• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ligj për Trepçën bashkoi politiken kosovare

October 8, 2016 by dgreca

 

1-kuvendi-Kuvendi i Kosovës miraton Ligjin për Trepçën. Raportin me rekomandime të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si komision funksional , kompetent për ta amendamentojë projektligjin (pas shqyrtimit të parë), e paraqiti Muhamet Mustafa, kryetar i këtij komisioni/

*Kryeministri Mustafa: Aprovuam një ndër ligjet më të mira. Trepça na bashkoi të gjithëve/

*-Veseli: Trepça ishte, është dhe do të jetë e Kosovës/

PRISHTINË, 8 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës në seancën e dytë të veçantë, të nisur  rreth mesnate, pas të parës të ditës së djeshme, shqyrtoi edhe për herë të dytë dhe miratoi sot në orët e herëshme me shumicë votash Ligjin për Trepçën.

Raportin me rekomandime të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, si komision funksional , kompetent për ta amendamentojë projektligjin (pas shqyrtimit të parë), e paraqiti Muhamet Mustafa, kryetar i këtij komisioni. Ai  theksoi se amendamentet shkojnë në disa drejtime. Tre amendamente kanë të bëjnë me forcimin e rolit të Kuvendit lidhur me shfrytëzimin e pasurive minerare dhe transformimin e ndërmarrjes. Një amendament ka të bëjë me mënyrën e ndarjes së aksioneve, kurse një tjetër ka të bëj me mbetjet teknologjike.

Një amendament ka të bëjë me asetet jashtë Kosovës dhe për këtë është autorizuar Agjencia Kosovare e Privatizimit, e një amendament ka të bëjë me kërkesat e kreditorëve, vijoi Mustafa, duke vlerësuar se Trepça do të mbrohet më mirë. Ai shprehu keqardhje që përfaqësuesi i grupit parlamentar të Listës Serbe, Sasha Milosavleviç, nuk ka qenë i pranishëm në mbledhjen e Komisionit, megjithëse kishte biseduar me te dhe e kishte ftuar edhe personalisht. Kryetari i Komisionit, Mustafa përfundoi raportin me konstatimin se Trepça do të jetë atraktive për investitorë të rinj.

Seanca vijoi me shqyrtimin e 21 amendamenteve të propozuara, një nga një. Amendamentet ishin të propozuara nga komisioni funksional, nga komisionet e përhershme të Kuvendit, nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe nga deputeti Sabri Hamiti.

Në përfundim të seancës së shqyrtimit të dytë, me shumicë votash u miratua Ligji për Trepçën bashkë me amendamentet që paraprakisht morën mbështetjen e deputetëve.

Më parë, Kuvendi i Kosovës në seancën e parë plenare të nisur pasdite miratoi dje në  mbrëmje në parim Projektligjin për Trepçën, me shumicë votash.

 

***

Kryeministri Mustafa: Aprovuam një ndër ligjet më të mira. Trepça na bashkoi të gjithëve

-Veseli: Trepça ishte, është dhe do të jetë e Kosovës/

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, deklaroi sot: Dje kaluam një ditë të rëndësishme destinuar Trepçës dhe ardhmërisë së saj. Aprovuam një ndër ligjet më të mira në Kuvendin e Republikës së Kosovës, Ligjin e Trepçës. Trepça na bashkoi të gjithëve, ata që e përkrahën, por edhe ata që nuk e përkrahën ligjin. Një kontribut shumë të mbarë e dhanë edhe deputetët e AAK-së dhe të Nismës. Aty ishin edhe deputetët e Listës Serbe, të cilët e shfrytëzuan të drejtën e tyre të prezantojnë qëndrimet për Ligjin në një proces demokratik.

E përgëzoj Kuvendin, i cili 17 vjet pas çlirimit arriti, që së bashku me Qeverinë, t’i jap drejtimin e duhur zhvillimit të Trepçës.

Akoma nuk i kemi përfunduar të gjitha punët e shtetndërtimit tonë, prandaj na nevojitet një bashkëpunim dhe unitet më i lartë për tema që janë në interes të të gjithëve.Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në ‘facebook’: Trepça ishte, është dhe do të jetë e Kosovës. Urime!

 

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: bashkimi i politikes, Behlul Jashari, Ligji per Trepcen

Albania e Kaukazit dhe teza serbe

October 8, 2016 by dgreca

1-alban-kaukaziÇfarë është Albania e Kaukazit, mos do ti shërbej tezës  sllave duke mohuar prejardhjen tonë?/
 Nga Gëzim Llojdia/
 1.Albania  e Kaukazit. Çfarë tregon ky emër?Përse përmendet në disa burime qoftë edhe historike, cila është arsye për një popullsi kaq të vogël të gjej vend në disa njoftime historike?Është një burim te enciklopedia italiane dhe më tej ndër studiuesit  e kësaj treve dhe   a hedh një  drite përmbi   errësirën e këtij fenomeni. Dhe ky dritësim a  i shërben qëllimit apo është ndonjë tezë   e fshehur e  antishqiptarëve për të gjetur prejardhje të rreme për shqiptarët e Ballkanit?
Ja disa pyetje, që befasisht do të mund të bëhen në kërkim të një përgjigje prej historianëve ndoshta akademikëve të mekur shqiptarë?
-Ky emërtim “Albania,” që  mbanë një  popullsi gati e vogël mbi Kaukaz nga vjen?
-Që kur dhe nga është marrë emri:Albania?
-Çfarë lidhje kemi,a kemi lidhje gjaku  me atë komb, që gjendet larg përmbi Kaukaz?
Në një distancë kaq të largët  kush i krijoi këto lidhje?
-Përse  studiuesit e  kohëve të sotme  përmendin jo pa qëllim historianët e kohëve të lashtë  si ata grek por edhe ata latinë u kanë dhënë një vëmendje asaj popullsie  të vogël në një gjithë atë lëmsh dheu siç ishte Evropa?
-A mos vallë qëllimi është që të shërbejnë tezës së   sllave  për Kaukazin   si elementi i tretë etnik në krijimin e kulturës mesdhetare? N. Marr, The Kavkaz Jafetičeskij tretij etničeskij kultury element v sozidanii sredizemnomorskoj (1921)
-Dhe në fund :Çfarë është Albania e Kaukazit, mos do ti shërbej tezës  sllave duke mohuar prejardhjen tonë?Në të vërtetë pyetjet janë:Na lidh apo sna lidhë asgjë me këtë emër?Kush duhet ti kërkojë gjurmët e kësaj prejardhje?Studiuesit shqipfolës e kanë rrëzuar këtë tezë që mbanë erë sllave.
2.
Nëse shohim si e gjykojnë studiuesit e huaj, që kanë shkruar mbi prejardhjen e këtij emërtimi?
George Vernadsky(ALBANIA (Zakavkazje ” .-Ish emri i një vendi mbi lumin Kir (Kur), mbi-Kaukaz, në brigjet e Kaspikut, pak a shumë brenda kufijve të republikës së sotme  të Azerbajxhanin (Sirvan dhe pjesën jugore të Dagestanit) shkruan ky autor .
Shqiptarët mbahen mend nga shumë historianë greke dhe latine të periudhës së Perandorisë Romake (Straboni, Plini, Plutarku, Ptolemeu, etj); ata gjithashtu i referohen raporteve të disa historianë armenë, të cilët e quajnë Shqipërinë- Aguanir. Historiani armen Moisiu  Khoren i ka quajtur shqiptarët Alani. Z. emërtimi Shqipëria zhduket nga koha e pushtimit arab të Përtej-Kaukazit (shekulli pas VII C.).
Duke vijuar më tej autori shkruan:Shqiptarët kanë  përfaqësuar një pjesë të rëndësishme në historinë e Përtej-Kaukaz. Gjatë luftës së Romës kundër Mithridates, mbret i Elasarit, Pompey ka kërkuar ndihmën e shqiptarëve kundër Iberians (gjeorgjianëve), aleatët e mbretit, duke i marrë për të shkuar nëpër tokën e tyre. Atëherë shqiptarët e sulmuan  ushtrinë romake. Betejat e vazhdueshme, që ata kishin për të luftuar kundër sulmeve në tokën e tyre, kështu që nga jugu, që është nga Armenia dhe Media, si nga veriu, që është, nga Kaukazi. Ata mund pajisin  deri në 60,000 këmbësorisë dhe kalorësisë 20.000; por, sipas Straboni, ata ishin “jo shumë luftarak.”
Popullsia e qëndrueshme (edhe pse ndonjëherë aleate vetem me nomadëve), kanë praktikuar kultivimin e blegtorisë dhe bujqësisë, megjithëse përdornin plugje primitive dhe druri. Si një fe, ata adhuronin diellin dhe veçanërisht rituale të përbashkët me pothuajse të gjithë popujt e lashtë të Kaukazit. Ata kishin tempuj dhe priftërinj edhe ata ishin duke bërë sakrifica njerëzore. Shqiptarët ishin të ndarë në 60 schiatte, secili duke folur gjuhën e vet amtare të  saj, të veçantë që nga fillimi dhe kishte mbretin e vet. Por në kohën e lindjes së Krishtit, të gjithë shqiptarët schiatte tani njohin fuqinë supreme e një mbreti të vetëm.
Është e vështirë për të përcaktuar karakteristikat e racës së tyre. Sipas njërit prej shkrimtarëve më vonë romakë (sek. IV), ata kanë “flokë të bardhë”. Ajo mund të supozohet nga ajo që ishin nordike ose, në çdo rast, burimi nuk është jugore dhe jo semite. Është e diskutueshme çështja e një përzierje të gjakut në mes të turqve dhe shqiptarëve.
 Korrelacioni i emrave (Shqipëria në gadishullin e Ballkanit, Alba Longa në Itali) janë  bërë përpjekje, tashmë në antikitet, për të gjetur një lidhje midis shqiptarëve të Kaukazit dhe të Mesdheut. Fakti u përmend më lart, se shumëllojshmëria e dialekteve, duket në gjendje për të shqyptuar  tezën mbi shqiptarët kaukazian. Ajo  kërkon gjithashtu një lidhje në mes të shqiptarëve dhe gjeorgjianëve,[ërmendin autorët  e huaj që kanë shkruar për këtë emërtim.
3.
C’mendim kanë studiuesit shqiptarë ku shumë prej tyre dhë në tërësi e thonë me një fjalë të përbashkët. Është tezë sllave për të mohuar truallin tonë .N.Frashëri me gjuhën profetike  dhe poete të tjerë ka thënë:Jemi këtu, që kur dielli s’kishte lerë?Pra Autoktonë dhe denbadadenë.
Prof Sabri Musliu, në esenë Albania Kaukaziane dhe shqiptarët (Prishtinë 2009), shkruan kategorikisht që ngjall interesin që kjo çështje nuk është vetëm shkencore, por sidomos politike. Pra, gjatë 150 viteve të fundit, historia është përdorur shpesh nga politika ultra-nacionaliste dhe është keqpërdorur, sidomos në Ballkan – historiografia shqiptare e ka hedhur poshtë pseudo teorinë e origjinës së shqiptarëve nga Kaukazi. Për studiuesit shqiptarë ështe e mjaftueshme teza me prejardhje nga ilirët. Aleksandër Meksi:Një teze e tillë është ajo mbi ardhjen e shqiptarëve nga Kaukazi, diku nga shekujt X-XI meqenë se athere përmendemi për herë të parë me emrin albanoi-arbanoi në trojet e sotme në burimet bizantine. Përgjithësisht historiografia shqiptare dhe jo vetëm ajo, e ka refuzuar këtë pseudoteori në mënyrë intuitive pa i hyrë në brendësi të dhënave historike që lidhen me albanët e Kaukazit. Më tej A.Meksi thotë:Përmendja e parë e tyre është në betejën e Gaugamelës në vitin 331 para Krishtit kur ata u reshtuan së bashku me persët kundër ushtrisë së Aleksandrit të Madh. Ata përmenden si një popull pranë Armenisë dhe Iberisë (Gjeorgjia), pra si një entitet politik i rëndësishëm i rajonit të Kaukazit. Për ta ka përmendje të vazhdueshme ndër burimet greke dhe romake por dhe ato armene, bizantine, arabe nga shekulli i I-rë deri tek shekulli i VIII-të e më vonë. E megjithatë për këtë popull njihen pak gjëra. Ka pak dëshmi gjuhësore, pak të dhëna arkeologjike (Mingeçam-Azerbajxhan). Në se kanë patur një leteraturë ajo sot është e humbur, kanë mbijetuar vetëm alfabeti dhe pak mbishkrime të fragmentuara e që presin zbërthimin. “Çuditërisht” në të gjitha botimet e burimeve dhe studimet për rajonin, dhe në mënyrë të veçantë në ato për albanët dhe Albaninë e Kaukazit, askush, dmth. as dhe një studiues nuk merret dhe as nuk i ka shkuar në mendje që të gjejë lidhje ndërmjet tyre dhe shqiptarëve, sepse ato as që ekzistojnë. Albanët e Kaukazit, si një popullsi dhe shtet pëmenden gjithnjë krahas armenëve dhe iberëve (gjeorgjianët) me emra të ndryshme sipas gjuhës së burimeve : greqisht-alvania; latinisht-albania; armenisht-aluank; gjeorgjianshe-rani; siriane-aran; medo-persisht-ar(r)an; arabisht-arran. Eshtë me interes e dhëna e Stefan Bizantinit i cili thotë se ata janë arianoi, me sa duket termi fillestar aran, prej nga nën influencën e armenishtes kemi alvan-aluan prej nga rrjedh greqishtja alvanoi.Duke vijuar argumentimin shkencor A.Meksi:Për gjuhët e popujve të Kaukazit Straboni thotë se në qytetin tregtar Dioskuride (Suhumi i sotëm) fliteshin 70 gjuhë sepse aq tribu bënin tregëti aty, shifër që tjerë e shpien në 300 e më tej akoma udhëtari arab al-Masudi thotë se janë aq shumë popuj që vetëm zoti mund ti numëroj. Për albanët Straboni (Libri XI,4) na tregon se kanë një mbret por që janë 26 grupe etnike me gjuhën e vet secili, dhe se ata nxjerrin nën armë 60000 këmbësorë dhe 22000 kalorësa (me kaq përballën Pompeun). Sot aty fliten gjuhët indoeuropiane, altaike, semitike e kaukaziane (me shumë nëngrupe, një prej të cilëve gjuhët lezge). Për gjuhën e albanëve kemi alfabetin me 52 shkronja, pak mbishkrime, emrat e muajve, fjalë jo armene në historitë e herëshme të armenëve (shek. VII-X), nga të cilat rezultojnë elementë të gjuhës me studimin e të cilave gjehen lidhje me atë të Gargark-ve, duke e futur kështu në grupin e gjuhëve lezge dhe i gjehen lidhje me gjuhën e sotme të etnisë Udi që banon sot në dy fshatra: Vartashen dhe Nidzh, jo shumë larg vendbanimit ku janë bërë gërmimet arkeologjike të si .Përsa i përket territorit të fiseve të ndryshme (në antikitet ishin 26) që përbëjnë albanët (aluank) ai shtrihej sipas të dhënave të shumicës të burimeve historike nga shpati jugor i pjesës lindore të vargmalit Kaukaz deri në lumin Kurr që derdhej në detin Kaspik duke patur në jug (në territoret në krahun e djathtë të lumit) Armeninë dhe në perëndim Iberinë. Gjatë shekujve shteti i tyre ka patur shtrirje edhe më të madhe, duke u përfshirë në territore të Armenisë dhe të tjera. Sot këto territore gjeografike bëjnë pjesë në Azerbaixhan.Së fundi duhet të flasim për fatin historik të Aluanëve (Albanëve të Kaukazit). Ata dalin që në fillim si një etni e rëndësishme në rajon dhe si një bashkëbisedues i rëndësishëm për romakët, të cilët kuptuan aspektin më karakterizues të tyre si njerëz të kufirit ndërmjet sub-Kaukazisë dhe nomadëve të veriut (Hunët dhe Skithët), çka kontribuoi për dhënien e një rëndësie vendit të albanëve, në kontaktet e perëndimit me vendasit. Këto kontakte filluan me grekët dhe vazhduan me Romën, Bizantin dhe persët, që ndërkohë zvogëlonin vendin e Albanëve (Aluanve) në rajon, për t’u pasuar me arabët, me të cilët merr fund pavarësia e tyre që shënon dhe fillimin e një procesi ende të paqart për studiuesit, atë të çthurjes dhe tjetërsimit kulturalo-etnik që do t’i zhduki ata si komb nga hapësira e Kaukazit dhe nga skena e Historisë. Persët e sidomos arabët krijuan njësi administrative më të mëdha në të cilat albanët me gjithë rolin parësor të tyre nuk qenë në gjendje të afirmohen si komb përtej territorit fillestar të tyre. Në këtë mënyrë shtrirja e nocionit gjeopolitik Aluan-Alban nuk u pasua me mbijetesë në kushtet e pranisë së presionit apo shtytjes ideologjike-kulturore arabe.
Historiani Fahri Xharra shkruan se:Rahman Mustafayev, ( ambassador i Azerbaixhanit ne Greqi ) deklaroi se Shqipëria dhe Azerbajxhani kanë një lidhje të vjetër që nga shekulli i katërt para Krishtit, kur në veprat e gjeografëve të klasicizmit grek, doli një shtet i njohur si Albania dhe që gjendej në territorin e sotëm të Azerbajxhanit. Që të dy thanë se ia lënë “shkencëtarëve” të shqyrtojnë lidhjen mes Shqipërisë së Ballkanit dhe Albanisë së Kaukazit, por që të dy e gjetën këtë teori të vlefshme për të justifikuar miqësinë e sotme. Për më tepër, disa nacionalistë serbë pretendojnë se shqiptarët janë një popull kaukazian që i kanë sjellë turqit në shekullin e 16 për të shtypur serbët,“Historia e lidhjeve të përbashkëta midis Azerbajxhanit dhe Shqipërisë shkon prapa në shekullin e 4”, tha Mustafayev.( Kjo ishte një ëmbëlsirë për serbët ).Pasi sjell disa argumente që përdorin këta historian të huaj apo poltitikanë ,Xhara shkruan në fund se:Pra , biejnë bukur si shpesh kambanat se na jemi kaukazian . Ku është qëllimi?
E vështirë , të me del prej gojët ,por të jemi të sigurt që një ditë kur të gjithësh qiptarët tjerë largohen nga Kosova dhe këtu mbesim vetëm shqiptar musliman, na pret një mërgim i detyrueshëm biblik për na Albaninë e Kaukazit .
4.
Mërijmë te pyetja e fundit. Çfarë doli nga kjo lidhje? Çfarë është Albania e Kaukazit mos do ti shërbej tezës  sllave, duke mohuar prejardhjen tonë?

Filed Under: Histori Tagged With: albania e kaukazit, dhe teza serbe, Gezim Llojdia

Rafail Dishnica-GËRNJOTI- Kampioni i Amerikës Latine

October 8, 2016 by dgreca

1-kampioni

Ne Foto:Kampioni i Amerikës Latine,Rafail Dishnica-GËRNJOTI-1-familjaRafail Dishnica-GËRNJOTI- Kampioni i Amerikës Latine, BABAI I BOKSIT SHQIPTAR/

 Nga Vangjel Simaku/

 Ai quhej Rafail Dishnica – Gërnjoti. Rridhte nga një familje vllahe nga Frasheri i Përmetit. Lindi pikërisht te ky fshat me emër të madh, Frashër, në vitin 1902. Më pas familja shpërngulet dhe u vendos në fshatin Dishnicë të Korcës, nga ku buron edhe mbiemri i tij. Kur Rafaili ishte ende i vogël, emigroi bashkë me familjen drejt Amerikës Latine, në  Argjentinë, ku shumë shpejt do të shdërrohej  në kampionin e saj. Rafail Dishnica-Gërnjoti,  ishte një talent i rrallë në sportin e boksit. Dallohej vecanërisht për forcën goditëse dhe  befasitë, aq të domosdoshme në këtë sport. Në krejt ndeshjet e të rinjve zhvilluar në vitet ’20-të në Argjentin,  ai doli  fitues. Ra shumë shpejt në sy të trajnerit të shquar argjentinas, Migrales,  i cili do ta stërviste me shumë  kujdes kampionin e ardhshëm, duke u ndeshur me boksierët më të mirë të atij vendi. Tri herë rradhazi  i riu  i talentuar do të fitojë titullin kampion i Argjentinës,  për peshën e mesme. Sukseset erdhën   njëra pas tjetrës. Tashmë boksier profesionist, ai do të ndeshej me figura të shquara të  boksit botëror në Argjentinë, Brazil, Uruguai, Kili , Bolivi, Ekuador etj. Në ndeshjen e zhvilluar në vitin 1931-ë, në Rio de Zhaneiro fitoi titullin “Kampion i Amerikës Latine “.

Por më 1937-ë, kampioni latino-amerikan kthehet në Korcë. I patën propozuar të merrte nënshtetësinë argjentinase,  por ai nuk pranoi. Toka e të parëve e tërhiqte si me magnet. Ai u kthye  në Shqipëri për të vazhduar këtu rrugën e suksesit.  Rafail Dishnica-Gërnjoti, ishte jo vetëm boksieri- themelues i këtij sporti të bukur e guximtar në Shqipëri, por edhe traineri dhe edukatori i aftë. Rafaili  martohet dhe pati shtatë  fëmijë, nga të cilët katër djem, dhe që  të gjithë u bënë boksierë. Traineri i tyre i parë pa dyshim ishte ai vete; “Mjeshtri i Merituar i Sportit “. Në Shqipëri u ndesh me figura të shquara të boksit shqiptar si Sotir Polena,  Pandi Shano, Ali Kastrati, Thanas Qafzezi, si dhe me figura të shquara botërore si;  gjermanin Arthur Ëinter, maqedonasin Vllado Markovic, kampionin e Greqise Janis Milopotamitaqis, serbin Mihal Celik, etj .

Korcarët i mbajnë  mend ndeshjet e tij të mrekullueshme, goditjet e tij të rrufeshme, të shoqëruara nga zërat në kor të tyre: ” Denju Rrapo ! ” ( vllahisht: Bjeri Rrapo ! )

Por jeta për Kampionin latino-amerikan dhe babain e Boksit Shqiptar nuk ka qenë  gjithnjë fushë me lule. Familja njohu persekutimin e gjatë, kur njëri prej djemve të tij boksier, i famëshmi Dhori  GËRNJOTI,  kampion edhe ai,  tenton të arratiset.

Pasojat gjithkush që ka jetuar në atë sistem i merr vete me mend.  Por Rafail Dishnica,  megjithë titujt botërore,  dhe titullin e mjeshtrit në boks, që i meritoi, nuk mori asnjëherë vlerësimet e duhura sa ishte gjallë. Edhe pas vdekjes figura e tij nuk u vlerësua sic duhej e sic e meritonte,  Babai i Boksit Shqiptar. Mbaj mend se në një aktivitet , organizuar në periudhën e demokracisë, nga i biri i tij,  Thimi Gërnjoti, pushtetarët e rinj të Korcës, nuk patën kohë të vinin e të nderonin sic duhet këtë figurë të paharrueshme të sportit shqiptar .

Sot mungon një përmendore e Rafail Dishnicës, në qytetin e kulturës,  në Korcën e tij, që ai e deshi dhe i dha aq shumë. Mungojnë dhe përmendoret e bamirësve të shquar Lakce e Turtulli , që bënë aq shumë për këtë qytet. Paturpësisht  dhe paradoksale ngrihen shtatore njerëzish, që nuk e meritojnë t’u përmendet as edhe  emri. Por pavarësisht kësaj,  emrat e bijve të shquar të saj,  Korca ka kohë që i ka gdhendur në memorjen e saj historike .

Këtu pa dyshim një vend të merituar ka edhe kampioni i kampioneve, i madhi Rafail Dishnica -Gërnjoti, -Babai i Boksit Shqiptar.

 

Filed Under: Sport Tagged With: i Amerikës Latine, Kampioni, Rafail Dishnica-GËRNJOTI- KRfail Dishnica

Mirush Kabashi ,sot në Gjenevë

October 8, 2016 by dgreca

 

mirush_kabashi-600x380Mirush Kabashi ,sot në Gjenevë/

Monodrama “Apologjia e vërtetë e Sokratit”, një pjesë e autorit grek Kostas Varnalis, është më e njohura e aktorit të shquar shqiptar, Mirush Kabashi, që më datë 8 tetor do të jepet në Gjenevë. Monodrama do të luhet në gjuhën shqipe, por me përkthim frëngjisht. Kabashi, me këtë shfaqje ka qenë mysafir në shumë skena botërore dhe kudo e ka prezantuar me sukses teatrin shqiptar. Shfaqjen e mundëson komuniteti shqiptar i Gjenevës. Aktori i mirënjohur shqiptar Mirush Kabashi ka marrë pjesë në një mori dramash dhe filmash artistikë, një galeri ku “Apologjia e vërtetë e Sokratit” zë një vend kryesor. Me këtë monodramë ai ka fituar çmimin ndërkombëtar “Sfinksi i Artë” dhe madje në fund të njërës prej shfaqjeve të shumta të kësaj pjese dramatike ai u dekorua nga ishPresidenti i Republikës Bamir Topi, me titullin “Mjeshtër i Madh”. {SH.K}

Filed Under: Kulture Tagged With: Mirush kabashi, ne Gjeneve

Ligji për Trepçën miratohet në parim, sot dy seanca të Kuvendit të Kosovës

October 7, 2016 by dgreca

1-kosove-bllokim-rruge-proteste-serbeisa-mustafa-trepce

kuvendi-kosove-isa-mustafa-7tetor2016-Kryeministri Isa Mustafa: Projektligji për Trepçën është i një rëndësie të veçantë për Kosovën, Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit por edhe të sakrificës dhe flijimit për Kosovën/

-Me ligj, i cili mundëson zhvillim dhe të ardhme, është thënë qartë se prona e Trepçës është pronë e Republikës së Kosovës dhe se kjo nuk mund të negociohet/

-Sipas statusit të ri që do të ketë Trepça, qeveria e Kosovës do të ketë 80 % të pronësisë së saj, ndërsa 20 % -shi do t’u takojë punëtorëve/

-Kundër Beogradi dhe serbët në qeverinë e Kuvendin e Kosovës/

-Kundërshtimet e serbëve në veri të Kosovës me bllokime të rrugës, protestë e takim urgjent të përfaqësuesve të katër komunave, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviçit/

 

 

PRISHTINË, 7 Tetor 2016-Gazeta DIELLI-Behlul JASHARI/ Kuvendi i Kosovës në seancën plenare të nisur pasdite miratoi sonte në parim Projektligjin për Trepçën me  82 vota pro e 12 abstenime. Shqyrtimi i dytë  bëhet po sonte në një seancë tjetër të veçantë që nga kryetari i Kuvendit Kadri Veseli u paralajmërua të nisë në orën 20:30 e ndërkohë takohet grupi punues për amendamentimin.

Shqyrtimi i Projektligjit për Trepçën mbeti e vetmja pikë e rendit të ditës në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, e cila nisi me 13 pika në axhendë. Me kërkesë të grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryetarit të grupit Ismet Beqiri, me 73 vota pro e  8 kundër, të gjitha pikat tjera u hoqën nga rendi i ditës dhe u vendos edhe për shmangie nga rregullorja që shqyrtimi të bëhet me procedurë të përshpejtuar.Në anën tjetër grupi parlamentar i Listës Serbe, kryetari Slavko Simiç kërkoi që Projektligji për Trepçën të hiqet fare nga rendi i ditës, por 86 deputetë ishin kundër e vetëm 8 pro.

Projektligji për Trepçën është i një rëndësie të veçantë për Kosovën, Trepça paraqet një sinonim të zhvillimit por edhe të sakrificës dhe flijimit për Kosovën, tha kryeministri Isa Mustafa sot pasdite në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, duke bërë prezantimin.

“Me këtë projektligj synojmë të hapim të ardhmen për Trepçën e jo ta kthejmë të kaluarën e Trepçës”, u shpreh ai.Kryeministri tha se, për përgatitjen e këtij ligji, janë shfrytëzuar përvoja nga vendet dhe raste të ndryshme, për të gjetur një zgjidhje e cila ndihmon zhvillimin ekonomik, respekton kriteret e ekonomisë së tregut dhe mbron interesat e punonjësve, përkatësisht të minatorëve të Trepçës.

“Ligji përcakton qartë se resurset minerare janë pronë e Republikës së Kosovës, prandaj me këtë ligj, prona e Trepçës është dhe mbetet pronë e Kosovës. Ndërsa, shfrytëzimi i resurseve minerale bëhet në bazë të licencës për hulumtim dhe zhvillim të lëshuar në përputhje me ligjet në fuqi”, tha kryeministri Mustafa.

Ai theksoi se, Trepça, sipas këtij ligji, do të organizohet si shoqëri aksionare, në të cilën aksionar kryesor do të jetë Qeveria me 80% të aksioneve dhe 20% do të jenë aksione të punonjësve të Trepçës.

“Mbi këtë bazë përcaktohet e drejta në qeverisje dhe në ndarjen e dividendit ndërmjet aksionarëve, proporcionalisht me pjesëmarrjen e tyre në asete të Trepçës. Fjala është për asetet mbitokësore, jo në rezervat minerale. Organizimi i tillë nxitë një frymë konkurruese për të rritë efiçiencën në punë. Është kjo një zgjidhje e cila ka treguar rezultate në vendet tjera dhe e cila, si risi, meriton të aplikohet edhe në rastin tonë”, tha kryeministri kosovar.

Ai vijoi se, çështje tjetër që meriton të nënvizohet është se Trepça do të jetë një korporatë unike, me bilanc të konsoliduar, por njësitë biznesore do të kenë pavarësinë e tyre në të ardhura dhe shpenzime, prandaj edhe në identifikimin e rezultatit financiar, i cili nuk mund të bartet nga një njësi në tjetrën, dhe se punëtorët do të korrin rezultatet e tyre, sipas punës që e bëjnë në njësitë biznesore, përfshirë edhe shpërndarjen e dividendit.

“Njësitë biznesore të Trepçës, sipas këtij projektligji janë: Minierat me Flotacion Trepça – Stan Tërg, Minierat me Flotacion Kishnicë dhe Artanë dhe Minierat me Flotacion Kopaonik – Leposaviç”, bëri të ditur kryeministri Mustafa.

Ai tha se, Ligji lë mundësi të hapura, që pas studimit të fizibilitetit, të themelohen njësitë tjera afariste të Trepçës, siç janë Metalurgjia e plumbit, e zinkut, industria kimike, por edhe njësi të tjera, për të cilat vlerësohet se ka llogari ekonomike si dhe hap mundësi optimale për tërheqjen e kapitalit privat, qoftë përmes partneritetit publik privat, investimeve direkte, investimeve të përbashkëta apo shitjes së aksioneve.

“Projektligji siguron një kujdesje ligjore dhe sipas praktikave ndërkombëtare për mjedisin dhe siguron që 20% nga renta minerare të alokohet për komunitetin në lokacionet e komunave ku ndodhen njësitë biznesore, që destinohet për mbrojtje të mjedisit, infrastrukturë, sport, shëndetësi dhe arsim”, tha kryeministri kosovar.

Ai shtoi se, asetet e tjera të, tani, ndërmarrjes shoqërore Trepça, të cilat nuk trajtohen me këtë ligj, do të trajtohen sipas rekomandimeve të studimit të fizibilitetit.

“Pretendimet e kreditoreve ndaj njësive biznesore të përcaktuara në këtë projektligj, të krijuara deri në ditën e hyrjes në fuqi, do të trajtohen nga Agjencia Kosovare e Privatizimit në cilësinë e administratorit dhe nga Dhoma e Veçantë e Gjykatës Supreme, ndërsa qeveria do të merr të gjitha obligimet që pastaj caktohen me ligj”, tha kryeministri Mustafa.

Ai bëri të ditur se, në hartimin e këtij projektligji, përveç konsultimit të ministrive dhe organeve të tjera të administratës, janë zhvilluar konsultime edhe me përfaqësues të Trepçës, Agjencisë Kosovare të Privatizimit, përfaqësues të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, përfaqësues të Fakultetit të Gjeoshkencave, ekspertë të pavarur dhe njohës të çështjeve pronësore.

“Gjithashtu, është shfrytëzuar mbështetja profesionale e institucioneve dhe organizatave përkatëse vendore dhe ndërkombëtare, përfshirë ekspertët ndërkombëtarë të thirrur nga Komisioni Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, pastaj janë shfrytëzuar të dhënat e gjashtë studimeve të rastit të cilat janë drejtuar nga komisioni parlamentar, nga të cilat ne kemi marrë përvojat e vendeve të tjera lidhur me raste të ngjashme sikurse i Trepçës”, tha kryeministri.

Ai falënderoi grupin punues të themeluar nga qeveria për punën e bërë dhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, por po ashtu edhe Kuvendin e Kosovës, sidomos Komisionin për Ekonomi të Kuvendit dhe prof. Muhamet Mustafën, për një punë të përbashkët konsultative në të gjitha procedurat e deritanishme.

“Në fund, dëshiroj të them se transformimi i Trepçës sipas këtij Ligji, është në interes të të gjithëve, të zhvillimit ekonomik të vendit, është në interes të komunitetit në përgjithësi në vendet ku do të operojë Trepça, prandaj ligji meriton përkrahjen e të gjithëve”, theksoi kryeministri Isa Mustafa.

A vlerësoi se Ligji ka valorizuar të gjitha kriteret ekonomike dhe kriteret tjera ambientale, ka karakter inkluziv dhe hap perspektivë për ndërlidhje të fuqishme ekonomike, si faktor i rëndësishëm i jetës së përbashkët.

“Prandaj, shoh arsye që këtë ligj ta përkrahin të gjithë deputetët dhe të gjitha grupet parlamentare dhe ju rekomandoj miratimin e tij”, përfundoi kryeministri Mustafa.

Proejektligjin për Trepçën, të proceduar nga qeveria të mërkurën,  e prezantoi dhe arsyetoi në seancën plenare të Kuvendit kryeministri Isa Mustafa. Kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, njoftoi për shqyrtimin dhe mbështetjen në mbledhjen e Komisionit në prag të seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës dhe vlerësoi se me ligj do krijohen mundësi për një  orientim të duhur të zhvillimit ekonomik  të Trepçës.

Në debatin që vazhdoi, grupet paralamentare  dhe deputetët nga pozita dhe opozita mbështetën Projektligjin për Trepçën, ndërsa prezantuan edhe këndvështrime të ndryshme dhe dhanë propozime për grupin punues për amendamentimin, të formuar.

Në seancën e kaluar të Kuvendit të Kosovës, në 29 shtator, kryeministri Mustafa, duke u përgjigjur në pyetjet parlamentare, paralajmëroi një Ligj për Trepçën  “në afatin që të mos rrezikohet e ardhmja e saj”.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, ka njoftuar Komisionin parlamentar se me këtë projektligj është paraparë që statusi i Trepçës të jetë shoqëri aksionare. “Sipas statusit të ri që do të ketë Trepça, qeveria e Kosovës do të ketë 80 % të pronësisë së saj, ndërsa 20 % -shi do t’u takojë punëtorëve”, theksoi ai.

Kryetari i Komisionit parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri, Muhamet Mustafa, që para afër dy viteve në një bisedë që kam zhvilluar paralajmëronte se “Trepça, ristrukturimi dhe transformimi i saj do të rregullohet me ligj të veçantë”,  derisa në 19 janar 2015 në seancën e Kuvendit të Kosovës ishte në axhendë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërmarrjet publike.

“Trepça ka shumë probleme të ndjeshme, të natyrave të ndryshme, duke filluar prej emocionale, politike, e më së shumti ekonomike. Do të kemi mundësi që me një ligj gjithëpërfshirës të sigurojmë perspektivën e mëtejme të Trepçës”, theksonte Muhamet Mustafa, i cili është edhe ekspert i ekonomisë.

Problemet rreth Trepçës, edhe në raportet  e veriut e serbëve atje me jugun në Kosovë dhe me autoritetet e Prishtinës, edhe në qëndrimin ndryshe të serbëve në qeverinë e në Kuvendin e Kosovës, edhe në pretendimet e Beogradit, u manifesuan edhe këtë javë me rastin e procedimit të projektligjit.

Në mbledhjen e qeverisë së Kosovës projektligjin për Trepçën nuk e votuan tre përfaqësuesit e Listës Serbe, që janë një zëvendëskryeministër e dy ministra. Ndërsa, në mbledhjen e Komisionit parlamentar deputeti Sasha Milosavleviç, përfaqëues i grupit parlamentar të Listës Serbe, që ka 11 deputetë në Kuvendin 120 anëtarësh, ka paralajmëruar se nuk do e përkrahin projektligjin për Trepçën.

Menaxhmenti dhe Sindikata e  Ndërmarrjes Trepça në jugun me shumicë shqiptare kanë falënderuar për procedimin e projektligjit nga qeveria e Kosovës në Kuvend dhe u kanë drejtuar mesazh të gjitha grupeve parlamentare që “duke votuar pro ligjit të bëhen pjesë e fillimit të epokës së zhvillimit për Trepçën”.

Ndërsa, në veri punëtorët serbë të Trepçës kanë  kundërshtuar procedimin e projektligjit në Kuvendin e Kosovës edhe me bllokim në Rudare të rrugës magjistrale që kalon nëpër komunën e Zveçanit dhe drejt kufirit me Serbinë, ndërsa sot në ditën e tretë zhvillohet edhe një protestë.

“Në Rudare është i pranishëm një numër i madh i qytetarëve të cilët qëndrojnë në shi, që kanë mbërritur nga Mitrovica, Zveçani, Zubin Potoku e Leposaviçi”, njofton nga vendngjarja reporteri i një mediumi të Serbisë.

Në protestë janë punëtorët serbë të Trepçës në veri, të cilët gjatë tre ditëve të fundit organizojnë këto tubime, e me qytetarët janë edhe përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës. Të tubuarit mbajnë flamuj shtetërorë të Serbisë dhe të Trepçës, raporton media e Beogradit.

Për të kundërshtuar ligjin e Kosovës për Trepçën sot po mbahet edhe një takim urgjent i përfaqësuesve të katër komunave veriore të Kosovës me shumicë serbe, Mitrovicës së Veriut, Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviçit.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriç ka deklaruar se, “autoritetet e Prishtinës përmes projektligjit për Trepçën duan ta nacionalizojnë atë kombinat, por kjo nuk do iu kalojë dhe se Beogradi do e mbrojë në çdo mënyrë”.

Autoritetet kosovare kanë siguruar e theksuar se ligji i ri do të jetë në favor të punëtorëve, pa dallim etnie, në të mirën e të gjithëve në jug e veri të Kosovës dhe përcakton edhe se 20 për qind nga taksat minerare do të ndahen për komunitetin, përkatësisht për komunat, në të cilat veprojnë njësitë organizative të Trepçës, në mënyrë që t’i ndihmohet atje ndërtimit të infrastrukturës, objekteve të arsimit, kulturës, shëndetësisë dhe përgjithësisht zhvillimit.

Pasuria minerare e nëntokës së Trepçës arrin vlerën  së paku 13 miliardë euro, sipas një studimi të fizibilitetit të kryer nga ekpertë vendorë dhe ndërkombëtarë, vite më parë, por mendohet se është edhe shumë më e madhe e në vlerë më të lartë.

Trepça, me minera plumbi, zingu, argjendi e ari, ka pasur mëse 22 mijë punëtorë deri në vitin 1990, kur administrata e dhunshme e instaluar nga Beogradi dëboi shqiptarët nga puna. Përfundimi i luftës para 17 viteve, në qershorin 1999, Trepçën e gjeti me shkatërrime të mëdha nga shfrytëzimi kolonial dhe në Kosovën e lirë nisën përpjekjet për rimëkëmbje.

 

Filed Under: Ekonomi Tagged With: Behlul Jashari, Kuvendi, Ligji per Trepcen, qeveria

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2446
  • 2447
  • 2448
  • 2449
  • 2450
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Meditim para varrit të Faik Konicës
  • Bashkimi i Diasporës Shqiptare të Greqisë
  • “Fortifikimi ilir i Komlikut në Fregen dhe Ungrej të Lezhës (Mirdita Etnografike)”
  • “The Real Thing”: A Conversation with Luljeta Lleshanaku
  • REPUBLIKA E BARAZISË PARA LIGJIT
  • BLLACA SI INFRASTRUKTURË HISTORIKE E DHUNËS DHE NYJE E KUJTESËS KOLEKTIVE
  • Kur gjuha sfidohet në auditore – cenimi i së drejtës kushtetuese në emër të provimit të jurisprudencës
  • LAHUTA E MALËSISË, ZËRI QË NUK SHUHET: SI MBAN GJALLË IDENTITETIN SHQIPTAR NË SHEKULLIN E XXI
  • DIMENSIONET ETNOKULTURORE DHE NARRATIVE NË ROMANIN “SHTJELLË FATESH”
  • Mbreti Zog I, themeluesi i shtetit të parë modern shqiptar, burrshtetas, politikan dhe diplomat i rralle e shumë dimensional
  • 𝗔𝗹𝗯𝗮𝗻𝗶𝗮𝗻 𝗡𝗶𝗴𝗵𝘁 @ 𝗬𝗮𝗻𝗸𝗲𝗲 𝗦𝘁𝗮𝗱𝗶𝘂𝗺
  • 27 Vjetori i Betejës së Koshares – Një epokë lavdie, sakrifice dhe bashkimi kombëtar
  • Historia e Krizës së Kosovës 1999-2000 përmes Zarfave Postare
  • Ali Dino – deputeti i Çamërisë dhe artisti i shquar
  • “Rikoshete e fatit” dhe “Nusja e Topiajve”, botimet më të reja nga shkrimtarja Raimonda Moisiu -Sade

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT