• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Jehonë sakrifice..

March 31, 2016 by dgreca

(Shpalesë kohësh të mëdha)/

Nga Rexhep Kasumaj- Berlin, mars 2016/

Në lektyrë e kujtesë Bruti i perandorisë më lucide të botës, njihet për “thikë pas shpine”, për trathti e besëpreje legjendare…Por në librin e Alexander Demandt “Atentati në histori”, do t’gjejmë, tashmë në gjurmët e një letre, dhe anën tjetër të profilit të tij historik.

Në muzgun e 13 korrikut të vitit të stuhishëm 1793, që i hidhte pëlhurën e mugët një dite të bukur parisiene, Charlotte de Corday, trokiste lehtë në portën e Jean Paul Marat -it. Ai, pasi dëgjoi zëra, kërkesë, ndalim, doli i turbulluar e u tha njerëzve të tij: lëreni të hyjë. Madje e shoqja do ta shoqëronte atë mikpritshëm deri në sallon. Vetëm ca minuta më vonë një nga prijësit shpirtëror (revista “Miku i popullit”, mandej Montanjar e Jakobin i zjarrtë) të Revolucionit francez mbeti i vrarë. U godit me thikë në zrmër nga mysafirja e largët. Ishte akuzuar, por rrjedhoi të mos ketë qenë autor i masakrës së shtatorit. Ndaj do shdërrohej në martir revolucioni dhe mbetjet e ti trupore do ekspozoheshin muaj me radhë në Panteon…

Krahas sulmit mbi Bastille-n dhe shkokëzimit të Lui-t të XVI-të, goditja e tij kje ngjarja tjetër madhore që shenjëzoi ndërgjegjen politike të kohës.

Megjithëse thuhet ta ketë atentuar pse admironte privilegjet fisnike, rekonstruimi i ngjarjes ngjan prorë mundimtar
dhe i errtë. Charlotte, njëmend, vinte nga një familje e epërme pronarësh toke të Normandisë. Veçse, njëherësh, në orën e arrestimit (katër ditë para se të gijotinohej) në çantën e saj gjendeshin broshurat e atij që posa i kish marrë jetën.

Në kapitullin e veçantë: “Dialektika e viktimës”, shpalosen fragmente impresive nga letra e sipërthënë, që s’arriti kurrë adresantin e vet. Ndërsa priste vdekjen, dorasja shkruante në burg se ndjehej çlirimtare e vërtetë ndanë “revolucionarëve gjakpirës” dhe se Marat- in universi vetë e kishte mallkuar. Ah, sa pak patriotë dhe sa popull i trishtë për të themeluar Republikën, vijonte ajo ankueshëm. Më pas, për të përligjur moralisht aktin e saj, evokonte Brutin e Romës antike që paskësh lënë të dënoheshin edhe fëmijët e tij sepse patën shpërfillur ligjet dhe interesat e  Atdheut.

Teksa shfletoja këtë libër të vyer, një reflektim mësimnxënës rrekej e kërkonte trollëzim. Por, sikur e ka vështirë të bëj vend në truallin arbnor..!

Filed Under: ESSE Tagged With: Jehonë sakrifice.., Rexhep Kasumaj

Ambasada e SHBA mirëpret përfundimin e Komisionit ad-hoc për kufirin Kosovë- Mali i Zi

March 31, 2016 by dgreca

-Deklaratë mbi rishikimin e procesit të përcaktimit të vijës kufitare/

 PRISHTINË, 31 Mars 2016-B.Jashari/Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë mirëpret përfundimin e Komisionit ad-hoc se procesi i përcaktimit të kufirit “qartazi kënaq normat ndërkombëtare”.“Ne jemi të pajtimit me ftesën e Komisionit drejtuar Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi për të ndërmarë hapa në përmirësimin e menaxhimit të kufirit dhe thellimit të bashkëpunimit. Shpresojmë se palët do ti rishikojnë me kujdesë të gjeturat në raport dhe do ti kthehen punës së rëndësishme që kanë, për ta çuar Kosovën përpara në rrugën e saj drejt institucioneve Euro-Atlantike”, theksohet në deklaratën e dërguar nga Ambasada e SHBA në Prshtinë.

31 March 2016

 Statement on the Review of the Border Delineation Process

 The Embassy of the United States welcomes the determination of the Ad hoc Commission that the border delineation process “clearly satisfied international norms.” We concur with the Commission’s call for the Republic of Kosovo and the Republic of Montenegro to take steps to improve border management and strengthen cooperation.  We hope that all sides will carefully review the report’s findings and return to the important work required to advance Kosovo on its path towards Euro-Atlantic institutions.

Filed Under: Komente Tagged With: Ambasada amerikane, Kosove-Mali i Zi, Kufiri

Heroina që i shërben motrës së saj të sëmurë rëndë nga persekutimi

March 31, 2016 by dgreca

Bisedë me gruan dhe poeten e persekutuar nga regjimi diktatorial znj.Donika Hamitaj/

Bisedoi Keze Kozeta Zylo/

Unë jam kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për të sepse është motra ime, pengu dhe dhimbja e prindërve të mi e cila deri sa vdiqën mbeti plagë e pa mjekuar, varr i hapur para syve. Hamitaj

Ju jeni lindur dhe rritur ne Shqipëri, cila ka qenë fëmijëria juaj dhe si e kujtoni sot qe ju jeni rritur dhe keni krijuar familjen tuaj?

Te falënderoj Kozeta që më mundësuat këtë intervistë disi të sikletshme për t’i përmbledhur tërë ato vite tragjike që shkaktoi ai sistem, jo vetëm familjes sime, por gjithandej. Fëmijëria ime, nëse do të përmblidhej brenda një fjalie të vetme do them vetëm kaq:  Ajo u gjymtua para se të mëkëmbej.  Sot them: Faleminderit Zot që kjo spatë ra mbi mua dhe jo mbi fëmijën tim. Por ndërkohë më rishfaqen vuajtjet më tepër shpirtërore se sa ato fizike të prindërve. Pasi u bëra prind vet ndjeva dhe i kuptova më qartë dhimbjet shpirtërore të tyre, mund të them me plot gojën, atyre u shqyhej zemra teksa shihnin kur ua gjymtonin fëmijët para syve, dhe kjo ishte agonia më e tmerrshme e dhimbjeve që ata përjetuan.

Ne çfarë moshe keni qenë kur ju dëbuan për te shkuar ne Hekal dhe si e keni përjetuar dëbimin dhe jetën e vështire atje?

Unë jam më e vogla e fëmijëve, kur na dëbuan si kisha mbushur pesë vjeçe, ende e kam të gdhendur në çdo qelizë atë ditë prilli, shpërfytyrimin, dëshpërimin e thellë që kish pllakosur në fytyrën e gjithësecilit prej familjes. Ne si fëmijë përjetonim dhimbshëm momentin, por prindërit shihnin më tej, një kalvar torturash që nuk i dihej fundi…Vështirësia më e madhe nuk ishte ikja nga qyteti dhe ardhja në fshat, as puna fizike tepër e rëndë, por përbuzja, koncepti i gabuar që u ish injektuar atyre njerëzve të cilëve u ishte dhënë një informacion i rremë, duke na trajtuar si të ishim përbindësha dhe duhej të na izolonin mes telave me gjemba, kjo ishte fjala që përmendnin herë pas here ata që përfaqësonin pushtetin e asaj kohe, të cilët me doktrinën mashtruese bindnin masën e paditur të shoqërisë për “rrezikshmërinë” tonë.

Cilat janë disa nga mbresat tuaja të shkollimit në Shqipëri dhe momentet më të hidhura të saj?

Fakti që vinim nga prindër intelektual, me traditë të lashtë fisnikërie ishte pozitiv për të gjithë ne si fëmijë, pavarësisht kushteve jo favorizuese në të gjitha drejtimet e tjera.  Ne shkëlqyem gjatë kohës së shkollës si në mësime po ashtu edhe në sjellje, për këtë janë dëshmitar gjithë mësuesit dhe nxënësit e asaj kohe. Babai kishte mbaruar liceun e Korçës, vlerësuar me medalje ari, ai qe marrë me trainim kuadrosh, kishte aftësi dhe shumë takt për të na i bërë mësimet të dëshirueshme. Por nga ana tjetër ne do ndeshnim çdo ditë sytë paragjykues të bashkëmoshatarëve tanë, të vetë mësuesve që na jepnim mësim, të cilëve u ish dhënë urdhër për mos të na lënë ta ngrinim kokën duke demonstruar dijen dhe aftësitë tona dalluese nga të tjerët. Momentet më të hidhura për mua si fëmijë ishin kur na shpinin në muzeun e shkollës, atje kishin bërë karikaturë gjyshin, babanë e babait, dhe kur gjithë nxënësit qeshnin, talleshin, pastaj njëkohësisht sytë e tyre ironik binin si shigjeta mbi gjithë qenien time, unë ndihesha fëmija më fatkeq në botë sepse dhe vet mësuesi i miratonte ato shikime thumbuese përderisa nuk reagonte fare ndaj tyre, ndërsa kulmi i hidhërimit tim ka qenë kur më privuan vazhdimin e shkollës, pavarësisht se babai i mbante të gjithë librat dhe më mësonte vet.

Ju jetoni dhe punoni ne Shqipëri, ndërkohe jeni një motër shembullore pasi i shërbeni motrës suaj e cila është me depresion me diagnozë A1, mund të na shpjegoni ju lutem diagnozën A1?

Diagnoza që u konstatua nga psikiatria e Vlorës quhej skizofreni, ndërsa statusi që mori nga INSTITUTI I INTEGRIMIT TË PËRNDJEKURVE POLITIKË A1, u quajt kështu sepse sëmundja e shkaktuar qe si rrjedhojë e përndjekjes dhe persekutimit me konfirmim te vet mjekëve që konstatuan kush ishte shkaku i këtij depresioni nervor. Kjo traumë e rëndë i dha goditje në tru e cila e shpuri në gjendje të pashpresë për rikthimin normal të menduarit, dmth ky status A1 konfirmon shkallën maksimale të persekutimit në bazë të një komisioni ngritur enkas për shqyrtimin e kësaj çështje.

Sa ju ndihmon shteti si e persekutuar dhe a e ndjeni praninë e tij ne lehtësimin e dhimbjeve dhe te shërbimit për motrën tuaj?

Në fillim kur ishim të gjithë familja së bashku, u dha një shpërblim i vogël dhe iu lidh një rrogë minimale, tani që e mbaj unë personalisht qysh prej 20 vjetësh veç asaj rroge asgjë tjetër, nuk më kanë njohur as kujdestarin, më thonë: “vetëm të paralizuarve u takon shpërblimi për kujdestarinë”. Gjithësesi un jamë kujdesur dhe vazhdoj të kujdesem për të sepse është motra ime, pengu dhe dhimbja e prindërve të mi e cila deri sa vdiqën mbeti plagë e pa mjekuar, varr i hapur para syve. Kjo pra është arsyeja përse unë nuk i mora parasysh problemet dhe pasojat të cilat më privuan jetën në shumë drejtime…

Ju keni botuar libra me poezi, në disa prej tyre janë plagët e shpirtit ende te pashëruara, cilat janë disa nga motivet që ju kanë dhënë muzë për te shkruar?

Zanafilla e motivimit tim merr udhë qysh nga fëmijëria, pasi m’u desh të përballesha aq e vogël me një padrejtësi të madhe deri në ekstremizëm. Fryma ime filloi kontradiktën në brendi të saj, ndoshta si të thuash një “rebelim” i cili duhej të shpërthente diku…Unë nisa të shkruaja, por jo çka i përkiste moshës fëmijërore, mendimet ishin tej masës të sforcuara, pavarësisht asaj që rimonte bukur në fletë. “Rebelimi” im vazhdonte të merrte përmasa, shkruaja fshehurazi të gjithëve se nuk doja të më diktonte asnjë prej familjes pasi shkrimet e mia rrezikonin nëse do të zbuloheshin, dhe unë isha e vetëdijshme se ç’mund të ndodhte nëse do të diktoheshin nga dikush jashtë familjes. Plagët e shpirtit të pashëruara pasojnë njëra tjetrën, gjithësecila plagë ka një dhimbje më vete… Babai një intelektual ku brenda botës shpirtërore kishte thesare vlerash, u shkel nga injoranca, u përçmua nga harbuti, iu mohua çdo e drejtë për t’i shpalosur më tej këto vlera, deri sa vdiq në moshën 63 vjeç. Nënës i ra gjithë pesha e vuajtjeve se babai pasi erdhi në fshat sëmundja e vuri përpara, dhe ju desh asaj të përballej fizikisht dhe psikologjikisht në çdo drejtim. Motra e vëllezër shkëlqenin në mësime, sjellje e kudo…iu mohua e drejta e shkollës dhe demonstrimi i aftësive që kishin, sigurisht pasojat vazhdojnë sot e kësaj dite sepse asnjëri prej nesh nuk është atje ku mund të ishte po të mos ishin privuar nga ai sistem. Plaga më e madhe është motra e sëmurë mendërisht, cunguar në çdo qelizë, e pashpresë më në këtë botë, një dhimbje më e dhimbshme se vetë vdekja.

Ndonëse ne jemi rritur ne një vend ateist, ne poezitë e tua ndihet fryma e Zotit, si jeni lidhur me Hyun dhe sa jua ka ndryshuar jetën Zoti? 

Sa më shumë botë të kesh brenda vetes aq më shumë të shtyn kurreshtja ta njohësh atë…Babai më kish thënë se kur isha e vogël isha tepër kurreshtare për natyrën, si funksiononte jeta, i kërkoja detaje dhe e bombardoja me pyetje, ndonjëherë më anashkalonte, kur përgjigja e tij ishte jo e duhura arrija ta kuptoja, sa që ai ngelej i befasuar. Kështu, imagjinata ime filloi të fokusohej mbi krijiminë dhe natyrën, pavarësisht se kisha studiuar evolucionin nuk ishin fakte bindëse për mua, faktikisht dhe një krijim apo prodhim sado elementar të jetë kërkon dituri…po i gjithë ky krijim mahnitës, programuar në mënyrë të atillë sa milimetri të devijoj çekuilibron gjithë rruzullin tokësor! A mund te themi për orën, kompjuterin dhe gjithë mekanizmat u vetëprogramuan…!? Disa shkencëtar janë dorëzuar përpara një qelize mikroskopike kur kanë zbuluar funksionimin e saj janë befasuar! Çdokush është i vetëdijshëm për aftësitë njerëzore të cilat janë të kufizuara dhe të përkohshme pasi dhe kur lindim nuk na pyet njeri nëse duam a jo…! Qoftë dhe vdekjen nuk kemi forcë të ndalim procesin e saj!…Ajo që mua më bëri më tepër të thërrisja Zotin ishte gjendja shpirtërore, këtë analizë e bëja shpesh në mendjen time, vërtetë njeriu ka përparuar aftësitë e tij, teknologjia ka evoluar në dobi të njerëzimit deri diku…por ajo nuk mund të japi frymë, shpirt, ndjenja…Sa me tepër rendet pas saj aq më tepër ngurtësohen, mekanizohen ndjesitë. Sigurisht shohim një botë moderne, por të stresuar më shumë se kurrë…! Gjithësesi un i thirra Zotit në çaste tepër të vështira, kur ke probleme fizike kërkon mjekun kompetent për ndërhyrje, ndërsa thellësitë e shpirtit i njeh vetëm ai që ka frymuar brenda dhe di çdo sekret apo detaj të tij, kushdo tjetër më shumë ka për ta komplikuar situatën sesa mund ti japi zgjidhjen e duhur, edhe sikur të ketë dëshirën e mirë për të ndihmuar. Zakonisht njeriu është i predispozuar t’i referohet materies, edhe pse është i vetëdijshëm dukuritë frymore janë shumë herë më të ndjeshme nga fiziket! Të gjithë e dëgjojmë dhe e kemi përjetuar shprehinë – “fjala vret më shumë se plumbi”- Një fjali e vetme, nëse do thellohemi, na shpie përtej ekzistencës së materies!…Çfarë është fjala!? Kë vret ajo!? Kush të dhëmb!? Do doja t’ia përcillja gjithkujt këtë mesazh që të meditoj dhe të thellohet pak brenda këtyre pyetjeve dhe të nxjerri përfundimin, dhe më pas të dali nga egoja e përditshme të natyrës së mishit, fizike. Për mos të zgjatur më unë do citoj një shprehi biblike-  “Në ankthin tim i klitha Zotit, dhe Ai mu përgjigj.” Thirrja ime doli bashkë me lotët e shpirtit, qysh aty filluan hapat e para të ndryshonin rrjedhën e mendimeve, mënyrën e të gjykuarit, nuk mund të them u ndan me spatë, por fryma ime nisi një luftë tjetër që ja vlente, sepse beteja jonë nuk është kundër gjakut dhe mishit, por kundër principatave, kundër pushteteve sunduese të botës së errësirës, kundër frymërave të mbrapshta…pata ndjekur disa rite fetare, studiuar libra dhe fe të ndryshme, por asnjë nuk pati atë forcë qe më dha fjala e vërtet e Zotit nëpërmjet Biblës. Pjesa më e vështirë për mua ishte të falja ata që na i mbytën të gjitha ëndrrat e kësaj jete, dhe na bën dëme të pariparueshme fizike dhe mendore. Gjithësesi unë me Zotin ja dola mbanë, Ai më mbushi me forcë, dashuri dhe dinjitet, gjithashtu e përdori të kaluarën e dhimbshme timen për t’u ardhur në ndihmë atyre që kanë zemrën e thyer nga fatkeqësi të ndryshme në këtë botë e cila sundohet nga djalli.

Cilat janë ëndrrat e parealizuara të Donikës para viteve 90-të dhe pas viteve 90-të? Cilat janë disa nga projektet tuaja për të ardhmen?

Të flas për ëndrrat e mia nuk di nga t’ia nis më parë, veçse mund të përzgjedh dëshirën e madhe që kisha për të shkruar, lirinë e të shprehurit dhe nëse do mundesha të isha një vlerë  në gjurmët e atyre burrave dhe grave fisnikë, ku ti përçoja më tejë vlerat, traditat e familjes sime që historikisht i dhanë emër të nderuar këtij kombi. Pas viteve 90-të unë kisha obligime familjare dhe më duhej të siguroja të ardhurat ekonomike, kjo ishte tepër e vështirë të punoje me dinjitet dhe të mos korruptoheshe me “ofertat” që mund të hasësh nga individ, shoqata, parti politike të çdo lloj sistemi qofshin, nuk më pëlqeu të angazhohesha në politikë apo të përdoresha nga të tjerë, më mjaftoi ajo liri që mund të zgjidhja një mënyrë për të siguruar të ardhurat ekonomike dhe mos të varesha nga dikush tjetër, vërtetë ishte mjaft e vështir, por mua me lumturonte fakti që po ja dilja mbanë. Do kalonin vite që diku në skutat e shpirtit të rizgjohej pikërisht ajo ndjenjë që e mendoja përfundimisht të vdekur, ndoshta jo me nivelin artistik të duhurin, por janë shkrime reale, tashmë me një këndvështrim tjetër, nën ndikimin  e frymës së Zotit e cila nuk bën kompromis me padrejtësitë dhe mëkatet, gjithashtu pa kopjuar dhe përshtatur me poet të tjerë kushdo qofshin ata. Sa për të ardhmen nuk mund të projektoj asgjë sepse ne nuk i dimë ditët e jetës sa i kemi, por në dashtë Zoti dhe në paçim jetë më pëlqen t’i jap prioritet dhuntisë që kam. Te falënderoj Kozeta që më pritët për këtë intervistë dhe të uroj suksese pafund ty në gjithë projektet që ndërmerrni në misionin tuaj fisnik. Respekte!

Fund marsi, 2016

Staten Island, New York

Top of Form

 

 

 

Filed Under: Interviste Tagged With: Donika Hamitaj, Heroina, nga persekutimi, që i shërben motrës së saj të sëmurë rëndë

Durrës, takimi i Ministrave të jashtëm të Ballkanit

March 31, 2016 by dgreca

Nga Shefqet Kërcelli/ Janë mbledhur në Durrës, më datën 30 mars 2016, Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Ky është takimi i katërt në kuadër të procesit që mori udhë në Berlin. Pjesë e kësaj nisme janë ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Kosovës, Serbisë, Maqedonisë, Bosnje Hercegovinës dhe Malit të Zi. Gjithashtu në takim marin pjesë dhe Ministri i jashtëm  Norvegjisë, sekretari i shtetit të Francës për çështjet evropiane Harlem Desir dhe nënsekretari i shtetit në Ministrinë e Jashtme të Italisë, Vincenzo Amendola. Njëkohësisht, në takim marin pjesë edhe Ministri i jashtëm i Çekisë, Lubomir Zaoralek, pasi ai është edhe kryesuesi i radhës i Grupit të Vishegradit, si edhe Goran Svilanovic, Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal. Në Durrës, Serbia dhe Kosova nuk përfaqësohen me ministra, ndërkohë që mer pjesë edhe Komisioneri Hahn. Paraprakisht, në kuadër të këtij Ministeriali, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati zhvilloi takime me homologun maqedonas Nikola Poposki, sekretarin francez të Shtetit, Harlem Desir dhe nënsekretarin italian për Punët e Jashtme, Vincenzo Amendola. Fillimisht ministri i jashtëm Ditmir Bushati, priti  pjesëmarrësit e këtij takimi në mjediset e Hotel “Palace”, në Durrës, Temë diskutimi në këtë takim të kryediplomatëve të rajonit janë projektet rajonale, sidomos ato në infrastrukturë dhe në energji. Këtu përfshihet ajo që njihet si “Autostrada e Kaltër”, projekt që nis në Kroaci, vijon në Bosnje, Mal të Zi dhe Shqipëri, duke lidhur gjithë bregdetin e Ballkanit Perëndimor. Po ashtu po diskutohet edhe për projektin tjetër madhor po në infrastrukturë, ai Nish-Prishtinë-Durrës. Një tjetër që projekt që ndodhet në tryezë është dhe projekti i linjës së interkonjeksionit Shqipëri-Maqedoni. Pra, gjatë  këtij takimi Ministrat e Jashtëm të Ballkanit Perëndimor, po diskutojnë projektet e bashkëpunimit rajonal, para organizimit të samitit të ardhshëm të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet në Paris. Takimi i ministrave të jashtëm të Ballkanit Perëndimor mbyllet sot më datën 31 mars.

Filed Under: Rajon Tagged With: Durrës, Shefqet Kercelli, takimi i Ministrave të jashtëm, te Ballkanit

Nderim Halim Malokut, redaktorit, studiuesit e shkrimtarit

March 31, 2016 by dgreca

Nga Gëzim KABASHI/ Para disa ditësh shkoi qetësisht në moshën 76-vjeçare Halim Maloku. Ndërroi jetë pa zhurmë e bujë në Durrës, ashtu sikurse punoi për vite me radhë në fushën e kërkimeve arkivore, botimeve dhe të letërsisë. Punëtor i palodhur dhe redaktor mjaft i aftë, Halim Maloku do të kujtohet për veprimtarinë e veçantë në përgatitjen e botimit e ribotimit të veprave më të rëndësishme të Konicës, Gjergj Bubanit, “Fletorja zyrtare 1922-1944”, etj. Ai ishte një nga nismëtarët dhe themeluesit e botimeve “Dyrrah” e “Pavarsia”, ndërsa i dha jetë revistës për fëmijë e të rinj “Delfin D”. Halim Maloku vinte nga Kosova dhe për një kohë të gjatë ka jetuar në Shijak, aty ku ishin vendosur pas luftës së dytë botërore edhe kosovarë të tjerë. Pas shkollës 7-vjeçare dhe të mesme, Halimi diplomohet në degën Gjuhë – Letërsi të fakultetit të Histori-Filologjisë në Universitetin e Tiranës. Mësues dhe drejtues shkollash i përkushtuar në zonën e Shijakut, në vitet 1990 ai së bashku me familjen do të transferohej në Durrës, aty ku u lidh ngushtësisht me punën kërkimore dhe botuese. Në bashkëpunim me studiuesin Hasan Ulqini themelon shoqatën “Pal Engjëlli” dhe pas disa guidave fillon botimin e revistës historiko-arkeologjike “Dyrrah”, me të cilën sjell optikën e autorëve vendas dhë të huaj për monumentet e Durrësit në antikitet dhe në mesjetë. Që nga viti 2007 Halimi boton krejtësisht i vetëm revistën e përmuajshme “Delfin D”, në 22 numrat e së cilës ndjehet pasioni dhe dëshira për të kontribuar në edukimin e nxënësve dhe të rinjve. Brenda pak vitesh dalin në dritë 6 romane dhe vëllime me tregime, që mbajnë firmën e tij. Puna si redaktor e lidh me autorë të ndryshëm të të gjitha moshave, ndërsa arkivat qëndrore dhe lokale formësojnë një tjetër tipar të tij, atë të studiuesit. Ai redakton vepra me rëndësi të autorëve durrsakë në fushën e letërsisë, studimeve dhe historisë. Së bashku me Fatmir Mingulin u kushton atyre botimin “Lexicon”, një fjalor bibliografik për krijuesit, gazetarët dhe artistët e qytetit antik. Në vitin 2012 fillon kolanën e botimeve “Pavarsia”, që mbetet kontributi i tij më i rëndësishëm në fushën e botimeve. Halim Maloku, me Shtëpinë Botuese DDS mundësuan përgatitjen për ribotim të të gjithë serisë me 11 vëllime të revistës “Albania”, nga 1897 deri më 1909, duke mbledhur kopjet origjinale të saj. Katër numrat e fundit pritet të dalin këto ditë nga shtypshkronja. Një punë e mbështetur në ribotimin autentik të veprës, njëlloj si edhe me “Fletorja zyrtare 1922 – 1944” dhe ribotimi i “Bibliographie Albanaise, du Quinzieme Siecle a l’Anne 1900”, një tjetër vepër me vlerë në dobi të kulturës sonë kombëtare”. Ribotimet sipas origjinalit vijnë pas bashkëpunimit me Qendrën për Koordinimin e Studimeve dhe Promovimit të Vlerave Kombëtare. Ismail Saliko drejtor i shtëpisë botuese DDS e kujton Halim Malokun, si një punëtor të palodhur dhe redaktor të klasit të parë.  “Edhe falë tij, në atë periudhë botonim 15-20 libra të rinj në vit”. Me shumë vlerë edhe kumtesat e tij në konferencat dhe sesionet me tema historike.Halim Maloku ishte një familjar mjaft  i mirë. Ne miqtë e tij, ndër të tjera, e sjellim në mend edhe për cigaren e pandarë nga buza, por edhe për shëtitjet e gjata me nipin, Klajdi dhe mbesën Oara, të cilët do ta kujtojnë po ashtu gjyshin e mirë, Halim Maloku

Filed Under: ESSE Tagged With: Gezim Kabashi, Nderim Halim Malokut, redaktorit, studiuesit e shkrimtarit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2952
  • 2953
  • 2954
  • 2955
  • 2956
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT