-Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndodhet në Bruksel, pasi kohë më përpara, ka marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini për një darkë të përbashkët pune, sonte me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 13 Tetor 2015/ Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kryeministri Isa Mustafa, u takua sot me kryetarin e Partisë Popullore të Evropës, Joseph Daul.
Njoftimi dërguar sonte nga LDK bën të ditur se, në këtë takim, Mustafa ka marrë përkrahje për punën e tij të palodhshme si lider i qeverisë së Kosovës.Mustafa e ka njoftuar Daul me vendimet e qeverisë së Kosovës gjatë ketij mandati, me detajet e marrëveshjes së koalicionit të shumicës dhe me prioritetet qeverisëse të koalicionit për të ardhmën.
Gjithashtu, Mustafa është zotuar se qeveria qe ai udhëheq po punon shumë për të çuar përpara procesin e integrimit të Kosovës në strukturat euro-atlantike, dhe se me vendosmëri të madhe po e lufton korrupsionin dhe krimin e organizuar. Mustafa theksoi se prioritet i qeverisë së tij mbetet zhvillimin e ekonomik i vendit. Ai po ashtu kerkoi përkrahje nga EPP-ja në procesin e liberalizimit të vizave dhe integrimeve evropiane.
Daul e ka përgëzuar kryetarin Mustafa për punën e qeverisë së tij dhe i dha mbështetje atij dhe LDK-së në arritjen e synimeve politike dhe qeverisëse. Ai u shpreh i tronditur thellë për keqtrajtimin e kryeministrit Mustafa në Parlamentin e Kosovës. Daul edhe njehere theksoi se për EPP respekti për institucionet demokratike është thelbësore për diskursin politik në vend.
LDK-ja është anëtare e Partive Popullore të Evropës, përfundon njoftimi.
Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ndodhet në Bruksel, pasi kohë më përpara, ka marrë një ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Federica Mogherini për një darkë të përbashkët pune, sonte me kryeministrin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
“Ne shkojmë të ftuar dhe në shtëpinë e mikut, ne ulemi me të ftuarit tjerë”, shprehet Mustafa duke shtuar se, Mogherini ka luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e deritashëm të bisedimeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Ajo, institucionet e Bashkimit Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë garantë të këtij procesi.
Ne kemi mbështetjen e tyre të plotë që secila marrëveshje që arrihet të jetë në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës”, thekson Mustafa.
Gjatë kësaj darke pune, vijon ai, ne do të mund të bisedojmë për ecurinë e deritanishme të bisedimeve dhe lidhur me zbatimin e tyre në praktikë.
“Kosova është e barabartë në këtë proces dhe ne do të insistojmë në zbatimin e të gjitha marrëveshjeve.
Ne kemi dorëzuar në Bashkimin Evropian një raport lidhur me zbatueshmërinë e marrëveshjeve dhe presim nga Bashkimi Evropian të na mbështesë për krijimin e parakushteve për zbatimin e marrëveshjeve, ashtu siç janë nënshkruar”, thekson Mustafa.
Ne, vijon ai, do të insistojmë në zhbërjen e strukturave paralele të Serbisë në tërë Kosovën.
“Ne do të këmbëngulim që Serbia të zbatojë marrëveshjet ashtu siç janë dhe do të jemi të vendosur të aplikojmë reciprocitetin nëse paraqitet nevoja”, bën të ditur kryeministri i Kosovës.
Mustafa përfundon se, me procesin e bisedimeve në Bruksel, Kosova synon të përmbyllë problemet me të cilat përballet që prej përfundimit të luftës dhe të hapë perspektivën e saj zhvillimore dhe integruese.
HETIMI I KRIMEVE TE KOMUNIZMIT
*Bullgaria, dhe Rumania, i bashkohen iniciativës së qeverisë së Estonise për t’i hetuar krimet e komunizmit/
*Tetë vende të BE, të cilat i përjetuan krimet e komunizmit si: Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Ukraina dhe Gjeorgjia,janë bashkuar me iniciativën e Estonisë, zyrtarisht për krijimin e një trupe ndërkombëtare për hetimin dhe gjykimin e krimeve të komunizmit, sipas modelit të gjyqit të Nurembergut.Kurse,Shqipëria, vendi që e përjetojë me rëndë hesht dhe rivitalizon simbolet e komunizmit/
Nga Beqir SINA/
EUROPE : Ministri i Drejtësisë estoneze, Urmas Reinsalu, kohët e fundit u takua me homologët e tij Robert Cazancuc, rumun, dhe Hristo Ivanov bullgarë, të cilët kanë shprehur gatishmërinë e tyre, për t’u bashkuar me iniciativën estone, për krijimin e një institucioni ndërkombëtar për hetimin e krimeve të komunizmit dhe ata që i urdhëruan ose kryen ato do të jen “Përgjegjës për gjykim”, kështu të paktën thuhet në një deklerat të përbashkët lidhur me këtë inisiativë zyrtare.
Shtypi i këtyre vendeve ka sqaruar lidhur me këtë se në një takim ndërkombëtar është mbajtur para dy maujave në Talin – përkatësisht më 23 gusht 2015, ku ministri Reinsalu, u ka propozuar, kolegeve të tij, për të ngritur një trup ndërkombëtar për të hetuar krimet e komunizmit, dhe, të veprohet ligjërisht për me i ndjekë penalisht ata që janë përgjegjës, për krimet e komunizmit të kryera në periudhën 1944 – 1990.
Simbas, inisiativës Etoneze, thuhet se duhet të ndiqet një procedur sipas konventave ndërkombëtare “një mënyrë të ngjashme me gjykatën ndërkombëtare të Nurembergut”.
Në deklerat permendet edhe fakti se me rastin e 25 vjetorit të rënjes së Murit të Berlinit, që shënon dhe rënjen e komunizmit në Europën Lindore, janë deri tani 8 vende, të cilat i përjetuan krimet e komunizmit si: Letonia, Lituania, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Ukraina dhe Gjeorgjia, që janë bashkuar me iniciativëne Estonisë, zyrtarisht.
Në kuadër europian, në Deklaratën e Pragës (2008) u përcaktua angazhimi i vendeve për të dënuar krimet e komunizmit sipas praktikës së Gjyqit të Nurembergut, si krime kundër njerëzimit. Duke pasur frymën e kësaj deklarate angazhimesh, në gusht 2015 Ministrit i Drejtësisë i Estonisë, z. Urmas Reinsalu, mori iniciativën për krijimin e një grupi hetimor ndërkombëtar për krimet e komunizmit dhe për të vendosur përpara drejtësisë personat përgjegjës, njësoj si në praktikën e Gjyqit të Nurembergut.
Me këtë rast Ministria e Drejtësisë e Estonisë, zoti Reinsalu, përshëndeti edhe gatishmërinë e Bullgarisë dhe Rumanisë, për t’u bashkuar me nismën e vendit të tij, për gjykimin e krimeve të komunizmit si krime ndaj njerëzimit.
Mbas këtij takimi në emër të Ministrisë së Drejtësisë së Estonisë , thuhet se ministri Reinalu, i ka paraqitur të gjithë ministrave të drejtësisë të Bashkimit Evropian iniciativën e Estonisë, për dënimin e krimeve të komunizmit (1944 -1990) dhe u ka kërkuar bashkëpunimin e tyre.
Ministri i Drejtësisë estonez, Urmas Reinsalu, është shprehur se të gjitha viktimat kanë të drejtë të rivendosjes së drejtësisë duke shtuar se drejtësia është detyrë e përbashkët e Europës, të gjitha gjeneratave të reja të saj.
“Një Gjykimi për krimet e kryera në periudhën e sundimit komunist në këto vende që e përjetuan atë nuk do të bënte gjë tjetër veçse do të parandalonte gjenocidin e motivuar ideologjikisht dhe do të jet për gjeneratat e reja një e ardhme”, ka deklaruar ministri Reinsalu.
Shqipëria, një nga vendet e ish kampit komunist në Europën juglindore, e cila përjetojë më rëndë regjimin komunist të Enver Hoxhës, për 46 vjet (1944 – 1990), ende nuk është përfshir në këtë proces europian.
Megjithëse, Shqipëria, duhet të jetë një vend mbështetës dhe kontribuues i nismës së 8 vendeve anëtare të BE-së dhe disa vendeve të tjera ish komuniste, për krijimin e një trupe ndërkombëtare, për hetimin dhe gjykimin e krimeve të komunizmit, sipas modelit të gjyqit të Nurembergut, Shqipëria, hesht, bile në disa raste kohët e fundit pushtetarët e sotëm kan rivitalizuar simbolet komuniste, dhe janë treguar nostaligjik për të shkuarën e tyre, dhe baballarëve të tyre.
“Shqipëria, ka nevojë sociale, interes publik dhe shumë më tepër arsye për të qenë pjesë e këtij procesi dhe për të aplikuar të njëjtën praktikë në gjykimin e krimeve të komunizmit dhe personave përgjegjës të tyre. Vlerësimi se zbardhja e krimeve të komunizmit përbën garanci për parandalimin e çdo forme të genocidit të motivuar ideologjik në të ardhmen, theksuar me forcë nga shteti iniciator, vlen shumë dhe mbetet aktuale edhe për Shqipërinë. Nisma nuk kërkon hakmarrje dhe as revansh, nuk provokon padrejtësi të reja dhe as forma diskriminimi ndaj të drejtave të njeriut, por lartëson drejtësinë dhe paqen sociale, të vërtetën dhe vlerat e larta morale të shoqërive të hapura” ka thënë analisti shqiptar Afrim Krasniqi. Drejtor Ekzekutiv Institutit i Studimeve Politike
PERMBYTJET- PERSE VLORA?
NË EMËR TË ZOTI SHI-SI TA PËRBALLOJMË KJO ËSHTË PUNA JUAJ?/
Nga Gëzim Llojdia/
1.Përmbytjet janë refren i çdo stine shiu sidomos në jug.Shiu, që bie nuk është më ai shi, që bie në Tiranë si tregon ai vargëzimi poetik dhe që të bënë romantik ,as shiu që troket në qelqet me butësi si i Kadaresë ,por stuhitë e shiut, që këto vitet e fundit kanë, qenë të shpeshta tregojnë se nga ana astronomike fenomenet në diell, çrregullimet magnetike të tokës,dhe fenomene, që duhet ti shpjegojnë meteorologët kanë ndikuar në vështirësimin e jetës së banoreve. Kemi kapërcyer kaq vite c’prej vitit paranormal ,në historinë e 60 vjetëve të fundit , kur në qytetin detar shpërthyen ujërat dhe fabrika e qumështit në lagjen :”Karabash” u pushtua nga ujërat,ndërkaq vozat e djathit rrokulliseshin drejt rrugëve të qytetit bregdetar. Mirëpo c’prej do kohësh të atij sistemi u ndërtua kanali i sipërm, që do ti derdhte ujërat në lagunën e Nartës. Dhe pas gjithë kësaj përmbytjet vazhduan në qytetin bregdetar.
2.E shtuna në mesnatë ,përmbyti me 170 mm shi, brenda një ore, Vlorën.
Pasojat. Asnjë fotografi nuk e përshkruan dot gjendjen e përmbytjeve në qytetin e Vlorës. Kush e pësoi:Bizneset,banesat,pronarët,banorët pra të gjithë.Të gjithë u prekën nga kjo gjendje,ndërsa kombëtarja fitonte në Armeni pasdite e të dielës ,ujërat qëndronin frikshëm ndër oborre,banesa,biznese. Për të mos harruar fitoren, djemtë e qytetit dolën nëpër ujera me flamurin e kuq. Të hënën, gdhiheshim të ekzaltuar nga fitorja ndërsa qindra të mjerë, nën zë luteshin të iknin ujërat nga pronat,nga banesat njëkatëshe. E marta solli këtë gjendje ujërat ikën ,por balta dhe lluca ishin pushtuesit e radhës, si një litar që i vdekuri lë jashtë.
3.Përse u përmbyt Vlora?
1-Stacioni i pompave ka punuar me një pompë mangut për 24 orë. Një pompë e difektuar. Ujërat kapicë dhe mbeturinat në kanalin e hidrovorit. Vit për vit një histori përsëritet. Problemi hidrovorë nga defektet dhe nga mos-kujdesa e njeriut si dhe nga vjetërsia e pajisjeve. Kur zënë shirat litarë, do Zoti dhe kujton përgjegjësit .Po andej nga hidrovori, c’bëhet? Hidrovori vallë ka punuar me një pompë,ra rrufeja. Këputi një pompë. Po përse rrufeja ra pikërisht aty dhe këtu e gjeti të binte?
4.
Ndërtimi i rrugës transballkanike ,më sak traseja e kësaj rruge është shkaktare që ujërat mbeten dhe flenë në gjysmën e qytetit. Nga niveli i ulët i ujërave,zonat që përmbyteshin para viteve 2000 ishin dy,Colja dhe Kume,pas ndërtimit të transballkanike, “gjeografia e përmbytjeve “ është rritur së të epërmi dhe qyteti tashmë është i gjithi nën ujë. Kush e ndërtoi transballkaniken, që të bllokonte krejt ujërat nga parku i mallrave te parku i tregtisë, gjithë zona sipër saj tashmë është në hartën e përmbytjeve. Vlora nuk përmbytet më historikisht me Colen dhe Kumen,por janë përfshirë lagjet Kushtrimi,28 Nëntori,29Nëntori,Pavarësia etj,pra një ndërtim që nuk ka llogaritur shkarkimin e ujërave ,të mëdha që vërshojnë nga të gjithë anët.
3-Ndërtimet e paligjshme. Mjaftë firma ndërtimi prishën dhe zhvendosën tubacionet të cilat nuk tërheqin dot ujërat e shumta, që vërshojnë në qytet.
4-Firma e pastrimit :”Duka” i ka vendosur kazanët e pastrimit larg nga pallatet ,ndërkohë duke munguar edhe kultura qytetare dhe aksionet vullnetare për pastrimin e pallateve,banorët i hedhin mbeturinat nëpër puseta, rrugë,sheshe,kanale,kur bota të gjobitë përse pështyn në tokë,një sasi e tillë mbeturinash bllokojnë kolektorët jo rrallë herë. A do ti afrojë firma e pastrimit kazanët e mbeturinave pranë pallateve dhe qendrave të banimit apo do të vijojë me këtë histori.
5-A ishin në gatishmëri kanalet e ujërave të bardha në qytet ?
6-Përsëritet një histori. Ngushëllime nga katastrofa e përmbytjeve. Si në ceremonitë mortore. S’na erdhën pushtetarët! Në mos ata të pushtetit,këta të opozitës, u lumçin këmbët a zgjidhën gjë?Edhe kur vijnë vizitorët a zgjidhën gjë,baltën dhe llucën, mobiliet dhe gjithçka që shkatërruan ujërat ,a ua dhanë apo mjaftojnë shqiptarçe me fjalët standarde:Të shkuara të harruara vëlla!Mirëpo kalendari shënon vjeshtë 2015,tetor dhe dimri s’ka trokitur ende. Stuhitë tjera s’kanë nisur si do ti përballojmë?Me urata dhe mashtrime apo si?
Ramush Haradinaj: “S’pshtohet ftyra tuj u fsheh pas namit të Rugovës”
Haradinaj-Mustafes: Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!/
Nuk e di se çka ka patur ndër mend Isa Mustafa, kur e ka shkruar statusin e tij në Facebook, për vrasjen e aktivistëve të LDK-së dhe kërcënimet ndaj Presidentit Rugova, por nëse edhe me pahirë, i ka shkuar mendja tek unë, (sic e paskan interpretuar disa media) kjo tregon burracakërinë e tij. Ai po provon të gjejë fije kashte për ta shpëtuar lëkurën e vetë.
Ia kujtoj Isa Mustafës se kur unë kam pasur marrëveshje burrash me Presidentin Rugova, ai ka qenë si hijenë kundër tij, sikundër që është edhe sot, thellësisht kundër frymës së Ibrahim Rugovës, i cili as në atë dynja nuk do t’i kishte falur Bjeshkët e Rugovës!
Lere Facebookun e kthjellu kryeministër, sepse edhe aty e mbyte shqipen!
R H
SHSHA NE CIKAGO:AMERIKA TE KTHEHET NE KOSOVE ME INVESTIME EKONOMIKE
Ne Cikaga dy shoqatat shqiptaro-amerikane(SHSHA-SHGSHA)u bene bashke per aktivitetin ekonomiko-financiar qe ka te beje me Konferencen Ekoomike per Investime ne Kosove qe do te mbahet me 11-12 nentor 2015,ne organizim te Odes Ekonomike Amerike-Israel dhe SHSHA.
Daniel Shure,organizator i ketij tubimi te larte ekonomik dhe mik i popullit shqiptar ka theksuar per (INA)se tashme draft-programin e Konferences Ekoniomike per Kosoven,kabineti i Presidences dhe te Qeveria a kane marre ne dore dhe presim konfirmimin e delegacionit shteterore nga Prishtina qe do te vjen ne Cikago.
Per kete tubim te larte ekonomiko-financiar i pari i ketij lloji ne Amerike per shtetin e Kosoves,dy shoqatat shqiptaro-amerikane (SHSHA-SHGSHA),tashme kane miratuar programin per pritjen e delegacionit shteterore nga Kosova me presidenten e Republikes Atifete Jahjaga.Ne kete kumtese per informim ,theksohet se delegacioni shteterore nga Kosova do te kete takim me Aktivin e gjere shqiptaro-amerikan qe nder vite kane vepruar ne frontin e gjere politico-kombetar per ceshtjen shqiptare ne Ballkan dhe per lirine dhe pavaresine e Kosoves,thuhet ne kete kumtese te nenshkruar nga drejtori ekzekutiv i SHSHA-se Skender Karacica dhe kryetarja e Shoqates se Grave Shqiptaro-Amerikane,Lirie Mehmeti.(INA)
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
1219 W Devon Ave, Chicago, IL 60660
Phone: +1 (708) 983-5394
Email: S_Karaqica99@Hotmail.Com