• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kongresmeni Eliot Engel merr titullin qytetar nderi në Lezhë

September 1, 2016 by dgreca

“Qytetar Nderi” për kongresmenin Eliot Engel dhe “Mirënjohje e Qytetit” për shqiptaro-Amerikanin Harry Bajraktari ishin dy titujt e akorduar gjatë të enjtes nga Bashkia dhe Këshilli i bashkisë Lezhë.

1 Mali

2 engel merr cmim

1 Rasimi

1 HarryNë ceremoni mori pjesë edhe ambasadori i SHBA në Shqipëri Donald Lu. Kongresmeni Eliot Engel e vlerësoi maksimalisht këtë titull dhe foli për vazhdimin e marrëdhënieve të mira mes Shqipërisë dhe SHBA, ndërsa Harry Bajraktari vuri në pah mbështetjen që Amerika i ka dhënë Shqipërisë e Kosovës ndër vite.

Në fjalën e rastit ambasadori Lu falenderoi qytetin e Lezhës për nderimin që iu bë zotit Engel, duke thënë se ai ka qenë një nga mbrojtësit më të mëdhenj të çështjes shqiptare në New York.

Filed Under: Komente Tagged With: Kongresmeni Engel, Lezhe, qytetar Nderi

Kongresmeni Engel takime pune në Tiranë

September 1, 2016 by dgreca

Kongresmeni amerikan në vizitë pune. Takime me presidentin Bujar Nishani dhe kreun e opozitës Lulzim Basha/

1 engel ne hyrje

Kongresmeni amerikan Eliot Engel nisi sot një vizitë pune në Tiranë. Ai u prit në një takim nga presidenti Bujar Nishani. Kreu i Shtetit shqiptar vlerësoi angazhimin e kongresmenit amerikan dhe e falenderoi atë “për rolin e veçantë dhe mbështetjen e fuqishme që ai personalisht i ka dhënë Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, për afro tre dekada si kongresmen”. Zoti Nishani ka ritheksuar rëndësinë e marrëdhënieve mes dy vendeve ndërsa është nënvizoi se “Shqipëria dhe shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e saj strategjik më të madh”, duke shtuar se “se shqiptarët me krenari të veçantë e legjitime do të jenë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara në përballimin e sfidave globale dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar e ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare. Shqipëria është e vendosur për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel global”, u shpreh Kreu i Shtetit.

Kongresmeni Engel shoqërohej dhe nga një prej personaliteteve të diasporës shqiptare në SHBA, zoti Harry Bajraktari. Duke shfrytëzuar edhe praninë e tij, presidenti Nishani u shpreh se “ne shqiptarët ndjehemi shumë krenarë për diasporën tonë në SHBA dhe kontributin që ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara”.

Kongresmeni Engel pati një takim dhe me kryetarin e opozitës Lulzim Basha, i cili gjithashtu e falenderoi për “kontributin e vyer që ka dhënë për Shqipërinë dhe Kosovën si dhe angazhimin e përhershëm për demokracinë në Shqipëri”. Zoti Basha më pas është ndalur dhe në zhvillimet e fundit politike në vend, ku ai ka përsëritur qëndrimet e njohura të opozitës. “Zgjedhjet e lira dhe të ndershme, krimi dhe droga me mbështetje shtetërore si dhe korrupsioni i përhapur gjerësisht, ishin shqetësimet e ngritura nga zoti Basha në këtë takim”, bëri të ditur një njoftim i shpërndarë nga Partia Demokratike.

Kroniken me detaje per viziten en Presdence e morem nga faqja zyrtare e Presidentit

Presidenti Nishani priti sot kongresmenin amerikan, Eliot Engel

1 shtator 2016

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bujar Nishani, priti sot në një takim të veçantë kongresmenin amerikan Eliot Engel, i cili ndodhet në një vizitë pune në Shqipëri, i shoqëruar edhe nga një prej personaliteteve të diasporës shqiptare në SHBA, zoti Harry Bajraktari.

Presidenti Nishani përshëndeti vizitën e radhës së Kongresmenit Engel në Shqipëri, si një prej vizitave të shumta të tij dhe e falënderoi atë për rolin e veçantë dhe mbështetjen e fuqishme që ai personalisht i ka dhënë Shqipërisë, Kosovës dhe të gjithë shqiptarëve, për afro tre dekada si kongresmen. Në mënyrë të veçantë Kreu i Shtetit vlerësoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e Kongresmenit Engel me diasporën shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kreu i Shtetit u shpreh se: “është gjithmonë kënaqësi mikpritja e një kongresmeni amerikan në Tiranë, por vizita dhe prania juaj na jep një gëzim të veçantë, si mua personalisht si President i vendit ashtu edhe të gjithë shqiptarëve”.

Kreu i Shtetit shprehu gjithashtu mirënjohjen e thellë për mbështetjen e madhe e të qenësishme që Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë Shqipërisë dhe shqiptarëve, që prej themelimit të shtetit shqiptar e deri në ditët e sotme, me Pavarësinë e Kosovës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO dhe kosolidimin e institucioneve demokratike dhe të shtetit të së drejtës. “Shtetet e Bashkuara kanë qenë pranë Shqipërisë dhe shqiptarëve në momente kyçe të historisë së tyre moderne dhe lista e falënderimeve do të ishte shumë e gjatë, por një falënderim të veçantë dëshiroj ta bëj për mbështetjen që SHBA-të kanë dhënë për rrëzimin e regjimit komunist dhe dekomunistizimin e vendit, si dhe për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, duke e ndihmuar të bëhet një anëtare e denjë e kësaj aleance.” – u shpreh Presidenti Nishani.

Presidenti i Republikës theksoi ndër të tjera se, Shqipëria dhe shqiptarët i konsiderojnë Shtetet e Bashkuara si mikun dhe aleatin e saj strategjik më të madh dhe e siguroi kongresmenin amerikan Engel se shqiptarët me krenari të veçantë e legjitime do të jenë gjithnjë krah Shteteve të Bashkuara në përballimin e sfidave globale dhe në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar e ekstremizmit të dhunshëm me baza fetare. “Shqipëria është e vendosur për të kontribuar për paqen dhe stabilitetin, si në nivel rajonal ashtu edhe në nivel global.” – u shpreh Kreu i Shtetit.

Presidenti Nishani, duke shfrytëzuar edhe prezencën edhe të përfaqësuesit të diasporës shqiptare në SHBA, zotin Harry Bajraktari u shpreh se ne shqiptarët ndjehemi shumë krenarë për diasporën tonë në SHBA dhe kontributin që ka dhënë për forcimin e marrëdhënieve mes tyre dhe Shteteve të Bashkuara.

Filed Under: Featured Tagged With: Kongresmeni Engel ne Tirane

Voltana Ademi: Edi Rama kërcënon Shkodrën

September 1, 2016 by dgreca

Reagimi – Ademi: Rama kërcënon Shkodrën me zero fonde. I hakërrehet që s’e votuan/
Nga: Bepin Kolvataj/Kortezi-ORA NEWS TV/
 Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi thotë se kryeministri Edi Rama kërcënoi dje Shkodrën se nuk do të marrë fonde nga qeveria nëse nuk prish ndërtimet përreth stadiumit. Përmes një deklarate për median Ademi e quan ‘skandaloze” dhe të papranueshme” kërcënimin dhe akuzon Ramën se pas saj fshihet hakmarrja e tij për Shkodrën që s’e votoi.

Ademi tha se nuk do të shkelë ligjin sa i takon objekteve që janë me pronarë dhe akuzoi Ramën se po bllokon zhvillimin e qytetit më të madh verior.

Voltana Ademi: Jam këtu për të denoncuar kërcënimet e papranueshme dhe skandaloze të kryeministrit të vendit ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mbrëmë në prani të dhjetra vetëve në ambientet e stadiumit Loro Boriçi Edi Rama u hakërrue duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde e përsëriti 10 herë kryeministri i Shqipërisë. Nuk është vetëm kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit arsyeja, kurrsesi. Kjo eshte e qarte se eshte nje sjellje politike, hakmarrese ndaj nje qyteti e ndaj banoreve te tij, qe nuk e kane votuar Edi Ramen.

Dua ti bëj të ditur kryeministrit se shtëpitë me leje, prona, qytetarët dhe ligji janë më të rëndësishëm se pushteti dhe bashkia se unë e  qeveria , më të rëndësishëm se Edi Rama.

Ademi thote se Rama po privon zhvillimin e Shkodrës

Ademi: Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën e djersën e një qytetari vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e një kryeministri. Edi Rama haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës, kundër ligjit kushtetutës. Ai po privon qytetarët e Shkodrës nga të drejtat e tyre për të pasur zhvillim arsimim dhe shëndetësi më të mirë.

Në cilësinë e kryetares së bashkisë kam dërguar në qeveri me dhjetra projekte por të gjitha janë refuzuar sepse qytetarët e Shkodrës janë të lirë?! Nuk pranojnë të sundohen?! Kjo është taksa që u dashka që të gjithë të paguajnë në Shkodër, hakmarrjen dhe revanshin?! Sillet me buxhetin sikur të jetë pronë e tij personale. Historia ka treguar se asnjë kryeministër në historinë e këtij vendi duke nisur nga ato që kanë qenë më të rëndë nuk e kanë fituar betejën me qytetaërt e Shkodrës. Gjithmonë në fund triumfon e drejta.

Po a i trembet ndërhyrjes së kryeministrit për prishjet e këtyre ndërtimeve?

Ademi përgjigjet: Gjithmonë funksionon ligji dhe ligji duhet të zbatohet nga të gjithë. E drejta e pronës dhe e shpronësimit është me ligj.

Çfarë ndodhi dje: Rama kritika Ademit: S’ke prishur ndërtimet pa leje përreth “Loro Boriçit”

Kryeministri Rama dhe kryebashkiakja Voltana Ademi patën një debat në sy të medias për ndërtimet pa leje rreth stadiumit. Ademi deklaroi: Po mbroj të drejtën e pronës së qytetarëve sa kam mundësi; Rama lutet: O Zot ndihmo Shkodrën!. Shikoni videon poshte.

Filed Under: Opinion Tagged With: me zero fonde, Rama Kercenon, Voltana Ademi

SHBA – Shpërthim në Qendrën Hapësinore Kennedy

September 1, 2016 by dgreca

 Një shpërthim i madh ka ndodhur në Qendrën Hapësinore Kennedy në Florida.

Kompania hapësinore Space X po përgatitej për nisjen e një rakete nga toka.Shkaku i shpërthimit nuk ishte i qartë dhe ende nuk dihet nëse ka të lënduar.

Pamjet nga vendngjarja tregojnë një shtëllungë të madhe tymi që ngrihet mbi kompleks.Fuqia e shpërthimit tronditi ndërtesat që ndodhen disa milje larg.

Zyrat e emergjencës locale e përshkruan incidentin si një “abort katastrofik gjatë një prove statike zjarri”.Nëpërmjet një statusi në Twitter, Zyra e Menaxhimit të Emergjencave Brevard Country njoftoi se nuk përbënte rrezik për publikun.Space X po kërkon të krijojë një epokë të re të raketave dhe udhëtimit hapësinor.Space X ka përdorur raketat e saj Falcon-9 për të marrë furnizime për në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar.

NASA says SpaceX was conducting a test firing of its unmanned rocket when the blast occurred Thursday morning

Detonation: Smoke rises from a SpaceX launch site on Thursday at Cape Canaveral after a test firing of its unmanned rocket went wrong and an explosion occurred 

One of SpaceX' iconic Falcon 9 rockets has exploded on the launch pad in Florida. The rocket was due to launch on Saturday on a mission to deliver Facebook’s first satellite to orbit.

SpaceX has made history with its Falcon 9 successfully launching its Falcon 9 rocket into space and returning it to Earth in one piece. Pictured is the fourth Falcon 9 launched the Thaicom 8 communications satellite in May this year (screenshot pictured)

The recovered first stage of a SpaceX Falcon 9 rocket is transported to the SpaceX hangar at launch pad 39A at the Kennedy Space Center in Cape Canaveral, Florida.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kennedy, në Qendrën Hapësinore, SHBA - Shpërthim

FMN miraton këstin e radhës prej 35.9 mln euro për Shqipërinë

September 1, 2016 by dgreca

Bordi ekzekutiv i fondit në Uashington ka dhënë aprovimin për lëvrimin e kestit, në kuadër të rishikimit të 8 të programit me qeverinë shqiptare të nënshkruar rreth 3 vite më parë.

Ne total, deri më tani janë disbursuar 298 mln euro. Por edhe pse ka vlerësuar rimëkëmbjen ekonomike, e ndikuar nga investimet në sektorin energjetik dhe rritje graduale e kërkesës së brendshme.

FMN le disa rekomandime për qeverinë në lidhje me borxhin dhe taksen e pronës.

‘Reformat fiskale strukturore qe mundesojne tatimin e prones sipas vleres se tregut do te forcojne menaxhimin e financave publike. Politikat e autoriteteve duhet te vazhdojnë të përqendrohen në rregullimin fiskal duke mbështetur rritjen nepermjet lehtesimit monetar’ theksohet ne njoftimin per shtyp të FMN.

Fondi monetar vlerëson gjithashtu se rritja e kredisë mbetet e ngadalte, duke u kufizuar nga kreditë e keqija.

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, e konsideroi një lajm të mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje të merituar për kukuvajkat që dëshirojnë vetëm skenarë të zinj për vendin.

Ahmetaj: Përgjigje e merituar për “kukuvajkat” që ndjellin zi

 “Sërish lajm i mirë për ekonominë shqiptare dhe një përgjigje e merituar për “kukuvajkat” që dëshirojnë vetëm skenarë të zinj për ekonominë e vendit.

Bordi i Fondit Monetar Ndërkombëtar miratoi sot rishikimin e tetë të programit me Qeverinë shqiptare duke konfirmuar edhe njëherë plotësimin e të gjithë kritereve të përformancës të vendosura në program.

“Rimëkëmbja ekonomike po përforcohet, e mbështetur nga investimet dhe konsumi. Një progres i mirë është bërë me axhendën e reformave strukturore. Inflacioni po rimëkëmbet nga nivelet e ulëta të fillim-vitit ndërsa strategjia e qeverisë për zgjerimin e bazës së taksapaguesve, rritja e pajtueshmërisë së publikut për pagimin e taksave dhe përmirësimi i administratës do të ndihmojnë në uljen e nivelit të borxhit duke krijuar edhe më shumë hapësirë për shpenzime publike produktive” – thuhet në deklaratën e FMN.

Një tjetër certifikim i performancës, një tjetër argument i qartë për suksesin e programit të rimëkëmbjes së ekonomisë dhe konsolidimit fiskal në Shqipëri, një tjetër përgjigje e merituar për ata që nuk heqin dorë nga një skenar grek për vendin.”

Filed Under: Ekonomi Tagged With: 35.9n Milion, FMN miraton kestin, per Shqiperine

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2521
  • 2522
  • 2523
  • 2524
  • 2525
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT