• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Mjerë Shqipëria për këta ekzemplarë!

March 29, 2016 by dgreca

Refleksion/

Nga Reshat   Kripa/

Ulur këtu në qoshen time rri dhe meditoj. Meditoj për jetën time. Meditoj për të kaluarën dhe të ardhmen time dhe çuditërisht nuk, shoh ndonjë diferencë të madhe ndërmjet tyre. Para syve më del e kaluara ime që rrjedh nga një familje që gjatë luftës për liri më shumë ishte rreshtuar me atë që quhej Lëvizja Nacionalçlirimtare se sa çdo lëvizje tjetër e asaj kohe. Kështu dy motrat e mia Drita Kripa, që më vonë do të merrte mbiemrin Pelingu dhe Fatushe Kripa vepronin me njësitet guerile të Frontit Nacionalçlirimtar duke shpërndarë trakte kundër pushtuesve në kryeqytet. Dy djemtë e hallës, Bardhyl dhe Petrit Emiri ishin në rradhët e partizanëve. Po ashtu tezja ime Zyhra Radhima ishte themeluese e organizatës së gruas komuniste në Vlorë dhe dy kushurinjtë e nënës time ishin Shyqyri Alimerko, Hero i Popullit dhe Sinan Gjoni, themelues i Partisë Komuniste për Vlorën që në vitin 1946 u ekzekutua nga diktatori.

I vetmi ndryshim që mund ta quajmë të tillë, ishte se im atë ishte një tregëtar i ndershëm që me djersën e ballit kishte mundur të ndërtonte një fabrikë vaji me të cilën mbante familjen. Kështu që erdhi dita dhe të gjitha kontributet e dhëna në favor të  lëvizjes komuniste të fshiheshin me zero dhe familja e jonë të etiketohej me termin “borgjez” dhe në mënyrë ta pakuptueshme të dëbohej nga Tirana për “arsye politike” dhe të degdiseshim në qytetin tonë të lindjes, në Vlorë, ku filluan të na trajtonin si armiq. Përse erdhi kjo? Edhe sot e kësaj dite unë nuk di t’i jap përgjigje.

Një gjë e tillë bëri që im vëlla, Besnik Kripa në moshën 17 vjeçare, në vitin 1950, së bashku me dy shokë të tij, të ngrihesh kundër të ashtuquajturit pushtet popullor dhe të shpërndante trakte antikomuniste. Një vit më vonë edhe unë, së bashku me dy shokë të mi, të moshës 15 vjeçare, të zhvillonim të njejtin veprim. Pasojat ishin Besniku i dënuar me 15 vjet burg, ndërsa unë me 5 vjet. Qysh nga ai çast unë e kisha hedhur poshtë gjithçka kishin bërë pjestarët e familjes time në favor te regjimit, pasi e konsideroja si një veprim të pamatur dhe aspak të drejtë. Ndaj u shpalla kundër tij.

Atëherë, në këto kushte, ndodhi përmbysja e madhe. Gjatë periudhës së burgut mësova se historia nuk ishte ashtu siç ma kishin mësuar por krejt ndryshe. Mësova se kishte edhe një histori tjetër, të kundërt me të parën, që më intrigonte së tepërmi pasi, në këtë histori shikoja Shqipërinë e vërtetë, Shqipërinë e madhe ku përfshiheshin Kosova dhe Çamëria si dhe të gjitha viset ku flitej shqip dhe kjo ndjenjë kombëtare u ngulit në zemrën time për të mos u shkulur kurrë.

Vitet kaluan dhe, së fundi, kuçedra e kuqe që kishte zaptuar vendin, e theu qafën. Prisja që të zbatoheshin parimet që më kishin mësuar ata burra me të cilët kalova vitet e tmerrshme të sistemit totalitar.  Prisja që në skenën politike shqiptare të dilnin edhe ato figura të ndritura të historisë shqiptare që sistemi totalitar i kishte lënë qëllimisht në hije. Por vura re se kjo nuk ndodhi. Në tastjerën e politikës shqiptare filluan të lartësoheshin po ato figura që ishin nderuar dhe mbinderuar në të kaluarën.  Edhe kur bëhej fjalë për ndonjë figurë të re, që nuk ishte përmendur deri atëherë, flitej me zë të ultë që as nuk dëgjohej.

Një miku im, shkrimtar dhe poet që, si unë,  vetëm pas ndryshimeve demokratike ka filluar të shkruajë, ka botuar edhe disa shkrime kushtuar personave të ndaluar nga sistemi i kaluar duke i vlerësuar ata. Një ditë, duke biseduar me të, kur i thashë se përse nuk shkruan edhe për figurën e njerit nga liderët e nacionalizmit shqiptar, të madhit Mit-hat Frashëri, tha:

  • Unë mund të shkruaj për këdo por për Mit-hat Frashërin jo.

Mbeta   i   habitur.  Përse? Nuk  e  pyeta   më   gjatë.  Kjo  është  një  e  drejtë  e  tij.  Por  të  mos

shkruash për një personalitet që ka lënë gjurmë në historinë e këtyij kombi, si Kongresi i Manastirit, Shpallja e Pavarësisë Kombëtare, Konferenca e Paqes në Paris e të tjera dhe të përqëndrohesh në periudhën e Luftës së Dytë Botërore ku figura e tij mbeti, si gjthmonë, e papërlyer por që u nxi nga propaganda komuniste, nuk më duket normale. Më gjeni një dokument ku përlyhet figura e tij dhe unë do t’ju jap të drejtë. Unë do t’ju thoja se, në rast se figura e tij paskësh qenë e përlyer me pushtuesit, atëherë si u pranua dhe u ulën me të në tavolinë komunistët në Konferencën e Mukjes?

Të nderuar qytetarë të Shqipërisë! Përpara se të shfaqni mendim për periudhën e Luftës  së  Dytë

Botërore, ktheheni veten në ato vite dhe gjykoni sikur të jeni ende në atë kohë. Për herë të parë në historinë e saj Shqipëria ishte kthyer në kufijtë  e  saj  natyralë. Kush  e  ktheu  në  këto kufij? Nuk ka rëndësi. Mjafton që u kthye. Atëherë ata burra të rrallë a nuk do ta  quanin  këtë  vënien  në  vend  të  një

padrejtësie që komuniteti ndërkombëtar i kishte bërë Shqipërisë në Konferencën e Londrës? Por ishte tradhëtia e drejtuesve të lëvizjes komuniste që dërguan në Kosovë batalionet partizane për t’ia dorëzuar atë vullnetarisht autoriteteve serbe dhe nuk mjaftoi kjo, por duhej derdhur edhe gjaku i mbi 4000 kosovarëve dhe shqiptarëve në masakrën e Tivarit që të realizohej kjo dëshirë makabre a atyre që nuk kishin atdhe. Për fatin e keq të këtij kombi shkaktarët e vërtetë të këtij holokausti do të ishin një figurë e urryer e elitës komunsite, ish komisar i forcave partizane në Kosovë, që për ironi do të bëhej Presidetnt i Republikës pas përmbysjes dhe një atentatori të paskrupull të njësiteve guerrile në Vlorë, që ishte emëruar komandant i këtyre forcave në Kosovën martire.

Këto gjëra meditoja me veten time. Meditoja sepse kohët e fundit ka shpërthyer një fushatë e shfrenuar e atyre që kërkojnë të rehabilitojnë sistemin e përmbysur. Qarkullon fjala “Shokë” e harruar pas viteve 90-të. Qarkullon portreti i diktatorit nën hundën e qeveritarëve. Qarkullojnë filmat e realizmit socialist ku çdo partizan ishte një hero dhe çdo ballist, legalist apo përfaqësues feje ishte një tradhëtar.  Duan ta rehabilitojnë por jo që ta kthejnë atë. Ky mund t’ju duket si një paradoks. Keni të drejtë por ai është realiteti i sotëm. Për ata çakenj sistemi sotëm është burimi i mbipasurimit të tyre. Sot nuk ka më ideale, nuk ka parime. Sot ka vetëm anarshistë dhe karrieristë që përpiqen për realizimin e parimeve obskurantiste të tyre dhe për këtë janë gati të bëjnë pakt edhe me djallin.Mjerë Shqipëria për këta ekzemplarë!

 

Filed Under: ESSE Tagged With: Mjerë Shqipëria për këta ekzemplarë!, refleksione, reshat kripa

Alarm për sigurinë në Uashington

March 28, 2016 by dgreca

…Një person që ka hapur zjarr është arrestuar dhe një prej oficerëve të policisë së Kongresit është plagosur lehtë/

Washington, 28 Mars 2016/ Polica ka bllokuar hyrje daljet nga ndërtesa e Kongresit dhe Shtëpia e Bardhë në Uashington, pas njoftimit se në qendrën e vizitorëve në Kongres, aty ku mblidhen turistët për të vizituar Kapitolin, janë dëgjuar të shtëna.

Njerëzit brenda në ndërtesa janë urdhëruar të qëndrojnë aty. Policia e Kongresit thotë se bllokimi i ndërtesës është bërë për shkak të një “kërcënimi ndaj sigurisë”.

Njoftime të ndryshme venë në dukje se një person që ka hapur zjarr është arrestuar dhe se një prej oficerëve të policisë së Kongresit është plagosur lehtë. Por njoftimet nuk janë konfirmuar.

Kongresi është pushim këto ditë për shkak të festës së Pashkëve, por kjo është një javë e ngarkuar me turistë të shumtë. Shumë vijnë në Uashington për të parë festivalin e njohur çeljes së luleve të qershive, që tani janë në lulëzim të plotë.

Në Shtëpinë e Bardhë nuk ka patur njoftime për ndonjë incident.

Filed Under: Featured Tagged With: Alarm, ne Uashington, për sigurinë

Spektakël, modë, traditë muzikë në Javën e Modës Shqiptare në New York

March 28, 2016 by dgreca

Nga Beqir SINA/

Java e Modës Shqiptare në New York City, OJQ Arta, para diasporës Shqiptaro Amerikane, prezantoi, mbrëmë punimet artizanale te grave e vajzave të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë në vitet 1989/1990. Mbrëmje e bukur , dhe prezentim i shkëlqyer i BoraFashion në kryqytetin e botës , me veshjet origjinale që Bora Balaj, e cila ka mbledhur ndër vite në trojet Shqiptare. Dhe, poashtu mbreme Java e Modës Shqiptare në New York, ka promovuar fushatën….

BIG APPLE – NYC : Me siflatën e shkëlqyer, mbrëmë, është mbyllur edhe Java e Modës Shqiptare, në Nju Jork, organizuar nga Agjencia e Modës Shqiptare, e cila thotë se angazhojë për këtë pasarelë të modës, më shumë se 500 veshje, dhe, dhjetëra kompani të modës, 15 modele shqiptare dhe të komuniteteve të ndryshme, jo shqiptare, të cilat me një fines tërheqëse, prezantuan për 4 orë kreacionet më të bukura të dizajnerëve shqiptarë nga Shqipëria, Kosova, Amerika, dhe atyre që jetojnë jashtë trojeve, tona.

Sfilata Java e Modës Shqiptare, u mbajtë në galerinë e famshme të modës, 48th- Street Stage, New York, në një prej lagjeve më të njohuara në këtë metropol, për industrinë e modës, dhe mbajnë sfilatat e tyre kompanitë me famë botërore të modës.

Më shumë se 300 vajza dhe djem, të rinjë e të reja, nga Shqipëria, Kosova, dhe trevat shqiptare, ndoqën mes një entusiazëmi dhe spektakli modern, javën e modës shqiptare, një aktivitet që zhvillohet për herë të parë, në komunitetin shqiptarë.

Mrika Krasniqi, është themeluesja e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York, dhe Arlinda Prelvukaj eshte CFO e agjensisë, cila organizojë Javën e Modës Shqiptare, në Nju Jork, mes një konkurence të madhe – në këtë qytet, i cili mbledh për çdo vitë stilistët më të mirë nga e gjithë bota.

Metropolin e botës New Yorkun – me stilistët më të njohur në botë, të cilët ne jemi mësuar të shohim duke paraqitur koleksionet e tyre, që tashmë janë bërë standart për stilin amerikan, si Ralph Lauren, Donna Karan dhe Calvin Klein, me modelet e tyre për çdo vit, ata i japin drejtimin e modës më të fundit klientëve të tyre nga mbarë bota.

Por, në këtë linjë erdhën në këtë qytet me sfilatën Java e Modës Shqiptare, e njëjtë me sfilatat që zhvillohen në qytet kryesoret e industrisë së modës, në botë, krahas me ato të Londrës, Berlinit, Amsterdamit, Parisit dhe Milanos, edhe artistët shqiptarë, njerëzit e kulturës e modës.

Sfidë më vehte në pasarelën Java e Modës Shqiptare në New York City, ka qënë, mbrëmë në 48th.Str. Stage, edhe teknologjia, ndriçimi, muzika, nga DJ Fati, e deri tek lista e të ftuarve.

Për të bërë në këtë shfaqje pjesë të saj edhe elitën e modës dhe fashionit, duke përfshirë edhe yjet e mediave sociale, për të provuar se shfaqja dhe koleksionet e tyre e meritojnë që ata të ulen në vendin e parë, si Ermira Babamusta, Violeta Mirakaj, Kozeta Turishta, aktorja e njohur Amina Zhaman, e tjer.

Në pasarelën madhështore Java e Modës Shqiptare në New York City, mbrëmë ne 48th Str. Stage, performojë edhe i ashtuquajturi Princi Italian i Pop Rokut Matteo Brento, i cili e ka fituar famën e tij në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni me pjesëmarrjen në X-Factor Albania në 2015.

Këngëtari nga Pulia, i njohur për pubikun shqiptar si italiani i X-Factor Albania prezantojë në stage mbrëmë albumin e tij me këngën e re titulluar #21 (Goodbye My Love) / “Mirupafshim Dashuria Ime” në “Mollën e Madhe”, dhe disa këngë të tjera, këngën e dashur shqiptare “Xhamadani vjia – vija! Oh sa e madhe është Shqipëria”.

Matteo Brento, si një ndër Vipat e ftuar special, në sfilatën e Albanian Fashion Show në New York, performojë gjatë gjithë spektaklit në Javën e Modës Shqiptare, duke e ndezur atmosferën, e ka “kallur’ fare atë……!

Sfilata e modës nga stilistet shqiptare në New York, nisi me koleksionet fustanet me ngjyrën e kuqe, rozë, për të vazhduar pak violë, blu, më shumë të bardhë dhe blu, të kombinuara me pulpa, dhe veshjet e lehta femërore, me ngjyrën e zezë. Fustanet e mbrëmjejeve, fustanet e lirshme dhe kanatieret njëngjyrëshe, të cilat ishin përzgjedhja e stilistiteve shqiptare në këto koleksione.

Ngjyra e bardhë ishte ajo që mbizotëronte më shumë , e kombinuar me blunë dhe të kuqen me veshjet e lehta prej mëndafshi. Të gjitha veshjet e ishin në të njëjtën linjë ngjyrash pa shumë kombinacione ngjyrash të ndryshme.

Në pjesën e dytë sfilatës Java e Modës Shqiptare në New York, kanë qenë kreacionet e Sara Shales me Jewelry

-Pjesa e tretë dhe e fundit ishte ajo e Bora Balaj me veshje tradicionale dhe Java e Modës Shqiptare në New York, u mbyll me pjesë e koleksionit e Vjollca Llapashtica

Dhe, poashtu mbreme Java e Modës Shqiptare në New York, ka promovuar fushatën ” Ta pastrojme Shqipërinë”, ku përmes lojës së fatit me raffle fondet e mbledhura iu kan dhuruar atyre, në Shqipëri.

“Stilistët e famshëm shqiptarë, nxorrën mbrëmë në qytetin e New Yorkut, në pah karakterin e tyre shqiptar me veshjet që u prezantuan në sfilatën, me veshje të modës tepër elegante, tek Java e Modës Shqiptare në New York,” tregon Mrika Krasniqi.

Mrika Krasniqi, themeluesja e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York, thotë se “Mbrëmë, ka qenë një mundësi shumë e mirë për të gjithë dizajnerët shqiptarë të cilët duke prezantuar kreacionet e tyre para blerësve potencial morën pjesë në Albanian Fashion Week New York. Duke pasur edhe një mundësi në prezantimin dhe shitjen e koleksionit të tyre dhe depërtimin në tregun amerikan,” shtoi drejtoresha dhe artistja e shquar Mrika Krasniqi.

Ajo thotë se disa nga ikonat e modës shqiptare më të famshmet në botë prezantuanë koleksionet e tyre të fundit në shfaqjen madhështore të Javës së Modës Shqiptare në New York.

Klientela e Agjencisë së Modës Shqiptare në New York, theksonë Mrika Krasniqi, mbrëmë ka tërhequr vëmendjen e rreth 20 big buyers(blerësve të mëdhenjë) siç i quan ajo nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, dhe jo vetëm ata, por edhe kompani amerikane dhe të huaja që veprojnë në New York.

Bukuria e këtij spektakli nga më të bukurit në New York:

“Mbrëmje e bukur , dhe prezentim i shkëlqyer i BoraFashion në kryqytetin e botës , me veshjet origjinale që Bora Balaj, e cila ka mbledhur ndër vite në trojet Shqiptare “ shkruan në statusin e saj në facebook një pjesëmarrëse dhe shtonë :”Ajo prezentoi mbrëm veshjet në Albanian Fashion Week në Manhatan dhe ngriti publikun në këmb , sepse për herë të par në pasarelën e modës këtu ne Nju Jork, defilojn veshjet tona kombëtare.”

Ne si staf i BoraFashion, thotë ajo që tashmë është emër i njohur në botë si me veshje tradicionale ashtu edhe me veshje moderne. Ndjehemi krenar per punën dhe prezentimin e Bora Balaj në Albanian Fashion Week.

Ndërkohë në sfilatën Java e Modës Shqiptare në New York City, OJQ Arta, para diasporës Shqiptaro Amerikane, prezantoi, mbrëmë punimet artizanale te grave e vajzave të dhunuara gjatë Luftës në Kosovë në vitet 1989/1990. Për herë të parë në historinë shqiptare prezantohen punimet e të mbijetuarave të luftës. “Këto punime janë një muze i gjallë të dhimbjes, vuajtjes dhe sakrificave të vajzave dhe nënave kosovare” tha Albana Mifatri.

Kurse, Hafije Qyqalla, prezantuese e këtyre punimeve, ka shkruar në statusin e saj në Facebook, se :”Jam e lumtur që arritëm që produktet e realizuara gjatë rrugëtimit te dhimbjes të prezantohen me sukses falë mbështetjes të Albanian Fashion Agency dhe Komunitetit Shqiptarë, të cilët dua ti falenderoj për kontributin e çmuar” thotë Qyqalla.

“Agjencia shqiptare Albanian Fashion thotë se është shumë e lumtur për të mbështetur organizatën jofitimprurëse nga Kosova” OJQ Arta “, e cila ka sjellë mbrëmë në pasarelën e modës në New York, punime të dorës që janë bërë nga gratë, kosovare që janë përdhunuar në luftë gjatë viteve 1998-1999. Këto punime dore, siç quhen në shqip, u prezantuan dhe tërhoqën qindra të rinjë e të reja shqiptare, gjatë spektaklit Moda shqiptare në New York. Të gjitha fondet dhe donacionet do të përdoren për të ndihmuar ato gra që kanë nevojë për ndihmën tonë “, thotë për gazetën tonë Mrika Krasniqi, e cila është edhe themelues dhe CEO i AFA (Agjencisë Moda Shqiptare).

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Java e Modes, Nju Jork, OJQ Arta

Busti i Nënës Tereze vendoset në Pallatin Presidencial të Maltës

March 28, 2016 by dgreca

 -Busti u inaugurua në Pallatin Presidencial San Anton në Attard të Maltës për të shënuar vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë/

PRISHTINË, 28 Mars 2016-B.Jashari/ Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga dhe Presidentja e Maltës, Marie Louise Coleiro Preca, inauguruan sot bustin e Nënës Terezë të dhuruar nga Presidentja Jahjaga në emër të qytetarëve të Kosovës.“Busti i Nenë Terezës u inaugurua në Pallatin Presidencial San Anton në Attard të Maltës. Ky inaugurim u bë për të shënuar vitin e shenjtërimit të Nënës Terezë”, thekson njoftimi i sapodërguar.Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, po zhvillon një vizitë shtetërore dy ditore në Maltë, ku  dje u prit nga presidentja Marie Louise Coleiro Preca, në pallatin presidencial në Valletta.

Presidentja e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Presidentja e Republikës së Maltës Marie Louise Coleiro Preca morën pjesë sot në nënshkrimin e Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës Safet Gërxhaliut dhe kryetarit të Odës Ekonomike, ndërrmarjeve dhe industrisë të Maltës Anton Borg.

 “Nënshkrimi i kësaj marrëveshje është hapi i parë i zhvillimit të mardhënieve në mes të të dyja vendeve në fushën e ekonomisë. Ky memorandum do t’i mundësojë bizneseve të Kosovës dhe Maltës që të shtojnë aktivitetet afariste dhe të zgjerojnë tregjet e tyre”, theksonte njoftimi  i dërguar më herët.

Filed Under: Kronike Tagged With: Busti i nene terezes, Malte, ne Pallatin Presidencial

Sulltan Nevruzi-: Një ditë e re për Teqenë e Baba Rexhepit në kohën e injorancës

March 28, 2016 by dgreca

Nga prof . Emeritus, Frances Trix e Universitit të Indianës/*

   Festa e Sulltan Nevruzit është një nga festat kryesore të bektashinjve shqiptarë, Si për çdo vjet edhe këtë vit në kremtimin e kësaj feste në teqenë bektashiane të Baba Rexhepit, të drejtuar tanimë nga dervishi i ri dhe i përkushtuar Eliton Pashaj  dhe nën kryesinë e kryetarit të Këshillit të Teqesë z.Ekrem Bardha, në sallën e mbushur plot e për plot, u mbajt më 27 mars 2016, dreka e rastit, ku krahas z. Bardha, foli dervishi Eliton Pashaj i cili kujtoi me mjaft emocion, ndër të tjera, edhe kalimin në jetën tjetër të baba Arshiut, si edhe iman Shuaip Gërguri pranë qendrës Islamike në Michigan i cili foli për figurën e iman Aliut si një figurë bashkuese në islam, por mjaft interesant ishte fjalimi i nxënëses së Baba Rexhepit prof . emeritus, Frances Trix, e cila me fjalën e saj para besimtarëve të pranishëm në Teqenë bektashiane të Baba Rexhepit, bëri një ndriçim sa teologjik aq dhe aktual të kuptimit kësaj feste në ditët e sotme. Ku krahas rritjes të terrorizmit islamik të frymëzuar nga ISIS, ka dhe një frymë ati-islamike në SHBA dhe në botë që në përgjithësi të shkaktuar nga mosnjohja e islamit të mirëfilltë si një besim paqësor.  Shkrimi jep një ndihmesë në kuptimin e festës së Sulltan Nevruzit për bektashinjtë sot Amerikë E falënderoj atë që me lutjen time ma përcolli këtë kumtesë  të cilën e përktheva për shtypin e komunitetit.

Rafael Floqi /

***

Ndjehem mirë që ndodhem në Teqen bektashiane në Taylor, Michigan, për këtë festë dhe për t’u parë ju të gjithëve këtu. Ne duhet të vijnë së bashku për ta mbajtur Teqen fortë në kujtesën e baballarëve tanë që janë me ne, sikurse edhe të atyre që kanë kaluar nga kjo jetë.

Duke pasur parasysh mësimet e Baba Rexhebit, mësuesin tim, për të kuptuar pse kjo festë është e rëndësishme për ne. Festat janë mësimet që të gjithë ne duhet të përsëriten çdo vit. Dhe çdo vit ne mund të mësojmë diçka më shumë prej tyre.

Sot unë do të theksoj tre kuptimet e Nevruzit: kuptimin e tij më të hershëm, kuptimin e tij të veçantë në islam, dhe kuptimin e tij për të bektashinjtë sot në Amerikë.

Së pari, çfarë është kuptimi më i hershëm i Nevruzit?

Nevruz do të thotë “ditë të re” në persisht, dhe Sulltan Nevruz do të thotë “mbreti i ditëve të reja.” Kjo është një festë e lashtë përkujton ditën e parë të pranverës.

Vini re se ajo vjen në të njëjtën kohë çdo vit, ndryshe nga festat e tjera muslimane. Ajo vjen kur jeta e re, në natyrë po afrohet, mbin bari i ri dhe dalin gjethet. Me të gjitha ndërlikimet në jetën tonë të përditshme, ne duhet të jetë të rikujtojmë, se edhe ne jemi pjesë e rikrijimit të vazhdueshëm. Ne duhet të jemi mirënjohës për këtë.

Ata prej nesh që kanë parë anëtarët e familjes kthehen tek Perëndia vitin e kaluar – në Teqenë tonë mendoj se këtu e Baba Arshiu, dhe zoti Xhelo Pasho i cili u nda nga jeta këtë javë, dhe të tjerë – duhet të na kujtojmë bekimet e jetës së re, si dhe…

Së dyti, Se çfarë është kuptimi Islam i Nevruzit?

Ajo është ditëlindja e Imam Aliut. Ne të gjithë e dimë se Imam Aliu ishte dhëndri i Profetit, burri i Fatimes, dhe babai i Hasanit dhe Hysenin. Por shumë njerëz harrojnë se Imam Aliu ishte i pari mashkull që i besoi mesazhit të  Profetit Muhamed, alu es-selam. (Personi i parë që të besojnë në mesazhin e tij ishte sigurisht Khadije, gruaja e tij.)

Imam Aliu ishte i guximshëm dhe të mbrojtur Profetin në betejë. Ai ishte i njohur si Shah-i Merdan, “Mbreti sypatrembur.” Ne mund ta quajmë atë “Brave heart ” Por pwr mw tepër, Imam Aliu ka lindur në vitin 600 në tokwn e shenjtë të Qabesw. Kur profeti po lante fëmijën, Ali, ai tha: “Unë po të laj në ditw lindjen tende, dhe ti do të më lash në ditënvdekjen sime.” Në të vërtetë Imam Aliu ishte ai që e lau Pejgamberin në ditën e vdekjen e tij në vitin 632.

Aq e afërt ishte Imam Aliu me Profetin sa kuptimet e fshehura të Kur’anit që bektashinjtë dhe sufitë tjerë e shohin, si bazë për të kuptuarit Islamin vijnë përmes Imam Aliut. Pra, kur ne sot festojmë Nevruzin, festojmë jetën e re, jo vetëm jetë e re në natyrë, por edhe një jetë të re në frymën që Imam Aliu na ka sjellë.

Së fundi, Cila është domethënia e Nevruzit  për bektashinjve në Amerikë, sot?

Ne jetojmë në kohën e injorancës së madhe, me shpifje kundër emigrantëve, me shpifje kundër Islamit. Si mund të përgjigjemi këtyre shpifjeve kundër myslimanëve në Amerikë sot? Le të diskutojmë në vazhdimësi rreth të kësaj. Ne duhet të mbështetemi fort në besimet tona dhe traditat tona.

Sa për sulmet e fundit në Evropë, guximi i vërtetë, nuk është duke shpërthyer bomba valixhe në aeroporte apo teatro. Kur’ani na mëson se Perëndia përcakton orën dhe minutat e vdekjes sonë. Shumica e amerikanëve nuk e kuptojnë që udhëheqësit myslimanë i kanë dënuar sulmet terroriste ndaj civilëve dhe sulmet vetëvrasëse si anti-Islame.Për më tepër, shumica e amerikanëve nuk e kuptojnë se armiqtë kryesorë të ISIS janë muslimanët e tjerë. Unë mund t’ju them me siguri se në qoftë se bektashinjtë do të ndodheshin në Siri tani, Zoti mos e dhashtë, ISIS do t’i kishte vrarë burrat, dhe rrëmbyer e marrë si skllevër gratë dhe fëmijët.

Mesazhet 700-vjeçare bektashiane të respektit, tolerancës, dhe rritja e jetës shpirtërore është drejtpërdrejt në kundërshtim me mesazhin e ndarjes, intolerancës, dhe ngurtësisë të ISIS-it.

Me festën  të Nevruzit, të lindjes së jetës së re dhe Imam Aliut, do t’i bëjnë të çmendur ata.

Pra, le të jemi të fortë në këtë Sulltan Nevruzit. Kjo është festë jonë e jetës së re e krijimit, në natyrë dhe në Teqen tonë. Le ta shtojmë dashurinë për Imam Aliut që shpresa dhe fryma jonë të rritet. Dhe mund të jetë edhe atje rritja në të kuptuarit e bektashizmit që ne mund të përhapet këtë njohuri tek fqinjët tanë amerikanë, në mënyrë që ata të kenë më pak frikë.

 

Filed Under: ESSE Tagged With: e Universitit të Indianës, Frances Trix, prof . Emeritus, Sulltan Nevruzi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 2960
  • 2961
  • 2962
  • 2963
  • 2964
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT