• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Metush Krasniqi, shpirti unifikues i rezistences kombëtare

October 19, 2016 by dgreca

KUJTESA- Në kujtim të  30-vjetorit të vdekjes/

1-metush-krasniqi

Selatin Novosella. “Metush Krasniqi, personalitet integrues i Levizjës Kombëtare”. Prishtinë. 2012/

1-metush-shtatore

Shtatorja e Metush Krasniqit/

Shkruan:Ismail Gashi-Sllovia/*

Sot jemi të nderuar ne lypjanasit, që në mesin tonë kemi personalitete vepruese e krijuese, që me veprimtarine e tyre, të përjetuar e të mbajtur në kujtesë, gjitha ato ngjarje nga historia  jonë e gjysmës së dytë të shekullit 20-t. Përmbajtja e të cilave, ishte, jo vetëm e ndaluar, por me ligjet diskriminuese të sistemit komunist slave, edhe e denueshme. Sot këtu po promovojmë veprën monografike, “Metush Krasniqi” (Personalitet integrues i Lëvizjes Kombëtare). Me të cilën, autori Selatin Novosella, na solli në mesin tonë një personalitet, të cilin natyrshëm e pagëzoi personalitet integrues. Praktikisht, Metush Krasniqi e Adem Demaçi, përbëjnë formën dhe përmbajtjen vertebrore, të rezistencës kombëtare për liri, që nga NDSH-ja e deri te UCK-ja, kundër sunduesit okupues komunist jugosllav.

Te nderuar te pranishem. Cila ishte jeta dhe veprimtaria atdhetare  e Metush Krasniqit.  Ky vigan i atdhetarisë, u lindi më 19 gusht 1928 në fshatin Dajkoc. Mësimet e para  i mori, në rrethana të kohës, në gjuhën serbe në fshatin Hodonoc,  klasët tjera të shkollimit fillor i kreu në Gjilan në gjuhën shqipe. Në vitin 1950 diplomoi në Shkollën Normale të Gjakovës, Ndërsa në vitin 1950-1951 filloi punën mësues në Shipashnicë. Atyre viteve i frymëzuar nga veprimtarët e NDSH, në Shipashnicë themeloi organizatën ilegale “Partia Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me Shtetin Amë”. Autoritetet e kohës për çdo vit Metushit ia ndërronin vendin e punës, Metush Krasniqin e transferojnë nga Strezovci në Hogosht, e nga aty në Muçivërcit. Në vitin shkollor 1955-1956 me vendimin e organeve arsimore të rrethit të Dardanës, shkolla 8 klasëshe e Muçivërcës bartet në Roganë, dhe për habi, po me atë vendim, Metushi emërohet drejtor shkolle. Kjo shkolle sot mban emrin e këtij atdhetari. Në vitin 1957 pas ndjekjeve e burgosjeve detyrohet të shpërngulet në Shkup. Atje krahas punës në arsim, me një përkushtim të veçantë, vepron në organizimin e ilegales. Në nëntor të vitit 1958 Metush Krasniqi burgoset dhe dënohet me 18 vjet burg të rëndë. Ai edhe para gjykatës tregoi qëndrim të fort, “…kam shkruar e do të shkruaj e veproj për çdo padrejtësi, që mund ti behet popullit tim”. Pas daljes nga burgu Metushi kaloi disa vite në fshatin e lindjes. Më pas kreu Fakultetin Juridik në Prishtinë, në vitin 1970 u punësua në shkollën e mesme teknike “19 Nëntori” në Prishtinë. Mirëpo 1972, me një vendim të KK të LKJ të Prishtinës, Metush Krasniqin dhe bashkëverprimtarin e Tij Isa Demaj, përkundër shumë kundërshtimeve të kolegëve, e sidomos nxënësve, i larguan nga puna. Metush Krasniqi gëzonte një autoritet të madh në mesin e rinisë shkollore e universitare në Kosovë, kishte një rreth të gjerë shokësh besnik, si: Hasan Dermaku, Rexhep Mala, Hydajet Hyseni, Ilmi Ramadani, Kadri Zeka, Rexhep Elmazi, Zeqir Gërvalla, Sabri Novosella, Isa Demaj e shumë të tjerë. Në vitin 1976 Metush Krasniqi, në reagim të denimit të 35 atdhetarëve në krye me Adem Demaçin, themelon dhe vihet në krye të Organizatës “Lëvizja Nacional-Çlirimtare e Kosovës dhe e Viseve tjera Shqiptare në Jugosllavi” LNÇKVSHJ. Organizatë që shtriu veprimin  atdhetar, si në shumë mjdise shqiptare, edhe në trevën e Lypjanit. Metushi Krasniqi, falë konspiracionit të shokëve, me veprimet e ti politike arriti të hap rrugën Demonstratave të 1981, më 1979 nuk u   zbulua dhe i shpëtoi arrestimit. Gjatë gjithë veprimtarisë atdhetare, Metushi karakterizohet me përpjekje për bashkimin e të gjitha grupeve ilegale, edhe pse ato karaterizoheshin për dallime e anësime ideologjike, por natyrshëm, të gjitha ideal kishin çlirimin  dhe bashkimin kombëtar. Vazhdimisht UDB, e percillëte aktivitetin e verpimet politike të Metushit, më 4 nëntor 1981 arrestohet, dhe në mungesë të fakteve pas katër muaj lirohet. Më 4 nëntor 1985 Metush Krasniqi sërish burgoset, kësaj radhe e burgosen për të fundmen herë, jo për ta dënuar me burg, por përfundimisht për ta eleminuar dhe mbytur fizikisht. Gjatë ditëve sa e mbajtën në burgje, nga disa shqipfolës, hiena që verbërisht i sherbenin okupuesit sllav, e torturojnë fizikisht e shpirtërisht në mënyrat më mizore. Pasi ishte i dërmuar për vdekje, UDB-a më 16 qershor 1986 e liron me të vetmen arsye, të vdes jashtë burgut, më 15 tetor 1986. Varrimi i tij u bë në fshatin e lindjes në Dajkoc.

Vepra monografike përmblidhet me nëntë kapituj me një lidhmëri kohërash, ngjarjesh e veprimesh të dhjetëra e qindra atdhetarëve Që nga NDSH me Gjon Sereqin, në vazhdimësi me veprimtarët intelektual atdhetarë të pëcaktuar dhe të ngritur politikisht e kombëtarisht, si,  Kadri Halimi, Ali Aliu e Ismail Dumshi, me veprimtarët e 1968 dhe të1981, me Isuf Gërvallën e deri te Zëri i Pushkës, dal si prej legjende, e Adem Jasharit dhe ushtarëve të lirisë, që sollën pavarësinë e Republikë së Kosovës. Në kapitullin e parë flitet për Metushin familjar dhe kontributin shembullor në lëmin e arsimit dhe edukimit. Në kapitullin e dytë për themelimin e Partisë Revolucionare për Bashkimin e Tokave Shqiptare me shtetin amë. Në kapitullin e tretë për vazhdimësinë e veprimtarisë atdhetare për çlirim e bashkim kombëtar. Në kapitullin e katërt për “Lëvizjen Nacional-Çlirimtare të Kosovës dhe viseve të tjera shqiptare në Jugosllavi” (LNÇKVSHJ). Kjo Lëvizje gjeti shtrije ne gjitha trevat shqiptare në Kosove dhe jashtë saj.
Komitetin Qarkor të kësaj Levizjeje u formuar në fillim të vitit 1979 në Lypjan. Kjo erdhi kështu duke u mbështetur në bashkëveprimin e Isa Demaj, Avdi Kelmendit me Sabri Novosellën, Ramadan Pllanen e Shefqet Jasharin. Në komunën e Lypjanit pas vitit 1975 ishte punuar ne drejtim te verpimtarisë kombëtare, dhe ky vit gjeti të rinj mësimdhënës në shkolla të mesme, rini studentore e shkollor qe ishin te gatshem per veprime pavaresisht sakrifices. Keshtu ne kete treve komunale kishte një numër të konsiderueshëm anëtarësh të Lëvizjes. Ky Komitet veproi në shtrirjen e Levizjes edhe në Ferizaj e gjetiu. Komiteti Qarkor në Lypjan kishte anëtarë te devotshem, te cilet kishin dhene prova e deshmi se jane te gatshem per verpim, si.Ismail Gashi, Beqir Lecaj Qemail Aliu, Muhamet Ademi, Banush Bytyqi, Vëllëzërit Adburrahman e Rabit Konjufca. Por, Qarkori kishte edhe celulat e veta me veprimtarë të shumët: Agim Ademin, Ali Zejnullahun, Aziz Hyseni, Ali Ymeri. Isuf Kelmendi, Ekrem Llugiqi e shumë të tjerë, që kryenin aktivitet të dendur në qelulat e tyre në këto hapësira. Në kapitullin e pestë vendimi i pushtetit jugosllav për likuidimin fizik të Metush Krasniqit. Në kapitullin e shtatë Metush Krasniqi në kujtimet e familjarëve dhe të miqve.
Në kapitullin e tetë shkruhet për vlerësimin e veprës së Metush Krasniqit, ndërsa në kapitullin e nëntë e të fundit, paraqiten dokumente nga gjykimet e tij në gjykatat jugosllave.
Metush Krasniqi e Adem Demaçi janë kryeveprimtarët, Kryrkomandatet e Gjeneralet prijetarë të Levizjes sonë Ilegale e gjysmilegales kombëtare, që me shembullin e tyre te veprimit, për dekada të okupimit komuniste sllav kanë frymezuar e inspiruar e breze atdhetarësh ne te gjitha mjediset e rrethanat kohore. Këto dy personalitete janë Lëvizje dhe program politik, që tejkalojnë kohën dhe ideologjitë. Për këto vlera të lavdishme nga tradita jonë kombëtare, tash dhe në të ardhmen, obligohen studiuesit e historisë, që patjeter ta plotësojnë historinë shqiptare, e cila pa veprimtarinë e Lëvizjes nuk është e plotë dhe reale. Metushi në rrafshin prindëror është shembulli i atësisë, në aspektin arsimor tejkalon parashikimet, kurse në atë të atdhetarisë është i pa arritshëm. Veprimtaria dhe qëndrimi i Tij, mbeten përmendore e krenarisë sonë kombëtare. Metushi, tashmë i shpallur HERO i Kosovë, me fjalët e Tij amanet; then Zeqir Gervalles, kur ishte i semuar rende ”Liria do të na ringjallë në parajsën tonë, Në Kosovën tonë. Në Mëmëdheun tonë të bashkuar e të lirë…Me Shqipërinë Mëmë”. Eshtë edhe sot e gjithomonë, Amanet që obligon ti përmbahemi, sot dhe në të ardhmen, në çdo kohë e rrethanë. Autori, Novosella me veprimtarinë e Tij hulumtuese të studiuar e te publikuar deri sot, ka pasuruar vlera historike e kombëtare nga të cilat studiuesit e historisë, publicistikes e kulturës shqiptare, do të gjejnë burime mbështetëse, nga të fillojnë studimet e reja. Në këtë rast i falënderohemi që na dhurojë këtë thesar vlerash, Selatinit i urojmë shëndet e mbarësi në veprimtarinë e mëtejshme.

Lavdi Jetës dhe veprës së Metush Krasniqit dhe gjithë veprimtarëve atdhetarë, Lavdi Dëshmorëve e Martirëve. Nderim luftëtarëve të Lirisë.

*Shkrimi u lexua, me 2 prill 2012, në promovimin e veprës ne Lypjan.Organizuar në shënim të 31 vjetorit   të Demonstratave të 1981.

Filed Under: Histori Tagged With: 30 vjet nga vdekja, Ismail Gashi-Sllovia, Metush Krasniqi

HAP CILESOR DREJT ZGJIDHJES SE “PROBLEMIT ÇAM”

October 19, 2016 by dgreca

“Problemi çam” ashtë i dhimbshëm dhe i vështirë, njikohësisht! Për shqiptarët, çamët janë bashkësi kombëtare dhe fetare në minoritet, që përjetoi gjenocide para dhe mbas dy luftëve botënore. Për grekët ashtë nji “problem që nuk ekziston”. Hendeku në mes të këtyne dy qendrimeve të fiksueme nga kambëngulja dhe koha e gjatë (1878-1945) nuk mund të mbushet me nji herë, dhe plotësisht. Ai kërkon kohë, punë serioze,dhe objektivitet./

2 ok Cameri

Shqiptaret e Amerikes kerkojne drejtesi per Ceshtjen Came

1 flamuri ne Cameri

Flamuri Shqiptar ne Cameri

1 cameri

Marshimi cam ne Qafe Bote/

1 Nishani idrizi cam

Presidenti Nishani dekoron camet e shquar te Luftes se Dyte Boterore, rrezohet teza greke per bashkepunim me pushtuesit te cameve/

1-rama-dhe-kathimerini

“Kathimerini” jep alarmin”Camet” ne Qeveri!/

1-hahn-kotzias

Komisioneri Johannes Hahn hap Kutine e Pandores/

48 Repishti

Nga Prof. Sami Repishti/

Ridgefield, CT. USA.-Në fund të shtatorit të kaluem, komisioneri i Bashkimit Europian për problemet e zgjanimit të BE-së, Johannes Hahn, diplomat austriak, tue folë para Parlamentit Europian, në Strasburg,Francë, në frymën e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, dhe në përgjigje të nji pyetje nga eurodeputetja greke Maria Spirakis për nji opinion në lidhje me “problemin çam” theksoi “problemin e pakicës shqiptare në Greqi”, publikisht i njohun me emnin Çamëria, dhe për herë të parë e vuni ate në tryezën e diplomacisë europiane, në kërkesë të nji zgjidhje europiane. Ai kërkoi të zgjidhet mes Shqipërisë dhe Greqisë me marrëveshje të përbashkët, dhe në mënyrë paqësore.

“Marrëdhanjet diplomatike të dy vendeve”, tha ai,” janë intensifikue, gjithashtu edhe dialogu politik ashtë formësue ma mirë. Komisioni mirëpriti faktin se tëdy vendet po diskutojnë krijimin e nji mekanizmi të përbashkët që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çeshtjeve të pazgjidhuna dypalëshe. Këtu përfshihen përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, tëdrejtat e personave që u përkasin minoriteteve, dhe çeshtjen çame (theksi iim.SR) Komisioni ka përgëzue këto përpjekje, tue shprehë mirënjohjen për ripërtrimjen e nji angazhimi të tillë të randësishëm diplomatik dy palësh,” deklaroi Komisioneri  J.Hahn.

“Problemi çam” ashtë i dhimbshëm dhe i vështirë, njikohësisht! Për shqiptarët, çamët janë bashkësi kombëtare dhe fetare në minoritet, që përjetoi gjenocide para dhe mbas dy luftëve botënore. Për grekët ashtë nji “problem që nuk ekziston”. Hendeku në mes të këtyne dy qendrimeve të fiksueme nga kambëngulja dhe koha e gjatë (1878-1945) nuk mund të mbushet me nji herë, dhe plotësisht. Ai kërkon kohë, punë serioze, dhe objektivitet.

Kinezët kanë nji proverb: “nji udhëtim 10.000 km i gjatë fillon me nji hap!” Deklarata e Komisionerit J.Hahn përban, në mendimin tim, këte hap të parë. Unë e mirëpres, dhe njikohësisht pres që hapa të tjerë drejt zgjidhjes fatlume dhe të përherëshme të problemit çam të merren sa ma parë, dhe me kujdesin ma të madh. Komisioneri J. Hahn theksoi edhe faktin se Shqipëria e Greqia duhet tëzgjidhin edhe problemin çam që duhet diskutue në mes tëdy palëve, dhe se Bashkimi Europian do të mbështet këte dialog. Nukkuptohet heshtja e Komisionerit J.Hahn për pozitën e afër 700.000 emigrantëve shqiptarë sot në Greqi, nji masë e largueme nga nji Shqipëri e traumatizueme dhe e pa aftë me punësue këto të mjerë të detyruem me u arratisë në Greqi, ku mirëpritja ka qenë e vakët, dhe kalimi i vështirësive fillestare ka mungue!

Reagimi shqiptar ka qenë pozitiv, dhe ka ushqye shpresën se “plaga e hapun çame” ka marrë rrugën e mbar të sherimit.Megjithëse diplomacia në aksion ashtë shumë e ngadaltë, ajo zakonisht triumfon në zgjidhjen e konflikteve të ngatërrueme. Fatkeqsisht, nga ana greke qendrimi ka qenë negativ dhe kufizohet me nji anmiqsi të hapët.. Ministria e Jashtëme greke e quejti deklaratën e Komisionerit J.Hahn “…e pavërtetë dhe e papranueshme. Siç dihet, shton ajo, çeshtja çame nuk ekziston dhe si e tillë kurrë nuk ashtë pranue si objekt negocimi midis  qeverive të Greqisë dhe Shqipërisë…” Akoma ma shumë: “…Që tani i ashtë kërkue dhe ashtë i detyruem në bazë të rolit të tij institucional tëjapëspjegime të menjiherëshme, bindëse për sa i përket përmbajtjes së papranueshme dhe të gënjeshtërt të përgjigjes tij të kontestueme”.

Toni kërcënues grek gjeti përgjigjen e dytë, të kujdesëshme dhe diplomatike, si zakonisht nga organet europiane- tue theksue përsëri nevojen e dialogut për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shqiptaro-greke:

“Komisioneri (J.Hahn) inkurajoi të dy palët që të vijonë bashkëpunimin. Kjo ashtë fryma me të cilën përgjigjet Komisioneri nji numri pyetjesh nga anëtarët e Parlamentit Europian, dhe ata duhet të shihen në këte dritë”,  deklaroi zadhanësja Maja Koçiançiq.

Ideja e dialogut në mes tëdy vendeve për problemin çam nuk ashtë e re. Studjues të problemit çam e kanë parashtrue edhe ma parë. Në vitin 2013, Robert Elsie, nji emën shumëi respektuem, theksonte:” Në të ardhmen jo të largët, dimensioni europian duhet të hyjë në lojë për problemin çam, dhe  do tëndihmojë në gjetjen e nji zgjidhje”.

Mbas takimit të 6 qershorit 2016, në mes të dy ministrave Bushati-Kotzias, që nuk përfundoi në nji marrëveshje, Ministri Bushati deklaroi” …Qasja e jonë ka të bëjë me respektimin e të drejtave të kësaj popullsie (çame). Besojmë se ashtë e mundun që të marrim shembull nga praktikat më të mira, si p.sh.gjermano-françeze për respektimin që i  u benë viktimave të luftës botërore”.

Në vitin 2002, tue folë në nji “Seminar për Çamërinë” të mbajtun në Fordham University, New York, unë shpreha këte mendim, tue citue gazetën The New York Times të datës 11 dhetor 1996:

“Një klauzolë e Paktit gjermano-çek thotë se pala çeke çfaqë keqardhjen për faktin që kaq shumë vuejtje dhe padrejtësi u janë berë një popullsie të pafajshme nepërmjet dëbimit dhe rivendosjes së detyrueshme të Sudetëve gjermanë nga ish-Çekosllovakia, për shpronësimet e dhunëshme dhe heqjen e nënshtetsisë, si dhe për faktin që ky veprim është berëme hedhjen e fajit mbi viktimët në formë kolektive’” (Theksi i im. SR)

Ky dokument ofron përsëri keqardhjen e Çekisë për “ekseset e bëra në kundërshtim me parimet elementare të humanizmit” si dhe për faktin që legjislacioni (çek) i mbas luftës “i ka legjitimuar…”.Deri tani, autoritetet çeke nuk kanë pranue përdorimin e fjalës “dëbim me dhunë”(expulsion) sepse një përcaktim i këtillnënkupton të drejtën e kompensimit të pasurive të humbura.

Si shqiptar, shoqërimi i idesë së dëbimit me dhunë dhe persekutimit të çamëve në Greqi dhe nga autoritetet greke që nga viti 1878, dhe  përsëri në 1912-16, dhe 1918 deri në vitin 1945 me masakrat e forcave të djathta të gjeneralit N.Zervas dhe mohimin e së drejtës së kthimit ne trojet stërgjyshore nga njena anë, dhe i idesë së paktit gjermano-çek nga ana tjetër, të dënimit të aktit nga fajtori dhe përpjekja me reparue sa ma shumë që të jetë e mundun padrejtësinë e kryeme me qellim të hapjes së nji kapitulli të ri në marrëdhanjet nëmes të dy vendeve fqinj- ashtë i pa evitueshëm.

Pakti gjermano-çek tregon rrugën e bame nga dy vende perëndimore  drejt bashkimit në nji Europë të lirë, demokratike, dhe të qytetnueme – Europa që edhe shqiptarët sot synojnë!- dhe nxjerr në shesh egërsinë e mentalitetit ballkanik që çfaqet hapun në qendrimin zyrtar dhe reaksionar të të gjitha qeverive greke të mbasluftës së  fundit. Ndërkaq viktimët çamë vuejnë përsëri efektet e nji padrejtësie të zbatueme me nji brutalitet ekstrem, nji qendrim që presidenti çek, Vaclav Havel, e ka karakterizue si “primitivizëm” dhe tribalizëm”,dy terma që na kujtojnë Mesjetën dhe obskurantizmin.

Pak kohë para firmosjes së Paktit, Presidenti Havel tue folë “për spastrimin etnik” në Bosnje dhe të “këtilla akte barbare” tha: “Ata që (aktorët) duen të na thonë ashtë: “Kemi folë mjaft për Auschwitz-in. Koha e  demokracisë europiane ka kalue, ajo që na duhet të shikojmë për të ardhmen ashtë utopia e shtetit tëpastër etnik. Ky mesazh ashtë mesazhi ma i tmershëm që kam ndigjue në jetën time, ma i tmershëm edhe se komunizmi.”

Natyrisht, lindë pyetja: Sudetët gjermanë kanë shtetin e tyne amë, Gjermaninë, që i mbron; po shqiptarët çamë? Ku ishte për 45 vjet të gjata qeveria komuniste e Shqipërisë(që hoqi arbitrarisht me dekret qytetarinë (nënshtetsinë) e tyne greke dhe krijoi premisat për përjashtim të përhershëm të kësaj popullsie nga trojet stërgjyshore) dhe ku ashtë sot shteti nanë demokratik që nuk e ngren zanin në mbrojtje të të drejtave ma elementare të popullsisë çame, tëdrejtën e jetës së lirë si qytetarë me të drejta të plota, dhe të zotënimit tëpasunisë private të dokumentueme, që ashtë nji nga themelet e shoqënisëcivile, tëqytetnueme? Përsëri heshtje publike për këte plagë të hapun e që rrjedh gjak të kombit shqiptar, heshtje publike që mbetet nji njollë e zezë dhe e pashlyeshme për qeveritë e ndryshme të shtetit shqiptar.Heshtja publike ashtë vrasja e dyfishtë për popullsinë çame në Shqipëri dhe në Greqi.

“Fati i shqiptarëve çamë ashtë nji nga sekretet ma të errëta të historisë moderne europiane”, shkruente Profesor Noel Malcolm, i Universitetit Cambridge, U.K. “Shumë pak vemendje i ashtë kushtue tragjedisë së bashkësisë etnike çame”. Profesor Robert Elsie, bashkautor i nji libri dokumentar për Çamërinë konkurron: “Çamëria ashtë nji nga tragjeditë e harrueme të shekullit njizetë”.

***

Ka kalue koha e manifestimeve folkloristike!Ka ardhë koha e kalimit nga folklori në dokumentacionin historik.Kjo ashtë detyra e jonë sot.Punë serioze për zhdukjen e perdes së gënjeshtrave që kanë mbulue të vërteten mbi problemin çam për dekada të gjata.Kombi shqiptar ka sot burime intelektuale të afta, dhe të gatëshme me u mobilizue në mbrojtje të së vërtetes dhe të të drejtave legjitime të bashkëkombësve tonëçame me objektivitet.

Pozita zyrtare e Greqisë ashtë e qartë: vepro “nga pozita e forcës”! Pak ditë ma parë, me 15 tetor, ministri i jashtëm grek Z.Kotzias haptazi dhe pa doreza  diplomatikekërcënoi Shqipërinë dhe politiken e saj me fjalë ofenduese të dinjitetit të nji shteti te pavarun: “Mos harroni. Ne jemi shumë ma të fortë!” deklaroi ai. E pabesueshme! Por në këte atmosferë, shqiptarët kanë të drejtë me rikujtue “operacionet fshesa” që torturoi qindëra mijëra punëtorë të emigruem mbas vitit 1991 në kerkim tëbukës së përditshme.

Me gjithë se ky kërcënim bahet ndoshta për konsum të mbrendshëm në këto ditë të vështira për Greqinë, ai ashtë nji qendrim shqetësues. Arroganca greke vazhdon me mbajtë në fuqi të ashtu-quejtunin “Ligji i luftës” që në vitin 1941, nji model i absurditetit diplomatik, me nji shtet që ka përfundue Traktatin e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Reciprok, dhe të dekretuem nga nji monark që u hodh jashtë venditme referendum popullor nga masat greke. Shqipëria e okupueme nga fashistët italianë dhe nazistët gjermanë sherbehej nga elementë bashkëpunëtorë e servilë të okupatorit. Nga frika e Italisë, kryeministri grek Gjenerali Metaxas, mbylli Legaten shqiptare në Athinë, përfaqësuese e sovranitetit të shtetit shqiptar, dhe i mohoi strehimin politik Mbretit Zog dhe familjes tij. Por sot ka elementë përparimtarë grek që e kundërshtojnëkëte anomali me qellime anmiqsore ndaj nji fqiu që në ditët e krizës për bukë të viteve të luftës në Greqi, hapi dyert e ndihmës dhe solidaritetit me popullsinë e uritun greke.

Me 4 nandor 2001, në Hotelin Roosevelt,New York City, nji grup i vogël shqiptaro-amerikanësh (dhe unë) kapasë nji takim me ish ministrin e jashtëm grek George Papandreu. Ai foli për marrëdhanje shumë të mira me autoritetet shqiptare (“very close relations”) dhe në nji atmosferë miqësore, ai deklaroi se “…ky ashtë shekulli i shqiptarëve në Ballkan, sepse u ndërgjegjsuen vonë kombëtarisht” si dhe theksoi pozitën e vështirë të shqiptarëve në Maqedoni, ndërsa insistoi për bashkëpunim ekonomik me Kosovën. Me këte rast, unë përfitova me kërkue heqjen e “Ligjit të Luftës 1941”, mbajtja e të cilit ashtë nji anomali. Ai buzëqeshi, dhe akuzoi elementët ekstremistë grekë në Parlament, e shtoi: ”Besoj se mbrenda nji viti ky ligj do të abrogohet!”. Na e falënderuem, por deri tashti, 25 vjet ma vonë ky legjislacion mbahet në fuqi për shantazhe kundër Shqipërisë. Ma konkretisht, mbajtja e këtij “ligji” pengon shqyrtimin e problemit të pronave çame të sekuestrueme nga Greqia arbitrarisht.Mbas kësaj pyetje, Ministri Papandreu kërkoi falje sepse nuk kishte ma shumë kohë për bisedim, falënderoj dhe u largue. Na ishim të përgatitun me shtrue çeshtjen çame, por nuk u dha mundësia.

Vrejtës të vemendshëm kanë theksue “urrejtjen” greke për çdo gja shqiptare, sidomos mbas shpalljes së Pavarësisë greke në 1830. Pushtimi shumë shekullor turk u largue përfundimisht, por popullsia myslimane e vendit u ba objekti i urrejtjes fetare greke dhe i vendosmënisë greke –që vazhdon edhe sot- me krijue nji shtet grek etnikisht të pastër. Raporte ushtarake britanike të datës 9-14 prill 1945 të N/Kolonelit britanik C.A.S.Palmer, të shkrueme gjatë vizitës së tij në Veri të Greqisë konfirmojnë këte atmosferë. Ata theksojnë urrejtjen irracionale të popullsisë lokale greke për çamët myslimanë. Raporti vazhdon:

“Sulmet qëpranohet  të jenë ba në datat 12 e 13 mars 1945 janë nji vazhdim i ndjenjave ekstreme anti-shqiptare të grekëve në atë krahinë, ma shumë se nga provokimet nga ana e vetë shqiptarëve. Si rrjedhim, nuk ka mbetë në Greqi asnji shqiptar.” Dhe,

“…ashtë krejtësisht e pamundun për çamët me u kthye në vatrat e tyne derisa Greqia e veri-perëndimit të mos vihet nën kontrollin e plotë të Qeverisë greke”. Raporti vazhdon me konfirmue se çamët kanë jetue në zonat ma të mira rreth qyteteve, përfundon:

”Si rrjedhim, gjithmonë ka ekzistue nji ndjenjë e fortë urrejtje dhe xhelozie nga ana e grekëve kundër çamëve në atë zonë….Pretendimet greke se Shqipëria deri në lumin Shkumbin ashtë e popullueme me “grekë”, përbajnë kërkesa që kalojnë kufinin e paraqitun zyrtarisht nga të gjitha qeveritë greke; ata japin përshtypjen e kërkesave pa mbështetje dhe të pa përgjegjsi, të paraqituna vetëm sepse  ekziston nji urrejtje shumë e thellë ndaj shqiptarëve. Ky sentiment urrejtje ashtë shumë i fortë dhe drejtohet jo vetëm kundër çamëve por kundrejt të gjithë shqiptarëve, nëpërgjithësi”. (Theksi im.SR)

Raporti i N/Kolonelit C.A.S.Palmer si dhe ato të oficerave tjerë britanikë hjedhin dritë mbi kontekstin e valës së krimeve greke kundër çamëve myslimanë në Çamëri – dhe kundërshtojnë ndoshta edhe mohojnë- tezen greke të krimevet çame ose të bashkëpunimit çam me okupatorët italianë dhe gjermanë. Megjithate, ekzistojnë dokumentë që provojnë bashkëpunimin e disa elementëve kolaboracionistë çamë me autoritetet okupuese, revanshizëm, nji fenomen i ngjashëm me ate të të gjitha vendeve ballkanike të okupueme, si dhe akte individuale persekutimi kundër popullsisëlokale greke. Ashtë detyra e historianëve nga tëdy palët me hjedhë dritë mbi këto ngjarje të hidhuna. Fatmirësisht, në dekadat e fundit, zane fisnike shkollarësh grekë janë ngritë në mbrojtje të së vërtetës, dhe kanë kontribue nësqarimin dhe kuptimin korrekt të ngjarjeve në kontekst të kohës dhe hapësinës.

Kambëngulja zyrtare greke se”…Myslimanët e Çamërisë…e  kuptuen që, ishte e këshillueshme me shkue bashkë me gjermanët në tërheqjen e tyne drejt Shqipërisë, e jotë qëndrojnë aty në vend me pritë gjykimin për fajin e bashkëpunimit me okupatorin nga autoritetet e  Qeverisë greke” vazhdon akoma sot, pa asnji bazë që qëndron. Greqia ashtë e njohun per mosdënimin e bashkëpunëtorëve me okupatorin gjatë viteve të Luftës Dytë Botënore. Përjashtohen këtu shqiptarët myslimanë të Çamërisë që nuk kanë pasë mundësi me u ankue,  dhe që humbën të gjithë pasunitë private me konfiskim të pasunive “të abandonueme”.Ndeshkim  kolektiv! Fjala “tërheqje” në vend të “dëbim” (expulsion) nuk përdoret me qellim,

nga grekët sepse nënkupton damshpërblimin për pasunitë e sekuestrueme.

Nji Raport britanik i datës 8 janar 1945 jep këto përfundime:

“ Problemi turko-grek (fjala turk përdoret për popullsinë myslimane) nuk ashtë zgjidhë akoma. Në se Greqia do të ketë nji qeveri nacionaliste në fund të luftës ai problem do të jetë, pa dyshim, moslejimi qoftë edhe inji turku (shqiptari mysliman) në Greqi,  dhe se problemi ashtë vetëm ai i pakicës greke në Shqipëri, dhe se zgjidhja e vetme që mbetet ashtë me zgjanue kufinjtë e Greqisë deri në Shqipërinë e Mesme.

Në se ELLAS do të kontrollojë Epirin e Veriut në këte ndërkohë, ka mundësi që turko-shqiptarët mund të lejohen me u kthye në vatrat e tyne, dhe ka mundësi që të inkurajohen me u hakmarrë kundër forcave nacionaliste të Epirit.

Çdo përpjekje me kënaqë kërkesat e nacionalistëve grekë natyrisht do të kundërshtohet me fuqi nga Shqipëria, dhe në të njajtën kohë do të krijohet edhe nji problem tjetër pakicash. Nga ana tjetër, në se ELLAS do të lejonte kthimin e turko-shqiptarëvenë Greqi, i gjithë problemi nuk do të ishte ma afër zgjidhjes.

Çdo veprim që mund të bahet, me përjashtim të nji zgjidhje radikale siç ashtëshkëmbimi  i popullsive, kjo gjendje do të jetë njena nga shumë problemet e vogla, por me gjemba, ashtu siç janë shumë të tjera sot në të gjithë Ballkanin…”

(R.Elsie and B.Destani Eds. The Albanian Cham Population in Greece. (Taurus, London, 2013, f.350)

Sot, 71 vjet ma vonë, problemi çam mbetet nji plagë e hapun për kombin shqiptar. Deklarata e Komisionerit J.Hahn ashtë nji hap cilësor në zgjidhjen e këtij problemi që pritet të jetë i  pranueshëm nga të dy palët. Le të shpresojmë!

Filed Under: Emigracion Tagged With: “PROBLEMIT ÇAM”, HAP CILESOR DREJT ZGJIDHJES SE, Sami repishti

Komuniteti shqiptar në Washington përjeton dashuri Hyjnore e njerëzore

October 18, 2016 by dgreca

Tre ditë me Të Përndershmin, Dr. Dom Lush Gjergji, Vikar Gjeneral i Ipeshkëvisë së Kosovës/

Washinghton, 13 Tetor 2016- E merkura e datës 13 Tetor 2016 ishte një ditë e bukur vjeshte edhe për komunitetin e Uashingtonit ishte e veçantë. Mbërriti nga Kosova Dr.Dom Lush Gjergji, mik përsonal e biograf i Shën Terezes, prift katolik i mirënjohur jo vetëm për dashurinë si meshtar por edhe ikonë e kombit, përsa i përket çështjeve kombëtare.

Pas një pushimi atë natë, ai të nesërmen u prit në ambasadat e dy shteteve shqiptare, ajo e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Ambasadorja Vlora Çitaku dhe Stafi i diplomatëve të Kosovës në DC e mirëpritën Dom Lushin i cili shoqërohej nga Dr.Gjon Buçaj, zona e tij Nikoleta dhe kryesia e Vatrës në Uashington DC.

Dom Lushi foli aty për qëllimin e vizitës së tij në Washington dhe pasi ambasadorja  Çitaku e mirëpriti, ata biseduan për çështje të ndryshme kombëtare. Biseda ishte shumë e ngrohtë, vëllazërore e plot kënaqësi.  Dom Lushi i  dhuroi një libër ambasadës, monografinë e Nënë Terezes. Ambasadorja Çitaku e pranoi me shumë kënaqësi dhe vlerësim.

Pas kësaj vizite Dom Lushi dhe shoqëruesit e tij vizituan Bazilikën, Shënjteroren e Shenjtes Mari në Washington DC qëështëBasilika me e madhe në Amerikën Veriore, ku gjënden edhe disa simbole shqiptare. Në anën e saj është statuja e Shën Jeronimit, në brëndësi të saj në mes gjëndet e gdhëndur në mermer statuja e Nënë Terezes duke mbajtur në krah të djathtë një fëmijë e me dorën tjetër duke mbajtur fytyrën e një lipsari  të moshuar. Afër kësaj statuje gjëndet një kapelë e Zonjës së Shkodrës me replikën në mozaik të ikonës origjinale.

Pas vizitës aty u panë edhe disa  kapela të tjera të Bazilikës. Me pas Dom Lushi me shoqëruesit e tij vizitoi edhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë, ku u prit me dashurivëllazërore nga  ambasadorja Floreta Luli-Faber, Znj.Mamica Toska , Ministria Fuqiplotë në DC  dhe Eni Jucja sekretaria e ambasadës. Ashtu, si edhe në ambasadën e Kosovës, pritja kaloi e ngrohtë miqësore dhe plot informim për Nënë Terezen, jetën e veprën e saj. Monografinë për jetën e Nënë Terezes Dom Lushi  ia dhuroi edhe ambasadës së Shqipërisë.(te plote e lexoni ne Diellin e printuar)

Filed Under: Reportazh Tagged With: dashuri Hyjnore, e njerëzore, komuniteti shqiptar, në Washington përjeton

LETËR DREJTUAR Z. DONALD TRUMP

October 18, 2016 by dgreca

Donald Trump duhet të refuzojë kriminelët e luftës që e mbështesin dhe të qartësojë pikëpamjet e tij për Luftrat në ish-Jugosllavi dhe ndërhyrjet e NATOs/

1-vojislav-seselj-donald-trump

Javën e kaluar, Donald Trump u akuzua, mbase pa të drejtë, se “kishte kërkuar ndjesë” për ndërhyrjet që ndaluan dy herë vrasjet masive, që përfshijnë krime të genocidit, të më shumë se 100,000 civilëve të pafajshëm në ish-Jugosllavi. Incidenti tërhoqi vëmendjen nga kritika e hershme e zotit Trump për fushatën e bombardimit nga NATO që ndali luftën e Kosovës, duke shpëtuar mbase dhjetëra mijë jetë njerëzish. Për më tepër, është e pamundur të injorosh ngurrimin ofendues të zotit Trump për të refuzuar mbështetjen nga një prej kriminelëve më të njohur të atyre luftrave, Vojislav Seselj.

Si qytetarë amerikanë që u shpëtuan atyre luftrave, dhe si ish përfaqësues të qeverisë së Shteteve të Bashkuara, autorë, aktivistë të drejtash të njeriut dhe akademikë që studiojmë shpërbërjen e Jugosllavisë dhe pasojat e saj, deklaratat e zotit Trump për këto çështje na duken thellësisht shqetësuese.

Në 1999, zoti Trump ishte në favor të ndërhyrjes nga toka dhe pushtimit të mundshëm të Serbisë, në vend të bombardimeve objektive, ndonëse jo të përkryera të NATO-s.  Këtë verë, ai sinjalizoi se si President nuk do të ndërhynte kur regjime dhunuese masakrojnë qytetarët e tyre.  Është e rëndësishme të shënohet se Boshnjakët (myslimanë) nga Bosnia dhe Hercegovina si dhe shqiptarët nga Kosova dhe kroatët u vunë në shënjestër dhe u vranë në mënyrë sistematike gjatë luftërave të Ballkanit.  Për ata mes nesh që kanë shpëtuar e që janë myslimanë, deklaratat e zotit Trump për një ndalim të hyrjes së myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, nëse do të zbatohej kur ishim ne që u detyruam të braktisim shtëpitë, do të kishte sjellë padyshim vdekjen tonë.

Më së fundi, ai nuk është distancuar nga Vojislav Seselj, që është paditur për krime lufte nga Gjykata Kriminale e për Ish-Jugosllavinë.  Gjatë Luftës së Bosnjes, Seselj nxiti tmerrin në zemrat dhe mendjet e burrave, grave dhe fëmijët gjatë invazioneve të fshatrave nga milicia e tij e dhunshme, duke kryer vrasje, përdhunime dhe tortura, në Bosnjen Lindore.

Sot, Seselj është anëtar i parlamentit të Serbisë dhe besohet se do të kandidojë për president të vendit në 2017.   Në shtator, Seselj ‘mirëpriti’ zëvendës-presidentin Joseph Biden në Beograd me një tubim politik shumë të reklamuar në mbështetje të zotit Trump.   Ai u kishte bërë thirrje më herët serbo-amerikanëve që të votonin për zotin Trump.   Platforma e tij vazhdon të përqendrohet në retorikën e dhunshme, krijimin e “Serbisë së Madhe”, ngadalësimin e përparimit të Serbisë drejt Bashkimit Europian dhe kërkon lidhje me të ngushta me Rusinë.   Në mënyrë të rregullt, ai djeg flamujt e NATO-s në publik.   Ai ka shfrytëzuar gjithashtu politikisht çështjen e pazgjidhur të vrasjes me mbështetje të shtetit të Ylli, Agron, dhe Mehmet Bytyqi, tre shqiptaro-amerikanëve nga Kosova, të cilët u ekzekutuan dhe u hodhën mbi një varr masiv, në 1999.

Me sa duket, Vojislav Seselj sheh Donald Trump si një aleat për kauzën e tij. Zoti Trump nuk ka bërë asgjë që të refuzojë mbështetjen nga Seselj.

Për shkak se zoti Trump po kandidon për një nga pozitat më të fuqishme të botës, përfitojmë nga kjo mundësi për ta kujtuar atë se politikat e tij do të kishin qenë katastrofike për të gjithë Europën Juglindore.   Shtetet e Bashkuara dhe NATO vepruan si një forcë për të mirë në këto ndërhyrje, ndonëse mbase tragjikisht vonë në Bosnje.   Vërtetë, akoma më alarmuese për ne është se qendrimi i zotit Trump ndaj NATO-s përputhet me atë të Federatës Ruse, e cila kundërshton NATO-n dhe zgjërimin e saj në rajon, duke përfshirë Maqedoninë dhe Malin e Zi.   Për ata mes nesh që u kanë mbijetuar luftrave të tmerrshme të drejtuara nga udhëheqës autokratë, admirimi që zoti Trump ka shprehur për Vladimir Putinin është alarmues, sidomos kur mendon angazhimin në rritje të Putinit me ata udhëheqës të Serbisë dhe njësisë serbe të Bosnjës, të cilët refuzojnë të pranojnë përgjegjësitë për krimet e të kaluarës, përfshi edhe genocidin.   Rusia ka bllokuar në mënyrë aktive anëtarësimin e Kosovës në OKB. Shpërfillja që tregon Putini për të drejtat e njeriut flet vetë kur shikon sulmin mbi shoqërinë civile ruse.  Prandaj një presidencë me Donald Trump që mban anën e Rusisë dhe të ekstremistëve të Ballkanit nuk do t’u shërbente interesave të SHBA-së dhe mund të shtynte një rajon edhe kështu të brishtë, drejt një krize të plotë.

Prandaj, bëjmë thirrje që Donald Trump të refuzojë mbështetjen nga Vojislav Seselj, dhe deklaratat e tij të kaluara për ndërhyrjen e NATO-s në ish-Jugollavi. Ai duhet të përqafojë politikat që shpëtuan shumë prej jetëve tona dhe që mund të ndalojnë në të ardhmen katastrofat njerëzore.

Sinqerisht,

Ajla Delkic, Bosnian American Human Rights Advocate

Richard Lukaj, Philanthropist and Public Policy Advocate

Tanya Domi, Adjunct Professor, Columbia University; former Spokesperson, OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

Praveen Madhiraju, Human Rights Attorney

Amb. (ret.) Robert L. Barry, former Head of the OSCE Mission to Bosnia and Herzegovina

Amb. (ret.) Richard D. Kauzlarich, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina;

Adjunct Professor, Schar School of Policy and Government, George Mason University

Amb. (ret.) John K. Menzies, former U.S. Amb. to Bosnia and Herzegovina; former U.S. Chief of Mission in Kosovo

Shawn M. Byrnes, Senior Foreign Service Officer and chief of the U.S. Diplomatic Observer Mission in Kosovo (1998–99) and of the U.S. Diplomatic Mission to the Republic of Montenegro (1999–2002).

James Zogby, President, Arab American Institute

Kurt Bassuener, Founder and Senior Associate, Democratization Policy Council

Ken Biberaj, Public Policy Advocate

Mirsad Hadzikadic, Professor, University of North Carolina at Charlotte

Valbona Karanxha, Ed.D. New Haven Public Schools, Yale University Research Fellow

David L. Phillips, Institute for the Study of Human Rights, Columbia University

Shinasi Rama, Ph.D. Clinical Professor of International Relations NYU

Grid Rroji, Lecturer of International Relations NYU, Editor for Bletashqiptare.com

Gerard Toal, Virginia Tech, National Capital Region

Samuel Totten, Professor Emeritus, University of Arkansas, Fayetteville

Sarah Wagner, Associate Professor of Anthropology, George Washington University

Martin Shkreli, former Chairman of the Board for the National Albanian American Council

Frank Shkreli, former Eurasian Division Director of the Voice of America

Adisada Dudic, Attorney, Human Rights Advocate, Srebrenica Genocide Survivor

Meto Koloski, Macedonian American Human Rights Advocate

Elmina Kulasic, Human Rights Advocate

Steve Rukavina, Croatian American Activist

Klara Buda, former Head of the Albanian Department of Radio France Internationale, Paris, March 1999–2010.

 

Filed Under: Komente Tagged With: David Philips, Frank shkreli, LETËR DREJTUAR Z. DONALD TRUMP

Kosova nuk ka nevojë për “nënë e babë”!

October 18, 2016 by dgreca

1 enver Bytyci

Shkruan: Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi/

Një nga krerët e Lëvizjes “Vetëvendosja” të Kosovës, i dërguari dhe përfaqësuesi i kryeministrit të Shqipërisë dhe kryetarit të PS-së, Edi Rama, pra Bojken Abazi, ka shkruar se: “Ideja e ndryshimit të psikologjisë kolektive në Kosovë nga “Nëna Shqipëri” te krijimi i një nëne të re, pra “Nëna Kosovë”, që lind “kombin” kosovar, e anashkalon faktin se “Nëna Kosovë” ka për “babë” Serbinë, që e ka krijuar idenë e kësaj “nëne” të re nëpër dekada përmes ndarjes së Kosovës nga Shqipëria dhe (për)dhunimit sistemik kolonialist” Nuk dua të zgjatem në teorizime të shumta rreth kësaj teye, e cila duket se është kauzë e Bojkenit, Vetëvendosjes dhe kryeministrit tonë, zotit Rama. Por do të ndalem të dy momente, të cilat do të duhet që lexuesi t’i dijë, t’i njohë, natyrisht pa qenë i detyruar t’i pranojë. Eshtë e vërtetë se Serbia i ka parë shqiptarët e Kosovës si “trup i huaj” në truallin e Kosovës. Prandaj ajo shkroi dhe aplikoi programe të shumta asgjësimi dhe shfarosjeje të tyre. I shihte si të tillë shqiptarët në Kosovë, me qëllim që ata ta forconin gjithnjë e më shumë idenë e Nënës Shqipëri, t’i mbanin sytë te Shqipëria Londineze dhe në rastin e spastrimeve etnike të ishte po Shqipëria destinacion i shqiptarëve të shpërngulur. Të tilla programe kanë hartuar dhe zbatuar shumë akademikë, përfshirë dhe “nobelistin”, të cilin e admirojnë Rama dhe Blushi, pra Ivo Andriç. Dhe nuk po them aspak ndonjë zbulim: Nëse nuk do të ndërhynte NATO, shqiptarët e Kosovës do të kishin marrë rrugët e botës përmes Shqipërisë më 1999. Me këto programe asgjësimi ata ia arritën qëllimit që shqiptarët në Kosovë t’i mbanin sytë nga Shqipëria, madje të duartrokisnin me entusiazëm edhe politikat izolacioniste të diktaturës komuniste në Shqipëri dhe vetë diktatorin e egër shqiptar. Ndërsa ata dëshmuan në kushtet e autonomisë së viteve 1970, se kanë energji të jashtëzakonshme për ta zhvilluar dhe prosperuar vendin e tyre. Shumë prej atyre që e njihnin regjimin komunist izolacionist të Shqipërisë aso kohe ishin të qartë se çfarë përfaqësonte për ta Shqipëria. Pra, sa ishte në gjendje një vend ekzotik I izoluar si vendi ynë të bënte diçka për Kosovën. Megjithatë fjalimet e diktatorit, mbushur me nota nacionalizmi sidomos pas prishjes me Kinën, krijuan një brez mbështetësish për diktatorin Hoxha dhe Shqipërinë komuniste. Ibrahim Rugova dhe bashkëpunëtorët e tij dhanë shembullin e parë sesi do të duhej të sillej lidershipi i Kosovës ndaj atij të Tiranës. Rugova ishte i pari udhëheqës politik që në kushtet e lirisë së mendimit diti të kundërshtonte presionet e Berishës ndaj tij dhe të refuzonte politikat e Nanos e të Mejdanit ndaj Kosovës. Fromula e tij për një “Kosovë të pavarur, të hapur ndaj Serbisë dhe Shqipërisë” ishte gjetja ideale për ardhmërinë e shqiptarëve në Kosovë. Kjo formulë mbetet postulat dhe larg folklorizmit nacionalist, ishte dhe mbetet vision, tek i cili duket se sot janë rikthyer udhëheqësit aktualë të Prishtinës. Të larguarit dhe baraslarguarit e Prishtinës nga Tirana dhe Beogradi nuk duhet gjykuar nga ngjarjet e së kaluarës. Edhe pse Tirana ka patur qasje të një sjellje miqësore e të marrëdhënieve të ngushta me Prishtinën, ky nuk është argument se Kosova dhe Shqipëria do të duhej të bashkoheshin menjëherë dhe kështu të zhbëheshin institucionet e pavarësia e Kosovës. Edhe pse Serbia ka ushtruar dhunë, terror, masakra, asgjësime të pafund, ky nuk është argument se shqiptarët e Kosovës do të duhet të sakrifikojnë territorin e tyre më të pasur të nëntokës e mbitokës dhe të bashkoheshin me Shqipërinë me çmimin e ndarjes së saj. Në fund të fundit ata Shqipëria i ka ndihëmuar, por nuk i ka mbrojtur ndonjëherë nga terrori i Serbisë. Ka edhe raste kur i ka ndihëmuar atij terrori në forma të ndryshme. Shembujt dihen e nuk besoj se duhen përsëritur. Ndërkohë edhe kryeministrit tonë i pëlqen që të “lëmë të kaluarën” e “të kthehemi nga e ardhmja”, ndaj poi a plotësojmë këtë dëshirë. Largimi ose baraslargimi nga Tirana e legjitimon më shumë politikën e largimit dhe shkëputjes nga Beogradi, I heq Beogradit “argumentin” absurd të presionit mbi bashkësinë ndërkombëtare se “Shqiptarët duan të krijojnë një Shqipëri të Madhe”. Ndërkohë që teoria e Bojken Abazit dhe Vetëvendosjes i jep Beogradit një armë të tillë të mbushur me barutin e një “argument” të munguar. Kurse qëndrimi e qëllimi i vërtetë i Serbisë nuk është njohja, konsolidimi dhe funksionimi I shtetit të Kosovës, përkundrazi, shkërmoqja e tyre, qoftë dhe me koston e “bashkimit të saj me Shqipërinë”, në kushte paqësore, pra me dialog me Serbinë. Minsitri i Jashtëm i qeverisë serbe, Daccicc, të cilin Rama e thërret me dashuri Ivo dhe e fton në ditëlindje t’i këndojë serenata, siç u shpreh vetë ai në një intervistë në Beograd, me dhjetra herë është shprehur qartë dhe saktë. Po citoj: “Ne nuk na duhet në sa shtete jetojnë shqiptarët, ne duam që serbët të bashkohen në një shtet”.Ndërkaq ai kohët e fundit i ka mëshuar tezës, të cilën e pëlqejnë idhtarët e bashkimit me forcë e të menjëhershëm, se “Shqiptarët e Kosovës janë shqiptarë të Shqipërisë”, duke lënë të kuptohet se “Serbia nuk është kundër bashkimit të tyre me Shqipërinë”. Por ama me kushtin që serbët e Kosovës t’i bashkohen Serbisë. Duket shumë qartë se në Serbi tashmë kanë hequr dorë nga plani i asgjësimit fizik të shqiptarëve dhe i janë kthyer një programi tjetër, bashkimit të Kosovës me Shqipërinë. Madje për këtë teori qeveria dhe politika e Serbisë po harxhon aq shumë energji, sa kurrë ndonjëherë tjetër. Të njëjtën gjë kërkon dhe Vetëvendosja dhe të njëjtën gjë nxisin “idhtarët e bashkimit” në stanin e Edi Ramës. Po pse serbët e duan një bashkim të menjëhershëm të shqiptarëve të Kosovës (jot ë Kosovës), me Shqipërisë”? Në Beograd ka ngutje për këtë, me qëllim që ta heqin nga axhenda e tyre nyjen penguese të anëtarësimit të Serbisë në BE, pra Kosovën. Po si? Duke e bashkuar pjesën e banuar me shqiptarë me Shqipërinë dhe me këtë rast duke përfituar territoret e banuara me serbë, sidomos në veriun e Kosovës. Një bashkim i tillë do të bëhej me dialog dhe bisedime, jo me luftë. Në këtë dialog Serbia do të vinte në pazar territoret e Kosovës, madje pasuritë e Kosovës, Trepçën dhe rajone tjera të pasura të saj. Dhe në këtë pazar ajo do të dilte e fituar, sikur gjysmën e këtij territori ta përfshinte brenda kufijve shtetërorë serbë. Kështu politika dhe qeveria e Beogradit do të kishte dy përfitime: Përfitime në territor dhe përfitime nga heqja qafe e një një pengese, asaj për njohjen e shtetit të Kosovës. Kjo do të thotë se Serbia ka nevojë që të mos ekzistojë shteti i Kosovës që të shuhet aqë është arritur deri më sot në Kosovë me shpalljen e pavarësisë, miratimin e kushtetutës dhe ligjeve të saj si dhe ndërtimin e funksionimin e institucioneve shtetërore të saj. Serbia ka nevojë që Vetëvendosja e Boikenët të luftojnë për ndarjen e Kosovës. Asaj nuk I bëhet vonë pse shqiptarët në emër të nacionalizmit djegin e shkatërrojnë pasuritë e vendit të tyre, shkërmoqin dhe shkatërrojnë institucionet e Kosovës. Edhe nëse nuk do të arrinte ndarjen, me asgjësimin me anën e shqiptarëve të institucioneve të Kosovës do ta shtynte pafund njohjen e shtetit më të ri në Europë e kështu do ta realizonte një ditë ëndërrën e saj. Shqiptarët në vend të bashkohen për shtetin e Kosovës, bashkohen për të realizuar me parulla nacionaliste qëllimet e Serbisë. Me taktikën e saj të “pajtimit shqiptaro-serb” dhe të parullave e lëvizjeve për bashkim, Serbia do të nxiste shqiptarët e Maqedonisë që edhe ata të kërkojnë shkatërrimin e shtetit të Maqedonisë. Asgjësimi i këtij shteti është strategji e përhershme e Beogradit, ndërkohë që nga kjo humbja do të ishte në anën e shqiptarëve. Ndërkaq kryeministri i Shqipërisë herë shprehet për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, herë thotë të kundërtën. Kur shkon në ekranin e Batoon Haxhiut, thotë se dëshiron bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Kur del në ekranet e TV në Beograd shprehet se “Kurrë nuk ka qenë përbashkimin e shqiptarëve në një shtet”. Shqiptarët detyrohen të jetojnë në amullinë e mjergullën që krijojnë deklarata të tilla dhe kjo vjen, sepse deri më tash shqiptarët në Kosovë ende nuk kanë vendosur çfarë do të bëjnë me vetveten: Do të forcojnë shtetin që kanë krijuar, apo do ta shkatërrojnë atë shtet dhe institucionet e tij me parullat nacionaliste shkatërruese të bashkimit. Edi Rama shfaqet një elklektik dhe fjalën e përdor sipas interesit vetjak në funksion të pushtetit. Por një gjë ishte e qartë: Zoti Rama për këto qëllime iu fut punës për “zgjidhjen e konfliktit shqiptaro-serb” përmes bisedimeve Tiranë-Beograd. Sa kohë që Prishtina heshti, ai vazhdoi misionin e tij pa u ndalur në harmoni të plotë me dëshirat e qeverisë së Serbisë. Edhe kjo taktikë do të çonte në vënien në diskutim të institucioneve, pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit të Republikës së Kosovës. Kur zullumi u trash reaguan disi ashpër përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. Ata nuk mund të pranonin zhvleftësimin e gjithë atij investimi kombëtar e ndërkombëtar që është bërë për shtetin e shtetësinë e Kosovës, nuk mund të pranonin që si viktimë e Serbisë të ishin spektatorë e të injoruar në zgjidhjen e këtij konflikti. Por Serbisë i intereson zgjidhja përmes bashkëpunimit me qeverinë e Tiranës. Ndoshta edhe bashkësisë ndërkombëtare, përveç SHBA-ve, të lodhur nga konflikti shqiptaro-serb. Nëse zoti Rama do t’i shkonte deri në fund “misionit” të tij të admiruar prej zotit Vuçiç, për bisedime të drejtpërdrejta për zgjidhjen e konfliktit të tillë, atëherë do të vihen përsëri në diskutim sovraniteti e integriteti territorial i Kosovës. Paralelisht do të gjallëroheshin Boiken-ët me parullat e nacionalizmit shkatërrues dhe do të vinte puna deri te opsioni që kam përmendur më lart, ndarja e Kosovës në emër të bashkimit të saj me Shqipërinë. Ne shqiptarët kemi humbur sa herë jemi thirrur kësisoj si tani në emër të nacionalizmit për të shpëtuar pushtetin e hajdutëve, diktatorëve dhe kriminelëve. Kësaj here në Prishtinë dikush tërhoqi vëmendjen dhe ju shpjegoi liderëve të Kosovës se sa e rrezikshme është loja e “pajtimit shqiptaro – serb” nga Tirana e Beogradi, duke anashkaluar viktimën e Serbisë, Kosovën. Dikush tërhoqi gjithashtu vëmendjen edhe për prapaskenat e lojës së destabilizimit të shtetit të Kosovës nga ana e liderëve të Vetëvendosjes. Prandaj dhe institucionet e Kosovës reaguan në mënyrë të pazakontë, duke kundërshtuar hapur dhe me tone të prera atë që ata e quajnë “ndërhyrje të Shqipërisë në punët e Kosovës”. Ne nuk ishim mësuar me këtë lloj kryengritje të Prishtinës ndaj Tiranës. Në Tiranë ishte bërë zakon të luhej roli I “babait”, duke e paraqitur Shqipërinë si “nëna” e shqiptarëve të Kosovës. Tani Abazi thotë se nëse “Nëna Shqipëri”, bëhet “Nëna Kosovë”, dilka se shqiptarët në Kosovë paskan “babë” Serbinë. Duhet të jesh delirant t’i shpjegosh fenomenet e sotme kësisoj. Kosova nuk ka nevojë të ketë “nënë e babë”. Prej 17 shkurtit 2008 ajo është vetë edhe nënë, edhe babe, pra zot në territorin e saj. Dhe këtë e arriti në sajë të sakrificave të saj, si dhe të mbështetjes së SHBA-së dhe NATO-s. Shqipëria luajti një rol ndihmës të rëndësishëm, por për këtë nuk ka pse kërkon haraç. Në fakt ndodhi diçka e pazakontë. Ishim mësuar që Prishtina të pajtohej me politikat dhe tutelën e Tiranës. Madje liderët e Kosovës gëlltitën injorimet e njëpasnjëshme të kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Gëlltitën dhe flirtimet e tij me Vuçiç e me Albin Kurtin, derisa nuk duruan dhe i thanë atij: STOP! Reagimi i kalemxhinjve të romantizmit të rilindjes socialiste u shfaq pa maska. Ata u tërbuan për dy arësye: Së pari u befasuan nga reagimi i institucioneve të Prishtinës, së dyti, se projekti i përbashkët serbo-ramo-vetëvendosje mbeti në tentativë pa u realizuar. Kur them serbo-ramo-vetëvendosje, nuk mendoj se ka një rekordim zyrtar, mafioz e diskret midis tyre, çka do të ishte tradhëti. Por besoj se të dyja segmentet shqiptare kanë rënë viktimë e planit serb të ndarjes së Kosovës nëpërmjet “pajtimit” përmes bisedimeve me Tiranën

Filed Under: Opinion Tagged With: “nënë e babë”!, kosova, Prof. Asc. Dr. Enver Bytyçi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2424
  • 2425
  • 2426
  • 2427
  • 2428
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Posta nga Haga – Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung, 12.04.2026
  • Bedri Dedja (20 nëntor 1930 – 13 prill 2004)
  • Aty ku historia nuk lexohet, por përjetohet…
  • Pafajësia kolektive…
  • Diaspora shqiptare në botë: Nga “Të ndërtojmë Amerikën” tek “Të ndërtojmë Shqipërinë”
  • Noli dhe Konica në dritën e “Diellit”
  • Personalitete kombëtare në New York nderuan jetën dhe veprën e Eliot Engel
  • Shtypi shqiptar në vitet e fundit të sundimit osman
  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT