• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova pret misionin e Komisionit Evropian në korrik

June 30, 2015 by dgreca

Nga Prishtina: Behlul Jashari/ PRISHTINË, 30 Qershor.-Kosova intensifikon përgatitjet për misionin faktmbledhës të Komisionit Evropian për procesin e liberalizimit të vizave, i cili mbërrin në muajin korrik. Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë takuar sot për të diskutuar për përgatitjet që po bëhen për pritjen e misionit faktmbledhës të Komisionit Evropian për liberalizimin e vizave.Në hapjen e takimit me përfaqësues të grupeve punuese teknike për procesin e liberalizimit të vizave nga të gjitha institucionet përkatëse, zëvendësministri  i Integrimit Evropian,  Ramadan Ilazi përsëriti se liberalizimi i vizave është prioritet kombëtar i qeverisë së Republikës së Kosovës, dhe si i tillë tha se nënkupton përgjegjësi shtesë për të gjitha institucionet që të sigurohet përmbushja e detyrave të shtëpisë.“Komisioni Evropian është përgjigjur shpejt raportit të 5 qershorit të Republikës së Kosovës duke mbledhur një ekip të ekspertëve  jashtëzakonisht të përgatitur mirë, të cilët do të qëndrojnë në Kosovë nga 13 deri 17 korrik”, tha Ilazi.
Ai vlerësoi se rëndësia e misioni vlerësues të KE-së është fundamentale, sepse raporti përfundimtar që do të hartohet pas kësaj vizite do të hap rrugë për hapat e ardhshëm për përmbylljen e procesit të liberalizimit të vizave.

 

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Komisioni Europian, korrik, kosova

Kongresisti Engel: Krijimi i Speciales nga Kosova, zgjidhja më e mirë

June 30, 2015 by dgreca

Ligjvënësi amerikan, Eliot Engel, ka thënë se themelimi i Gjykatës Speciale për krime lufte në Kosovë nga vetë institucionet e Kosovës do të ishte zgjidhja më e mirë.
Engel i ka bërë këto komente në Prishtinë, pas takimit me presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga.
“Besoj se nëse nuk do të ketë ndonjë Gjykatë Speciale, do të ketë një lloj gjykate nga Kombet e Bashkuara. Do të jetë njëra ose tjetra. Personalisht, mendoj se Kombet e Bashkuara nuk janë rruga e duhur, sepse mendoj se Kosova nuk duhet të marrë tronditje nga Kombet e Bashkuara. Gjykata Speciale është e vështirë dhe e dhimbshme, por është zgjidhja më e mirë”, ka thënë Engel.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart rolin dhe angazhimin e kongresistit Engel për Kosovën dhe perspektivën e saj.
Presidentja Jahjaga dhe kongresisti Engel biseduan për zhvillimet aktuale në Kosovë, për përpjekjet në vendosjen e sundimit të rendit dhe të ligjit, përmbushjen e obligimeve ndërkombëtare, perspektivën evropiane dhe stabilizimin e marrëdhënieve ndërmjet vendeve të rajonit të Ballkanit.
Presidentja Jahjaga e vlerësoi lart rolin dhe angazhimin e kongresistit Engel për Kosovën dhe perspektivën e saj, si dhe mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së për një Kosovë – shtet demokratik, të përparuar dhe gjithëpërfshirës.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka kaluar nëpër një periudhë jo shumë të lehtë brenda një periudhe njëvjeçare, në përpjekjen e saj për të adresuar çështjet e saj të brendshme, përfshirë migrimin ilegal, përparimin në rrugën e integrimeve, luftën kundër korrupsionit e krimit të organizuar, adresimin e ekstremizmit dhe radikalizmit, që po bëhen kërcënime serioze për vendin dhe për rajonin si dhe vazhdimin e dialogut me Republikën e Serbisë për normalizim të marrëdhënieve.
Ajo tha se dialogu që ka vazhduar në Bruksel, me lehtësim të BE-së, është me rëndësi për zgjidhjen e çështjeve ndërmjet dy vendeve, por vlerësoi se rëndësi të veçantë ka zbatimi i marrëveshjeve të arritura deri tani. Presidentja Jahjaga tha se rruga evropiane e Serbisë duhet të kushtëzohet me zbatimin e të gjitha marrëveshjeve që janë arritur në kuadër të dialogut. Ajo theksoi se Kosova si edhe të gjitha vendet e tjera të rajonit duhet të ketë një perspektivë të qartë evropiane dhe se i gjithë rajoni i Ballkanit duhet të përfshihet në projektet energjetike dhe infrastrukturore të BE-së.
Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka ende për të bërë në veçanti në fushën e sundimit të ligjit, dhe në veçanti në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, që do të lehtësonte investimet e huaja dhe do të rimëkëmbte ekonominë e vendit.
Për krijimin e Gjykatës Speciale, Presidentja Jahjaga tha se pret nga institucionet e vendit, Qeveria dhe Kuvendi, që të gjejnë sa më shpejt mënyrën e përmbushjes së obligimeve ndërkombëtare, në respektim të vendimeve të vetë Kuvendit dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare. Ajo tha se institucionet e Kosovës dhe qytetarët e saj do të dëshmojnë se besojnë në parimet e drejtësisë për të gjithë dhe se do të përmbyllin këtë kapitull të rëndë të historisë.
Kongresisti amerikan, Elliot Engel vlerësoi të arriturat në Kosovë dhe theksoi se Kosova ka dëshmuar të jetë një histori e suksesit. Ai tha se është me rëndësi partneriteti i Kosovës me SHBA-në dhe vlerësoi se Kosova duhet të vazhdojë përpjekjet e saj në ndërtimin e një shoqërie demokratike.

Filed Under: Kronike Tagged With: GJYKATA SPECIALE, Kongresisti Engel, zgjidhja e mire

Populli që po vdes për së gjalli !

June 30, 2015 by dgreca

Nga Fahri XHARRA/

Mos o zot ! një popull që e nisi (e filloj) botën të zhduket me vetdëshirë.Sepse shpesh këtu veprimet pozitive janë më të vështira të ndodhin midis njerëzve se sa veprimet negative, domethënë në ato që quhen vende të qytetëruara gjenden gjithmonë forca që i afrojnë njerëzit, intelektualët, njerëzit e njohur me njëri-tjetrin.Për fat të keq me ne shpesh ndodh e kundërta. Se ka njerëz qe janë shumë të zellshëm për të larguar, për të mos të të lënë të afrohesh.(isK)
Po cilët janë ata që janë aq të zellshëm që punojnë nat` e dit` që nuk e duan afrimin tonë?; që nat` e dit` punojnë në vdekjen tonë pa mëshirë pa dhëmbje dhe pa e ditur se pse .
Çmenduria shqiptare nuk po ka fund ! . Janë një grup i vogël nga ata që e duan vdekjen tonë, kurse “ ushtria “e tyre  për ditë e më shumë rritet . I shkojnë pas të shiturve , iu shkojnë pas tradhtarëve , iu shkojnë pas “delenxhive “ të kombit.

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”- i thoshte vetes At Gjon Nikollë Kazazi (1702-1752) i Gjakovës, në shënimet e tij.  E thënë dëshpruese por në të njetët kohë zemërdhënëse se edhe kjo stuhi  kundërkombëtare do të kalojë.
Por , popullit tonë të ndershëm i ka humbur durimi, po e sheh vetvetën duke u fundosur në dëshirat e qoftlargëve të cilët e duan shuarjen tonë, ikjen tonë në botën e harrimit, harresës së pa mëshirëshme që gllabëron çdo gjë para vetit.
Popujt e ndryshëm  janë zhdukur nga murtajat , nga luftërat nga mëria e armiqve; por në të zhdukemi në rerën e gjallë me vetë dëshirë , është e pakuptimët. Por po zhdukemi , më besoni se jemi duke u zhdukur.
Askujt s`i ha palla që po tretemi në acidin e kohës dhe që nuk ka kthim prapa. Askujt s`i ha palla që jemi viktimë e mashtrimeve, mosdijës, informimit të gabuar. Askujt s`i ah palla që politikisht jemi përditë e më dobët. Vaj halli për ne !
Nuk po qaj` se po na tretë ndonjë fatkeqësi e madhe natyrore , ndonjë termet 10 shkallësh që asgjë e punuar nga dora e njeiu nuk i bënë ballë ; por po qaj nga vettradhtia kombëtare. Mjerim !

Karakteristikë e vetëtradhtisë së madhe, qoftë arti direkt ta zëmë në tradhtitë e mëdha që kanë ndodhur në botë, është që ti shikon tmerre të mëdha në skenën e mashtrimeve por ti nuk mërzitesh, ti nuk depresionohesh, ti nuk lëshohesh, nuk ligështohesh shpirtërisht. Përkundrazi, ti shikon gjëma që të ngrenë leshtë e kokës përpjetë dhe del prej këtij ferri ose prej vendit ku vetëtradhëtohet kombi, del me një gjendje shpirtërore të ngritur. A jemi na  ? Kjo është magjia e çuditshme, kundërthënëse, ferrike  e tradhtisë së madhe. Dhe ky tipar i kësaj tradhtie e quajtur vetëtdhë nuk është e thënë të gjendet vetëm në veprat artistike, ai gjendet shpesh edhe në veprat aktuale të kombit tonë.

Qëndrimi intelektual dhe emocional ndaj vetëtradhetisë Shqiptare  e ka një burim ne radhë të parë. Dhe kur themi tradhtor kemi thënë gjithçka. Ka një burim fetar, nuk është burim identitar, por qëndrimi im është normal, nuk është i pazakontë.

Por si është qëndrimi normal i njeriut shqiptar të kulturuar.? Nuk po e them këtë si një mburrje apo si një epitet por është i një njeriu siç thuhej më përpara, të lexuar, të kënduar thoshte populli, të ndriçuar dhe kjo nuk është një gjë e rrallë. Janë me mijëra e me mijëra të tillë.

Pra,  cili është qëndrim im?  është qëndrimi i një shqiptari normal i cili shikon se kjo tradhti fetare dhe kulturore, kombëtare e identitetit të tij, të kombit dhe të popullit të tij po ndodhë ,prandaj nuk është as për tu çuditur e aq më pak kërkesë pëvetdijësim.

Ky është qytetërimi shqiptar i lidhur në mënyrë të ngushtë me qytetrimin europian .. “Pavarësisht se Europa është një kontinent që i njeh të gjitha besimet, natyrisht dhe këtu e ka çuar fryma e saj e thelle demokratike, emancipimi i saj i thellë që është kontinenti më i përparuar nga ana e emancipimit njerëzor, kontinenti që ka njohur ashpërsinë e botës, egërsinë e saj, butësinë edhe dritën e saj. Europa i ka të gjitha, Europa nuk është një kompleks idilik siç mund ta quajmë ne, rozë.( Is.K)”

“O zot,mos lejo që në kohë të sprovave të mëdha dhe të jashtëzakonshme ta humb durimin dhe guximin, e mbi të gjitha mos lejo ta humb drejtpeshimin”-

Fahri Xharra, 30.06.15
Gjakovë

Filed Under: Featured Tagged With: Fahri Xharra, per se gjalli, populli, vdekse

Ministri Kuçi takohet me homologun e tij gjerman

June 30, 2015 by dgreca

Ministri i Drejtësisë,  Hajredin Kuçi, gjatë vizitës zyrtare në Berlin, ka takuar sot homologun e tij gjerman, Ministrin e Drejtësisë të Republikës Federale të Gjermanisë, Heiko Mass.

Ministri Kuçi, sipas njoftimit derguar nga Berlini, është shprehur falënderues ndaj Republikës Federale të Gjermanisë, për kontributin dhe qasjen e saj ndaj rajonit të Ballkanit dhe Republikës së Kosovës. Ministri Kuçi është shprehur i përkushtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve në të ardhmen të thellohen edhe më shumë.

Ministri Kuçi dhe Ministri Mass, formalizuan nënshkrimin e marrëveshjes model për bashkëpunim juridik për çështje penale mes Republikës së Kosovës dhe Republikës Federale të Gjermanisë. Në fund të këtij takimi, Heiko Mass, pranoi ftesën e Ministrit Kuçi, që në një të ardhme të afërt ta vizitoj Republikën e Kosovës.

Me marrëveshjen e formalizuar, palët marrin përsipër ofrimin e ndihmës së ndërsjellë juridike në procedurat penale të cilat janë duke u zhvilluar para organeve gjyqësore të vendeve nënshkruese të kësaj Marrëveshje.

Filed Under: Featured Tagged With: gjermen Heiko Mass, homologun, Kuci, takon

Mustafa pritet në Berlin me ceremoni shtetërore

June 30, 2015 by dgreca

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa takohet të martën në Berlin me kancelaren Angela Merkel. Berlini zyrtar ka organizuar pritje me ceremoni të larta shtetërore. Por edhe pritjet nga delegacioni i Kosovës janë të mëdha.

Kancelarja Angela Merkel pret sot (30.06) kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa, me nderimet më të larta shtetërore. Ata të dy së bashku do të parakalojnë edhe para gardës së nderit, që organizohet për përfaqësuesit e shteteve. Takimi me delegacionin e Kosovës, të kryesuar nga Mustafa, i cili fillon në mesditë, pritet të zgjatë rreth dy orë. Gjermania dhe Berlini zyrtar po përballen për momentin me një krizë shumë të rëndë financiare në Greqi. Por as kjo nuk ka ndikuar në shtyrjen, apo shkurtimin e takimit me delegacionin e Kosovës. Zëvendësja e zëdhënësit të Qeverisë, Christiane Wirtz, ka bërë të ditur se kancelarja pret që nga dora e parë të informohet për gjendjen në Kosovë dhe për ecurinë e dialogut me palën serbe. Në këtë takim do të bisedohet për raportet bilaterale dhe mundësinë e thellimit të marrëdhënieve, si dhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, thuhet në kumtesën zyrtare.

Nga delegacioni i Kosovës mësojmë se ata janë të interesuar për thellimin e raporteve bilaterale, afrimin e mëtutjeshëm me Berlinin dhe Bashkimin Evropian, si dhe për shtimin e investimeve gjermane në Kosovë. Shtimi i investimeve do të jetë një prej temave kryesore në takimet, që delegacioni i Kosovës do të ketë ditën e dytë me përfaqësuesit e landit të Baden- Würtenbergut, por edhe me përfaqësues të institucioneve gjermane në Berlin.

Vizita në Berlin menjëherë pas bisedimeve në Bruksel

Takimi në Berlin mbahet menjëherë pas bisedimeve në Bruksel mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, të prira nga kryeministrat Mustafa dhe Aleksandar Vuçiq. Në këto bisedime janë prekur disa nga çështjet më të rëndësishme për raportet mes Kosovës dhe Serbisë: Asociacioni i komunave me shumicë serbe; çështja e energjetikës; telekomunikacioni dhe i ashtuquajturi “Parku i Paqës”, mbi urën e lumit Ibër në Mitrovicë. Kryeministri Isa Mustafa ka deklarauar se nga vizita në Berlin pret thellimin e raporteve me këtë vend mik. Por pala kosovare do të ketë vështirësi të argumentojë mosthemelimin e Gjykatës Speciale, për krimet e pretenduara të disa pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Pala kosovare është e hendikepuar me këtë vendim”, deklaroi Mustafa për RTK.

Gjermania ka shtuar interesimin për Ballkanin Pertëndimor në disa vitet e fundit. Sinjalet e para shumë të qarta për domosdoshmërinë e zgjidhjes së problemeve në këtë rajon janë dërguar gjatë vizitës së kancelares gjermane Angela Merkel në Beograd, në gusht të vitit 2011. Interesimi i Gjermanisë dhe vendeve perëndimore për Ballkanin është shtuar në veçanti pas ndërhyrjes ushtarake të Rusisë në Ukrainë dhe mundësisë që Moska të shtrijë influencën e saj edhe në Ballkan. Vitin e kaluar, me iniciativën e kancelares Merkel është mbajtur edhe konferenca e Berlinit, me krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Nesër në Berlin kancelarja pret delegacionin e Kosovës. Ndërsa së shpejti do të vizitojë edhe Shqipërinë, Serbinë e ndoshta edhe Bosnje-Hercegovinën. Gjatë këtyre vizitave Merkel do të ritheksojë domosdoshmërinë e zgjerimit të bashkëpunimit rajonal, si një prej parakushteve për afrimin me Bashkimin Evropian. Por edhe zbatimin e reformave të domosdoshme në këto vende. Serbia shpreson se së shpejti do të fillojnë negociatat për anëtarësim në BE. Por pikërisht Gjermania është vendi, i cili më së shumti insiston që negociatat me Serbinë të fillojnë me kapitullin 35, i cili nënkupton normalizimin e plotë të raproteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pritet që në fund të dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, të nënshkruhet edhe një marrëveshje, e cila do të rregullonte raportet mes këtyre dy vendeve.

Filed Under: Kronike Tagged With: merkel, Mustafa, pritet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3767
  • 3768
  • 3769
  • 3770
  • 3771
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”
  • 18 dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Emigrantëve
  • Kontributi shumëdimensional i Klerit Katolik dhe i Elitave Shqiptare në Pavarësinë e Shqipërisë 
  • Takimi i përvitshëm i Malësorëve të New Yorkut – Mbrëmje fondmbledhëse për Shoqatën “Malësia e Madhe”
  • Edi Rama, Belinda Balluku, SPAK, kur drejtësia troket, pushteti zbulohet!
  • “Strategjia Trump, ShBA më e fortë, Interesat Amerikane mbi gjithçka”
  • Pse leku shqiptar duket i fortë ndërsa ekonomia ndihet e dobët
  • IMAM ISA HOXHA (1918–2001), NJË JETË NË SHËRBIM TË FESË, DIJES, KULTURËS DHE ÇËSHTJES KOMBËTARE SHQIPTARE
  • UGSH ndan çmimet vjetore për gazetarët shqiptarë dhe për fituesit e konkursit “Vangjush Gambeta”
  • Fjala përshëndetëse e kryetarit të Federatës Vatra Dr. Elmi Berisha për Akademinë e Shkencave të Shqipërisë në Seancën Akademike kushtuar 100 vjetorit të lindjes së Peter Priftit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT