• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Gazetari Orest Çipa anëtarësohet në VATËR

July 1, 2021 by dgreca

” Zjarri i Vatrës të mos shuhet asnjëherë dhe Dielli ndriçoftë përjetë”. Me këtë urim të perzemërt, gazetari Orest Çipa uroi vatranët dhe komunitetin shqiptar me rastin e anëtarësimit të tij në Vatër, sot e Enjte 1 Korrik 2021. Orest Çipa ka lindur më 18-07-1988  Himarë, Vlorë. Ka përfunduar Bachelor në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti: Histori – Filologji Dega Gazetari. Ka studiuarMaster – Drejtësi në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Profili diplomaci), Universiteti  East China Normal University, Shanghai, Kinë. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme rreth media, kulturës, politikës, diplomacisë. Ka kryer internship në Ambasadën Shqiptare në Pekin, praktikë dhe internship në Radion e Jashtme Kineze. Ka punuar si përgjegjes në Pavionin Shqiptar në Ekspozitën Boterori Shanghai expo 2010. Ka punuar te Gazeta “Koha Jone “, “Tirana Today”, “Arberia News”, “Shtypi.net” etj. Është anëtar aktiv i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë që nga viti 2007 dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha trajnimet nga Instituti Shqiptar i Medias. Ka punuar te Bashkia Tiranë si Koordinator i 24 Njësive Administrative. Orest Çipa ka punuar si përkthyes freelance në gjuhët  Kinezçe -Shqip , Anglisht – Shqip dhe Anglisht- Kinezçe. Gazetari Çipa ka bashkepunim të shkëlqyer dhe botime aktive në mediat: Shekulli, Tema , Shqiptarja, Arbëria etj. Gazetari Orest Çipa u bëri thirrje dhe të rinjve e intelektualëve shqiptarë në USA që të bashkohen në familjen më të madhe patriotike shqiptare në diasporë VATRA.

Filed Under: Histori Tagged With: anetearesim ne VATER, Orest Çipa

LENDITA MUSLIU, NJË SHQIPTARE PËR BUNDESTAGUN GJERMAN

July 1, 2021 by dgreca

Lendita Musliu kandidate për Bundestagun Gjerman, në një rrëfim ekskluziv dhënë gazetarit Sokol Paja, për gazetën DIELLI, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, shpalos platformën e saj politike, edukimin dhe formimin profesional, angazhimin në Partinë e Gjelbër Gjermane, kandidimin për Bundestag dhe mbi të gjitha nevojën e angazhimit dhe përfaqësimit të shqiptarëve në skenën politike gjermane.



NGA LUGINA E PRESHEVËS DREJTË BUNDESTAGUT GJERMAN

Kam lindur në Luginën e Preshëvës dhe jam rritur dhe shkolluar në Mynih të Gjermanisë. Në Mynih kam kryer shkollen fillore, të mesmen dhe studimet universitare. Kam studiuar Juridikun dhe Ekonominë e lartë. Babi është nga Konculi i Bujanocit e nëna nga komuna e Kamenicës në Kosovë. Babi im është rritur jetim dhe kishte jetën shumë të vështirë, babi ishte ende pa lindur kur ja pushkatuan partizanët serbë e bullgarë gjyshin dhe vëllain e gjyshit në vitin 1944-1945 në përleshje me shqiptarët. Gjyshi ishte vetëm 35 vjeç. Babi im në moshë shumë të re udhëtoi në vitin 1970 drejtë Gjermanisë për një jetë më të mirë. Familja ime ka qenë gjithmonë në fokus të sulmeve prej serbëve, sepse kanë luftuar për të drejtat e shqiptarëve në Kosovë dhe organizuan Demostrata për shumë vite me radhë. Ne ishim target i sulmeve të njëpasnjëshme prej serbëve. Viteve 80-të shënuan dhe arrestimin e shumë familjarëve të mi si djemtë e axhës dhe të hallave të mia. Për ne ishte shumë e vështirë dhe me kosto të madhe përplasja me serbët. 

FORMIMI PROFESIONAL DHE POLITIK

Politika që nga koha e fëmijërisë më ka pëlqyer dhe intriguar shumë. Angazhimi im politik dhe qytetar e atdhetar fillon që në moshën 14 vjeçare ku kam organizuar demostrata të ndyshme, por edhe kam marrë pjesë aktive në to. Lufta e Kosovës më ka bërë të interesohem për politikë, interes kombëtar dhe aktivizëm qytetar edhe pse kam qenë në një moshë shumë të re. Si studente kam punuar në Komunën e Mynihut, në fushën e integrimit dhe emigrimit, aty kam mësuar shumë dhe jam shumë e lumtur që kam pasur mundësinë të jem pjesë e Komunës së Mynihut, një eksperiencë që më ka rritur shumë profesionalisht. Prej aty kam filluar politikën aktive qytetare dhe kam marrë pjesë në grupe punuese të Partisë së Gjelbert në Mynih. Kjo parti është partia e parë në Mynih dhe e dyta në Landin e Bavarisë. Fillova të organizoj takime politike për Kosovën e gjithë Shqiptarinë, dhe organizova për një delegacion gjerman vizitën në Shqipëri e Kosovë, për mua ishte një ndër organizimet më të preferuar, sepse ishte diçka shumë e mirë ti njohin shqiptarët nga afër dhe ti takojnë drejtëpërdrejtë, për ta kuptuar se shqiptarët janë në mes të Evropës dhe janë shumë të kufizuar në Evropë. Një komunikim ndërkulturor dhe shkëmbim vlerash, përvojash, kulturash dhe projektesh të ndërsjellta. 

NJË SHQIPTARE NË PARTINË E GJELBËRT NË GJERMANI

Partia e Gjelbër promovon vlera intelektuale, personalitete me integritet të lartë dhe profesionistë të spikatur në të gjitha fushat. Aty ndjehem shumë e mirëseardhur dhe rehat. Aty nuk dallojnë asnjë antar/e të partisë, pati post ose nuk pati post, të gjithë kanë mundësinë ta shprehin mendimin e tyre dhe të bashkëpunojnë së bashku për të mirën e popullit, nuk i dallon asnjë njeri nga vjen dhe si duket. Punon shumë per Emigrimin e Integrimin e të huajve dhe ju jep mundësi të shumta. Fokusi im për momentin: Emigrimi, Intergimi, Politika Sociale, Ekstremizmi i djathtë, Feminizem e Barazi, të drejtat e njeriut, klima, mbrojtja e mjedisit, Politika për Zhvillim, përkrahja sociale dhe ndihma për patriotët e mi shqiptarë në çdo drejtim. Fushata ime konsiston në disa drejtime. Së pari kam filluar të organizoj çdo natë nga një temë që kam por edhe po i ndajmë me koleg/e tema të ndryshme, bashkëbisedime, moderime, shkëmbime idesh, eksperiencash dhe nismash konrete. Po bëjmë gjithashtu edhe në media sociale, më shumë të fokusohen, por edhe Shoqata Lokale këtu ku banoj kanë filluar të organizojnë shumë fushata të ndryshme sepse deri më tani nuk kemi pasur të drejtë të takohemi Live por vetëm në Zoom. Çlirimi nga pandemia na ka mundësuar takime të shpeshta, takime intensive dhe konkrete me votues, me personalitete lokale dhe mbi të gjitha me patriotët e mi që po më mbështesin maksimalisht në këtë fushatë.

SHQIPTARËT SI FAKTOR NË ZGJEDHJE 

Afrimi në Partinë e Gjelbërt të profesionistëve të të gjitha fushave, promovimi i talenteve dhe specialistëve në fusha të veçanta dhe të përgjithshme, synoj të organozoj shumë aktivitete për të rinjtë dhe të rejat por edhe të jem ajo si Rol Model për të gjithë të rejat e të rinjtë shqiptarë në Evropë. Plani im është që të kem në çdo Komunë, Land apo Bundestag të Gjermanisë nga një Shqiptar apo Shqiptare. Slogani im është: Gati, kur të jeni edhe ju. Shqiptarët janë një faktor shumë i rëndësishëm jo vetëm në Mynih, por në të gjithë Bavarinë. Votuesit shqiptarë pritet të bëjnë një diferencë të madhe në këto zgjedhje. Aktivizimi politik i shqiptarëve ka ardhur gjithnjë e në rritje vitet e fundit. Ne si grup shqiptarësh dhe intelektualësh kemi formuar një grupim, rrjet politik DANPE (Deutsch – Albanisches Netzwerk fur Politisches Engagement) me synim lidhjen e vendeve shqipfolëse, trojeve tona me skenën politike gjermane dhe të ndikojmë politikisht vendimmarrjen lokale dhe qëndrore në Gjermani ku jetojnë, veprojnë e punojnë mbi gjysmë milioni shqiptarë. Në këtë rrjet politik në Gjermani janë përfshirë shqiptarët më të suksesshëm në shtetin Gjerman, ku synimi i këtij rrjeti politik është integrimi i shqiptarëve dhe profesionistëve në Gjermani. 

MOTOJA NË JETË, SLOGANI NË POLITIKË

Ti mundesh dhe ndryshimi fillon gjithmonë nga ty. Pretendimi im se të gjithë njerëzit që ndajnë vlerat dhe qëllimet tona të gjelbërta kanë mundësinë të kontribuojnë në mënyrë të barabartë në parti dhe të përfaqësojnë interesat e tyre atje – pa pengesa, ose paragjykime. Duke vepruar kështu, ne mbështetemi në një gamë të gjerë të përvojës biografike dhe perspektivave të ndryshme në mënyrë që të gjejmë përgjigje gjithëpërfshirëse për palën në pyetjet e ardhshme që prekin ne si shoqëri. Jo të gjithë kanë të njëjtat mundësi dhe mundësi për pjesëmarrje politike, prandaj ne si shoqëri duhet të plotësojmë statutin tonë të diversitetit në jetë. Ndryshimi vjen prej secilit nga ne. Kur shqiptarët bëhen bashkë, korrin suksese historike. Besimi te kombi ynë, vendi ku rriten profesionalisht dhe shpirtërisht, do të na bëjë më të fortë në përballimin e sfidave që ndeshemi përditë. 

Filed Under: Featured Tagged With: Bundestagu, Lendita Musliu, Sokol Paja

Vazhdimi i ëndërrës Amerikane që nisi në Kosovë

July 1, 2021 by dgreca

NGA RESMI ÇORBAXHI-ALBANY-NEW YORK/

Sara Thaqin e takova rastësisht duke ndjekur një takim në Rensselaer Polytechnic Insitute. Ështe vetëm 16 vjeç, nxënëse e shkëlqyer e vitit të tretë në shkollën e mesme Cohos, Albany NY. Rezultatet e saj kanë tërhequr vëmendjen e shumë Universiteteve dhe Instituteve në shtetin e NY dhe shtetet e tjera, që kanë nxituar ta ftojnë për të vazhduar studimet duke i ofruar edhe bursë të plotë. Për të ishte suprizë ftesa e bërë nga ky Institut, një nga më të mirët e Amerikës, ku mbi 90% e studentëve në përfundim të studimeve fillojnë menjëherë pune. Sara ishte një prej katërmbëdhjetë kandidatëve të seleksionuar për të vazhduar studimet, por vetëm për njerin prej tyre kishte një bursë të plotë.. Përveç rezultateve, një studim i saj qe kishte tërhequar vëmendjen e shumë specialistëve cardiologe dhe studiuesve të mjëkesise dhe sportit. Ky studim ishte objekt i një debati midis pedagogëve dhe shkencëtarëve nga gjithë Amerika. Për shkak te Covid 19 ai u zhvillua on-line ku pati shumë pyetje të cilave iu përgjegj Sara pa lënë shtigje dyshimi per ato qe thoshte. U befasua kur dëgjoi emrin e saj ndër më të preferuarit e Institutit. Një befasi ka qenë edhe për prindërit e saj Shefqet Thaqi dhe Myrvete Berisha. Mes kandidatëve të përzgjedhur ishte ajo dhe fituesja e bursës për të vazhduar studimet e cila kalon shifrën e 120 mijë dollarëve. Babai i saj Shefqeti, ka qenë mjek në klinikën ortopedike Prishtinë, por rrugën e tij si mjek e kishte filluar në mal  ende pa mbaruar studimet. Tani punon në Albany Medical Center ku e duan të gjithë.

Në Amërikë kanë ardhur në fillim të 2007. Jëton në Albany, të cilën ë shëh si një copëz vëndlindjë, jo vëtëm nga përngjasaimi i ëmrit, por ëdhë sëpsë ndihët mirë mës komunitëtit të shqiptarëvë. Është kjo arsyëja që kohën ë lirë ë harxhon nën shoqërinë e tyre. Nëpër pavione, sa dëgjon një fjalë shqip, mban këmbët dhë pyët; A jëni ju shqiptarë? Po jëmi vëllëzër, unë jam nga Kosova. Këmi ardhur nga Albania në Albany – qësh ai dhë shton; nësë këni nëvojë për mua, më gjëni në pavionin ë kardiologjisë. Një kafë më doktor Shëfqëtin jo vëtëm të bën mirë por edhe të shlodh. Tregon se ka qenë student në fillim të vitit 1998, kur Kosova kishte nevojë për të më shumë në mal së në auditorët ë mjëkësisë. Iu bashkangjit forcave të UÇK se në zonën operative të Gollakut dhe Llapit duke shërbyer për disa muaj në front në zonën operative të Pashtrikut dhe me pas në spitalet e ngritura për UÇK-në. Aty iu përvësh punës, jashtë klinikave mjekësore e sallave sterile duke u sherbyer jo vetem te semureve, por edhe të plagosurve që luftonin mes jetës dhe vdekjes. Kështu do te vazhdontë dëri në perfundim te luftes kur erdhi lajmi i fitores. Atë ditë Shefqeti nuk fliste dot. Emoçionet ia kishin prerë në mes buzëqëshjen, fjalët.. I dukej çudi, pa e besuar as vetë që ëndrra e jetuar në dekada dhe tregimet e të parëvë të bëhëshin rëalitët. Në shtëpi kthëhëj si ushtar i UÇK së, si qytëtar që kishtë “firmosur” më pushkë rëalizimin ë ëndrrës së pavarësisë. Çfarë donte më shumë. Hyri në shtëpi dukë thënë: Falëmindërit Amërikës së Klintonit, falëmindërit Europes, dhe forcave të NATO-s. Dhe shpirtrat e rënë tani ishin të qëtë. 

Si ërdhët në Amërikë?

Si erdhëm? Ka qënë vëndimi më i vështirë që kemi marrë në jetën tonë. Një mbrëmjë jam kthyër vonë në shtëpi. Nuk më kujtohet saktësisht çfarë ka pasur në spital por e di që ka qenë ditë intensive. Bashkëshortja, Myrvetja, akoma nuk kishte rënë. Mendova se vajza jonë Sara, do të ishte pa qejf, pasi ka qenë edhe sezon gripi. Por jo. Kur u ula në tavolinë më zuri syri një zarf jo të zakonshëm me adresë; Myrvete Berisha!

Çfarë është kjo?

Është në anglisht, njoftohemi se mund të nisim një jetë të re në Perëndim. Njoftim i papritur. Kishim plane të tjera, e ai zarf na i bëri lëmsh të gjitha. Kishim mbaruar të dy Fakultetin e Mjekësisë, kishim kryer specializime dhe kishim filluar karierën. Dilemë e madhe. Por edhe idea për të provuar një ekspëriëncë të re përtej oqeanit, sidomos në Amerikë, e cila për ne ka qëne ëndërr, na joshte. Vendosëm ta provonim. Të jem i sinqertë,nuk gabuam përsa i takon anës profesionale, por ama vetëm fizikisht jemi këtu, pasi mendja dhe shpirti ynë është atje, në Kosovë. Është e çuditëshme, të njëjtën ndjenjë kanë edhe fëmijët. Sara po e po, pasi ka lindur atje, por edhe Drini dhe Alina që flasin shqip megjithëse kanë lindur këtu. Vajza e madhe, Sara kur kemi ardhur ka qenë tre vjeç. Zgjohej në mëngjez dhe kërkonte gjyshërit, na pyeste për vende dhe të afërm, që kishim lenë atje. Edhe sot ka të njëjtën ndjenjë. Nuk ka rendësi nëse ne jemi në shtëpi apo vetëm fëmijët për në gjuhë e parë është shqipja. Njohurite megjithëse jo të plota të gjuhës angleze dhe profesioni na dhanë mundësinë të fillonim punë ne CFDS ( Center of Disability Service) dhe të përgatiteshim për hapat e tjera të aspektit profesional. Nuk do të ishim këta që jemi pa ndihmën e miqve, shokëve dhe shqiptarëve të tjerë, të cilët nuk i kishim njohur më parë por na u bënë të dashur si motra dhe vëllezër rritur së bashku. Qendron pak dhe vazhdon të mendojë që shqiptarët pamvarësisht ku jetojnë janë po aq të lidhur si në atë kohë kur hapen kufijtë për të pritur vëllezrit kosovarë.

Kur dikush thote që shqiptarët emigrantë kanë ndryshuar ai kërcen dhe thotë; Kudo gjen njerëz të mirë dhë të ligj, shqiptarët nuk kanë ndryshuar, ka ndryshuar vetëm vendi ku ata jetojnë. E kanë kohën të kufizuar, kërkojnë një jetë më të mirë dhe pak u mbetet kohë të merren me të tjeret. Ketu koha eshte me e shtrenjte se dollari – qesh ai dhe sjell me dhjetra shembuj si ingranohen shqiptaret me jeten amerikane. Idhull per te megjithese nuk e njeh eshte mjeku kardiolog nga Kosova, Man Çelaj. Ndihet krenar dhe nuk mund të heshte kur fotoja e Man Çelajt, në ditët më të vështira të Covid 19, pushtoi “Times Square” Manhaten. Është shqiptar – krenohej sa herë që zihej në gojë emri i tij midis kolegëve. Shqiptarët nuk janë më të viteve të para, ku prisnin të fillonin punë si pastrues dhe pjatalarës. Shembull sjell spitalin ku punon, Albany Medical Center, qendra më e madhe shëndetsore në këtë zonë. Janë dhjetëmijë puntorë që punojnë aty e midis tyre gjen shqiptarë mjeke, infermjerë dhe teknikë si në Radiologji, Cardiorespiratory Service, Cardiologji etj. Më tregoi edhe për një vajzë nga Tropoja që ka filluar mjeke ne spital. E quajnë Grenita Gjuriqi. Në takimin e parë nuk ishte nevoja të pyesnin njeri tjetrin. Vetëm sa panë kartat e identitet të njeri tjetrit qeshën dhe folën shqip. Me pasion te flet edhe Alban Shuklen, djalin nga Berati, qe ne Neurology e njohin të gjithë si specialist i EEG. Shpesh herë mjekët kërkojnë edhe opinionin e tij në përcaktimin e diagnozës. A nuk duhet te ndihesh krenar? A nuk ndihesh mire kur shqiptaret respektohen për punën e tyre? Shefqeti flet lirshëm për shqiptarët e tjerë të suksesshëm por shumë pak për familjen e tij. Ajo që mësuam më vonë na befasoi më shumë. Bëhej fjalë për Sarën, vajzën e tij, lindur në Kosove dhe rritur ne Amerike. Megjithëse në vitin e tretë të shkollës së mesme sukseset e saj kanë tërhequr vëmendjen e të gjithëve; mësuesve, studiuesve, universiteteve dhe Instituteve të ndryshëm të cilët janë vënë në gjurmime të punimeve të saj. Po kush eshtë Sara? Në komunitetin shqiptar por edhe banorët e tjerë në Cohos, Albany, sapo të pyesësh për të, të përgjigjen; Sara, ah po është ajo vajza nga Kosova, më e mira e studenteve. Tre herë emri i saj është skalitur në listën “Honory Student” të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikes. Prindërit e saj kujtojnë ditën e parë të shkollës dhe ditët në vijim. Më e vogla, më e ndrojtura në shkollën fillore ku anglishtja ishte gjuhë e dytë për të pasi në shtëpi flitej vetëm shqip. I kuptontë të gjitha dhe ndjente vështirësi në të shprehur, por kjo nuk e pengonte atë të ishte e saktë. Vlerësimet plus veç maksimales u shpërblyen me një suprizë të bukur për prindërit e saj. Në një takim solemn Sara prezantohët si fituese e cmimit “President Award” për rezultatet e shkëlqyera në mësime. Prindërit e saj Shefqeti dhe Myrvetja nuk e kishin menduar që vajza e tyre do ti bënte krenarë duke u vlerësuar nga Presidenti Obama. Edhe dy herë të tjera, në shkollën tetëvjeçare dhe atë të mesme emri i Sara Thaqit do të ishte në listën e Presidetit të Amerikës. Nder që i bën nder cdo emigranti shqiptar në Amerikë. Por Sara nuk ishte fiksuar pas titujve të nderit, as pas podiumeve të më të mirëve. Punonte sitematikisht duke u antarësuar ne “National Honor Society” ne 2017 dhe 2020, ku përzgjidheshin studentët mbi bazën e rezultateve, lidershipit dhe karakterit. E vlerësuar në matematikë dhe shkencat e natyrës rremben një tjetër trofe të rëndësishme “The Gerard Ouiment Memorial Award”. Ende në shkollën e mesme por ajo ka arritur të sigurojë që tani kreditet e nevojshme për një vit universitar. Se çfarë ka në mendje e di vetëm ajo pasi nuk flet shumë. As prindërit e saj. Ajo që dihet është puna dhe frutet e saj. Shefqeti u habit kur një nga mjekët me te mire kardiologe Michael Torsoff ne kardiologjine joinvazive kerkoi te fliste me te. Behej fjale per nje studim te Sares qe kishte rene ne doren e tij. Fjalet e tia te para ishin: A nuk te duket pak e çuditeshme nje hulumtim i tille per nje studente te vitit te trete ne shkollen e mesme?” Ai shtangu. Hijet e dyshimit se ndoshta babi i saj kishte venë dorë në këte punim u hoqën pasi doktor Torosoff takoi dhe bisedoi me Sarën. Studim në fushën e ndikimit të sportit në cardiologji kerkon njohuri të thella në degën e sportit dhe kardiologjisë e megjithatë ajo ia ka dalë mbanë falë studimeve pas mbarimit të detyrimëeve si nxënëse gjimnazi. E takuam dr Torosoff . Sa përmendim emrin e Sarës e kupton qëllimin e vizitës sone. Ai do të thotë; 

Nga ta fillojmë?! Sara, si nxënëse, e kompletuar aq sa nuk ke çfarë të shtosh më tepër në rezultatet e saj. Nuk mund të kërkosh më shumë. Studimi i saj, sa interesant aq dhe ndihmës në fushën e sportit. Të impresionon logjika, njohurtitë dhe interpretimi i fakteve të ndjekura. Mos harroni, është vetëm 16 vjeç. Ndoshta një ditë do të jem kolege.. Le tia leme kohes, por ju them vetem nje gje; kenaqesi te punosh me të. Ndjenjë e veçantë.! Ka të drejtë. Është nxënse e vitit të trete ne shkollen e mesme, por kreditet e siguruara nga Sara, jane me shume se nje vit akademik ne Universitet. 

Kur dikush e pyet prej nga eshte Sara ajo megjithese e di qe e pyesin per shkollen pergjigjet; Jam shqipatre nga Kosova! Shefqeti nuk flet shume per Saren,as Drinin e Alinen, por jemi te sigurte qe edhe ata do te vazhdojne ne rrugen e nisur nga motra e tyre…

Stephan Lang !. Emri i tij ka lënë gjurmë si aktor. Sa shqipton këtë emër, të vijnë ndërmend filmat “Avator”, “ Death of Salesman”, “Manhunter”, A Few Good Man”, “Wait until Dark” ku ai interpreton në krah të aktorëve të tjerë si Jack Nicolson, Tom Cruise, Demi Moore. Një takim i rastesishem me Shefqetin i beri miq. Miq qe ne takimin e pare. Dukej sikur e njihnin njeri tjetrin prej shume kohesh..Stephani fliste per Kosoven, edhe çeshtjen kosovare sikur te kishte lindur ne Kosove, e ne krahun tjeter Shefqetit nuk i besohej te kishte perballe aktorin dhe protogonistin kryesor te filmit aq te njohur tashme “Avator”. Dukej se ia dinin hallet njeri tjetrit.Aktori impresionohet nga sakrificat e familjes kosovare, sukseset e arritura, nga rezultatet e Sares. Jeta e Shefqetit, sukseset e Sares, jeta e familjes Thaqi lënë gjurmë të thella gjatë takimit. E quajti shembull dhe model arritjen e familjes kosovare. Disa dite më vonë një zarf për familjen Thaqi! Brenda saj disa foto një audioliber i aktorit dhe të gjitha me autografin e tij. Të gjitha me shënimin: Shefqetit, Myrvetes, Sarës, Drinit, Alinës. Me shume dashuri! 

Stephan Lang! Mirënjohja më e madhe e tij. 

Sakrificat dhe arritjet e kësaj familjeje, shembulli si një ëndërr e nisur ne Kosove që vazhdon të behet realitet në Amerikë. Punën e nisur nga prinderit, Sara do ta çojë më tej, si një ëndërr që vazhdon e hedh themele të sigurta për një brez të ri emigrantesh që ingranohen me traditën dhe kulturën e jetës në Perëndim. Kur mendova se shkrimi ishte gati, ne buletinin informativ të ABC na tërheq vëmendjen emri i Sara Thaqit. Një tjetër sukses per të. I është dorëzuar çertifikata e presidentit Biden që jepet për nxënësit më të mirë në USA, per vitin 2020. Një arsye më teper që vazhdimisht Shefqeti ndihet krenar kur thotë:

Faleminderit Amerikë, për ndihmën e madhe në lirinë e Kosovës, për realizimin e një ëndrre të lindur mes krismash dhe të bërë realitet në vendin ku liria dhe demokracia janë të shenjta!

Filed Under: Featured Tagged With: endrra amerikane, Resim Çorbaxhi, SARA THAQI

QEVERIA E KOSOVËS, 100 DITËT E KTHESËS

June 30, 2021 by dgreca

-Mbledhja e 18-të e Qeverisë, prezantohet puna 100 ditore e Qeverisë së Republikës së Kosovës/

-Kryeministri Kurti: Sot janë bërë 100 ditë të Qeverisë që doli si rezultat nga zgjedhjet plebishitare të 14 Shkurtit… Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit/

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 30 Qershor 2021/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, ka mbajtur sot mbledhjen e 18-të me radhë në të cilën është prezantuar puna 100 ditore e Qeverisë, bazuar në programin qeverisës, të arriturat kryesore dhe vendimet që janë marrë.

“Sot janë bërë 100 ditë të Qeverisë që doli si rezultat nga zgjedhjet plebishitare të 14 Shkurtit dhe unë jam i lumtur që të ndaj me ju progresin që kemi shënuar në këta 3 muaj, por edhe rrugëtimin e rëndësishëm që kemi filluar së bashku.  Në këto 100 ditë ne kemi marrë 144 vendime dhe kemi kaluar projektligje e dokumente të rëndësishme, të cilat kanë hedhur bazat për reforma afatgjata dhe themelet për shtet të drejtë e zhvillimor”, tha në fillim Kryeministri Albin Kurti.

Në fjalën hyrëse Kryeministri Kurti para kabinetit qeveritar vlerësoi se suksesin duhet matur jo me sa mirë po qeverisim në krahasim me qeveritë e kaluara, por se sa mirë po qeverisim në krahasim me pritjet e qytetarëve.


“Qytetarët e dinë se qeveritë e mëparshme nuk krahasohen me këtë qeverinë tonë që i ka ministrat e përgatitur e të ditur, të pakorruptuar e të përgjegjshëm. Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit,” tha ai.

Kryeministri Kurti tha se në Politikën e Jashtme kemi filluar reformën në shërbimin diplomatik që mundëson më shumë diplomatë të karrierës në mënyrë që të rrisim cilësinë e përfaqësimit dhe dinjitetin e Republikës.

Kreu i Qeverisë së Kosovës, mes tjerash theksoi edhe:

“- Në këto 100 ditë janë pritur në vizitë Ministri i Jashtëm i Kroacisë Gordan Grliç Radman, Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Heiko Maas, Ministri i Jashtëm Grek Nikos Dendias Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, Ministri i Jashtëm i Italisë Luigi Di Maio.

– Kemi zhvilluar takime bilaterale me krerët e institucioneve të BE-së e NATO-s, Ursula Von Der Leyen, Josep Borrel, me Presidentin e Francës Emanuel Macron, virtualisht me Kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel, me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg e të tjerë.”

Në këtë mbledhje, në të cilën u bë prezantimi i punës 100 ditore të Qeverisë, përveç Kryeministrit Kurti, i cili përmbylli fjalën duke thesuar se “Gara jonë është me të ardhmen jo me të kaluarën e këto janë 100 ditët e kthesës drejt zhvillimit”, edhe zëvendëskryeministrat dhe ministrat e resorëve përkatës kanë prezantuar në mënyrë më të detajuar të arriturat kryesore të ministrive, duke vënë në pah një numër të madh vendimesh, marrëveshjesh dhe rezultatesh në fusha të ndryshme.

Filed Under: Featured Tagged With: 100 DITËT E KTHESËS, Bell Jashari, QEVERIA E KOSOVËS

TRE KOMUNITETET FETARE MBËSHTESIN PARCELEN E KUJTESËS NË TIRANË

June 30, 2021 by dgreca

Shkruan: Dr. Besim NDREGJONI*/ Unionit  i të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë të Shqipërisë ka marrë Misionin Kombëtar për ngritjen e “Parcelës Kombëtare të Kujtesës” në nderim të 4500 qytetarve shqiptar që diktatura enveriste  i pushkatoi dhe ju zhduki kufomat. Misioni e mbeshtet ngritjen e kësaj parcele  në moton:  “Për të mësuar të Vertetën”. “Për të kërkuar Drejtsi”. Për të ruajtur kujtesën”.  Me 23 qersor 2021 Kryetari i Këshillit ndërfetar, Kryegjyshi botëror Haxhi Dede Edmon Brahimaj, si dhe Perfaqësuesi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Haxhi Bujar Spahia , drejtor i kabinetit zoti Demetja. Përfaqësuesi i Kryepeshkopit të kishës Autoqefale fort lumturine e tij Anastas Jaullatos, e përfaqësonte, Prifti i Adrenicës. Drejuesi i Unionit të Burgosuve Politikë të Shqipërisë i njohu Drejuesit e komuniteteve me këtë  mision si dhe bilancin e krimeve te diktaturës ndaj të tre besimeve fetare vetëm se ato besonin në Zot, dhe klerikët që edukonin komunitetet me besimin dhe dashurine njerzore, Ndaj klerikve të tre besimeve fetare u përdor diktati tortura  e xhelatëve që  donin me çdo kusht mos të lejonin besimin në  Zot. 

Shqiptarët  mbajnë  në  ndërgjegjen  e tyre  disa nga  gjërat  më dramatike  për një komb. Njëra pjesë  e kombit  u përndoq  se besonte në  të madhin zot, në mënyrë tragjike e të pamëshirshme ,  u përndoqën për bindje e tyre, u përndoqën për pasurinë e vënë  me djersën e tijë, për rangun dhe inteligjencën , për kodet e saj etike kombëtare, dhe u përndoq  për tre  breza . U përndoq vetëm se ishte e tillë. Kur një shoqëri nuk do të ballafaqohet me ndërgjegjen e vet për të bërë pastrimin e së keqes , ajo shoqëri do të vazhdoi të jetë  traumatike: E nesërmja  kushedi,  mund ta ketë më të errtë se të djeshmen. U mbushën  tridhjet vjet  që nuk janë gjetur eshtrat e 4500 shqiptarve të pushkatuarëve  me dhe pa gjygje nga diktatura enveriste, dhe që ju kan zhdukur dhe  kufomat. Tridhjet vite kërkim, përball heshtjes shtetërore. Dhe sot ata vazhdojnë të jenë të zhdukur dhe të harruar  nga kjo klasë politike. Fatkeqësisht dhe nga shoqëria civile, intelektual, gazetar, ndërgjegjësimi i shoqërisë shqiptare, ndaj krimeve të diktaturës ështe e nivelit zero. Ky ndërgjegjësim duhet të alarmoi të gjith institucjonet politike, fetare mediatike e shoqërore në vend. E në qoftë se heshtim, ne shkatrojmë të ardhmen e fëmive tanë. Me lejoni të  nderuar të  ju pasqyroi të  dhënat zyrtare të krimeve makabre të komunizmit enverist stalinisit shqiptar.            

STATISTIKA SHTETERORE E KRIMIT KOMUNISTE 45 VJECAR NE SHQIPERI

Të  ekzekutuar për motive politike 5037 burra dhe 450 gra 

Të   dënuar me burgosje politike  36.788 burra dhe 7367 gra

Të internuar per motive politike  50.217 burra dhe 10.792 gra

U dëbuan nga qytetet kryesore dhe nga zonat kufitare 11.536 familje

U pushkatuan apo vdiqën në burgjet shqiptare 64 shtetas të huaj

U burgosën 1215 burra dhe 38 gra  me kombësi jo shqiptare

95 shqiptarë kosovarë që ndodheshin në Shqipëri u pushkatuan

 U ekzekutuan dhe u burgosën klerikë katolik 120 veta 

 U ekzekutuan dhe u burgosën  klerikë bektashian 83 veta
U ekzekutuan dhe burgosën  klerikë mysliman  60 veta

 U ekzekutuan dhe burgosën klerikë ortodoksë 39 veta

U shkatruan dhe u mbyllën 2169 institucione fetare

Xhami 740, 

Kisha manastire ortodokse 608, 

Kisha manastire katolike 157

Teqe, tyrbe 530

4500 Të  pushkatuar me gjygj  dhe pa gjygj mbas 25 vitesh nuk u janë gjetur eshtrat…

Kampe e burgje u ngritën : Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë,Korçë, Berat,Elbasan, Durrës,  Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelena, Bulqiza, Spaci,  Qaf-Bari. 

Gjirokastër, Tepelenë, Vlorë,Korçë, Berat,Elbasan, Durrës,  Tiranë, Burrel, Shkodër, Peshkopi, Tepelena, Bulqiza, Spaci,  Qaf-Bari. 

C:\Users\user\Desktop\Takimi me komunitet fetare..jpg

Harresa është fenomeni  që nuk i shërben paqes, lirisë, por diktaturës!  Duhet ta pohoj me keqardhje se gjatë  30 viteve ndaj ketyre krimeve është  heshtur dhe më e keqja ka tentuar e vazhdojnë  të tentojn,  e shtrembërojn çeshtjen e viktimave të komunizmit,sipas interesit  dhe trillimeve të  çastit duke bërë premtime, por pa asnje vullnet as deshire,  për tu përballur  me të  kaluarën komuniste, as me krimet  e regjimit komunist të  Enver Hoxhës. Jemi mësuar me talljet , me genjeshtrat,  dhe me premtimet boshe, të  radhës nga përfaqesues  të  ndryshëm politikanve shqiptar, pozit e opozite, fatkeqësishte  garda e vjeter komuniste me mentalitetin e sundimit, ka mbizotrua për tre dekada  shqiptarët në  këtë  tranzicjon sa të  veshtire por dhe të  pështire nga ata që  Drejtuan  politiken e tranzicjonit. A mund të ndihen të  qetë shqiptaret ku 4500 shqiptare mysliman, katolik, ortodoks, bektashian, dhe kleriket e tyre mbasi jane pushkatuar u kan zhdukur kufomat, dhe këto kufoma jane hedhur në lumin e Drinit,  në Kir, në  Maliq, në Beden, në  Burrel, në  Gjirokastër,  në  Tepelene, 300 femije o—5 vjeç në  Spaç , në  Qaf Barit,  në  Bulqize, 4500 familje shqiptare ka 30 vite që  luten për ta, se nuk kan një  varr. Dhe politikanet shqiptar jane të  qete, respektoin xhelatët, ju japin pensione, maramendse, dhe të  martirizuarit, të  denuarit, familjet e tyre i kan degdisur nërpër botë. Fort të  nderuar,drejtues të komuniteteve, ardhja juaj sot këtu në këtë godine ku po i shihni fotot e tyre këtyre martirve jane foto dhe në ndergjegjen e atyre shqiptarve që i urrejne  martiret,  e ne familjaret e tyrje  urretjen e kthyem në paqe.  Por këta burra e gra, kërkojne nderimin e tyre, dhe është detyrë e patjersueshme e jona, që të ju ndërtojme parcelën kombëtare të kujtesëse, ku këta pishtare ti japin Tiranës dritën e martirizimit të  tyre, sot Gjergj  Fishta, dhe qindra klerike katolike, mysliman, ortodoksë,  nga Kiri , nga Vlocishti e Maliqi në  Korçe, Sulejman Vuciterrni me shoke thëret nga  nga Bedeni, Sazan Haderi, e qindra të tjere nga Bureli i tmerrshem, Xhelal  Koprenca nga Spaçi e mijëra ortodoksë, bektashi, nga vendete ku jan krye krime kan një  amanet, dhe thirrje: “Mos na harroni, u vrame se deshëm zot dhe lirine,”. Shteti nuk bëhet me mendsi komuniste, as me urretje ndaj te perndjekurve politike, Demokracia nuk zhvillohet me mentalitet komuniste,  dhe as liria nuk vendoset, me ligje  për kufizimin e lirise,  si për shembull  të lirise së shtypit,  ashtu siç  drejtsia nuk mund të  vendoset  nga ish prokuror gjykates të  komunizmit, prej të  cilëve  kan gisht në denimet e viktimave e pafajshme  të komunizmit, mandaj ,  dhe kur ata kan mbështetjen  e turpshme dhe pa rezerva  të  ambasadave me të mëdha perndimore. Ka ardhur koha që  Tirana zyrtare  të veproj në  anën e duhur të  historise,  të  bashkohet me botën e qyteruar perndimore, dhe të  përballen me krimet e komunizmit, me historine e turpshme  të regjimit  enverian. Cilën rrugë  do të ndjeki kombi shqiptar,  rrugën e vlerave njerzore,  e respektit  për jetët e njeriut të  lirise dhe demokracise,   apo rrugen  e  Everizmit! Përball kësaj heshtje vrastare 30 vjeçare  ne muarëm përsiper  misionit tonë  të  shenjtë -Për të mësuar të  vërteten,- Për të  kërkuar drejtsi, -Për të  ruajtur kujtesën. Dhe ky mision ka detyrën të  ngrej : Parcelën Kombëtare të  Kujteses në  nderim të   4500 shqiptarve të  vrarë  e të  zhdukur kufomat. Ndërtimi i Parcelës Kombëtare të  Kujtesës është  një vepër patriotike, një  obligim moral ndaj jetëve të humbura ështe një domosdoshmëri për  pajtim kombëtar, dhe  qetsim shpirtnor të  4500 familjarve të  tyre, Kujtese  për brezat që rriten !  Mbas ekspozes të  drejtuesit të Unionit, Kryetari i Këshillit ndӕrfetar të Shqipërisë Kryegjyshi Botërorë Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha : Profeti Muhamet , ka thënë se kur të humb  varri ka humbur gjithçka , me humbjen e varrit , humb kombi. Këta burra dhe gra u vrane për liri, dhe se deshen Zotin, prandaj si Kryetari i Këshillit ndërfetar të Shqipërisë dhe Kryegjyshi Botrore të Bektashinjeve shqiptar, e mbeshtes dhe firmos për ngritjen sa ma pare të Parcelës Kombëtare të Kujtesës në Tiranë. Përfaqësuesi i Kishës autoqefale të Ortodokse shqiptare, tha: shifrat flasin vete , dhimbja eshte e madhe, këta shqiptar u vrane në menyrë makabre, ne e mbështesim këtë  mision dhe japim OK,  për të ndërtuar parcelen e pishtarve të lirise, Kurse përfaqesuesi i komunitetit mysliman, tha se është detyre e çdo qeverie , të mbështes, dhe të ngrihet parcela e kujtesës, Të përndjekurit politike jane shembulli ma i madh i dashurise njerzore, ata gjate këtij pluralizmi përçuan paqe tek shoqeria dhe jo urretje, kjo duhet të nderohet nga të gjithe faktorët e politikëse dhe shoqerisë në Shqiperi, e mbeshtesim plotsisht ngritjen e parcelës të kujtesëse në nderim  të  4500 shqiptarve që i pushkatuan dhe ju zhduken kufomat… 

C:\Users\user\Desktop\Kryegjyshi Botrore Haxhi Dede Edmond Brahimaj.jpg

    Kryetari i Këshillit  Ndërfetar të Shqipërisë

Kryegjishi Botërorë Haxhi Dede Edmond BRAHIMAJ                                         

C:\Users\user\Desktop\Pëfaqesuesi i komunitetit Mysliman shqiptar..jpg

  Përfaqësuesi i Kryetarit të Komunitetit Mysliman Shqiptar

Drejtor i kabinetit Demetja.

.

C:\Users\user\Desktop\Pëfaqësuesi i Komunitetit Ortodoks shqiptar.jpg

Përfaqësuesi i Kryepeshkopit të Kishës Autoqefale fort lumturine e tij Anastas Jaullatos, 

 Prifti i Adrenicës 

 Të tre drejtuesit firmosën Ngritjen e Parcelës Kombëtare të Kujtesës në Tiranë mbas Universitetit  Politeknik përbal bulevardit deshmorët e kombit, ku do të  i tregoi brezave, të vërteten dhe do te ruaj kujtesen për brezat që do të rriten, , duke i dhëne Tiranës një  vlerë  kujtese me moton : Kujto të kaluarën –Ndërto të ardhmen!

  Dr. BESIM NDREGJONI

President i  Unionit Mbarkombëtar i të Burgosurve

 dhe të Përndjekurve politike të Shqipërisë. 

Filed Under: Analiza Tagged With: Besim Ndregjoni, Parcela e Kujteses

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 22
  • 23
  • 24
  • 25
  • 26
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • DIAMANT HYSENAJ HAP FUSHATËN PËR KONGRESIN AMERIKAN – FJALA E MBAJTUR PARA KOMUNITETIT SHQIPTARO-AMERIKAN
  • Nga Besa në New York: Shoqata Besi organizoi një mbrëmje të veçantë për Festën e Flamurit
  • Në 90 vjetorin e lindjes së poetit Faslli Haliti
  • Dilemat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë
  • Nga Shkodra në Bejrut…
  • Faik Konica, fryma e pavdekshme e një atdhetari dhe dijetari shqiptar
  • Abetaret e para të shkrimit të shqipes, fillesa të letërsisë shqipe për fëmijë
  • Valon Nikçi, një shqiptar pjesë e ekipit të Kongresistit George Latimer në sektorin e Task-Forcës për Punësimin dhe Ekonominë
  • Dega e Vatrës në Boston shpalli kryesinë
  • VATRA NDEROI KRYETARIN E KOMUNËS SË PRISHTINËS Z. PËRPARIM RAMA
  • NDJESHMËRIA SI STRUKTURË – NGA PËRKORËSIA TE THELLËSIA
  • Si Fan Noli i takoi presidentët Wilson the T. Roosevelt për çështjen shqiptare
  • TRIDIMENSIONALJA NË KRIJIMTARINË E PREҪ ZOGAJT
  • Kosova dhe NATO: Një hap strategjik për stabilitet, siguri dhe legjitimitet ndërkombëtar
  • MEGASPEKTAKLI MË I MADH ARTISTIK PAS LUFTËS GJENOCIDIALE NË KOSOVË!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT