose burgosë deri në tre milionë migrantë të paligjshëm, me lidhje kriminale.

Trump ka thënë se nuk do të përmbysë legjislacionin për martesa midis çifteve me gjini të njëjtë.Ai po ashtu ka thënë se do të heqë dorë nga paga e presidentit prej 400,000 dollarësh në vit dhe, në vend të kësaj shume, do të marrë vetëm një dollar.

Trump ka thënë se do të mendojë nëse do të emërojë ose jo një prokuror të posaçëm për të hetuar Hillary Clintonin mbi përdorimin e emailit privat gjatë kohës sa ka qenë Sekretare e Shtetit në administratën Obama.

Gjatë fushatës, ai ka thënë se do ta dërgonte atë në burg, nëse do të zgjidhej president.

Duke folur për CBS-in, Trump ka thënë se nuk do të donte t’i lëndonte Clintonët, të cilët, sipas tij, janë “njerëz të mirë”.

Ai i ka bërë këto komente derisa mijëra njerëz kanë protestuar për të pestën natë me radhë, në disa qytete të mëdha të SHBA-së, kundër zgjedhjes së Trumpit president.

Trump ka thënë se demonstruesit “nuk e njohin atë” dhe u ka kërkuar që “të mos kenë frikë”, sepse, siç ka thënë, “ne do ta rikthejmë vendin tonë”.

Trump është zgjedhur presidenti i 45-të i Shteteve të Bashkuara, pas një fushate që është konsideruar si më e pista në historinë amerikane.(Përgatiti: Valona Tela-RFL)

Filed Under: Politike

Ikja e mjeshtrit të penelit Hytbi Tarelli, Ju na e lehtësuat dhimbjen

November 14, 2016 by dgreca

Falënderim dhe mirënjohje për ngushëllimet!/

 Të gjithëve që na lehtësuan dhimbjen për humbjen e të dashurit tonë Hytbi Tarelli./

Faleminderim për të gjithë miqtë, shokët dhe të njohurit, që me shkrimet në shtyp, në faqet e internetit dhe telefonatat, na ngushëlluan për humbjen e njeriut tonë të dashur Hytbi Tarelli, mjeshtrit të penelit e daltës. Fjalët me ndrim dhe keqardhje të gjithëve, na e lehtësuan dhimbjen që përjetojmë në këto çaste. Është një humbje kaq të madhe, e paprritur dhe e parakohwshme për gruan dhe fëmijët e tij, njëkohësisht edhe për ne vëllezërit dhe motrën, niprat dhe mbesat, duke përfshirë edhe kushurinjtë e kushurirat e shumta të shpërndarë këtu dhe nëpër botë. Humbje është edhe për kolegët të pikturës dhe skulpturës, të cilët kanë vlerësuar veprta e Hytbiut, ku mbizotëron thekshëm nervi kombëtar. Edhe arti ynë humbi një misionar e mëmdhetar, sepse në pjesën më të shumta të punimeve të tij, përfshihen vepra me karakter të thekur kombëtar shqiptar, të cilat nderojnë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare duke u shtrirë edhe në komunitetin shqiptar në Toronto, Kanada, ku familjarisht jetonte prej kohësh.

Me nderim, vlerësim dhe mirënjohje të shtuar përmend të gjithë ata që kanë krijuar e publikuar në shtyp dhe faqet elektronike, shkrime me shumë vlera për Hytbiun tonë artist e atdhetar: Bashkim Kadiu, Kristaq Turtulli, Ruki Kondaj, Viron Kona, Hysen Koçillari, Bashkim Saliasi, Dhimitër Xhoga, Kujtim Kabashi, Fuat Memeli, Përparim Hysi, Dalip Greca, Tahir Veliu, A. Hysi, Vilhelme Vranari (Haxhiraj), Shefik Metalla, Bajram Gashi, Fitim Haxhiraj.

Me mirënjohje falënderojmë edhe telefonatat e ardhura nga miqtë dhe shokët e të njohurit e shumtë: Tahsin Demiri, Gzim Kabashi, Tasim Besho, Fran Gjoka, Shpendi Topollai, Agim Bajrami, Murat Gecaj, Sejdo Harka, Avni Çuni, Rrapi Toska, Sazan Bitraj, Lirim Harka, etj, duke vlerësuar të shumtët adhurues e përdorues të facebook, të cilët kanë dërguar mesazhe.

Të gjitha mesazhet e ngushëllimit, na e letësojnë dhimbjen. E ndjejmë shpirtërisht se kur dhimbja ndahet mes miqëve, ajo sikur përpjestohet e zvogëlohet. Një veprim hyjnor që e prêt dhe e dëshiron çdo shpirt e zemër e lënduar.

Të gjithë, në fjalën e fundit na thonë: “I përjetshëm kujtimi tij”. Kam  përshtypjen se kjo fjalë janë thënë enkas vetëm për krijuesit dhe artistët, sepse pas tyre mbeten veprat e shpëndara anekënd vendit dhe botës.

Faleminderit dhe në gëzime gjithkujt në famije!

 

Familja Tarelli

13, të vjeshtës së tretë, 2016.

 

Filed Under: Emigracion Tagged With: e mjeshtrit, ikja, na e lehtësuat dhimbjen, të penelit Hytbi Tarelli

Mirditori Pjetër Nikolli, Honoris Causa nga Universiteti Katolik në Florida

November 14, 2016 by dgreca

1-pjeter-nikolliNga Ahmet ZANI/Universiteti katolik Amerikan me qendër në Florida i ka akorduar biznesmenit Mirditor Pjetër Nikolli, titullin doktor Honoris Causa në fushën e biznesit dhe ndërtimit. Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në qytetin e Rrëshenit merrnin pjesë qytetarë dhe biznesmenë nga Mirdita, Tirana dhe disa rrethe të tjera. Zoti Pjeter Nikolli është biznesmeni i parë në këtë rreth dhe një person i shquar për humanizmin e tij në ndihmë të njerëzve në nevojë jo vetëm në Mirditë por dhe në shumë rrethe të tjera. Ai është prej më shumë se një dekadë bashkpuntorë i Misionit Diplomatik të Paqes me qendër në Tiranë. Mori pjesë në këtë ceremoni dhe zëvëndësministri i Mbrojtjes Petro Koçi i cili çmoi lart punën dhe veprën e Pjeter Nikollit. Diplomën ja dorëzoi zotit Pjeter Nikolli Rektori i Universitetit Katolik të Floridas zoti Hose Moreno.
Pjetër Nikolli me vperimtarinë e tij bamirëse si dhe investimet në fushën e ndërtimit janë vlerësuar duke merituar  dekoratën e lartë Honoric Causa nga Universitetit në Florida. Njeriu i urtë dhe punëtor Nikolli nga i emocionuar do të vlerësnote miqtë dhe të pranishmit në këtë event. Ai ka theksuar se kjo është vlerësim si dhe këmbëngulje e tij në rritjen investimeve.
 Grupi artistik ” Mirdita” ka shoqëruar aktivitetin me muzikën tradicionale të zonës të interpretuar nga artistët mirditor.

Filed Under: Komente Tagged With: Ahmet Zani, Honoris Causa nga Universiteti, Katolik në Florida, Mirditori Pjetër Nikolli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2379
  • 2380
  • 2381
  • 2382
  • 2383
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT