• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në Staten Island”, Anamalasit rreth “Valles së Bashkimit” me Flamurin kuq e zi

November 28, 2015 by dgreca

Nga Keze Kozeta Zylo/

Miliona shqiptarë rreth rruzullit tokësor e festojnë Ditën e Flamurit Kombëtar si ditën më të shenjtë të vitit.Edhe shoqata e mirënjohur “Ana e Malit” me kryetar z.Ismet Kurti në Amerikë si pjesë e Diasporës shqiptaro-amerikane mbledh së bashku shqiptarët për çdo vit për të fesetuar me nderime e madhështi Ditën e Flamurit, 28 Nëntorin, Pavarësinë e Shqipërisë.

Në ishullin e “Staten Island” të Nju Jorkut, ku rrezet e shndritshme të diellit të lëbyrnin sytë edhe pse fund nëntori, në restorantin “Brook Catering Hall” me pronar z.Shaban Seferi së bashku me stafin e punës kishin përgatitur cdo gjë dhe iu uronin pjesëmarrësve mirëseardhjen për Festën e Flamurit.

Është një ishull që tërheq shumë turistët sepse lidh Manhattanin që udhëton me anijen “Ferry” anijen që mund të udhëtosh pa para dhe shikon fare afër Statujës së Lirisë, apo mund të shkosh në Brooklyn nëpërmjet urës së famshme “Verrazano Bridge”, urës së vetme në botë që mbahet nëpërmjet forcës së tërheqjes.

Mbrëmja festive e Nëntorit e konceptuar nga anamalasit ishte tipike festive, plot kulturë, ishte një festë spektakolare pa asnjë lloj fjalimi pompoz, ishte një shfaqje spektakolare nga shoqata “Tradita”, “Biznis Klub Anamalit” dhe Buzuku të ardhur enkas nga Ana e Malit, Kraja, Ulqini, nga trevat autoktone shqiptare të pushtuara padrejtësisht nga sllavët.  Anamalasit shtruan një darkë për mysafirët të cilët kishin ardhur për Ditën e Flamurit nga Ulqini i largët, ndërsa festimin zyrtar këtë vit e organizojnë me mjaft shoqata të tjera të Diasporës të udhëhequr nga asnambleisti i shtetit të nju jorkut, shiqptari i parë i zgjedhur z.Mark Gjonaj.

Kjo shfaqje spektakolare mund të jepej pa frikë në sallat mondane të New Yorkut dhe me siguri do të mahniste artdashësit e shumtë shqiptarë dhe të huaj nga vallëzimet, këngët dhe kostumet marramendëse shumëngjyrëshe të asaj treve.

Mbrëmjen e ka hapur n/kryetari i shoqatës “Ana e Malit” z.Xheladin Zeneli i cili iu ka uruar të gjithë pjesëmarrësve Gëzuar Ditën e Pavarësisë dhe e festofshim perjetësisht këtë ditë të shenjtë, ndërkohë ka falënderuar dhe iu ka uruar punë të mbarë shoqatës “Tradita”, Bisnez Klub Anamalit” dhe Buzukut për mirëseardhjen në Festën e Pavarësisë.

Z.Zeneli ftoi në skenë kryetarin e “Biznis Klub Ana e Malit z.Kabil Kurti i cili kishte ardhur nga Ulqini ku midis të tjerash tha:

“Ana e Malit në të cilën kryen veprimtarinë “Biznis Klub Anamalit” është një zonë me potenciale të mëdha natyrore dhe ekonomike.  Kjo shoqatë ka në axhendën e vet një sërë aktivitetesh ku dy projektet më serioze të saj janë Dita e Shegës dhe Dita e Diasporës.

Dita e Shegës është një manifestim gjithëpopullor që ka qëllim promovimin e prodhimeve vendore të cilët do ndikojnë në rritjen e mirëqenies sociale të banorëve për nder të pemës autoktone të trevës sonë Shegës.  Shega ka qenë simbol i trashëgimisë dhe jetëgjatësisë për popuj autokton ku së bashku me ullirin dhe fikun janë pemët më të vjetra që kanë mbi 5 mijë vjet lashtësi.  Lulet e shegës janë simbol i dashurisë kurse fryti i saj simboli i pjellorisë.

Dita e Diasporës është një projekt me shumë rëndësi dhe bëhet në bashkëpunim me shoqatën “Ana e Malit” në New York dhe kjo bëhet për nder të bashkëvendasve tanë që vinë gjatë pushimeve në vendlindje”.

Koncertin madhështor e ka prezantuar aktivistja e dalluar zonja Zyra Mehani

e shoqatës “Tradita” me drejtor z.Sabri Salaj e cila iu uroi gjithë të pranishmëve:  “Mirë se u bashkuam”  urim që u mirëprit me duartrokitje të nxehta.

Ajo falënderoi “Anën e Malit” dhe të gjitha shoqatat që i kanë mbështetur vazhdimisht dhe e filloi programin duke kujtuar aktivitetet historike të mëparshme për Flamurin shqiptar.

Grupi i valltarëve interpretoi duke vallëzuar një kolazh të valleve të trevës së Anës së Malit, lëvizjet e tyre, krahët e bashkuar në fluturim shqiponje rrahja e këmbëve në tokë burrash shprehte qartë dashurinë si bij të lashtë të Mëmëdheut tonë të shumëvuajtur.

Këngëtari Edi Luka interpretoi “Lulëkuqja e Gjakovës” dhe “Dashuroj kuq e zi”, dashuri që del nga palca e shpirtit.

E magjishme ishte dhe “Vallja e Shegës” krejtësisht tradicionale që u shoqërua nga këngëtarja e re anamalase Egzona Salaj.

Artisti i shquar shqiptar anamalas Gezim Salaj interpretoi me profesionalizëm këngën “Ana e Malit” vendlindja ime.

Mbremja vazhdoi me plot intensitet, emocion dhe duartrokitje kur në skenë u interpretua vallja e dasmës anamalase e cila në festivalin mbarëkombëtar folklorik të Gjirokastrës në këtë vit u kurorëzua me çmimin e tretë mbarëkombëtar.

Këngëtari Suad Mehmeti u prezantua me një potpuri këngësh autoktone ulqinake i cili u mirëprit plot emocion nga të gjithë pjesëmarrësit artdashës.

Me mjaft duartrokitje të nxehta u mirëpriten këngët “Çohem nadje pa dal drita” dhe sidomos kënga patriotike “Mos m’i prek trojet e mia” interpretuar mjeshtërisht nga Gëzim Salaj.

Kanarina shqiptare e Anës së Malit, Ulqinit dhe Krajës këngëtarja simpatike Egzona Salaj e cila ka fituar çmimin e parë në festivalin kombëtar të Gjirokastrës si interpretuesja më e mirë e vitit në rrafshin gjithëpërfshires kombëtar me “Këngën e Gjergjefit” u paraqit para publikut me një potpuri këngësh shkodrane si: “Për mu paska kenë kismet”.

Këngëtarët e mirënjohur Viktor Ndrekaj dhe Luigj Llukiqi interpretuan këngë të ndryshme, por ajo më me humor të hollë ishte: “Bisedojnë dy plaka të veja” , këngë që u mirëprit plot duartrokitje.

Programi artistik tejet i bukur dhe plot kulturë shoqeruar nga DJ Samy u mbyll me vallen e interpretuar magjishëm nga shoqata “Tradita” e quajtur “Vallja e Bashkimit”.  Vallja është përgatitur nën mbikqyrjen e Din Zenelit, aktorit Shefqet Luca, me koreografi të valltarit kryesor të “Ansamblit Shota” nga Kosova Besnik Grajcevicit.

Vallja e Bashkimit duhet të pushtoje gjithë ekranet shqiptare me vajzat dhe djemtë me kostumet me ngjyra marramendëse sidomos grupi me kostumet e Shestanit, veshje katolike e trevës së Krajës do të më bënte një përshttypje të jashtëzakonshme, ato dukeshin sikur kishin ardhur nga një planet tjetër, por në fakt ato ishin shtojzovallet shqiptare, ardhur nga Illyria këtu e qëkur ka lindur njerëzimi.

Duke u bashkuar të gjithë në vallëzim, pjesëmarrës dhe artdashës në “Vallen e Bashkimit”  ndjeja dhe shikoja në sytë e tyre dashurinë dhe urimin gjithëshqiptar:  “U bashkofshim sa më parë” se kush ka marrë pjesë në aktivitetet pranë shoqatës “Anës së Malit” jemi ndjerë si pranë Ulqinit pranë Bashkimit!

28 Nëntor, 2015-Staten Island, New York

Filed Under: Komunitet Tagged With: Anamalasit, Dita e Flamurit, ne Staten island

ME SHQIPTARËT NË DITËN E FLAMURIT NË GÖTEBORG TË SUEDISË

November 28, 2015 by dgreca

PREZENTIM I BUKURISË SHQIPTARE PËRMES VESHJES KOMBËTARE NË DITËN E FLAMURIT DHE PAVARËSISË SË SHQIPËRSISË NË GÖTEBORG TË SUEDISË/

Nga Sokol Demaku/

Në qytetin Göteborg të Suedisë, në këtë vend skandinavik për herë të parë u mbajt Sfilata e Modës me Veshje kombëtare shqiptare e organizuar nga Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” nga qyteti Borås shoqatë kjo kulturore e shqiptarëve në këtë qytet suedez dhe në bashkëpunim me shumë vullnetar shqiptarë të cilët jetojnë dhe veprojnë në ketë qytet dhe në bashkëpunim me shoqatat tjera kulturore nga qytete tjera suedeze në mënyrë madhështore u festua 28 Nënetori Dita e Flamurit kombëtar dhe Dita e pavarësisë së Shqipërisë.Në këtë manifestim kulturor të organziuar nga Qendra Kulturore Shqiptare “Migjeni” e qytetit Borås morën pjesë stilistja nga Republika e Kosovës Servete Kastrati e cila kishte sjelle me vete veshje kombetare shqiptare nga të gjitha trevat shqiptare punua me dorë nga vet ajo, pastaj rapsodi popullore Gjon Frroku nga qyteti i Lezhës ku QKSH ”Migjeni” nga Borås ka nje bashkëpunim të mirë me shoqtën lexhjane ”Kastriotet”, pastaj të rinjë dhe të reja shq­iptar nga qyteti Borås, Göteborg, Varberg, Falkenberg të cilët ishin pjesë e këtij projekti.

Të pranishmit argëtuanë me këngë e valle anëtarët e shoqërisë kulturore artistike “Shqiponja e maleve” nga Fallkenberg, pastaj mysafirë të Sfilatës ishin edhe anëtarët e shqërsisë kulturore ”Alba” nga qyteti Göteborg, të cilët u paraqiten edhe ata para ketij publikum e pika te tyre mjaftë të qeeluara muzikore agzekutuar nga fëmije dhe të rinjë, për të përshendetur këtë evenemang të madh kulturor.

Zeri i njom i këngetarës më të re në këtë evenemang madheshtor të Ditës së flamurit Eleona Zeneli ishte kënaqësia e manifestimit kur i terë auditori me mbi 1500 veta i duartrokiti kësaj vioglushje shtatë vjeqare për këngen e saj Unë jam shqipe nga Kosova.

Edhe grupi folklorik nga qyteti Hallmstad nen udhehqjen e Myzafer Krasniqit kënaqi të pranishmit me kengët folklorike të cilat iu kushtuan atdheut dhe qeshtjes sonë kombetare.

Ishte kënaqesi të shihje bashkëkombasit tëmbledhur rreth platos së Revysë së modës së Veshjeve të traditës sonë shekullore, por edh më kenaqësi ishte se në Qendren tregetare dhe kulturore ndër më të medhatrë në Suedi, këtu në Nordstan, të qytetit Göteborg  ishte dominante edhe prezenca e miqeve suedez, dhe banorëve të tjerë  që jep me kuptue se ky popull skanindav di të vlersoj vlerat e kulturës, kësaj kulture të lashtë Ilire.

Është më rendësi të përmendet se ditë më parë ishin mysafir të bashkisë së Borås dhe se ishte një pritje madhështore për përfaqesusit nga Kosova këtu në Borås nga ana e anëtarëve të kryesisë së Qendres Kulturore Shqiptare ”Migjeni”.

Të rinjët dhe të rejat shqiptare nga qyteti Falkenberg të Shoqërrsië kulturore ”Shqiponja e mleve” në menyrë solemne përcollën revynë e modës me këngë dhe valle folklorike shqiptare nën udhëheqjen e mësuesit dhe koregrafit të njohur Hamdi Arifaj. Ishte një prezentim i denjë i vallës shqipe e cila beri pershtypje tek miqt sudez të pranishme në këtë manifestim.

Me kalimin e kohës kersheria për pikën kryesore të këtij manifestimi ”Sfilatën e modës” sa vinte e shtohej tek të pranishmit.

Ishte kënaqësi dhe shihej gëzimi dhe krenaria e bashkëkombasve të pranishëm në manifestim me rastine prezentimit të traditës sonë kombëtare nga ana e të rinjëve dhe të rejave shqiptar nga qyteti Borås, Falkenberg, Göteborg, Varberg.  Edhe të rinjët dhe të rejat ndiheshin krenar, shihej ajo krenari në fytyrat e tyre, u qeshte nuri në veshjet kombetare, veshje të cilat nëpër shekuj kanë ruajtur traditën tonë shqiptare.

Qëndisja e skenës me përjetimin nga afër të bukurive natyrore shqiptare si; kështjella mesjetare e Dukagjnit, jehona e këngëve, fjalëve të shkruara artistike, valleve me koreografi mjeshtërore, e cila u mireprit nga të prtanishmit krysisht për mrekulli nga miqt suedez, ambienti familjar shqiptar. Göteborgu dhe qytetaret e tij  me këtë manifestim, këtë ditë do ta bëjnë që vërtetë të kujtohet gjatë”. Ishin të pranishëm mbi 1500 veta në Qendren tregetare dhe kulturore ”Nordstan” të cilet sy e vesh përcollen këtë mnaifestim të m adh kulturorë me rastine Dites së flamurit kombëtar shqiptar.

Qendra Kulturore Shqiptare ”Migjeni” në Borås ishte kujdesur që të gjithë pjesemrresit e sfilatës të ndihen mirë dhe i falenderon per punën dhe mundin që janë duke dhenë në këtë evenemang mbar kombëtar, falenderon Servete Kstartin modelisten kosovare, rapsodin Gjon Froku, fëmijët të rinjt dhe të rejat pjesëmarres në këtë manifestim për nje punë të madhe në mbledhjen dhe ruajtjen e këtij thesari të cmuar kombëtar.

 

Filed Under: Mergata Tagged With: GÖTEBORG, NË DITËN E FLAMURIT NË, Sokol Demaku, TË SUEDISË

Urimi i Familjes Mbretërore

November 28, 2015 by dgreca

Familja Mbretërore ju shpreh urimet më të përzemërta me rastin e 103-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë!/MESAZHI: Shqiptarë, kudo që ndodheni! Motra dhe vëllezër!

 Në Ditën e Flamurit dhe Pavarësisë rikujtojmë me nderim të madh Etërit e Kombit, përpjekjet e të gjithë atyre që kontribuan për ndërtimin e identitetit dhe shtetit shqiptar, prej të cilëve trashëguam vullnetin për t’i shërbyer Shqipërisë dhe shqiptarëve.Kjo ditë thërret po ashtu në mendjen tonë, me më shumë forcë se ditët e tjera, nevojën e bashkimit të të gjithë shqiptarëve për të punuar me përkushtim e ndershmëri në dobi të interesave të popullit dhe kombit.
Motra dhe vëllezër!
Duke uruar njëri-tjetrin për festën tonë më të madhe dhe duke iu gëzuar arritjeve të përbashkëta, me dëshirë të madhe në zemër, duhet të mendojmë si të përmirësohet më tej jeta e shqiptarëve dhe të lartësohet edhe më shumë emri i kombit.
Festa jonë e madhe është rast i mirë për të reflektuar edhe për vështirësitë e jetës së shqiptarëve të thjeshtë, edhe për zbehjen e shpresës për të ardhmen, e në veçanti për largimin tronditës të shqiptarëve drejt vendeve të tjera.
Është rast i mirë për të reflektuar edhe për plagët e rënda nga të cilat vuan shoqëria shqiptare. Kriminaliteti, korrupsioni dhe trafiqet, janë fenomene të cilat shqiptaret nuk i meritojnë, ndaj duhet t’i refuzojmë me forcë dhe t’i luftojmë bashkërisht.
Po ashtu, nuk i meritojmë dhe nuk duhet të pranojme krizat politike në trojet tona, sepse ato përveç se pengojnë reformat e nevojshme, dëmtojnë imazhin ndërkombëtar të vendeve tona dhe jetesën e qytetarëve. Mbi të gjitha thellojnë krizën e besimit ndaj politikanëve, pushtetarëve dhe institucioneve, rrezikojnë proceset demokratike dhe ardhmërinë tonë. Ato dëmtojnë aspiratat europiane të shqiptarëve, raportet tona me partnerët ndërkombëtarë, stabilitetin dhe balancat me fqinjët dhe vendet e rajonit.
Shqiptarë, kudo që ndodheni! Motra dhe vëllezër!
Dëshiroj t’i bëj thirrje dhe të inkurajoj klasën politike të ndërmarrë hapat e nevojshëm për zgjidhjen, pasi të ketë nxjerrë mësimet e duhura: për humbjen e rastit për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO; për çështjen e ashtuquajtur “Zajednica”; për gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Kosovën Lindore; për mosvënien në zbatim të përcaktimeve të Marrëveshjes së Ohrit në Maqedoni; dhe, po ashtu, për pritjen pa fund të shqiptarëve të Çamërisë për rimarrjen e shtëpive dhe pronave të etërve dhe gjyshërve.Megjithatë duhet të jemi optimistë, sepse shqiptarët kanë fuqi dhe rezerva të pafundme për t’i përballuar me sukses të gjitha sfidat, ashtu siç kanë dhënë prova në të gjitha etapat e historisë sonë, madje edhe në kohërat shumë më të vështira të diktaturës komuniste.

Këto janë probleme me të cilat po përballemi, sa për shkak të gabimeve tona të së tashmes, aq edhe prej padrejtësive të së kaluarës ndaj kombit shqiptar.

E ndërsa kemi përqafuar vlerat europiane të demokracisë dhe po ecim në rrugën e integrimit, ne shqiptarët kemi shansin historik t’i dhurojmë Europës së kërcënuar dhe sulmuar nga terrorizmi, shembullin më të shkëlqyer në botë të bashkëjetesës fetare.

Duke u përulur me nderim para secilës prej trashëgimive e traditave fetare të shqiptarëve, dhe harmonisë fetare si kontribut dhe trashëgimi e përbashkët e të gjitha feve, shqiptarët duhet të promovojnë dhe përforcojnë këtë vlerë të jashtëzakonshme.
Paqja dhe prosperiteti kalojnë edhe nëpërmjet njohjes, respektit dhe dashurisë ndaj të tjerëve, prandaj nuk duhet të pranojmë ndërhyrje të jashtme që na dëmtojnë.

Motra dhe vëllezër!

Familja Mbretërore ju bën thirrje kudo që ndodheni, të bashkoni forcat dhe përpjekjet në interes të vendit dhe kombit, për të lartësuar imazhin e Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Rroftë Shqipëria dhe populli shqiptar i bashkuar!

Princi Leka II

Filed Under: ESSE

Shqiptaret ne Zelanden e Re

November 28, 2015 by dgreca

Aucland, 28 nëntor 2015/Me rastin e Ditës së Flamurit Mërgata shqiptare në Zelandën e Re organizoi një ndeshje vëllazërore futbolli shqiptaro-shqiptar (Shqipëri-Kosovë). Ndeshja u zhvillua në stadiumin 111 Archers Rd, Glenfield, North Shore në qytetin e Auckalnd-it. Loja atraktive me pasime të sakta dhe fer  kënaqi publikun gjatë gjithë kohës sa zhvillohej. Gjithçka ishte në frymën e festës së Flamurit. Ndeshja përfundoi me rezultatin Shqipëria 2 Kosova 5. Golat për Shqipërinë i realizuan; Arbeni dhe Vuksanlekaj, ndërsa për Kosovën Ari 2 gola, Sokoli, Albani e Driloni nga 1.

Shqipëria: Toni, Iliri, Leonard, Xhina, Keven, Ilir Kamberi, Mario, Ardian, Zamir, Brain e Denis.

Kosova: Murati, Fatosi, Shkëlqimi, Ervini, Agroni, Ideali, Erzeni, Shkëlzeni, Muhameti, Sokoli, Ari, Albani, Edoni, Driloni e Burimi. Referi kryesor Sefedin Zeka(Sabit Abdyli, Auckalnd)

 

Filed Under: Mergata Tagged With: NE ZELANDEN E RE, shqiptaret

Google me flamurin shqiptar dhe dita e varrimit të shtypit shqiptar

November 28, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.28 Nëntori i vitit 2015  do t ë kujtohet pas 100 vjet ëve se gjigandi i madh  kërkimit Google për të dytën herë pas 100 vjetorit t ë Pavarësisë kombëtare shfaq n ë logon e  saj për krejt njerëzinë rruzullit tonë flamurin shqiptar.Dhe sit  ë mos krenohesh me motorin e madh kërkues  kur flamurin i vendit tënd  qëndron krenar për herë të dytë në faqen kryesore të saj atje ku të gjithë zgjatin gishtat për  të naviguar. Sa krenar jemi sot unë dhe ti dhe të gjithë shqiptarë ,një nga shenjat kryesore të  vendit tim gjendet në kryefaqen botërore .Google të jemi mirënjohëse përjetë  të jetëve. Edhe pse je larg nesh me mijëra km na  ëre krenar në këtë ditë të shënuar.
 2.Po sa trup i vjen sot  çdo shqiptari  brenda ketij trualli dhe jashtë ti,j që shtypi i vendit të tij sot në këtë ditë të shënuar në  kryefaqet  e tij  s’kishte  asgjë nga kjo shenjë e vecantisë ë kombëtare. Kjo shpjegon qartazi se sa i mjerë  është shtypi shqiptar dhe në çfarë kënete  është zhytur prej vitesh. Mos vallë nuk e dinin q ë sot  është dita kombëtar e flamurit, mor të mjerë, s’bëheni ju kot lodhet bota e qytetëruar me këta  mjeran  të veshur shik por kokëbosh,por që një arsye e kanë. Arsye është e thjeshtë .Nuk jeni për këtë punë, merruni me dicka tjetër.Dita kur i padituri udhëheq turmën e të diturve  është dita e parë e kiametit Dhe sa shpejt që kjo ditë e frikshme ka ardhur në këto troje?
 A ,nuk kanë thënë të moçmit ,pleqtë apo të  parët, që kjo botë e madhe  në të vërtetë që as më shumë, më pak madje ,një  ënet e madhe,ku vijnë rreth e rrotull minjtë e saj.Kujt ju prish terezia apo kujt i interesohet të shikoj apo lexoj sot shtypin shqiptar kandisur në këtë farë feje. Shtypi i shqiptar sot shkruante :se Iliri kishte dhënë leksione në Romë ,se çfarë leksione u ka dhënë shtangisti  injorant studentëve romak,  një Zot e di,apo piktori me bojëra dhe kanavacë  është sot larg shtatë male kaptuar!Apo Luli që diku nga një katund i largët fliste për datën 8.
Shqiptarët e kanë festuar ditën e flamurit në paqe dhe në luftë. Kjo ditw wshtw e shwnuar  për çdo kohë dhe brez.Vetëm shtypi shqiptar në kryefaqen e tij tregoi sa poshtë ka rënë niveli dhe i gazetarisë shqiptar  të mos kujtojnë as ditën e shënuar të kombit të tyre .A e keni vërë re shtypin shqiptar  dhe nuk ju ka vrarë sytë që me germa të mëdha  dhe në kryefaqe  ka shkruar dhe mirë  bënë  për festën  e Amerikës, Italisë, Gjermanisë,Kinës  ,mirëpo si e harroi vallë ky shtyp ditën e tij kombëtare kjo është për tu analizuar edhe nga Kuvendi shqiptar,nga shoqatat e gazetarëve,nga forumet mediatike. 
Kjo duhet cilësuar   është arsyeja   që sot gazetat shqiptare,sa më shumë ditët  shkojnë, po rrudhen jo nga varfëria ekonomike, por nga varfëria e shkrimeve .Po mbyllen gazetat ,mirë bëhet se çuduam  fleta  letre të printuar që s’të vlejnë më për asgjë,por që kanë shërbyer vetëm për politikanët dhe tenderaxhinjtë.
Sot po varrosim  shtypin  e shkruar
Gazetat shqiptare sot flisnin për gjithçka që kemi ndjekur mbrëmë ndër edicione lajmesh por asgjë në kryefaqe të tyre për pavarësinë e këtij vendi. Me dhimbje e themi:Sa poshtë dhe sa turp por dhe sa të mjerë këta gazetarruc shqiptarë .Gazetat shqiptare sot më kujtojnë qivuret që gjithë kohëve me dorë i kanë bërë. Dhe qivuret gjithë kohëve  për të vdekurit kanë shërbyer. Dhe këta qivure sot shërbejnë më mirë se askush tjetër  për mediumin e printuar shqiptar. Dhe përpara se qivuret ti fshinin ndër dhe ,ishte funerali .Dhe që do ti kallin  ose janë kallur ndër dhe. Qivuret brenda nuk kanë trupa njerëzish ,por gazeta shqiptare me  fjalime  e premtime politike mirëpo në fund edhe ato shkojnë  tek të shumtët,ndër të ikurit e këtyre botëve. Varrezat në perëndim të katundeve tona të ndjellin trishtim. Edhe të vdekurit i kallnin në dhe , përpara se të ikte dielli . Një traditë kjo, që zbriste ndër shekuj. Dhe në varrim merrte pjesë i gjithë katundi . Mirëpo mungonte vajza e mërguar shtatëqind vjet apo shtatë male kaptuar përtej .Na mbeti deramet, thoshin pleqtë e moçëm si nuk erdhi kishte thënë :”Më lajmëroni ti hedhë një dorë dhe .Kujt,po  qivureve të mbushur me 
letër të printuar ose ndryshe shtypit shqiptar. Funerali.Në funeral njerëzia qajnë.
Loti   si proces kimik është pa ngjyrë , mirëpo unë do ta gjykojë ai është produkt i shpirtit . Poradeci i madh , oh i miri Lasgush duke shkruar thotë diku:Dhe  loti tha : ” Vërtet! Më lindi dhimbj’ e zezë, //Dhe dal nga syr’ i vuar i zemrës njerëzore …. Qivure ka. Dhe funerale. Por, në 25 vjet tranzicion të hidhur dhe të dhimbshëm ,shqiptarët po bëhen kashtë e koqe dhe nëpër këtë rrugëtim ka ecur edhe shtypi shqiptar. A  nuk  duhet shkuar ndër mëndje   se edhe banorët e këtij trualli pellazgjik kanë të drejtë të shohin pak qiej dhe jo të ngasin përditë llafin për qivure dhe funerale?A nuk do t ë ishte krenari kombëtare që vetë mediumet e printuara ta  bënin këtë  ashtu si e kanë bërë mëmat e tyre ndër shekuj e shekuj. Unë sot po varros shtypin shqiptar dhe s’jam vetëm. Me mua  je dhe ti  shqiptarët  është edhe google.
 Njoftim mortor. Njoftohet se ka vdekur shtypi i printuar shqiptar vjeç……varrimi 
bëhet në varrezat publike të Tiranës……ora…..

Filed Under: Histori Tagged With: Gezim Llojdia, Google me flamurin, Kuq e zi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3320
  • 3321
  • 3322
  • 3323
  • 3324
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • NDAA i SHBA-së dhe pozicioni i Kosovës në arkitekturën e sigurisë
  • Alis Kallaçi do të çojë zërin dhe dhimbjen e “Nân”-s shqiptare në Eurovision Song
  • Garë për pushtet…
  • Njëqind vjet vetmi!
  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT