• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kronikë- Përgjaket Mamurrasi

September 23, 2015 by dgreca

Dështon pajtimi, krisin armët, një i vdekur, katër të plagosur/

Prej disa kohësh qyteza e vogël e Mamurrasit nuk ishte përmendur për ngjarja të rënda si kjo e sotmja. Më së shumti ishin e dëgjuar nga përplasjet politike dhe tashmë në ditën e sotme qytetarët e saj janë tronditur nga krismat e armëve në mesditë. Zanafilla vjen nga dy djemtë, kushurinj Mamli nga një fshat fqinj i Mamurrasit, jashtë kufinjëve me pazare të prishura, të cilët kanë dhënë këtë rezultat me një të vdekur dhe katër të tjerë të plagosur. Lufta ka nisur ndërmjet dy kushurinjëve pas zënkës në një nga baret e qytetit ku ishin nisur me qëllimin për të sqaruar konfliktet e lindura, por kjo ka rezultuar pa sukses. Dorjan Mamli dhe Enrik Mamli janë kushurinj dhe kërkonin të shkatërronin konfliktet e lindura në shtetin fqinj, ndërsa në ndihmë të tyre me qëllimi pajtimi kanë ndërhyrë dhe Idri Tafa si dhe djali i tij Naimi të cilët kishin lidhje miqësie me Dorianin dhe gjithçka ka rezultuar pa rezultat madje me viktima. Naimi, pas dështimit të bisedave të patjimit Enriku dhe Dorjani janë larguar nga lokali me dy autoveturat e tyre duke u takuar sërish pranë lokalit ku dhe ishin ndarë duke shkëmbyer tashmë jo bisedat por armët. Në fillim Enrik Mamli i cili udhëtonte me një foriustradë dhe Doriani së bashke dhe me mikun e tij Naim Tafa, i cili pas shkëmbimit të armëve ka mbetur i vdekur, ndërsa Dorjani i plagosur. Më parë dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin dhe më tej ka nisur dhe lufta ndërmjet tyre duke shkalktuar dhe të plagosur të tjerë madje dhe kalimtar të rastit, si dhe babai i viktimës Idriz Tafa, që ndodhen në siptalin ushtarak.

Viktima Naim Tafa ishte i dënuar në shtetin fqinj dhe vetëm pak ditë më parë kishte përfunduar vuatjet e burgut.(AZ)

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Kronikë-, Mamli, Përgjaket Mamurrasi, Tafa

Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën e Zveçanit, në veri

September 23, 2015 by dgreca

-Komuna e Zveçanit, e krijuar para 24 vjetëve, është një nga 10 komunat me shumicë serbe në Kosovë/

PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Një kooperativë bujqësore është hapur sot në Zhitkovc nga përfaqësuesit e Komunës së Zveçanit dhe të Zyrës së BE-së në Kosovë. Projekti për Zhvillimin e Kooperativës së Fermerëve implementohet nga Komuna e Zveçanit, bashkë me partnerin e tyre implementues, Qendrën për Zhvillim të Komuniteteve Lokale. Ky projekt është pjesë e Skemës së Granteve të BE-së për Veri, e cila është projektuar për të mbështetur rajonet e Kosovës në rritjen e gjenerimit ekonomik dhe në krijimin e kushteve të favorshme për zhvillim ekonomik.Duke folur në ceremoni, shefi i Sektorit për Bashkëpunim në Zyrën e BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se ky projekt paraqet “një hap të rëndësishëm drejt formimit të sektorit bujqësor konkurrues në komunën e Zveçanit dhe Leposaviçit dhe në rajon”.

Njoftimi dërguar nga Zyra e BE-së në Kosovë më tej thekson se, ky projekt ka nisur në janar të vitit 2014, me një buxhet të përgjithshëm prej 357,000 eurosh. Zyra e BE-së ka financuar këtë nismë me 321,000 euro.         Një numër i madh pjesëmarrësish kanë marrë pjesë në implementimin e këtij projekti, përfshirë: mbi 50 prodhues bujqësorë, një numër ekspertësh bujqësorë dhe institucionesh profesionale, vetëqeverisja lokale dhe ekspertë dhe profesorë nga Fakulteti i Bujqësisë në Leshak. Ndërtesa e kooperativës bujqësore është pajisur edhe me makineri bujqësore. Përveç këtyre janë mbajtur edhe një numër trajnimesh profesionale për fermerët lokalë, pastaj udhëtime studimore në Itali dhe Slloveni për fermat e praktikës së mire, përfundon njoftimi.

Komuna e Zveçanit, në veri të Kosovës,  është krijuar  para 24 vjetëve nga një pjesë me shumicë serbe e territorit të komunës së Mitrovicës.

Mitrovica e Veriut është komuna më e re, e 38-ta e Kosovës, e 10-ta me shumicë serbe, e 5-ta pas Graçanicës, Kllokotit, Ranillugut e Parteshit, të formuara sipas Propozimit Gjithpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës të kryenegociatorit Ahtisaari – emisarit special të OKB-së.

Po sipas Paketës Ahtisaari, katër komunave me shumicë serbe që ekzistonin në Kosovë, Leposaviçit, Zubin-Potokut dhe Zveçanit, që të trija në veri, dhe Shtërpcës në jug, i është shtuar edhe një tjetër – Novobërda, me zgjërimin e saj.

Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825  banorë rezidentë,  92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 %  serbë, 1.08 % turqë, etj.

Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.

Përqindja e komunitetit serb do ishte më e lartë me përfshirjen e veriut në regjistrim. Në veri të Mitrovicës dhe tre komuna tjera veriore – Leposaviç, Zubin Potok e Zveçan, ku është refuzuar regjistrimi i popullsisë, sipas një shifre që e kanë përmendur autoritetet kosovare, jetojnë rreth 40 mijë serbë. /B.Jashari/

—
EU OFFICE IN KOSOVO/EUSR PRESS RELEASE:
(verzionin ne shqip e keni te bashkangjitur; verzija na srpskom u prilogu)
Agricultural Cooperative opens in Zvecan Municipality
An Agricultural Cooperative was opened in Žitkovac village today by representatives of the Municipality of Zvečan/Zveçan and EU Office in Kosovo. The Farmers’ Cooperative Development project is implemented by the Municipality of Zvecan together with their implementing partner Center for Development of the Local Communities. It is part of the EU Grant Scheme for the North designed to support regions in Kosovo to enhance economic regeneration and creation of favorable economic development conditions.
Speaking at the ceremony, Head of the Cooperation Section at the EU Office in Kosovo, Christof Stock, said that the project represents “an important step towards the formation of competitive agricultural sector in Zvecan and Leposavic municipalities and the region”.
The project started in January 2014 with a total budget of €357,000. The EU Office funded this action with €321,000.        A wide range of participants have taken part in the project implementation, including: over 50 agro-producers, a number of agricultural experts and professional institutions, local self-governance and experts, as well as professors of the Faculty of Agriculture from Lesak. The premises of the agriculture cooperative has been built and equipped with agriculture machines for its members.  In addition, a series of professional training were provided to the local farmers, as well as study-trips about good practice farms to Italy and Slovenia.
Video images from the ceremony are available here

Agriculture Cooperative Zvecan
Agricultural Cooperative in Žitkovac village in the municipality of Zvecan became operational today after the official ceremony held with the participation o…
Watch now…

Filed Under: Rajon Tagged With: e Zveçanit, Kosovë-Kooperativa bujqësore hapet në Komunën, ne veri

LDK: Zhvillime të papranueshme, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita

September 23, 2015 by dgreca

-LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj Kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës/

PRISHTINË, 23 Shtator 2015/ Lidhja Demokratike e Kosovës, në një deklaratë pak më parë, shprehu shqetësimin e thellë për zhvillimet e papranueshme të ditëve të fundit, të orkestruara dhe të drejtuara nga opozita.LDK-ja dënon aktet e dhunshme të ditës së djeshme në Kuvendin e Kosovës dhe vlerëson se veprimet e tilla të opozitës dëmtojnë rëndë demokracinë dhe funksionim normal të institucioneve kushtetuese dhe janë në kundërshtim të plotë me aspiratat e popullit të Kosovës.LDK-ja dënon të gjitha sulmet ndaj pronës publike dhe pronës private të bëra nga ana e opozitës, si akte në kundërshtim me të gjitha ligjet dhe normat, me qëlllim të vetëm përfitimin politik e në dëm të interesave madhore të vendit.LDK-ja dënon sulmet e përsëritura ndaj Kyeministrit të vendit dhe i konsideron ato si veprime të rrezikshme për demokracinë e re të Kosovës.LDK-ja dënon ashpër tentimin e sotëm për të sulmuar dhe rrezikuar jetën e Kryministrit të Kosovës nga njerëz që nuk ia duan të mirën vendit, që janë kundër demokracisë dhe prosperitetit, si dhe që po tentojnë që pa zgjedhur mjete ta pengojnë Kosovën në rrugën e saj evropiane.LDK-ja e konsideron tepër të rrezikshme thirrjen e opozitës për të penguar funksionim e shtetit të Kosovës dhe kërkon që ajo të heqë dorë dhe të distancohet nga aktet e dhunës dhe nga veprimet që rrezikojnë sigurinë e qytetarëve.LDK-ja fton opozitën që të veprojë sipas ligjeve dhe që të gjitha pretendimet e veta t’i shprehë me argumente brenda instucioneve kushtetuese e jo përmes akteve të papranueshme të dhunës.LDK-ja i jep mbështetje të plotë Kryministrit, Qeverisë dhe instucioneve të vendit që të shtyjnë përpara axhendën e integrimeve euro-atlantike dhe që të vijojnë të punojnë ngushtë me partnerët tanë strategjikë, BE-në dhe SHBA-të, në dobi të të gjithë qytetarëve te vendit./b.j/

Filed Under: Politike Tagged With: Kosove, LDK, Opozita, orkestrimi, qeveria

Kosovë-Qeveria zhvilloi mbledhjen e 50-të

September 23, 2015 by dgreca

-Opozita peticion me afër  63 mijë nënshkrime në 5 ditë/Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 23 Shtator  2015/ Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Isa Mustafa zhvilloi sot mbledhjen e 50 të rregulltë, që nga zgjedhja në Kuvend në 9 dhjetor 2014, gjashtë muaj pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare të 8 qershorit.Në Kuvendin e Kosovës, dje, në një seancë me tensione e tre ndërprerje, opozita me protestë pamundësoi raportimin e kryeministrit për katër marrëveshjet Prishtinë-Beograd, të 25 gushtit, në Bruksel.Kryeministria kosovare mbrëmë deklaroi se, “përkundër vullnetit të kryeministrit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës që të raportojnë para deputetëve të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarëve,  deputetët e opozitës, në kundërshtim me mandatin e tyre, Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit, me sjelljen e tyre, e bënë të pamundur raportimin.  Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se Kuvendi duhet të krijojë kushte për raportim, në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve, si dhe vlerëson se askush nuk ka të drejtë të pamundësojë punën e institucioneve kushtetuese të Republikës së Kosovës”.Para Kuvendit të Kosovës dje pasdite kishte edhe grumbullime qytetarësh, të ftuar nga opozita  “e shqetësuar nga njoftimet se policia mund t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Ftojmë të gjithë mbështetësit tanë dhe të Republikës, të gjithë qytetarët e këtij vendi që të mblidhen para Kuvendit të Kosovës”, apelonte LVV.“Në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të  deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, theksonte komunikata e AAK-sëOpozita, e cila kërkon edhe dorëheqjen e kryeministrit, ka paralajmëruar edhe protesta në rrugë pas peticionit që sot po nënshkruhet në ditën e gjashtë, ndërsa gjatë pesë ditëve të kaluara, sipas Lëvizjes Vetëvendosje, janë mbledhur afër  63 mijë nënshkrime të qytetarëve. “Opozita në Kuvend ndërsa qytetarët në rrugë përmes nënshkrimeve, po e kundërshtojnë fuqishëm bosnjëzimin e Kosovës”, thekson subjekti më i madh politik i “opozitës së bashkuar” kundër katër marrveshjeve me Serbinë dhe “kundër faljes së territorit në kufirin me Malin e Zi”.

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Kosove, Opozita, Peticioni, qeveria

“Bunjevci “ dhe “shokci”

September 23, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
Një nga karakteristikat më të rëndësishme të zhvillimit demografik në një zonë të caktuar janë struktura e popullsisë. Ata gjithashtu pasqyrojnë faktorin e popullsisë. Strukturat drejtpërdrejt të përcaktuar popullsinë e përgjithshme, (shtegtare, migruese) lëvizjet natyrore dhe fizike të popullsisë. Në të njëjtën kohë, tendencat në rritjen natyrale dhe migrimi janë të rëndësishme në përcaktimin e tendencave themelore në zhvillimin demo-strukturore të popullsisë. Progresi dhe drejtimin e zhvillimit të strukturës së popullsisë ndikim (biologjik, socio-ekonomike dhe arsimore) dominuese ushtrohet tri udhëzime bazë – demografike, socio-ekonomike dhe politike. Determinantat politike të zhvillimit demografik i takon një grupi të quajtur. faktorët e jashtëm e zhvillimit të popullsisë, të cilët kryesisht pengojnë zhvillimin e qëndrueshëm. Konfliktet politike, luftërat dhe ndryshimet territoriale të shkaktuara nga proceset politike dhe / ose konfliktet ushtarake, sidomos nëse ata janë natyra e dhunshme, sjell dinamikën e duhur dhe ndryshimet strukturore në zhvillimin e popullsisë. Veçanërisht e rëndësishme të theksohet ndikimi  i migrimit të detyruar për zhvillim demografik. Në kuadër të sa më sipër, një nga aspektet më të rëndësishme dhe të treguesve të varësisë shkak-pasojë dhe në profesion të tendencave demografike dhe ndryshimet historike-politike dhe territoriale në një zonë të caktuar janë vetëm të ndryshojë strukturën etnike të popullsisë. Në këtë kuptim, struktura etnike e popullsisë është një tipar kyç, sepse i njëjti – në mënyrë të konsiderueshme më shumë se në disa karakteristika të tjera strukturore demografike të popullsisë të caktuar – të pasqyrojnë ndikimet ngjarjet e kaluara dhe të tanishme historike, sociale dhe politike. Me fjalë të tjera, drejtimi dhe ritmi i ndryshimit etnik në një zonë të caktuar kryesisht varet trendin e zhvillimeve të përgjithshme historike, politike, shoqërore dhe demografike dhe proceseve në këtë fushë. Roli vendimtar në dinamikën dhe drejtimin e ndryshimeve etnike kanë migracionit, dmth, të detyruar ose vullnetar, popullsia dominuese etnike të përcaktuara, emigrant-emigrant migrimit aktual.
Dy komunitete te harruara ( apo më shumë  , për ne  të pa njohura ) janë “ Bunjevci “ dhe  “Shokci” në Vojvodinë ( Serbia e sotme ) . Aty çdo gjë është e përzier : gjuhët që nuk dallohen nga njera tjetra, emrat, mbiemrat, prejardhja e pa dijtur dhe e pa qartë,zakonet popullore, këngët popullore  dhe këngët me lahutë , ushqimi.
Bunjevci dhe Shokci janë dy komunitete me “ prejardhja e pa ditur dhe e pa qartë”. Pse? Sepse , si të ardhur ( migruar ) në këto anë “ e kishin shpëtuar “ vetëm kokën , e shumë pak nga e kaluara e tyre. Por , nga të gjithë ata që jetojnë në Vojvodinë ( këtu jambi 22 kombësi të ndryshme ) këta e kishin  “gjuhën, këngët , lahutën , ushqimin, veshjet popullore” ndryshe nga të tjerët .
Qëllimi i shkrimit nuk është që këta të kthehen në gjirin e tyre të dikurshëm,  por më shumë  të iu bëhet e ditur si kroatëve dhe serbëve që vendlindja e Bunjevcave dhe Shokcave “ Pashallëku në Sanxhakun e Hercegovinës deri  me ardhjen a turkut , aty flitej shqip.
Në  qarkullim , ka shumë dokumente dhe libra që “shkruajnë “ se ata kanë prejardhje serbe
( në dëshirat e shkruara serbe , si serb katolik )  ose  kroate , sepse  kur zgjerohej kroatizmi në vitet e  30-ta ,parola e Vatikanit ishte : “Svi rimo katolici Balkana – Hrvati “ ( Të gjithë romano -katoliket jane kroat )“Edhe studjuesi çek, Jaroslav Šidak të gjithë Bunjevcat dhe Shokcat e Sllavonisë , Baranjes dhe Baçkes u fuste në grupin e kroatëve” – ankohen serbët.
Është një “luftë “ e madhe në mes serbëve dhe kroatëve se kujt i takojnë këto dy komunitete,
por , nga historianët shqiptar asgjë .  E vërtetë që ne që kemi mbetur këndej pari  “ende nuk po e dimë se çka jemi (?) “ : dhe nuk kemi kohë të merremi as me bunjevcët e sa shokcët, e as me Perrojasit e Istrisë.  Jemi çliruar nga kjo “barrë “ e rëndë ; serbet, kroatët dhe malazezët le të merren me ta  në “luftën “ e tyre për “zgjerimin” kombëtar.
Se Bunjevcat dhe Shokcat janë të ardhur dhe janë krejt ndryshe nga të gjithë ata aty, tregon  edhe tendenca e madhe e gjermanëve për ti “ gjermanizuar “ dhe e hungarezëve për ti “magjarizuar.”
(Askush nuk e thotë që Shocat janë popull nativ i Syrmiumit dhe Sllavonisë)

Pashallyku turk në Sanxhakun e Hercegovinës

Pak histori : ky Snxhak është formuar në vitin 1462 ,nga Perandoria osmane ,me qendër në Foqë. Më vonë selia e sanxhakut kaloi ne Plevle ( tur, Taslixhe) Me rëndësi te ceket se Sanxhaku i Hercegovinës i takonte Vilajeteve të Rumelisë ( Pra” e kuptuat si kush ishin banorët e atyre anëve ) . Pashallëku i Hercegovinës ishte nga keto qendra : : Prijepolje, Taslidžame  Kolašinin  dhe Šaranci  me Drobnjakum, Čajniče, Nevesinje, Nikšić, Ljubinje-Trebinje, Stolac, Počitelj, Blagaj, Mostar, Duvno .
Në shekullin osman , filloi islamizimi me dhunë i popullatës vendase ( që ishin shqiptar katolik )

Që nga viti 1605 janë të evidentuara lëvizjet dhe ikjet e bunjevcave dhe shok cave nga tokat e tyre. ( Identitet i etnogeneza primorskih Bunjevaca )
Cilët janë këto dy komunitete?
Fahri Xharra,23.09.16
Gjakovë
Për të interesuarit , ka shumë për të studjuar
*Šokci are considered to be a native population of Slavonia and Syrmia in Croatia.[2] Ljubica Gligorević (2004). “Etnološke znakovitosti”. Vukovarsko-srijemska županija (special ed.). SN Privlačica Vinkovci / Vukovar-Srijem County. pp. 60–69. Retrieved 2012-02-14.

*Matija Petar Katančić (1798). De Istro ejusque adcolis commentatio in qua autochthones illyrii ex genere Thracio advenae item apud illyrios a primis rerum publicarum temporibus ad nostram usque aetatem praesertim quod originem, linguam et literaturam eorumdem spectat deducuntur, aucto. typis Universitatis Pestinensis. pp. 109–.
*Ante Sekulić (1989). Bački Bunjevci i Šokci. Školska knj. ISBN 978-86-03-99172-7.*Ivan Ivanić (1899). Bunjevci i Šokci u Bačkoj, Baranji i Lici. Dr. Dimitrijević.

Filed Under: Opinion Tagged With: “Bunjevci “, dhe “shokci”, Fahri Xharra

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3515
  • 3516
  • 3517
  • 3518
  • 3519
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT