• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ra UNESCO e u pamë!

November 11, 2015 by dgreca

Nga Fahri Xharra/
Për fillim” “Nevojtarët shqiptarë nuk duhet të pranojnë të mbeten skllevër i biznesit të maskarenjve. Raca shqiptare është zot dhe jo skllav. Shqiptari duhet të filloj ta njoh veten si njeri të suksesit; të mposhti frikën e fatkeqësisë që mund të sjellë zgjimi nga gjumi i tepruar (Aurel Dasareti )
Agron Bala shkruan: “Kosova shitet nga Serbia dhe miqtë e saj si vend “islamik”, me që 90% e popullsisë se saj janë myslimane ( ? fxh ), por paradoksalisht 90% e vendeve islame votuan kundër pranimit te saj ne UNESCO !!! Porsa i perket vendeve “komuniste” si Kuba, Venezuela, Koreja e Veriut, etj. ata votuan 100% kundër !!! Dhe ne kërkojmë armiqtë e kombit shqiptar me qiri ne mes te ditës! Hajde shpjegoje këtë!!!”
“Nëse do të isha kryeministre e Austrisë, pas kësaj që ndodhi unë do të shkoja në Beograd e do të thoja se kështu nuk shkon e më pas do të shkoja edhe në Bruksel dhe t’u thoja se Serbisë duhet t’i bëhet më shumë presion që të jetë konstruktive dhe të mos t’i bëhet pengesë Kosovës pasi këto veprime nuk do t’i bëjnë dobi asnjërës palë”, ka thënë Lunacek.
Për Lunacek, sot ka qenë një ditë e trishtuar, për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.
(Teoritë e konspiracionit parashikojnë edhe një luftë të re ballkanike, më së largu deri në vitin 2018, e cila ndërlidhet me shpërbërjen e Evropës, ringjalljen serbe dhe me rikthimin e “ariut rus” në Ballkan, e cila për ata duket krejtësisht e besueshme pas rikonsolidimit ushtarak dhe politik në Siri. Pra, ëndrra mesjetare serbe ka për personazh Putinin! nga Fadil Lepaja)
Nuk duhet të çuditemi nëse kjo gjë ndodh. Kthimi mbrapa njihet ne histori. Varfëria e skajshme qe po i imponohet popullit shqiptar sipas nje strategjie te mirëmenduar, e favorizojnë kthimin tone prapa. Karl Poper thotë se një gjenerate e vetme mund te shkatërroje punën e dhjete gjeneratave. Prandaj, shqiptare, jini vigjilentë
Dëshmi e qytetërimit tonë perëndimor, andaj të ëndërrosh ta rikthesh ferrin në këto hapësira është çmenduri që duhet qortuar publikisht dhe kolektivisht! Shqiptarët nuk do të rikthen në varrë, por fo të ecin krah-përkrah me popujt e qytetëruar, si kultivues të paqes dhe të dashurisë midis popujve!
Kafshët e egra mishngrënëse, në mungesë të mjeteve më të avancuara, përcaktojnë territorin e tyre duke pshurrur në drunjtë përqark. Dhe, mjerë për kafshët tjera që guxojnë të shkelin në pronën e tyre. Ndërkaq ne, as që kemi përcaktuar kufijtë, as që dimë se ku gjenden dhe as që mbrojmë oborrin tonë nga ardhacakët e paftuar që na kolonizojnë gjithnjë e më tepër, por si kozmopolitë budallenj, edhe pse vetë gjendemi nën robëri, për hatër të “vëllezërve të fesë” luftojmë për Siri, Serbi, Turqi, Rusi e Greqi.
Nuk jermi kundër vendeve arabe e as Turqisë , nuk jemi kundër marrëdhenjeve ekonomike ,kulturore dhe poltike të atyre shteteve. Por një gjë që duhet të bindemi përfundimisht është se “agjentët” e tyre ( hoxhallarët , jo të gjithë ) në të gjitha trojet shqiptare janë në shërbim të shërbimeve të tyre sekrete të cilat e kanë për qëllim të shfrytëzojnë naivitetit tonë për trampoline në Europë , Nuk e di se se e kuptojnë e “besimtarët “ fanatikë të myslimanizmit por me bindje të fortë e ndaj mendimin me Z. Aurel Dasareti : ” Hoxhallarët tane janë , një nga personalitetet më komplekse, më të çmendur dhe të çuditshëm që ndonjëherë kanë ushtruar propagandë dhe spiunim politik në tokat shqiptare në favor të Shërbimeve Sekrete të boshtit pan-ortodoks Athinë-Moskë-Beograd “ .Me vetëdije apo pa te neve po na zhysin në shërbimin më të keq kundër kombit dhe tokave tona (Spiunazh është mbledhje informacionesh nga burimet e hapura dhe të mbyllura të kryera në fshehtësi. Vëzhgimi bëhet në mënyra të ndryshme dhe nga shumë subjekte. Spiunazhi bëhet nga shtetet, nëpërmes kompanive dhe organizatave të të gjitha llojeve dhe nga individët). “
Kemi shembuj shokues , të cilët duhen të na bindin përfundimisht që hoxhallarët ( jo të gjithë ) janë në shërbim boshtit islamik-ortodoks!
Ja një nga mijëra shembujt : “Për të katandisur shqiptarët myslimanë të ikin në Turqi, autoritetet greke kishin blerë dhe bërë për vete klerin mysliman, hoxhallarët dhe myftinjtë shqiptarë. Këta bënin propagandë në popull për të mërguar në Turqi. “Kur qeveria greke (nën presionin e Lidhjes së Kombeve – red), urdhëroi të deklarojmë racën tonë – thoshin përfaqësuesit në fjalë – çamët vrapuan të deklarojnë racën e tyre të vërtetë (shqiptare – red), por si u pa ky sulm, doli myftiu u Filatit, Mehmet Zeqiraj dhe ish myftiu i Gumenicës, Halil Hilmiu, duke gënjyer popullin që të mos rrëfejnë se janë shqiptarë”.» (Luan Malltezi.” Roli i hoxhallarëve në shpernguljen e shqiptarëve )
Pataj : “Mësojmë që se tanë q’erdhi komisioni Turk në Athinë për të vënë në zbatim nomin e ndrimit, të përmëndurit Mehmet Zeqirja e Halil Hilmin erdhën në Athinë si Komisjon të dërguar nga Çamëria që të gënjejnë turqit se Çamët duan të venë në Turqi që për këtë komision kemi protestuar më telegram ndanë qeverrisë greke si dhe komisjonin që të mos mirren parasysh ankimet e këtyre se nukë përfaqësojnë gjithë popullin Çam veç një pakicë që janë sot refygjat pa mall veç nga një kalive që kanë, dhe dy të përmëndurit nuk dijnë nga janë të paguar ose më mirë s’mundin të rrëfejmë. “
“Qeveria Greke, pas nomit të ndrimit ndaloj shitjen e niqasjen nga gjithë myslimanët pa ndarë shqiptarët, të cilët s’janë në këtë nom. Kërkuam nga qeverria përjashtimin t’onë nga ky nom me që jemi shqiptarë e për këtë duhelt të jemi të lirë si dhe të tjerët. Mbi këtë, qeverria dha një urdhër që myslimanët e Çamërisë të deklarojnë zyrtarisht racën t’onë (duke) mare parasysh që të gjithë Çamët flasin vetëm shqip. Çamërit vrapuan të deklarojnë racën e vërtetë të tyren, po si u pa ky sulm, dolli Myftiu i Filatit, Mehmet Zeqiraj dhe ish Myftiu i Gumenicës Halil Hilmiu duke gënjyer popullin që mos të rrëfejnë se janë shqiptarë se kush të thotë shqiptar e të mbetet këtu, greku do i djegij dhe na që do të vemi në Turqi do marrim pallate e shumë mallra që ne mot mot do bëhemi miljonerë duke dhënë në besën përpara e shtrëngimet e qeverisë me nomin e ndrimit zunë njerëzia të ftohen.
Me këshillat q’u dhanë popullit të paditur se këto që u thanë hoxhët janë propagandë për të përzënë Çamët nga vatrat e tyre. Na që do të mbetemi do rojmë më të lirë se sa kemi rojtur dhe gjithë të drejtat tona dot na mbrohin nga Lidhja e Kombeve e cila ishte e detyruar për këtë që të mbrojë të drejtat e pakicave që rojnë nënë shtete të huaja qe më këto njerëzia zuri të kuptojë të drejtën veç ata që janë muhaxhirë që sot. “
A është lufta serbe për “trashëgiminë kulturore serbe” në Kosovë – pyet Fadil Lepaja , fillimi i një lufte të re si po e paralajmëron dhe si kërcënon Patriarku serb dhe konspiracionit e tjerë serbë apo është vetëm fundi i ëndrrës mesjetare serbe për Kosovën dhe “ardhjen ruse në Ballkan”, kjo mbetet të shihet ?!
Pse ne shqiptarët të bëhemi shërbëtorë ,në shërbim boshtit islamik-ortodoks!

11.11.15 Gjakovë

Filed Under: Analiza Tagged With: e u pame, Fahri Xharra, Ra UNESCO

Kosova,drejt liberalizimit të vizave

November 11, 2015 by dgreca

-Kryeministri Mustafa: Fryma e Raportit të Progresit 2015, lajmëtare e procesit integrues/
-Përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar, ka dorëzuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2015/
Prishtinë, 11 nëntor 2015/ Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovë/përfaqësues special i BE-së, Samuel Zhbogar, i cili i ka dorëzuar Raportin e Progresit për Kosovën për vitin 2015.
Kryeministri Mustafa ka falënderuar zyrtarët e Bashkimit Evropian dhe shtetet anëtare për qasjen konstruktive në raport me Kosovën, duke theksuar se fryma e Raportit të Progresit për Kosovën është lajmëtare e intensifikimit të procesit të integrimit të Kosovës në BE.
Për kryeministrin Mustafa, Raporti i Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën, i cili këtë vit vjen pas Nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), është paralajmërues se brenda një periudhe shumë të shkurtër Kosovës dhe qytetarëve të saj do t’u mundësohet lëvizja e lirë në zonën Schengen nëpërmjet liberalizimit të vizave.
Kryeministri Mustafa ka theksuar se këto dy procese tashmë kanë konsoliduar dhe formësuar fuqimisht axhendën evropiane të Kosovës.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, si dhe institucionet tjera të shtetit tonë, jam i bindur se do ta lexojnë me kujdes përmbajtjen e Raportit të Progresit për Kosovën për vitin 2015. Si kryeministër, garantoj se çdo germë e këtij raporti do të lexohet drejt dhe me vëmendjen e duhur. Ne kemi punuar për të pasur një Raport të mirë të Progresit të Komisionit Evropian për Kosovën. Koalicioni qeverisës ka funksionuar në mënyrën më të mirë dhe kjo edhe në të ardhmen ofron siguri se do të implementojmë të gjitha rekomandimet e BE-së. Por, natyrisht e dimë që na mbetet ende punë për të kryer reformat e përafrimit me standardet e BE-së”, ka theksuar kryeministri Mustafa.
Kryeministri Mustafa, poashtu, tha se Kosova do të fokusohet në përmbushjen e obligimeve të veta për reformë në sundimin e ligjit, duke ndërmarrë hapa konkretë në luftën kundër krimit të organizuar e korrupsionit, në reformën ekonomike dhe në reformën e administratës publike.
“Këto shtylla do të jenë prioritet i qeverisë që unë drejtoj. Natyrisht, qeveria pret bashkëpunim nga institucionet tjera, institucionet e pavarura dhe sidomos nga opozita, e cila ka rolin e vet të rëndësishëm në procesin e përmbushjes së reformave që i mundësojnë vendit integrimet evropiane”, ka theksuar Mustafa./b.j/

Filed Under: Rajon Tagged With: Isa Mustafa, kosova, Samuel Zhbogar, vizat

Flet deputeti i vetëm opozitar shqiptar në Parlamentin e Malit të Zi

November 11, 2015 by dgreca

Intervistë me deputetin më te ri në Parlamentin e Malit të Zi- Dritan Abazi/
Ne Foto: Deputeti Abazi gjate nje interviste ne Studion e Televizionit Kultura Shqiptare ne New York, i intervistuar nga gazetari Beqir Sina/
Mysafir në Nju Jork, ishte për një vizitë pune – parlamentari më i ri në Parlamentin e Malit të Zi – Dritan Abazi – i cili hyri nëparlament si deputet nga partia Mali Zi Pozitiv, por pas disa dështimeve për krijimin e pushtetit lokal në Nikshiq, si edhe ate në Podgoricë, brenda kësaj partie, u krijua krahu për riorganizimin e saj, të cilët pas manipulimeve simbas tyre të kreut të partisë në Këshillin Qendror, ato u larguan nga partia dhe mbetën deputet të pavarur. Gjatë kësaj kohe në Mal të Zi, u inicua themelimi i Lëvizjes Qytetare URA nga ish kryetari i SDP, zoti Rakçeviq, ku të cilës Lëvizje u bashkangjit edhe zoti Abazi i cili është zgjedhur edhe nënkryetar i kësaj lëvizje, dhe njëkohësisht e përfaqëson këtë Lëvizje në Parlament.
Deputeti Abazi i dha një intervistë gazetarit tonë në Nju Jork Beqir SINA
Zotri Abazi mirëseerdhe – pa u zgjatur cili është qëllimi i vizitës suaj në Shtetet e Bashkuara ?
Në SHBA kam ardhur me thirjen e diasporës. Kemi paraparë disa takime me komunitet e ndyshme me prejardhje nga Mali i Zi dhe nje tribune publike. Shpresoj se kjo do të jetë një fillim i bashkpunimit më të mirë me diasporë, dhe krijimi i mardhënieve më konkrete. Pas NY do të jemë zyrtarisht dhe në qytetin Washington, në State Department.
Deputetet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi sa kanë arritur të mbrojnë të drejtat dhe interesat e elektoratit shqiptarë në parlament dhe të justifikojnë votën e tyre, simbas teje?
-Për fat të keq, në Kuvendin e Malit të Zi unë jam i vetmi deputet shqiptarë në opozite. Thekësoj për fat të keq pasi që të gjithë deputetet tjerë shqiptarë janë në pushtet e siç e dini edhe vet, komuniteti shqiptarë është mjaft i paknaqur me statusin e vet në Mal të Zi dhe njëherit me pushtetin. E kjo si pasojë që numri i shqiptarëve zvogëlohet çdo ditë e më shumë, nuk rrespektohen të drejtat tona si pakicë, mungon arsimimi i lartë në gjuhën shqipe etj. dhe përkunder kësaj të gjithë partitë nacionale shqiptare marrin pjesë në qeveri. Sipas mendimit tim kështu nuk mbrohen të drejtat e shqiptarve, por le të ja lamë kohës dhe qytetarëve të vlersojnë punën e çdo kujt.
Ju gjatë një seance parlamentare keni lëshuar një ndër kritikat më të rënda në drejtim të kryeministrit të Mali të Zi zotit Milo Gjukanoviq duke e quajtur atë si kryeministër antishqiptar. Pse?
Është shumë e theshtë të shpjegohet me pak fjali e që kanë shumë peshë: numri i shqiptarëve ka rënie prej 7% ne vitin 2001, në 4,9% ne vitin 2011, nuk kthehen pronat e shqiptarëve, nuk ka zhvillim ne treva tona, nuk lejohet të bëhet komuna e Tuzit që 20 vite, nuk jemi present më shumë se 1.5 % në administrate… atëher është më se e qartë se çka është arritja e kryeministrit në çështjen shqiptare. Si mund të quhet ndryshe dikush që në 25 vitet e fundit është bërë 7 herë kryeministër, ndërsa pozita e shqiptarëve në Malin e Zi çdo herë e më shumë vjen duke u dobësuar.
Gjatë Orës kryeministrore në Parlamentin e Malit të Zi, ndodhi një incidenti verbal simbas shtypit – gjatë të ciles Kryeministri Milo Gjukanoviq, të quajti vagabond, si jeni ndier ju në atë moment ?
Jam krenar që më në fund dikush arriti ta bëjë kryeministrin ta tregoj fytyren e vet të vertet. Kjo pasi që në munges të argumenteve vjen deri tek shfrytëzimi i gjuhës së dhunes. Kryministri pas këti rasti ka kerkuar falje opinionit, kjo tregon faktin që ka pranuar se ishte në gabim.
Zoti deputet media ju ka indetifikuar edhe si i afërt shumë me aktivistët e KDNJ-së në Preshevë, në se nuk është ndonjë spekullim mediatik, përse e keni bërë këtë ?
Shkrimet e mediave dhe presioni i tyre është pjesë e punës dhe ashtu duhet ta pranojmë. Përkrahjen time pikësëparit morale, pastej edhe politike, e ka çdo organizatë e cila lufton për të drejtat e njeriut, thënë në bazë parimore. Mediat shumë shpesh ju indetifikojnë me shumë kend, por ajo nuk do të thotë që në jetën reale kemi kontakte. Sidaqoftë kurr nuk është vonë që të krijohen.
Si e konsideroni ju Iniciativën e ish- kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha, në vitin 2012,( 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë) që të gjithë shqiptarëve në rajon t’u mundësohet të kenë shtetësinë e Shqipërisë, a është pozitive apo propogandë e asaj kohe kur ai ishte Kryeministër.
E kam konsideruar si shumë pozitive. Ndoshta aty ka pas edhe martketing politik por në parim është shumë pozitive. Tjeter pyetje është se si mundet te realizohet, pasi që në Mal të Zi konkretisht mungon baza ligjore që diskush te ketë dy nënshtetësi. Opsioni më i mirë do ishte të vihej deri tek marrëveshja bilaterale dhe me këtë ti mundsohet shqiptarëve që ta marrin edhe pasaporten e shqipërisë. Kjo është edhe çeshtje logjike, pra pse mos të ketë dy nënshtetësi nëse ju paraqitet një mundesi, këtët praktik e shfrytëzojnë edhe shtetet e zhvilluara si e drejtë e “bipatridit” apo dyshtetësisë . Per mendim tim aty ska dilemë, iniciativa është e mirë por koha do të tregojë a mund të realizohet.
Mbas nënshkrimit në Vjenë të Marrveshjes së Asocimit të Komunave serbe në Kosovë, ka zëra që edhe shqiptarët e Malit të Zi duhet të krijojnë institucione paralele në qytet ku janë shumicë shqiptare, dhe te mos marin pjesë fare në jetën politike sllave në Serbi dhe Mal të Zi.
Institucionet paralele nuk janë treguar si funkcionale askund në rruzullin tokësor. Por nëse është ajo çeshtje e kompromisit për një kohë atëher duhemi te jemi real. Kosova është bërë shtet i pavarur para disa viteve. Sot është e njohur nga shumë shtete, do të hyj shpejt ne UNESCO, do të fillojë të marrë pjesë në kampionate sportive… Pra koha punon për të. Nga ky aspekt duhet të lergohemi kerkesave maksimale dhe te shikojmë çka mundet të bëhet në realitet. Nuk mundet gjithmonë të jetë ashtu siç dom ne, por kryesorja që procesi te shkojë në drejtimin e duhur.
Zoti Abazi Kohët e fundit është sensibilizuar çështja e përcaktimit të vijës së demarkacionit, pra e njohur si çështja e kufirit mes Kosovës e Malit të Zi, ku thuhet se Kosova humbet 8 mijë hektar. Si precipiton kjo çështje tek ju politikanët shqiptar në Mal të Zi kjo çështje?
Demarkacioni duhet te jetë pjesë e punës së komisioneve eksperte. Nuk mendoj që është mirë të bëjmë tensione lidhur me këtë çeshtje. Mali i Zi dhe Kosova deri tani kanë bashkpunim te mirë, dhe duhemi te vazhdojm ne këtë drejtim. Shpresoj se do të gjindet zgjidhja e cila do të pranohet nga të dyja palët. Nase jo, çdoherë ekzisten mundesia e procesimit para gjykatave ndërkombëtare. Personalisht mendoj se ska nevoj per këtë intervenim.
Madje kemi pasur edhe ngjarje të dhunshme në Parlamentin e Kosovës. Si deputet shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi si e shihni ju këtë çështje ? pra ajo nga këndëvështrimi i një deputeti në anën tjetër të kufirit
Nuk nuk jemi të kënaqur kur shohim që në Kosovë nuk funksionon jeta parlamentare apo kur ka dhunë ndërmjet deputetëve apo në rrugë. Apeloj tek të gjithë që ti kthehen dijalogut. E kuptoj se demokrcia ka mungesa të shumëta por vetem me dijalojg mundemi të ndërtojmë institucione të forta të cilat munden ti pergjigjen nevojave të qutetarëve.
Si mendoni ju përse nuk po arrin të unifikohet ende faktori politik shqiptarë ?
Sepse ne shqiptarët kemi dëshirë të jemi gjithë gjeneral. Ne 20 vitet e fundit shqiptarët u desubjektivizuan, dhe tani nuk lunjë rolin e rendësishëm ne jetën politike në Mal te Zi, fatkeqsisht. Pra duhet te punojmë në unifikim e subjekteve nacionale. Shoresoj që ne zgjedhjet parlamentare vitin e ardhshëm do të marrin pjesë të gjithë në një listë të përbashkët dhe pjemarrjen ne pushtet ta organizojnë me platform te qartë politike, e jo si deri më tani me plotsimin e interesave të ngushta partiake ose personale.
Intervistoi Beqir SINA/

Filed Under: Interviste Tagged With: deputet, Dritan Abazi, Interviste, Mali i Zi

Shqiptaret dhe Bashkimi Evropian

November 11, 2015 by dgreca

Shqiptaret duhet të antarsohen në Bashkimin Evropian sëbashku ose në të kundërt të bashkohen në një shtet shqiptar/
Opinion Nga Lek Gjoka/
Jacksonville Florida/
Pas humbjes së Kosovës për tu antarsuar në UNESCO sigurisht po fillon të fryjë një ere tjeter.Shumica e politikaneve shqiptare janë thjesht palaco që me shumë i shkaktojnë dëm kombit shqiptar se sa dobi dukë i futur në rrugë pa krye.Pa pikë turpi ministri i jashtem i Shqipërise Bushati thotë humbi shteti i Kosovës sikur nuk është e njëjta gjë ndërsa Thaçi thotë së fitojmë vitin tjeter kur Serbia të luaj si të dojë me ekonomine fhe fatin e Kosoves dhe vete të antarsohet në BE.Ndërsa politikani bisznesmen Pacolli shfajsohet së i thanë vonë për lobim dhe nuk është fundi i botës që nuk u antarsuan.Sigurisht zoti Pacolli nuk është fundi i botes kete e dime të gjithë sepse fundin e botës për popullin e Kosoves e ndaloi presidenti Klinton duke bombarduar Serbinë e diktatorit Milloshovic por problemi është diku tjeter.Kosova ishtë viktime e shtetit serb dhe me nderhyrjen SH.B.A-së bëri që të jete fitues i kësaj luftë të përgjakshme.Ndaj fituesi duhët ti vendosë kushtë humbesit por po shikoj diçka të kundërt.Politikanët serbe bashke me ndihmen e Rusinë dhe disa shtete të BE-se po shtriren si viktima të ish luftes ballkanike dhe jo ato që shkaktuan genocid.
Dukë parë që edhe politikanet e sotem serbe po ecin në të njëjten politike antishqiptare shqiptaret duhet të zgjohën nga gjumi.Qeveria e Kosoves ka sot dy rrugë ose të japë dorëheqjen dhe të shkojë në zgjedhje të reja ose ti beje presion Brukselit që me sjellen e fundit të politikes serbe do të largohen nga bisedimet dhe nuk do të njohin asnjë rezultat edhe nga bisedimet e mëparshme.
Fare qarte e tha nënkryetarja e Parlamentit Europian, Ulrike Lunacek, ku thotë se Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj dialogut me Serbinë.
Ajo ka porositur kosovarët që të mos zhgënjehen pas rezultatit negativ në UNESCO, por ka treguar se çka do të bënte po të ishte në vend të kryeministrit Isa Mustafa, pas asaj që ndodhi sot në Paris.
“Nëse do të isha kryeministre e Austrisë, pas kësaj që ndodhi unë do të shkoja në Beograd e do të thoja se kështu nuk shkon e më pas do të shkoja edhe në Bruksel dhe t’u thoja se Serbisë duhet t’i bëhet më shumë presion që të jetë konstruktive dhe të mos t’i bëhet pengesë Kosovës pasi këto veprime nuk do t’i bëjnë dobi asnjërës palë”, ka thënë Lunacek.

Përveç Serbise qeveria e Tiranës dhe e Prishtinës duhet ti bëjë presion edhe Brukselit që pese shtetet antare të BE-se duhet të njohin patjeter pavarsinë e Kosovës.Po që se reagimi i Brukselit do të kthehet në një presion ndaj shqiptareve atehere fare qartë duhet i bërë të ditur edhe SH.B.A-se së e vetmha rrugë për të zgjidhur problemin e shqiptareve në Ballkan është organizimi i referendumit në Shqipëri dhe Kosovë për bashkim në një shtet.Sigurisht bashkimi i Kosovës me Shqipërine nuk do të përshkallzojë asnjë konflikt siç mund të pretendojnë kojshite por do të jete një faktor paqje në Ballkan.Europa është fajtore bashke me Rusinë që e coptoi kombin shqiptar në 1913 dhe sot ka vetem dy mundësi për zgjidhjen e problemit shqiptar.Njëra është antarsimi sa më i shpejtë i Ballkanit në Bashkimin Evropian ose bashkimi i Kosovës me Shqipërinë.
Shqiptare zgjohuni nga gjumi, shoqeria civile dhe rinia duhet të përgaditet për ditën e madhe pa u trembur nga politikanet tradhtare dhe shtetet Evropiane antishqiptare.Shekulli i shqiptareve ka ardhur dhe është detyra juaj ta jetesojë kete shekull pa u trembur nga çdo lloj çmimi.

Filed Under: Opinion Tagged With: anetarsimi i Shqiptareve, dhe Bashkimi Evropian, Lek Gjoka, shqiptaret

GËRSHËRË NË RRËNJËT E ORIGJINËS

November 11, 2015 by dgreca

Nga Rasim Bebo/Chikago/
Të nderuar bashkatdhetarë, po ndaj me ju një shqetësim: më datën 3 nëntor 2015 në ”Gazetën Shqiptare”plasi si një bombë, që mohon origjinën tonë pellazge, që mohon “Perandorinë Pellazge me kryeqytet Dodonën në Çamëri”, artikulli i zotit Kristo Frashëri : “Ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve”,
Zonja Nevila Nika shkruan: “ky botim vjen në bashkëpunim me Qendrën Kërkimore “Ligji, Norma dhe Tradita””, pranë Fakultetit Juridik në UET, që drejtohet nga unë. Libri është pjesë e projektit “Çamëria si një çështje shkencore”. Ju zonja Nevila, shkruani në ngjashmëri si për Kartagjenën e shkatërruar nga konsulli romak në antikitet, në analogji me Napolon Zervën që shkatërroi Çamërinë para shtatëdhjetë vjetëve. Ju vlerësoni botimet e reja në këtë fushë: “EpiriI jugut, Çamëria” me një grup autorësh dhe librin e Mentor Nazarkos, “Lufta e fundit”, për pronat e shqiptarëve në Greqi, i cili nuk flet për ligjin agrar 7501 të ndarjes së tokës në Shqipëri, që dekretoi ish kryeministri Sali Berisha, për dhënien në pronësi të tokave shqiptare për familjet minoritare greke në jug të vendit, duke i kthyer ato në “troje greke”. Madje në vitin 1994, pas një pakti me qeverinë greke, lejoi me ligj regjistrimin e këtyre trojeve shqiptare edhe në kadastrat e pronësisë greke. Dhe shumë privilegje të tjera të lëshuara nga ky ish kryeministër. Të cilit, kisha greke i jep Sali Berishës titullin e lartë:“Bekimi ynë i artë” për shërbime të shquara ndaj Greqisë, (28/dhjetor/2011 speciale nga AMA news).
Zoti Kristo Frashëri dhe zonja Nevila Nika, nuk i përmendin autorët e historisë shqiptare të përkthyer në gjuhën shqipe përgjatë të quajturës “demokraci”, si Edwin Jaskues “Shqiptarët”, Mathieu Aref “Shqipëria” (historia dhe gjuha) “odiseja e pabesueshme e një populli parahelen” bot. 2007, dhe “Mikena”; Xhan Klod Faverial “Historia” 2004; Tajar Zavalani “Historia e Shqipërisë” bot. 1998; Dhimiter Pilika “Pellazgët, origjina jone e mohuar” bot. 2005; Robert Anxheli me shtatë volume përmbledhje e librit “Enigma”; Karl Rainhold “Netët pellazgjike”. Këto libra dhe të tjera, ju nuk i keni përfillur, se ato i vënë grekut kufirin te thana.
Zoti Kristo, ju rrëmbyet gërshërën për të prerë rrënjët e origjinës me stërgjyshin tonë pellazg. Por shqiptarët rrjedhin nga ilirët dhe këta nga pellazgët që ishin banorët e parë, para se të vinin semito-egjiptianët (grekët). Perandoria Pellazge me epiqendër Dodonën në Çamëri, ka luzmuar (lumturuar) në rajonet ballkano-danubiane, në pellgun e Mesdheut, në Azinë e vogël, në gadishullin Apenin, në gadishullin Iberik, në Kaukaz, Palestinë…etj.
Herodoti, “babai i historisë” i ka përmendur shumë herë pellazgët. Të gjitha trevat që më vonë u quajtën Greqi, fillimisht quheshin Pellazgji… ai pohon se vendi i kultit apo vendi i shenjtë parahelen, më i lashti dhe i vetmi i njohur, ishte ai i pellazgëve në Dodonë. Kjo është vërtetuar nga Homeri (Iliada XVI. 234), i cili e trajton Zeusin jo vetëm si pellazg për nga origjina, por ai e cilëson më tepër “Dodonas”. (Aref Mati “Mikena” f.67) dhe më tej “Ilirët kanë për stërgjysh “pellazgët”, të cilët bashkë me “etruskët” (një fis tjetër pellazg), përbëjnë themelin e dy qytetërimeve më të mëdha perëndimore: atij grek dhe romak. Është provuar se qytetërimi grek ka lindur pas shek VII- pes. (“Pellazgët antik.. “ Paris 7/6/2007).
Robert D’Anxheli shkruan: “…populli i racës pellazge kudo fliste me dallime të vogla dialektore të njëjtën gjuhë: pellazgjishten… , ka qenë po ajo gjuhë kudo në këtë epokë dhe nuk e vëmë në dyshim, kemi gjithashtu, të shohim dhe dëshminë e Biblës që thotë tekstualisht: “para shpërhapjes, që ndodhi në Kohën e ndërtimit të kullës së Babilonisë, gjithë njerëzimi fliste një gjuhë të njëjtë të vetme”(“Enigma” f. 200).
Edwin Jasques shkruan: “Tukididina thotë: se Akropoli më i njohur i botës, ai i Athinës fqinje, nuk u ndërtua nga grekët, por nga këta pellazgë, banorët e parë u vendosën aty para vitit 2000 pes.” “Shqiptarët” f.67.”
Për të thënë të vërtetën, Greqia ka nisur të quhet zyrtarisht dhe përgjithësisht Hellas për gjithë botën, vetëm shumë vonë, kur u krijua si mbretëri e pavarur më 1830. Më parë, dhe sidomos gjatë perandorisë Bizantine, ajo asnjëherë nuk është quajtur Hellas ose Grecia, as Perandoria Greke, ose Helenike, po gjithmonë Perandoria Bizantine dhe Perandori Bizantin, kurrë nuk është cilësuar si grek ose hellas. Ato që shkruhen për të, janë manipulime greke.
Po tregojmë hartën e vërtetë të Greqisë të marrë nga Enciklopedia Amerikane vol. 13 f.377 bot. 1828. Korrigjimi në vitin 1971, tregon shtetin grek që fitoi pavarësinë në vitin 1826, me kufirin që kalon në jug të Epirit, të Thesalisë dhe në veri të Eubesë dhe në Detin Egje. Prof. Dr, Hasan Kalleshi shkruan: “Vilajeti i Janinës nuk iu bashkëngjit Greqisë. Në vitin 1826 dhe deri në vitin 1913 greku nuk mundi të zgjerohej në veri në territorin e Epirit, Thesalisë dhe Maqedonisë. Për këtë duhet lavdëruar Abedin Pashë Dino”.
Ka disa autorë që flasin vetëm për ilirët, se janë një pjesë e tërësisë pellazge, shkruajnë për pjesën dhe nuk e zënë fill të tërën, nga kjo e tërë, kanë lindur tre shtete pasardhës të pellazgëve ilirët, maqedonët dhe epirotët.
Zoti Kristo Frashëri, ju shkruani, se shqiptarët dhe grekët, pasardhës të ilirëve dhe helenëve të lashtë, banojnë në fqinjësi me njëri-tjetrin që nga periudha parahistorike dhe që vazhdon deri në shekullin e nëntëmbëdhjetë. Por nga Robert Tempel lexojmë: “grekët dhe hebrenjtë janë shumë të vonshëm në historinë e lashtë, sa që mund të themi se bëhet fjalë për mijra vite distancë, përpara se vetë emrat Greqi dhe Hebre të vinin në jetë” nga kjo kuptojmë se ilirët, me semito-egjiptianë (grekë) nuk kanë të njëjtën origjinë. Shqiptaro-pellazgët, grekët i quanin barbarë dhe asnjëherë nuk kanë bashkëjetuar në fqinjësi të mirë. Në vitin 1826 në Peloponez grekët kanë therur dhe zhdukur mbi pesëmbëdhjetë mijë shqiptarë, në vitin 1923 janë shpërngulur me forcë mbi gjashtëdhjetë mijë shqiptarë nga Çamëria: Follorina, Kosturi, Grebeneja, Janina, në këmbim me ortodoksit e Anadollit. Në vitin 1944-1945 greku masakroi Çamërinë dhe dëboi mbi tridhjetëmijë çamë myslimanë. Sot Greqia mban ligjin e luftës me Shqipërinë, dhe Çamërinë e quan inekzistente, vallë kjo është miqësia dhe qetësia me Greqinë?!
Dhe më tej, janë masakruar nga paraardhësit e Janullatosit, megjithëse e dinin që do të vriteshin nga banditët grekë që i udhëhiqnin, peshkopët që vazhdonin meshën në gjuhën amtare shqipe. Kundra këtyre pishtarëve të gjuhës shqipe, u përdor helmi, gropa e gëlqeres, thika, plumbi dhe sëpata. Helmuan Petro Nini Luarasin, me sëpatë i çanë kokën Papa Kristo Negrovanin dhe ia kthyen trupin ushqim për qentë, gjithashtu i prenë kokën dhe ia zhdukën At Staf Melanit, trupin e të cilit e varrosën pa kokë në kishën e Përmetit. Koto Hoxhin, që u mësonte fshehura nxënësve shqipen, peshkopi grek e spiunoj fshehur te kajmekami turk dhe pasi e arrestuan e varrosën në burgun e tmerrshëm të “Xhedikulit” në Kostandinopoje (nga Edwin Jasques).
Ju zonja Nevila, jeni funksionare në Universitetin UET, vallë ju nuk keni frikë kur ngrini zërin e Çamërisë në këtë universitet?… Në universitetin “Vitrina” para pesë-gjashtë vjetëve disa përfaqësues të Shoqatës “Qendra Studimore Pellazgjike”, i mbështetën krerët e Universitetit “Vitrina” për të shpallur të parën Konferencë të Qendrës Studimore Pellazgjike, por në këtë kohë në Universitet u bë një huliganizëm kundra Shoqatës Studimore Pellazgjike. Komisari i policisë, që e kishte në patronazh, vendosi aty situatën duke marrë masa kundër huliganëve. Ky komisar mbas pak ca kohësh është vrarë në Tiranë dhe vrasësi për të shpëtuar jetën u arratis në Greqi. Akoma kjo vrasje e dhimbshme nuk është zgjidhur.
Janë zhvilluar këtu në Tiranë tre mbledhje të Shoqatës së Studimeve Pellazgjike, ku kanë ardhur delegatë nga shtetet fqinje edhe unë kam ardhur nga SHBA-ja për të asistuar në këtë Simpozium në tetorin e vitit të kaluar. Fatkeqësisht, këtu nuk kishte ardhur asnjë i ftuar nga Qeveria dhe Akademia e Shkencave. Vallë kjo mospërfillje është vazhdimi i artikullit të Kristo Frashërit, që ju e mbështetni, se ilirët nuk janë pasardhës të pellazgëve?…
A ka më keq, se kur ministri i jashtëm grek, Venizellosi flet me ton urdhërues duke e ndjerë veten se është në shtetin e tij grek, brenda Shtetit Shqiptar. Nga zyra e Kryeministrit në Tiranë urdhëroi: “Dëgjoni, ju, shqiptarë!..kujdes, mos bëni naze për plotësimin e kërkesave të Athinës, siç janë: kufiri detar, problemi i çështjes çame, mosprekja e ligjit të luftës, ngritja e varrezave të reja, përvetësimi i Kishës ortodokse (prof. dr. Eshref Ymeri, internet: “Ministri i jashtëm grek… “ 24/10/2013).
Legjenda e Deukalionit u krijua për të fshirë plotësisht të kaluarën pellazge, një përmbytje që fshin gjithçka në mënyrë që të fillohet nga zero. Kështu si me magji, dolën në dritë Heleni i Deukalionit dhe Pirrhas: Helen, eponim i stërgjyshit të grekëve. (M. Aref “Shqipëria” bot. 2007 f.22.)
Grekët e kanë halë në sy emrin “pellazg”, sepse me zhdukjen e tyre, bëhen përvetësues të kulturës pellazge. Nuk duan të dëgjojnë emrin e Dodonës në Çamëri dhe kërkojnë ta vendosin në malin e Tomorit, për këtë shkruajnë disa persona në internet. Emri Çamëri iu vunë shumë historian grekë, duke i quajtur çamët kolonë turq dhe përfunduan në një rezolutë greke dërguar OKB-së, Kongresit Amerikan dhe BE-së duke ligjëruar se “Çamëria nuk ekziston”.
Gjatë kësaj kohe të “demokracisë” shumë çamër kanë dashur të shkojnë në Çamëri për t’u çmallur me vendlindjen e tyre, me varrezat e të parëve të tyre, me shtëpitë e tyre dhe me pasurinë e tyre. Por me pasaportën e tyre të paraqitur në sportelet greke, kur ata kur kanë parë emrin e Çamërisë dhe qytetin ku do shkonin në Çamëri, sportelisti grek i inatosur ua ka grisur pasaportën dhe ua ka hedhur në fytyrë, duke u thënë: “S’ka Çamëri!”… Qeveria dhe Akademia e Shkencave kanë heshtur dhe nuk e kanë bërë problem dhe as e kanë aprovuar rezolutën Çame për t’ia dërguar OKB-së, Kongresit Amerikan dhe BE-së. Kjo është fatkeqësi kombëtare.
Kështu, greku vazhdon dhe më tej: Ish PresidentiI Greqisë Stefanopullos thotë: “…unë shtoj bindjen time, se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizimin, për çlirimin e të gjithë grekërve “skllevër”. Shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Serbisë së madhe, janë njerëz pa troje”. (Edit Harxhi dhe Mal Berisha shkurt-mars 1997) (Athinë 23/dhjetor/1999 marrë nga Athens News Agency (ANA)).
Si përfundim, hierarku ortodoks Janullatos, ka një detyrë të caktuar kishtare në Shqipëri. Ai e gjykon, se fronti më i mirë për t’i shërbyer Greqisë, do të ishte pikërisht qëndrimi në Shqipëri. Propozimi i Kryeministrit grek Cipras për zotin Janullatos, ishte një vlerësim i lartë për besnikërinë e tij ndaj Greqisë, sepse i ka kryer mirë detyrat në shërbim të kombit grek, kurse drejtuesit e Shtetit Shqiptar janë përulur dhe heshtur. Por deri kur do të vazhdojë kjo situatë poshtëruese?…
Rasim Bebo,Tiranë 10 nëntor 2015

Filed Under: Analiza, Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3370
  • 3371
  • 3372
  • 3373
  • 3374
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit
  • Shqipëria u bë pjesë e Lidhjes së Kombeve (17 dhjetor 1920)
  • NJЁ SURPRIZЁ XHENTЁLMENЁSH E GJON MILIT   
  • Format jo standarde të pullave në Filatelinë Shqiptare
  • Avokati i kujt?
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE SI MJET PËR FORMIMIN E VETEDIJES KOMBËTARE TE SHQIPTARËT  
  • MES KULTURES DHE HIJEVE TE ANTIKULTURES
  • Historia dhe braktisja e Kullës së Elez Murrës – Një apel për të shpëtuar trashëgiminë historike

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT