• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ambasadori Delawie: SHBA kanë qenë miq të palëkundur të Kosovës që prej hapjes së Zyrës Informative në vitin 1996

August 21, 2015 by dgreca

-Jahjaga: Së bashku do të thellojmë partneritetin dhe miqësinë permanente mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës/
-Ambasadori i ri i SHBA-ve, Greg Delawie dorëzon letrat kredenciale dhe shëtiti më këmbë shesheve të Prishtinës/
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 21 Gusht 2015/ Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie, sot pasdite dorëzoi letrat kredenciale në pritjen me ceremoni solemne shtetërore te presidentja e Republikës, Atifete Jahjaga, bashkë me të cilën edhe shëtitën më këmbë shesheve të Prishtinës, pasi dhanë edhe deklarata për mediat.
Brenda takimit, pas ceremonisë zyrtare të dorëzim-pranimit të letrave kredenciale, Presidentja Jahjaga i dëshiroi mirëseardhje dhe punë të mbarë ambasadorit Delawie, dhe më pastaj biseduan për çështje të aktualitetit në Kosovë, sundimin e rendit dhe të ligjit, forcimin e luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe ekstremizmit, rrugën evropiane të Kosovës dhe dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Presidentja Jahjaga dhe ambasadori Delawie theksuan rëndësinë e partneritetit dhe të miqësisë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së dhe nevojën e zgjerimit të bashkëpunimit. Ata thanë se përparimi në fushën e sundimit të ligjit do të ndihmojë vendin edhe në hapjen e perspektivës ekonomike dhe krijimin e një klime të mirëbesimit për investime të huaja.
Ambasadori i ri i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, e falënderoi Presidenten për mikpritjen e ngrohtë dhe theksoi rëndësinë e thëllimit të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Ambasadori Delawie fillimisht me mirëdita të gjithëve, duke folur edhe shqip.
“Faleminderit Presidente Jahjaga për mikpritjen e veçantë që ju dhe stafi juaj na ofruat sot. Kam nderin që përfaqësoj presidentin Obama dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës këtu në Kosovë. Jam krenar që po i bashkohem listës së gjatë të zyrtarëve amerikanë që mund t’ju quajnë juve – dhe Kosovën – miq”, u shpreh ai.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës , vijoi ambasadori Delawie, kanë qenë miq të palëkundur të Kosovës që prej hapjes së Zyrës Informative në vitin 1996.
“Tash, përderisa po bëhemi gati që me zell ta shikojmë ndërtimin e ambasadës së re gjatë mandatit tim, bashkëshortja ime Vonda, fëmijët tanë, Torrence dhe Fred dhe unë jemi shumë të lumtur që jo vetëm do ta kemi rastin t’i shohim vendet historike dhe kulturore në Kosovë, por edhe t’i shijojmë bukuritë e saj natyrore. E kam në plan që të zhytem në këtë menjëherë gjatë kësaj fundjave”, tha ai.
Po ashtu, vijoi ambasadori Delawie, i pres me padurim bisedat me prijësit qeveritarë, grupet afariste dhe me shoqërinë civile. E di se do të dëgjoj shumë për sfidat e shumta me të cilat përballeni, por edhe idetë tuaja të mira për vazhdimin e partneritetit tonë të fuqishëm përmes së cilit mund të arrijmë edhe më shumë suksese dhe të arritura.
“Jam i bindur se, duke punuar së bashku, udhëheqësit kosovarë mund ta vazhdojnë ta çojnë përpara sundimin e ligjit ta forcojnë sigurinë rajonale, të ndërtojnë institucione të fuqishme demokratike dhe ta vazhdojnë punën e rëndësishme për të ofruar mundësi ekonomike për të gjithë”, theksoi ai.
Po ashtu, tha ambasadori amerikan, pres me padurim t’i takoj të rinjtë e Kosovës, për të mësuar nga brezi i prijësve të ardhshëm rreth sfidave me të cilat përballet vendi.
“Ishte kënaqësi dhe nder që mora pjesë në këtë ceremoni sot, e cila shënon fillimin zyrtar të punës sime me Qeverinë e Kosovës. Mezi po pres që t’ia filloj punës. Ju faleminderit shumë”, përmbylli deklaratën ambasadori Delawie.
Presidentja Jahjaga tha se, kishte nder të jashtëzakonshëm që t’i uroj mirëseardhje në Kosovë, ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Greg Delawie dhe familjes së tij, dhe t’i uroj punë të mbarë në detyrën e re në Kosovë.
“Së bashku, z. Ambasador, ne do të thellojmë partneritetin dhe miqësinë permanente mes Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, u shpreh ajo.
Presidentja e Republikës theksoi se, kemi kaluar një rrugë të gjatë për ta bërë Kosovën shtet dhe se, sot shteti ynë është promovues i paqes, sigurisë dhe stabilitetit, një demokraci e re dhe dinamike, në përpjekje të vazhdueshme për t’u përmirësuar, për t’u shndërruar në vend ku sundon rendi dhe ligji.
“Ambasador, në këtë rrugëtim populli i Kosovës ka gëzuar besimin e shtetit tuaj dhe mbështetjen e tij të pakursyer për t’i realizuar idealet dhe vlerat tona të përbashkëta. Kosova mbetet e palëkundur në këtë përkushtim. Përparimi i Kosovës është i jashtëzakonshëm. Natyrisht, neve na presin shumë punë për ta bërë këtë përparim të vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm”, u shpreh Jahjaga.
Ajo theksoi se, përpjekjet tona të përbashkëta kam besim se do ta mundësojnë ndërtimin e shtetit gjithëpërfshirës, dhe shtetit të së drejtës, që hap perspektivën për secilin qytetar, pa dallim dhe që e afron shtetin e Kosovës drejt qëllimit për integrim në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Kosova ka dëshmuar se është shtet që i kupton seriozisht obligimet e veta ndërkombëtare dhe që jemi partnerë të rëndësishëm në konfrontimin e sfidave globale që kërcënojnë sigurinë tonë të përgjithshme. Mbetet synim i ynë që të bëhemi pjesë e pandashme e organizatave dhe mekanizmave ndërkombëtarë për ta dhënë kontributin tonë në axhendën e përbashkët”, tha Jahjaga.
Ne, vijoi Presidentja kosovare, kemi treguar përkushtimin për ndërtimin e marrëdhënieve të mira në rajon dhe i kemi hapur rrugën bashkëpunimit përmes dialogut dhe përmes arritjes së marrëveshjeve për ta bërë paqen të qëndrueshme dhe për t’i hapur perspektivën tërë rajonit.
“Ambasador Delawie, më lejoni që edhe njëherë t’ju shpreh mirëseardhjen time, në emër të popullit të Kosovës dhe të institucioneve të saj, duke u përkushtuar gjithnjë në partneritetin dhe miqësinë, vlerat dhe idealet që dy vendet tona i ndajnë së bashku”, tha në deklaratë Jahjaga.
Presidentja Jahjaga dhe ambasadori i SHBA-së, Delawie, bën një shëtitje në qendrën e qytetit të Prishtinës ku vizituan edhe panairin “Java e Mjedrave” që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i.
Ambasadori amerian derisa ecte në sheshet Ibrahim Rugova, Gjergj Kastrioti-Skënderbeu e Nëna Terezë, ku vizitoi edhe panairin e mjedrave që promovon prodhimin vendor dhe që mbështetet nga USAID-i, u mirëprit e përshëndet përzemërsisht nga shumë qytetarë, edhe duke u takuar me shtrëngime duarsh.
Edhe kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa pret sot në takim ambasdorin e ri të SHBA-ve, Greg Delawie, i cili ka mbërritur dje në Prishtinë.
Ambasada Amerikane në Prishtinë në 30 mars njoftonte se, Presidenti Obama ka nominuar Greg Delawie-n që të shërbejë si ambasadori i ardhshëm i SHBA-ve në Kosovë.
Në fjalën në ceremoninë e betimit si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, në 24 korrik 2015, Delawie mes tjerash është shprehur: “Besoj që qytetarët e Kosovës e ndajnë vizionin tonë. Aspiratat e tyre e përfshijnë Kosovën si shtet demokratik, shumetnik, të njohur dhe në paqe me fqinjët e vet, me një qeveri që funksionon mirë dhe që e zbaton sundimin e ligjit dhe që është e lirë nga korrupsioni. Edhe ata e dëshirojnë një Kosovë që është në rrugë të qëndrueshme drejt anëtarësimit në institucionet kryesore evropiane. Dhe ata dëshirojnë një Kosovë ku me arsye mund të presin të gjejnë vende pune që do t’u ofrojë familjeve të tyre të ardhme pozitive”.
Në 6 korrik, presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në takimin e lamtumires e dekoroi ambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Tracey Ann Jacobson me Urdhrin për Paqe, Demokraci dhe Humanizëm “Ibrahim Rugova”, për kontribut të veçantë për ndërtimin e paqes, zhvillimin e demokracisë dhe kultivimin e humanizmit në Republikën e Kosovës.
SHBA-të janë vendi i parë nga gjithë bota me prani diplomatike në Kosovë. Hapja e Zyrës Amerikane në Prishtinë, para mëse 19 viteve, në 6 qershor 1996, që u bë nga Nënsekretari amerikan i Shtetit, Xhon Kornblum, shënonte vendosjen e pranisë amerikane në Kosovë në rrethana të veçanta.
“Hapja e përfaqësisë amerikane në kryeqytetin e Kosovës është festë për kosovarët dhe përjetohet si një moment shumë i rëndësishëm dhe historik për të ardhmen”, raportoja nga korrespondentura e ATSH në Prishtinë atë ditë të lume gëzimi para 19 viteve..
Në 6 prill 2008 Zyra e SHBA-së në Prishtinë u bë Ambasadë, ndërsa më 18 korrik, po atë vit historik të shpalljes së pavarësisë, Tina Kaidanow është betuar si ambasadore e parë amerikane për Republikën e Kosovës.
Në 5 maj 2015, në Prishtinë u zhvillua ceremonia e përurimit të fillimit të ndërtimit të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e institucioneve më të larta kosovare, si dhe të ambasadave në Kosovë.
“Ky moment shënon fillimin e ndërtimit të shtëpisë tuaj të përhershme në Kosovë, në shtetin tonë të ri qytetarët e të cilit u janë përjetësisht falënderues dhe mirënjohës për rolin e guximshëm dhe historik që keni në bërjen e Kosovës shtet”, theksonte presidentja e Republikës duke iu drejtuar ambasadores së SHBA-ve.

Filed Under: Reportazh Tagged With: Ambasadori Delawie, Behlul Jashari, miq te palkundur, SHBA, te Kosoves

President Jahjaga received the new US Ambassador to Kosovo, Mr. Greg Delawie

August 21, 2015 by dgreca

President of the Republic of Kosovo, Mrs. Atifete Jahjaga, received today at a meeting the new US Ambassador to Kosovo, Mr. Greg Delawie, who at this occasion presented his letters of credence.
After the official ceremony of credential presentation, President Jahjaga wished a warm welcome and a successful tenure to Ambassador Delawie, and discussed with Mr. Ambassador the actual issues in Kosovo; Rule of law, strengthening of the war on corruption and organised crime and extremism, Kosovo’s European path and dialogue on normalization of relations with Serbia.
President Jahjaga and Ambassador Delawie emphasized the importance of partnership and friendship between the Republic of Kosovo and USA, as well as the need for the expansion of cooperation. They stated that advancement in the field of rule of law will help the country in opening of economic perspective and establishment of a climate of confidence for foreign investments.
The new US Ambassador to Kosovo, Mr. Greg Delawie, thanked madam president for the warm hospitality and pointed out the need for expansion of cooperation between two countries.
President Jahjaga and Ambassador Delawie, had a walk in Prishtina city centre, where they also visited the “Raspberry Week” fair, which promotes local products and is supported by USAID.
After the meeting, President Jahjaga and Ambassador Delawie issued a press statement, which we are publishing below:
Presidentja Jahjaga: I have the exceptional pleasure to wish a warm welcome to Kosovo to the Ambassador of the United States of America, Mr. Greg Delawie and his family, and to wish him a successful tenure in his new appointment in Kosovo.
Together, Mr. Ambassador, we shall expand the partnership and the permanent friendship between the Republic of Kosovo and United States of America.
We have traversed a long road to make Kosovo a state. Today, our state is a promoter of peace, of security and stability; a young and dynamic democracy, continuously endeavouring to improve, to become a country in which the law and order prevail.
Mr. Ambassador, on this journey, people of Kosovo has enjoyed the trust of your country and its incessant support in realization of our common ideals. Kosovo remains unshaken in this determination.
Kosovo’s advancement is exceptional. Of course, there is a lot remaining to be done in order to have continuous and viable progress.
Our joint endeavours I trust shall allow for building of an all-inclusive state, and of a state of law, which shall open the perspective for each citizen, regardless, and which brings Kosovo closer towards its ambition to membership in European Union and NATO.
Kosovo has demonstrated that it is a country which takes seriously its international obligations and that we are an important partner in matters of global confrontation of challenges which threaten our overall security.
It remains our ambition to become an inseparable part of the international organisations and mechanisms to provide our contribution to our common agenda.
We have demonstrated our determination to the building of good relations in the region and have opened the way to cooperation through dialogue and through achievement of agreements, in order to make peace viable and opening of the perspective of the whole region.
Ambassador Delawie, please allow me to once again wish you a warm welcome on behalf of the people of Kosovo and its institutions- with contiguous dedication to our partnership and friendship, to the values and ideals which our two countries share alike.
Ambassador Delawie: Good afternoon everyone. President Jahjaga, thank you for the exceptional welcome you and your staff bestowed upon us today.
I have the honour to represent President Obama and United States of America here I Kosovo.
I am proud to join the long list of US officials who can call you- and Kosovo- a friend.
United States of America have been an unwavering friend of Kosovo since the opening of the Information Office in 1996. Now, while we are getting ready to eagerly await to see the building of the new embassy during my mandate, my wife Vonda, our children, Torrence and Fred and I are very happy that we shall have the opportunity to see historic and cultural sights in Kosovo but also to enjoy the beauties of its nature. I plan to dive into this right away during this week end.
I am also eagerly awaiting talks with governmental leaders, business groups and civil society. I am aware that I will be hearing about many challenges which you are facing, but also your best ideas for the continuation of our strong partnership through which we can achieve many more successes and achievements.
I am convinced that by working together, Kosovar leaders can continue to move the rule of law ahead, strengthen the regional security, and build strong and democratic institutions and to continue their important work in offering of economic opportunities to all.
Also I cannot wait to meet the youth of Kosovo, to learn from the leaders of the future about the challenges faced by the country.
It was a pleasure and honour to take part at this ceremony today, which marks the official commencement of my work with the Government of Kosovo.
I can’t wait for my work to begin. Thank you very much.

Filed Under: Kronike Tagged With: Mr. Greg Delawie, President Jahjaga received the new US Ambassador to Kosovo

“Shqipja Pellazge “ e Altin F. Kocaqit

August 21, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/
“Burri i parë që ka lindur në botë ka qenë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. Pellazgu ishte i pari që u mësoi njerëzve që të ndërtonin shtëpi dhe të mbroheshin nga të ftohtit, ai u mësoi njerëzve që të bënin rroba nga lëkura e deles. Pellazgu ka lindur nga dheu për të qenë filluesi i genit të vdekshëm” Pausanias (110 prK –180 prK:). (Pausania lib.VIII. 1.4)…
Jemi në thelbin e të vërtetës shqiptare e cila me aq zell është fshehur sa që duhen vite të tërë që të zbardhet . Mrekulli ! Fshehje , falsifikim , mohim çmenduri ; mohim nga të huajt, mohim nga shqiptarët . Por Pausania thoshte “Burri i parë që ka lindur në botë ka qënë Pellazgu, një burrë i dalluar për përmasat dhe bukurinë e figurës së tij, që i kalonte të gjithë të vdekshmit e tjerë për kualitetet e shpirtit. “ dhe neve s`na mbetet gjë tjetër veçse të shpalosim librat e vjetër dhe të rinj.Te zbardhim , të zbardhim dhe t`ia mbrojmë krenarinë Kombit , vetes dhe ardhmërisë sonë.
“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Dimë se ishte një popull shumë i madh në numër që u përhap në gjithë Pellazgjinë, në Itali, në Azinë e Vogël, në Afrikën e Veriut dhe në gadishullin Iberik. E dimë gjithashtu që e krijuan sistemin fetar dhe u dhanë emrat perëndive dhe i caktuan rregullat e adhurimit .Shumë shkencëtarë i kanë identifikuar Pellazgët me Arvanitasit e sotshëm ” (Gjuha e Perëndive , Aristidh Kola,2003)
“Po cila ishte gjuha e Pellazgëve? Me shume saktësi dhe me nje studim fisnik na e shpjegon Altin F.Kocaqi në librin e tij Shqipja Pellazge.
A duhet të pranojmë symbyllur çdo pohim të “studiuesve të huaj” qofshin edhe nga shtete të mëdha apo autorëve të lashtësisë, pa debatuar dhe pa dhënë edhe ne argumentet tona? A nuk është vetë shkenca historike botërore që ka pohuar mbi manipulimet dhe qëndrimet e ndikuara të historianëve ?
Rilindësit, pavarësisht se trevat shqiptare ishin prej pesëqind vjetësh të pushtuara nga okupatorët osman, pavarësisht mjerimit, analfabetizmit dhe prapambetjes që sundonte në vend, pavarësisht se ishim vendi më i panjohur në Europe dhe në Botë, në shkrimet, studimet dhe fjalët e tyre, kanë pohuar bindshëm për origjinën pellazge dhe vlerën e gjuhës “më të lashtë” shqipe të popullit tonë.
Bilbili i kombit Naim Frashëri kendon” Pellazgët-shqipëtarët* Ishte një ditë, Që Pellazgitë Posi një dritë Mbuluan dhenë; Duall ng’ Asia Si mizëria Dhe me ania E hodhë denë. Pas pakë herë, Duke përzjerë, Ca me të tjerë Bënë Elinët; Dhe duke ndarë Syresh nje farë, Si ka të ngjarë, Bëri Llatinët. Edhe të tjerët, E më të ndjerët, Të papërzjerët, Pellazginj mbenë; Maqedhoninjtë, E Ilirinjtë, E Mollosinjtë, Gjith’ ata qenë. Dhe ata janë Prindërtë tanë, Pastaj na thanë Na Shqipëtarë; Mundim të themi Ne ata jemi, Atë gjak kemi, Si dhe Shqiptarë. Thot’ Herodhoti, Në Tomor Zoti Shtëpi qëmoti Kishte Dhodhonë; Është m’e vjetër Ngaha çdo tjetër, Shumë më tepër, Kjo gjuha jonë. Ne kurdoherë Burra të ndjerë Edhe të vlerë Jemi treguar; Me Grekërinë, Dhe me Persinë, Me gjith Asinë, Kemi lëftuar. Me Lekën vamë, Muntmë Daranë, Datën i dhamë Gjithë Asisë; Burr’ u dëftyem, Të gjith i thyem, Përmbys e kthyem Fron’ e Persisë. Të tërë dhenë, Den’ e sterenë, Sa kombe qenë Në këmb’ i vumë; Dhe mbretëruam Kudo që shkuam, Tekdo lëftuam, Vëndin e zumë. Me Pirron vamë Romës i ramë, Llatint’ i vramë E i tmeruam; Me Skanderbenë Turqve sa qenë U dhamë dhenë, Edhe i dbuam. Kush i goditi Posi petriti, E i cfiliti Turqit, barbarët? Bota s’kuxonte, Që t’u qëndronte, Po kush lëftonte? – Ne Shqipëtarët. Pastaj u ndruam, Se s’kupëtuam, Dhe nuk e çquam Të mirën tonë; Gjaknë për botë E derthmë kotë, Njeri ç’të thotë? – Nuk’ ishte thënë! Mbajtmë Turqinë, Ngjallmë Greqinë, Ndihm’ Italinë, Po SHQIPËRINË? Pse s’u munduam? Për kë lëftuam? Neve ç’fituam? Ç’kemi taninë?
Gjergj Kastrioti ishte i veshur koke e kembe si pellazge,edhe me vule sekrete,Divin mjelem me Leden.
Ismail Qemali i kërkoi botes germimin e Dodones Pellazge….valle perse? Mos valle kërkonte ti thoshte botes se:”cili është shteti i ri qe po krijohej”.

Altin F. Kocaqi me studimin e tij të shkëlqyer , pas një pune disa vjeçare na e nxjerrë Shqipen Pellazge,e cila nuk na lejon të pranojmë symbyllur çdo pohim të “studiuesve të huaj” qofshin edhe nga shtete të mëdha apo autorëve të lashtësisë Ai me këtë libër i hedhë poshtë manipulimet dhe qëndrimet e ndikuara të disa historianëve shqiptar.

Filed Under: Komente Tagged With: “Shqipja Pellazge “, e Altin F. Kocaqit, Fahri Xharra

Veterani i Festivaleve Gjergj Dedëvukaj

August 21, 2015 by dgreca

Nga Mimoza Dajçi/
Ne Foto: Gjergj Dedvukaj dhe Bashkimi Kombetar ne Festivalin Kombetar Gjirokaster 2015/
Artistët dhe instrumentistët e Shoqërisë Kulturore “Bashkimi Kombëtar” i gjetëm në prova e sipër nën drejtimin e drejtorit ekzekutiv Z. Gjergj Dedëvukaj. Po pregatiteshin për të marë pjesë në festimet e datëlindjes së Nënë Terezës që do të mbahen së shpejti në Bronx. Kjo festë do të organizohet në Ludyg, më datë 25 gusht 2015 nga Council Member James Vacca, Assembly Member Mark Gjonaj dhe Fondacioni Shqiptaro Amerikan, ku njëherësh personalitet e mesipërme bëjne thirrje për grumbullime në ushqime për familjet me të ardhura të pakta. Moto kjo e njohur e Nënë Terezës për familjet e varfëra.
Megjithëse ka pak kohë që Asambli “Bashkimi Kombëtar” është kthyer nga Shqipëria, ku mori pjesë në Festivalin e 10-të Folklorist Kombëtar të Gjirokastrës, përsëri nuk ndalet së ushtruari pasionin për artin edhe në diasporë.
Pjesëmarjen ne festimet e përkujtimit të Nënë Terezës ata e vlerësojnë si një obligim parësor e shpirtëror. “Jemi krenar që jemi trashëgimtarët e saj – thotë Z. Dedevukaj – dhe presim me padurim Shenjtërimin nga Vatikani, kështu që performanca jonë me këngët e vallet tona do ti japë ngjyrat e rëndësinë e duhur datëlindjes së saj”.
Duke u ndalur paksa tek Festivali i Gjirokastrës Z. Dedëvukaj thotë se, përveç pranisë tonë në këtë festival ku shquheshim për kostumet tona të bukura shqiptare, vemendjen tonë e tërhiqte edhe valëvitja e flamurit amerikan përkrah flamurit shqiptar. Qysh prej vitit 1988, Kalaja e Gjirokastrës për ne tashmë është bërë si “shtëpi e dytë, ku flamuri amerikan ka qenë i pranishëm në çdo festival. Çdo vit jemi pritur e jemi vlerësuar nga të gjithë atje – si dhe nga qeveria, por këtë vit thotë ai mbetëm shumë të zhgënjyer nga mos respekti që treguan qeveritarët e sotëm. Sipas Z. Dedëvukaj gjithë ajo pregatitje që të dilnin sa më mirë në këtë festival u shpërblye me një mospërfilllje nga Ministria e Kulturës apo qeveria mbarë, gjë që i kishte befasuar vërtetë. Prisim më shumë respekt e dashuri – thotë ai – por ajo na mungoi, gjë që u vu re tek të gjithë artistët tanë.
Veterani i folklorit shqiptar në Amerikë Gjergj Dedëvukaj, themeluesi kryesor i kësaj shoqërie kulturore e ka orientuar këtë grupim artistik drejt trojeve shqiptare qysh nga viti 1988 e akoma vazhdon të ndjekë këtë intenerar mes brezash. Disa nga artistët pjesëmarës të këtij asambli kanë lindur këtu, një pjesë në Shqipëri, Kosovë e Malësi, afërsisht bëhen 30 instrumentistë, të moshave nga 7 deri 75 vjeç.
Sipas Z. Dedëvukaj qëllimi kryesor i kësaj shoqërie artistike është ruatja dhe kultivimi i muzikës shqiptare në SHBA dhe bartja e kësaj pasurie kombëtare tek brezat e rinj.
Historikisht “Bashkimi Kombëtar” është vlerësuar me shumë Tituj e Çmime nderi. Në vitin 2014, me rastin e “Ditës Kulturore Shqiptare” në Berlin, Ministria e Kulturës së Kosovës e ka dekoruar “Për vlera të larta artistike”. Ky asambël është edhe një shoqatë atdhetare ku shquhet për një sërë veprimtarish në dobi të komunitetit si dhe përkrahjes së madhe që i ka dhënë luftës në Kosovë e ndihmave në Mal të Zi.
Ambasadori i artit shqiptar në diasporë Z. Gjergj Dedëvukaj personalisht me kontributin e tij financiar është përfshirë në shumë aksione bamirëse e patriotike. Në të gjitha spektaklet që ka marë pjesë ky asambël, kudo është pritur me duartrokitje e dashamirësi, ku edhe spektatoret artëdashës janë mahnitur nga larmia e kostumeve, valleve e repertori i pasur i këngëve popullore.
I riu shqiptar Gjergj Dedëvukaj ardhur në Amerikë në vitin 1970 nga Hoti i Malësisë së madhe drejton prej vitesh shkollën e parë shqipe “Naim Frashëri”në Bronx. Gjergji ka në pronësi edhe Restorantin e njohur “Giovanni” në Bronx, ku kanë drekuar Presidentët e Amerikës Bill Clinton, George W. Bush, Znj. Hillary Rodham Clinton, Kryebashkiaku Rudy Giuliani e shumë të tjerë.
New York, gusht 2015

Filed Under: Kulture Tagged With: Gjergj Dedëvukaj, Mimoza Dajci, Veterani i Festivaleve

Ndahet nga jeta ish-gazetari, diplomati, deputeti Qazim Tepshi

August 21, 2015 by dgreca

Të premten, më 21 qershor 2015, gazetari, diplomati e deputeti durrsak, 73-vjeçari Qazim Tepshi, ka gjetur vdekjen pas një ataku kardiak. Qazimi mbaroi studimet e larta për gjuhë e letërsi shqipe. Në vitin 1966 ishte mësues në shkollën e mesme të përgjithshme “Nako Spiru” (sot shkolla 9-vjeçare “Marie Kaçulini”). Pastaj filloi punën si korrespodent i “Durrësit” dhe më vonë redaktor në të përditshmen “Bashkimi”. Për shkak se njihte gjermanishten e gjuhë të tjera, edhe pse jo anëtar i PPSH, u tërhoq në Ministrinë e Punëve të Jashtme. Ka qenë ambasador në Itali, Greqi dhe Republikën Çeke. Në vitet 2001-2005 u përfshi në politikë, duke iu bashkuar ish-Partisë Demokratike të Reformuar dhe doli deputet i saj në Kuvendin e Shqipërisë nga Durrësi. Ka botuar dhe një libër për problemin e Kosoves.
Sh.K

Filed Under: Kronike Tagged With: deputeti Qazim Tepshi, diplomati, Ndahet nga jeta ish-gazetari

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3607
  • 3608
  • 3609
  • 3610
  • 3611
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT