• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Festa ne Kryeministri:Rama”Mirenjohje” per kuqezinjte

October 12, 2015 by dgreca

Nga Gjergji Mima/. -Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga kryeministri Edi Rama, në një pritje zyrtare.
Nën brohorimat e mijëra tifozëve kuq e zinj, lojtarët e Kombëtres kanë hyrë në Kryeministri, pasi u ekzekutua himni kombëtar.
Ne podium ndodheshin Kryeministri Rama, trajneri Gianni De Biassi dhe kapiteni Kombetares, Lorik Cana.
Rama, Medalje ‘Mirënjohjeje’ për Kombetaren shqiptare, për trajnerin Giani De Biasi dhe për FSHF-në
Kryeministri Rama ka akorduar medalje ‘Mirënjohjeje’ për Kombëtaren shqiptare, për trajnerin Giani De Biasi dhe për Federatën Shqiptare të Futbollit.
Kryeministri Rama duke falenderuar trajnerin De Biasi dhe futbollistët e Kombëtares për arritjen historike, theksoi se ata kurorëzuan “vrapimin dy vjeçar drejt një ëndrre të pamundur”.
“Një ëndërr që dy vjet më parë askush nuk e mendonte, përveç trajnerit që pasi mori dhe nënshtetësinë shqiptare mendonte se mund ta ngjiste me fanelën kuq e zi majën e frikshme evropiane”, tha Rama.
“Mallkimi i rikthyer i minutave të fundit e fashiti ëndrrën evropiane. Madje disa u vunë kundër jush, harruan ëndrrën kuq e zi, harruan që edhe sikur aty të mbyllej vrapimi juaj, ju i kshit dhuruar një Shqipëri të denjë konkurruese krenare, e cila në grupin e vet arriti përherë të parë të luftonte për të shkuar në finalet e mëdha, duke lënë pas kombëtare që nuk krahasoheshin me ne as për vlerë monetare as për potenciale. Harruan që kishim një grup ferri me skuadra të vështra. As që donin t’ia dinin se ju kishit siguruar play- offin. Ngatëruan lojën me luftën, topin me armët”, tha Rama.
“Kush nuk e ka mbajtur asnjëherë nuk mund të kuptoj atë peshë që ka ajo fanellë kuq e zi. Nuk do e harroj kurrë dhomën e zhveshjes në ‘Elbasan Arena’, lotët, dhimbjen, trupat e ngrirë, fjalët e kapitenit. Ishte momenti që vendosi të nesërmen dhe bën dallimin mes skuadrave të vërteta si e juaja”, theksoi Rama.
Kryeministri ka paralajmëruar ndërtimin e një stadiumi Kombëtar në Tiranë, e cia do t’I kushtohet kombëtares kuq e zi. “Arena kombëtare do t’iu kushtohet juve dhe në një pllakë të artë do të shkuhen emrat tuaj”, u tha futbollistëve Rama.

Cana: Vlerësimi na gëzon shumë

atobuzi (5)Kreu i qeverisë ia ka dhënë fjalën të parit kapitenit Lorik Cana. Duke shprehur falenderime për pritjen e bërë dhe hovin e tifozëve, Cana tha se, “në emër të ekipit është shumë e vështirë të gjejmë personat të cilët brenda vendit në institucione dhe shoqëri, të gjithë e dinë pasionin për vendin, është vështirë të kuptosh të sakrificën dhe mundin.
“Disa janë këtu sepse e dinë që I nderojnë familjarët e tyre dhe veten dhe si unë më I vjetri në kombëtare. Kemi ardhur me një qëllim dhe vlerësimi na gëzon shumë. Në emër të ekipit jemi krenar dhe të lumtur që të tjerët i bëmë të lumtur. Unë e thash edhe dje, pavarësisht se e kemi fatin në dorën tonë, ‘Shqiptarët do të fitojnë cdo luftë sapo të kenë mbaruar betejat me veten”. Suksesi është meritë e djemve, që duhet të merren si shembull, deri të magazinieri. “, tha Cana.

De Biasi: Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë

autobuzEdhe trajneri i kombëtares, Gianni De Biassi e ka marrë fjalën, ndërsa me tone humori tha se kishte probleme me tonin e zërit.
“E kam zërin e ulët dhe nuk kam përgatitur asgjë. U përlota, ke një aftësi për të prekur telat e zemrave të njerëzve. Kam një moto ‘beso në fuqinë e ëndrrave të tua dhe do të kthehen në realitet”. Pa këta djem nuk do të kisha bërë asgjë, i bashkova dhe i shoqërova me të gjithë ju, falë edhe bashkëpunimit me Presidentin. Jam përpjekur që të marr më të mirën nga të gjithëe, ata përbëjnë një ‘lënëdë plasëse’. Shpresoj që mos u zhgënjejmë”, tha De Biasi.
Duka: Prania e kryeministrit në zhvillimin e futbollit shqiptar ka qenë konkrete në ndërtimin e stadiumeve.
Në prezantimin për presidentin Duka, Kryeministri Rama u shpreh se “Me presidentin Duka kemi nesiur të guxojmë realizimin e ëndrrës së finaleve pas ndeshjes në Serbi. Tre net më parë kur u ndamë me presidentin, tha një fjalë që më shënoi në mendje, nuk erdhëm deri këtu që të mbarojë. Ndërsa mbrëmë pas ndeshjes tha, nuk mbaron këtu, synon më tej, mbase vendin e Blaterit apo Platinisë, të cilin e zuri haku I shqiptarëve. Ndërsa unë dua kontratën e De Biasit, ndërsa për pikët nëse nuk vjen kurrë mos ardhtë”tha ai.
Ndërsa Duka në fjalën e tij theksoi se “Flaminderit për gjithcka që është organizuar. Prania e kryeministrit në zhvillimin e futbollit shqiptar ka qenë në cdo moment konkrete në ndërtimin e stadiumeve. Stadiumi i ri në Tiranë besoj që do të jetë më i bukuri. Ju falenderoj për vizitën në Durrës para Serbisë. Ju falenderoj cunat shumë, nuk mjafton edhe sikur t’iu puth gjithë ditën. Ekipi ka një zemër të madhe dhe e mertiojnë, jo vetëm kaq, por edhe më shumë se kaq. Falenderoj edhe ata që na pritën, kjo më kënaq shumë edhe mua, mediat në rrugëtimin, por edhe ata që na kanë kritikuar. I ftoj të rrinë në qetësi ata që kanë hedhur baltë. Dua që cunat ta shijojnë suksesin në Francë, do të jem I gëzuar që ata të kënaqen, por nuk duhet të shkojmë për turizëm në Francë, mos mjaftohemi vetëm me grupet”deklaroi ai.

Mijera qytetare presin Kombetaren

atobuzi (4)Mijera qytetarë kane duatrokitur kombetaren shqiptare sapo autobuzi ka mberritur nga Aeroporti Nene Tereza prane selise se kryeministrise, ku u organizua pritja ceremoniale ne prani te kryeminsitrit Edi Rama.Brohorima , duatrokitje, urime , kane mbushtur qiellin gri te kesaj te hene, dhe sheshin para kryeministrise se shqiptareve.
Sportadashës, të rinj e të reja, janë në pritje të nisjes së nje koncerti të madh, i organizuar nga Digitalb ne nderim te fitores se madhe e e cila coi Shqiperine ne Kampionatin Europian, France 2015,
Ne kete koncert do të jenë të pranishëm dhe futbollistët e ekipit tonë kombëtar, pas takimeve që këta të fundit do të zhvillojnë me kryeministrin Edi Rama dhe Presidentin Bujar Nishani.
Në shesh, sportdashës, të veshur kuq e zi, kanë ardhur nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, por dhe nga Kosova e Evropa. Ndërkohë, grupe valltaresh interpretojnë nën ritmin e këngëve popullore, ndërsa në koncert pritet të performojnë këngëtarë të njohur të muzikës shqiptare, si Flor Mumajesi, Elvana Gjata, etj.

Filed Under: Featured Tagged With: Festa ne Kryeministri, Kuq e zinjte, Mirenjohje

Kuqezinjet priten si heronj

October 12, 2015 by dgreca

Ata po priten si heronj ne Tirane. Festa kombetare nisi qe ne dje, por sot ajo ka marre permasa te reja. Nisi qe atje, ne Rinas: Kombëtarja Kuqezi ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit, pas udhëtimit nga Armenia. Ndeshja e mbrëmshme në Armeni, ku kuqezinjtë fituan me gola i ka dhënë mundësinë ekipit tonë për të marrë pjesë, për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, në kampionatin Europian “Francë 2016”.
Mijëra tifozë kanë dalë në Rinas për të pritur djemtë e kombëtares. Mbërritja e tyre ishte parashikuar për në orën 13:00, por moti i keq është bërë shkak për shtyrjen e fluturimit me 1 orë e 30 minuta. Në orëm 14 e 30 minuta avioni mbërriti në Aeroportin e Rinasit.
Edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dolën për të pritur djemtë e kombëtares.
Më pas kombëtarja me autobus u zhvendos drejt kryeministrisë ku do të jetë dhe një ceremoni festive. Festa do të vijojë në sheshin “Nënë Tereza” i cili është plot me tifozë kuq e zi.Kryeqyteti shqiptar është përfshirë nga entuziazmi festiv në pritje të kombëtares shqiptare të futbollit. Festa vazhdon në Tiranë, kur që në orët e para të ditës sotme, qindra qytetarë me simbolet kombëtare dhe flamuj në duar kanë mbushur rrugët dhe sheshet kryesore të kryeqytetit në pritje të heronjve kuqezi. Djemtë e kombëtares do të priten më tej në një ceremoni të veçantë në Presidencë (16:00 – 16:30), ku kreu i shtetit Bujar Nishani do t’i dekorojë me titullin e nderit të kombit për arritjen e tyre historike. Një pritje madhështore është organizuar më tej për ta në sheshin “Nënë Tereza” ku festa do të vazhdojë me një koncert spektakolar. Kombëtarja shqiptare ka prekur ëndrrën e kualifikimit për herë të parë në finalet e një kampionati evropian. Shqipëria ka fituar me rezultatin 3-0 në Armeni në stadiumin “Vazgen Sargsyan” në Jerevan, e vlefshme për Grupin I në eleminatoret për kampionatin evropian, “Francë 2016”.

Kjo ishte ndeshja e fundit që Kombëtarja shqiptare zhvillonte në këto eleminatore. Një fitore do të thoshte kualifikim për kombëtaren kuqezi në “Euro 2016’, së bashku me Portugalinë, duke lënë pas Danimarkën. Kjo fitore historike sjell kualifikimin e shumëdëshiruar të tifozëve shqiptarë në çdo cep të globit.

Filed Under: Featured Tagged With: Kuqezinjet, priten si heronj

TJETR FITORE E SHQIPTAREVE:Kosova hyn në agjendën UNESCO-s

October 12, 2015 by dgreca

Kosova drejt UNESCO-s -Mustafa: Lajm shumë premtues nga Parisi/
PRISHTINË, 12 Tetor 2015/ Kryeministri kosovar, Isa Mustafa vlerëson se, lajmi i sotëm nga Parisi se Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s ka përfshirë në rendin e ditës kandidimin e Kosovës për anëtarësim, është shumë premtues.
“Kosova ka punuar shumë për këtë me shumë vende mike, është punuar shumë në Nju Jork, në Paris dhe në qendra të tjera botërore, që vendi ynë të anëtarësohet në këtë agjenci të OKB-së”, thekson ai.
Lajmi i sotëm, vijon Mustafa, është një konfirmim i gëzueshëm se integrimi i Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare është një proces i cili ka marrë hov dhe i pandashëm. “Qeveria dhe në veçanti MPJ, e cila ishte shumë e suksesshme në këtë proces, do të vazhdojë edhe më tutje lobimin e fuqishëm”, paralajmëron kryeministri i Kosovës.
Në 28 shtator bëhej e ditur se, edhe Principata e Monakos nënshkroi si bashkësponsorizuese kërkesën e Kosovës për anëtarësim në UNESCO. “Tani janë bërë 47 shtete që janë rreshtuar përkrah neve në kërkesën që çështja e anëtarësisë sonë të shqyrtohet nga Bordi Ekzekutiv në tetor”, bënte të ditur zv/kryeministri e ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi nga Nju Jorku. “Po ecim përpara hap pas hapi”, shprehej ai.
Në 12 shtator zv/ministri i Jashtëm kosovar, Petrit Selimi, në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi bënte të ditur se Kosova bëri hapin e parë drej anëtarësimit në UNESCO.
“Kërkesa për plikim është dorëzuar nga Shqipëria dhe është nënshkruar nga 44 shtete anëtare të UNESCO-s që përbën një numër rekord të bashkësponsoruesëve në historinë e re të UNESCO-s”, dekaronte zv/ministi i Jashtëm kosovar, Selimi.
Zv/ministri i Jashtëm Selimi bënte të ditur se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në UNESCO gjatë verës përmes Nju Jorkut, sipas rekomandimeve nga vet agjencia gjegjëse e Kombeve të Bashkuara. “OKB në Nju Jork ka autorizuar UNESCO-n me mekanizmat e saj t’i prijë procesit në mënyrë të pavarur”, shtonte ai.
Sipas raportimeve, Këshilli Ekzekutiv i UNESCO-s, për Kosovën do të bisedojë të mërkurën e javës së ardhshme, më 21 tetor pasi që kjo temë u fut sot në pikën e 43-të të rendit të ditës së mbledhjes 197 të Këshillitet.
Për t’u pranuar Kosova në UNESCO vendoset me dy të tretat e shumicës së vendeve anëtare të Asamblesë së Përgjithshme të kësaj organizate ndërkombëtare e cila të mbahet gjatë nëntorit./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Bordi egzekutiv, fut Kosoven en axhende

Mediat daneze: Për fajin e Shqipërisë, Danimarka në play off

October 12, 2015 by dgreca

Makthi i Morten Olsen në eliminatoret e Euro 2016 është materializuar pa luajtur fare Danimarka në fushë. Skuadra nordike e trajnerit të njohur do të detyrohet t’i luajë në play off shanset e saja për të shkuar në Francë 2016, pasi nga vendi i dytë ka rrëshqitur në të treti për shkak të fitores së Shqipërisë me Armeninë. Suksesi në Jerevan është pasqyruar edhe në mediat daneze. “Një Shqipëri e qartë dhe gati për Europianin. Danimarka s’postohet në play off”, shkruan “Sportdenmark”. “Nuk kishte aspak ndihmë nga Armenia. Danimarka luan në play off dhe për këtë fajin e ka Shqipëria, pasi në rrugën drejt Europianit ne duhet të kalujmë përmes dy ndeshjeve të vështira”, shkruan gazeta “Jyllands-posten”. “Shqipëria shkruan historinë dhe dërgon danezët në errësirën e play off-it”, ky është shkrimi në gazetën daneze “Extrablade”. “Shokuese, nuk ka ndjenjë nga Armenia për Europianin dhe Danimarka kërkon rrugë tjetër”, shkruan BTSport në vendin nordik.

Filed Under: Sport Tagged With: Danimarka në play off, Mediat daneze: Për fajin e Shqipërisë

Gëzuar Plis Diellor

October 12, 2015 by dgreca

Gëzuar Plis Diellor/
Gëzoni shqiptarë kudo jeni/
Të gjithë, me vëllezër e fis/
Se më në fund edhe Ekipi Plis-bardhë-diellor/
I vetmi nga Ballkani, do hyjë triumfalisht në Paris/

Kështu, për herë të parë në histori/
Të vet qenies së futbollit shqiptar/
Në një kampionat do festojnë Kuq e Zi/
Edhe të përzgjedhurit tanë gjithëkombëtar/

Nga gëzimi mijëra fishekzjarrë/
U hodhën në Tiranë,Shkup e Prishtinë/
Shqiptarët kudo, siç urojnë me zemër kombëtaren/
Ashtu dashurojnë me shpirt edhe Nënë Shqipërinë/

Qindra futbollist ndër vite/
Dhe mijëra bashkëkombës që u falën besnikërinë
Për herë të parë prekën ëndrrën e kamotshme
Sot e qëkur si komb, ne shpallëm pavarësinë

Dhe këtë na e mundësoi njësimi
I vetëm disa futbollistëve shqiptar
Ndaj, të mos pushojmë asnjëherë përpjekjet, motra e vëllezër
Deri në jetësimin e njëmendët të Bashkimit tonë Kombëtar!

Gani Qarri Cyrih

Filed Under: Sofra Poetike Tagged With: Gezuar, Plis Diellor

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3460
  • 3461
  • 3462
  • 3463
  • 3464
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT