Shtypi gjerman vlerëson vizitën e kancelares Angela Merkel në Ballkan pikërisht në pikun e krizës greke. Merkel e presin në Ballkan ndjenja miqësore për Gjermaninë, theksojnë mediat.Vizita e kancelares gjermane Angela Merkel ka gjetur jehonë edhe në shtypin gjerman e media të tjera të huaja. Mediat gjermane veçojnë disa aspekte të kësaj vizite, më shumë vëmendje veçse i kushtohet lidhjes së krizës greke me turin e Merkelit në Ballkan. Në një kohë kur kriza greke është shkallëzuar, Merkel vazhdon “gati demonstrativisht business as usual” shkruan gazeta gjermane “Die Welt”.
“Është e rëndësishme që Merkel së paku viziton Shqipërinë, Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Ajo ndoshta mund të kishte bërë edhe një ndalesë në Kosovë. Të gjitha këto vende ndodhen në vështirësi. Ato mund t’i sjellin probleme Gjermanisë në tre pika: në çështjen e refugjatëve, në situatën e tyre ende të brishtë, dhe në tendencat e fjetura, por megjithatë të ndjeshme të pansllavizmit….Sigurisht Ballkani ka nevojë për ndihmë. Këtu bën pjesë edhe premtimi që dera e Bashkimit Europian është e hapur. Nëse ne e mbyllim atë, po ashtu mbyllim edhe kuletën tonë, atëherë para këtyre shteteve ndodhen kohë të vështira, dhe ato mund të kërkojnë ndihmë, aty ku ne për shkak të interesit tonë nuk duam që të shkojnë: në kampin e rusëve”, komenton gazeta gjermane “Die Welt” nën titullin “Ballkani është i sigurtë” vizitën e Merkelit në Ballkan.Perspektiva e anëtarësimit duhet bërë realitet
Ndërsa gazeta gjermane “Südeutsche Zeitung” nënvizon hapjen e vizitës dyditore në Ballkan me qëndrimin në Shqipëri. “Kancelarja gjermane Angela Merkel i ka premtuar Shqipërisë, me fillimin e një vizite dyditore në Ballkan, ndihmë në anëtarësimin në BE. Pas takimit me kryeministrin Rama, Merkel tha se perspektiva nuk duhet të mbesë vetëm në letër, por duhet të bëhet realitet. “Ne përpiqemi ta ndihmojmë Shqipërinë në këtë rrugë”, ka thënë Merkel. Edhe çështja e refugjatëve shqiptarë që vijnë në Gjermani është prekur nga kancelarja gjermane në takim, nënvizon “Süddeutsche Zeitung”. Krahas kryeministrit Edi Rama që kërkon klasifikimin si vend i sigurtë i origjinës, edhe vetë Merkel theksoi se ajo personalisht është për këtë klasifikim.
Edhe “Badische Neueste Nachrichten” i kushton vëmendje vizitës së kancelares Merkel në Shqipëri e vende të tjera në Ballkan. “Tirana, Beogradi, Sarajeva. Mund të mendohej se Angela Merkel ka në këto ditë dramatike e intensive vërtet diçka më të rëndësishme për t’u marrë, se sa në mesin e dy samiteve në Bruksel, ku vendoset fati i Greqisë, të vizitojë periferitë e Europës, Shqipërinë, Serbinë e Bosnje-Hercegovinën. Fakti që ajo i qëndroi kësaj vizite dhe i kushton dy ditë problemeve të Ballkanit, tregon se sa seriozisht e panndryshuar ka mbetur situata në këtë rajon krize, ku Greqia bën pjesë si gjeografikisht, ashtu edhe kulturalisht e me mentalitetin historik.”
Eksportim i mirëqenies
Gazeta e Lüneburgut “Landeszeitung” e komenton po ashtu vizitën e Merkelit në Ballkan në kuadrin e krizës greke. “Kush e mendonte se vizita e Merkelit në Ballkan në kontekstin e dramës greke mund të dukej si një pushim? Por Merkel nuk mund të marrë shumë gjatë frymë lirisht. Sepse vendet e Ballkanit dhe Greqia janë dy anët e shenjës së turpit në fizionominë e BE-së: Dështimin e Be-së si aktor i fuqishëm madje në vetë sferën e saj të influencës. Nuk mjafton të sqarosh se pse nuk kanë shans për azil vendet e Ballkanit. Po qe se Europa do të ketë siguri të vërtetë në hapësirën e saj, duhet të veprojë në mënyrë strategjike si SHBA pas Luftës së Dytë Botërore dhe të eksportojë mirëqenie përmes një Plani Marshall”.Media të tjera theksojnë atmosferën miqësore, me të cilën u prit Merkel në Shqipëri, por edhe në Serbi. “Reuters” vë në dukje se kancelarja i qëndroi vizitës së saj në Ballkan, megjithë krizën greke dhe kur ajo është kritikuar për qëndrimin ndaj Athinës së fundmi. “Por në kohën kur ajo niset drejt rezidencës së kryeministrit shqiptar, Edi Rama valojnë flamuj gjermanë dhe shqiptarë përgjatë 19 kilometrave në çdo shtyllë elektrike. Kur zbret nga makina po ashtu e presin duartrokitje pas ekzekutimit të himnit gjerman. Si në Tiranë ashtu edhe në mbrëmje në Beograd, një kancelare të stresuar nga samitet e krizës e presin njerëz shumë miqësorë ndaj Gjermanisë.”
21 zyrtarë nuk deklaruan pasurinë, kallëzohen penalisht
nspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, vendosi masa administrative dhe i ka paraqitur prokurorisë kallëzim për ndjekje penale ndaj 21 zyrtarëve dhe gjyqtarëve.
Sipas burimeve zyrtare të ILKDPKI-së, 16 zyrtarët dhe 5 gjykatësit nuk kanë deklaruar pasurinë e tyre brenda afateve ligjore.
Lista e plotë e zyrtarëve të kallëzuar nga Inspektorati i Pasurive:
– Ilir Kurti, drejtor në Ministrinë e Brendshme;
– Anila Andoni Çili, drejtore në Ministrinë e Financave;
– Admirim Spahiu, inspektor tek Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Tiranë;
– Adelina Zarka, gjyqtare në Fier;
– Petraq Çuri, gjyqtar në Durrës;
– Andri Çota, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Librazhd;
– Astrit Marku, përgjegjës sektori te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Aleksandër Paja, inspektor te Drejtoria Rajonale Tatimore, Fier;
– Armand Fida, doganier në Rinas;
– Ferdinant Kosti, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Korçë;
– Erion Daçi, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Mat;
– Artan Vokshi, doganier, Dega e Doganës Tiranë;
– Luan Harusha, kryetar i Komunës Rrethinat, Shkodër;
– Seit Hyseni, specialist te Drejtoria e Përgjithshme e Doganave;
– Flamur Sala, kryetar i Komunës Drenovë, Korçë;
– Aleksandër Myrtaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Fier;
– Oresti Vuçaj, regjistrues në Zyrën Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, Shkodër;
Ndërsa një ditë më parë, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, kallëzoi penalisht 3 gjyqtarë të tjerë: Petrit Aliaj, gjyqtar i Apelit në Vlorë; Rasim Doda, gjyqtar në Sarandë; Enkeleda Doda (Kashuri), – bashkëshortja e Rasim, Dodës – gjyqtare po në Sarandë, si dhe Elsa Gjini, ish-kryetare e Degës Doganore në Sarandë.
“Në përfundim të kontrollit të plotë të deklaratave të interesave private, ILKDPKI konstatoi fshehje të pasurive, deklarime të rreme të interesave private, falsifikime dokumentesh, transferta të dyshimta dhe pa burime të ligjshme financiare jashtë vendit”, bëri të ditur Inspektoriati i Pasurive.
Kosova, Strategji Kombëtare për Zhvillim
Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 9 Korrik 2015-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, mori pjesë në takimin iniciues për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim 2021, ku ishin të pranishëm anëtarët e grupeve punuese nga të gjitha ministritë që do të punojnë në hartimin e strategjisë.
Ne jemi të përcaktuar që fokusi dhe kryefjala e kësaj Strategjisë të jetë rritja ekonomike, e cila do të mundësoj punësim më të madh, konkurrencë më të madhe në tregjet rajonale dhe ndërkombëtare, integrim më të shpejtë të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ngritje të mirëqenies”, theksoi kreu i qeverisë kosovare.
Ai paralajmëroi se, së bashku me Strategjinë Kombëtare për Zhvillim do të adoptohet edhe korniza legale e cila do të mundësojë tërheqje të investimeve të huaja dhe do ta bëjë Kosovën konkurrente në ofertën për tërheqje të këtyre investimeve.
“Strategjia Kombëtare për Zhvillim përfaqëson një qasje gjithëpërfshirëse në kontekstin e adresimit të sfidave më kritike të zhvillimit të Republikës së Kosovës. Kjo strategji përndryshe do të jetë një dokument planifikues që do të përmbajë një pako të prioriteteve gjatë pesë viteve të ardhshme, do të thotë nga viti 2016 deri në vitin 2021”, theksoi kryeministri Mustafa.
Ai tha se Kosova ka pasur rritje të zhvillimit përgjatë dekadës së fundit. “Edhe pse kemi pasë rritje ekonomike, kjo rritje kryesisht është bazuar në investime publike dhe jo në sektorin privat të ekonomisë, prandaj rritja ka osciluar, ashtu siç kanë osciluar investimet publike. Kjo na shtyn që strategjia e ardhshme të jetë e orientuar për një rritje të qëndrueshme, një rritje propulsive, apo diversitet i cili siguron prodhim vendor, konkurrencë dhe përmirësim të bilancit tregtar”, u shpreh Mustafa.
Kryeministri kosovar tha se, Strategjia për Zhvillim Kombëtar vjen si rezultat i të kuptuarit se sfidat zhvillimore të Kosovës më së miri mund të adresohen duke zhvilluar një kornizë të prioriteteve dhe poashtu duke përkufizuar afatet dhe mekanizmat e jetësimit të këtyre prioriteteve.
Në kuadër të takimit, nga ana e zyrës për planifikim strategjik në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, u prezantua edhe procesi dhe koncepti i strategjisë kombëtare për zhvillim dhe shtyllat në të cilat do të bazohet kjo strategji. Gjatë takimit, grupet punuese u informuan për aspektet teknike dhe koordinuese që do të përcillen gjatë procesit të hartimit të strategjisë
GJITHÇKA E BUKUR ËSHTË VËSHTIRË TË PASQYROHET ASHTU SI ËSHTË NË ESENCË
KRIJUESIT MERGIMTARE-doli nga shtypi përmbledhja poetike e autorit Sokol Demaku, me titull “Magjia e zemrës” në botim të redaksisë së revistës Dituria në Borås, Suedi/
Nga Kadrije Meniqi/
Po të ndalemi në ditët e sotme do hetojmë se jeta është e mbushur me befasi, por ne duhet të jemi të pregaditur që asnjë e papritur mos të na befasojë. Kur u rekemi shtigjeve të dashurisë, të mërgimit, këtu kemi vargun i cili paraqet dashurinë në format e saj me të buta por edhe me të ashpra kur është fjala tek dashuria dhe mërgimi. Autori i cili ka një përvojë në lamin e peozisë na vjen para nesh me një tufë poezishë në librin e tij të radhës ”Magjia e zemrës” duke i hymnizuar vlerat e jetës, dashurisë.
Nga ajo që prezentohet në këtë libër, kuptojmë se këtu na paraqitet ndjenja e dinjitetit personal duke prezentua ate çka ai ndjen dhe mabanë në shpirtin e tij dhe me një stil të veçantë bënë përshkrim të gjithanshëm të gjërave të cilat do i hasim në jetën e përditshme.
Poezia e dashurisë në pamje të parë është si një përrallë e përjetshme. Është poezia një “instrument” për çlirimin e shpirtit dhe shkarkimin e ndjenjave, kjo mvaret nga ai që e perjeteon dhe din ta lexoj poezinë. Përgjigjen lidhur me këte si thash mund ta marrish nga vetë leximi por në menyrë më të drejtë nga kritika letrare e rangut të lartë. Poezia e këtij vëllimi poetik është përplot me engjëj të vërtetë, një elegji e shpirtit, me ndjenja të zjarrta që shpërthejnë nga brendia e shpirtit e që shprehen fuqimisht në vargun poetik. Kjo vërehet që në poezia e parë (Magjia e zemrës), të vëllimit, nga e cila poezi edhe merr titullin përmbledhja.
Në këtë kontekst do ndalemi në përmbajtjen e poezive të këtij vëllimi që kryekëput kanë një përmbajtje ku shprehen ndjenjat e mbrendshme dhe ato përmes një vargu i cili, është aq i zjarrtë sa edhe poezinë e benë shumë të vrullshme dhe të ndjeshme kur kemi të bëjme me ndjenjat e njeriut e këtu lexuesi nga ajo që lexon dhe ndjen gjendet në rrugën që ka si finalitet shkrirjen me qenjen kur depërton në një rrugëtim të përjetshëm nga ajo që ndjen në shpirt.
Këtu, dashuria nuk mban shenjat e një misteri te menduem, por ajo fanitet konform rregullave transparente sipas të cilave, pas ndjenjave tona fillojnë që edhe Pulëbardhat të flurojnë lirshëm në qiellin e kaltër.
“Një pulëbardhë,/Sa bukur fluturon,/E hijeshon qiellin,/Jetën zbukuron.”
Kur nga ndjenjat e brendshme shprehet dëshira që njeriu të jetë i lirë dhe të ndjej lirshëm ate çka mban në gji, e kjo shprehet vrullshem nga vegimet e trishtuara të baladave si ne i quajmë e ketë mund ta shofim tek “Eja zog shtegtar” kur autori thot:
“U zgjova nga ëndrra,/Përrallore për mua,
Nga vaji i zemrës,/Që me kohë përmallua.”
Por vëllimi vazhdon me poezite tjera të cilat në vete ngërthejnë ndjenjat e poetit e që në një aspekt janë edhe ndjenja të lexuesit sepse ato shprehin dhe paraqesin ate çka edhe i riu e ndjen në shpritin e tij si në vargun me poshtë:
“Në plazhin e mbrëmje verore/I dehur me verën e kuqe,/Ledhatuar nga jeta,/Në lojën moderne.”
Por përmledhja vazhdon me poezitë, të cilat e mbushin këtë vellim me sharmin letrar i cili i jep shpirt dhe jetë librit kur lexuesi thellohet në te. Por autori shkon edhe me larg dhe përshkruan vendlindjen me të gjitha bukurit e saja sikur edhe dashurinë në peozitë e para të vellimit. Ja si e sheh vendlindjen:
“Atje në shkrepat e thata,/Atje ku jeta është jetë,
Atje ku dita e nata,/Janë mafishet në jetë.”
Vazhdojnë ecjet e vargut, vazhdojnë, bezdisjet e vargut, pra vargu në shëtitje pa u larguar asnjëherë nga ngjarjet magjepse, në dashuri, mërgatë. Në një moment mundohet ta kapë këtë madhështi me vargun e tij, dhe ia arrinë ta paraqes ashtu si ai e ndjenë në shpirt gjendjen e ti, dashurinë, ndjenjen e miqesisë dhe humanizmit të shpirtit. Sonte diku në polin verior,/Vargu im rrugë ka marrë,
E presë ditën e re,/Agimin për të zbardhë.
Por nuk është e lehtë jeta. Gjithçka e bukur është vështirë të pasqyrohet ashtu siç është në esencë!
Më heret nga Sokoli kemi pasur rastin dhe mundësinë të kemi në dorë dy përmbledhjete e tija poetike ate “Mbrëmje në mërgim” si dhe “Lundra ime”
Dum karamele tate, dum çokollata!
Nga Ilir Levonja/
Përballë entuziazmit të shqiptarëve, Anxhela Markel ka diçka për të thënë. Qetë dhe me sqimë, ashtu si një gjermane, deklaron. ”Eshtë Komisioni Evropian ai që vendos nëse Shqipëria i ka përmbushur kriteret, dhe jo unë.” Mirëpo tironsve, u duket sikur në vend të saj është Valbona Mema, ndaj edhe këndojnë. Dum karamele tate, dum çokollata. E bëjnë në kor. Dum karamele tate, dum çokollata. Pse jo? Bjonde Valbona Mema. Bjonde po me leshë të verdha do thoshte Jovan Bregu, edhe Merkeli. Të dyja pra bjonde. Dhe kori i qeveritarëve tanë tironsa që duartrokisnin, buzëqeshnin… Dhe këndojnë gjithë qejf, dum karamele tate, dum çokollata.
Merkeli thotë kriteret, kriteret, kriteret. Ne avazin, dum karamele tate, dum çokollata.
Çuditërisht Kryeministri nuk e ngriti zërit t’i thoshte, zonjë o na bëni europianë ose u bëmë islamistë radikalë. Ashtu sikur i foli Europës disa ditë më parë. Nuk e di pse s’e bëri pasi dhe atmosfera qe diell. Ngjyra të gjalla. Kori në bulevard po ashtu, entuziast. Dum karamele tate, dum çokollata. Por thonë që me Merkelin e ka mirë, shkëmbejnë dhe batuta. Dhe neve kjo na bën të lumtur. E kemi Kryeminstrin gaztorin e koktejleve. Kështu që i bie të këndojmë. Të gjithë, dum karamele tate, dum çokollata.
1) Tiranë 8 korrik 2015. Në hyrjen kryesore të Kryeministrisë, për nder të çiftit Rama Merkel shfaqet një ballkon modern. Plot drita. Me ca krahë të zgjatur që e mbajnë. Fort. Po fort ama. Prurja e re të zotit të shtëpisë. Si shenjë proteste në ndërhyrjen me dhunë në ndërgjegjen historike të arkitekturës perandorake, në godinën qeveritare. Dolën në protestë disa nga heronjtë e mbrojtjes së monumenteve të kulturës për Shqipërinë. Shkreli, Tare dhe Lamja i Aluizmit. Tekstualisht ata thanë, ”është një krim që i bën ky burr shteti identitetit të saj perandorak. Ne e kundërshtuam edhe në komisionin shtetëror për mbrojtjen e monumenteve me vlera kulturore. Nuk na dëgjoi kush, por ne e bëm tonën. Besoj të na dëgjojnë edhe ata këshilltarët, të na dëgjojë edhe populli. Projekti fillestar i tre projektuesve italianë nga viti 1939 nuk ka ballkon”. E bën si burrat. Kështu e kanë bërë gjithmonë. Më kujtohet edhe për hekurat e Presidencës. Ato që preu Nishani në shkurtin e 2014. E bën edhe sot më 8 korrik 2015. Përpara çiftit Rama Merkel, por ata nuk i dëgjuan. Populli, bulevardi, tironsit këndonin. Dum karamele tate, duam çokollata.
2)Tiranë 8 korrik 2015. (si) Tha ministri Tahiri. Duhet marrë shembull nga ajo, bjondja. Respektoi qarkullimin. Rendin. I bëri përshtypje. Edhe mua më bëri përshtypje. Ndjeva keqardhje për veten. Merkeli ka rregullore qarkullimi kurse ministri im nuk ka. Po tjetër? Përfytyrova asetin politik gjerman Merkel. Çfarë të thuash. I ka hipur policëve në kokë në opozitë. Ndaj rri veshur me pantallona. U ka vënë zjarrin makinave. Eshtë organizatore e shkëlqyer e militantëve me altoporlant. Bredh në tarracën e qeverisë së saj me radio marrëse në gojë kur opozita proteston. Në këtë kontekst kemi të drejtë të krenohemi. Ngjakemi. Qënkemi për reforma. Dhe për merita të tilla. Si reformatorë, na takon të futemi në kryqëzim edhe kur është ndezur e kuqja. Mund të parkojmë në trotuar, mund t’ia grisim gjobën policit në surrat. Merkeli le të mbajë rregulloren. Neve meritat. E pse duhet marrë shembull nga ajo aliene. Nga ajo jashtokësore. Nga ajo bjonde që shikon e dëgjon gjakftohtë ritin tonë prej tironci. Ahengun e njerëzve të lumtur. Këngën, dum karamele tate, dum çokollata.
3) Tiranë 8 korrik. Shtatori është gjithmonë muaji i bereqetit. Në shtator do i bëjmë dhe ne të gjitha. A ka në drejtësinë shqiptare sot, korrupsion? Ç’është ajo fjalë. Korrupsioni fillon në shtator? Atëhere do fillojmë edhe ne reformat.
Mu kujtua vite më parë. Vjeshtë e 99-ës. Kur një ministër i brendshëm, bëri ca deklarata të forta. U tha shqiptarëve, shumë shpejt dhe nuk do përmenden më të fortët apo bandat e tyre nëpër qytete. Dhe kur nisi fushata pas 1 jave. Në bazat e përfolura u gjetën vetëm gjynahqarët, ushtarët. Kapot kishin fluturuar.
Mu kujtua ajo shprehja franceze. Nëse thua nesër, nuk ke për ta bërë asnjëherë. O bëje sot, o nuk e bën kurrë.
Në bulevard po këndon një bjonde, dum karamele tate, dum çokollata.