• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Fragment «Ëndrra e vdekjes sime»

February 4, 2016 by dgreca

Nga Gentur Lleshi*/
…Udine. Një qytet i shtrirë e i gjatë. Udine Nord dhe Udine Sud. Unë dhe Erion Llapi, ju e dini që Erioni, çiklisti i ri, është nga Berati. Më do shumë. Edhe unë e dua. Të dy ia mbathëm në Udine. Se ne nuk jemi ushtarë. Rrimë, hamë e pimë në kazermë, por nuk bëjmë jetën e saj.
Nga stacioni i trenit gjer në sheshin qendror ecëm në këmbë. Aty ndalëm. Morëm diçka për të ngrënë me ato pak lireta që na kishin dhënë.
Erioni rrinte i menduar. Është i gjatë sa Ariani, edhe i hollë ashtu. I mbahet pak goja dhe nuk flet dot rrjedhshëm. Bile nganjëherë nuk ka dëshirë të flasë fare.
«Do provojmë të gjejmë një punë», – tha Erioni.
«Do provojmë të gjejmë edhe punë, por më përpara të gjejmë njerëz», – i thashë.
Lexoj anash murit: “Via Pracchiuso”. Ja, hyjmë në këtë rrugë. Më thoshte një zë që të trokisja vetëm në një derë. Prova e parë dhe e fundit. Vetëm për një provë. Të tjerat janë të dëmshme, janë kot.
“Ndahemi?”
“Jo. Bashkë.”
E fiksova në mendje numrin 74. Viti i lindjes sime. Meqë jemi dy vetë, atëherë minus një. Mbetet numri 73. Besoj, numër fati. Për çudinë time ai numër i përkiste një pastiçerie. Adriano d’Este. Pas banakut ishte një burrë i pashëm, i përveshur në punë, i shëndoshë, i qeshur. Po, po, i qeshur. Më ngjau me tim et. Se edhe shëndeti yt, babi, që ka rrezik të më ngjitet mua, i tillë është. Ke për ta njohur një ditë zotin Adriano dhe do të më japësh të drejtë.
«Mirëdita!»
«Mirëdita! Ah, nuk qenkeni italianë?»
«Jo. Jemi shqiptarë. Rrimë në Paluzza. »
«Me se mund t ju shërbej?»
I tregova shkurt që kisha vendosur të trokisja në numrin 73 të kësaj rruge. Por… kjo qëlloi pastiçeri. Ja. Vetëm kaq.
«Po kjo është edhe shtëpi djem. Sipër. Eja ngjitemi.»
«Jo. Mjafton kaq.»
«Mirë, atëherë, ju jeni miqtë e mi. Do të jemi miq jo llafe!»
U ndamë. Në dorën time u fut si pa dashje një 100 mijë liretëshe. M’u përvëlua dora.
«Zotëri, ne nuk erdhëm për to. Urdhëroni. Ju faleminderit shumë.»
«Edhe unë nuk ua dhashë për mëshirë. Merrini!»
«Jo, nuk i marrim. Se nuk mund të vijmë më herë tjetër tek ju.»
Adriano d’Este u mendua pak, psherëtiu dhe më përqafoi fort.
«Nuk kam djalë. Kam vetëm një vajzë, Simonetta quhet. Mosha jote. Jetoj me gruan, Wally-n dhe me vjehrrën. Shtëpia është e bollshme. Ja dhe bileta ime.»
Heshti sërish i turbulluar. Kishte diçka që nuk po shkonte mirë, sido që nuk e kuptoja dhe aq qartë. I tregova për ju, për ty babi, për mamin, për vëllain tim student në Tiranë. I tregova edhe për Almën, të fejuarën e vëllait, edhe ajo studente për matematikë në Tiranë. Iu bë qejfi. Qeshi pak dhe sërish më përqafoi. «Je kaq i vogël. O Zot. Dhe ke ikur larg!» Psherëtiu dhe ndërkaq lotët i zbritën në faqe. Nuk e di ç’iu kujtua. Po, Adriano d’Este qe njeri i mirë. Futa biletën në portofol. Se unë tani mbaj portofol. E kam zgjedhur një me emblemën e Milanit. Se ne edhe në Berat e kemi pëlqyer dhe kemi qenë tifozë të Milanit.
Ikëm. Rrugica na ndiqte me sy. Njerëzit dhe makinat na hapnin udhë. Ajri i freskët na përkëdhelte.

Basalghelle, 04.07. 1992
Letër dërguar prindërve dhe vëllait, ruhet në familje.
*(pjesë nga libri «Ëndrra e vdekjes sime», bot. III, 2014)

Filed Under: ESSE Tagged With: Fragment «Ëndrra e vdekjes sime», Gentur Lleshi

FISET SI BAZE PER SHTETIN TERRORIST

February 4, 2016 by dgreca

Opinion nga Gëzim Llojdia/
1.Lindja e Mesme është tokë pjellore për teoritë e konspiracionit,thuhet në një shkrim të mediumeve të këtij rajoni.Si baze sherbejne fiset, ekzistenca e të cilave është prezentë në qeverisjen e shumë shteteve të tilla.
a-Në Siri, sipas të dhënave rreth 15 fise sunite të vendit përbëjnë rreth 15% të popullsisë, edhe pse shumë sunitë sirianë nuk janë të lidhur me një fis.
b-Në Irak, besnikëria fisnore është i rëndësishëm për minoritetin sunit të vendit dhe mazhorancën e saj rivale shite.
Anëtarët e fisit Albu Ajeel në provincën Saladin të Irakut sipas të dhënave të mediumeve e hodhën fatin e tyre pas Shtetit Islamik (militantët të cilët pushtuan dhe kapën zonat e tyre në pjesën veri-qendrore në qershor të vitit 2014.Dy muaj më vonë, fisi el-Jughaifa në zemër sunite myslimane në provincën Anbar formuar një forcë të armatosur.Kontrasti i zymtë nënvizon një përçarje në besnikëritë në mesin e fiseve në territoret që ISIS kontrollon në Irak dhe Siri. Të dy vendet janë në shtëpi familjeve nga sekteve të ndryshme dhe etnive por ISIS konsideron myslimanë jo-sunitë të pafe dhe është përqendruar në vend të kësaj në rekrutimin nga mesii sunive.
2- Mirëpo po të kërkosh shkakun ku e kanë burimin xhihadistët do të ketë një përgjigje.Lufta në Siri goditi në të dy vendet, në të cilën banonin organizatë xhihadiste në zona të mëdha të territorit të tyre që solidarizohen me ritet tradicionale fisnore që është një fjalë e urtë gjatë historisë, dhe ka ndarë fiset midis dmth pro për të organizuar shtetin Islam,mirëpo kur u shfaq shteti me emrin ISS ,i cili bëri thirrje të gjithë muslimanët për t’u bashkuar me “Kalifatin,ku besnikëria e klaneve ishte thelbësor për organizimin e shtetit islam për të konsoliduar autoritetin e tij në zonat e pushtuara.Analistët përmendin shumë faktorë, s pas kontrollit të zonave ku prania e klaneve me ndikim ku klanet betohen për besnikëri ndaj këtij fisi apo atë të organizatës.Në Ramadi, e dominuar nga organizata, një fis në një nga këto grupime për njerëzit e tyre në Anbar shprehen se fati ynë është një dhe dhe Sifana me vëllezërit tanë ushtarë shtetërore (islame) të drejtuara drejt një armik të vetëm.”Gjykimi i drejtuesit të fisit është se : “Ne jemi një anije pasagjer, ose për të shpëtuar të gjithë dhe ose të vdesin (…). Pra, ne nuk do të lejojë një shkelje e anijes sonë nga çfarëdo qoftë emri i tij dhe prejardhja e përkatësisë, shtetit i kombit tonë dhe toka është toka jonë. “Kjo i bashkoi mjaftë prej fiseve që morrin në dorë më vonë Falluxha ,Al Riqqa Irakut dhe Deir el-Zour në Siri.Në një studim thuhet se “shtet islamik dhe fiset arabe në Sirinë lindore ” ndër faktorët që shpjegojnë për arritjen e këtij qëllimi betohen për besnikëri ndaj klaneve për të organizuar shtetin islamik me “mbrojtje dhe përfitime ekonomike”, si dhe “frika që është duke u shfrytëzuar shkëlqyeshëm të organizuar nga punonjësit e shtetit islam.” Gjithashtu, “bazat” që fiset në regjimin sirian “, i bëjnë ato të pranojnë ose të kthehet një sy qorr ndaj shtetit Islam përballë një armiku të përbashkët.”
Dhe organizimi i shtetit islamik të kontrolluara mbi zonat e mëdha në veri dhe lindje të Sirisë dhe Irakut verior dhe perëndimor, duke përfshirë edhe në vendin ku janë fushat e mëdha të naftës. Dhe pavarësisht nga fakti se marrëdhënia midis disa fiseve dhe regjimit sirian nuk ishin keq para luftës, por klasifikime sektare kanë punuar nga konflikti i vazhdueshëm prej më shumë se katër vjet, duke përfshirë edhe një fetë e bijëve të fiseve, duke jetuar me organizimin e shtetit islam, i cili i sjell, ata së bashku nga doktrinën Suni. Fokusi ISIS për të fituar më shumë se mbështetje fisnore vijon në gjurmët e ish-presidentit sirian Hafez Asad, babai dhe paraardhësi i Bashar al-Assad., fise ishin “kooptuar” me poste zyrtare dhe subvencioneve dhe “ishin pjesë e fuqive frikshëm populiste të regjimit”.Sa ishte gjallë ish Presidenti Hafez) regjimi i Bashar al-Asad u jepte bijve fisnor pozicione në ndihmën shtetërore. Në kontrast, sipas një studimi, fiset kanë mbështetur qeverinë në konfrontim të saj me lëvizjen e Vëllazërisë Myslimane në njërën anë dhe kurdëve që kërkonin vetë-administrimit në anën tjetër. Por kjo marrëdhënie ra me ardhjen e djalit të ishpresidentit sirian Bashar al-Asad në pushtet me hapjen ekonomike duke reduktuar vende pune në sektorin publik, si shërbime shtetërore për familjet. Studimi thotë, se organizimi i shtetit islamik “u përpoq për të mbushur boshllëqet e shkaktuara nga tërheqja e shtetit.”Nga ana tjetër, përdori fuqinë e organizimin të shtetit islam dhe dhunën për të frikësuar kundërshtarët ose të pavendosurit.Pas kontrollit të tij mbi të gjithë krahinën e Deir el-Zour në Siri lindore në verën e vitit 2014, ata nuk hezituan për të vrarë më shumë se 900 bijë të klanit sunit Alsaitat duke përfshirë therje dhe prerjes së kokave.Po ky diktator, që është shkaku kryesor për lindjen e ISIS,ishte bërë thirrje duke u përpjekur për të rekrutuar ata të cilët kishin si alternativë ose për të zgjedhur kalin fitues ose vdekjen.”Studimi përmendë Sirinë .Ndërkaq në Irak shkaku mund të shpjegohet me afrimin aktual mes fiseve sunite dhe organizimin e shtetit islamik të frustrimit përjetuar që nga koha e rënies së eregjimit të ish presidentit Sadam Huseinit. Fiset sunite ishin elementi kyç në formimin e “zgjimit”që u përball nga grupi i “Shtetit Islamik të Irakut”, në fillim të paraqitjes së saj pas pushtimit amerikan të Irakut.
Abdul-Aziz al-Taei, një profesor i së drejtës penale në Al Rashid University College Bagdadit, thotë se se kishte disa faktorë që e bënë fise suni në Siri dhe Irak terrenin pjellor për ISIS:”Më e rëndësishmja është mbrojtja dhe gjallërim ekonomik që ofrojnë xhihadistët, faktori frikë nga frikësimi dhe duke dhe vrarë njerëz dhe padrejtësinë sociale që izoloi shumë tributë sunite në Siri dhe Irak i la të ndjeshëm ,më tej ai thotë se :”Fiset janë thelbësore në strukturën e shoqërisë arabe dhe ata thjesht nuk mund të injorohet”.
Autori pakistanez Akbar Ahmed shpjegon se si identiteti fisnor ishte një faktor kritik në rekrutimin e rrëmbyesit në 11 shtator 2001, dhe sulmet mbi Shtetet e Bashkuara. Ai argumentoi se udhëheqësi i al-Kaedës Osama bin Laden ju bashkuan në lëvizjen e tij prijësit në radhë nga fisit e Jemenit”, dhjetë prej të cilëve erdhën nga fiset Asir.
Haian Dukhan dhe Sinan Haëat, autorët e një studimi mbi marrëdhëniet e Isis me fiset lindore të Sirisë, argumentojnë se grupet e fiseve që jetojnë në zonat kufitare mes shteteve të krijuar marrëdhënie të ngushta me të tjerët, madje edhe militantë, duke iu ofruar atyre me mbrojtje dhe përkrahje. Ata shkruajnë se në Irak, al-Kaeda dërguar luftëtarëve siriane dhe ekspertë luftës guerile të Irakut kur revolucioni sirian filloi në vitin 2011.

Filed Under: Opinion Tagged With: FISET, Gezim Llojdia, PER SHTETIN TERRORIST, SI BAZE

Shqiptarët në Nju Jork ndihmojnë Katedralen e Shën Luçisë në Durrës

February 3, 2016 by dgreca

Ne takimin fondmbledhes ishin dhe disa vatrane me familjet e tyre si: Gjon Bucaj me zonjen,Zef Balaj me zonjen, Marjan Cubi me zonjen, Dritan Mishto me zonjen, Anton Raja, Simon Qafa, Mark Mernacaj, Lush Marku(Binaku).Ndihmoi dhe Agim Rexhaj./
BRONX NEW YORK : Në vijim të fushatës së tij, për rritjen e fondeve, në Detroit dhe New York, të Shteteve të Bashkuara, Dom Gjergj Meta, famulltar i Katedrales së Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit, këtë fund javë mbajti një fushatë në lokalin Zuppa Restuarant, me komunitetin shqiptarë të zonës së Tri-Shteshit në veri të qytetit të Nju Jorkut.
Në një darkë, kjo për mbledhjen fondeve, në të cilën morën pjesë dhjetra vetë, kryesishtë ata besimtar katolik dhe veprimtar të komunitetit.
Organizatorët, e kësaj darke fondmbledhse në rrjetin social “Facebook”, shkruajnë mbi entusiazimin e darkës, dhe sjellin detajet.
Ata thonë se kur ka organizim, dëshirë e vullnet për të bërë gjera të mira, në të mirë të komunitetit tonë, kombit, shoqërisë dhe natyrisht edhe besimit tonë fetar dhe me bashkpunimin tonë, me njeritjerin – tregon se kështu jemi të bashkuar, andaj dhe suksesi nuk mungon, siç ishte edhe ky rastë me fondet e mbledhura për Katedralen e Shën Luçisë në Arqidioqezën e Tiranës dhe Durrësit.
Kështu të paktën shkruajnë ata në statusin e tyre në rrjetin social – teksa njoftojnë se edhe një fushatë e sukseshme për rritje fondesh të Kon-Katedrales Shën. Luçia në Durres, me Famullitar Dom Gjergj Meta, doli me sukses: mbasi në këtë mbrëmje u mblodhën 50,000.00 dollarë.
Anëtarët e Komisionit Organizativ, simbas këtij njoftimi thuhet se janë: Gjergj & Aida Balaj Margarita Gazivoda Kocoviq, Paloke Rudaj, Leonardo Berishaj.
Famullitar Dom Gjergj Meta, i cili po udhëheqë këtë fushat në SHBA, me ndihmën e pa kursyer të bashkëatdhetarëve tanë, nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, thotë se po ri-kthehet në identitet Konkatedralja e Shën Luçisë në Durrës –
“Konkatedralja, shumë shpejt një qendër jo vetëm fetare, por edhe kulturore e nxitëse e turizmit fetar” thotë ai.
E transformuar kryesisht prej ndërhyrjeve në territorin e kishës, gjatë viteve të regjimit dhe më pas e lënë ashtu edhe gjatë viteve 1990-2010, këtij institucioni të besimit fetar katolik do t’i kthehet pamja që ka pasur.
Që prej muajit shtator të 2013 kanë nisur punimet, të cilat synojnë të zbatojnë projektin e kthimit të kësaj kishe simbol për qytetin e Durrësit dhe familjet katolike të tij, në identitet.
“Kisha duhet të jetë e hapur për të gjithë: për besimtarët, kalimtarët e rastit në këtë rrugicë, për këdo që ka dëshirë ta shohë nga jashtë apo të hyjë brenda. Në përpjekje për ta sjellë më afër me njerëzit, muri ishte i panevojshëm. Përballë derës së kishës do të vendoset një pllakë e madhe dhe shkallë, por jo mur dhe as portë. Porta ekzistuese dhe muri që qendrojnë përbri godinës së kishës, do të mbeten pasi paraqesin një rëndësi të caktuar për vetëm periudhën në të cilën janë ndërtuar”, ka shpjegur për gazetën e Durrësit, Famullitari i saj Dom Gjergji Meta.
Jo vetëm kishë, por qendër kulturore
Kështu mësohet të ketë thenë për gazetën e Durrësit, Dom Gjergji Meta, duke sqaruar se projekti në zbatim e sipër do ta kthejë kishën katolike të Shën Luçias në një hapësirë ku do të gjejnë vend jo vetëm meshat, por edhe aktivitetet kulturore të ndryshme, që qyteti apo grupe të caktuara, do të kenë dëshirë të vënë në jetë.
Në një sipërfaqe rreth 1200 metra katrorë, ku përafërsisht 760 metra katrorë do të jenë ndërtim, pjesa tjetër do të jetë e shfrytëzueshme për aktivitete të ndryshme fetare dhe jo vetëm. “Synimi ynë është të ndërtojmë një amfiteatër brenda kësaj hapësire, i cili të shërbejë si arenë aktivitetesh kulturore dhe njëkohësisht si një mënyrë më shumë për të tërhequr vizitorë, të cilët mund të jenë edhe turistë të huaj. Po kështu, sipas projektit, kisha do të pasurohet edhe më një bibliotekë ”.(Beqir SINA)
Shenim i Diellit: Ne takimin fondmbledhes ishin dhe disa vatrane me familjet e tyre si: Gjon Bucaj me zonjen, Zef Balaj me zonjen, ,Marjan Cubi me zonjen, Dritan Mishto me zonjen, Anton Raja, Simon Qafa, Mark Mernacaj, Lush Marku(Binaku).Ndihmoi dhe Agim Rexhaj.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, e njujrkut, Katedralen e Shën Luçisë, shqiptaret

Masakra e Elbasanit: 3 të vrarë e 10 të plagosur

February 3, 2016 by dgreca

Elbasan, 3 Shkurt 2016- Breshëritë e kallashnikovit tronditën Elbasanin në mbrëmjen e së mërkurës dhe lanë një bilanc tragjik të viktimave.
Persona ende të paidentifikuar hapën zjarr në drejtim të një lokali në afërsi të stadiumit “Elbasan Arena”, duke lënë 3 persona të vdekur dhe 10 të plagosur.
Nga të dhënat e para dyshohet se zjarri u hap me një arme tip kallashnikov nga një automjet tip “BMW X5” në drejtim të lokalit.
Si pasojë e plumbave, kanë humbur jetën Agron Çapja, Ardit Sinakoli dhe Eno Bedalli.
Ndërkaq, të plagosur mbetën: Arnold Çapja, Florenc Çapja, Fejzulla Çapja, Bujar Reshka, Luan Muça, Ferit Muça dhe Ardian Zharri.
Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bëjnë të ditur se i gjithë qyteti i Elbasanit është i bllokuar nga uniformat blu, ku në ndihmë të efektivëve të Elbasanit kanë mbërritur dhe Forcat Speciale RENEA, FNSH e Tiranës dhe FNSH e Fierit. Po ashtu, menjëherë janë vënë në lëvizje dhe forcat policore të komisariateve Lushnje, Fier, Berat, Durrës.
Paraprakisht dyshohet se krimi ka ndodhur për hakmarrje lidhur me ngjarje të së shkuarës, pasi familja Çapja nuk është e panjohur për Policinë e Shtetit.
Rreth 1 orë pas ngjarjes, 6 nga të plagosurit u transportuan me helikopter nga Elbasani drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tyre ishte e rënduar. Por, sipas drejtorit të këtij spitali, Gjovalin Bushi, më e rënduar paraqitet gjendja e 3 prej tyre.
“Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë, ndërsa tre të tjerët janë në gjendje më të stabilizuar. Secili prej tyre do t’i nënshtrohet ekzaminimeve dhe më pas do të japim një përgjigje më të saktë. Personat që ndodhen në gjendje të rëndë kanë dëmtime të shumta, thuajse në të gjithë trupin”, tha Gjovalin Bushi.
Nga ana e tij, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj bëri dhe një bilanc të numrit të të plagosurve, që deri në orët e vona të mbrëmjes ishte kontradiktor. Ministri tha se në këtë ngjarje kanë mbetur të plagosur 10 persona. Gjashtë prej tyre ndodhen në Tiranë, 3 prej të cilëve në gjendje të rëndë. Dy persona po marrin mjekime në spitalin e Elbasanit, ndërsa dy të tjerë, me plagë më te lehtë, pasi kanë marrë mjekimin e nevojshëm janë larguar për në banesat e tyre.
“Kemi 6 persona që janë sjellë këtu me helikopter, dy të tjerë ndodhen në Spitalin e Elbasanit ku po i nënshtrohen ndërhyrjeve kirurgjikale, ndërsa dy të tjerë kanë pasur dëmtime të lehta, kanë marrë mjekim dhe janë larguar për në shtëpitë e tyre”, u shpreh ministri Beqaj.
Mësohet se në Drejtorin e Policisë së Elbasanit menjëherë pas ngjarjes ka mbërritur dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Haki Çako. Ndërsa forcat speciale RENEA, ato FNSH por dhe strukturat e Policisë së Elbasanit kanë nisur menjëherë verifikimin e të githë zonës, duke kryer kontrolle në të gjitha banesat dhe ambientet përgjatë aksit Elbasan-Librazhd, pasi dyshohet se andej mund të jenë larguar dhe autorët.
Kontrolle janë kryer edhe në Qafë Thanë, pasi dyshohet se autorët mund të kenë tentuar largimin drejt Maqedonisë. Deri në mesnatë, policia njoftoi se kishte shoqëruar 18 persona për verifikim rreth masakrës së Elbasanit./ Top Channel

Filed Under: Kronike Tagged With: 10 te plagosur, 3 te vdekur, Masakra e Elbasanit

Presidenti Obama ne Xhami:Retorika antimyslimane është e pajustifikueshme

February 3, 2016 by dgreca

Baltimore, 3 Shkurt 2016: Presidenti Barack Obama bëri sot vizitën e tij të parë në një xhami amerikane, ku bëri thirrje për tolerancë ndaj miliona myslimanëve të Amerikës.
Presidenti amerikan bëri thirrje gjithashtu për t’ju kundërvënë paragjykimeve, që ai tha se janë në rritje në procesin e fushatës presidenciale, ndërkohë që flitet për luftë kundër terrorizmit.
Në Shoqërinë Islame të Baltimorës, që përfshin një kampus universitar me një xhami dhe një shkollë 12-vjeçare, Presidenti Obama u ul në një tryezë të madhe me përfaqësues myslimanë të universitetit dhe aktivistë për të diskutuar mbi tolerancën dhe lirinë fetare.
Pastaj ai mbajti një fjalim ku u përqendrua te çështja se si SHBA mund të përballen më me sukses me ekstremizmin nëse punojnë me myslimanët, në vend që t’i cilësojnë ata si armiq të mundshëm.
Retorika antimyslimane është e pajustifikueshme, tha zoti Obama, i cili shtoi se të krishterët, myslimanët dhe hebrejtë janë të gjithë fëmijët e Zotit.

Filed Under: Opinion Tagged With: e pajustifikueshme, Presidenti Obama ne Xhami:Retorika antimyslimane është

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3125
  • 3126
  • 3127
  • 3128
  • 3129
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT