• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Joe dhe Cloyes DioGuardi, u takuan në Nju Jork, me kongresisten Ileana Ros-Lehtinen

February 2, 2016 by dgreca

Ish-kongresmeni z Joe DioGuardi President i LQSHA, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike zonja Shirley Cloyes – DioGuardi, kan diskutuar çështjet e pazgjidhura të konfliktit në Ballkan, sidomos në Kosovë, Maqedoni dhe Bosnje – dhe premtuan se ata do të angazhohen në lidhje me atë se si mund të zgjidhen problemet, edhe me anë të një Seance dëgjimore në Kongresin Amerikan./
Nga Beqir SINA – NYC/
MANHATTAN NYC: Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane lobi i parë dhe i vetëm shqiptarë në SHBA, mbajti të premte, 29 janar, 2016, në restorantin Mayahuel – në New York City — një takim dy-orësh me Përfaqësuesen e Floridës, kongresisten Ileana Ros Lehtinen, anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, dhe duke folur për atë se si e ka parë deri tani Administrata amerikane, me anë të plotikës së jashtme amerikane – politikën e saj në Ballkan, Në këtë takim u folë gjithashtu edhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në të gjithë rajonin, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, dhe u kërkua një Seancë dëgjimore në Kongresin amerikan.
Gjatë pritjes në Mahattan – New York City, mbajtur për kongresisten Ileana Ros-Lehtinen organizuar nga ish kongresisiti republikan e Nju Jorkut, Joseph J. DioGuardi dhe Shirley Cloyes DioGuardi, zoti Justin Shapiro dhe Haris Bojiç, u folë edhe për problemet në Bosnje.
Në këtë pritje me diskutime dhe debate për problemet dhe për sfidat me të cilat përballen shqiptarët në të gjithë rajonin, Kosovë, Luginën e Preshevës, Maqedoni, Mal të Zi e Çamëri, folën dhe debatuan edhe anëtari i Bordit, të LQSHA, z Zef Bala, z Rifat Mehmeti, zëvendës – kryetari i Vatrës, Asllan Bushati, veprimtari i komunitetit ish kryetari i Shoqatës Dibra, zoti Ibrahim Kolari dhe aktivistë të tjerë amerikanë që kan përshëndetur në Manhattan, kongresisten Ileana Ros-Lehtinen, një anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
Takimin e moderojë ish-kongresmeni z Joe DioGuardi President i LQSHA, dhe Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, zonja Shirley Cloyes DioGuardi, të cilët pos një përshkrimi të gjerë të problemeve në ballkan kan diskutuar edhe për çështjet e pazgjidhura të konfliktit në Ballkan, sidomos ato në Kosovë, Maqedoni, Luginën e Preshevës, Mal të Zi, Çamëri dhe Bosnje –
DioGuardi dhe Cloyes, premtuan se ata do të angazhohen në lidhje me atë se si mund të zgjidhen problemet dhe kërkuan nga kongresistja Ileana Ros Lehtinen, anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, një Seancë dëgjimore rreth këtyre problemeve, këtë pranverë .
Joe DioGuardi – duke folur për rëndësinë, që ka Kongresi amerikan në politikën e jashtme amerikane, dhe zgjidhjen e shumë problemeve, atje, ka folur për punën e vazhdueshme që ka bërë, Liga Qytetare, ai dhe Cloyes, sidomos, duke shfrytëzuar, gjatë këtyre 25 vjetëve, lidhjet e tij të mira me disa kongresistë amerikan. Politikan, nga ata të lidhur ngushtë me çështjen shqiptare, si ish kongresistët Tom Lantosh dhe Henry Hyde, Ben Gillman, kongresisitin e Kalifornisë Dana Rohabacher, ish senatorin Joe Biden- (Vice Pressident), dhe dy Përfaqësuesit e Floridës, kongresisten Ileana Ros Lehtinen,figura kryesore në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.
“Fuqinë” sot e ka Kongresi” tha DioGuardi, dhe ne tani e kemi atë në Kongres, duke aluduar tek kongresistia Ileana Ros Lehtinen, anëtare e vjetër e Komitetit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, e cila tha ai na mbështet dhe na ndihmon duke u bërë edhe zëri ynë në Washington”
Xhozef DioGuardi shtoi se “shqipatrët, janë shumë kunfuzë përse ne(LQSHA) nuk besojmë tek Departamenti i Shtetit, dhe sqaroi se SHBA, nuk janë një sistem paralamentar i ngjashëm me atë të Britanisë, ku “fuqinë” e ka një parti e cila vjenë pushtet. Shtetet e Bashkuara, kan një sistem që udhëhiqet nga 50 shtete federale sovrane me kushtetutet, për të “shpërndar fuqinë” dhe jo përqëndruar atë, ky është një sistem demokratik” tha DioGuardi
Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, zonja Shirley Cloyes DioGuardi, duke folur në këtë takim theksojë rëndësin qe ka zëri i
kongresistes Ileana Ros Lehtinen, në Kongresin amerikan, sidomos ndihma e saj në Komitetin për Marrëdhënie Ndërkombëtare, në Kongresin e Shteteve të Bashkuara, prej çështjes së Kosovës, e deri sot.
“Ne duam një senacë dëgjimore në Kongresin Amerikan, sepse duam ndihmën tuaj – iu drejtua Cloyes DioGuardi, kongresites repubilakne, ngaqë ju jeni edhe një anëtare për një kohë të gjatë e Kongresit Amerikan dhe Kryetare Nderi e Komitetit të Punëve të Jashtme të tij. Administrata e Presidentit Obama – për 8 vjet, u shreh ajo, e ka “nxjerrë jashtë arenës” Ballkanin, dhe kjo ka bërë që tani të kemi edhe “konsekuencat”, në qeverisjet e tyre, si në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë, ku korrupsioni dhe keqeverisja, ka marrë një rrugë të pandalshme” theksojë Këshilltarja e Çështjeve Ballkanike në LQSHA, zonja Shirley Cloyes DioGuardi.
Më pas foli veprimtari i dalluar Zef Bala anëtar i bordit të drejtorve të Ligës Qytetare.
Duke marrë fjalën në këtë takim me kongresiten Ros- Lehtinen, republikane nga Florida, nën/kryetari i Vatrës, zoti Asllan Bushati, dha mendimet e tij në disa këndëshikime, sidomos me atë që ai e quajti “rreziku Rusë në Europë”
”Në gjykimin tim, vijojë Bushati, çështjet e Ballkanit në tërësi dhe ato shqiptare në vecanti, administrata amerikane,këto vitet e fundit , ja ka lënë në kompetencë ose si të thuash në një fare kujdestarie Bashkimit Europian (BE). Kjo ka krijuar një vakum, shtoi ai dhe një zbrastësi (në radhë të parë shpirtërore , por dhe besimi) tek shumë bashkëkombast të mi, sepse, BE-ja ka problemet e saja të shumta të pa zgjidhura (vecanërisht tashmë atë të refugjatëve) dhe e sheh Ballkanin si problem dytësor.”
Kurse, duke folur për problemet shqiptare, në raportë me BE-në ,si çështje të dores së fundit, si u shreh ai ;”Kjo është tërësisht në kundërshtim me ndjenjat e shqiptarëve të cilët janë më proamerikanët në botë. Njerëzit e thjeshtë kanë filluar të dyshojnë në se dashuria e tyre për Kombin Amerikan është një gjë reale dhe e dyanëshme, apo një iluzion.Kjo dukuri e kohëve të fundit vjen si reagim i gjendjes krijuar (thënë më sipër) edhe nga fakti që në trojet shqiptare ka korrupsiontë lartë,kriminalitet, keq qeverisje,mungesë investimesh e mbi të gjitha papunësi e varfëri të theksuar” nën/kryetari i Vatrës, zoti Asllan Bushati.
Më pas e mori fjalën z.Ibrahim Kolari – veprimtar i komunitetit, anëtar i kryesisë së Vatrës i cili foli përkatësiisht për problemet e shqiptarëve në Maqedoni, sidomos, ato që lidhen me rrezikun që paraqesin zgjedhjet e parakoheshme atje me 24 prill, nga pushtetarët .
Kolari , sqaroi dhe kërkoi me këtë rast ndihmën e kongresites në Kongresin amerikan, për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni, duke thënë se” fatkeqësisht për faj të Kryeministrit Gruevski, dhe qeverisë së tij me shqiptarët, BDI-në, Marrëveshja e Ohrit, ende nuk është zbatuar, pavarësisht nga fakti se marrëveshja është nënshkruar nga maqedonasit dhe shqiptarët”.
Kolari, i cili ka qenë edhe vetë kandidatë për kryetar Komune në Dibër – Maqedoni në zgjedhjet e fundit, i kërkojë ndihmë kongresites Ileana Ros Lehtinen, një anëtare për një kohë të gjatë e Kongresit Amerikan dhe Kryetare Nderi e Komitetit të Punëve të Jashtme të tij, lidhur me atë që ai e quajti “përkeqësim të situatës” në Republikën e Maqedonisë, para zgjedhjeve të 24 Prillit, duke permendur me këtë rast edhe kërcënimet me jetë, ndaj një lideri si ai i LR-PDSH-së, zotit Ziadin Sela, Kryetar i Komunës së Strugës”.

Filed Under: Komunitet Tagged With: Beqir Sina, Ileana Ros-Lehtinen, Joe dhe Cloyes DioGuardi, me kongresisten, u takuan në Nju Jork

Fitore emigrantësh në Shtetin e Ajovas (Iowa)

February 2, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/
Shteti i Ajovas (Iowa), toka e fermave të misrit. Përmbysi të gjitha parashikimet e sondazheve mbi epërsinë e dukshme të Donald Trump. Bëhet fjalë për garën mes kandidatëve republikanë për Presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Atë fitoi Ted Cruz, djali i një emigranti kubanez.
Në fakt fushata Trump filloi me emigrantët. Sidomos me deportimet, kthimin mbrapa, në vendet e origjinës, të të paligjshmëve. Edhe pse në këtë shpurë bëhet fjalë për një numër të konsiderueshëm njerëzish, kombësish etj. Aq sa u ka futur ethet edhe emigrantëve legale. Eshtë një ekuivok i vjetër ky i Amerikës. Sa të habit për shkak edhe të ftohtësisë ligjore. Ka shumë njerëz që jetojnë e punojnë. Që kanë rekorde të shkëlqyera në shtet. Në drejtim të faturave, taksave, punësimit. Dosje të pastërta edhe me drejtësinë. Shkurt, që kanë prona, bëjnë jetë shembullore të një qytetari të lavdëruar. Por prapë konsiderohen ilegalë. Jetojnë me frikën e të deportuarit. Jetojnë me ankthin e pritjes për tu bërë shtetas. Jetojnë me planin që, me që kanë lindur fëmijët këtu, të përfitojnë letrat prej tyre. Ka aq shumë versione jetësh, sa, do duheshin kilometra katrorë, sipërfaqe letre për tu mbushur.
Ndaj deklaratat kundër emigrantëve, nga një biznemes i fortë, kallën një lloj paniku në këto grupe shoqërore. Shto edhe indinjatën e njerzve që, konsiderojnë se problemet e Amerikës, nuk janë tek emigrantët. Dhe se ky shtet i madh që ka burimin e tij po nga emigrantët, nuk mund të rregullohet me aq, deportimin e një meksikani. Apo një siriani të lodhur nga luftrat civile dhe i ardhur aty me një mijë e një sakrifica.
Mirëpo sondazhet i jepnin një avantazh. Ndaj Ajova u kthye në një pritje emigrantësh. Sysh plot pikëllim. Krijesa që donin të dëgjonin verdiktin e popullit. Vërtetë edhe populli mendon si ai?
Starti i parë. Dhe një fillim i mbarë është gjysma e punës. Ai që fitoi përballjen e parë, është pikërisht një djalë emigranti.
Nga ana tjetër, Cruz edhe pse fitoi një betejë brenda të vetëve. Edhe pse është djali i një matematikani emigrant, konsiderohet nga opinioni amerikan si një nga konservatorët më të spikatur i së djathtës. Mjaft të përmendimin që ai është pro dënimit me vdekje, heqjes së pagës minimale etj. Apo se do zhbëjë reformën shëndetësore të Obamës.
Sot herët në mëngjes përmes një statuti në profilin e tij në twitter ai falenderoi popullin e Ajovas. Mirëpo aty kanë filluar edhe akuzat e para. Ka njerëz, qytetarë që dyshojnë për një presion ndaj kandidatit tjetër Carson për tërheqje nga gara. Madje e tregojnë me gisht.
Megjithatë konsiderohet një fitore që palët e kanë përshëndetur. Një disfatë për sondazhet. Dhe bumin mediatik. Një hap i madh. Mbi të gjitha, për emigrantët ilegale. Jo se ky do i shpëtojë. Por të paktën zbehën disi makthin deportim.

Filed Under: Analiza Tagged With: e Ajovas (Iowa), Fitore emigrantësh, Ilir Levonja, në Shtetin

Pjesë nga Ditari i Lasgush Poradecit

February 2, 2016 by dgreca

Ne Foto: Lasgushi, e bija Maria dhe Cuci ne Pogradec/
Tiranë, e Mërkurë 2 Prill 1975:/
Sot nga ora 1 pas mesdite, ardhë m’a muar me zor, konkën t’ime shumë të dashur dhe shumë besnike, “Cucin” që të m’a vrasin (pushkatojnë). Ishte sekretari i Këshillit të Lagjes nr 1 me një polic dhe dy të tjerë me pushkë.
Thanë: “Kemi urdhër t’i vrasim qentë!”
Unë ju luta me 1000 të lutura të m’a lënë 2-3 ditë, të marr lejë të mos m’a vrasin.
Ata nuk pranuan në asnjë mënyrë. E mbanja Cucin siç ish i lidhur, me rrypin e tij poshtë shkallëve, m’a rrëmbyen egërsisht. Megjithqë polici i tha sekretarit të m’a lenë këto 2-3 ditë, sekretari një individ zemër ashpër, dha urdhër të m’a marrin.
Sbriti polici poshtë ne “Cuci” m’a mori megjith rryp dhe me gjith hallkën e rrypit prej së cilës i vinja rrypin “Cuci-t” kur e shëtisnja nga pak në mëngjes dhe më drekë nga ora 11-1. Passi m’a rrëmbyen “Cuci-n” në këtë mënyrë kaq të egër, zura të qaj, sbrita poshtë shkallëve ku e mbanja lidhur me rrypkën e tij elegante (që m’a dha Kostaqi i Frosës në Poradec) dhe m’u shkreh zemra dhe zura të qaj me lot për “Cuci-n”, puthnja peronën ku kapnja rrypin, puthnja safkën e ujit ku i shtinja ujë të freskët, putha 2-3 herë dhe shumë herë enën ku i shtinja të hajë “Cucit” dhe qanja me psherëtimë. Kaq shumë m’u dhemb “Cuci”.
Passi m’a muarr Cucin dhe e vunë në karrocë dhe u larguan 60-70 hapa prej meje, u vesha shpejt dhe ju vajta pas dhe i gjeta në një rrugicë pranë shtëpisë s’ime, i-u luta me shumë të lutura përsëri, të m’a lenë pa e vrarë, i-u thashë të vete ne Sekretari i Komit. të Partisë së rrethit Manush Myftiu, do vete ne Sekretari i Kom, Ekz. të Rrethit, do vete në Seksionin e Shëndetsisë të marr leje për konkën (Cucin), por ata nuk m’a pranuan lutjen (nuk pranonte, prapë, Sekretari (Elem Haxhia).
Ardha menjëherë në shtëpi, dhe megjithqë jam i sëmurë prej 17 Janarit gjer më sot i shtrirë në shtrat, u vesha dhe shpejt mora Marien me mua, vajta me autobus gjer në Kom. Ekz. E mora Marien se prej 17 Janarit s’jam ngritur prej shtratit, e mora shpirtin nër dhëmbë dhe u nisa i shoqëruar prej Maries, që po të rrëzohem rrugës i sëmurë siç jam, t’a kem Marien pranë. Vajta me Marien në Kom. Ekz. Më thanë Sekretari i Partisë (Manush Myftiu që është antar i Byrosë së Komitetit Central) nuk vjen këtu në zyrë, Kryetari i Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashi) nuk priste, Zëv-kryetari (janë 4 zëv-kryetarë) nuk kish pritje.
Poeti Pano Taçi, që ish poshtë në parterë, më tha, të vete në Seksionin e Shëndetsisë, po inspektori i Seksionit nuk kishte pritje sot të Mërkurën, kishte pritje të Martën edhe të Premten prej orës 1-2. Ika i dëshpëruar jashtëzakonërisht.
Ardha në shtëpi. Kostandina më tha të vete ne Arkit. Petraq Kolevica që Petraqi t’i thotë nesër të Enten, inspektorit të Shëndetsisë, të më pranojë nesër të Enten. Petraqi, që është nënpunës në Komitetin Ekzekutiv, banon afër shtëpisë s’ime (nja 200-300 hapa larg). Vajta ne Petraqi, me Marien, e ëma e Petraqit më tha se Petraqi është shtruar në spital para 1 jave.
Do vete nesër të Enten ne Ministri i Shëndetsisë Doktor Llambi Ziçishti, të përpiqem për Cucin, t’i japë Ministri urdhër Seksionit të Shëndetsisë, të mos m’a vrasin Cuci-n. Shpresë s’kam, por, prapë do vete ne Ministri. Kur ardha prej Petraqit në shtëpi, sbrita të shoh vëndin ku e mbanja Cucin poshtë shkallëve; atje m’u mbush shpirti dhe shpërtheva në qarje e vajë, putha dyke qarë peronën ku lithnja Cucin me rryp, e putha peronën 3 herë dyke qarë, putha safkën ku i shtinja ujë të freskët e putha 3 herë, putha 3 herë edhe enën prej alumini ku i jipnja Cucit të hajë, edhe u ngjita prej shkallëve të Cucit për në kuzinë, ku kam shtratin tim. Hyra në kuzinë dyke qarë, mezi pushova.
Pastaj mora Marien, vajta me Marien në rrugët ku nxirrnja pak Cucin që më vinte keq t’a mbaj vetëm lidhur. Përshkova me Marien rrugën prej shtëpisë s’ime gjer buzë lumit Lanë, shkova buzë Lanës, siç shkonja me Cucin kur e nxirrnja, vajta me Marien nëpër rrugët dhe rrugicat ku e nxirrnja Cucin, nja 20 ose 30 ose 60 minuta për dita, që të çmallem me rrugët ku shkonte Cuci. U këtheva pastaj në shtëpi, prapë zura të qaj se m’u mbush prapë shpirti dhe shkrojta këto rradhë për Cucin t’im shumë të dashur, shumë të dhemshur dhe shumë besnik.
Sytë Cuci i kishte shumë të bukur, shumë të dashur, njerëzit theshin kur e baresnja Cucin, rrugëve: “sa i bukur”, edhe fëmija, edhe nuset, edhe burrat theshin sa i bukur. Cuci është leshator, i bardhë në roza, të gjithë theshin sa i bukur. Më vjen të pëlcas për dhimbjen e Cucit, po s’kam ç’bëj. Po rri këtë ditë me shpresë për nesër, që të vete nesër ne Ministri i Shëndetsisë, dhe të shoh a mos më pranojë inspektori i Shëndetsisë, me anën e ndonjë miku, ndonjë shkrimtari që t’a njohë inspektorin. Lasgush.

Tiranë, e Ente 3 Prill 1975:

Megjith që jam i sëmurë që prej 17 Janarit (kur ardha prej Poradeci), prapë i dhashë kurajë vetes dhe dola për të parën herë nëpër Tiranë, t’i bje pas punës së “Cuci-t”. Vajta në Lidhjen e Shkrimtarëve, ku, që në mëngjes gjer në ora 1.30’ pas mesditës mezi takova atje Dritëro Agollin, Kryetar i Lidhjes. Dritëroj, pas lutjes sime, i telefonoj Kryetarit të Komitetit Ekzekutiv (Ndue Marashit) që të më pranojë “për 1 çështje”. “Le të vijë” i tha Kryetari i Kom. Ekz. Lasgushi.
Vajta, pas urdhërit të tij, portieri më la të hy. Atje më thanë se puna e “Cucit” (që m’a muarr dje të m’a vrasin) mvarret prej Seksionit të Shëndetsisë (që i ka zyrat brenda në Kom. Ekz.). Në zyrën e inspektorit të Seksionit më priti me respekt inspektori Shpëtim Gjebréa, kështu m’a tha mbiemrin Dritëro Agolli, emrin s’m’a tha inspektori, më dha cigare, më tha që ay më njeh: “kemi folur” tha “prej 2 vjetësh” etj. Shpëtim Gjebréa më tha: “do t’ju japim lejë prej Seksionit” dhe doli prej zyrës me mua të vemi në zyrën e veterinerit, që e ka zyrën brenda në Kom. Ekz., “t’ju them” tha “t’ju japin lejë për të mbajtur qenin” (konkën time).
Veterineri s’ishte. “Ecni t’i thoni” më tha “Sekretarit të Lagjes nr 1 të mos e vrasin qenin, se nesër, kur të jetë këtu veterineri, do t’ju japim lejen për mbajtjen e qenit”. Vajta te Sekretari i Lagjes nr 1 (Lelem Haxhia) i thashë ç’më tha Inspektori Gjebréa. Elemi e mori Inspektorin në telefon, i tha Lelem-it “do t’i japim Lasgushit lejë për qenin, nesër, se sot nuk është veterineri. Unë u shqetësova shumë që s’u mbarua puna (sepse termini i vrasjes së Cucit është vetëm 3 ditë, dje 1 ditë, sot shkoj dita e dytë).

Tiranë, e Premte 4 Prill 1975:

Megjith që jam i sëmurë e mora shpirtin t’im nër dhëmbë dhe, nga çqetësimi për Cucin, u ngrita në mëngjes më ora 5, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 e mëngjezit (kur vijnë gjithë nënpunësit në zyrë). I bëmë telefon Gjebréa-s prej Lidhjes, disa herë, s’kish njeri në zyrën e “Shpëtim Gjebréa-s”. Gjer më ora 1 pas mesdite telefonuam shumë herë, po s’dilte njeri në telefon. Vajtmë me djalin e prof Çiços, prej zyrës së të cilit i kishim telefonuar shumë herë Gjebréa-s. Hymë në Komitet Ekz. Në zyrën e Seksionit të Shëndetsisë takova Gjebréa-n, “haj” tha “Lasgush, të vemi këtu në zyrën e doktorit veterinar”.
Doktori s’ishte, prapë, në zyrë. Gjebréa më tha: “I telefonova sot Lelem Haxhisë se do t’i japim lejë Lasgushit për mbajtjen e qenit, po edhe sot s’është këtu doktori veterinar”. Me qënë që sot është dita e tretë dhe kisha shumë frikë mos m’a vrasin Cucin, e mora, prej Lelemit adresën e Përgjegjësit të qenve, vajta në zyrën e Komunales (e cila jep urdhër për vrasjen e qenve), në Zyrë s’kish asnjeri, pyeta ku e ka shtëpinë private përgjegjësi dhe vajta në shtëpinë private.
Ky përgjegjës, më priti mirë, më tha se qenin s’kam dhënë urdhër të vritet sepse mora vesh që ky qen është i poetit Lasgush Poradeci. Përgjegjësi më tha: “sapo të m’a sillni Lejën e qenit, do t’ju a lëshoj qenin”. M’u qetësua zemra që s’ma paskan vrarë Cucin e dashur dhe vajta në shtëpi të ha 1 çikë bukë, i lodhur, i këputur nga fuqitë siç isha. Hëngra pak bukë, dhe u shtriva në shtrat i potresitur. Tashi më mbetet që, nesër të vete prapë në Kom. Ekz. ne Shpëtim Gjebréa a mos m’a japë Lejën (në qoftë se do të jetë veterineri aty në zyrat e Kom. Ekz.).
Tiranë, e Premte 4 Prill 1975:
U ngrita shpejt që në mëngjes (ora 5 para mëngjesit, të vete në Kom. Ekz. më ora 7 (përpara se të hyjnë nënpunësit) t’i them inspektorit të Shëndetsisë (Shpëtim Gjebréa) t’i thotë veterinerit të Kom. Ekz. të mos m’a vrasin “Cucin”. I tha po s’desh. I vajta dhe unë veterinerit (në zyrë) po s’pranovi. U dëshëprova shumë, po veterineri ish i pashpirtshëm. Thashë t’i them Kryetarit të Kom. Ekz., Kryetari s’ish. Komiteti ka 4 zëvëndës-kryetarë. Trokita te njëri, s’isht. Trokita në derë të tjetrit, tha “hyrë”. Ky quheshe Hektor Konomi. J’u luta t’i thotë veterinerit të urdhërojë mospushkatimin e qenit (konkës s’ime). Hektor Konomi passi më pranoj dhe më dëgjoj me shumë kujdes, u ngrit, vajti vetë në katin poshtë ku është zyra e doktorit veterinar dhe ardhi më tha: “ecni poshtë të merrni Lejen prej veterinerit që të mos ekzekutojnë konen tuaj”.
Vajta mora Lejën, që atje vajta në Repartin e Komunales së Tiranës, mora prej përgjegjësit të Repartit, njoftimin me shkrim që i bënte përgjegjësi (Ferik Pilkati) mbajtësit të qenve të kapur: “Shokut Riza Gjini ose jevgu. Shoku Riza jepi Profesorit qenin e tij mbasi ka marrë lejë nga Kom. Ekz. i K. P. Rrethit. 5/4/1975”
Në kulmin e gëzimit vajta (1 orë larg) mora “Cucin” prej jevgut. Cuci sapo më pa i-u shkëput jevgut prej krahëve dhe u vërsul drejt meje, si e përkëdhela 2-3 sekonda, i dhashë 1 qofte t’a hajë, Cuci, prej gëzimit, nuk e hante qoften, pastaj, si i dhashë prapë, e hëngri, i dhashë edhe qoften e dytë, s’desh t’a hajë prej gëzimit që më pa përsëri, pas disa sekondash përkëdheljeje, i dhashë prapë t’a hajë, i dhashë edhe të tretën, të tretën s’e hëngri nga gëzimi, e mora qoften në letër dhe u nisa me “Cucin” për në shtëpi (¾ ore larg).
Isha i lodhur, i këputur. Rrugës për në shtëpi i-a dhashë prapë qoften edhe Cuci e hëngri. Maria kur e pa Cucin (sapo ardhi Maria nga shkolla) u gëzua jashtëzakonërisht, e mori në krah dyke e përkëdhelur.
* Dergoi per Diellin:Bardhyl SELIMI/

Filed Under: ESSE Tagged With: Ditari i Lasgush Poradecit, maria

Rusia mund të “kontrollojë” Mesdheun nga Latakia

February 2, 2016 by dgreca

Në Latakia ka vendosur me dhjetëra avionë e raketa, e kështu, Putini mund të kontrollojë një pjesë të mirë të Mesdheut, shkruan “Corriere della Sera”. Këtë fakt kjo gazetë e ilustron me pamjet e marra nga një satelit izraelit, pretendimin e një dislokimi masiv avionësh “Sukhoi” të modeleve të ndryshme e baterish të raketave, nga ana e Moskës në Lindjen e Mesme.
“Nuk është një arsenal armësh nga ato që përdoren për aksione të shkurtra e të shpejta”, argumenton e përditshmja prestigjioze italiane. Më 26 janar, – shpjegon artikulli, – sateliti izraelit ‘Eros B’, i lëshuar prillin e vitit 2006 nga ‘ImageSat International’ edhe për të monitoruar ndër të tjera zhvillimin e programit atomik të Iranit, kaloi mbi rajon në njërin prej orbitimeve të tij rutinë. Këtë herë ama, arriti të siguronte pamje nga lart të bazës së aviacionit ushtarak rus në Latakia të Sirisë; mjete të tjera fluturuese, raketa shtesë, hangarë të rinj. Të gjitha këto, në brigjet e Mesdheut. Për Tal Inbar, kreu i qendrës së kërkimeve hapësinore pranë institutit “Fisher”, kjo është prova se Moska nuk ka zbarkuar në Siri për një operacion të përkohshëm. Lloji i pajisjeve dhe armatimeve të dërguara atje, tregojnë qartë se rusët janë në atë vend për të qëndruar, e kjo ndryshon situtatën strategjike në rajon, citohet të ketë thënë ai. Pas rrëzimit të avionit rus nga turqit, në fund të muajit nëntor, Moska e pajisi bazën në fjalë me sistemin antiajror “S-400”: bateritë raketore shihen qartë në fotot e satelitit izraelit. Bëhet fjalë për një sistem tepër të fuqishëm me rreze veprimi 400 kilometra. Kjo do të thotë se tashmë, Vladimir Putin, – vazhdon Inbar, – nëse dëshiron, do të jetë në gjendje të kufizojë veprimet dhe sulmet e çfarëdolloj aviacioni në një pjesë të mirë të Mesdheut.

Filed Under: Rajon Tagged With: Mesdheun nga Latakia, Rusia mund të “kontrollojë”

Kosova dhe Malta nënshkruan marrëveshje kornizë për bashkëpunim

February 2, 2016 by dgreca

Prishtinë, 2 shkurt 2016 – Zëvendëskryeministri i parë, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pritur sot për një takim bilateral ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maltës, George William Vella, i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës.
Malta do të marrë për herë të parë kryesimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian më 1 janar 2017.
Zëvendëskryeministri Thaçi dhe ministri Vella nënshkruan një marrëveshje kornizë për bashkëpunim ndërshtetëror, për dy vitet e ardhshme. Kjo marrëveshje parasheh dinamizimin e marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat me interes për të dyja palët si dhe një bashkërendim më të madh gjatë Presidencës së BE-së nga ana e shtetit maltez.
Dy shtetet zotohen të mbajnë konsulta të rregullta politike si dhe të ndihmojnë njëra-tjetrën me informacione për sa i përket zhvillimeve në Ballkanin Perëndimor, ndërsa institucionet relevante do të inkurajohen për të rritur bashkëpunimin ndërshtetëror Kosovë-Maltë.
Gjatë konferencës së përbashkët për medie, zëvendëskryeministri Thaçi është shprehur se shteti i Kosovës po vazhdon të konsolidohet. “Kosova po shënon suksese në rrugëtimin e saj evropian, posaçërisht pas hyrjes në marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Evropian, ndërsa tani po e presim rekomandimin për liberalizimin e vizave”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka falëndëruar shtetin maltez për njohjen e hershme të Republikës së Kosovës dhe për përkrahjen e vazhdueshme për Kosovën në arenën ndërkombëtare. Ai tha se Malta shërben si shembull se si edhe shtetet gjeografikisht të vogla mund të jenë të suksesshme në familjen e shteteve të mëdha të BE-së dhe, njëherësh, e mbështeti idenë që të zgjerohet bashkëpunimi edhe në fushat e ekonomisë, sigurisë, arsimit dhe kulturës.
Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Maltës, Vella tha se duhet kërkuar mënyra për të thelluar bashkëpunimin mes dy vendeve, duke shtuar se bëhet fjalë për dy ekonomi të vogla por me mundësi për bashkëpunim. Vella tha se është e rëndësishme që Kosova po ecën përpara me hapa të sigurtë.Marrëdhëniet aktuale mes dy vendeve janë të shkëlqyera. Republika e Maltës ka qenë vazhdimisht përkrahëse e agjendës evropiane dhe multilaterale të Republikës së Kosovës, si dhe i ka dhënë mbështetje shtetit kosovar në të gjitha proceset e tjera.
Kjo kornizë e bashkëpunimit vjen edhe si rezultatet i një bashkëpunimi të nisur që nga viti 2013, kur ishte nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit mes dy ministrive gjegjëse.
Ministri maltez Vella do të jetë folës kryesor në njërin prej paneleve të konferencës vjetore “Germia Hill”, punimet e së cilës do të nisim sot, të organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, së bashku me institutin me renome botërore, Aspen Institute.

Filed Under: Rajon Tagged With: Kosova dhe Malta, marrveshje kornize

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3131
  • 3132
  • 3133
  • 3134
  • 3135
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT