• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fëmija i lumtur Edi Rama

May 5, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/Florida/

Një nga fëmijët më të lumtur të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë, është momentalisht Kryeministri Edi Rama. Nga dje e sot gëzon duke duartrokitur demaskimin e ca pallateve, ku sipas tij i kanë bërë në kundërshtim me ligjin, ca njerëz nga qeveria e mëparshme. Reforma në drejtësi të cilën e filloi me shpatë të madhe nga viti i kaluar. Nisur me ato përfoljet mes tij dhe Bashës. Ku njëri do të dorëzonte Berishën dhe tjetri Metën. Në fakt dështoi me një rend të rregullt javor a mujor. Duke u paraqitur me duart në xhepa në zyrën e kryetarit të Kuvendit, sa herë që prishej humori i Ilirit. Nga ana tjetër fluturoi për pranimin e Kosovës në UEFA. Ashtu sikur edhe për heqjen e vizave për qytetarët e saj. Madje e mbyll me stilin e gangos nga Tirona…, ”Më në fund BE-ja po çlirohet nga një turp!” Këto gjithmonë sipas statuteve të tia në Twitter.
1) Pallateve vërju tritolin. Ia ke marrë dorën. Ti je mjeshtri i hedhjes së lekut në erë. Je mjeshtri i varrosjes së traditës. I furçisjes së fasadave me ngjyra deri nga tropiku. Pavarsisht se jetojmë në Mesdhe. Se, kemi apo jo ato avazet tona. Por këto nuk kanë asnjë rëndësi.
Vërju tritolin… Nuk ke pse na ankohesh neve. I ke të gjitha. Një milion e ca vota ndaj tu dhanë. Ke edhe gurin edhe arrën.
2) Reforma nuk ia vlen të diskutohet më. Eshtë si shumë etapa të tjera të vendit. Të cilat janë faqja jonë e zezë. Një reformë që po bëhet me dhunë nga jashtë. Për shkak të absurdit shqiptar ku të gjithë kanë të drejtë. Dhe më shumë nga të gjithë, ky kryemëndjemadhi që mbeti duke u folur njerëzve vetëm për gjynahet dhe mëkatet e atyre që ikën. Edhe pse projektet e tia vazhdojnë të kontestohen fort. Dhe ai bën humor duke kujtuar forcën e Ahmet Zogut në ndërtimin e Tiranës. Megjithëse deri sot nuk është dëgjuar ndonjëherë të flitet për protestë urbane të asaj kohe. Dhe krejt si një fëmijë i lumtur harron se në edukatën qeverisëse të vendeve në Perëndim. Kur ka ngërç, kur ka zvarritje dhe dogma propogande, topi është në fushën e qeveriut. Pra tek ty. Jo tek opozita…
3)Vërtet lajm i madh ky i pranimit të Kosovës. Gëzuam të gjithë dhe me të drejtë pamë edhe lot. Mbi të gjitha shqiptarët e Kosovës. Nuk ma nxë goja të them kosovarët. Jam shqiptarë e u vranë për lirinë e tyre. U vranë për flamurin kuq e zi.
Sa për ty e sojin tënd…, që pas qeverisë së Vlorës. Ose dyshes Ismail Bej Vlora dhe Isa Boletini. Soji e sorollopi shqiptar i qeveriut. E pati mëndjen tek karrika se sa tek Kosova. Më shumë bën për Kosovën kuislingët, me italianë e gjermanë se sa soji ynë që rrahim gjoksin. Ne edhe ato që arratiseshin, e vinin në vendin amë. Në tokën e premtuar…, i ngordhnim në dru. I kthenim mbrapsht si agjentë të UDB-ës etj. Ose, i çmendnim nga trutë e kokës. Pra është e gjitha një histori e dështuar me kokluzion që shqiptarët jetojnë sot në pesë shtete. Por le të shikojmë edhe anën e mbrapsht të këtij lajmi. Duam apo nuk duam ne, tani më, kemi për kokë edhe një mëkat ndaj Kombit. Çfarë bënë ata djem kuqezi, që bredhin me top stadiumeve të botës. E dhjeu era e fatit shqiptar. Ajo erë e mbrujtur me patriotizmin e rremë. Pasi për gjithçka e shumë gjëra mund të na nevojiteshin ne shqiptarëve. Veç jo dy kombëtare… Boll ishte njëra, foleja që na mblidhte. Të paktën në atë ballkon karshi ajrit, ishim bashkë. Rrinim bashkë. Dhe këndonim bashkë. Për të tjerat, e Zotit u bëftë.
Le të shpresojmë se ky nuk është një mëkat i madh. Edhe pse tingëllon si një fitore me shije të çuditshme.
4)Kjo puna e vizave me të drejtë u vjen për shtat qejfit tuaj. Edhe Isës atje në Prishtinë. Këto njëzetë e katër orë, rrjetet po buçasin edhe për Lloton amerikane. I pe barrelat, ato shkallët lëvizëse në shërbejnë aeroporteve për të hipur e zbritur njerëzit. Janë plot. I kanë mbushur Webet. Janë pamje me shqiptarët që presin me sytë në hava se mos ulet ndonjë fluturak tek shkallarja e tyre. Por unë nuk flas dot se, më grijnë e-mail-et duke më thënë. Ia hodhe për vete ti, ike ti. Po tani çfarë ke me ne?
Thua se fjala ime e ndërpreu këtë eksodin nga vendi . Thua se fjala ime është marrëzia. Edhe pse veç saj, asgjë nuk kam në dorë. Çelsat e gjithçka tjetër i ke ti. Dhe misrin me kokrra ti e ndan. Unë u fal veç zemrën. Atë kam. Dhe më dhimbesn kur i shoh. Eshtë e gjitha një marri shqiptare, që nuk do më vendin e saj. Kjo fal sojit e sorollopit tënd. Dhe ti i thua Europës turp. Kur turpi është i sojit tënd. I sojit tënd prej shekujsh që na kanë degdisur, nga Oqeania e largët, deri në Alaskë sipër. Nga Zelanda e Re, deri poshtë në Patagonian e Jugut. Një revolucion i ikjes shoqërore, si pasojë e paaftësisë pra të sojit tënd. Dhe ti thua turp i BE-es.
Çfarë mirënjohje shqiptare? Çfarë mirënjohje karshi eksodit të 1468-ës. Karshi eksodeve para dhe pas luftrave. Edukimit dhe arsimimit të intiligjencës. Eksodeve të post diktaturës. Atyre anijeve përplot që edhe sot na bëjnë me turp.
Turp Europës edhe Botës?!
Mjaft! Na kanë bërë njerëz, qytetarë.
Na kanë dhënë të drejtën e votës. Na besojnë.
Na kanë dhënë gjakun e tyre. Na kanë mbushur me dashuri.
Na kanë futur në shtëpi etj. Dhe ti u thua turp.
Po turpi jot more zotëri, cili është?

Filed Under: Analiza Tagged With: Edi Rama, Fëmija i lumtur, Ilir Levonja

Izraeli përkujton gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë në L II B

May 5, 2016 by dgreca

Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit./

TEL AVIV, 5 maj / Izraelitët mbajtën sot dy minuta heshtje, ndërkohë që sirenat ranë në përkujtim të gjashtë milionë hebrenjve të vrarë gjatë Holokaustit.

Në orën 10:00 (07:00 GMT) sirenat shënuan edhe fillimin e vendosjes së kurorave me lule në qendrën përkujtimore të Holokaustit ”Yad Vashem”.

Dita përkujtimore e Holokaustit, që përkujtohet çdo vit, filloi dje pas perëndimit të diellit dhe do të mbarojë sot, po pas perëndimit të diellit.

Ceremoni përkujtimore po zhvillohen sot edhe në shkollat, kolegjet dhe universitetet në të gjithë vendin.

Në ceremoninë në ”Yad Vashem”, kryeministri Benjamin Netanyahu deklaroi se antisemitizmi në botë mbetej ende i përhapur.

”Ideologjia naziste i përcaktoi hebrenjtë si burimin e çdo gjëje të keqe në botë”, deklaroi Netanyahu.

Në Poloni, rreth 10 000 të rinj hebrenj do të marrin pjesë në të ashtuquajturin Marshimi i Jetës, një distancë prej tre kilometrash nga Aushvici në Birkenau, dy kampet më famëkeqe naziste të përqëndrimit.

Filed Under: Kronike Tagged With: 6 milionet, Izraeli, përkujton

Basha- Berisha: Azem Hajdari solli ditën e gjenezës së lirisë për shqiptarët

May 5, 2016 by dgreca

TIRANË, 5 Maj /ATSH- I. Vata/ -Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha me përfaqësues të PD-së dhe simpatizantë të saj, në praninë e familjes Hajdari, bënë sot homazhe pranë memorialit të Azem Hajdarit, ku kanë vendosur dhe kurora me lule me rastin e 5 maj, ditës së dëshmorëve.

Kryetari i PD-së, Basha në fjalën e tij tha, “nderojmë Azem Hajdarin dhe Besnik Carën, që janë frymëzim i lirisë dhe i demokracisë për çdo shqiptar dhe demokrat. Ne vijmë sot këtu në këtë ditë me nderimin për heronjtë tanë për simbolin tonë, por dhe me vendimin se përsëri do ta mundim krimin e veshur me uniformën e shtetit dhe shtetin e veshur me vesin e krimit, për t’u dhënë shqiptarëve një Shqipëri demokratike të lirë dhe evropiane siç edhe e endërruan studentët e dhejtorit dhe kryedëshmori i demokracisë Azem Hajdari. Nderim për jetë dëshmorëve të demokracisë. Lavdi për jetë Azem Hajdarit”.

Ndërsa, ish-lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se “sot në ditën e të rënëve të kombit jemi këtu për të nderuar njeriun që pas gjysëm shekulli, solli te shqiptarët ditën e gjenëzës së lirisë së tyre. Nderojmë Azem Hajdari që në dhjetor të viti 90-të do ngrihej për të bërë shqiptarët të lirë dhe bashkë me shokët e tij studente do të vijonin betejën për liri”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Azem hajdari, së lirisë për shqiptarët, solli ditën e gjenezës

Dita e Dëshmorëve, homazhe tek memoriali “Nënë Shqipëri”

May 5, 2016 by dgreca

TIRANË, 5 Maj /ATSH-Gjergji Mima/ – Shënohet sot 5 Maji, Dita e Dëshmorëve të Atdheut. Ashtu si çdo vit edhe sot u zhviluan homazhe në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit nga zyrtarë të shtetit dhe politikës që vendosën kurora me lule përpara memorialit “Nënë Shqipëri”, në nderim të të rënëve në luftën anti-fashiste.

Meta: 5 Maji ditë mjaft e rëndësishme për të gjithë shqiptarët

Homazhe diën e sotme ka zhvilluar Kreu i Kuvendit, Ilir Meta, së bashku me zv/kryeministrin Niko Peleshi, Ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe drejtues të tjerë të shtetit.

Në një prononcim për mediat, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta vlerësoi 5 Majin si një ditë mjaft të rëndësishme për të gjithë shqiptarët, të cilët e kujtojnë si dita e mirënjohjes së përjetshme ndaj atyre që dhanë jetën për çlirimin e vendit dhe një të ardhme më të mirë.

“Kjo është nuk është një ditë detyrimi dhe angazhimi thjesht për të kujtuar vlerën e perjetshme te deshmoreve, por dhe për të kontribuar që të jemi një vend më i sigurt dhe më i begatë për gjithë qytetarët tane”, u shpreh kreu i Kuvendit.

Basha: Reflektim i PD para gjakut të dëshmorëve

Homazhe-5 Maj Foto Agim Dobi (1)Kryetari i PD, Lulzim Basha dhe drejtues të tjerë të opozitës kryen homazhe për nder të dëshmorëve.

Kryedemokrati Basha në një prononcim të shkurtër për mediat tha se kjo është një ditë reflektimi për PD për të vazhduar deri në fitore betejën për një Shqipëri të lirë.

“Sot nderojmë heronjtë, bijtë e këtij kombi që dhanë jetën për liri. Përkulemi me nderim para atyre që dhanë jetën edhe për vlera të tjera, liria nga titania e krimit, liria nga terrorizmi. E sotmja është dhe ditë reflektimi, reflektimi i PD para gjakut të dëshmorëve është vendosmëria për të vazhduar deri në fitore për një Shqpëri të lirë, të njerëzve të lirë. Për një Shqipëri demokratike të çliruar nga krimi dhe korrupsioni”, tha Basha.

Historiku i 5 majit

Dita e Dëshmorëve u vendos të jetë 5 Maji 1942, dita kur u vra nga fashistët, Qemal Stafa, i ri komunist aktivist i luftës Nacional Çlirimtare.

Homazhe-5 Maj Foto Agim DobiPërpara krijimit të shtetit shqiptar, populli i kujtonte dëshmorët dhe mbante gjallë legjendat e tyre, nëpërmes këngës epike, dhe trashëgimisë të historisë të tyre nga brezi në brez.

Pas shpalljes së Pavarësisë më 1912 e deri me 1945, shteti shqiptar nuk krijoi një status ligjor për dëshmorët e Atdheut. Gjate luftës Nacional-Çlirimtare, nisen përpjekjet e para, për të nderuar dëshmoret e rënë në fushat e betejave. Pas çlirimit, më 28 gusht 1945, kryesia e Këshillit Antifashist Nacionalçlirimtar, miratoi ligjin Nr. 109 “Mbi shpërblimin e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare”. Ky ligj sanksiononte trajtimin e familjeve të patriotëve që kishin luftuar e rënë për atdheun edhe para Luftës Antifashiste Nacional-Çlirimtare, në kohën e Rilindjes Kombëtare, në luftërat për pavarësi, duke shënuar kështu përpjekjen e parë për një ligj integral për dëshmorët e Atdheut.

IMG_8632Ne vitet ´60-të statusi i dëshmorit përpunohet më tej dhe zgjerohet, duke specifikuar termin ”Dëshmor i Atdheut”. Në këtë ligj futen edhe Varrezat e Dëshmorëve të Atdheut, të cilat u ndërtuan në të gjitha qendrat e rretheve të vendit, ku u përqendruan varret e të gjithë dëshmorëve, me përjashtim të atyre të Pezës e të Kuçit të Vlorës. U ndërtuan edhe Varrezat e Dëshmoreve të Atdheut në Tiranë me monumentin “Nënë Shqipëri”

Me 1992-1993, me ndërrimin e sistemit politik, pësoi ndryshime edhe statusi i Dëshmorit të Atdheut. Me një vendim të qeverisë Meksi, ende i papublikuar, iu hoqën përfitimet familjeve të dëshmorëve.

Ne vitin 2000, pas shumë përpjekjeve u miratua ligji Nr. 8607 datë 27.04, “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, në të cilin përfshihen dëshmorët e të gjitha periudhave historike, madje edhe të rënët në vitet 1997-1999, në Shqipëri dhe në Luftën Çlirimtare të Kosovës

Filed Under: Kronike Tagged With: dita e dëshmorëve, homazhe tek memoriali, Nene shqiperi

Ndodhi Sot, 5 Maj-Komunistët nderojnë dëshmorët me foto të Enver Hoxhës

May 5, 2016 by dgreca

Partia Komuniste nuk ka munguar në monumentin e “Nënës Shqipëri”, për të nderuar dëshmorët e Atdheut në ditën e tyre përkujtimore.

Me foto të Enver Hoxhës, dhe pankarta “Rroftë Partia Komuniste” ata janë përkulur para monumentit, me shenjën tipike të komunistëve, grushtin lart.

Filed Under: Komente Tagged With: 5 maj, Enver Hoxha, komunistet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2844
  • 2845
  • 2846
  • 2847
  • 2848
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT