• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

E MAJTA FITON DIBREN, E DJATHTA IA FATURON KARTELIT TE DROGES

September 12, 2016 by dgreca

*Lulzim Basha: Fitoi karteli i drogës, krimi dhe korrupsioni/

*Edi Rama: Faleminderit! Detyrim ndaj dibranëve/

*Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër/

Në deklaratën e parë të bërë pas shpalljes fitues në zgjedhjet e së dielës, Muharem Rama u zotua për mbajtjen e të gjitha premtimeve të bëra në fushatën për Bashkinë e Dibrës.
Ai tha se kjo është një ditë e madhe për Dibrën e Dibranët, ndërsa puna e parë që do të bëjë si kryebashkiak i qytetit veri-lindor do të jetë infrastruktura.
“Kjo është një ditë e madhe për Dibrën dhe këtë fitore ja kushtoj elektoratit. Do të jetë infrastruktura, që është në gjendje të mjerueshme”, deklaroi ai.
Pas përfundimit të 118 kutive në total, Kandidati i ASHE, Muharem Rama mori 18602 vota, ndërsa kandidati i opozitës, Sherefedin Shehu 14435 vota. Numërimi i votave nisi rreth mesnatës dhe u ndërpre në orët e para të mëngjesit, për të vijuar paraditen e së hënës.
Ndërkohë, Damian Gjiknuri, si koordinator në fushatën e Muharem Ramës dhe se maxhoranca mori besimin e dibranëve.
“Morëm besimin e elektoratit të Dibrës dhe koalicioni ka qenë pjesë e kësaj fitoreje. Ne ju sollëm një njeri, ata ju sollën një slogan”, deklaroi ai.

Zgjedhjet në Dibër, Basha: Fitoi karteli i drogës, krimi dhe korrupsioni 
Zgjedhjet në Dibër, Basha: Fitoi karteli i drogës, krimi dhe korrupsioni

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha doli në një deklaratë për mediat pas përfundimit të procesit të numërimit të votave të 118 kutive të votimit në Dibër, ku fitues u shpall kandidati i ASHE Muharem Rama.
Lulzim Basha u shpreh se qytetarët e ndershëm të Dibrës u përballën me kartelin e drogës, krimit dhe korrupsionit. Ai tha se u asgjësua krejtësisht procesi politik.
“Në Dibër nuk humbi një parti politike, por humbi e gjithë Shqipëria. Në Dibër humbën dhe të varfërit që u joshën nga paratë e krimit nga paratë e drogës. Të vetmit që fituan ishin karteli i drogës dhe klientët e krimit të Edi Ramës”, tha Basha.
Kreu i PD tha se partia që ai drejton bëri më të mirën në këto zgjedhje, duke vendosur në krye kandidatin e duhur.
“Zgjodhën të votojnë të keqen, e kuptoj gjendjen e tyre, dhe zgjedhjen që bënë. U premtoj se do të luftoj edhe për lirinë e tyre nga varfëria, pamundësia, nga frika. Do të luftoj që jeta e tyre të mos varet nga politika. Ne bëmë më të mirën që mundëm gjatë kësaj fushate. Donim sinqerisht që të bënim një ndryshim për mirë në Dibër. Zgjodhëm një kandidat të shkëlqyer, Sherefedin Shehun, të panjollosur. Dua ta falenderoj për kontributin, përpjekjen dhe kurajon e tij”, tha Basha.
Ne i shpallim sot luftë kartelit të drogës e krimit, tha Basha. “Demokratët janë në krye të kësaj lufte dhe unë në krye të tyre”, përfundon kryetari i Partisë Demokratike.

Edi Rama: Faleminderit! Detyrim ndaj dibranëve/

Kryeministri Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, ka falenderuar zgjedhësit dibranë për besimin e dhënë ndaj kandidatit të ASHE, Muharem Rama, me votën e tyre.
“Fjalët e tepërta janë vërtet fukarallëk, nën dritën e rezultatit kuptimplotë të zgjedhjeve të Dibrës! I falenderoj me gjithë zemër, një për një, të gjithë zgjedhësit dibranë, për besimin e jashtëzakonshëm që na dhanë, përmes votës për kryebashkiakun Muharrem Rama. Dhe dëshiroj të nënvizoj se këtë fitore të madhe, unë e lexoj mbi të gjitha si një detyrim shumë të madh ndaj dibranëve”, shkruan Rama.

Kryeministri shkruan se fitoren e madhe në Dibër, e sheh si detyrim të madh ndaj dibranëve.

“Me mirënjohje të thellë, angazhim të madh e përunjësi në detyrë, ne do të bëjmë çmos të jemi në lartësinë e nderit të posaçëm që na bëri Dibra, me besimin e paçmueshëm që na dha sot!”, përfundon postimi i Kryeministrit.

Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër

Fiks Fare: Skema e blerjes së votës në Dibër

Fiks Fare i ka kushtuar vëmendje të veçantë zgjedhjeve në Dibër, ku mbrëmjen e së hënës zbuloi skemën e blerjes së votës në këtë bashki. Gazetarët e emisionit investigativ treguan sesi familjarë të kandidatit të Partisë Socialiste, Muharrem Rama, ofronin vende pune në këmbim të votës për qytetarë të ndryshëm në zonat e kësaj bashkie.
Nga investigimi i Fiks Fare u zbulua se fillimisht qytetarët duhej të paraqiteshin në shtabin elektoral të PS-së. Bashkëpunëtori i emisionit u takua aty me dy vajza, të cilat i thanë që në ato momente nuk kishte persona për të folur me të. Në këto kushte, qytetari shkon te farmacia e vëllait të kandidatit të ASHE-së për Bashkinë e Dibrës, pasi kishte informacion se jepeshin lekë në këmbim të votës. Gjatë bisedës, vëllai i kandidatit Rama i kërkon qytetarit listën e votuesve që kishte me vete, ndërkohë që në ato momente, aty vjen dhe vëllai tjetër i kandidatit, Nehati. Pas një bisede të shkurtër me të dhe teksa shohin listën, Nehat Rama i kërkon qytetarit që të kthehej pas 15 minutash. “Shkoni tek radiologjia këtu, ose shkoni pini ndonjë kafe ku të doni e pastaj ecni, Të bëjmë një konsultë, kush do ua japë. A mirë? Dhjetë minuta a një çerek ore, mirë”, i drejtohet vëllai i kandidatit qytetarit të interesuar për para.
Qytetari kthehet pas 15 minutash, ku takon sërish Nehat Ramën, i cili i cakton një takim për të nesërmen në mëngjes. “Do shkosh e takojsh Ilir Venecin, mirë atje do shkojsh, do i thuash të çoj Nehati, mirë. Më çoi Nehati i thuaj. Ai të mbaron punë mirë se ai e ka atë zonë”, shprehet vëllai i Muharrem Ramës.

Qytetari paraqitet një ditë më vonë dhe gjen një koleg të vëllait të kandidatit, i cili i kishte thënë që të takonte një koordinator të PS-së. Qytetari u takua me koordinatorin e PS-së në rrugë dhe i ka thënë që do e telefononte një person që ka zonën. Gjatë bisedës telefonike, koordinatori është shprehur se nuk japin para, por mund të bisedojnë për ndonjë vend pune pas zgjedhjeve.

Por, veç bisedave për blerjen e votës me shtabin elektoral dhe të afërmit e kandidatit, Fiks Fare bisedoi edhe me banorë në zona të ndryshme të Bashkisë Dibër. Ata u treguan gazetarëve të emisionit investigativ se të dyja forcat politike kanë ofruar para në këmbim të votës. Ata shpjegojnë se shumat janë të ndryshme, ku e majta ofron euro, ndërsa e djathta lekë. “Familje shumë të varfra, ose pa nivel, shiten për 10-20 mijë lekë të vjetra, ose një torbë miell”, rrëfen një nga banorët e Sllovës. Një banor tjetër tregon se PS ka ofruar edhe 5 mijë lekë të reja për votë.

Nga ana tjetër, Fiks Fare solli edhe atmosferën e ditës së zgjedhjeve, kur në disa raste në fshatra të Dibrës nuk mungoi votimi kolektiv. Emisioni transmetoi disa raste në fshatrat Sllovë, Rrënxë dhe Muhur, ku 2-3 veta votojnë bashkë, ndërkohë që vëzhguesit thonë se gruaja bën çfarë i thotë burri, duke e cilësuar këtë veprim si diçka e zakonshme.

/ Top Channel

Filed Under: Analiza Tagged With: E djathta, E majta, karteli i droges, Zgjedhjet e Dibres

Artikujt e fundit

  • TEPËR VONË DHE SHUMË PAK, TË NDERUAR AMBASADORË PERËNDIMORË NË TIRANË
  • DRINIT PLAK PO I MARRIN FRYMEN
  • PROF. MUHARREM DRAGOVOJA IN MEMORIAM
  • NJË YLL MË SHUMË
  • RINOR GASHI  NJË  BOKSIER I RI, NË ARTIN MARCIAL MMA, QË SYNON TË ARRIJ MAJAT E FITORES ME ZEMËR SHQIPTARI
  • PUTINI A DO T’A KETË LEXUAR HERODOTIN?
  • VISAR ZHITI LAUREAT I ÇMIMIT TE MADH NE FESTIVALIN BOTËROR TË POEZISË “MIHAI EMINESCU”
  • DE OMNIBUS DUBITANDUM / POEZI NGA ALFONS GRISHAJ
  • 100 VJETORI I MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE, VATRA ORGANIZON SIMPOZIUM SHKENCOR MË 28 KORRIK 2022
  • Një copë qielli midis Meksikës dhe Kosovës
  • NJË PYETJE (NEVE) PËR QËNDRESËN
  • Meet a NYCHA Construction Partner: STV  
  • KUVENDI  I  GREÇES , KRYEKUVENDI  KU MORI  JETË PROGRAMI  POLITIK I PAVARESISË  SË SHQIPERISË…
  • GAZETA E VETME SHQIPE E KOSOVËS “BUJKU” E 23 QERSHOR 1991: XHEJMS BEJKERI NË SHQIPËRI: JU JENI ME NE, NE JEMI ME JU – SHQIPTARËT I SHFAQËN MIQËSI TË MADHE AMERIKËS
  • Mirënjohje dhe vlerësim

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT