• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PROF. DR. BESIM REXHAJ U PRIT NGA KRYETARI I VATRËS

June 17, 2016 by dgreca

Me 15 Qershor 2016, në mbrëmjen e së Mërkurës, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” dr. Gjon Buçaj, priti në Selinë e Vatrës, Prof. Dr. Besim Rexhaj, studiues i njohur, kritik e specialist i njohur në fushën e Letrave,enkas në gjininë e Dramës, por jo vetëm, madje  jo vetëm në Kosovë dhe Shqipëri, por edhe në forume e katedra ndërkombëtare. Z. Besim Rexhaj ka qenë bashkëpunëtor më Dr. Ibrahim Rugovën dhe ka edituar Revistën”Fjala”, Revistë për Kulturë, Art dhe Letërsi, detyrë që e kreu deri në vitin 1999.

Karriera e z. Rexhaj ka pasë një rrugëtim të veçantë:ai ka kryer studimet në Fakultetin e Filologjisë, Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në Universitetin e Prishtinës, më 1987,  ka diplomuar me studimin:” Struktura e romanit”Vdekja më vjen prej syve të tillë” të Rexhep Qoses në vitin 1993, ndërkohë që Magjistraturën e ka kryer me “Tipologjia e dramës së sotme shqiptare në Kosovës 195-1990”, ka doktoruar dhe ka marrë titullin akademik Profesor i Asociuar  me “Tipat e dramës së sotme shqiptare, 1948-2000”. Që nga nëntori i vitit 2011 ai është në Fakultetin e Arteve, Drejtimi i Arteve Dramatike. Shef i Katedrës së Dramaturgjisë së Drejtimit të Arteve Dramatike të Fakultetit të Arteve nga viti akademik 2012. Ka botuar artikuj studimorë, kritikë letrare, është përherë i pranishëm në shtypin e specializuar, pro edhe në atë të përditshëm. Udhëheq diskutimet për dramën, i pranishëm ne Juritë e konkurseve Kombëtare- Shqipëri-Kosovë etj. Janë me dhjetëra artikujt e botuar, ndërkohë që nga viti 2011 Shtëpia Botuse “Faik Konica” nisi botimi i Trilogjisë “Vorbulla’ vepër e Prof. Dr. Besim Rexhaj, e cila përbëhet nga tri vepra dramatike: Portreti i pakryer dhe Loja e pafund, dhe një dramë e titulluar “Vorbulla”, kjo e fundit e shfaqur në Teatrin e  Prishtinës në shkurt 2014…

Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, tha në fjalën e mirëseradhjes se Vatra ndjehet e nderuar që pret një personalitet të tillë, për të cilët si Kosova dhe Shqipëria kanë nevojë. Z. Buçaj e informoi mysafirin nga Kosova për zhvillimet në Vatër, për vullnetarizmin e vatranëve dhe gadishmërinë e komunitetit për të kontribuar për çështjen kombëtare, që Vatra e ka në themel të punës së vet. Dr. Buçaj tregoi edhe rastin e z. Rrustem Gecaj, një biznesmen patriot, që harxhoi mijëra dollarë për trasformimin e ndërtesës së Vatrës. Përmendi punën e jashtzakonshme të ish kryetarit të Vatrës, president nderi i Vatrës sot, ing. Agim Karagjozi, i cili ka meritë  të veçantë në blerjen e kësaj godine, duke qenë prej disa vitesh në krye të komisionit të mbledhjeve të fondeve për blerjen e godinës, ku dha një kontribut edhe i biri i tij, biznesmeni dhe anëtari i këshillit të Vatrës, Zyhdi Karagjozi.

Kryetari i Vatrës shprehu brengosjen për zhvillimet si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, për korrupsionin, krimin, rendin e munguar, për varfërinë e madhe dhe për paaftësinë e klasës politike për t’i çuar përpara dy shtetet tona.

Vatra nuk prodhon fonde, nuk është organizatë bamirëse, por një federatë gjithëshqiptare, që ka në themel çështjen kombëtare, tha dr. Buçaj, i cili informoi edhe për praninë e tij në Tiranë, në Kongesin e Partisë që mbron çështjen Çame.

Mirëseardhjen mysafirit ia kanë uruar edhe zv/kryetari Asllan Bushati dhe anëtari i kryesisë, President i Fondit të Studentëve, pedagogu Mithat Gashi, ndërsa editori i Diellit e ka njohur mysafirim me trashëgiminë historike të Vatrës dhe rrugëtimin 104 vjeçar dhe punët e  mëdha të Vatrës në ndihmë të Kombit.

Prof. Dr. Besim Rexhaj ka falenderuar përzemërsisht për pritjen e ngrohtë. Kjo shtëpi juaja, tha ai, prodhon ngrohtësi kombëtare. Me Vatrën , shtoi ai, jam njohur që në moshën 14-15 vjeçare. Babi ynë i ndjerë, na përcillte dashuri për Vatrën e  Shqiptarëve të Amerikës. Ju admiroj, tha ai që ju e mbani gjallë pasurinë historike të Vatrës, duke e çuar më tej. Kurdo dhe kudo që përmendet Vatra, sjell në kujtesë madhështinë e Nolit dhe Konicës, por jo vetëm atyre, por dhe bashkëpunëtorëve, dhe atyre vatranëve të thjeshtë, që bënë aq shumë për Kombin. Ju vatranët, tha ai, keni bërë shumë për Kosovë e Shqipëri, edhe për trojet tona jashtë kufijëve,madje e bëni më mirë se ç’e bejnë dy shtetet tona mbrojtejn e shqiptarvë , dhe kjo ju nderon. Edhe brenga që shprehni për  zhvillimet në Kosovë e Shqipëri, është me vend, janë brengat e Vatrës që ka punuar aq shumë për Kombin dhe vazhdon të punojë edhe sot. Vatra e Shqiptarëve të Amerikës të imponon qëndresë e krenari Kombëtare. Vatra nuk ështështet,-kjo dihet, por ka lujatur rolin e  shtetit të munguar. Vatra është Institucion, madje i pazëvendësueshëm, tha mysafiri nga Kosova, profesori i nderuar Besim Rexhaj.

Më pas ai do të shkruante në Librin e vizitorëve fjalë të ngrohta, por të pamjaftueshme-siç shkroi ai vetë- për të shprehur ngrohtësinë e pritjes, krenarinë e të qenit në Vatrën e Shqiptarëve të Amerikës, në qendrën e shqiptarizmës, aty ku buron shpresa dhe mendimi atdhetar, aty ku gatuhet fryma Kombëtare për sot dhe të ardhmen e  Kombit.

Mysafiri e mbyll mesazhin : “Në “Vatrën” e Nolit dhe të Konicës e të sivëllezërve të tyre, njeriu e ndjen veten edhe më të fortë; me më shumë shpresë se fryma atdhetare e Kolosëve të Kombit do të ruhet për jetë e mot.”.

Prof. Dr. Besim Rexhaj është vëllai i zv/Kryetarit të Vatrës z. Agim Rexhaj, nga i cili shoqërohej gjatë vizitës së tij.

Korresp. i Diellit

 

Filed Under: Vatra Tagged With: Gjon Bucaj, PROF. DR. BESIM REXHAJ, U PRIT NGA KRYETARI I VATRËS

Shqipëri-Kosovë, bashkëpunim edhe në ndeshje sportive

June 17, 2016 by dgreca

Zhvillohet ndeshja miqësore e futbollit midis ekipit të FASH dhe FSK/

Nga Shefqet Kërcelli/

Sot mbasdite, datë 17 qershor, në zbatim të planit të bashkëpunimit midis dy ushtrive tona për vitin 2016, në stadiumin “Skënderbej”,  u zhvillua një ndeshje miqësore futbolli midis ekipit të FASH dhe FSK.  Këtë aktivitet të rëndësishëm sportiv-kulturor-miqësor, përvec dhjetra ushtarakëve të dy vendeve e ndoqën dhe Ministri i Mbrojtjes i FSK, zoti Haki Demolli, Shefat e Shtabeve të dy Ushtrive, Gjeneralmajor Jeronim Bazo dhe Gjeneralejtnant Rrahman Rama. Mbas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar të dy vendeve, pjesmarrësit i përshëndeti SHSHP i FASH, Gjeneralmajor Jeronim Bazo, i cili falenderoi zyrtarët dhe ushtarakët e FSK për vizitën e tyrë në Shqipëri dhe zhvillimin e kësaj ndeshje simbolike. Ndërsa ndjekim dhe përjetojmë lojërat e bukura të kombëtares në Evropian, ndeshja e sotme na jep një kënaqësi të vecantë dhe shpreh qartë bashkëpunimin në fushën politike, ushtarake dhe diplomatike, tashmë dhe sportive me FSK, theksoi Gjeneral Bazo. Le të shohim një ndeshje ashtu si të kombëtares sonë, me shpirt sportiv e luftarak, me profesionalizëm e respekt për gjithësecilin. Le të fitojë më i miri! Ky ishte mesazhi që përcolli zoti Bazo, para ndeshjes. Ndërsa zoti Haki Demolli, Ministër i FSK, falenderoi MM dhe SHSHP për pritjen e organizuar, duke evidentuar ndihmën që shteti shqiptar dhe FASh po jep për konsolidimin e FSK dhe integrimin e saj në NATO. Dhe aktiviteti i sotëm, është shprehje e qartë e këtij bashkëpunimi në rritje u shpreh zoti Demolli. Mbas gjuajtjes së topit të parë nga drejtuesit ushtarakë të dy vendeve, filloi ndeshje e cila dhuroi spektakël të vërtetë për pjesmarrësit. Një ndeshje ku u fol shqip dhe i paraprin ndeshjes miqësore midis dy kombëtareve tona. Me sa duket ushtarakët e dy vendeve janë një hap para, pasi e kanë krijuar tashmë një traditë të mirë në organizimin e aktiviteteve sportive e kulturore në raport me strukturat civile. Ndëshja e sotme u karakterizua nga qarkullimi i dendur i topit, aksionet e sulmet e shpeshta, rastet e krijuara nga të dy palët, korrektësia në lojë, dhuruan emocione të bukura për tifozët e shumtë me uniformë, por dhe personelin civil të FA. Gjithsesi goli i parë u shënua në fillim të pjesës së dytë për vëndasit nga futbollisti Gazmend Gashi, ndërsa miqtë barazuan në minutën e parafundit me gol të Semir Svrko. Kështu ndeshja u mbyll me barazim 1:1, por kupën e kësaj ndeshje të bukur e mori ekipi i FSK, pasi shënuan gol në fushën kundërshtare. Gjeneralmajor Bazo ja dhuroi kupën e këtij eventi kapitenit të FSK, ndërsa zoti Demolli i dhuroi kupën e lojtarit më të mirë, futbollistit ushtarak, Gazmend Gashi. Së shpejti do zhvillohet dhe ndeshja e kthimit në Kosovë, midis dy ekipeve ushtarake të FSK dhe FASH. Ndërkohë para dy vjetësh u zhvillua ndeshja e parë miqësore midis dy ekipeve me uniformë të kombit shqiptar, të cilën e ka përcjellë gazeta “Dielli”. Gjithashtu informojmë lexuesit se gazeta “Dielli”, në vijëmësi ka përcjellë aktivitetet kryesore të Forcave të Armatosura të Shqipërisë e Kosovës, me synim të qartë bashkëpunimin me ushtrinë e SHBA. Pra, ushtarakët e dy vendeve do gjejnë tek “Dielli”, gazetën që inkurajon dhe vlerëson cdo përpjekje dhe sakrificë që karakterizon profesionin e tyre të nderuar, në dobi të kombit shqiptar.

 

Filed Under: Rajon Tagged With: futbollit midis ekipit, ndeshje miqsore, Shefqet Kercelli, të FASH dhe FSK

Kosovë-Kuvendi miraton vazhdimin e mandatit të EULEX-it për dy vjet

June 17, 2016 by dgreca

-Ambasada Amerikane në Prishtinë: Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm/

 -Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe përfaqësitë diplomatike të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të zgjatur mandatin e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX)/

 Nga korrespondenti në Kosovë i Gazetës DIELLI, Behlul JASHARI/

 PRISHTINË, 17 Qershor 2016/Vazhdimi i Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, EULEX, edhe për dy vjet u mbështet nga Kuvendi i Republikës me miratimin në procedurë të përshejtuar edhe në leximin e dytë, sot pasdite në një seancë të veçantë, ndërkohë që gjatë ditës i miratoi në parim dy projektligje në vazhdimin e seancës së djeshme, e cila mbrëmë kishte mungesë kuorumi.

Më parë, Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes ndërkombëtare mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian për Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë, me 84 vota pro, 6 kundër e asnjë abstenim.

Rreth këtij projektligji, që përfshin zgjatjen e mandatit të EULEX-it për dy vite deri në 15 qershor 2018, të prezantuar nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, u zhvillua një debat i gjerë, ku subjekti i vetëm opozitar që merrte pjesë në seancë, Lëvizja Vetëvendosje, u deklarua kundër.

Seanca vazhdoi me shyrtimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që ndërlidhen me mandatin e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Republikën e Kosovës dhe u përmbyll me miratimin tij me 83 vota pro, 5 kundër e asnjë abstenim.

Këto projektligje u shqyrtuan po sot në lexim të dytë në një seancë plenare tjetër të veçantë, pasi fillimisht  në seancën paraprake u votua me dy të tretat e votave, kërkesa e partive të koalicionit qeverisës PDK-LDK për shmangie nga rregullorja e Kuvendit për shqyrtim të përshpejtuar.

Mandati i misionit të EULEX-it në Kosovë ka përfunduar në 15 qershor, sikurse është parashikuarnë letrat e shkëmbimit të Presidentes kosovare dhe Përfaqësueses së Lartë të Bashkimit Evropian në vitin 2014.

 SHBA: NJË HAP I RËNDËSISHËM NË QËLLIMIN TONË TË PËRBASHKËT/

-Deklaratë nga Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë/

 Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë mirëpret lajmin se Kuvendi ka ratifikuar sot zgjatjen e mandatit të Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX).“Ky është një hap i rëndësishëm në qëllimin tonë të përbashkët të përmirësimit të sundimit të ligjit në Kosovë”, thekson deklarata e dërguar.Më tej vijohet se, kjo marrëveshje do t’i mundësojë EULEX-it që të vazhdojë t’i ofrojë sektorit të drejtësisë kapacitet aty ku nevojitet, dhe që të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e aftësive vetanake.“Qeveria e SHBA-ve mburret për faktin që do të vazhdojë të kontribuojë me personel për të zbatuar këtë mision të rëndësishëm”, përfundon  deklarata nga Ambasada amerikane në Kosovë.

 BE MIRËPRET VENDIMIN E KUVENDIT TË KOSOVËS PËR TË ZGJATUR MANDATIN E EULEX

 Zyra e BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së dhe përfaqësitë diplomatike të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë e mirëpresin vendimin e sotëm të Kuvendit të Kosovës për të zgjatur mandatin e Misionit të BE-së për Sundim të Ligjit (EULEX) për dy vjet.Këtë e thekson Deklarata e përbashkët e Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesit të Posaçëm të BE-së dhe ambasadave/Zyrave të Shteteve Anëtare të BE-së në Kosovë lidhur me përtëritjen e mandatit të EULEX-it.

“Me mandatin e ri, Kosova do të jetë përgjegjëse për sundimin e ligjit dhe luftimin e krimit të organizuar dhe të korrupsionit. Autoritetet duhet ta shfrytëzojnë mandatin e ri për të vazhduar një tranzicion të qartë të zotërimit dhe përgjegjësisë nga EULEX-i në Kosovë. Meqë kjo do të merr kohë, është e rëndësishme që ky ndryshim të jetë gradual, ashtu që të mos rrezikojë atë që është arritur në fushën e sundimit të ligjit deri më tani”, thekson deklarata. 

Kosova, vijon deklarata,  ka arritur rezultate të rëndësishme në rrugën e saj evropiane, më e dukshmja me Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, propozimin e Komisionit Evropian për udhëtim pa viza dhe normalizimin përmes Dialogut.

“EULEX-i ka qenë dhe vazhdon të jetë i lidhur me këto procese dhe me axhendën evropiane të Kosovës.BE-ja do të vazhdojë të bëjë përpjekjet e saj maksimale që të ndihmojë Kosovën në adresimin e sfidave në fushën e rëndësishme të sundimit të ligjit”, përfundon deklarata.

 ***

Statement by the EU Office in Kosovo/EU Special Representative in Kosovo on the EULEX renewed mandate/

“The EU Office in Kosovo/EU Special Representative in Kosovo welcomes the decision today of the Assembly of Kosovo to extend the mandate of the EU Rule of Law Mission (EULEX) for two years.

With the new mandate, Kosovo will be in charge of the rule of law and the fight against organised crime and corruption. The Authorities should use the new mandate to continue a clear transition of ownership and responsibility from EULEX to Kosovo. Since this will still take some time, it is important that the change is gradual, so as not to endanger what has been achieved so far for the rule of law.  

Kosovo has achieved important results on its European road, most visibly with the Stabilisation and Association Agreement, the European Commission’s proposal for visa free travel and the normalisation through the Dialogue. EULEX has been and continues to be linked to these processes and the European agenda of Kosovo.

The EU will continue to do its best to assist Kosovo in addressing the challenges in the important field of the rule of law”.

Filed Under: Komente Tagged With: Kosovë-Kuvendi miraton, për dy vjet, vazhdimin e mandatit të EULEX-it

Në Vatikan, meshë për Nënë Terezën

June 17, 2016 by dgreca

-Nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës/

Romë, 17 qershor 2016/ Nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Kosovës, pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan është mbajtur edhe një meshë për Nënë Terezën, në të cilën edhe një herë është kujtuar jeta, vepra dhe shembulli që ajo ka dhënë për botën.

Njoftimi dërguar nga Roma thekson se, në këtë meshë, përveç presidentit Hashim Thaçi, kanë marrë pjesë edhe shumë përfaqësues të korit diplomatikë në Romë, përfshirë edhe përfaqësuesit diplomatikë të Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Mesha e kremtuar në kishën e Shën Gregorit u udhëhoq nga kardinali Angelo Comastri, kryeprift i Bazilikës së Shën Pjetrit në Vatikan, i cili është edhe njëri prej deponuesve të mrekullisë së Nënës Terezë, që mundëson shenjtërimin e saj.

Shenjtërimi i Nënës Terezë, sipas presidentit Thaçi, është mesazhi më i mirë që Vatikani bënë për një personalitet që dashurinë dhe shpirtin e saj solidar ia ka dhuruar njerëzimit.

“Ai shpirt solidar, ai mirëkuptim i saj, ato mesazhe të dashurisë, të kujdesit ndaj të gjithëve, ndaj njerëzve me nevojë kudo në botë, tregojnë edhe shpirtin e origjinës së saj, që ka qenë i mishëruar me vlerën e saj humane, njerëzore, që i ka dërguar gjithë botës. Shenjtërimi nuk është vetëm nder për kombin shqiptar, por është nderim edhe për vlerat universale që Nënë Tereza i ka përçuar anë e kënd botës”, ka thënë presidenti Thaçi, për shenjtërimin e Nënës Terezë.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, muaj më parë kishte miratuar dekretin e shenjtërimit të Nënë Terezës, ceremoni kjo që do të mbahet më 4 shtator të këtij viti në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan./b.j/

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: meshë, në Vatikan, per nene Terezen

FORCA SHQIPERIA!

June 17, 2016 by dgreca

Një gazetar publikon në Facebook letrën e tifozit italian për kombëtaren shqiptare/

Nga Simone Rizzo/

ddddddddddddTIRANË, 17 Qershor/ Gazetari italian Gianluca di Marzio e publikon të plotë letrën e Simone Rizzo.

“Mbrëmjen e djeshme pavarësisht rezultatit keni bërë një punë të jashtëzakonshme. Keni arritur që me gjithë vullnetin, kurajën dhe grintën tuaj të përballonit një nga kombëtaret më të forta të futbollit Europian dhe botëror. Ju, të ardhur nga një tokë e afërt dhe e largët nën vështrimin e mister De Biasit dhe të stafit të tij keni arritur që në 99 minuta ti tregonit gjithë Europës se nga çfarë malli jeni bërë.

Unë ju kam mbështetur për 95 minuta; kam shkruar edhe fjalë që të mund të ju mbështesja sa më mirë; në krahun e majtë emrin e tokës tuaj, Shqipëria, ndërsa në krahun e djathtë kam shkruar moton tuaj; “Për të, për të luftojmë ne!”. Ndoshta e kam ekzagjeruar, por gjithë ai lum i kuq dhe ato shqiponja të zeza të bëra luanë në fushë më kanë emocionuar dhe kam bërtitur siç kisha kohë që nuk e kisha bërë për një ndeshje futbolli.

Kur ai top shkoi aq pranë unë doja që të dilja në dritare që bie në sheshin kryesor të qytetit dhe të bërtisja: Gol, Gol, Gol! Por fatkeqësisht topi u ndalua në shtyllën pingule të portës dhe kundërshtari shumë më i fortë se ju, pastaj shënoi dy gola në minutat e fundit. Kështu shkoi, por ju më keni bërë krenarë ashtu siç edhe ju kisha kërkuar në ndeshjen e parë përballë Zvicrës.

Çfarë të them? Është edhe një, jo më një ndeshje, por një përballje për të vazhduar ëndërrën e kualifikimit europian si skuadra e tretë më e mirë e grupit, ajo kundër Rumanisë që luan mirë. Por kjo nuk e heq mundësinë që ju mund të luani shumë mirë. Unë, edhe nëse do të kem ndonjë provim, do të ju ndjek dhe nëse do të jetë e nevojshme do të ulëras edhe pse jam larg stadiumit ku ju do të luani.

Sepse gjithsesi bëhet fjalë për një lojë. Do të jeni një nga kujtimet më të këndshme të këtij Europiani edhe pse është ende në fillim të tij e ku kanë luajtur të gjitha kombëtaret. Unë bëhem tifoz gjithmonë me skuadrat më të vogla, ato sfidueset, ato që askush nuk beson, por që të japin më shumë kënaqësi në kualifikime.

Ju keni djersitur shumë dhe ju siguroj se do të jeni njësoj të lumtur edhe nëse do të shënoni vetëm një gol e nuk do të kaloni më tej në këtë Europian. Në këtë mënyrë do të vendosni emrin tuaj në listën e golashënuesve të këtij kampionati dhe askush dhe asgjë nuk mund ta fshijë përgjithmonë; pak a shumë siç keni bërë edhe në zemrën time të një tifozi të pasionuar me këtë botë futbollistike.

Dijeni se ashtu siç ju kam njohur unë, nuk do të ju harrojë Italia, edhe në Siçili, në Katania, në Valverde do të keni gjithmonë një tifoz më shumë. Faleminderit për atë që keni bërë dhe faleminderit një mijë herë për atë që do të bëni me të voglën, por të madhen zemrën tuaj.

FORCA SHQIPERIA!”

Simone Rizzo

Filed Under: Featured Tagged With: Forca Shqiperia, Simone Rizzo

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2717
  • 2718
  • 2719
  • 2720
  • 2721
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT