• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË FAMILJE SHQIPTARE ME BANIM NË SHTUTGART VIZITOI VATRËN

May 21, 2016 by dgreca

Të mërkurën me 18 maj 2016 një familje shqiptare nga Kosova me banim në Shtutgrat të Gjermanisë viizitoi Vatrën. Inxhinieri Ylli Mujaj dhe bashkëshortja e tij mjeke, Florina- e diplomuar në Tiranë dhe që e ushtron profesionin edhe në Gjermani, si dhe djemtë Genti dhe Miloti, të shoqëruar nga anëtari i Këshillit të Vatrës, Ramiz Mujaj si dhe Ilmi Muaj nga Shoqata “Rugova” u pritën nga Editori i gazetës Dielli, Dalip greca. Editori i njohu mysafirët me historinë 104 vjecare të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra dhe gazetën e saj 107 Vjecare”Dielli”. Përmes fotografive, eksponateve, dokumenteve arkivore, mysafirët u njohën me rrugëtimin historik të Vatrës, me shërbimet që kjo organizatë i ka bërë kombit për gjatë më shuëm se një shekulli, për kontributet historike që ka dhënë, për fushatat e mëdha financiare që ka bërë Vatra në ndihëm të  Kombit, për mbulimin e shërbimit diplomatik kur s’ksihim shtet shqiptar, për invetsimet kulturore, etj.

Mysafirët shprehën kënaqësinë që u njohën nga afër me historinë e Vtarës. Ata shkruan në Librin e Vizitorëve: Kjo ishte një vizitë që na mbushi me emocione. Ne jemi vizitorë për disa ditë në Nju Jork. Kemi vizituar qendra muzeale dhe kulturrore. Por kjo vizitë në Vatër ishte tepër përshtyplënse. Ju faleminderit që na e mudnësuat këtë pritje të ngrohtë. Do t’ua rekomandojmë edhe miqëve tanë vizitën në Vatër. E urojmë Vatrën edhe 100 vite të tjera!

Familja Mujaj

Shtugart-Gjermani

Filed Under: Vatra Tagged With: dalip greca, Familaj e Ylli Mujaj, me banim ne Shtutgart, VATRËN, vizitoi

YLBER DAUTI, AVOKATI QE JU BEN MILIONERE

May 21, 2016 by dgreca

SUPER LAWYERS YLBER DAUTI- AVOKATI QE KA BERE MILIONERE DHJETERA SHQIPTARE/

Padyshim avokati Ylber Dauti eshte me i suksesshmi ndër avokatët, jo vetem ne Nju Jork. Shqiptarët që ia kanë besuar atij mbrojtjen e tyre në gjykatat amerikane, nuk janë penduar mv pas. Avokati Dauti nuk të premton milionat, kur e merr përsipër cështjen, por të premton ndershmëri dhe besim.

Shihi vetë vetëm disa nga faktet.

DISA NGA CESHTJET QE KANE FITUAR KLIENTET SHQIPTARE:

  • 8,2 milionë dollar për një aksident në ndërtesë
  • 4 milionë dollar për një gabim mjeksor.
  • 3 milionë dollar për një aksident në ndërtim
  • 2,7 milionë dollar një aksident në autobus
  • 2,25 milionë dollar për një aksident në ndërtim
  • 1,8 milionë dollar për një aksident në makinë
  • 1,75 milionë dollar për një aksident në dyqan
  • 1,7 milionë dollar për një aksident në ndërtim
  • 1,35 milionë dollar për një aksident në ashensor
  • 1,2 milionë dollar për një aksident në ashensor

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: AVOKATI, MILIONERE, QE JU BEN, Ylber Dauti

Ismail Kadaresë çmimi “Azem Shkreli” dhe titulli “Qytetar Nderi i Pejës”

May 21, 2016 by dgreca

-Shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre/

– Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja./

PEJË, 21 Maj 2016/ Në Kosovë, në qytetin e Pejës, po mbahet edicioni XIV i takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”.

Në ceremoninë e zhvilluar sot shkrimtari shqiptar i vlerësuar i majave të universit të përbotshëm letrar, Ismail Kadare, u shpall laureat i çmimit “Azem Shkreli” dhe poashtu iu dha titulli “Qytetar Nderi i Pejës”. “Sot jam vërtetë i prekur të marr këtë çmim, që mban emrin e mikut tim të shtrenjtë, me të cilin kemi pasur gëzime, brenga e zhgënjime të përbashkëta ndër vite. Është ndjenjë e pabesueshme për mua”, tha Kadare duke marrë  çmimin me emrin e poetit shqiptar nga Kosova Azem Shkreli.

Duke u shprehur i nderuar Kadare tha se letërsia është pjesë e pandarë e kulturës shqiptare.

“Dhe këtë kulturë sot ju e keni nderuar. Dikur nuk e kemi paramenduar kohën kur shqiptarët e Shqipërisë do të merrnin çmime në Kosovë, dhe ja që diçka e tillë po ndodhë”, tha Kadare.

Shtypi i sotëm kosovar thekson se, shkrimtari i madh shqiptar, Ismail Kadare, ka ardhur në Kosovë me mesazhe optimiste. Se shqiptarët sot janë më afër Evropës si asnjëherë më parë, ka qenë njëri prej tyre.

Ka kujtuar Kosovën që njohu më shumë se gjysmë shekulli më parë. Atë nga këndvështrimi i poetit Azem Shkreli, emrin e të cilit e mban manifestimi që e ka sjellë të premten mbrëma në Pejë.

Në mbrëmjen e parë të edicionit XIV të takimeve ndërkombëtare letrare “Azem Shkreli”, Kadare ka qenë protagonisti kryesor në skenën e kinoteatrit “Jusuf Gërvalla”, shkruan gazeta Koha Ditore.

Në një karrige të vendosur në mesin e skenës, ai u prit nga shumë qytetarë që kishin mbushur sallën e këtij objekti kulturor, vetëm për ta parë e takuar nga afër kolosin e letrave shqipe.

Në mesin të gjithë atyre ishte edhe vajza e Azem Shkrelit, Aida, që kishte ardhur enkas për këtë mbrëmje nga Kanadaja./b.j/

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: “Qytetar Nderi i Pejës”, Azem Shkreli, dhe titulli, Ismail Kadaresë çmimi

Presidenti Thaçi në festën e 10-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi

May 21, 2016 by dgreca

– Mali i Zi është shteti i 48-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë/PRISHTINË, 21 Maj 2016-B.Jashari/ Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi merr pjesë në festimet e 10 vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, ku shkon duke kaluar nga Shkodra.“Rrugës për në Mal të Zi, ku jam ftuar për kremtimin e dhjetëvjetorit të pavarësisë, u ndala për një kafe mbi Bunën e bukur të Shkodrës”, ka shkruar Presidenti i Kosovës në ‘facebook’.Ndërkohë Presidenca kosovare në njoftimin e sapodërguar thekson  se Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar sot për në Podgoricë, ku me ftesë të presidentit të Malit të Zi, Filip Vujanoviq, do të marrë pjesë në ceremoninë e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi.Në mesin e mysafirëve të shumtë pritet të jenë edhe ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Eurazinë, Hoyt Yee, presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.

Presidenti Thaçi fillimisht do të marrë pjesë në drekën e shtruar nga presidenti malazez, Vujanoviq, në Milloçer, me të cilin do të zhvillojë edhe një takim bilateral.

Në mbrëmje, delegacioni kosovar do të udhëtojë në Podgoricë, ku presidenti Thaçi do të jetë i pranishëm në pritjen e organizuar për përfaqësuesit më të lartë të shteteve, në Villa Gorica, ndërsa në fund do të marrë pjesë në kremtën zyrtare të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Malit të Zi në sheshin “Republika” në Podgoricë, bën të ditur njoftimi zyrtar nga Presidenca kosovare.

Mali i Zi ishte shteti i 48-të që ka njohur Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

Filed Under: Kronike Tagged With: e 10-vjetorit të pavarësisë, në festën, Presidenti Thaçi, së Malit të Zi

Ambasadori Delawie: SHBA-të përkrahin transformimin e FSK-së

May 21, 2016 by dgreca

-Ministri i FSK-së Haki Demolli priti ambasadorin e SHBA-së, Greg Delawie/

PRISHTINË, 20 Maj 2016-B.Jashari/ Ministri Haki Demolli së bashku me komandantin e Forcws së Sigurisë së Kosovës, gjenerallejtënant Rrahman Rama, pritën sot në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie.

Fillimisht, ministri Demolli falënderoi ambasadorin Dellawie për ndihmën e vazhdueshme që  Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë ndër vite dhe po vazhdojnë të japin për ngritjen profesionale  të  FSK-së, siç është  bashkëpunimi me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Një falënderim të veçantë ministri Demolli i shprehu ambasadorit Delawie lidhur me kërkesën e Kongresit Amerikan  që të  fillojnë përgatitjet  që  Kosova  të hyjë në Programin e Partneritetit për Paqe (PfP), në kuadër të NATO-s.

Gjatë takimit ministri Demolli dhe ambasadori Delawie biseduan edhe për zhvillimet e përgjithshme në Ministri, me theks të veçantë për zhvillimet rreth procesit  të  transformimit të FSK-së.

Me këtë rast, ambasadori i SHBA-së, Delawie tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ta përkrahin procesin e transformimit të FSK-së.

Gjithashtu, ambasadori Greg Delawie shprehu kënaqësinë për bashkëpunimin e shkëlqyer të deritashëm në mes dy shteteve, si dhe bashkëpunimin e FSK-së me Gardën Kombëtare të Ajovës. Ai premtoi vazhdimin e bashkëpunimit dhe ndihmën e pakursyer edhe në të ardhmen për ta ndihmuar Forcën e Sigurisë së Kosovës drejt profesionalizimit të saj.

Në takim morën pjesë edhe Latif Leka, shef i kabinetit të ministrit, atasheu i Mbrojtjes në Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë,  koloneli Anthony Butts, si dhe Michael Polyak.

Filed Under: Komente Tagged With: Delawie: SHBA-të përkrahin, transformimin e FSK-së

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2795
  • 2796
  • 2797
  • 2798
  • 2799
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT