• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Inva Mula, mbështetje betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO

September 8, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 8 Shtator 2015/ MPJ kosovare bën të ditur sot se, sopranoja me famë botërore Inva Mula, e cila të shtunën qëndroi në Prishtinë me rastin e ditës ndërkombëtare të bamirësisë, në një shkrim për prestigjiozen “La Lettre Diplomatique”, angazhohet në mbështetje të betejës së Kosovës për anëtarësim në UNESCO. E vendosur prej vitesh në Paris, ku edhe gjendet selia e UNESCO-s, zonja Mula-Ramadani u bën thirrje shteteve anëtare të pranojnë Kosovën në këtë organizëm kyç të Kombeve të Bashkuara. Inva Mula ishte ftuar në Kosovë në manifestimin shpirtëror kushtuar Nënës Terezë, ku këndoi premierë himnin e ri kushtuar shqiptares misionare, nobeliste të paqes. Në vijim ju sjellim të plotë shkrimin e zonjës Mula-Ramadani për botimin diplomatik francez “La Lettre Diplomatique”.

“UNESCO T’UA HAPË DYERT NJERËZVE TË KOSOVËS”
Nga Inva Mula Ramadani
Asnjë art nuk është më kozmopolit se opera. Asnjë gjuhë nuk është më ndërkombëtare se ajo e muzikës. Një vepër operistike është kënaqësi për t’u parë dhe dëgjuar sepse shpërfaq humanitetin – e mendimit, shprehjes dhe sjelljeve.
Por përqafimi i kozmopolitizmit, i vlerave universale nuk është rastesi. Eshtë edukim. Eshtë orientim. Eshtë qëndrim.
Babai im ka lindur ne Gjakovë ( Kosovë), nëna ime në Izhvek të Rusisë, një pjesë e familjes time jeton ende në Kosovë. Unë jam shkolluar në Tiranë dhe kam filluar karierën artistike në Paris për ta zhvilluar atë në përmasa ndërkombëtare nga Prishtina në Tokio, Moskë, Londër, New York, Buenos Aires, Milano,Vjenë , San Paolo, Madrid, Pekin etj etj .
Kjo dinamikë më ka plazmuar ndjenjat së pari të europianizmit, mandej të universalizmit. Sot, ndjehem qytetare e botës. Tejkalimi i kufizimeve “tani” dhe “këtu”, janë parakushte për sukses. Suksesi është gjendje mendore përpara se të bëhet realitet faktik. Ai përjetohet së brendshmi, para se të manifestohet së jashtmi.
Kam kënduar në site të mbrojtura nga UNESCO dhe në evente të UNESCO-s. Në të parat kam ndjerë pakohshmërinë – objekte kulturore të ndërtuar nga paraardhës tanë dhjetra shekuj më herët, sot janë pasuri e mbarë njerëzimit. Kufinjtë kohorë kapërcehen natyrshëm dhe ngjarja mund të ndodhte kurdo si për të na ndërmendur për metafizikën e muzikës dhe kulturës. Në evente të UNESCO-s kam  marrë pjesë dhe shoh se si kjo organizatë zbut diferencat, përafron njerëzit, formëson koncepte, inicion aksione, duke krijuar një komunitet të qëndrueshëm dhe të emancipuar.
Ne jemi edhe produkt i rrethanave. E nisa me një rrëfim personal për të ardhur tek besimi im organik se një organizatë që promovon vlerat e kulturës, arsimit, bashkëpunimit, kërkimit shkencor si UNESCO do duhej të përfshinte në gjirin e saj vende dhe t’u ofronte mundësi të rinjve dhe të rejave të ndjehen qytetarë të botës dhe aksionit global për përmirësimin e vendeve te tyre dhe planetit tonë të përbashkët. Eshtë ora që UNESCO t-ua hapë dyert njerëzve të Kosovës.

Filed Under: ESSE Tagged With: Behlul Jashari, Inva Mula, mbështetje Kosovës, per anetaresim ne UNESCO

“UNESCO to open the doors to the people of Kosovo”

September 8, 2015 by dgreca

World famous soprano, Inva Mula was on a visit to Prishtina on Saturday on the occasion of the International Day of Charity, in an article for the prestigious “La Lettre Diplomatique”, expressed her support for Kosovo’s efforts for membership in UNESCO. Having lived for many years in Paris, where UNESCO has its headquarters, Mrs. Mula-Ramadani calls on member states to admit Kosovo in this key United Nations body. Inva Mula had been invited to a spiritual evening in Kosovo, an event dedicated to Mother Teresa, where she performed the premiere of the new anthem dedicated to the Albanian missionary and winner of the Nobel Peace Prize. Below, we bring you the full article by Mrs. Mula-Ramadani written for the French diplomatic magazine “La Lettre Diplomatique”./

“UNESCO to open the doors to the people of Kosovo”/

By Inva Mula.

No art is more cosmopolitan than opera. No language is more international than that of music. An act of opera is a pleasure to see and hear because it reveals the humanity – of thought, speech and behavior, transcends all culture and shows are basic sameness

Opera is education. It is orientation. It is attitude.

My father was born in Gjakova (Kosovo) and my mother in Izhevsk (Russia). A part of my family still lives in Kosovo. I am educated in Tirana (Albania) and started my career in Paris. Since then, I was launched into an international career as an opera soprano, which brought me to stages in Prishtina, Tirana, Tokyo, Moscow, London, New York, Buenos Aires, Milan, Vienna, Sao Paolo, Madrid, Beijing, and others. My travels have taught me that I am a human first, than a European. I feel I am a citizen of the world.

I sang at the sites protected by UNESCO and in UNESCO events. At first I felt timelessness – cultural facilities built by our ancestors tens of centuries earlier, today are the wealth of all mankind. You feel the music and culture transcend time. UNESCO events soften differences, approximate people, shape concepts, and create a sustainable and emancipated community.

We are a product of circumstances. I began with a personal story to come to my intrinsic belief that an organization that promotes values of culture, education, cooperation, and scientific research like UNESCO should incorporate countries and provide opportunities to young men and women, to feel like citizens of the world and of global action, to improve their countries and our common planet. It is the time for UNESCO to open the doors to the people of Kosovo.

Filed Under: ESSE Tagged With: “UNESCO to open, Inva Mula, of Kosovo, the doors, to the people

Shqiptaret ne Mal te Zi-LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI SHËNON 25-VJETORIN

September 8, 2015 by dgreca

Ceremonia e festimit të 25-vjetorit  do të mbahet në hotelin MEDITERAN në Ulqin , në ditën e themelimit të LD në MZ-së, më 9 shtator 2015 në orën 20:00./

Nga Mehmet BARDHI/

Me 9 shtator 2015, kësaj të mërkurë, mbushën plot 25 vjet, kur më 9 shtator 1990, pas përgatitjeve të bëra, u mblodhën në Tuz të Malësisë përfaqësuesit nga të gjitha trevat shqiptare, sot në Malin e Zi: nga Ulqini e Ana e Malit, nga Kraja – Tivari, Tuzi – Malësia, Plava e Gucia dhe Rozhaja dhe themeluan, subjektin e parë politik të shqiptarëve, sot në Malin e Zi, Lidhjen Demokratike në Mal të Zi, që ishte dhe është simotra e LDK-së, të Kryetarit e Presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, partisë së parë politike shqiptare në ish-Jugosllavinë (23 dhjetor 1989).

Gjatë gjithë këtyre viteve, një çerekshekulli veprimtari, përkundër vështirësive e pengesave të shumta dhe të llojllojshme, me të cilat u përballëm: sulme, trillime, shpifje, kërcënime të natyrave të ndryshme, nga jashtë, herë-herë edhe nga përmbrenda, ia dolëm të qëndrojmë e të veprojmë pa u luhatur, të jemi në vazhdimësi parti parlamentare, parti e cila nuk i shkeli asnjëherë parimet dhe qëllimet për të mbrojtur interesat e të drejtat e shqiptarëve, por edhe të tjerëve pa dallim, parimet dhe zhvillimet demokratike, interesin mbarëkombëtar.

Prandaj, me lejoni që me kënaqësinë më të madhe T’JU UROJ 25-VJETORIN E THEMELIMIT TË LIDHJES DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI, T’JU UROJ KËTË JUBILE, JUBILE TË MADH, I CILI DO TË MBETËT KRENARI KOMBËTARE E MBARËKOMBËTARE.

Në këto momente festimi e krenarie i falënderoj dhe uroj të gjithë. Së pari, uroj themeluesit, nënshkruesit e aktit të themelimit, po edhe ata që na përkrahën gjithë këto vite (që kishte edhe vite lufte e vite të refugjatëve, të dëbuarëve me dhunë e zjarr të qindramijëra kosovarëve nga soldateska serbo-sllave), në cilatdo forma, i falënderoj zgjedhësit të cilët patën guximin, mençurinë dhe kënaqësinë të rrumbullaksojnë, në zgjedhjet lokale e parlamentare, LD në MZ- në.

Falënderojmë mërgatën shqiptare kudo që gjendën, në SHBA, Evropë e vende të tjera. Posaçërisht falënderojmë anëtarët, aktivistët dhe udhëheqësinë e parë dhe të mëvonshme të Degës së Çikagos të LD në MZ-së, dhe qendrat në Nju Jork e Gjermani.

Falënderoj shumë për përkrahjen që patëm nga subjektet simotra nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Presheva.

Falënderoj mediat, ato të cilat në mënyrë profesionale raportuan për aktivitetet tona, me çka na ndihmuan ne dhe proceset demokratike e kombëtare.

Një falënderim të posaçëm u drejtoj të gjithë atyre anëtarëve e veprimtarëve të cilët sot nuk janë më në mesin tonë. Atyre u qoftë i lehtë dheu i tokës arbnore.

Falënderoj edhe ata e ato, të cilët na përkrahën në fillimet e shumëpartiakësisë, e pastaj për arsye të ndryshme u larguan, në heshtje. I falënderoj sepse na përkrahën atëherë kur ishte nevoja më e madhe edhe për guximin qytetar e kombëtar. Atyre u themi se dyert e Lidhjes janë gjithëherë të hapura. Me këtë do të fitojë çështja shqiptare e demokracia. Është koha për bashkim.

Në fund fare, falënderoj edhe të gjithë ata që na këshilluan apo edhe na kritikuan me qëllim që t’i evitojmë të metat tona, në këtë rrugëtim sa të lavdishëm e qëllimmirë, aqedhe të vështirë e me plot pengesa edhe të paprituna.

Ndërsa, atyre që për arsye apo interesa të ndryshme, të ngushta personale “fitimpruese” dhe atyre të cilët në ndonjëfarë mënyre ishin apo janë të kapur, u themi se nuk do të na kenë bashkudhëtarë.

PRA, URIME 25-VJET LIDHJA DEMOKRATIKE NË MAL TË ZI!

QOFSHI FAQEBARDHË!

P.S. Me ketë rast u kërkoj falje, atyre, përfaqësuesve të ndonjë dege, anëtari të LD në MZ, apo ndonjë mysafiri që rastësisht nuk i ka mbërri ftesa për ceremoninë e festimit të 25-vjetorit që do të mbahet në hotelin MEDITERAN në Ulqin , në ditën e themelimit të LD në MZ-së, më 9 shtator

2015 në orën 20:00.

URIME!

GËZUAR 25-VJETORI!

MEHMET BARDHI, kryetar i LD në MZ

Më 5 shtator 2015

Filed Under: Politike Tagged With: 25 Vjetori, Lidhja Demokratike, Mehmet Bardhi, ne Mlain e Zi

ANALIZA: Përse ikin sirianët

September 8, 2015 by dgreca

Nga Ilir Levonja-Florida/

Në dhjetorin e vitit 2010, Tunis’i ose kryeqyteti i Tunizisë, u zgjua nën një valë protestash. Ato filluan paqësore por në fakt aty ka edhe zanafillën pranvera arabe e 2011­ës. Përpjekja për demokratizim do kapërcente kufijtë. Radha ishte e Egjiptit, Libisë, Jemenit, Siria, Algjeria e me radhë. Pa përjashtuar edhe Irakun që ndodhej nën post periudhën Sadam Hysein. Dhe mbikqyrjen e Amerikës. Edhe disa vende të tjera u përfshinë, por protestat ishin më të buta. Megjithatë asnjë nga qeveritë e reja nuk kaloi periudhë të qetë. Ashtu sikur edhe ndërrimi i pushtetit. Madje me dënime e ridënime paraardhësish nga pasardhësit në drejtimin e vendeve. Rasti më i freskët është dënimi me vdekje i ish presidentit egjiptian, Muhamed Morsi këtë vit.

Ajo që është qartësisht e kuptueshme, vendet arabe e kanë tepër të vështirë të instalojnë demokracinë. Sado që kanë patur suport, prapë dhuna është prezente. Madje në Siri më keq akoma.

Ajo është kthyer në një luftë vëllavrasëse. Ose luftë civile. Përpos kësaj në territoret ku sundojnë të ashtuquajturit rebelët. Shto edhe rajonet në Irakun fqinj, u shpik edhe ISIS. Apo shteti i islamikëve radikalë. Dhuna është prezente kudo. Jo vetëm nga lufta e pabarabartë në front, bombardimet që bëjnë avionët e Assadit mbi qytete. Por edhe demonstrimet publike, me prerje kokash nga ISIS­i.

Dhunën mbi objektet kulturore dhe historike etj. Siç ishte dhe rasti tempullit Palmiera në Siri, dy ditëve më parë.

Nuk ka asnjë diskutim që është pjesa më e nxehtë e rajonit. Po të kemi parasysh edhe luftën frontale që i kanë shpallur kurdët në rajonet e Irakut. Situata konfliktuale e Ukrainës me Rusinë.

Dhe përqëndrimi i Amerikës në normalizimin e marrëdhënie me Iranin. I ka dhënë kohë të mjaftueshme si Asadit në Siri. Ashtu edhe radikalistëve të ISIS­it. U bënë katër vite që konflikti civil sirian vetëm se po e shkatërron atë vend. Nga ana tjetër cilado zgjidhje që pritet të pasojë, ka në horizont edhe një tjetër parashikim konflikti të ri. Kësaj radhe janë kurdët. Ose nomadët e Mesasopotomisë. Një etni me mbi tridhjetë milion banorë. Por që të dërrmuar nga Turqia, Siria, Iraku etj, kurr nuk mundën të kenë shtetin e tyre. Megjithatë ata flasin një gjuhë dhe janë një komb. I ndarë në pesë shtetë. Por që këta të Irakut, e që kanë një zhvillim prezent. Në të njëjtën kohë janë të vetmit që po luftojnë për mos përhapjen e ISIS­it në territoret tyre. Kjo e trëmb Turqinë, ashtu edhe Irakun.

Çfarë është konkretisht ISIS ose ISIL siç edhe e quajnë në disa vende arabe jashtë territorit sirian.

Shteti i radikalëve islamik që pretendojnë se janë përfaqësuesit e Allahut në tokë. E kanë zanafillën nga viti 1999. Dhe kanë qënë aleat të Alkaedas dhe pjesëmarrës aktivë në disa luftra civile në vendet arabe. Janë kryesisht të përfaqësuar nga shtresat fanatike. Jo vetëm në praktimin e besimit por edhe në marrëdhëniet me të tjerët. Sidomos me shtetet e perëndimit. Por formën e plot, ose fuqizimin e ka në Irak, në kohën e ndërhyrjes ushtarake të Amerikës. Pra rrëzimi i Sadam Huseinit do i sillte botës arabe edhe fuqizimin e ISIS­it. Kjo bëri që në konfliktin civil sirian, këtë të sotshmin, ata të futen edhe në territoret ku dominonin forcat opozitare. Duke u fuqizuar shumë përmes dhunës. Me pak fjalë pellgu qëndror i Mesopotamisë midis Irakut dhe Sirisë është sot nën zotërimin e tyre. Çfarë po ndodh atje dhe vendimarrjet në emër të Allahut, konsiderohet si një periudhë e errët. Që nuk i përket aspak kulturës dhe besimit islam. Pra unitetit.

Kjo është aryeja apo shkaku i ikjeve masive të sirianëve nga toka e tyre. Jo vetëm qeveria e Assadit, jo vetëm opozita e armatosur, por edhe ISIS­is, që kërkon vetëm bindje dhe nënshtrim.

Ndaj çdo popull apo qytetar që është sot në paqe, duhet të bëj llogari për vlerën që ka sistemi i dominuar nga suksesi i rotacionit. Të mbrojë atë duke i mundësuar ujit të rrjedhë. Dhe jo një akumilim ku të qelbet.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ilir Levonja, Përse ikin sirianët

Kaçanik: 2 Korriku e 7 Shtatori 1990, ditë historike të Kosovës

September 8, 2015 by dgreca

Nga Behlul Jashari/ KAÇANIK, 7 Shtator 2015/ Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut dhe Kushtetuta e 7 Shtatorit 1990 ishin kundërpërgjigje ndaj agresionit kushtetues serb mbi Kosovën, përmes këtyre dy akteve u përgatitën kushtet juridike drejt pavarësisë, tha sot kryetari i Kuvendit të Republikës kosovare, Kadri Veseli.Gjatë pasditës  dhe në mbremjen e sotme, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës në Kaçanik, nën patronatin e kryetarit të Kuvendit, është shënuar 25 vjetori i miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.Në manifestim ishin të pranishëm edhe kryeministri kosovar, Isa Mustafa, kreu i Kuvendit në kohën e shpalljes së Deklaratës Kushtetuese dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Ilaz Ramajli, delegatë protagonistë të ngjarjes së 7 Shtatorit 1990, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë të shumtë.Kryeparlamentari Veseli vlerësoi rëndësinë historike të 7 Shtatorit 1990 dhe hapin guximtar të protagonistëve të kohës, të cilët në kushte dhe rrethana të jashtëzakonshme ndërmorën veprimin e duhur, si përgjigje të agresionit kushtetues të Serbisë.

Kryetari Veseli bëri një elaborim të zhvillimeve kryesore të viteve të ’90-ta, kur nacionalizmi agresiv serb po bëhej gati të përgjakte popujt e ish-Jugosllavisë, për ta bërë realitet ëndrrën e vjetër të Serbisë së Madhe, duke e goditur fillimisht Kosovën dhe duke e degraduar atë, nëpërmjet kthimit në gjendjen politike dhe juridike të para vitit 1974. Ndërsa Kosova dhe lëvizja jonë kombëtare, në anën tjetër, tha Veseli, synonin të kundërtën: avancimin e statusit të vitit 1974 në nivelin e barazisë me republikat tjera të federatës.Deklaratën Kushtetuese të 2 korrikut 1990 dhe Kushtetutën e 7 shtatorit të po atij viti, kryetari Veseli i konsideroi momente të rëndësishme të rrjedhën historike të lëvizjes sonë kombëtare për çlirimin e Kosovës, akte dhe përpjekje guximtare që Kosova të mos përmbysej në greminën e historisë, në harresën e botës dhe nënshtrimin pa shtegdalje.“Të dy këto akte politike shënonin kundërpërgjigje të drejtpërdrejtë ndaj agresionit kushtetues që Serbia bëri ndaj Kosovës në vitin 1989. Por jo vetëm kaq. Ato ishin pjesë e rezistencës gjithëpërfshirëse e cila po zhvillohej në vitet ’90, në të gjitha nivelet e shoqërisë kosovare”, tha kreu i Kuvendit kosovar.

Ai vijoi se, përmes Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës të 7 Shtatorit u përgatitën kushtet juridike, që pas shpërbërjes finale të Jugosllavisë komuniste, Kosova të lëvizte drejt platformës së pavarësisë dhe krijimit të shtetit të pavarur e sovran të Kosovës.

“Dhe kështu ndodhi. Në kaosin e përgjakshëm që pasoi vdekjen e Jugosllavisë, Kosova e kishte të qartë rrugën që duhej të ndiqte dhe qëllimin që duhej të arrinte. Kthim pas nuk do të kishte. Pas viteve e rezistencës civile, erdhën ditët e lavdishme të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.Bota demokratike na mirëkuptoi dhe u rreshtua në anën tonë, në anën e kauzës së lirisë dhe drejtësisë”, theksoi kryetari Veseli, duke shtuar se ishte kjo luftë që bëri realitet misionin një shekullor të çlirimit të Kosovës dhe fillimin e një epoke të re, asaj të Kosovës së lirë e të pavarur, me kushtetutë të standardeve më të larta demokratike, për të gjithë qytetarët e saj pavarësisht dallimeve të tyre, të sigurtë në rrugën e zhvillimit ekonomik dhe integrimit brenda familjes së madhe të demokracive perëndimore.

Në kuadër të shënimit të jubileut të Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, po sot në Kaçanik u hap ekspozita me fotografi nga momente kulmore të miratimit të Kushtetutës dhe u zbulua pllaka përkujtimore, e cila i dedikohet kësaj ngjarjeje të rëndësishme.

Filed Under: Histori Tagged With: 2 Korrik, 7 shtatori, Behlul Jashari, Kacanik, Kadri Veseli

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3565
  • 3566
  • 3567
  • 3568
  • 3569
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT