Hashim Thaçi: I am not concerned with the Serbian tactics, we have global support
‘’We sent a protest note to all UNESCO members because of the language used by Serbian officials, which is completely unacceptable. In fact, the last phase of the Brussels Agreement is related to the fact that Serbia finally accepts the Ahtisaari’s Package. Kosovo and Serbia increasingly cemented their interaction as independent states’’.
I am very happy because of the great global support we have received since the beginning of this process. We started in January with our positive information campaign, focused on Kosovo’s needs related to education, science, climate changes, culture. Last week, 44 countries supported the request of the Republic of Kosovo for membership in UNESCO to be included in the agenda of the Executive Board. If you look at the agenda of this board in the past years, this is a record number of countries that have cosigned the initiative and shows that there is a broad argument in the world that Kosovo should not remain isolated, but rather integrated into the international community, said in an interview with Danas Hashim Thaçi, Deputy Prime Minister and Foreign Minister of Kosovo, commenting on the latest moves of the international community related to the application of Kosovo for membership in UNESCO.
Reactions are inconsistent with the Brussels Agreement, and in certain parts are also unacceptable. We sent a protest note to all members because of the language used by Serbian officials, which is completely unacceptable. Serbian ambassador to Paris called for a kind of Christian front against Kosovo, which is mildly speaking, very extremist reaction. I think that most of the UNESCO countries appreciate that we are not engaged in a similar negative campaign, and, to tell you the truth, I am not concerned with Serbian tactics, I’m focused on collecting votes for Kosovo young people to obtain the same opportunities as all other young people around the world by participating in the global body dedicated to culture, education, science.
We have a well-developed strategy that consists of several stages. Now we will focus on how to get a positive recommendation of the Executive Board in October and then also get a two-thirds majority in November. We distributed thousands of materials, books, publications and will continue to provide appropriate information from Kosovo. We are much honored that we were supported by so many countries.
In fact, the last phase of the Brussels Agreement is related to the fact that Serbia finally accepts the Ahtisaari’s Package. They have wasted seven years, but now, step by step, they are accepting all elements of the Ahtisaari’s package. You may wonder why they spend so much time, but as we say in the Balkans, it is better late than never. Implementation is the key, and it is also vital the behavior in accordance with the Brussels Agreement. In Brussels, the Serbian government is very willing to show good neighborly manners towards Kosovo, but then in Paris or New York, they continue to use the language of the past that of Milosevic. I understand that this the pre-election period in Serbia, and as always they are using Kosovo to score nationalist points in public, but as we have seen in Brussels, Kosovo and Serbia are increasingly cementing their interaction as two independent states.
The energy system will now operate in accordance with the Kosovo law, the telecommunication system will be integrated into the regulatory network of Kosovo and the Association (of Serb municipalities) will function without executive powers, within the Constitution of Kosovo. Kosovo will have armed forces because this is not just a desire but also a proven necessity. We have received a lot of support from NATO for our security forces and their evolution, and now we have also completed the security strategy. The armed forces of Kosovo will be a multiethnic army under civilian control and it will be very good if the Serbian politicians in Kosovo also see it as a contribution to peace and stable security architecture in the Balkans. We are also aware that these forces must be integrated into the Atlantic family of nations so we could in close contact with our allies complete this transformation in an appropriate manner.
ASNJË POEZI NUK MUND TË KONSIDEROHET ABSOLUTE PËR TË GJITHË
Rreth librit “I flet zemra zemrës”, me parathënie te ish deputetit dhe shkrimtarit IbrahimVasiari./
Nga Enver Memishaj/
Sapo ka dalë në qarkullim libri me poezi i poetit tashmë të njohur Petrit Derraj. Mësuesi dhe aktivisti shoqëror Petrit Derraj, i njohur edhe si Petrit Smokthina, është diplomuar në vitin 1968 mësues i gjuhës dhe letërsisë shqipe. Që nga ai vit ka ushtruar detyrën fisnike të mësuesit dhe drejtuesit të shkollës së vendlindjes, Bashaj.
Por ai bëri emër edhe si poet, publicist dhe aktivist shoqëror. Si njeri me ndjenja të holla dhe shpirt poetik, ai doli në vijën e parë të luftës dhe propogandës për përmbysjen e diktaturës komuniste. Në krye dhe në udhëheqie të lëvizjes demokratike, ai nuk u lodh asnjëherë, duke u bërë shembulli i demokratit popullor të Smokthinës krahinës së tij dhe më gjerë.
Në librin e tij të parë me poezi të zgjedhura ai ka përmbledhur 58 poezi me tema të ndryshme pateriotike, lirike, fabula, etj.
Poezia patriotike shquan nga forca artistike dhe historike që e bën lexuesin ta jetojë ngjarjen dhe e vë atë në mendime. Poeti nuk mund të rrinte pa skalitur në vargje krenarinë e vendlindjes së tij, në poezinë “Kur u vra Cane Myftari”. Me një forcë të madhe artistike dhe emocione ai tregon se gjithësia ra në heshtje dhe përulet në çastin kur u vra patrioti i shquar Cane Myftari:
Gjithandej u hap një gjëmë,
Dhe zia mbuloi vendë.
Kur u vra Cane Myftari,
Humbi jeshillëkun bari…
Dafina degët i vari,
Për t`iu bërë kurorë varri.
Po me këtë forcë poeti përshkruan e ngre lart patriotin Tafil Buzi. Me ndjenjë të veçantë dashurie ai përshkruan edhe xhaxheshën e tij, Qeriba Derraj, që kur ra dëshmore e atdheut:
Labet vunë perçet e zisë,
Qielli sikur u gremis.
Nuk mund të rrinte poeti pa i kënduar edhe vendlindjes dhe krahinës së tij Smokthinës, me një dashuri të pa kufishme që vihet re në çdo varg e në çdo strofë, për të parët e tij që:
Të shquar për trimëri,
Shumë burra smokthinjotë,
Qysh herët në lashtësi,
Për liri janë bërë copë.
Poeti krenohet edhe për origjinën e tij, fisin Derraj, si fis i dëgjuar, për zakone të mira, për besë dhe për atdhetari:
Derrajt, një fis i dëgjuar,
Për besë e zakone shquar,
Për liri, nder e sinuar.
Të kësaj natyre janë edhe poezitë “Kullë e gjyshërve të mi”, “Vatrat s`u braktisën”, “Ura”, etj.
Poeti u këndon e ngre lart edhe vlerat e disa artistëve të ditëve tona duke shfaqur kështu ndjenjat e tij të holla, qytetarinë dhe vlerat intelektuale. Me vlerësim, dashuri e respekt ai i ka kushtuar poezi këngëtartit zëbilbil Hysen Rukës, poetit popullor të krahinës së tij Perlat Hasanit, ndërsa për këngëtaren famëmadhe Maja ai shkruan:
Maja me shikim të gjallë,
Sytë kush t`i bë të shkruar,
Apo mos deti me valë,
Bukur t`i ka pikturuar.
Në poezinë lirike poeti këndon me talent, me ndjenja të holla njerëzore, me passion dhe me ide e kuptim që lexuesi jo vetëm e ndien, por edhe mëson prej lësaj poezie:
Balli yt si hënë e plotë,
Unë për ty s`duroj dot.
Faqe të kuqe si shegë,
Mos më hidh degë më degë.
Ose në një poezi tjetër autori e krahason bukurinë e vajzës me diellin e cila i drejtohet diellit:
Kur ecje, lëshoje dritë,
Kush të pa e s`u mahnit.
Pyesje diellin dritëshumë
-O dil ti, o të dal unë?
Shkurt kjo është poezia e Petrit Derraj, poezi e idesë, e ndjenjave të holla, poezi që prek zemrën dhe mëndjen e lexuesit, poezi që është vazhdim i traditës së Smokthinës, krahinës së tij të njohur.
Poeti duke qënë shumë kërkues ndaj vetes dhe duke qënë i bindur ndaj vlerës së poezisë ka lënë jasht këtij libri shumë poezi të tjera dhe rapsodi disa prej tyre të botuara në shtypin e përditshëm, shkruar nën frymën dhe traditën e Labërisë. Unë jam kundër këtij gjykimi të rreptë, pasi edhe pse ato vjersha të lëna jasht librit nuk u përmbahen rregullave dhe teknikave të artit poetik, por në to mbizotron ndjenja e shpirtit e shprehur në vargje.
Për të mbrojtur këtë ide po u drejtohem kritikëve dhe dijetarëve që janë munduar të japin përkufizimin e poezisë. Ata kanë qënë shumë si Volteri që thosh: “Poezia është muzika e shpirtit”, por ka shumë të tjerë që japin përkufizime të ndryshme si Samuel Johanson, Sheglli, Eliot, Ajshtajni etj.
Nëpërgjithësi kritikët e shumtë arrijnë në përfundim se poezia është muzika e shpirtit dhe se asnjë poezi nuk mund të konsiderohet absolute për të gjithë, prandaj presim librin e dytë të autorit ku të ketë përmbledhur të gjithë poezitë e tij të lëna jasht këtij libri.
Shkrimtari Ibrahim Vasiari që ka bërë parathënien e librit arrin në përfundimin se në poezinë e Petrit Derraj “ndiejmë ëmbëlsinë e vargut dhe sinqeritetin e fjalës, na jepet rasti të njihemi me një këngëtar të “formatit” tipik lab, i cili hyn në skenën letrare me hap të padrojë… por që shpejt arrin të na bëjë për vete me thjeshtësinë dhe bukurinë e një shpirti të pastër poetik, një zemër e pastër njerëzore…”.
ZAMIRA RUBJEKA, VATRANIA NE TAMPA QE SHQUHET EDHE SI VEPRIMTARE PER BAMIRESI
Zamira Rubjeka eshte nje aktiviste per ceshtje bamiresie dhe anetare e borded te deges se Vatra Tampa chapter ne Clearwater, Florida (FL)./
Nga Isuf SPAHIAJ/ Tampa-Florida/
Zamira eshte me prejardhje nga Tirana me gjenerata. Gjysherit e Zamires nga ana e babait kane jetuar ne zonen e Medresese qe tiransit e vjeter e njohin si Mehallja e Kukjve. Gjysherit nga ana e nenes jane nga zona e Ishmit te Durresit. Nje influence positive ka qene dhe mbetet gjyshi nga ana e nenes qe ishte I njohur per patriotizem, pajtime gjakrash dhe si plaku I mencur is asaj zone. Gjyshi (Haxhi Karepi) ka qene pjesemarres ne mbledhjen e Mukjes per te cilin sapo Komunizmi mori pushtetin dhe e arrestoi dhe e torturoi per 180 dite ne dhomat e torturave per te spiunuar dhe per te dhene informacione te pjesemarrseve te asaj mbledhje si Abaz Kupi , Familja Keqi dhe te tjere. Pasi nuk bashkepunoi me sigurimin dhe ne pamundesi te fakteve konkrete ai u leshua nga burgu kur u la te vuante ne varferi dhe me pasoja shendetesore. Nderkohe oxhaku I kesaj shtepie kishte hapur dyert te cdo shpitari ne kohen e luftes dhe ndihmuar te pagrenit, te semuret e kohes se luftes e pa pasur parasysh se cilit krahe politik I takonin.
Me gjithe veshtiresite qe kaloi dhe humbjen e pasurise, ai vazhdonte te edukonte niperit e mbesat e tij me dashurine per kombin dhe atdheun deri ditet e fundit te jestes se tij. Keto vepra ndihmuan me brumosjen e Zamires me nje edukate familjare dhe dashuri per atdheun. Kjo tradite familjare eshte ndjekur dhe me pas nga prinderit e Zamires gjate luftes se Kosoves, ku ne shtepine e saj u strehuan 17 vellezer e motra kosovare me gjithe femijet e tyre.
Kjo tradite familjare po ndiqet dhe nga Zamira, me kurajon, pasionin dhe deshiren per te kontribuar ne komunitetin e Clearwaterit ku ajo punon dhe jeton se bashku me familjen e saj.
Zamira jetoi ne Shqiperi deri ne vitin 1997. Ajo filloi karieren e saj ne Banken e Kursimeve te Tiranes duke ndjekur dhe studimet e finances ne Universitetin e Tiranes. Enderrat e kesaj vajze te re per te ardhmen dhe passionin per finance u nderprene ne vitin 1997 kur cdo gje u mbyll dhe u erresua ne Shqiperi per shkak te luftes civile. Per te shpetuar jeten, prinderit e Zamires me ndihmen e Konsullates Polake ku punonte I jati u nisen me gjithe vellain e saj te madh ne rruget e mergimit pa ditur se cfare I priste ne Poloni dhe pastaj ne Gjermani. Zamira jetoi disa muaj ne kampet e refugjateve dhe pastaj u punesua ne nje restorant prane Hanoverit ku punonte mbi 12 ore pune te rendomta per te kursyer te holla per endrren e saj te madhe, Ameriken. Fatmiresisht, po ne ate vit, Zamira u approvua per green card dhe emigroi serish ne SH.B.A. Ky ishte fillimi I nje jete te re por te paditur. Zamira kishte vetem vellain e shoqes se saj te ngushte qe e priti per here te pare ne aeroportin e Nju Jorkut.
Shkeputja nga Shqiperia per te dyten here ishte akoma me e dhimshme dhe renqethese. Kete radhe ishte matane oqeanit ne nje vend qe nuk e kishte shkelur kure, qe nuk fliste gjuhen angleze. Ajo e dinte qe nuk kishte kthim mbrapa dhe momenti me I veshiter shpjegon Zamira, ishte kur u tha lamtumiren te dy prindereve te saj te shtrenjte. E kujton si sot ate moment dramatic, kur vendosi mos t ekthente koken mbrapa dhe pertypte lotet e saj nga shkeputja familjare dhe vendi qe e lindi dhe I rriti. Edhe sot e kesja dite I mbushen syte me lot kur e kujton ate moment.
I tere udhetimi per ne Amerike ishte nje humbje e 25 vjeteve te jetes se saj dhe fillimi I nje etape te re me shume te panjohura. Zamira arriti ne Amerike vetem me $2000 qe kishte kursyer duke punuar ne Gjermani. Ajo jetoi disa muaj ne Cunnecticut dhe levizi perseri ne shtetin e Florides. Aty me ndihmen e disa shqiptareve u punesua ne nje fabrike komputerash ne Saint Petersburg, ku punonte me ore te zgjatura dhe 7 ditet e javes pa pushim derisa ishte ne gjendje te blinte nje makine te perdorur dhe apartamentin e saj.
Veshtiresite ishin te natyrave te ndryshme, nga pengesa e gjuhes, paragjykimi ne komunitet sin je nga vajzat qe kishte emigruar vetem deri aty ku jetoi si endacake per disa dite. Me gjithe keto veshtiresi ajo ishte e kembengulur qe do tia dilte mbane dhe nuk nguronte te vinte ne prove njohurite qe kishte fitur ne Shqiperi ne fushen e finances. Tani ajo ka mbi 12 vjet qe punon ne nje nder bankat me te medhaja ne SH.B.A me nje experience extensive ne huat bankare dhe analiza financiare.
Ne vitin 2010, Zamira u trondit shume nga lajmi qe nena e saj u diagnostikua me kancer. Ajo beri te pamunduren, per te ndihmuar nenen e saj qe po vuante nga dhimbjet. Pasi arriti ta sillte ne Amerike dhe me vite me sakrifica duke luftuar me jete, nena e Zamires mbijetoi kancerin dhe gezon shendet te plote. Duke u hasur me kete lloj veshtiresie, Zamira u be me ndjeshme kundrejt njerzve me nevoja dhe te semure. Per here te pare me bashkupunin me z. Semsedin Yasar nga Shkupi, ajo punoi per te mbledhur fonde per djalin e vogel shqiptar, Andi Cali. Historia e ketij djali te vogel ia rrembeu zemren dhe nuk ngurroi te kerkonte fonde neper busineze dhe individe shqiptare. Me ndihmen e disa vullnetareve, Juliani nga Tropoja, Xhesi Memko nga Tirana dhe Aurela Mustali nga Malesia e Madhe organizoi mbremjen e bamirerise ku shume shqiptare vune doren ne zemer dhe kontribuan finaniciarisht me gjithe shpirt per Andin (Engjelli me Floke te Kuqe), qe fatekesisht humbi jeten e tij te pajetuar 3 muaj me mbrapa. Ndihmen per mbledhjen e ketyre fondeve e dhane dhe aktivistes qe kishin kohe qe punonin ne komunitet Z. Ismet Gjeloshi dhe Z. Isuf Spahiaj me informacionet dhe ekpertizen e tyre. Ky lloj sensibiliteti e preku Zamiren akoma me shume, ku nuk ngurroi te kontribonte ne ndihme te nje vajze fatkeqe ne Shqiperi, Ela Mustali qe kishte nevoje per implant veshkash.
Gjate ketyre ngjarjeve, ajo me gjithe nene e saj kontribuan ne hapjen e shkolles se pare te gjuhes shqipe ne Clearwater , shkolla Iliria. Qe nga ajo kohe, ajo u lidh me bashkeatdhetaret qe kishin te njejtin pasion dhe dashuri per kombin si Z.Ismet Gjeloshi, Z, Isuf Spahiaj, Znj. Iva Nallbani, Z. Klejdi Poloska, Znj. Klodiana dhe Vjollca Hysenlika. Se bashku ato punuan ne menyre vullnetare per te organizuar Festen e Pavaresise se Shqiperise qe u krye me sukses.
Miti pellazg i krijimit, ruajtur në kujtesën e grekëve të lashtë, para-qytetërimi dhe fundi hyjnor
Nga Lluka Qafoku/
Po lexoja njëkohësisht dy vepra të shquara, të dy autorëve të shquar nga dy vende të mëdha e të fuqishme, që kanë bërë e shkruar një pjesë të madhe të bëmave të njohura të historisë moderne, me orientim qëllimor pothuajse saktësisht të kundërt: “A Room of One’s Own” (“Një dhomë më vete”) e Virginia Woolf dhe “Geschlecht und Character” (“Seksi dhe Karakteri”) e Otto Weininger. Vepra që kanë të bëjnë me problemin themelor të vetëdijes njerëzore, atë të dualitetit fatal, të paravendosur, atë të parakohës së çdo individi(=i pandashëm,a-tom, i gjallë) dhe vetë Universit si Individi i së Tërës (së gjallë, dmth të pandashme)…në raport me synimin unifikues dhe shpëtues të shpirtit njerëzor dhe me shfaqjet e mrekullisë së gjenialitetit në këtë drejtim. Të dy autorët janë vetëvrarë, por vepra e tyre mbetet pas hijerëndë dhe me një vlerë të pakontestueshme si përsa i përket problemit, ashtu dhe përsa i përket paraqitjes së tij.Dy vepra, që diskutojnë atë ndarje fatale, atë dualitet, kontradiktë të pareduktueshme,mbetëse, problemin e dyshit (=Deus), si në të menduarit logjik Boole-an dhe kompjuterik, ashtu dhe në seksualitetin e botës së gjallë e të pagjallë , problemin e unitetit të shpirtit, pra Zotit (që shqiptarët e kanë zët), problemin e honit hyjnor. Problemin e parakohës, paralindjes për çdo qënje, paralindjes së Botës vetë…Dikotomisë dialektike, valles së përjetshme të së njëjtës përmbajtje vdekësore-refren Dhe papritur, si përherë, mu kujtua ai Mit që nis, por dhe përfundon (siç do të përpiqem t’ju tregoj më poshtë), qytetërimin e lashtë mesdhetar, apo greko-latin. Në veprën madhore të restaurimit shkencor të mitologjisë greke “Greek myths” (“Mitet greke”) të profesorit të shquar të Universitetit të Oksfordit Robert Graves (Oxford, 1955), ndeshemi që në krye me atë legjendë të vetme të drejtpërdrejtë, të ruajtur nga folklori grek i lashtë për atë paragrek. Po e paraqes më poshtë të tërë, të përkthyer (fq.21-22)
Miti pellazgjik i krijimit
a) Në krye Eurinoma, Hyjneshë e Të Gjitha Gjërave, doli lakuriq nga Kaosi dhe nuk gjeti asgjë të ngurtë për të vënë këmbët; atëhere e ndau detin nga qielli dhe vetmitare hodhi një valle mbi valë.
Gjithë duke vallëzuar u drejtua nga jugu dhe era që i shtjellej pas shpine ju duk një gjë e re dhe e dallueshme; andaj mendoi ta nisë me të veprën e krijimit. U kthye befasisht, e kapi atë erë të veriut dhe e fërkoi me duart e saj; dhe ja ku u shfaq gjarpëri (Gjëra bëra) gjigand Ofioni.
Eurinoma vallzonte për tu ngrohur, vallzonte me një ritëm gjithnjë e më të egër derisa Ofioni i ndezur nga dëshira i përfshiu në spirat e trupit të tij gjymtyrët e Hyjneshës dhe u çiftua me të. Dihet se Era e Veriut, e quajtur dhe Borea, është një erë mbarsëse (pjellore); shpesh pelat të përkëdhelura nga fryrjet e saj, lindin mëza pa pasur nevojë për hamshor. Kështu mbeti me barrë dhe Eurinoma.
b) Shpejt ajo, kur fluturonte mbi det, mori foprmën e një pëllumbeshe dhe në kohën e caktuar bëri (khs. Bëri, bie, bora-K.Topalli) Vezën e Gjithësisë. Me urdhër të Hyjneshës Ofioni u rotullua shtatë herë rreth vezës derisa kjo u ça dhe dolën gjithë gjërat që egzistojnë, bija të Eurinomës: Dielli, Hëna, planetet, yjet, toka me malet e saj, me lumenjtë e saj, me pemët e saj dhe me barërat dhe krijesat e gjalla.
c) Eurinoma dhe Ofioni u vendosën në malin e Olimpit, por s’kaloi shumë dhe Ofioni e zemëroi Hyjneshën sepse mburrej se ishte krijues i Gjithësisë (Universit). Atëhere Eurinoma e goditi në gojë me një shqelm, i theu të gjitha dhëmbët dhe e lidhi në shpellat e nëndheshme në errësirë
d) Pastaj Hyjnesha krijoi shtatë fuqitë planetare dhe në krye të secilës prej tyre vuri një Titan (=zotëri) dhe një Titaneshë (zonjë): Tia dhe Hiperioni në Diell; Febja dhe Atlasi në Hënë; Dionja dhe Krio në planetin e Marsit; Meti dhe Çeo në planetin e Mërkurit; Temi dhe Eurimedonti në planetin e Jupiterit; Teti dhe Oqeani në planetin e Venusit; Rea dhe Kroni në planetin e Saturnit.
Njeriu i parë ishte Pellazgu, kryetari i fisit të pellazgëve; ai doli nga dheu i Arkadisë, i ndjekur shpejt nga njerëz të tjerë të cilëve Pellazgu u mësoi se si të ndërtonin kasolle, si të ushqeheshin me lënde dhe si të qepnin veshje me lëkurë derri, të ngjashme me ato që akoma veshin banorët fshatarë të Eubesë apo Foçidës.
Së pari, pavarësisht se miti është përcjellë nga grekët e lashtë, aty ruhet elementi themelor arbëror-shqiptar: kulti i zanave (amazonave), shtojzovalleve, madje fjala e fundit po te ndahet në rrokjet e saj që në shqip janë prapë fjalë, jep gjithë përmbajtjen dinamike të mitit të mësipërm, pra dhe shtimi(shumimi), zë-nja në dy kuptimet dhe vallja. Graves-i jep shumë burime të autorëve të lashtë greko-romakë Aty theksohet që sakrifica që bëhej në fenë pellazge qe Peloria dhe se ata thuhej se ishin të lindur nga dhëmbët e Ofionit (Ateneo XIV 45 639-40). Kjo është e njëjta që zbatohej nga Mirmidonët e Akilit (dhe këta të lindur mitikisht njëlloj), i ati i të cilit quhej Pele dhe që është i vetmi prijës që i lutet në “Iliadë” Zeusit të Dodonës Pellazgjike. Me interes është të ndiqet emërtimi paradigmatik pellazgjik (khs.emërtesa paradigmatike e fenomeneve me fjalët shqip-P.Zheji, “Shqipja dhe Sanskritishtja”) i historisë legjendare greke me kryeheroin Akil dhe i historisë reale greke me Kryeheroin Aleksandër (të Maqedonisë), kryeqyteti i të cilit ishte Pella. Dhe në librin e Perikli Ikonomit, “ Tomori dhe Dodona Pellazgjike”, Tiranë , 1934, vihet në dukje lidhja e fjalës së lashtë shqip pelje me pelën dhe me plakën dhe me kultin e Hyjneshës supreme në botën pellazge. “Plakat” shqiptare janë “Parkat” greke, siç janë dhe Moiret greke të Mirat shqiptare. Madje më tej aty theksohet dhe kulti i pëllumbit, themelor në mitin e mësipërm. (Vini re afërinë Peloria-pelje-plakë-pelë-pëllumb- pjell). Gjithashtu, fjalët borea-veriu-bora-bëri-fara-para që japin dinamikën semantike të mitit. Graves-i vë në dukje karakterin matriarkal të mitit dhe lidhjen e tij me mitologjitë sumere (sakrifica e pëllumbit) dhe të tjera të Lindjes së Mesme(semite) (Iahu është pëllumbi hyjnor në sumerisht dhe Jehovai) që lidh popujt paragrekë me popujt detarë (për pellazgët flitet në shkrimet e lashta se ishin të tillë) Kjo lidhet dhe me teoritë e fundit linguistike të Bernal.
Së dyti, të bën përshtypje identiteti i figurave me ato të teologjisë së krishterë. Fryma e Shënjtë që lë me barrë Shën Mërinë është identike me mitin. Rrëzimi i Ofionit po ashtu me rrëzimin e Luciferit. Madje Krishti thotë: “Qofshi të pastër si pëllumbat dhe të matur si gjarpërinjtë”-elementë themelorë të mitit. Në librin e P.Ikonomit që zura në gojë më sipër thuhet duke cituar një autor të lashtë se klerikët pellazgë të Dodonës ishin përkthyes dhe profetë, dhunti këto të Shpirtit të Shenjtë. Dhe egzaltimi maksimal i dashurisë së nënës është ndoshta thelbi i krishtërimit–“Totus Tuus”. Ja pra fundi i mentalitetit qytetar grek po në mitin paragrek duke rënë në po ata elementë në Krishtërim.