Nga Rasim BEBO/
Për të bërë kёtë shkrim, jam nisur nga artikulli i Prof. Dr. Eshref Ymerit “Në pritje të ndryshimeve kushtetuese”, kushtetua e vitit 1998 që forcoi karrigen e Janullatosit në krye të kishës Noliane. Ky i dërguar apostafat, drejton vorbullën e gjakderdhjes të ekspansionit të Greqisë ndaj Shqipërisë që nga viti 1997 dhe deri sot. Në vitin 1991, gjatë vizitës së bërë nga kryeministri grek i asaj kohe Miçotaqis, i kërkoi Ramiz Alisë vendosjen e Kryepeshkopit Janullatos në drejtimin e KOASH-it, përmirësimin e të drejtëve të minoritetit grek në jug të Shqipërisë dhe përfaqësimin politik të organizatës OMONIA, për të nxitur mijëra shqiptarë të kalonin kufirin shqiptaro-grek, duke realizuar ëndrrën e madhe greke të asimilimit, me anën e ndërrimit të emrave dhe fesë së shqiptarëve emigrantë. Mijëra shqiptarë brenda dhe jashtë vendit bënë kërkesën për mospranimin e Janullatosit, (por Ramiz Alia në kupolë me Nexhmije Hoxhën, nuk e morën parasysh, shën. im). Që në kohën e pranimit të tij në Shqipëri dhe deri sot, ky klerik, misionar politik, ka qenë armiku më i madh i vendit tonë. Kështu Ramiz Alia me qeverinë komuniste shqiptare, realizuan kërkesat greke në një kohë rekord. Me rënien e skemave piramidale në Shqipëri, filloi riaktivizimi në terren i “pushtimit greko – komunist të Shqipërisë në vitin 1997”. Nga ky moment, Shqipëria u pushtua nga Greqia politikisht dhe ushtarakisht, për ta aneksuar Shqipërinë, duke financuar dhe investuar politikanët më ekstremistë të majtë të Shqipërisë, të cilët sot drejtojnë vendin dhe mundohen të ç’rrënjosin ndjenjën kombëtare të shqiptarëve, duke luajtur politikën më antishqiptare që ka pasur ndonjëherë historia e këtij vendi. Ish presidenti i Greqisë Stefanopulllos, thotë: “…unë shtoj bindjen time se Greqia mirëpret shekullin e ri me kujtimet e luftës së përgjakshme për helenizimin për çlirimin e të gjithë grekëve skllevër…”. Shqiptarët do të përsheshen të gjithë midis nesh dhe Sërbisë së Madhe (sepse janë njerëz pa troje). (Edith Harxhi dhe Mal Berisha, shkurt mars 1997). (Athinë, 23 dhjetor 1999) marrë nga Athens News Agency (ANA).
Kjo politikë arriti një nga majat e saj, në fillim të vitit 1997, kur mbështeti fuqimisht shkatërrrimin e vendit dhe djegien e jugut, duke mundësuar edhe pushtimin final të Shqipërisë . Materjalet e më poshtëme janë eskluzive … nga ato gjatë ditëve kur përgatitej në Greqi tragjedia e madhe kundra Shqipërisë. Një analizë politike e marrëdhënieve shqiptaro-greke nga viti 1997 deri sot, e bazuar në faktet të nxjerra nga vetë shtypi dhe media greke, për herë të parë po bëhet e mundur dalja e të vërtetës së hidhur në shesh, … kur sulmi grek ndaj vendit tonë kishte arritur kulmin për aneksimin e plotë të jugut të Shqipërisë dhe varësinë ekonomike dhe politike të vendit tonë në politikën ekspasioniste greke.
Revista “Çështje politike” 20 shkurt 1997. “, “Analizë mbi gjendjen në Ballkan dhe pozicioni i Greqisë”. Epiri i Veriut shpejt a vonë do të përbëjë tokë të humbur për Greqinë. Në një kohë kur Greqia është indiferente për fatin e popullsisë prej 400.000 vetësh të Verio Epirit (gënjejnë grekët nga 400.000, ata janë 30 mijë me 0.87% të dalë nga regjistrimi që u bë para pak kohe. Shën im) të cilët po largohen për të siguruar burime më të mira jetese, pranon në Greqi 500.000 shqiptarë emigrantë të paligjshëm, çka përbëjnë një rrezik shumë të madh për të dhe për minoritetin.
Gazeta “Avgi” 21 shkurt 1997.
“Rroftë MABH, Rroftë Himara”. Tetë të akuzuarit u liruan pasi morën dënime konvecionale. Pas lirimit të tyre salla u inkurajua dhe filloi të bërtiste me të madhe: Rroftë MABH – Rroftë Himara. Zoti Filoklis Asimaqis tha … ne kemi hapur llogari me pesë milionë dhrahmi për krijimin e MABH – të Ri, qëllimi do të jetë Autonomia e Epirit të Veriut.
Gazeta “Pondiqi” 25 shkurt 1997. “Të ndërhymë menjëherë!…Të pa mbrojtura varret e ushtarëve grekë në Shqipëri”, të vrarë në luftën italo-greke. U gjendën në Bularat rreth 50 varre dhe në Këlcyrë pesë varre. Tani duhet të formohet komiteti i përbashkët greko – shqiptar, i cili do të merret me ndërtimin e varreve të mëdha që t’i nderojë ata si heronj. (U kujtuan grekët pas shtatë dekadash). Ky është qëllimi për ekspansion i shovinizmit grek.
Gazeta “Stohos” 5 mars 1997. “Oficerët Verioepirotë drejtojnë kryengritësit: Kiço Mustaqi, ish Ministr i Mbrojtjes i Shqipërisë. Ngrihet flamuri dhe shpallet autonomia në Himarë dhe në Tepelenë. Shtabi i andartëvë të Epirit të Veriut bënë thirrje: “Tani autonomi, mos na tradhëtoni prapë”. Treqind të rinj nisen nga Athina për në Sarandë në duart e autonomistëve grekë prapë Epiri i Veriut. Gati ushtria jonë të ndërhyjë. Flamuri i autonomisë së Epirit të Veriut u ngrit prapë në Himarë, Tepelenë. … Oficerët tanë vorioepirotë, dikur nën armë në ushtrinë shqiptare, tani po e marrin situatën në dorë. Ata po marrin nën kontroll anije luftarake të Shqipërisë. Ushtria e jonë ndodhet në Gjirokastër. “Gati planet, kjo është kërkesa e oficerëve. Të mos kundërshtojnë politikanët!”
Kanali televiziv “Mega” 5 mars 1997. Lajmet e orës14:00. “Sot grupe të armatosur në jug të Shqipërisë ngritën për herë të parë flamurin e Verio Epirit. Ata kërkojnë ndarjen e pjesës së jugut nga pjesa tjetër e vendit, duke filluar nga Tepelena dhe shpallur autonomin e jugut të Shqipërisë. Nëse kryengritja fillon edhe në Gjirokastër, atëherë gjysma e Shqipërisë do të kontrollohet nga populli i armatosur i jugut. … Shqipëria ndahet në mes, nga lumi Shkumbin. Kështu kriza aktuale është në Shqipërinë e Jugut ku ka greqishtfolës.”
Kanali televiziv “Sky” 6 mars 1997. “Para disa minutash kanë dalë nga mbledhja krerët e grupeve të armatosura të Sarandës, të cilët kanë vendosur te sulmojnë sonte në darkë Gjirokastrën. Ata nuk do t’i lëshojnë postblloqet si dhe presin me padurim gjyqin e sotëm popullor që do tu bëhet tre robërve të kapur në sheshin kryesor të Sarandës, të cilët janë punonjës të SHIK-ut me përkatësi veriorë”.
Gazeta “Demokratiko Logos” 7 mars 1997. “Kryetarët e partive të opozitës shqiptare do të takohen në Strasburg”. Gjatë punimeve të parlamentit Europian, më 10-15 mars, sipas inisiativës së eurodeputetit Aleko Alavanos. Në këtë takim morën pjesë: Fatos Lubonja, Rexhep Mejdani, Neritan Ceka, Petrit Kalakula dhe Skënder Gjynushi. (A nuk janë këta politikanë të përkëdhelur të grekut? Shën.im).
Gazeta “Stohos” 7 mars 1997. “…të gjithë oficerët minoritarë, të liruar nga detyra janë ata që drejtojnë kryengritjen ndaj Shqipërisë. Numri i tyre i kalon të katërqindët. Këtë e bëjnë për të rritur urrejtje, që të kalojë në veprime më tragjike.”
Kanali Televiziv “ANTENA” 8 mars 1997. “ Vazhdojnë edhe sot luftimet e përgjakshme për të marrë “Argjirokastron”, midis popullit të armatosur dhe forcave pro-qeveritare. Është momenti më i mirë historik për të marrë atë që kemi ëndërruar”.
Kanali Televiziv “ANTENA” 10 mars 1997. “7 qytete janë tani në duart e kryengritësve: Gjirokastra, Saranda, Delvina, Himara , Vlora, Tepelena dhe Memaliaj. Synimi I këtyre forcave është që të marrin nën kontroll Fierin dhe Ballshin. Kështu kontrollojmë gjithë Shqipërinë e jugut. Njoftimet thonë se u pushtua Berati, Kuçova, Poliçani dhe Çorovoda.”
Agjensia e lajmeve “ANA” 12 mars 1997.
“Berisha njoftoi për emërimin e Bashkim Finos kryeministër. Zoti Pangallos bëri përshkrimin e Bashkim Finos … SI MODEST DHE TË BESUESHËM. Shqipëria është e varur dhe vazhdon të varet ekonomikisht dhe politikisht nga Greqia. Nga Shqipëria e Jugut thonë se situate po keqësohet nga vjedhjet dhe shkatërrimet që shkaktojnë grupet e armatosura. Ndërkaq forcat greke të sigurimit janë në gatishmëri të lartë. Jep mundësi për luftë civile.”
Kanali Televiziv “ETI” 15 mars 1997.
“Të gjitha kërkesat e kryengritësve janë plotësuar, u bë dorëheqja e qeverisë së Berishës, u krijua Qeveria e Pajtimit Kombëtar, u bë marrëveshje për zgjedhjet e reja në qershor të këtij viti. Berisha u largua nga Shqipëria.”
Kanali Televiziv “ANTI” 16 mars 1997. “Kryetari i P.D, e Re Miltiadhis Evert, u pritën nga konsulli grek në Gjirokastër Nikos Kanellos. Z. Evert (e ndien rrezikun e Turqisë. Shën. im) deklaroi para gazetarëve: “Greqia nuk kërkon asgjë nga asnje vend i Ballkanit. Greqia dëshiron paqen dhe stabilitetin në Ballkan …” mbështesim qeverin e Z. Fino . Më pas z. Everts pati takim me udhëheqësit e kryengritësve Agim Gozhita dhe Gjolek Malaj.”
Ajo që solli rënien e sulmit grek, ishte hyrja në lojë e Turqisë. (Në fillim të marsit 1997, Zonja Magdalena Ollbrajt, sekretare e SHBA-s i tha kryeministrit të Greqisë: “Ju keni ndërmend të pushtoni Shqipërinë, por ne nuk e ndalojmë Turqinë që të u bjerë juve.” Shëni m). Sot analistët për mposhtjen e sulmit grek në Shqipëri gjatë marsit 1997, ia dedikojnë në veçanti ish – Kryeministres së Turqisë Znj. Tansu Çiller dhe ish shefit të përgjithshëm të shtabit të Turqisë Ismail Haki Karadagi . Më 17 mars 1997, Kryemistrja Çiller deklaroi para gazetarëve në Ankara: “Turqia nuk do të qëndrojë spektatore ndaj përpjekjeve për të përçarë Shqipërinë. Për të ruajtur tërësinë territiale të Shqipërisë dhe zgjidhjen për një kohë të shkurtër të krizës. Qeveria turke ka intensifikuar veprimtarin e saj në interes të Shqipërisë, në NATO, OSBE dhe organizma të tjera kombëtarë.Turqia është gati të zërë vendin e saj në çdo forcë ndërkombëtare apo në çdo projekt që do të hartohet për këtë qëllim.Në këtë kuadër Turqia do t’i japë Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme, si në planin politik, ekonomik ashtu dhe ushtarak”. Gazeta turke “Hyrriyet” 18 mars 1997.
“Komploti grek ndaj Shqipërisë”, gazeta Zaman e datës 16 mars 1999 shkruan: “Lefkosa: Greqia po kërkon që të ndajë Shqipërinë me qëllim që të themelojë një republikë greke ortodokse në disa pjesë të saj. Sipas Agjensisë së Marrëdhënieve Ndërkombëtare (INAF) veprimtaritë e fshehta greke kanë qenë nën survejimin e Shërbimit të Fshehtë Turk. (MIT). Ky shërbim ka zbuluar se Greqia ka planifikuar, në mënyrë të veçantë në dy vjetët e fundit, të përgatiste shqiptarë ortodoksë në pjesën greke të ishullit të Qipros, në Shqipëri dhe në Greqi, për themelimin e Republikës Greke Ortodokse. Rreth 200 të rinj shqiptarë me origjinë greke nga Epiri i Veriut kanë marrë trajnim si oficerë policie dhe agjentë të fshehtë ne Qipron greke. “Oficerë vorioepirotë me shpirt Helen janë drejtuesit kryesor të kryengritjes në pjesën tonë të pushtuar. Këta janë kolonelë të dëbuar nga armata e Tiranës. Kufiri verior i Greqisë do të arrijë deri te paraleli 41.
Gazeta “Stohos” 18 mars 1997. “… gjatë marsit të vitit 1997, ishte vetë qeveria e Greqisë ajo që drejtonte lëvizjen për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë.
Gazeta “Elefterotipia”26 mars 1997. “Takimi misterioz i (i tradhetarit të atdheut të vet, shën, im) Fatos Nanos me qeveritarët grekë në Selanik. Një vello misterioze ka mbuluar çështjen e vizitës së udhëheqësit të PS të Shqipërisë. Pyesin: “çfarë fsheh vizita e Fatos Nanos?” “çfarë mori me vete Fatos Nano”.
Objetivat kryesore për shkatërrimin e plotë të Shqipërisë do të ishin: -Rreth 3.800 firma të huaja që operonin në Shqipëri deri në ditët para revolucionit të vitit 1997, e lanë Shqipërinë për tu zëvendësuar me firmat mafioze greke. Sot firma “Sarandopulos ka investuar tek qeveritarët shqiptarë si përçues të politikë greke. Duhej të shkatërrohej Shqipëria, që kreditë dhe ndihmat që merrte nga Bashkimi Europian, këto fonde të drejtoheshin nga Greqia Zyrtare. Duhej të futej në dorë sistemi financiar, duke privatizuar të gjitha bankat shqiptare nga ana e firmave greke, dhe duke ndërmarrë transferimin e parave nëpërmjet të hapjes së gjashtë bankave private greke. Duhej të shkatërrohej ushtria, në mënyrë që Shqipëria të ishte e paaftë për tu mbrojtur. Duhej të hapeshin depot e armatimeve dhe të shpërndaheshin armët… Të futej në dorë shërbimi informativ, nën petkun e zi të priftërinjve .Duhej të infiltrohej në administratën e lartë të SHBA dhe pikërisht të CIA me .drejtues Xh. Tenet. (Agjent i betuar në shërbim të grekut. Shën. im). Duhej të vihej diplomacia shqiptare nën kontrollin e shërbimeve greke. Duhej shkatërruar kultura pellazgo – ilire, duke rrëmbyer e prishur çdo relikte të periudhës ilire, duke djegur e plaçkitur bibliotekat, shkollat dhe Universitetet. (Mëso grek i pabesë, se AKROPOLI ËSHTË KULTURË PELLAZGE)
Në zgjedhjet e përgjithshme të 29 qershorit 1997, në vorbullën e revoltës popullore të “luftës civile, dolën në skenën politike figurat më antishqiptare, të eksremit të majtë, u specializuan në Greqi para dhe gjatë ditëve të revolucionit të 1997. Konfuz i paqartë, i lodhur e i frikësuar nga (masakrimi i rinisë shqiptare me 3000 të vrarë dhe 11000 të plagosur shën im) dhe humbja e skemavepiramidale. Ardhja në fuqi e koalicionit të majtë “Aleanca për shtetin” lehtësoi përfundimisht qëndrimin grek ndaj vendit tonë, për aneksimin ekonomik politik dhe ushtarak. Pas përfundimit të misionit “ALBA” dhe largimit të trupave të huaja, në Shqipëri qëndruan mbi 200 ushtarë grekë. Qeveria greke nuk ka hequr kurrë Ligjin e luftës dhe çështja ÇAME nuk ka qenë asnjëherë prezente në asnjë bisedim zyrtar dypalësh shqiptaro-greke. Prof. Dr. Eshref Ymeri thotë: “Kushtetuta e tanishme, të cilën majtistët e hodhën në referendum në vitin 1998, nuk ka asnjë nen që të përcaktojë se kush duhet të jetë në krye të komuniteteve fetare në vendin tonë. Kjo u përgatit prej këshilltarëve të “VYER” grek ”. ( Kjo forcoi karrigen e Janullatosit kryetar të KOASH, si varrmihës i kombit shqiptar, që mbahet nga qeveritarët komunistë shqiptaro-grek. Shën. im).
Në muajin dhjetor të vitit 1999, është themeluar në ilegalitet Qeveria e Epirit, me kërkesë të princit Aleksandër të Epirit. Kjo mbështetet nga drejtori CIA-s amerikane, Xhorxh Tenet. (Shqiptar nga Qeparoi i Himarës, i larguar më 1945). Në bazë të devizës që Greqia ka ndërmarrë lidershipin në Ballkan për llogari të BE-s, vazhdon të përkrahë edhe sot politikanët e majtë në Shqipëri, ideja se rruga e Shqipërisë për në Europë kalon nga Athina. Kryeministri grek Simitis, pas përfundimit të luftës në Kosovë më 11 qershor tha: “Unë jap alarmin dhe bëj sot të qartë se nëse Kosova do të fitoj pavarësinë dhe kufijtë do të ndryshojnë, do të kemi një luftë të përgjakshme”. (The Guardian 18 qershor 1999.) KONKLUZION:
“Këto shkrime janë një apel i vendosur ndaj të gjithë bashkë-athetarëve, patriot, nacionalistë, që besojnë tek e drejta që kanë shqiptarët për të jetuar të lirë në trojet e tyre, në të cilat, ata kanë ardhur bashkë me DIELLIN. Ky matrial i bazuar në pretendimet greke ndaj Shqiperisë, me të dhëna nga vetë media greke, si dhe shtrati anti – kombëtar, që ajo ka gjetur në radhët e komunistëve shqiptarë dhe elementit anti – shqiptar brenda shoqërisë shqiptare, përfaqësuesve të qarqeve anti-shqiptarë grekë në pushtet dhe në opozitë, kanë si qëllim t’i shtohen përpjekjeve të partiotëve nacionalistë demokratë shqiptarë anembanë botës, e sigurisht atyre që e përjetojnë direkt presionin greko-komunist në Shqipëri… Kush ishte shkaktari kryesor i prishjes së qetësis që mbretëronte në Shqiperinë para vitit 1997 dhe kush u mundua të minonte luftën për çlirimin dhe pavarësin e Kosovës?… Ky material i bashkohet zërit të nacionalistëve shqiptarë, punës së diasporës shqiptare jashtë vendit, ëndrrës së mijërave intelektualëve shqiptarë jashtë shqipërisë dhe trojeve shqiptare, për të parë një shtet të përparuar me të cilin ne të krenohemi”.
PETCION: Nënshkruaj Peticionin për largimin e Janullatosit nga Shqipëria!… Ky material është marrë nga libri i analistëve Edith Harxhi dhe Mal Berisha, me shkurtime nga autori i artikullit.
Rasim Bebo, Addison IL. USA, tetor 2015.
Kosova anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës
-Ministri Shala uron Federatën e Atletikës të Kosovës/
Prishtinë, 16 tetor 2015/ Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, uron Federatën e Atletikës të Kosovës (FAK), me rastin e pranimit me të drejta të plota si anëtare në Asociacionin Evropian të Atletikës (EAA).
Ministri Shala përgëzon drejtuesit e kësaj federate dhe atletët e Kosovës për këtë të arritur të jashtëzakonshme, duke u shprehur se ky është lajm i rëndësishëm për sportin e atletikës por edhe për fazën finale të procesit të ndërkombëtarizimit të sportit të Kosovës. Shala u shpreh se përmes anëtarësimit me të drejta të plota, atletëve të Kosovës përpos që u është mundësuar pjesëmarrja në garat ndërkombëtare, ata pritet të bëhen të njohur në botë, si dhe është një nxitje për zhvillimin e mëtutjeshëm të atletikës në Kosovë.
Ministri Shala, tha se MKRS-ja po punon që të krijojë lehtësira për funksionimin e federatave dhe po punon në përmirësimin e infrastrukturës sporteve në vend, kur tashmë pritet të përfundojë faza e investimeve në shtigjet e atletikës në stadiumin “Adem Jashari”, në Mitrovicë, ku atletët do të kenë mundësinë të zhvillojë përgatitjet e tyre. Shala, nënvizoi se investimet e MKRS-së bëhen në mënyrë që të krijohen kushte sa më të volitshme për ngritjen cilësore të sportit tonë dhe njohjen e tij sa më të gjerë në botë./b.j/
Shqiptarë, Votoni për Kështjellën Shqiptare në Parlamentin Zviceran
Nga Gani Qarri/
Këtë të diele, në Zvicër është ditë zgjedhjesh, ditë e ngjeshur aktiviteti me orë të tëra pune e angazhimi dhe veprimi pa pushim.
Ditë votimesh, numërimesh, seleksionimesh dhe përllogaritje përqindjesh, për secilin kandidat dhe parti.
Ditë pritjeje e durimi dhe shprese për realizim ëndrrash politike dhe jetësore edhe për kandidatët shqiptar, të cilët deri në këtë pikë sprove erdhën me meritë dhe angazhimin e tyre të suksesshëm.
Shumë ngjarje dhe zhvillime pozitive aktuale, që vetëm pak vite më parë ,nuk mund të merreshin me mend, dukeshin të largëta dhe pothuajse të pamundura, për tu arritur nga shqiptarët, ato sot, fatbardhësisht po bëhen realitet.
Po kthehen në fakt përjetësimi dhe shembull krenarie e ndërgjegjësimi për bashkëkombësit tanë kudo, gjë që edhe jo pak popuj të tjerë, tejet më të numërt se ne, në këto vende, do ta kishin lakmi dhe dëshironin për vete.
Shqiptarët përveç shkëlqimit në sport, ka kohë që suksesshëm po ecin, dhe bëjnë hapa të mëdhenj e të sigurt, me shumë të rinj e të reja të këtij komuniteti, si kandidat potencial me mundësi reale për tu zgjedhur edhe në poste të larta politike, nga pozitat kantonale deri te ato shtetërore në Vendin Helvetik.
Kësaj radhe,interesim të veçantë ka zgjuar protagonistja e modelimit dhe ish e përzgjedhura “Bukuroshe e Kosovës” nga viti 2010, zonja Kështjella Pepshi, si kandidate me mundësi të mira për fitimin e një vendi të deputetes në Parlamentin Shtetëror të Zvicrës.
Kështu, ajo dhe emra tjerë serioz, atraktiv e premtues, shpejt dhe bindshëm, po bëjnë realitet faktorizimin politik të shqiptarëve, në këtë vend dhe shtetet tjera evropiane, ku ata gravitojnë, angazhohen pa kursim bashkë me familjet e tyre mërgimtare dhe punojnë e jetojnë ndershmërisht, për dekada me radhë.
Ndaj, është kënaqësi e veçantë për gjithë bashkësinë tonë të gjerë, kur vetëm disa vite, pas tentimeve të zëshme dhe pothuajse agresive të shprehura nga ndonjë parti ekstremiste, për kundërshtimin kolektiv të integrimit të barabartë të shqiptarëve, sot të shohësh, pikërisht fëmijët e shquar të këtyre familjeve dhe bashkëkombësit tanë të “refuzuar”, se me sa siguri dhe sukses, ecin denjësisht drejt horizonteve më të larta politike dhe parlamentare në Kuvendin Helvetik.
Madje, emrat e përzgjedhur për kandidim në vendet e demokracive perëndimore, përkundër politikbërësve në atdhe, të cilët jo vetëm se nuk janë pasqyra më e mirë e popullit tonë të shumëvuajtur,por edhe lanë namin para syve të të gjithë faktorit ndërkombëtar, këta me punën ,seriozitetin dhe ndershmërinë e tyre, bëjnë kombin tonë, të ndihet krenarë në gjithë botën e përparuar demokratike!
Kështu, duke parë vullnetin dhe përpjekjet e pareshtura të të rinjve tanë mërgimtar, shumë parti politike në Zvicër, u kanë hapur dyert të rinjve shqiptar edhe për angazhime politike, duke i ranguar ata në vende meritore si kandidatë të preferuar për zgjedhjet aktuale.
E impresionuar me aktivitetin e zellshëm të ish “Miss Kosova Univers 2010″ zonjës Kështjella Pepshi, CVP e vendosi atë në piedestalin e kandidatëve me origjinë “jo-vendore” duke e “stolisur” Bukuroshen Shqiptare me numrin 7, në ranglistën e kandidatëve të parë të saj, si “Perlë” e përzgjedhur(tanimë) politike për delegim, (pse jo) edhe zbukurues në Parlamentin Zviceran.
Ndaj, shqiptarët gjithsesi, në këto momente historike, duhet të jenë të vetëdijshëm për rëndësinë e madhe që ka vota e tyre, dhe më tepër se asnjëherë tjetër më parë, kërkohet të tregohen të motivuar dhe organizohen e mobilizohen, sa më mirë, kudo që janë, për votim sa më masiv, pasi që çdo votë e dhënë vlen dhe ndihmon shumë fitoren në zgjedhje të përfaqësuesve tanë të ardhshëm në këtë vend.
Kjo është mënyra më e mirë dhe më efektive, që ti ndihmojmë ata të futen triumfalisht në instancat më të larta shtetërore, aty ku merren vendimet me rëndësi për zhvillimin, mbarëvajtjen, prosperitetin, shkollimin, punësimin si dhe trajtimin e përgjithshëm edhe të mërgimtarëve në Zvicër.
Secili bashkëkombës me të drejtë vote, që deri më tani, nuk ka mbaruar këtë obligim përmes formës postare, më 18 tetor të këtij viti, nuk duhet të hezitojë për asnjë moment, por të dalë dhe votoj me dëshirë për kandidatët shqiptar.
Fillimi i mbarë në këto zgjedhje dhe eventualisht fitorja e mundshme e një apo disa nga bashkatdhetarët tanë, do të shkruante histori dhe niste një kapitull të ri për të gjithë ne në këtë vend mik, si dhe hapte dyert për suksese të mëtejme dhe faktorizonte komunitetin tonë mërgimtar, në politikën zvicerane.
Fitorja e Kështjellës si emri më i favorizuar nga pjesëtarët e bashkësisë sonë kombëtare në Parlamentin Helvetik, si dhe i kandidatëve tjerë shqiptar, jo vetëm se do të shprehte përfundimisht fuqinë tonë votuese, por na bënë edhe më të fort e më të sigurte si dhe vulosë përjetësisht komunitetin tonë si pjesë e faktorëve vendimmarrës në të gjitha instancat e këtushme shtetërore.
Demokracia me tradita qindravjeçare helvetike, përveç të drejtave njerëzore e kombëtare, të punës dhe shkollimit të cilat na i ka mundësuar që nga fillimi, me emërimin e kandidatëve shqiptar për poste politike, po jep edhe një shembull të sinqertë e domethënës përfaqësimi.
Ajo, shtrinë dorën e saj me dashamirësi dhe na grish solemnisht edhe neve si mërgimtar, për një bashkëpunim të ndershëm e miqësor dhe ndarje “fer” edhe të përgjegjësive udhëheqëse e shtetërore, me synim mbarëvajtjen dhe integrimin e popullsisë sonë në Zvicër.
Ndaj mundësin e ofruar për përfaqësim edhe në jetën politike, vendimmarrëse dhe zhvillimore të këtij vendi, ne duhet ta vlerësojmë lartë dhe respektojmë maksimalisht edhe me votimin tonë masovik, në mënyrë që ky rast i rrallë për ne deri më tani, të jetësohet me sukses historik dhe kandidatët tanë të fitojnë ashtu siç ata e meritojnë dhe dëshirojmë të gjithë ne si shqiptar.
Me zgjedhjen eventuale të përfaqësuesve tan të rinj, në Kuvendin Helvetik, përveç shtimit të zërit tonë atje, edhe atij do ti forcohej harmonia tradicionale, rritet vitaliteti rinor si dhe dritësohet edhe më shumë sharmi i përbërjes ekzotike me bukuritë e përzgjedhura fisnike dhe buzëqeshjet e dëshmuara origjinale shqiptare, si ato të Kështjella Pepshit.
Duhet përmendur me këtë rast, se, me zgjedhjen e Kështjellës dhe kandidatëve tjerë të mirëintegruar shqiptarë këtu, do fitonim të gjithë ne. Kurse ata, jo vetëm se do bëheshin përfaqësuesit tanë të devotshëm në instancat më të larta shtetërore zvicerane, por edhe ambasadorët më të mirë e besnik të vendit dhe origjinës së tyre kombëtare.
Për aq më tepër, nuk duhet të harrojmë edhe një fakt tjetër, i cili për fat të mirë tonin, për ndryshim nga të dëbuarit me programet serbe për shpërnguljen masive dhe shkatërrimin e shqiptarëve në vazhdimësi, kur Serbia bashkë me Greqinë arritën të katapultonin miliona shqiptarë me dhunë në Turqi, dhe për kohë të shkurtër, pothuajse gati të gjithë ata-atje u asimiluan, ne megjithëse mërgimtar, por në vendet me të drejta dhe demokraci të përparuar, edhe pse në numër tejet më të vogël në krahasim me miliona shqiptar pa mundësi shkollimi dhe asnjë të drejtë gjuhësore e kombëtare në Turqi, neve në Zvicër dhe vendet tjera perëndimore, megjithëse pjesë e një populli të pa përkrahur gati nga askush, edhe aq sa ishim,jo vetëm se na u lejua mësimi dhe ruajtja e gjuhës amtare, por edhe fëmijëve të familjeve tona mërgimtare, ju mundësua që me emër e mbiemër dhe duke ruajtur përkatësinë e tyre kombëtare të kandidojnë për pozita parlamentare të këtyre shteteve, dhe vendeve demokratike.
Ndaj, kjo zemërgjerësi e treguar, duhet kujtuar gjithmonë me respekt e falënderim të pafund dhe ne si mërgimtar edhe me përfaqësimin tonë-“autokton”, duhet të ndihmojmë pa kursim dhe sinqerisht, si zhvillimin e Zvicrës dhe vendeve tjera mike, ashtu edhe përparimin e atdheut, me zërin e fituar në arenën evropiane e ndërkombëtare, siç ndihmoi për vite me radhë Josef Dioguardi me shokë, me angazhimet e pareshtura në Kongresin e SHBA, për çështjen shqiptare, pa emrin e të cilëve, gjendja jonë, ndoshta nuk do ishte kjo që është sot.
Kështu që, duhet të jemi të vetëdijshëm se edhe tani e kemi obligim që të solidarizohemi si komb dhe japim shembull të mirë edhe duke votuar, ngase vërtetë është kënaqësi e madhe dhe krenari e veçantë për të gjithë ne mërgimtarët ,nëse arrijmë që me votën tonë, të ndihmojmë Kështjellën dhe kandidatët tjerë bashkëkombës për fitore dhe nga këto zgjedhje e tutje, të përfaqësohemi denjësisht me deputete e deputet të mbështetur dhe adhuruar nga të dy popujt në Parlamentin Zviceran.
Pra, bashkatdhetar të nderuar, shqiptarë të të gjitha trojeve pa dallim, miq dhe dashamirë, mos hezitoni, që këtë të diele, më 18 tetor 2015,të ofroni votën tuaj për Kështjellën dhe shokët e shoqet e saj, në të gjitha instancat ku ata konkurrojnë, sepse me zgjedhjen e tyre, fitojmë të gjithë ne, në këtë mënyrë ndihmojmë vetveten dhe mërgimtarët shqiptar kudo, në Vendin Helvetik.
Ndaj, përveç ftesës së pareshtur për votimin e kësaj bukurosheje dhe patrioteje të ndritshme dhe të gjithë kandidatëve shkëlqyes shqiptarë, për fund, urojë nga zemra që dëshira e tyre në këto zgjedhje të plotësohet tërësisht dhe ëndrra jonë e madhe, për fitoren e bashkëkombësve tanë në këtë 18 tetor, të bëhet realitet, ashtu siç shpresojmë dhe dëshirojmë sinqerisht, të gjithë ne. Suksese!
Gani Qarri Cyrih, 15 tetor 2015
FESTIVAL BALLANIK NE DURRES
Celet edicioni i XVIII i Festivalit Ballkanit të Fëmijëve në Durrës/
Është çelur sot në Durrës edicioni XVIII i Festivalit Ballkanik të Fëmijëve, “Luajmë dhe vallëzojmë”. Grupe me fëmijë nga rrethe të ndryshme të Shqipërisë, si dhe nga Ballkani kanë mbërritur në qytetin bregdetar për t’u bërë pjesë e festivalit që promovon argëtimin dhe ruajtjen e traditës te brezat e rinj. Të gjitha grupet pjesëmarrëse në këtë aktivitet pritet të prezantohen me një repertor të pasur të lojërave popullore dhe valleve nga trevat që ata vijnë.
I organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve Durrës, festivali synon të forcojë miqësinë mes fëmijëve në Ballkan dhe më gjerë, nxisë ruajtjen e identitetit dhe traditës popullore në një botë gjithnjë e më të hapur drejt globalizimit, si dhe të promovojë qytetin antik të Durrësit. {Sh.K}
Ehë ! Në moshën e tretë
Nga Luftar Pepmarku/
Mosha e tretë përkon me vitet e pensionit. Është mosha kur njeriu ndjehet disi i çliruar nga pjesa më e madhe e detyrimeve familjare, por edhe shoqërore. Tashmë kësaj moshe, nuk i kërkohet zbatimi i orarit të ndonjë pune, apo realizimi i ndonjë rendimenti. Njeriu në këtë moshë, ndjehet i gëzuar, nga kushtet e mira të motit, nga çdo ditë që përjeton një gjendje të mirë shëndetësore, apo kur mëson një lajm të mirë,që qarkullon në vendin e tij, apo kudo gjetk..
Mrekullohet kur sheh fëmijtë, nipat e mbesat të jenë mirë me shëndet, përkatësisht ata që janë në moshën e punës, punojnë dhe kanë arritje e të vegjëlit, mësojnë dhe çdo ditë fitojnë vlera në formimin e mirë të tyre, si në përvetësimin e dijeve, ashtu edhe në konsolidimin e tipareve të nevojshme të karakterit e të edukatës njerëzore. Lumturohen kur shohin që në familje mbretëron harmonia midis tyre dhe me shoqërinë që i rrethon e kur një pjesë e konsiderueshme e të mirave materiale, nuk u mungon.
Po si e kalojnë kohën ky brez, në këtë stad të jetës? Dikush çohet në mëngjes dhe mjaftohet thjeshtë me një kafe. Del në qytet, takon bashkëmoshatarët, me të cilët ulet në ndonjë kafe dhe shtyjnë kohën me biseda të ndryshme. Bisedat janë nga më të larmishmet, që varijojnë që nga ngjarjet më të zakonshme të ditës, ndodhitë e ndryshme të jetës e deri te vrejtjet e sugjerimet, për instanca të ndryshme shoqërore e shtetërore, pa përjashtuar të gjitha instancat, që nga akademitë, qeveritë, presidentët, mbretërit dhe perandorët.
Të tjerë zënë ndonjë hije, nxjerrin dominat dhe luajnë gjithë kënaqësi. Ka raste që gjatë lojës nxehen edhe gjakrat, ngrehen edhe tonet, përse jo, nganjëherë shpërthejnë edhe fjalë të pa hijshme e të padenja për moshën e tyre. Fatmirësisht këto hatërmbetje e tensionime nuk zgjasin shumë. Të nesërmen përsëri i gjen bashkë, në shoqëri me njëri-tjetrin. Edhe unë jam pjesë e kësaj moshe. Ashtu si çdokush edhe unë kam mënyrën time të organizimit e të kalimit të ditës, por larg këtyre lojrave, me të cilat nuk u familjarizova kurrë.
Zakonisht zgjohem heret në mëngjes. Kontrolloj facebook-un tim, për t’ u njohur me publikimet që mund të kenë përcjellë miqtë e fb, që jetojnë në anën tjetër të globit. Ndjek emisionin “Koha për t’ u Zgjuar”. Dal në qytet, bëj ndonjë xhiro me shokët, pimë ndonjë kafe dhe pasi tërheq ndonjë gazetë, që përmban ndonjë artikull që më ka tërhequr vëmendjen, në pasqyrën e shtypit të ditës, kthehem në shtëpi, ulem në këndin tim të preferuar dhe lexoj në qetësi të plotë gazetën. Shpesh përqëndrohem kryesisht në rubrikën e opinioneve.
Kështu në njërën nga gazetat e kësaj jave, më tërhoqi vëmendjen një artikull, ku një profesor i një universiteti të Birmingamit në Britani, shqetësohej përse mediat shqiptare e paskan përcjellë në heshtje një libër monografi, të autorit Kristo Frashëri me titull, “Ahmet Zogu: Vështrim Historik”. Mendoj se shqetësimi i shprehur në faqet e kësaj gazete të përjavshme, ndaj heshtjes së mediave tona për këtë autor, sipas tij (të paanshëm) nuk më rezulton i vërtetë dhe për pasojë, as i drejtë.
Kjo për arsye se, autorit të këtij libri, z. Kristo Frashëri i janë vënë në dispozicion më shumë se një herë studio televizive, ku ai ka folur më shumë se një orë për secilin rast, mbi vlerat sipas tij, që ka sjellur me botimin e këtij libri. Këto emisione janë përsëritur edhe një herë, të nesërmen e transmetimit të parë, ku është bërë edhe rregjistrimi. Gjithashtu edhe shtypi, ka pasqyruar në faqet e tij, pikpamje të ndonjë autori rreth librit në fjalë.
Dy fjalë për autorin e monografisë së sipërcituar, na duhet t’ ia kujtojmë shkruesit të këtij artikulli, tek na flet, për panshmëri dhe gjasme kritere shkencore të historianit të indoktrinuar Kristo Frashëri.
Autori i kësaj monografie, sipas disa artikujve të botuar në faqet e shtypit pluralist, është njëri nga 200 “Petritat”, që i ka falur gjithë energjitë e tija fizike dhe intelektuale të viteve të rinisë dhe të moshës së pjekurisë, njërit prej sistemeve më diktatoriale të botës komuniste. Ai pati fatin t’ i mbijetojë atij sistemi, falë faktit se, komandanti i njërës prej çetave të para nacionaliste, Myslim Peza, akoma nuk ishte indoktrinuar. Prej kohësh është publikuar fakti se, Enver Hoxha e kishte nisur Kristo Frashërin me një letër të mbyllur në zarf, me porosinë, që t’ ja dorzonte në dorë dhe pa e hapur këtë letër, komandantit të asaj çete, z. Myslim Peza.
Në atë letër, porositej komandant Myslimi: “Letërprurësin e kemi nisur në çetën tuaj, ndiqni me kujdes çdo veprim të tij dhe po e patë të arsyeshme, mos ia kurseni një plumb mbas koke.” Pre e këtyre veprimeve tinzare të këtyre monstrave, do të binin shumë luftëtarë të lirisë, pas indoktrinimit të këtyre komandantëve dhe rolit prioritar, që gradualisht muarën të ashtuquajturit komisar, të cilët përfaqësonin Partinë Komuniste Shqiptare, në këto formacione. Për të mos përmendur shumë nga emrat e këtyre viktimave, po kujtoj vdekjen enigmatike të Mustafa Gjinishit, Zai Fundos etj, lista e të cilve mund të vazhdonte shumë gjatë.
Para së të hyjmë në temë, po paraqes shkurtimisht mendimin tim, për mjedisin gjeopolitik, historik e shoqëror të kohës dhe për ushtrinë nacionalçlirimtare. Flitet dhe është shkruar se, ajo është krijuar me 10 Korrik 1943. Nga ana tjetër dihet se Brigada e parë është formuar në prag të kapitullimit të Italisë Fashiste, me 25 Gusht 1943 dhe deri në kapitullimin e plotë të Italisë, por edhe më gjatë, është marrë me organizimin e strukturave të saj.
Është i padisktueshëm fakti se, çdo ushtri duhet të ketë në përbërjen e saj ushtarë, të organizuar në skuadra, toga, kompani, batalione, brigada, divizione, korpuse dhe armata, si dhe armë të specialiteteve të ndryshme. Meqenëse këto formacione mungonin deri në kapitullimin e Italisë fashiste, bie edhe data e krijimit të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, pra 10 korriku i vitit 1943. Atëherë shtrohet pyetja: Kush luftoj kundra ushtrisë pushtuese italiane, nga 7 Prilli i vitit 1939 e deri në kapitullimin e saj 8 shtator 1943? Përgjigjja është: Ushtrija kombëtare e kohës dhe populli shqiptarë i organizuar në çetat nacionaliste dhe që udhëhiqej nga prijsat popullor, midis të cilëve edhe oficerë kariere të ushtrisë kombëtare shqiptare, të shkolluar e përgatitur në vitet e qeverisjes së Mbretit Zog I.
Më duhet të paraqes disa fakte konkrekte dhe mjaftë domethënëse të asaj periudhe, të cilat çdo studiues i kësaj periudhe, para se të shkruaj për këto ngjarje, mendoj se duhet t’ i mbajë parasyshë. Me pushtimin e vendit tonë, nga njëra prej fuqive mbi dyzet herë më e madhe se Shqipëria dhe e paisur me mjetet luftarake më moderne të kohës, ushtria dhe populli shqiptarë, bëri një rezistence serioze, për aq sa ishin mundësitë e kohës, dhe modeste përpara një fuqie kaq të madhe, siç ishte Italia, në raport me popullin dhe ushtrinë tonë.
Në këto rrethana, për t’u shpëtuar dënimeve, burgosjes dhe internimeve, që kishte ndërmarrë italia ndaj atyre që e kishin pritur me armë dhe nuk pajtoheshin me pushtimin e vendit prej saj, një pjesë e madhe e tyre muarën rrugët e mërgimit jashtë Shqipërisë. Në këtë periudhë, një pjesë e këtyre prijësave kishin kaluar në qytetet shqiptare të Jugosllavisë zyrtare të asaj kohe, apo thënë ndryshe në qytetet shqiptare të Maqedonisë së sotme.
Ahmet Zogu Mbret i shqiptarëve dërgon në Maqedoni aso kohe kolonel Hysen Selmanin, që të organizojë këta intelektualë, udhëheqës ushtarakë dhe prijësa popullor, që të ktheheshin në Shqipëri për të organizuar rezistencën dhe kryengritjen e popullit shqiptar, kundër fuqive pushtuese. Ata u organizuan dhe përbërja e tyre ishte si më poshtë:
Intelektual Prijësa popullor ushtarakë
Në versaçe Në Dibër në Valjev
Mustafa Gjinishi Aqif Lleshi N/Kol. Kuçuk Ullagaj
Hasan Reçi Shaqir Dema Major Murat Basha
Shaban Tirana Gani Serdari Kap. Hamza Drini
Kadri Vasili Jashar Lela Kap.Shyqyri Baftjari
Mustafa Kaçaçi Himçe Kaba Pater Gjek (Lek) Luli
Ibrahim Farka Isuf Selmani Kap. Kadri Rustemi
Abedin Çiçi Mehmet Aliu Kap. Abdula Ymeri
Vasil Kosturi Haxhi Lleshi Kap. Myslim Tushi
Nazmi Lemani Kros Ali Xheka Kap. Sali Llani
Midis këtyre emrave gjenden edhe shumë të tjerë si Myslim Peza etje, por edhe patëriot të tjerë që pasi u kthyen nga internimi prej ishujve të Italisë si Sulë Kurti, Frrok Gjet Kola etj, apo të kthyer nga emigrimi si Abas Kupi etj, prijësa të tjerë vendorë, të cilët organizuan çetat e para nacionaliste. Pikërisht nën drejtimin e burrave të kësaj kategorie, të cilëve nuk u mungonte, trimëria e dashuria për atdheun, por që kishin edhe inkurajimin e Mbretit Zog I, synohej bashkimi i shqiptarwve, rreth një qëllimi të shenjtë, që ishte lufta për çlirimin e vendit. Në këto rrethana u ideua bashkimi i shqiptarëve, pa dallim feje, krahine e ideje, të cilat u afishuan në Konferencën e Pezës. Shumicën në këtë konferencë e përbënin nacionalistët në rapot me komunistët. Pas kësaj mori hov dhe u zgjerua pjesëmarrja e popullit shqiptar, në Luftën Antifashiste Nacional çlirimtare.
Një varg rrethanash ndërkombëtare dhe interesash të fuqive të mëdha të botës, e lanë fatin e Shqipërisë, si pjesë të sferës komuniste. Në këtë kuadër vendi ynë mbeti nën influencën dhe drejtimin e PKJ e personalisht të Josif Broz Titos. Aq e vërtetë është kjo, saqë edhe kur njihej Qeveria e pas Luftës së II Botërore, kjo njohje i njoftohej në fillim Beogradit, pastaj Tiranës. Kjo e vërtetë, gjëndet e arkivuar në arkivat e shtetit Anglez, Jugosllav dhe Shqiptar. Treshja e Famshme, Rusvelt, Stalin dhe Çërçill, i kishin caktuar këto prioritete dhe përkatësi, që në takimet e tyre në Teheran, në nëntorin e vitit1943, pra kur Italia kishte kapitulluar dy muaj më parë, me 8 shtator 1943. Gjë që u sanksionua plotësisht, në takimin e tyre të Jaltës, mbajtur në shkurt të vitit 1945, tre muaj pasi lufta në Shqipëri kishte mbaruar zyrtarisht.
Mendoj se shkruesi i këtij artikulli, kur shkruan për paanshmërinë dhe kriteret shkencore të Kristo Frashërit, duhet të jetë në dijeni se, autori i librit,”Ahmet Zogu: Vështrim Historik“ i ka thurur ditirambe gjithë jetën, atij sistemi që pushkatoj 6027 shqiptarë, burgosi 34135 të tjerë, internoi 59009 veta, midis të cilëve edhe pothuajse të gjithë organizatorët dhe luftëtarët e lirisë së atdheut e familjarët e tyre, pa përjashtuar këtu edhe pothuajse të gjithë themeluesit e Partisë Komuniste Shqiptare, të sapozgjuar nga ëndërra e çmendur e lumturisë komuniste.
Ky autor pra, për hir të mbijetesës së tij në atë sistem, i ka thurur lavdi si çmim të kësaj mbijetese, një sistemi që i rrëmbeu popullit shqiptar pronën, i zhduku besimin, i dhunoi vendet e shenjta, e izoloi nga bota e zhvilluar perendimore, duke e pllakosur në varfëri e mjerim të tejskajshëm. Që ngriti në sistem spiunimin ndaj njëri-tjetrit, që i mposhti me dhunë vlerat dhe virtytet, dhe që vlerësoj e çmoj lart, veset dhe antivlerat. Këto fakte tronditëse nuk i përmendim për të zgjuar ndjenja hakmarrëse, por thjeshtë se nuk duhen harruar, me qëllimin e mirë, që mos të ketë shanse të përsëritet më e kaluara e hidhur. Kush harron të kaluarën, thonë se nuk e meriton të ardhmen.
Me të drejtë Uinston Çërçill ka thënë: “Socializmi eshtë filozofia e dështimit, kredoja e injorantit dhe ungjilli i ziliqarit. Cilësia e tij, që e shoqëron atë vazhdimisht është mjerimi.“ Mendoj se ka ardhur koha, që njerëzve që i kanë thurur kaq shumë lavdi një sistemi të tillë, nuk ka vend ti trajtojmë sot si të paanshëm. Thjeshtë se ashtu shkarazi në shkrimet e tyre të fundit, pohojnë edhe ndonjë të vërtetë, që dihet nga të gjithë dhe këta, nuk mund t‘ ia fshehin më kohës. Kjo për arsye se, një jetë të tërë puna kryesore që kanë bërë, ka qënë veshja e gënjeshtrës me kostumin e së vërtetës dhe lavdia e këtij veprimi, tashmë ka perenduar.
Madje ca referenca që sjellë artikulli në fjalë, për librin“ Ahmet Zogu: Vështrim Historik“ të cilat janë thënë e stërthënë prej më shumë se një gjysmë shekulli, jo vetëm nuk i besojmë, por i hedhim poshtë duke i konsideruar si shpifje krejtësisht të pabesueshme dhe që nuk mund të mbeten më. Faktet e kanë bërë të pavlerë shprehjen: Shpif shpif se, diçka do të mbetet.
Afrimi i kundërshtarve politik, deri në poste ministrore, të atyre që kishin organizuar apo edhe kryer atentate ndaj Ahmet Zogut, bashkë me dekretin e anmistisë që ai firmosi, i hedhin poshtë shpifjet që bëhen për vrasjet e kundërshtarëve politik, për të cilët, akoma akuzohet NMT Mbreti i shqiptarëve Zog I. Dihet që tre atentatorët e Mbretit Zog I, janë pushkatuar nga komunistët. Organizatorët e atentateve ndaj tij, janë burgosur apo shpallur tradhëtarë e armiq, nga i ashtuquajturi pushtet popullor, gjë që Zogu nuk e bëri, jo se nuk i kishte mundësitë, por ngaqë, Ai nuk ishte vrasës. Siç e pohojnë Eqerem bej Vlora, Sejfi Vllamasi dhe bashkëkohës të tjerë me peshë, në librat e tyre memorial dhe plotësisht të besueshëm.
Vjedhjen e floririt, që në artikull na serviret si e vërtetë e librit të autorit të “paanshëm“, e ka hedhur poshtë një komision parlamentarë i parlamentit të viteve 93-94 i përbërë nga të dy krahët e politikës së asaj periudhe, aspak dashamirëse ndaj figurës së Mbretit Zog I. Kështu që edhe libri në fjalë, bashkë me artikujt që e trumbetojnë si të paanshëm autorin e monografisë së sipërcituar dhe të mbështetur në kritere shkencore veprën e tij, nuk mund të njollosin figurën e Mbretit Zog I, i cili e ngriti pothuajse nga hiçi shtetin shqiptarë.
Ndërtoi një infrastrukturë të denjë, për kohën e shkurtër të qeverisjes së tij. Hodhi themele të shëndosha në fushën e arsimit, legjislacionit, shëndetësisë, kulturës, historisë, bujqësisë blegtorisë, e degëve të tjera të ekonomisë së vendit, të cilat më parë thuajse nuk ekzistonin. Për të gjitha këto, ka fakte të dokumentuara që nuk është vendi ti përmendim të gjitha me radhë në këtë material të shkurtër. Këto janë vetëm disa nga faktet që po i shërbejnë sot, ç’indoktrinimit të shoqërisë së ditëve tona, të cilat na bëjnë të mos i besojmë më të pabesueshmet shpifje.