• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SFILATAT E PADOBISHME TË POLITIKANËVE

October 23, 2020 by dgreca

-Çka sollën vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Plavë Guci?-

Nga Esad Gjonbalaj-

Vizitat e presidentëve të Shqipërisë në Plavë Guci dhe politikaneve  shqiptar nga shtetet tona gjatë dekadave të fundit nuk kanë munguar dhe ne i kemi cilësuar si një formë kujdesi,  angazhimi e shprese për trevën tonë. Por cilat ishin efektet  dhe përfitimet e banorëve shqiptare në Plavë Guci nga këto vizita zyrtare e private ? 

Përveç pompozitetit medial dhe postimeve në rrjetet sociale BASH  asgjë konkrete për të mirën e banorëve të kësaj treve.

Edhe vizitës së fundit të para dy viteve të presidentit të Shqipërisë, Shkëlqesisë së tij  zt.İlir Meta iu gëzuam shumë, u gëzuam sepse Shqipëria “mollë e ndaluar” apo tabu për ne, po kthehet sërish në Plavë Gucinë e harruar. Nuk ishte Zt Meta  i pari që na vizitoi meqë para tij ishin këtu edhe presidenti zt.Nishani zyrtarisht e zt.Mejdani privatisht. Nga vizita e fundit e presidentit Meta u vërejtën shumë elemente të mungesës së njohurive elementare për trevën tone. Zoti President çka  simbolizon për Ju i nderuar kryetar, Plave Gucia dhe pse kaq vone po vini,  dhe çka po sillini ne këtë pjesë te trungut te cunguar te atdheut.?

Ju i nderuar zt.President a e dini se keni shkelur në trojet legjendare të Jakup Ferrit e të Ali Pashë  Gucisë që as për një çast gjate vizitës Tuaj nuk i përmendet fare,  personalitete këto  kyçe të Lidhjes së Prizrenit, a sollët ndonjë kujtim për këta trima legjendar apo bëtë diçka për të vlerësuar  luftën dhe sakrificën e tyre dhe të plave-guciasve për mbrojtën e çështjes mbarëkombëtare të shqiptarisë nga ambiciet hegjemoniste të fqinjëve sllavë.

A e preket fare plagën e asimilimit gjatë vizitës Tuaj, apo vetëm shijuat bukurinë e nektarin e natyrës së virgjër të Plavë Gucisë. Plava e Gucia e izoluar për më shumë se një shekull e gjysmë ka mbetur duke rënkuar e duke i shëruar plagët e asimilimit sepse e vetme bëri shumë për shqiptarinë e Shqipërinë londinze, Po sa për të rifreskuar kujtesën Tuaj  a mos vallë harruat flamurin më të vjetër shqipëtar që ekziston në Muzeun Kombëtar në Tiranë, atë  të Luftës mitike të Nokshiqit ku Ne,  Plave Guciasit me lufte frontale dy herë e  mposhtem ushtarakisht Malin e Zi në vitin 1879/80. Luftë kjo titanike e vullnetareve tanë të uritur e të pajisur dobët që munden një ushtri të rregulltë pa ndihme nga jashtë por vetëm me forca vetanake  shqiptare.

Zt President Ilir Meta Ju e dini se Serbia investon qindra milionë euro për 5% serbë në Kosovë e Ne, shqiptarët  nën Mal të Zi jemi më shumë se 6% e përbërjes së popullatës së përgjithshme të Malit të Zi. Vallë po pse zt President nuk sollët së paku disa Abetare të unifikuara gjate vizitës Tuaj për ata pak vogëlushë shqiptarë që kanë mbetur në ato troje pa përkrahje të shtetit amë. Çfarë  simbolike domethënëse do të ishte një gjest i tillë. Vallë Shkëlqesia Juaj përveç relaksit në Alpet shqiptare a preket fare në plagën e rënd të  asimilimit për të cilën punon Serbia e Mali i Zi qe 140 vite. Pse nuk u takuat me ata që sot kanë humbur gjuhen dhe identitetin kombëtar nga presioni  ,shtypja dhe izolimi të cilët me një politikë vizionare do të ktheheshin në rrënjët e veta. Nuk i fajësoj shumë ata që humben gjuhen me presione, dhune e shtypje por ju zt. President dhe shtetet tona (para sę gjithash Shqipëria por edhe Kosova) do ti kthenit ata me dashuri e mirënjohje në rrënjët e origjinës së tyre të  humbur. Vallë Zt.President,  nga nikoqiret a u shprehen shqetësime apo vetëm ishit të interesuar për rrjete sociale dhe publicitetin e promovimin senzacionalist të  vizitës Tuaj?

Është ironi e llojit të vetë se si vallë dy shtetet tona  shqiptare nuk kanë bërë AMA BASH ASNJË  veprim për të përkrahur trevën tonë e as shqiptarët në MZ, përveç vizitave zyrtare e private e turistike dhe sorollatjeve të tyre në rroba sportive,  veprim konkret për të mirën e banorëve shqiptar NUK KA PASUR DERİ MË TASH. Por, siç thotë thënia e popullit : shpresa vdes e fundit.E Plavë e Gucia shpresat i ka nga Shqipëria e Kosova !!!

Filed Under: Analiza Tagged With: Esad Gjonbalaj, Presidentet ne Palve-Guci, Sfilatat e Politikaneve

DEBATI I FUNDIT:Trump dhe Biden përplasen për koronavirusin, racën, taksat…

October 23, 2020 by dgreca

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe ish-zëvendëspresidenti Joe Biden mbajtën debatin e fundit, në më pak se dy javë përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

Trump, i cili qëndron prapa në shumicën e sondazheve të opinionit, e mbrojti trajtimin e tij të pandemisë së koronavirusit, e cila ishte tema kryesore e debatit.

Trump tha se Shtetet e Bashkuara “po mësojnë të jetojnë” me virusin dhe se ato do ta kenë një vaksinë kundër tij deri në fund të vitit.

“Duhet të rikuperohemi. Nuk mund ta mbyllim kombin tonë”, tha Trump, i cili vetë ka qenë i infektuar me koronavirus dhe është shëruar.

Biden tha se derisa pandemia përhapet, Trump nuk ka ndonjë plan për të ndaluar një “dimër të errët” të vdekjeve nga koronavirusi.

“Kanë vdekur 220,000 amerikanë. Nëse nuk dëgjoni asgjë tjetër që them sonte, dëgjojeni këtë”, tha Biden. “Kushdo që është përgjegjës për kaq shumë vdekje, nuk duhet të mbetet president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shtoi ai.

Biden po ashtu i hodhi poshtë akuzat se ai do ta mbyllte përsëri të gjithë vendin, për shkak të pandemisë, duke thënë se në vend të kësaj, do të merrte një qasje shumë më shkencore.

Të dy fajësuan njëri-tjetrin dhe partitë politike të njëri-tjetrit për dështimin për të siguruar një raund të ri të ndihmës financiare për koronavirus, që aktualisht është bllokuar në negociata.

Një faktor kyç në zgjedhjet e këtij viti është votimi i hershëm, për shkak të pandemisë. Deri më tani, rreth 47 milionë amerikanë kanë votuar.

Akuza dhe kundërakuza për korrupsion

Trump po ashtu e sulmoi Bidenin, duke e quajtur politikan “të korruptuar”, ndërsa përsëriti edhe akuzat kundër djalit të tij Hunter, i cili ka shërbyer në bordin e drejtorëve të kompanisë ukrainase të energjisë, Burisma, për pesë vjet, duke filluar nga viti 2014.

Roli i Hunter Bidenit në Burisma është vënë nën vëzhgim të ri, pas akuzave nga Trump, që, sipas tij, janë prova të korrupsionit.

Biden tha se djali i tij nuk ka bërë asgjë të papërshtatshme derisa ka punuar në Burisma. Ai më pas kaloi në ofensivë, duke thënë se Trump është ai që është fajësuar për marrëdhëniet e tij me Ukrainën.

Biden po ashtu tha se akuzat kundër djalit të tij janë hetuar në mënyrë të përsëritur dhe se ato nuk lidhen me ndonjë keqbërje.

Biden e sulmoi presidentin, duke vënë në dyshim taksat dhe lidhjet e tij me biznese të huaja.

Ata i adresuan edhe çështjet racore në SHBA dhe Biden e akuzoi Trumpin për nxitje të racizmit. Trump, në anën tjetër, tha se ka bërë për afrikano-amerikanët më shumë se çdo president tjetër, përveç Abraham Lincolnin, i cili i ka liruar skllevërit.

Ai vuri në dukje përpjekjet e tij për reforma në drejtësinë penale dhe përsëriti se, para pandemisë, papunësia në mesin e afrikano-amerikanëve ishte e ulët.

Trump gjithashtu e akuzoi Bidenin se nuk ka bërë asgjë për afrikano-amerikanët gjatë dekadave të tij në politikë.

Ai e kritikoi atë edhe për mbështetjen e një ligji për krimin në vitet 1990, i cili ka rritur nivelet e burgimit në SHBA, veçanërisht për burrat afrikano-amerikanë dhe ata që janë gjetur fajtorë për vepra jo të dhunshme të drogës. Debati përfshiu edhe sigurinë kombëtare, sigurinë e zgjedhjeve, Kinën, imigracionin, ndryshimin e klimës dhe energjinë e ekonominë.

Debati u mbajt me një rregull të ri, me të cilin i fikej mikrofoni kandidatit që nuk fliste. Rregulli u miratua pas debatit të parë Trump-Biden, i cili u përshkua me ndërprerje të fjalës së njëri-tjetrit.

Debati i parë është mbajtur më 29 shtator. I dyti, i planifikuar për 15 tetor, është anuluar, për shkak të infektimit të Trumpit me koronavirus.

Komisioni për Debatet Presidenciale ka dashur ta shndërrojë atë në debat virtual, por Trump nuk ka pranuar të marrë pjesë në një ngjarje të tillë.

Zakonisht në SHBA mbahen tri debate presidenciale përpara zgjedhjeve dhe temat që diskutohen në to janë shpesh çështjet më kontroverse të kohës.(Pergatiti:Valona Tela)

Filed Under: Featured Tagged With: Debati i fundit, perplasja, Trump-Biden

No Trust – No Peace

October 22, 2020 by dgreca

Introductory Remarks: No Trust – No Peace, 10th Belgrade Security Forum, October 22, 2020/

HOTI:Kryeministri i Kosovës, Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit është me të vërtetë historike/

HE Mr. Avdullah Hoti, Prime Minister of the Republic of Kosova/

Ladies and gentlemen,/

Let me start by pointing out that in the past two decades we have witnessed the transformation of relations between countries and peoples in the region, with clear actions toward a peaceful and stable region. 

This is measurable. 

The interaction between governments, people, and trade has increased, which is a clear sign of a promising future.

These changes have been possible thanks to the remarkable support that the EU and the United States have provided to the region through the EU enlargement process, the technical assistance, development and financial aid, and other political support. 

The EU and the United States deserve credit for this transformation and for facilitating the peaceful solution of many outstanding bilateral issues.

As far as we are concerned as a country

Our regional relations policy is based on the principle of constructive and good neighborhood policy. 

But, we are all aware that such a regional policy is possible when: 

  1. All countries recognize each other,
  2. All countries manage to solve, through dialogue, their bilateral outstanding issues; 
  3. Provide adequate protection of minority rights, and
  4. Operate in the spirit of European values in resolving political, economic, social and ecological challenges.

On the issue of Regional Security Cooperation

Kosova has been active in arguing that no country in the region should remain neutral towards external threats to the EU and its member states. 

Western Balkans was, and should remain, a democratic and Euro-Atlantic zone. 

We are not the border land of the EU. We are in fact the mainland of EU. 

Therefore, I believe that our region should not serve as a bridge with other external tendencies and systems for geopolitical control.

Our relations with countries in the region

We are committed to achieve peace, stability, and normalization of relations after the devastating wars of the ’90s. 

We have strengthened our relations with all countries in the region, and similar attempts have been made with the process for normalization of relations with Serbia.

Our policy is to work with all countries in the region, in good spirit, aiming full normalization, strengthening regional peace and stability, increasing cooperation in all fields, with a focus on interconnectivity, economy, trade, and other areas.

Participation of Kosova in regional security mechanisms

Kosova has been actively engaged in all security regional mechanisms.

It is our priority to participation and integrate into all regional initiatives, on equal basis.

This is based on in our long term vision of Euro-Atlantic integration.

But, it is clear that an obstacle in fostering security cooperation is the lack of trust among countries in the region.

Due to the past, some countries in the region still have some open bilateral disputes, mainly between Kosova and Serbia.

The cooperation in security must be driven by the EU framework on good neighborly relations, but also on the basis of being prepared to respond to global security threats and risks, such as organized crime and illegal migration.

Such a cooperation contributes to creating political stability, and economic prosperity in the region.

Let me also highlight that Kosova aspires to NATO membership. 

We want to become an exporter of security. 

In the meantime, NATO’s military presence in Kosova remains crucial for the stability of the Western Balkans.

On the dialogue between Kosova and Serbia

There is no doubt that the EU-facilitated Dialogue constitutes the key mechanism, and actually the only way, to normalize our relations. 

The Washington Agreement for Economic Normalization is truly a historic agreement.

But, this is only the beginning of a historical process of reaching the final agreement for full normalization of relations between Kosova and Serbia, which also implies mutual recognition between the two countries. 

Kosova is ready for this agreement. 

Kosova has always chosen the dialogue to resolve disputes with Serbia. 

We believe that dialogue is a European value.

Thank you very much.

***

Kryeministri i Kosovës, Hoti: Marrëveshja e Uashingtonit është me të vërtetë historike

-Fjala e Kryeministrit Hoti në takimin e sotëm virtual të Sigurisë, Beograd 2020/

-Kosova aspiron anëtarësimin në NATO. Ne duam të bëhemi eksportues të sigurisë. Në ndërkohë, prania ushtarake e NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

SH.T.Z. Avdullah Hoti,
Kryeministri i Republikës së Kosovës

Fjalimi hyrës: Nuk ka paqe pa besim,
Forumi i 10-të i Sigurisë në Beograd, 22 tetor 2020

Zonja dhe zotërinj,

Më lejoni të filloj duke theksuar faktin se në dy dekadat e fundit ne kemi qenë dëshmitarë të transformimit të marrëdhënieve midis vendeve dhe popujve të rajonit, me veprime të qarta drejt një rajoni paqësor dhe të qëndrueshëm.

Kjo është e diçka e madhe.

Ndërveprimi midis qeverive, njerëzve dhe tregtisë është rritur, gjë që është shenjë e qartë e të ardhmes premtuese.

Këto ndryshime kanë qenë të mundshme falë mbështetjes së jashtëzakonshme që BE dhe Shtetet e Bashkuara i kanë dhënë rajonit përmes procesit të zgjerimit të BE-së, asistencës teknike, ndihmës zhvillimore dhe financiare dhe mbështetjes politike në forma tjera.

BE dhe Shtetet e Bashkuara meritojnë lëvdata për këtë transformim dhe për lehtësimin e zgjidhjes paqësore të shumë çështjeve dypalëshe të pazgjidhura.

Sa na përket neve si shtet

Politika jonë e marrëdhënieve rajonale bazohet në parimin e politikës konstruktive dhe të fqinjësisë së mirë.

Megjithatë, të gjithë jemi të vetëdijshëm se politika e tillë rajonale është e mundur kur:
1. Të gjitha vendet njohin njëra-tjetrën,
2. Të gjitha vendet arrijnë të zgjidhin, përmes dialogut, çështjet e tyre bilaterale të pazgjidhura;
3. Sigurojnë mbrojtje adekuate të të drejtave të pakicave, dhe
4. Veprojnë në frymën e vlerave evropiane me rastin e zgjidhjes së sfidave politike, ekonomike, sociale dhe ekologjike.

Për çështjen e Bashkëpunimit Rajonal të Sigurisë

Kosova ka qenë aktive në argumentimin se asnjë vend në rajon nuk duhet të mbetet neutral karshi kërcënimeve të jashtme ndaj BE-së dhe shteteve të saj anëtare.

Ballkani Perëndimor ka qenë, dhe duhet të mbetet, zonë demokratike dhe Euro-Atlantike.

Ne nuk jemi skaj i BE-së. Ne në fakt jemi qendra e BE-së.

Prandaj, unë besoj se rajoni ynë nuk duhet të shërbejë si urë lidhëse me tendencat dhe sistemet e tjera të jashtme për kontroll gjeopolitik.

Marrëdhëniet tona me vendet e rajonit

Ne jemi të përkushtuar për të arritur paqen, stabilitetin dhe normalizimin e marrëdhënieve pas luftërave shkatërruese të viteve të 90-ta.

Ne kemi forcuar marrëdhëniet tona me të gjitha vendet e rajonit, dhe përpjekje të ngjashme janë bërë me procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Politika jonë është të punojmë me të gjitha vendet në rajon, me qëllim të mirë, duke synuar normalizimin e plotë, forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, rritjen e bashkëpunimit në të gjitha fushat, me fokus në ndërlidhjen, ekonominë, tregtinë dhe fusha të tjera.

Pjesëmarrja e Kosovës në mekanizmat rajonal të sigurisë

Kosova është e angazhuar në mënyrë aktive në të gjithë mekanizmat rajonalë të sigurisë.

Pjesëmarrja dhe të integrimi në të gjitha iniciativat rajonale, mbi baza të barabarta, është prioritet i yni.

Kjo bazohet në vizionin tonë afatgjatë të integrimit Euro-Atlantik.

Por, është e qartë se pengesë në nxitjen e bashkëpunimit të sigurisë është mungesa e besimit midis vendeve në rajon.

Për shkak të së kaluarës, disa vende në rajon ende kanë mosmarrëveshje të hapura bilaterale, kryesisht këtu përfshihen Kosova dhe Serbia.

Bashkëpunimi në siguri duhet të drejtohet nga korniza e BE-së për marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, por edhe mbi bazën e përgatitjes për t’iu përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve globale të sigurisë, të tilla si krimi i organizuar dhe migrimi i paligjshëm.

Bashkëpunimi i tillë kontribuon në krijimin e stabilitetit politik dhe prosperitetit ekonomik në rajon.

Më lejoni të theksoj gjithashtu se Kosova aspiron anëtarësimin në NATO.

Ne duam të bëhemi eksportues të sigurisë.

Në ndërkohë, prania ushtarake e NATO-s në Kosovë mbetet thelbësore për stabilitetin e Ballkanit Perëndimor.

Për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Nuk ka dyshim se Dialogu i lehtësuar nga BE-ja përbën mekanizmin kryesor dhe në të vërtetë mënyrën e vetme, për të normalizuar marrëdhëniet tona.

Marrëveshja e Uashingtonit për Normalizimin Ekonomik është me të vërtetë marrëveshje historike.

Por, ky është vetëm fillimi i procesit historik të arritjes së marrëveshjes përfundimtare për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, që nënkupton edhe njohjen reciproke midis dy vendeve.

Kosova është e gatshme për këtë marrëveshje.

Kosova gjithmonë ka zgjedhur dialogun për të zgjidhur mosmarrëveshjet me Serbinë.Ne besojmë se dialogu është vlerë evropiane.

Faleminderit shumë!

Filed Under: Kronike Tagged With: Avdullah Hoti, No Trust – No Peace

Fuqizim i kapaciteteve diplomatike të Kosovës

October 22, 2020 by dgreca

-Konsultime përmbajtësore me lidershipin e Institutit të Shërbimit të Jashtëm të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi reformat funksionale në MPJD dhe fuqizimin e shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës/
PRISHTINË, 22 Tetor 2020-Gazeta DIELLI/ Me mbështetjen e Ambasadës Amerikane, Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës së Kosovës ka realizuar një takim konsultativ shumë përmbajtësor me lidershipin e Foreign Service Institute (FSI) – Instituti i Shërbimit të Jashtëm në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit.
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bëri të ditur se me Institutin e Shërbimit të Jashtëm, që funksionon në kuadër të Departamentit Amerikan të Shtetit, është diskutuar për shumë tema, dhe në veçanti për reformat funksionale brenda MPJD-së dhe fuqizimin e kapaciteteve diplomatike në kuadër të shërbimit të jashtëm të Republikës së Kosovës.“Në këtë shkëmbim mbi praktikat dhe proceset bashkëkohore diplomatike, ngrita çështje që lidhen me synimet tona institucionale për reforma. Drejtues dhe ekspertë të FSI-së, ndanë me ne këndvështrimet e tyre, të mbështetura mbi mënyrën se si ofrohen shërbime të investimit në kapacitete profesionale diplomatike, të qëndrushme dhe institucionale në SHBA”, tha Ministrja Haradinaj-Stublla.Duke e vlerësuar këtë takim konsultativ si shumë të rëndësishëm, Kryediplomatja e Kosovës tha se është thellësisht mirënjohëse ndaj Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Ambasadës së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që mundësuan realizimin e tij.

Filed Under: Kronike Tagged With: Kosove, Ministrja e Jashtme

Vajzat me kordele rozë, mesazhe per kancerin e gjirit

October 22, 2020 by dgreca

Rivalët e përjetshëm Partizani dhe Tirana bashkohen dhe japin mesazhin për luftën kundër kancerit të gjirit.-

Përgatiti: Alban Kolonjari-

Një kontroll sot, shmang një rrezik nesër. Në kuadër të Ditës Kombëtare të Diagnostikimit të Kancerit të Gjirit, nën iniciativën e FSHF, dy skuadrat e femrave të Partizanit dhe Tiranës zhvilluan një ndeshje miqësore që kishte për qëllim sensibilizimin e opinionit publik dhe sidomos grave shqiptare mbi rrezikun e kancerit të gjirit. Trajneria e ekipit të Partizanit, në fjalën e saj, theksoi: “Është shumë e rëndësishme që të gjitha ne femrat që jemi duke u marrë me sport dhe me futboll, të bëjmë një thirrje dhe një ftesë për të gjithë nënat, mamatë, femrat. Të luftojmë me kohën dhe të parandalojmë të gjitha problemet që mund të kemi nesër. Është shumë i rëndësishëm parandalimi sesa mjekimi”. Futbollistja e Partizanit Bleona Koka, u shpreh: “Muaji tetor është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të gjitha gratë dhe vajzat. Një kontroll sot, shmang një rrezik nesër”. Kapitenia e ekipit të Partizanit u shpreh se “Shoqëria ka nevojë për ne. Duhet ta nisim nga vetja dhe duhet t’u themi mikeshave tona, motrave, kushërirave dhe mbi të gjitha, nënave tona, që i kemi aq të shtrenjta, se një vizitë te mjeku për një mamografi për të parandaluar kancerin e gjirit është e domosdoshme që e nesërmja jonë të jetë e qeshur dhe e ardhmja jonë të jetë më e shëndetshme se sot. Jo vetëm tetori rozë, por të gjithë muajt duhet të jenë rozë”.Kapitenia e ekipit të Tiranës theksoi se “Shëndeti për çdo vajzë, grua dhe nënë është i rëndësishëm për një shoqëri të shëndetshme. I ftoj të gjitha nënat, vajzat, motrat që të bëjnë diagnostikimin e parakohshëm për të parandaluar këtë sëmundje”. Ndeshja simbolike që u luajt në ambientet e Kompleksit “Fari” dhe zgjati 30 minuta përfundoi me fitoren e ekipit të Tiranës 3-0. 

Filed Under: Sport Tagged With: albano kolonjari, Vajzat me Kordele

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 335
  • 336
  • 337
  • 338
  • 339
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT