KA NDËRRUAR JETË VETERANI I GJEODEZISË SË KOSOVËS GJEKË SINISHTAJ NË NEW YORK, Më 18 Maj, 2015/
Sot Shqiptarët janë më të varfër për një expert të shquar të Gjeodezisë, pa nje koleg të çmuar, pa nje prind, shok dhe mik, pa Gjeke Sinishtën, i cili papritmas ndërroi jetë në New York. Gjeka rrjedh nga një familje bujare e Këshevës së Malësis sëTuzit. Ky është i vetmi Shqiptar që muar titullin e inxhinierit të diplomuar te Gjeodezisë në Universitetin e Beogradit. Ishte drejtori i parë Shqiptar i cili drejtoi më sukses ish Drejtorinë Komunale te Gjeodezisë dhe Kadastrin të Prishtinës për dy mandate, deri në vittin1984, kur u emërua zavendës drejtor në ish Drejtorin Gjeodete të Kosovës ne te cilën punoi gjerë ne okupomin serb, ne Vitin 1990. Kontributi i Gjekës në leminë e Gjeodezisë është I njohur duke filluar, me aplikimin e gjuhës shqipe në planet, regjistrat, dhe dokumentacionin zyrtar, përmirsimin e struktures kadrovike te drejtorise më ekspertet shqiptar, që në at kohë ishin deficit, me perkushtim në edukimin e brezave te rinjë, dhe ngitje profesionale te gjeodetëve. Më dinjitet rezistoi presionin e përditëshem te politikës hegjemoniste serbomadhe, në tentimin e dhunimit te kulturës dhe te historisë Shqiptare. Nuk lejoi qe Serbija plani perfidë I Serbisë të realizohej ne ndryshimin e toponimet shqipe, në plane, harta dhe evidenca tjera kadastrale.
Gjeka ne Kosovë gëzonte respekt, kishte autoritet, ishte i dashur, gëzohej kur e e quanin Malsor, ishte i dashur per Kosovar, mburrej me trimërin dhe veprat e trimit Ded Gjon Luli, Herojin e Kombit, nga Malësia e Madhe. Ne New York jetoi në dy dekadat e fundit, dhe ishte mjaft aktiv në jetësimin e kauzës Shqiptare. Për shumë shqiptar të cilët patën rast ta takojn Gjekën, ngadhënjyan mbi shumë veshtirësi që kishin, besim e mbi të gjitha.
Gjeka sa jetoj ishte model për një shqiptar, se te jete shok e veqanërisht prind i rall, që shkolloj te tre fëmijet, deri ne titujt me te lart ate “phd”.
Ne do ta kujtojn personalitetin dhe shembëlltyrën e Gjekës si një model të rrallë.
Në amëshim!
Hasan Berisha, Californi
Kongresi i Lushnjës nxiti pluralizmin politik në Shqipëri
*“Partia Kombëtare”, “Partia Nacionale” dhe “Partia Popullore”, krijuan pluralizmin/
– Bahri Omari, Zija Toptani, Pandeli Çale, Ali Këlcyra, Leonidha Frashëri, Petro Harito, Eshref Frashëri, Sulejman Delvina, Sotir Peci, Ahmet Zogu, Koço Kota, Qazim Kokoshi, drejtuesit kryesorë të partive/
Shkruan:Harallamb Kota-studiues/
Kongresi i Lushnjës caktoi Tiranën kryeqytet të Shqipërisë. Qeveria e Sulejman Delvinës u vendos në Tiranë më 11 shkurt 1920, duke ushtruar pushtetin në teritorin e përgjysmuar të Shqipërisë, në hapësirat gjeografike të caktura nga Fuqitë e Mëdha. Vlora, kryeqyteti i pavarësisë dhe i ngritjes së flamurit shqiptar të Skënderbeut, bashkë me rrethinat e sajë ishte e pushtuar nga ushtritë italiane. Në këto kushte, përfaqësuesit e krahinës të mbledhur në “Kuvendin e Barçallait” më 29 maj 1920, vendosën fillimin e luftës. Për organizimin e drejtimin e saj u zgjodh Komiteti “Mbrojtja Kombëtare” me kryetar O.Haxhiun dhe komisioni ushtarak me Ahmet Lepenicën në krye. Pas një ultimatumi dërguar forcave ushtarake italiane dhe refuzimit të tij, lufta u zhvillua në mënyrë frontale. Forcat shqiptare që arinin deri në 4 mijë vetë, të përbëra nga vullnetarë të ardhur nga të gjitha krahinat e shqipërisë dhe të mbështetura nga qeveria e Tiranës, u vunë përballë dy divizioneve italiane dhe i detyruan të tërhiqen në qytetin e Vlorës. Në kohën që shqiptarët luftonin për të çliruar Vlorën, Esat pashë Toptani organizonte turbullira në popull dhe sulmonte qeverinë shqiptare para shteteve perëndimore. Në këto kushte, patrioti Avni Rustemi më 13 qershor 1920, kreu në Paris vrasjen e Esat pashë Toptanit. Për këtë ngjarje, është shprehur edhe intelektuali e patrioti shqiptar Mustafa Kruja, i cili thotë: “Vrasja e Esadit, ishte i vetmi mjet për ta shpëtuar vendin prej kaosit të esadizmit”. Pas vrasjes së Esadit, shumë vullnetarë shqiptar shkuan të luftojnë në Koplik të Shkodrës, për të përballuar agresionin e armatosur jugosllav që nisi më 26 korrik 1920. Vullnetarët shqiptar prej 400 vetash qëndruan në bregun e Bunës, për t’iu këndërvënë një sulmi të mundshësh jugosllav. Nërkohë, komiteti “Mbrojtja Kombëtare” organizoi sulmin frontal për marjen e Vlorës. Pas shumë luftimesh ku mbeti i vrarë patrioti Selam Musai, në datën 2 gusht 1920 italianët u tërhoqën nga Vlora dhe lufta mbaroi. Fitorja e Luftës së Vlorës, krjoi kushtet e favorshme për të filluar në 13 gusht të atij viti “Luftën e Dibrës”, kundër reparteve serbo-malazeze, që kishin pushtuar tokat e krahinës së Dibrë,kishin hyrë thellë në tokat shqiptare duke iu afruan kryeqytetit . Krerët e luftës, nën drejtimin e E.Isufit të ndihmuar nga mijëra vullnetarë që iu përgjigjën thirjes së qeverisë shqiptare, çliruan Peshkopinë dhe i detyruan pushtuesit të tërhiqen në kufirin e caktuar në vitin 1913. Pas tre luftrave, qeveria shqiptare mori kontrollin e plotë mbi të gjitha krahinat. Në 15 gusht 1920, në Lushnjë u mbajt “Kongresi Kombëtar i Arësimit”, i cili përcaktoi fizionominë dhe frymën kombëtare të arësimit në shtetin e pavarur shqiptar. Pak muaj më vonë, Qeveria Delvina paraqiti kërkesën e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Për këtë qëllim,në tetor 1920 u dërgua në Gjenevë Fan.S.Noli., i cili para nisjes deklaroi: “…me shpresën e zotit, do të kthehem në Tiranë, duke sjellë me vete edhe vendin e Shqipërisë në bashkësinë e përparuar e duke i siguruar asaj, një vend në atë tavolinë që i takon prej kohësh”. Pas mbarimit të punimeve Noli kthehet fitimtar dhe deklaron: “Më 17 dhjetor 1920, Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve dhe tash e tutje ajo është e njohur si shtet sovran”.
PLURALIZMI POLITIK
Kongresi i Lushnjës nxiti pluralizmin politik në Shqipëri. Mbi bazën e platformës së tij, krahas organizatave politike të themeluara nga patriotët shqiptarë, ku në SHBA në fillim të vitit 1912 ishte formuar federata “Vatra” e në vitin 1917 “Partia Kombëtare”, dhe në Shqipëri, më 1914 “Partia Kombëtare” ose “Partia Nacionale”, pas viteve 1920 u krijuan parti të tjera politike të cilat e gjallëruan jetën politike shqiptare. Sipas dokumentave historike, botuar në librin me autorë prof.Rudina Mita e prof.Hysen Kordha “Pluralizmi Politik Shqiptar gjatë Periudhës 1914-1924”, më 10 tetor 1920, u formua në Parlament me inisiativën e një grupi të deputetëve “Partia Popullore” shqiptare. Kjo parti, përmblodhi një numër të madh intelektualësh dhe kishte ndër ta patriotë të vërtetë. Bejlerë të mëdhenj nuk kishte, veç Ahmet Zogut, i cili si mjeshtër i politikës shqiptare, e deklaronte veten: “më demokrati i të gjithë demokratëve”. Shumë nga deputetët kishin qenë më parë anëtarë të “Partisë Kombëtare”. Drejtues i “Partisë Popullore” u zgjodh me shumicë votash patrioti shqiptar dhe krijuesi i “Kishës Autoqefale Shqiptare” Fan.S.Noli, ndërsa anëtarët më të spikatur të kësaj partie ishin: Bahri Omari, Zija Toptani, Pandeli Çale, Ali Këlcyra, Leonidha Frashëri, Petro Harito, Eshref Frashëri, Sulejman Delvina, Sotir Peci, Ahmet Zogu, Koço Kota, Qazim Kokoshi e të tjerë. Një muaj më pas më 21 nëndor 1920, u formua “Partia Përparimtare” shqiptare, e cila drejtohej nga Kadri Prishtina. Kjo parti kishte brënda të gjithë bejlerët dhe pasanikët e mëdhenj të Shqipërisë si: Shefqet bej Vërlacin, Zija Toptanin, Hasan Biçakun, Qemal Vrionin, etj., kryetarët e fiseve të veriut dhe shumë nacionalist.
Në parlamentin shqiptar, përfaqësuesit e “Partisë Popullore” në diskutimet e tyre, kërkonin kryerjen e reformave demokratike antifeudale në jetën politike, ekonomike, dhe shoqërore të vendit. Reformat, vinin në dukje diskutantët e kësaj partie, duhet të jenë moderne nga shpirti, por të urta e të shkallëzuara, që të mos tronditet “asnjë ndjenjë ose zakon i vendit”. Me anë të reformave që do të ndëmarim, duhet të përpiqemi të risim ekonominë, të edukojmë e pasurojmë popullin dhe ta vëmë në “radhën e popujve europianë të perëndimit”.Ndërsa përfaqësuesit e “Partisë Përparimtare”, që sipas thënieve të Mustafa Krujës, s’çajshin shumë kokën për ti frekuentuar mbledhjet, pasi Shefqet Vërlaci me shokë, “s’kanë tjetër kujdes, veç që të ruajnë çifliqet e tyre”. Sidoqoftë, pjesëmarësit e të dy forcave politike në parlament, kur diskutonin për çështjet e organizimit të shtetit, të demokracisë dhe probleme të tjera, duke pasur pikpamje të njënjta, aprovonin njëri tjetrin. Të dy palët ishin të një mëndje kur ngriheshin probleme konkrete si: -lidhur me nevojën e depolitizimit dhe mospërfshirjes në debate politike të administratës, të policisë, të ushtrisë dhe të diplomacisë etj., -lidhur me nxjerrjen e rregullave të qarta në ndarjen e pushteteve midis qeverisë, parlamentit (këshillit të kombit), gjykatave dhe organeve të pushtetit vendor. Edhe pse programi i “Partisë Përparimtare”, ishte i ngjashëm me atë të “Partisë Popullore”, anëtarët e saj, shpesh herë në diskutimet e tyre në parlamentin shqiptar, apo në shtypin e kohës, shprehnin ide dhe koncepte konservatore. Kjo dukuri u shfaq me kalimin e kohës edhe brënda “Partisë Popullore”. Në radhët e “Partisë Popullore”, ndodhën ndryshime për shkak të divergjencave ndërmjet anëtarëve të saj, lidhur me rrugën e zgjidhjes së problemeve ekonomike, shoqërore e politike të vendit. Përfaqësuesit me prirje demokratike të “Partisë Popullore”, po veçoheshin nga pjesa tjetër e kësaj force politike, të cilët po shfaqnin koncepte konservatore dhe qëndrime në favor të çifligarëve dhe pasanikëve të mëdhenj.
RREZIK PËR MAQEDONINË JANË ALI AHMETI DHE GRUEVSKI!
OPINION NGA ELIDA BUÇPAPAJ/
Në ditën e protestës të opozitës në Maqedoni, Ermira Mehmeti , deputetje e BDI-së, e partisë të Ali Ahmetit në koalicion me Gruevskin, do të shkruante në Facebook se „qeveria e Gruevskit e izoloi vendin nga partnerët nderkombëtare; se e rrënoi imazhin pozitiv të vendit; se nuk tregoi asnjë respekt për parimet e bashkëqeverisjes etnike; se pa ndalur e luftoi realizimin e Marrëveshjes së Ohrit; se vendosi autoritarizmin në vend te demokracise; se refuzoi dialogun; se rrënoi bashkjetesën, se prishi kohezionon e brendshëm. Mjaft më, thotë në fund Deputetja Mehmeti. Është koha për dorëheqje!“
Duhej të thoshte qeveria Gruesvki-Ahmeti, sepse Gruevskin e ka mbajtur gjithmonë në këmbë Ali Ahmeti, duke shkelur të drejtat legjitime të shqiptarëve. Por megjithatë zëra si i Ermira Mehmetit duhen. Vetëm duhet të mos e lënë kohën të rrjedhë shterpshëm dhe dëmshëm.
Kjo është Maqedonia sot, që me pak fjalë, që e përshkruan vetë deputetje e Ali Ahmetit. Përfshi këtu krimin në Lagjen e Trimave në Kumanovë. Maqedonia sot është e rrezikshme për qytetarët e saj, e rrezikshme për fqijnët e saj, e rrezikshme për vetë Maqedoninë.
Dhe Maqedoninë e ka bërë të rrezikshme dhe e kanë vënë në rrezik për të ekzistuar Ali Ahmeti, Gruevski dhe kasta e vjetër.
Në titull e kam vendosur përpara emrin e Ali Ahmetit e pastaj të Gruevskit. Sepse pa Ahmetin, Gruevski do të ishte i paralizuar. Dhe tragjedia e Kumanovës nuk do të ndodhte nëse Ali Ahmeti nuk do të ishte qe djathtë i Gruevskit. Gjoja në mbrojtje të Maqedonisë!
Ali Ahmeti ka kohë që luan me kartën e ndarjes të Maqedonisë. Ose më mirë të themi po e kërcënon BE, NATO-n dhe SHBA me këtë kartë! Duke u shtirur si personi që siguron e garanton mosndarjen e Maqedonisë. Në fakt është një diktator i përfshirë në të gjitha krimet shtetërore që qeveria e Maqedonisë ka ekzekutuar kundër shqiptarëve, të cilët i ka vrarë me pretekstin se ata kanë vënë në rrezik integritetin territorial dhe shtetëror të Maqedonisë.
Edhe në 2001, edhe tani më 2015 qenësia e shtetit të Maqedonisë është duke në diskutim e rrezikuar nga VMRO-DPMNE bashkë me aleatin shqiptar.
Ali Ahmeti bën sikur harron se shkak për konfliktin e 2001 ishte diskriminimi etnik i shqiptarëve nga shteti sllavo-maqedon. Tani është Ali Ahmeti bashkë me Gruevskin që përsërisin historinë.
Sepse nëse konflikti i 2001 solli në skenën politike Marrëveshjen e Ohrit, Ali Ahmeti do të duhej të ishte garant i kësaj Marrëveshje, që kjo të implementohej gërmë për gërmë. Vetëm kështu do të bëhej garant i bashkëkzistencës etnike të shtetit multietnik.
Por në vend që të ishte garant i Marrëveshjes të Ohrit, Ali Ahmeti u bë garantues për mosimplementimin e Marrëveshjes së Ohrit, çka e ka kthyer Maqedonia e vitit 2015 në atë të pragshpërthimit të konfliktit të 2001.
Sot Ali Ahmeti është personi që në daljet e pakta publike po justifikon terrorin shtetëror të Gruevskit dhe vrasjen e dhjetë Komandantëve të UÇK-së në Lagjen e Trimave me të cilët ai luftoi në konfliktin e 2001, me pretekstin se i ashtuquajturi „grupi i armatosur“ kishte synim ndarjen e Maqedonisë, ndërsa masakra shtetërore u krye për të siguruar mos ndarjen e Maqedonisë.
Në fakt, Maksakra e Kumanovës, është një krim monstruoz i tipit stalinisto-sovjetik, që e ka vënë në rrezik të plotë ekzistencën e Maqedonisë. Dhe Maqedonia shpëton, nëse nga skena e saj politike largohen njerëz të tillë të papërgjegjshëm që shtetin e kthejnë në një makineri kriminale vrastare. Përgjëgjësit e krimit duhet të dalin sa më shpejt përpara drejtësisë, sepse vetëm kështu funksionon një shtet ligjor e demokratik.
Maqedonia shpëton, kur të largohen nga skena politike Gruevski me Ali Ahmetin, të cilët duhet të mbajnë përgjegjësi të plotë për krimet e kryera në Maqedoni. Maqedonia nuk është e Gruevskit as e Ali Ahmetit, por e shtetasve të saj. Maqedonia është territor i Europës dhe integritetin e Europës e mbron NATO.
Nëse Ali Ahmeti sot pretendon se këtë krim do ta zbardhin personat e arrestuar, ky pretendim i tij është përpjekja e fundit e Ali Ahmetit për ta fshehur të vërtetën nga njerëz, të cilët Ali Ahmeti duhet t’i ketë infiltruar në të ashtuquajturin « grupin e armatosur », pikërisht ata, të cilëve Ali Ahmeti u shpëtoi jetën, ndërsa nga ana tjetër i la të vriteshin dhjetë djem trima, ish-Komandantë të UÇK-së dhe shtetes të Kosovës, që Maqedonia e Gruevskit dhe Ali Ahmetit u kishte përgatitur një kurth për t’i vrarë.
Vrasja e dhjetë ish-Komandantëve të UÇK-së dhe djegia e shtëpive të civilëve në Lagjen e Trimave në Kumanovë është preludi i djegjes të Maqedonisë dhe Maqedonia shpëton vetëm nëse, pa u vonuar më, Komuniteti Ndërkombëtar ndërhyn menjëherë duke larguar nga skena politike e Maqedonisë, shkaktarët dhe autorët e të vërtetë që e rrezikojnë integritetin territorial të Maqedonisë.
RUAJTJA E LIRISË DHE E SIGURISË SË INTERNETIT
Nga Frank Shkreli/
Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry gjatë një vizite në Seul të Koresës së Jugut të hënën, mbajti një fjalim të rëndësishëm mbi lirinë dhe mbi sigurinë e përdorimit të Internetit, duke theksuar nevojën për bashkpunimin ndërkombëtar në këtë fushë. Në fjalimin e tij në Universitetin e Koresë, Z. Kerry foli mbi aspekte të ndryshme të kësaj teknologjie si dhe mbi dobitë që vijnë nga përdorimi i Internetit, duke dhënë shembuj të shumtë nga dobitë e kësaj teknologjie në shumë vende të botës, përfshirë sidomos vendet e botës në zhvillim e sipër. Kryediplomati amerikan vuri në dukje gjithashtu mundësitë e shumta që ofron Interneti për përforcimin e lirisë së të shprehurit në shoqëritë ku liria e fjalës shtypet nga regjimet diktatoriale. Në lidhje me këtë, ai theksoi se kontrolli i Internetit nga qeveritë e ndryshme është një mallëkim ndaj lirisë në përgjithësi, ndërkohë që regjimet shtypëse, tha ai, përdorin kontrolle të tilla ndaj përdorimit të internetit për të shuar zërin e disidentëve dhe të kundërshtarëve të tyre.
Në fjalimin e tij, të cilin media të ndryshme e konsideruan ndoshta si hapin e parë serioz drejtë një dialogu ndërkombëtar në lidhje me këtë çështje — Sekretari Amerikan i Shtetit u bëri thirrje vendeve të botës që të bashkohen me Shtetet e Bashkuara në mbështetje të politikës së Washingtonit për të promovuar sigurinë dhe stabilitetin e Internetit dhe për të bashkpunuar me këtë industri me qëllim për të siguruar që Interneti të mbetet i lirë dhe në dispozicion të të gjithëve, pa dallim. “Është e një rëndësie të veçantë për ne”, tha ai, “se si kjo teknologji përdoret dhe si administrohet. Kjo, shtoi Z. Kerry, është ekzaktërisht arsyeja sepse, “Shtetet e Bashkuara e konsiderojnë promovimin e internetit të sigurtë, të hapët dhe të lire për të gjithë, si një element kyç i politikës sonë të jashtme.” Ai shprehu gatishmërinë e vendit të tij për të punuar me ortakët ndërkombëtarë për tu përballur me sfidat që paraqet kjo teknologji, por njëkohsisht edhe me mundësitë e mëdha që ofron Interneti për mbarë njerëzimin.
Në fjalimin e tij në Seul të Koresë së Jugut, John Kerry tha se rregullat dhe ligjet e tanishme kryesore ndërkombëtare duhet të zbatohen edhe në lidhje me përdorimin e Internetit dhe u bëri thirrje të gjitha shteteve që të veprojnë së bashku për të krijuar një kornizë për bashkpunim ndërkombëtar në hapësirën e Internetit. Njëkohsisht, ai u bëri thirrje vendeve të cilat ende nuk bëjnë pjesë në Konventën e Budapestit mbi Krimet në Hapësirën e Internetit, t’a nënshkruajnë atë sa më parë. Kryediplomati amerikan paralajmëroi se cilido vend që përpiqet të ndërpresë veprimtarinë e lirë të Internetit ose të sulmojë të tjerët nepërmjet këtij medium, “Do të mbahen përgjegjës për veprën e tyre” duke shtuar se, “Shtetet e Bashkuara rezervojnë të drejtën të përdorin të gjitha mjetet e nevojshme, përfshirë ato ekonomike, diplomatike, tregëtare sipas rastit e nevojës, me qëllim për të mbrojtur vendin tonë, ortakët, miqët dhe aleatët tonë”, ndaj atyre që përdorin Internetin për sulme të tilla. Përkundrazi, ai tha se Interneti mund të jetë një mjet që duhet të përdoret për ruajtjen e stabilitetit në botë si dhe për zhvillimin ekonomik, por dhe si një mundësi e re për të promovuar transparencën e punës së qeverive dhe për të mbajtur qeveritë përgjegjëse për veprimtaritë e tyre. Ai e cilësoi Internetin si, “formën shoqërore më demokratike të shprehjes së lirë që mund të jetë shpikur ndonjëherë.”
Kryediplomati amerikan, në fjalimin e tij në Seul, theksoi se Interneti sim jet komunikimi, është i lidhur ngushtë me lirinë e individit. “Shtetet e Bashkuara”, nënvijoi ai, “besojnë fuqishëm në liri — në lirinë e të shprehurit, në lirinë e shoqërimit dhe në lirinë dhe të drejtën e individit për të zgjedhur fatin dhe për të vendosur ato që dëshiron për veten. Ne e duam të drejtën e lirisë për veten tone dhe e duam këtë të drejtë ta kenë edhe për të tjerët, madje edhe nëqoftse nuk jemi gjithmonë dakort me pikëpamjet e tyre”, u shpreh kryediplomati amerikan.
Nuk është e rastit, shtoi ai, që shumica e vendeve të cilat shkelin lirinë e internetit, nuk janë të angazhuara seriozisht as ndaj të zbatimit dhe respektimin të të drejtave të njeriut në përgjithësi për qytetarët e vet. Regjimet që zakonisht shkelin liritë dhe të drejtat e njeriut, tha Z. Kerry, pretendojnë se nuk kanë asnjë detyrim që të shpjegojnë se si ata veprojnë mbrenda kufijve të tyre, duke thekësuar se ky qëndrim i tyre është në kundërshtim të drejtë për drejtë me Deklaratën Universale të të Drejtave të Njeriut dhe me shumë deklarata dhe marrveshje të tjera ndërkombëtare. “Frymëzimi i një individi për të qenë i lirë mund të jetë forca më e fuqishme në këtë planet”, tha Z. Kerry. “Kjo është venë re gjatë gjithë historisë, përfshirë revolucionin amerikan të 1700-ave”, tha ai, “si dhe në veprimtarinë e disidentëve anti-komunistë gjatë Luftës së Ftoftë me radio programet dhe me fletushkat që shpërndanin ilegalisht — e deri tek ditët tona kur rinia anë e mbanë botës po sfidon padrejtësitë në fusha të ndrysshme, të armatosur vetëm e vetëm me telefonat e tyre celularë”, theksoi Sekretari Amerikan i Shtetit.
Zoti Kerry e cilësoi Internetin si një instrument të lirisë. Është një mjet, nënvijoi ai, të cilin njerëzit e përdorin në raste të dështimit në punë ose të abuzimeve nga ana e qeveritarëve, andaj disa qeveri kanë frikë nga Interneti ashtu siç kishin frikë diktatorët e shkeullit të kaluar nga librat, nga gazetat dhe nga programet në radio. Sekretari Amerikan i Shtetit përfundoi fjalimin e tij në Seul të Koresë së Jugut duke u thënë të pranishmëve se, “Liria duhet të fitojë mbi cenzurën”, duke shtuar se ky nuk është vetëm një parim i rëndësishëm por është njlkohësisht edhe një detyrim praktik. “Nga fillimi i historisë e deri tani”, shtoi Z. Kerry, “shtypjet ndaj kundërshtarve nuk kanë shpikur asgjë të re. Liria është mënyra për të krijuar punë të reja, është mjeti për të shëruar sëmundjet, mënyra për të gjetur alternativa të reja energjie. Ai vazhdoi duke thënë se liria mundëson gjetjen e mënyrave të reja për të ushqyer popullësinë botërore që është katërfishuar gjatë shekullit të kaluar dhe e cila pritet të rritet deri në 9 miliardë veta gjatë 40deri në 50-vitet e ardhëshme. Pa liri qytetërimi nuk mund të shkojë përpara”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry duke shtuar se liria dhe siguria e Internetit në ditët e sotëme është , si e tillë është pjesë integrale e lirive të tjera bazë të njeriut.
Gjatë fjalimit të tij në kryeqytetin koreano-jugor, Kryediplomati amerikan i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar që të “bashkohet në mbështetje të këtyre parimeve duke krijuar një bazë solide të lirive tona – parimeve#, siç pohoi ai, “të cilat do të mbrojnë liritë bazë të individëve, privacinë e qytetarëve tanë dhe sigurinë e kombeve tona”, duke u lënë porosi të pranishëmve që të ngrejnë zërin në mbështetje të një hapësire Interneti të lirë, të haptë dhe të sigurt dhe që gjithmonë të mbrojnë të drejtën e fjalës së lirë për të gjithë e pa dallim. Revolucioni i Internetit, tha më në fund John Kerry, “Do të përcaktojë të ardhmen për të cilën shpreson rinia e sotëme, një të ardhme në të cilën Interneti do të ndihmojë në përforcimin e qeverive, do të ndihmojë drejtë një të ardhme që do të ofrojë mundësi të shumëta pune, do të na bëjë të gjithëve më të sigurt, do të na bashkojë dhe në përgjithësi do të përcaktojë fatin e botës në shekullin 21” përfundoi ai.
Ekspertët e kësaj fushe, e cilësuan fjalimin e Zotit Kerry në Seul, mbi lirinë dhe sigurinë e Internetit si shpresëdhënës për këtë fushë të re të medias dhe të komunkimit, një fjalim që sipas tyre mund të nxisë fillimin e një dialogu serioz në vendet përkatëse, por edhe midis vendeve të ndryshme, ashtuqë në nivel ndërkombëtar, të sigurohet liria dhe siguria e përdorimit të kësaj teknologjie, ndërkohë që venë në dukje se vet Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera perëndimore kanë shumë për të bërë në këtë drejtim. Megjithëkëtë, ekspertët thonë se shpresojnë që fjalimi i Sekretarit Amerikan të Shtetit të ketë shënuar fillimin e hapjes së një dialogu të përgjithshëm për një Internet të lirë dhe të sigurt për brezin e tanishëm dhe për brezat e ardhëshëm anë e mbanë botës.
Grekët provokojnë në Delvinë…
Grekët provokojnë në Delvinë, ushtar grek me rroba civile ulin flamurin shqiptar dhe ngrenë flamuri e aneksimit të jugut-Autonomia e Vorio Epirit./
Nga Arben LLALLA/
Më 16 Maj, me rastin e 101, vjetorit të aneksimit të jugut të Shqipërisë që njihet nga grekët si Autonomia e Vorio Epriti-Protokolli i Korfuzit, një grup grek të shoqëruar nga minoritar grek në Krani të Delvinës bënë homazhe në përmendoret e adartit grek Thimios Lolis i cili ka kryer masakra mbi popullsinë shqiptare në vitet 1914-1944. Gjatë homazheve ushtari grek me rroba civile Stavros Gjinos uli flamurin shqiptar dhe vendosi flamurin e Autonomisë së Vorio Epirit. Ky provokim i rëndë nga ana e grekëve të Athinës është pjesë e skenarëve të ditëve të fundit të Greqisë duke provokuar rëndë Shqipërinë. Minoritari Odiseas Boro, kryetar i organizatës Vorio Epeirit PIRRO në Thesali, mbajti një fjalim me tone nacionaliste ku bënte thirrje se Vorio Epiri është Toke Greke dhe nuk e kemi harruar. Në këtë aktivitet ishin të pranishëm dhe trupa paraushtarake greke të Lidhjes Nacionaliste Greke.
Akte të tilla si ulja e flamurit shqiptar dhe ngritja e flamurit të aneksimit të jugut brenda territorit të Republikës së Shqipërisë nxisin urrejtjen etnike midis qytetarëve shqiptar në prag të zgjedhjeve vendore që do të mbahen më 21 Qershor. Këto aktivitete janë të eksportuara nga qeveria e Athinës e cila përkrah çdo aktivitet me karaktere antishqiptare.
Të nesërmen më 17 Maj, Stavros Gjinos, Odiseas Boros bashkë me kryetarin e OMONIA-s, Leonidhas Papas, morën pjesë në Delvinaq të Pogonit në paradën e përvjetëshme që organizon Mitropoliti i Konicës për shpalljen e Autonomisë së Vorio Epirit-aneksimi i jugut të Shqipërisë. Kryetari i OMONIA, mbajti një fjalim për aneksimin e jugut të Shqipërisë dhe u takua me oficerë të lartë të sigurimit dhe ushtrisë greke. (Ka më se dy vjet që në jugun e Shqipërisë lëvizin ish-ministri i mbrojtjes së Greqisë, ish-Shefi i Shtabit të Ushtrisë greke dhe gjeneralë të sigurimit zbulim dhe kundërzbulimit grek. Qëllimi i tyre është njohja e terrenit shqiptar në rast lufte). Paraushtarakët grek mbanin në duar parrulla ku shkruante: Vorio Epiri Tokë greke, do të rikthehemi dhe toka do të dridhet.
Në të njëjtën kohë nënkryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Vangjel Dule, Fredi Beleri, Anastas Gudas, Jani Babis, organizuan tubim për këtë përvjetor duke kërkuar me çdo kusht që minoritarët të votojnë vetëm për kandidatët e PBDNJ dhe OMONIA. Sepse këto zgjedhje janë vendimtare me ndarjen e re territoriale për të treguar se jugu i Shqipërisë është Vorio Epir, deklaroj Dule dhe kandidatët për kryetar bashkie të PBDNJ në manifestimin që mbajtën në Athinë më 17 Maj, 2015.
Vangjel Dule në vitin 2010 është njeri nga iniciatorët për vendosjen e përmendores së adartit Thimi Lolis në fshatin Krania të Komunës së Delvinës. Vangjel Dule për çdo vit merr pjesë në përvjetorin e Autonomisë së Vorio Epirit në përmendoren e Thimios Lolis në Krania, por sivjet pas shkrimeve të shumta ku kam denoncuar aktivitetet e tij antishqiptare, si buracak që është ai i është shmangur aktiviteteve të tilla këto ditë.