” Zjarri i Vatrës të mos shuhet asnjëherë dhe Dielli ndriçoftë përjetë”. Me këtë urim të perzemërt, gazetari Orest Çipa uroi vatranët dhe komunitetin shqiptar me rastin e anëtarësimit të tij në Vatër, sot e Enjte 1 Korrik 2021. Orest Çipa ka lindur më 18-07-1988 Himarë, Vlorë. Ka përfunduar Bachelor në Univeristetin e Tiranës, Fakulteti: Histori – Filologji Dega Gazetari. Ka studiuarMaster – Drejtësi në Marrëdhënie Ndërkombëtare (Profili diplomaci), Universiteti East China Normal University, Shanghai, Kinë. Ka marrë pjesë në trajnime të ndryshme rreth media, kulturës, politikës, diplomacisë. Ka kryer internship në Ambasadën Shqiptare në Pekin, praktikë dhe internship në Radion e Jashtme Kineze. Ka punuar si përgjegjes në Pavionin Shqiptar në Ekspozitën Boterori Shanghai expo 2010. Ka punuar te Gazeta “Koha Jone “, “Tirana Today”, “Arberia News”, “Shtypi.net” etj. Është anëtar aktiv i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë që nga viti 2007 dhe pjesëmarrës aktiv në të gjitha trajnimet nga Instituti Shqiptar i Medias. Ka punuar te Bashkia Tiranë si Koordinator i 24 Njësive Administrative. Orest Çipa ka punuar si përkthyes freelance në gjuhët Kinezçe -Shqip , Anglisht – Shqip dhe Anglisht- Kinezçe. Gazetari Çipa ka bashkepunim të shkëlqyer dhe botime aktive në mediat: Shekulli, Tema , Shqiptarja, Arbëria etj. Gazetari Orest Çipa u bëri thirrje dhe të rinjve e intelektualëve shqiptarë në USA që të bashkohen në familjen më të madhe patriotike shqiptare në diasporë VATRA.