Ademi tha se nuk do të shkelë ligjin sa i takon objekteve që janë me pronarë dhe akuzoi Ramën se po bllokon zhvillimin e qytetit më të madh verior.
Voltana Ademi: Jam këtu për të denoncuar kërcënimet e papranueshme dhe skandaloze të kryeministrit të vendit ndaj Shkodrës dhe qytetarëve të saj. Mbrëmë në prani të dhjetra vetëve në ambientet e stadiumit Loro Boriçi Edi Rama u hakërrue duke më thënë se Shkodra do të ketë zero fonde. Zero fonde e përsëriti 10 herë kryeministri i Shqipërisë. Nuk është vetëm kërkesa e tij për prishjen e shtëpive pranë stadiumit arsyeja, kurrsesi. Kjo eshte e qarte se eshte nje sjellje politike, hakmarrese ndaj nje qyteti e ndaj banoreve te tij, qe nuk e kane votuar Edi Ramen.
Dua ti bëj të ditur kryeministrit se shtëpitë me leje, prona, qytetarët dhe ligji janë më të rëndësishëm se pushteti dhe bashkia se unë e qeveria , më të rëndësishëm se Edi Rama.
Ademi thote se Rama po privon zhvillimin e Shkodrës
Ademi: Nuk do të pranoja kurrë të shembja në mënyrë të paligjshme shtëpinë, pronën e djersën e një qytetari vetëm sepse kjo ka të bëjë me trillet e një kryeministri. Edi Rama haptazi po dënon qytetarët e Shkodrës, kundër ligjit kushtetutës. Ai po privon qytetarët e Shkodrës nga të drejtat e tyre për të pasur zhvillim arsimim dhe shëndetësi më të mirë.
Në cilësinë e kryetares së bashkisë kam dërguar në qeveri me dhjetra projekte por të gjitha janë refuzuar sepse qytetarët e Shkodrës janë të lirë?! Nuk pranojnë të sundohen?! Kjo është taksa që u dashka që të gjithë të paguajnë në Shkodër, hakmarrjen dhe revanshin?! Sillet me buxhetin sikur të jetë pronë e tij personale. Historia ka treguar se asnjë kryeministër në historinë e këtij vendi duke nisur nga ato që kanë qenë më të rëndë nuk e kanë fituar betejën me qytetaërt e Shkodrës. Gjithmonë në fund triumfon e drejta.
Po a i trembet ndërhyrjes së kryeministrit për prishjet e këtyre ndërtimeve?
Ademi përgjigjet: Gjithmonë funksionon ligji dhe ligji duhet të zbatohet nga të gjithë. E drejta e pronës dhe e shpronësimit është me ligj.
Çfarë ndodhi dje: Rama kritika Ademit: S’ke prishur ndërtimet pa leje përreth “Loro Boriçit”
Kryeministri Rama dhe kryebashkiakja Voltana Ademi patën një debat në sy të medias për ndërtimet pa leje rreth stadiumit. Ademi deklaroi: Po mbroj të drejtën e pronës së qytetarëve sa kam mundësi; Rama lutet: O Zot ndihmo Shkodrën!. Shikoni videon poshte.
Jakov says
Ja ku kemi serish te bejme me nje K/Miser qe dhunon te drejtat ligjore te qytetareve te njke qyteti qe sic thote Z.Voltiana ,nuk e ka pranuar asnjehere te votoje nje parti qe eshte paralelizem e PPSH sepse ata ka ne krye .Dhe ironikisht i lutet zotit ,ate qe baba;llaret e tyre e kane mohuar e luftuar me shume se kudo ,ne Shkoder duke ju futur armet naten kishave dhe diten u shkonin per kontroll sikur harronin qe keto arme nje nate me pare i kishin futur vete .Ja ku e kini kete kryemisernikun komunist nga i jati e e jema mbesa e Spiridhonit me vilat e Dhermiut ,qe sot i komandojne bishtrat si Kokedhima &CO .Mjere ai vend me ata horra qe e drejtojne vendin dfrejt ferrit te sigurt ne marshimin e tyre makaber .Perlaje or Luciferr ate horr se populli nuk e ben dot ashtu sic nuk mundi per 50 vjet te rrezoj lugatin dhe dektaturen me te eger ne Europe .