• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E MAJTA FITON DIBREN, E DJATHTA IA FATURON KARTELIT TE DROGES

September 12, 2016 by dgreca

*Lulzim Basha: Fitoi karteli i drogës, krimi dhe korrupsioni/

*Edi Rama: Faleminderit! Detyrim ndaj dibranëve/

*Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër/

Në deklaratën e parë të bërë pas shpalljes fitues në zgjedhjet e së dielës, Muharem Rama u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës.
Ai tha se kjo është një ditë e madhe për Dibrën e Dibranët, ndërsa puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor do të jetë infrastruktura.
“Kjo është një ditë e madhe për Dibrën dhe këtë fitore ja kushtoj elektoratit. Do të jetë infrastruktura, që është në gjendje të mjerueshme”, deklaroi ai.
Pas përfundimit të 118 kutive në total, Kandidati i ASHE, Muharem Rama mori 18602 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu 14435 vota. Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës.
Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se maxhoranca mori besimin e dibranëve.
“Morëm besimin e elektoratit të Dibrës dhe koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne ju sollëm një njeri, ata ju sollën një slogan”, deklaroi ai.

Zgjedhjet në Dibër, Basha: Fitoi karteli i drogës, krimi dhe korrupsioni 
Zgjedhjet në Dibër, Basha: Fitoi karteli i drogës, krimi dhe korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të 118 kutive të votimit në Dibër, ku fitues u shpall kandidati i ASHE Muharem Rama.
Lulzim Basha u shpreh se qytetarët e ndershëm të Dibrës u përballën me kartelin e drogës, krimit dhe korrupsionit. Ai tha se u asgjësua krejtësisht procesi politik.
“Në Dibër nuk humbi një parti politike, por humbi e gjithë Shqipëria. Në Dibër humbën dhe të varfërit që u joshën nga paratë e krimit nga paratë e drogës. Të vetmit që fituan ishin karteli i drogës dhe klientët e krimit të Edi Ramës”, tha Basha.
Kreu i PD tha se partia që ai drejton bëri më të mirën në këto zgjedhje, duke vendosur në krye kandidatin e duhur.
“Zgjodhën të votojnë të keqen, e kuptoj gjendjen e tyre, dhe zgjedhjen që bënë. U premtoj se do të luftoj edhe për lirinë e tyre nga varfëria, pamundësia, nga frika. Do të luftoj që jeta e tyre të mos varet nga politika. Ne bëmë më të mirën që mundëm gjatë kësaj fushate. Donim sinqerisht që të bënim një ndryshim për mirë në Dibër. Zgjodhëm një kandidat të shkëlqyer, Sherefedin Shehun, të panjollosur. Dua ta falenderoj për kontributin, përpjekjen dhe kurajon e tij”, tha Basha.
Ne i shpallim sot luftë kartelit të drogës e krimit, tha Basha. “Demokratët janë në krye të kësaj lufte dhe unë në krye të tyre”, përfundon kryetari i Partisë Demokratike.

Edi Rama: Faleminderit! Detyrim ndaj dibranëve/

Kryeministri Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, ka falenderuar zgjedhësit dibranë për besimin e dhënë ndaj kandidatit të ASHE, Muharem Rama, me votën e tyre.
“Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës! I falenderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama. Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve”, shkruan Rama.

Kryeministri shkruan se fitoren e madhe në Dibër, e sheh si detyrim të madh ndaj dibranëve.

“Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot!”, përfundon postimi i Kryeministrit.

Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër

Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër

Fiks Fare i ka kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve në Dibër, ku mbrëmjen e së hënës zbuloi skemën e blerjes së votës në këtë bashki. Gazetarët e emisionit investigativ treguan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie.
Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së. Bashkëpunëtori i emisionit u takua aty me dy vajza, të cilat i thanë që në ato momente nuk kishte persona për të folur me të. Në këto kushte, qytetari shkon te farmacia e vëllait të kandidatit të ASHE-së për Bashkinë e Dibrës, pasi kishte informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës. Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehati. Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash. “Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, Të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë”, i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para.
Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes. “Do shkosh e takojsh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës.

Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së. Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën. Gjatë bisedës telefonike, koordinatori është shprehur se nuk japin para, por mund të bisedojnë për ndonjë vend pune pas zgjedhjeve.

Por, veç bisedave për blerjen e votës me shtabin elektoral dhe të afërmit e kandidatit, Fiks Fare bisedoi edhe me banorë në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. Ata u treguan gazetarëve të emisionit investigativ se të dyja forcat politike kanë ofruar para në këmbim të votës. Ata shpjegojnë se shumat janë të ndryshme, ku e majta ofron euro, ndërsa e djathta lekë. “Familje shumë të varfra, ose pa nivel, shiten për 10-20 mijë lekë të vjetra, ose një torbë miell”, rrëfen një nga banorët e Sllovës. Një banor tjetër tregon se PS ka ofruar edhe 5 mijë lekë të reja për votë.

Nga ana tjetër, Fiks Fare solli edhe atmosferën e ditës së zgjedhjeve, kur në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv. Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.

/ Top Channel

Filed Under: Analiza Tagged With: E djathta, E majta, karteli i droges, Zgjedhjet e Dibres

NJE FOTOGRAFI HISTORIKE

September 12, 2016 by dgreca

SOT KUJTOJME BABE TAHIRIN/

1-babe-tahiri

NGA SERGIO BITICI*/

Sot kujtojme te pavdekshmin, Tahir Kerrnajen (1917-2002) me rastin e 14 Vjetorit te varrimit te tij ne Varrezat e Qytetit, Prishtine, ku pushon ne Kosoven e dashur per te lirine e se ciles luftoi dhe punoi deri sa dha shpirt.

Cdo mengjes Tahir Kerrnaja fillonte me aktivitetin e tij  te perjeteshem per Kosoven dhe vetem per Kosoven e per Shqiperine Etnike. E quante veten Ushtar i thjesht i Shqiperise Etnike.

Nuk k ashesh demonstratash ne Amerike, qe te mos kete fiksuar portretine  e ketij luftetari te perjetshem te Shqiperise Etnike. Gjithandej ai shperndante informatat per gjendjen e Kosoves se okupuar dhe thirrjet per Liri e Pavaresi.

Ne kete fotografi,qe shoqeron shkrimin ai pat dale para 30 vitesh. Nje foto e marre para vendbanimit te tij ne adresen: 439 West 46 Street, Manhattan, qe u be adresa me fame boterore, kryeqendra e gjithe aktivitetit te Rinise Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire, themeluar nga vete Tahir Kerrnaja. Qe nga kjo adrese niseshin informatat per Kosoven Martire. Ne kete kohe (vitet 1980- ta) RSHK ne BL ishte e vetmja zedhenese e situates ne Kosove e Jugosllavi, ne tere boten, me nje kredibilitet te paster, sepse, kurre nuk ka leshuar informata te pa sakta per situaten e  Shqiptarve ne Jugosllavi, prandaj Organizata Rinia Shqiptare Kosovare ne Boten e Lire nen Tahir Kerrnajen u be e fameshme dhe e vetmja zedhenese per ceshtjen e Kosoves, sidomos tek organizatat per te Drejtat Njerezore.

Ne foto: Tahir Kerrnaja, para residences, qe historia jone duhet ta njohe kete Adrese Historike,439 west 46 Street, para se te niset per aktivitetin e dites, per te shperndare trakte para OKBs ose ne ndonje qender tjeter ne New York. Kerrnaja duhet kujtuar dhe njohur si i vetmi person ne histori te New York ut, qe me organizaten e RShKBL ka shperndare 4000 trakte ne muaj gjate kater dekadave te aktivitetit.

*Sergio Bitici

1-sergio-biticiAutor i librit : KOSOVO Path to Freedom, The Role of the Albanian Kosovar Youth in the Free world for Liberation of Kosovo.Published by Vatra, 20012, on sale by Amazon. Com

1-libri-i-sergios

Filed Under: Featured, Histori Tagged With: NJE FOTOGRAFI HISTORIKE, sergio bitici, Tahir Kerrnaja

Shqiptarët Myslimanë të Amerikës falën Kurban Bajramin

September 12, 2016 by dgreca

 

1-hoxha

1-ok-bajram*Kremtimi i Kurban Bajramit, tek shqiptarët musliman në Shtetet e Bashkaura : Paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën!/

*“Pasi, që ky Bajram, theksojë krye Imami Omer Papraniku, ka për synim kryesor, vëllazërimin, sakrificën  dhe humanizmin,  ne mburemi me bashkëkombasen  tonë, bamiresen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, për humanizmin e saj”, tha, ai, duke shtuar se dëshiroj që kjo festë  madhështore  të sjell paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën”/

Nga Beqir SINA, Freehold -New Jersey : Sot, në të gjitha xhamitë e Shqiptare, në SHBA, si në zonën e Tri-Shtetshit, Kenektiket, Nju Xhersi dhe Nju Jork, ku janë mbi 10 xhami, dhe pjesmarrja ka qenë shumë e madhe, ashtu dhe atë të shteteve të tjera, si në Dallas, Feniks, Çikago, Detroit, Tampa, Filadelfia, Los Angelos, Las Vegas, Uashington, e të tjer, ku më së shumti jetojnë besimtarët shqiptarë të besimit musliman, qysh heret në mëngjes është falur Namazi i Kurban Bajramit, një ndër festat më të mëdha të fesë Islame.Ndërsa, me këtë rast besimtarët shqiptarë, musliman, kanë mbushur objektet e tyre fetare, përplot me besimtarë , të të gjitha moshave; fëmijë, të rinjë dhe të moshuar, mërgimtarë nga Shqipëria, Kosova, Mali i zi, Maqedonia, Lugina e Preshevës, Çamëria, dhe diaspora.Menjëherë, pas daljes nga xhamia ata ja kanë uruar njëri tjetrit Kurban Bajramin, ndërsa mbas kësaj shumë besmitarë, tradicionalisht në të gjitha qytet kanë vizituar varrezat, e të afërmeve të tyre .Mbas kësaj ka ardhur radha e sakrificës së Kurbanit, tek shkëmbimi i vizitave tek kushërinjtë, komshinjtë dhe miqtë e tyre.Dyert e xhamisë, së re, u hapën në orën 5:45 të mëngjesit. Ndërkohë, që manifestimi i faljes se Kurban Bajramit filloi në ora  6:00 me faljen  e namazit të Sabahut

Pastaj pati ligjerata tematike kushtuar kësaj feste të madhe 

Ligjeraten e parë e mbajti Imam Namik Mashkulli, më pastaj vazhdoi imami i xhamisë Omer Papraniku, i cili mbajti dhe Hytben. Gjatë vasit (ligjëratës) në Xhaminë e re, në lokalitetin FreeHold në Nju Xhersi, Imam Namik Mashkulli, ku jetojnë qindra familje shqiptare, nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, të gjithëve besimtarëve, iu uroj atyre, që Kurban-bajramin ta kalojnë në disponim të mirë, duke theksuar; që ditët si këto janë mundësi e rëndësishme për forcimin e unitetit, bashkimit, solidaritetit dhe themeleve tjera të fesë.Në Xhaminë e re, u mblodhën dhjetëra besimtarë muslimanë shqiptarë, të të gjitha moshave, duke u mbushur atë për plot, për të festuar sot Kurban Bajramin, në këtë ditë të rëndësishme të besimit të tyre, e cila është për të dytin vit me radhë në këtë xhami të re, e ndërtuar kjo me kontributin e vet besimtarëve në këtë lokalitet.

Udhëheqësit fetarë, të kësaj xhamie, si gjatë ligjeratës dhe lutjeve të tyre uruan edhe një herë besimtarët dhe u bënë thirrje për devotshmëri ndaj Zotit, nëpërmjet veprave të bamirësisë dhe mbrojtjes së të dobëtit dhe të varfërit.

Krye-Imami Omer Papraniku, uroi gjithashtu besimtarët duke thënë se Kurban Bajrami, është simbol i sakrificës, devotshmërisë dhe përkushtimit ndaj Allahut, i cili i mëson besimtarët për vëllazëri dhe dashuri mes njerëzve.

Ai theksoi se kjo festë e madhe i afron njerëzit me njëri-tjetrin, ushqimi ndahet me fqinjin dhe të varfërin, i ngopuri kujton të uriturin, i shëndetshmi ndihmon të sëmurin, i suksesshmi kujton më të dobëtin, dhe të gjithë së bashku kujtojnë Zotin.

Shqiptarët, kanë jetuar së bashku, duke respektuar besimin e njëri-tjetrit.

“Pasi, që ky Bajram, theksojë krye Imami Omer Papraniku, ka për synim kryesor, vëllazërimin, sakrificën  dhe humanizmin,  ne mburemi me bashkëkombasen  tonë, bamiresen shqiptare Gonxhe Bojaxhiu, për humanizmin e saj”, tha ai duke shtuar se dëshiroj që kjo festë  madhështore  të sjell paqe, shëndet dhe harmoni në mbarë botën”.

Më pas besimtarët simbas traditës së tyre, islame, ata janë kthyer në banesat e tyre, për të vijuar me festën e kësaj dite tashmë pranë familjeve, miqve dhe të dashurve të tyre, me tryezat e mbushura përplot me ëmbëlsirat tradicionale. Riti i kësaj feste, ka vazhduar edhe me vizita e njëri-tjetri në kujtimin e atyre, që nuk janë më midis nesh por kan kaluar në botën e amnueshme….

Filed Under: Komunitet Tagged With: falen Bajramin, Shqiptarët myslimanë, te Amerieks

Mbështetje e fuqishme e BE-së për Kosovën

September 12, 2016 by dgreca

-Hoxhaj në Bruksel takon Mogherinin, më shumë presion ndaj Serbisë për zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën/

eh_mogherini_1

Bruksel, 12 shtator 2016-Gazeta DIELLI/ Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka nisur një vizitë dy ditore në Bruksel dhe Strasburg ku do të zhvillojë takime me krerët më të lartë të institucioneve të BE-së dhe Këshillit të Evropës.

Njoftimi dërguar nga Brukseli thekson se, takimin e parë ministri Hoxhaj e ka zhvilluar me Përfaqësuesen për Politikë të Jashtme dhe Siguri të BE-së, Frederica Mogherini, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet më të fundit politike në Kosovë, sfidat rajonale, liberalizimin e vizave dhe raportet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.Hoxhaj ka thënë të ketë marrë mbështetje të fuqishme politike të BE-së për Kosovën, institucionet e saj dhe zhvillimin e dialogut me Serbinë. Por, sipas tij, BE-ja duhet të bëj presion në Serbinë që t’i zbatojë marrëveshjet e arritura dhe të kushtëzojë progresin e mundshëm të saj në rrugën evropiane me njohjen e Kosovës.

“Zhvillova një takim shumë të mirë dhe përmbajtësor me Shefen e Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së BE-së, Federica Mogherini. Diskutuam për shumë çështje të zhvillimeve politike jo vetëm në Kosovë, por edhe në rajon dhe raportet mes Kosovës dhe BE-së pas nënshkrimit të MSA-së. Theksova nevojën për më shumë presion ndaj Serbisë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura dhe kushtëzim në rrugën e saj evropiane nëse vazhdon të ketë qasje bllokuese ndaj Kosovës. Pa një afatizim të dialogut dhe zbatim të marrëveshjeve, vështirë të flasim për progres dhe normalizim të mirëfilltë”,  ka thënë Hoxhaj.

Po ashtu, temë diskutimi ka qenë edhe çështja e votimit të demarkacionit me Malin e Zi, për çka është shprehur gatishmëria dhe vullneti i plotë që ka Qeveria e Kosovës për ta shtyrë sa më parë këtë.

Hoxhaj pritet të takohet edhe me Komisionerin Johannes Hahn, Komisionerin për Punë të Brendshme, Dimitris Avramopoulos, Zëvendësekretarin e Përgjithshëm e të NATO-s dhe shumë eurodeputetë./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: BE mbeshtet Kosoven, Enver Hoxhaj, Frederica Mogherini

Muslim community leader extends Eid al-Adha greetings

September 12, 2016 by dgreca

The head of Muslim Community Skender Bruçaj extended Sunday warm greetings to Albanians and the country’s Muslim community in particular as they prepare to commemorate Eid al-Adha on Monday, or the Festival of Sacrifice, one of the holiest holidays celebrated annually all around the world.

Conveying his greetings and best wishes on Eid al-Adha, the Muslim Community chairman said the festival will help strengthen a spirit of harmony, mutual respect and peace in society.

“On such a holiday, with the spiritual and festive atmosphere felt everywhere, I would like to extend my best wishes. Happy Eid al-Adha to everyone! May you all be very happy, blessed and at peace with all your beloved,” Bruçaj said in his message.

Bruçaj underlined that Eid al-Adha, one of the holiest celebrations in the Muslim calendar, is a holiday that pertains to entire human race, and called on everyone to share spiritual and material wealth with the others.

“Let us all pray that days of celebrations last forever for entire mankind; let’s all pray and celebrate united and speak with a single language, that of love, appreciation, mutual respect and help for each other,” Muslim community leader said.

Eid al-Adha, also called the “Sacrifice Feast”, is one of the holiest of Muslim holidays, when people manifest their sacrifice and submission to God. According to ritual begins with a morning prayer and continues with the sacrifice of animals as an act of submission to God’s command. The meat from the sacrificed animals is preferred to be given away to the poor and those less privileged.

Filed Under: Komente Tagged With: greetings, leader extends Eid al-Adha, Muslim community

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2499
  • 2500
  • 2501
  • 2502
  • 2503
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VATRA URON BESIMTARËT ORTODOKSË: GËZUAR DHE PËRSHUMËVJET PASHKËT
  • Fan Noli, apostull i ringjalljes shqiptare
  • KOSOVA NË NATO DHE ASNJËHERË ASOCIACION SERB
  • ELIOT ENGLE DHE HARRY BAJRAKTARI: NJË BASHKËPUNIM QË FUQIZOI ZËRIN SHQIPTAR NË SHTETET E BASHKUARA TË AMERIKËS
  • “Ngërçi Presidencial në Kosovë Zbulon një Dobësi të Kushtetutës”
  • KUJTIME PER ITALIANIN DOM ANTONIO SHARRA
  • MASAKRA E TIVARIT MARS-PRILL 1945
  • Kuptimi i Pashkëve Ortodokse – midis ritualit dhe ringjalljes së ndërgjegjes
  • RIKTHIMI I MUSTAFA MAKSUTIT NË FAQET E HISTORISË
  • Shqipëria në politikën ballkanike të Austro-Hungarisë
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • VATRA TELEGRAM NGUSHËLLIMI PËR NDARJEN NGA JETA TË ELIOT ENGEL, MIKUT TË MADH TË KOMBIT SHQIPTAR
  • Përkujtojmë në përvjetorin e lindjes një nga figurat e Rilindjes Kombëtare, Aleksandër Stavre Drenova
  • GËRSHËRA E ARGJENDTË
  • Përgjithmonë vetëm mirnjohës për Kongresmenin Eliot Engel

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT