• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

KUQ E ZI: DY FITORE JASHTË SHTËPISË

September 4, 2020 by dgreca

Nata e madhe “Kuq e Zi”:Shqipëria fiton 2: 0 ne Minisk, Shpresa shemb” Austrinë e vendit të dytë në grup– në Riedi-Austri–

Përgatiti:Alban KOLONJARI-USA-

Shqipëria e nis me këmbën e mbarë duke fitur 0-2 përballë Bjellorusisë në Eliminatoret e Ligës së Kombeve. Kuqezinjtë zhvilluan një pjesë të parë të mirë dhe një pjesë të dytë, që nuk u ngrit në lartësinë e duhur. Sokol Cikalleshi zhbllokoi takimin ndaj Bjellorusisë, pas një veprimi individual. Goli i dha mundësinë kuqezinjëve të menaxhojë lojën. Sfida Bjellorusi-Shqipëri ishte ndeshje e komplikuar, dhe me kalimin e minutave u bë shumë e vështire për kuqezinjtë. Një nga shkaqet ishte mangësia fizike e lojtarëve tanë në raport me kundërshtarin bjellorus. Bjellorusia kishte në përbërje të saj lojtarë që luajnë në kampionatin vendas, i cili është i vetmi kampionat në Europë që nuk është ndërprërë për asnjë cast dhe treguan një pregatitje fizike të mirë. Ndërsa lojtarët tanë zbrisnin në fushën e lojës pa patur minuta në këmbë por vetëm stërvitje me ekipet e tyre. Gjithsesi kuqezinjtë e nisin me fitore me këto eliminatore dhe tranjeri Edi Reja u shpreh se ishte :”shumë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëev të tij”. “Objektivi ynë ishte të merrnim fitoren dhe kryesimin e grupit dhe besoj se ia arritëm qëllimit. Kemi bërë një pjesë të parë shumë të mirë, kur edhe gjetëm golin e avantazhit, ndërsa më pas patëm një rënie të pritshme fizike, ndaj u vendosëm pak më mbrapa. Dua të veçoj punën shumë të mirë të bërë në fazën mbrojtëse, ku lexuam në perfeksion manovrën e kundërshtarit. Jam i kënaqur me paraqitjen dhe mbi të gjitha me fitoren.” Një mbrojtje “italine” me tre, Veseli, Gjimishti dhe Demarku. Përpara tyre “supriza” Trashi dhe kapiteni Hysaj, dhe në mesfushë Abrashi, Gjasula, Bare ndersa në sulm Cikalleshi ndihmohej nga Manaj. Për këtë fakt tekniku Edi Reja shprehet:”Mbrojtja bëri një ndeshje perfekte, duke mos i lejuar asgjë kundërshtarit, ndërsa sulmi pati oshilacione, pasi shpesh e ulte ritmin, duke mos mbajtur topin. Më pëlqyen edhe tre mesfushorët, që vrapuan shumë gjatë gjithë ndeshjes dhe na dhanë superioritet në thuajse të gjithë sektorët e fushës”. Në pjesën e dytë Bjellorusia është më këmbëngulëse, ndërsa tek skuadra jonë ndihet lodhja e energjive të harëgjuara gjatë pjesës së parë. Bjellorusët shtyjnë përpara dhe kontrollojnë mesfushën, ndërsa kuqezinjtë e kanë të vështire të dalin përprara. Reja ndërhyn në kohën e duhur. Vendin e Trashit të dëmtuar e zë Roshi, ndërsa atë të Cikalleshit Balaj, për ti dhënë freski sulmit. Pas një kombinimi midis dy “firakëve” Roshi-Bare ky i fundit gjuan brenda zonës duke shënuar goiln e dytë për kuqezinjtë. 

Sokol Cikalleshi.

“Riktheheshim pas shumë kohësh dhe ka qenë shumë e vështirë kjo ndeshje. Gjendja jonë fizike nuk ishte në nivelin e duhur, ndaj jam shumë i lumtur që i hapa rrugën e fitores ekipit, me golin që shënova. Ky ishte kundërshtari ynë më i vështirë për vendin e parë, por kemi bërë gjysmën e punës me këtë triumf. Me ekipet e dobëta kemi hasur vështirësi, ndaj uroj që pas 3 ditësh të bëjmë përsëri fitore. Çdo prurje e re është në të mirë të Kombëtares. Në momentin kur rritet konkurrenca, të gjithë japin maksimumin”.

Loren Trashi

“Kam marrë një goditje në kavilje dhe nuk po ndihesha mirë gjatë ndeshjes. Provova të vijoja lojën, por ishte e pamundur dhe kërkova zëvendësim. Ndikoi edhe lodhja, pasi kisha kohë pa ndeshje dhe mendova t’i lë vendin një tjetri që ishte më i freskët. Më kanë munguar ndeshjet zyrtare, pasi stërvitje kam bërë rregullisht. U mundova të zbatoja detyrat që më dha trajneri dhe më vjen mirë që çdo gjë shkoi në favorin tonë. Trajneri dhe stafi i tij e vendosën një ditë para që do të isha titullar. Në futboll duhet të jesh gati për çdo vendim dhe tani shpresoj që të rikuperoj për ndeshjen me Lituaninë”,

U-21 Ortek kuqezi në Austri.

Austri-Shqipëri 1-5

Shqipëria U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka realizuar një fitore historike sonte në mbrëmje, duke fituar me rezultatin 1-5 me homologët e tyre austriakë në stadiumin “Keine Sorgen Arena” të Riedi në Austri. Ndeshja ishte e vlevëshme për Eleminatoret e Kampionatit Europin të Futbollit EURO 21. Ekipi ynë e dominoi lojën dhe u hakmorr ndaj Austrisë për atë humbje të psësua në shtator e vitit 2019 me rezultatin 0-4 në Niko Dovana të qytetit të Durrësit. Në pjesën e parë në të 16 mimutë, Sherif Kallaku realizoi golin e parë nga një goditje dënimi ku tregoi klasin e tij. Dhjetë më vonë në të 26-të minutë  pas një aksioni të bukur në zonë dhe kombinimi  midis Vrionit dhe Tucit, ky i fundit shënon golin e dytë,  duke vendosur Shqipërinë në udhëheqje të rezultatit 0-2. Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë U-21. Talenti “bardheblu” Ernest Muçi i sapohedhuri në fushën e lojës Ernest Muçi, shënon një supergol në të e 64-trën minutë duke shtangur portierin austriak. Në të 82-tën minutë Xhixha shkakton 11 metërsh që kthehet në gol nga Ëolf 1-3. Austria kërkon të rihapë lojën, por  harron mbrojtjen, ku Ernest Muçi është në një natë magjike. Në të 87-tën minutë ai bëhet protagonist ku driblon mbrojtjen austriake kundërshtare  duke shënuar golin e katërt dhe  golin e dytë personal në këtë ndeshje. Austria dorrëzohet, por jo kuqezinjtë tanë. Në minutën e ’89 të të ndeshjes mbrojtësi Adolf Selmani shënon golin e pestë pas një goditje të bukur me kokë. Me datën 8 shtator U-21 do të luajë më Andorrën në “Elbasan Arena”. Shqipëria U-21 ndodhet në grupin e 3-të ku bëjnë pjesë Anglia, Austria, Shqipëria, Turqia, Kosova dhe Andora. Pas kësaj fitorje Shqipëria U-21 hyri sërisht në vadhe për zonën play-off. Ajo që të binte në sy sot në këtë takim ishte fakti që tranjeri Alban Bushi i besoi shumë lojtarëve që luajnë në Super Ligën Shqiptare, si Kallaku, Muçi, Selmani, Ismailgeci, etj

Anglia 15 pikë

Austria 12 pikë

Shqipëria 8 pikë

Turqia 7 pikë

Kosova 6 pikë

Andora 4 pikë

Ndeshjet e ngelura

Shqipëri-Andorë

Kosovë-Shqipëri

Angli-Shqiperi

Filed Under: Sport Tagged With: 5 me 1, Alban Kolonjari, Shqiperi -Bjellorusi 2 me 0, Shqiperi U-21-Austri

DY KONTRASTE RESPEKTI PËR NENË TEREZËN

September 4, 2020 by dgreca

  Me rastin e Ditës kushtuar Nenë Terezës-

 Nga Frank Shkreli/

http://tribunashqiptare.com/wp-content/uploads/2017/02/frank_shkreli2.jpgNë Kosovë dhe në Shqipëri, Kisha Katolike Shqiptare po kremton festën e Shenjtës Nenë Tereze (5 Shtator) nën rrethana të vështira – pa pjesëmarrjen e besimtarëve — për arsye të kufizimeve të vendosura si rrjedhim i pandemisë Covid-19 nga autoritet qeveritare dhe shëndetësore të dy vendeve, ashtu si edhe pothuaj ndodhë në mbarë botën. Ente të ndryshme fetare në botën shqiptare po e festojnë me nderime dhe respekt këtë ditë, kushtuar bijës së madhe të Kombit shqiptare dhe nenës së botës, Nënë Terezës, në mënyrën e vet dhe si është më mirë, nën këto rrethana.  Institucionet fetare anë e mbanë trojeve shqitare si edhe individë të ndryshëm po e kujtojnë këtë ditë në mënyrat e veta dhe sipas mundësive, — bazuar edhe në njërën prej shprehjeve të Nenë Terezës e cila ka thenë se: “Ne s’mund të bëjmë gjera të mëdha, por vetëm gjëra të vogëla me dashuri të madhe”.

Më tërhoqi vëmendjen sot vepra e një individi të vetëm në Shkodër, i cili vetëm me nismën e tij personale, ka zgjedhur një mënyrë unike për të nderuar dhe për të kujtuar Nënë Terezën, jo vetëm sot në Ditën kushtuar Shënjtës Nenë Tereze, por çdo ditë. Emri i tij është Leopold Shkreli, të cilin, sipas disa burimeve mediatike, asgjë nuk e pengon që përditë të çojë lule tek shtatorja e Nenë Terezës në Shkodër.

Sipas disa mediave vendore dhe kombëtare, përfshir portalin Shkodraweb”, shkodrani i moshuar, Leopold Shkreli shkon çdo ditë pranë shtatores së “Nënë Terezës” në qendër të qytetit të Shkodrës. Aty ai vendosë lule me qëllim që të mbajë gjallë thirrjen e Nënë Terezës për të dhuruar më shumë dashuri dhe përkujdesje ndaj të varfërve, që ishte misioni i Nenë Terezës dhe Urdhërit të Motërave të saj të përhapura anë e mbanë botës. 

Kjo mund të mos duket si ndonjë vepër e madhe e këtij shqiptari të dalluar e fsinik shkodran, por siç duket Leopold Shkreli e bënë këtë gjest me përkushtim dhe dashuri të madhe që ai ka për Nenë Terezën.  Në një video të publikuar nga Dioqeza Rreshen në facebook shihet qartë pelegrinazhi i përditëshëm  dhe i pa përtesë i Leopold Shkrelit, para shtatores së Nenë Terezës në Shkodër, për të vendosur lule të freskëta aty çdo ditë, duke tërhequr vëmendje dhe admirimin e shumë qytetarëve të Shkodrës dhe më gjërë.

      Personazhi i javës, Leopold Shkreli

Leopold Shkreli nuk besoj se e bën këtë as për ndonjë reklamë as për të tërhjeque vëmendjen ndaj këtij akti humanitar dhe nderimi ndaj bijës shqiptare të njohur anë e mbanë botës, por megjithëkëtë, është e pamundur që ky akt i tij, që nga disa mund të konsiderohet si i vogël, por ama tregon një dashuri të madhe personale të tijën për bijën e Kombit Shqiptar dhe është një akt prekës dhe një frymëzim për të gjithë ne.

Po kush është Leopold Shkreli, i cili ka zgjedhur këtë mënyrë unike për të nderuar dhe respektuar Nenë Terezën, për çdo ditë duke vendosur lule të freskëta para shtatores së saj në Shkodër.  Fatkeqësisht, unë jetoj në Amerikë dhe nuk e njoh Leopoldin, ndërkohë që të dhënat për të në internet janë të paka.  Por, unë kam pasur nderin të njihja vëllain e tij, Dr. Lin Shkrelin i cili ka jetuar në Romë, ashtu si shumë të tjerë të brezit të tij, të përndjekur nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, ashtu siç ishte edhe vet Leopold Shkreli. Sipas disa të dhënave, Leopoldi, i mitur në atë kohë, u arrestua së bashku me vëllezërit e tij në Shqipëri, pasi një “mik” i familjes u kishte ofruar që të arratiseshin nga vendi, por në vend të arratisjes, ata përfunduan në burgjet e Enver Hoxhës.  Për më tepër, atyre nuk u ndihmonte fakti se vëllai i tyre në Itali Dr. Lin Shkreli, njihej në komunitet si aktivist i Bllokut Kombëtar Indipendent, në përpjekjet e atëhershme për të bashkuar elementët antikomunist shqiptarë, me qëllim rrëximin e regjimit të Enver Hoxhës në Shqipëri.  Nenë Tereza ka thenë se, “Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.”. Leopold Shkreli është, njëkohësisht, një bekim por edhe një mësim për të gjithë ne”, sidomos në këtë ditë kushtuar nenë Terezës.

           Tonin Koka, autori dhe Dr. Lin Shkreli, djathas (i vëllai i Leopold Shkrelit)

(Foto e marrë në Romë, Shtator,1984 tek dera e Pallatit në të cilin thuhet se qendronte Gjergj Kastrioti Skenderbe kur vizitonte Papët e Romës – sot hotel modern “Scanderbeg Pallazo” në kryeqytetin italian)

Më poshtë dy kontraste — kundërshtim dhe kontradiktë — se si një shqiptar, nga dita në ditë, tregon nderimin dhe respektin e tij ndaj një figure të madhe të Kombit Shqiptar, siç është Nenë Tereza, të cilën e njeh dhe e respekton mbarë bota (foto e majtë e shtatores në Shkodër për të cilën kujdeset një individ, Leopold Shkreli) dhe indiferentizmi i shtetit shqiptar ndaj të njëjtës figurë kombëtare dhe fetare, (shtatorja e Nenë Terezës, e “dëbuar” sa më larg nga Tirana, vendosur në Qafë Thanë)

    ..

Filed Under: Analiza Tagged With: Dita e Nene Terezes, dy kontraste, Frank shkreli

Kosova and Serbia Sign ‘Historic’ Deal Under Trump’s Auspices

September 4, 2020 by dgreca

By Milica Stojanovic & Xhorxhina Bami*

Serbian and Kosovo leaders signed a landmark agreement on mainly economic issues on Friday at the White House on Friday – which President Trump called a historic move forward in relations.

September 4,2020-

Kosovo and Serbia signed an agreement on economic, energy and political issues at a ceremony observed by President Donald Trump in Washington on Friday.

President Trump claimed that Serbia and Kosovo had now “committed to an economic normalization”, calling the agreement “historic” and a “major breakthrough” after years of failed negotiations.

The agreement was signed after two days of meetings between delegations from Kosovo and Serbia in the US capital, hosted by US special envoy Richard Grenell and Trump’s national security advisor, Richard O’ Brien.

Although all the participants agreed the deal was mainly economic, it does contain some political points.

“We will only have good agreements,” Kosovo Prime Minister Avdullah Hoti said without further information, minutes before the signing ceremony.

Both sides agreed to continue work on earlier agreements on restoring air and rail links, signed at the start of the year, and to start building new connecting roads and highways.

They also agreed to work with the US on “a feasibility study for the purpose of sharing [the disputed] Gazivode/Ujmani Lake, as a reliable water and energy supply”. 

Importantly, Serbia pledged to stop its campaign to get countries to “derecognise” Kosovo for one year, while Kosovo also promised to stop applying for membership of international organisations, also for a year.

Both Kosovo and Serbia agreed to work more on issues of missing persons, refugees and internally displaced persons from the 1990s Kosovo war.

On other foreign policy issues, in deference to US interests, both parties agreed to designate the Islamic group Hezbollah in its entirety as “a terrorist organisation” and prohibit the use of “5G equipment supplied by untrusted vendors in their communications network”, presumably referencing China.

On educational matters, the two countries agreed to accept each other’s higher education diplomas, among other things.

Serbian President Aleksandar Vucic thanked the US officials for “engaging in what few people want to do”, calling the deal a step forward.

“We did not solve our problems, but this agreement is an exceptional step forward,” Vucic said at the signing ceremony,

President Trump also signed two separate documents with Kosovo and Serbia to ensure US investment as a stimulus for more economic co-operation between Belgrade and Pristina.

Former Kosovo prime minister Ramush Haradinaj, whose party is part of the ruling coalition in Kosovo, said earlier on Friday that his party would not support the agreement if it contained a deal about use of Gazivode/Ujman lake.

“Unfortunately, one of the points of the draft agreement talks about Ujman has made the situation difficult. We do not appreciate Serbia being a party to the future of Ujman. …The implications this can bring in the future may be expensive for Kosovo,” Haradinaj wrote on Facebook.

Earlier, though all the participants previously said the talks had focused mainly on economic issues, Serbia’s Finance Minister, a member of the Serbian delegation, claimed the first draft of the document had contained a point on mutual diplomatic recognition. 

Vucic assured the Serbian media on Thursday he would reject any agreement obliging Serbia to recognise the independence of  its former province, which Belgrade sill claims as its territory.
Some experts warned BIRN that any deal focused only on economic issues, without reference to political disputes, might not work, as all the Kosovo-Serbia issues are widely seen as stemming from their political conflict.

After the first day of talks, US envoy Grenell said there had been some surprises at the talks but that neither “side was that surprised” – and surprises can be beneficial.

“Surprises are good. They press the sides to do more. We had some surprises but I don’t think either side was that surprised. They like to pretend before the media that they are more surprised than they actually are,” Grenell told Newsmax Adria TV. 

A war from 1998-99 ending with the NATO bombing of Yugoslav positions forced Serbia to withdraw its police and armed forces from Kosovo, until then its southern province.

De facto semi-independent from then on, Kosovo declared independence from Serbia in 2008. Most Western countries, including the US, recognised it immediately. However, Russia, China and five EU countries have not recognised it, preventing it from joining the UN.
Negotiations between Kosovo and Serbia have lasted more than a decade, taking place in different formats, on different levels and with different outcomes.

Additional speed and force was given to the talks when President Trump appointed Grenell as his envoy to the dialogue in October 2019.

The first major outcome of this was a deal on restoring commercial flights between Belgrade and Pristina in January 2020, followed in February by an agreement to resume rail services.

Grenell said in June that the US and EU had now divided their tasks and roles in the Serbia-Kosovo dialogue, leaving the US to focus on the economy and EU to focus “on the political aspects of the dialogue”.

War crime charges filed against Kosovo President Hashim Thaci by the Hague-based Specialist Prosecutor’s Office have since changed the trajectory, with the EU now being the main facilitator. The next meeting in the EU-led Kosovo-Serbia talks is planned for Monday.

The signing of an agreement is, meanwhile, only a first step on the road to reconciliation as any agreement must then be enforced – and implemented.

*Balkan Insight

* Caption: Ceremony of signing the agreement in the White House. Photo: Twitter/@jeffmason1

Filed Under: Politike Tagged With: ‘Historic’ Deal, Kosova-Serbia, President Trump

PËRMBAJTJA, E MARRËVESHJES SË UASHINGTONIT

September 4, 2020 by dgreca

Është publikuar dokumenti i marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë i nënshkruar nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Kosova dhe Serbia pajtohen të lëvizin përpara me normalizimin ekonomik duke u pajtuar në pikat e mëposhtme:

  1. Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen për autostradën Prishtinë – Beograd të nënshkruar më 14 shkurt, 2020.
  2. Të dy palët do të implementojnë marrëveshjen e hekurudhave Prishtinë – Beograd të nënshktuar më 14 shkut, 2020.
  3. Kosova dhe Serbia do të punojnë me SHBA-të me Koorporatën Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar dhe EXIM në memorandume të mirëkuptimit për të operacionalizohen në: Autostradën e Paqes, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Merdares, Lidhjen hekurudhore midis Prishtinës dhe Nishit, Sigurimi i financimit për të mbështetur kreditë e kërkuara për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme, Projekte bilaterale, Një prani ndërkombëtare, e Koorporatës Financiare për Zhvillim Ndërkombëtar me kohë të plotë në Serbi.
  4. Të dy palët do të hapin dhe do të operalizojnë Pikën e Përbashkët Kufitare në Merdare.
  5. Të dy palët do të futen në “mini-Schengen”, të shpalosur nga Serbia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në tetor të vitit 2019 dhe të shfrytëzojnë plotësisht përfitimet e saj.
  6. Të dy palët do të njohin reciprokisht diplomat dhe çertifikatat profesionale.
  7. Të dy palët do të bien dakord të punojnë me Departamentin e Energjisë në SHBA dhe subjekte të tjera të qeverisë së SHBA-ve në një studim të fizibilitetit për qëllimet e ndarjes së Liqenit së Gazivodës/Ujmanit, si burim i besueshëm i ujit dhe energjisë.
  8. Të dy palët do të diversifikojnë furnizimet e tyre të energjisë.
  9. Të dy palët do të ndalojnë përdorimin e pajisjeve 5G të furnizuar nga shitës të pabesueshëm në rrjetet e tyre të komunikimit. Kur pajisjet e tilla janë të pranishme, të dy palët angazhohen për heqjen dhe përpjekjet e tjera të ndërmjetësimit në kohën e duhur.
  10. Të dy palët do të rrisin kontrollimin e pasagjerëve në linjat ajrore, shkëmbimin e informacionit midis tyre dhe brenda kornizës së bashkëpunimit më të gjerë të SHBA-së në Ballkan dhe do të angazhohen për azhurnime të teknologjisë për të luftuar aktivitetet e paligjshme duke zbatuar dhe funksionalizuar sistemet e shqyrtimit dhe informacionit të ofruara nga SHBA-të, përfshirë PISCES, APIS, ATS dhe SRTP.
  11. Të dy palët zotohen të mbrojnë dhe promovojnë lirinë fetare, duke përfshirë komunikimin ndërfetar, mbrojtjen e vendeve fetare dhe zbatimin e vendimeve gjyqësore që i përkasin Kishës Ortodokse Serbe dhe risituimin e vazhdueshëm të pasurisë hebreje të trashëguar nga periudha e Holokaustit.
  12. Të dy palët zotohen të shpejtojnë përpjekjet për të gjetur dhe identifikuar mbetjet e personave të zhdukur. Të dy palët angazhohen të identifikojnë dhe zbatojnë zgjidhje afatgjata, të qëndrueshme për refugjatët dhe personat e zhvendosur brenda vendit. Të dy palët angazhohen të identifikojnë një grumbull kontakti për të udhëhequr këto përpjekje brenda ministrive të tyre përkatëse qeveritare dhe për të koordinuar midis Beogradit dhe Prishtinës dhe do të ofrojnë një azhurnim vjetor mbi numrin e çështjeve të zgjidhura dhe në pritje.
  13. Të dy palët do të punojnë me 69 vende të kriminalizojnë homoseksualitetin dhe për të nxitur dekriminalizimin.
  14. Të dy palët zotohen të përcaktojnë Hizballah në tërësinë e saj si organizatë terroriste dhe të zbatojnë plotësisht masat për të kufizuar operacionet dhe aktivitetet financiare të Hizballah në juridiksionet e tyre.
  15.  Kosova do të pranojë të zbatojë një moratorium një vjeçar që pauzon kërkimin për anëtarësimin Organizatat Ndërkombëtare. Serbia do të pranojë një moratorium një vjeçar për ndalje të fushatës së saj të çnjohjes dhe do të përmbahet të kërkojë ndonjë shtet ose organizatë ndërkombëtare që të mos njohë Kosovën si një shtet të pavarur. Të dy marrëveshjet për të hequr dorë do të hyjnë në fuqi menjëherë.
  16. Kosova dhe Izraeli pajtohen të njohin njëra-tjetrën. 

Filed Under: Politike Tagged With: E MARRËVESHJES SË UASHINGTONIT, PËRMBAJTJA

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA KOSOVË-SERBI NË PRANI TË PRESIDENTIT TRUMP

September 4, 2020 by dgreca

-REUTERS: PRESIDENTI TRUMP GJATË NËNSHKRIMIT TË MARRËVESHJES DEKLAROI: Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike….

-Presidenti Trump: Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik…. Marrëveshja Kosovë-Serbi, përparim i madh për bashkëpunimin ekonomik…

– Trump ka shprehur gatishmërinë të vizitojë të dyja vendet në një të ardhme të afërt.

Washington, 4 Shtator 2020- Prej dy ditësh vëmendja ndërkombëtare është përqëndruar në shtëpinë e Bardhë, ku pritej të ndodhte ajo cfarë ishte paralajëmruar, vecanërisht nga organizatorët amerikanë. Tash është fakt i kryer, marrëveshja ka marrë firmat, tash mbetet të shohim se cfarë do të ndodhë realisht nw praktikw.

Sic njoftojnë agjensitë e lajmeve në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes dy shteteve, ka marrë pjesë edhe Presidentii Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Marrëveshja u nëshkrua nga kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic.Kjo marrëveshje u nënshkrua në prani të presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.Mediat botërore e trasmetuan lajmin sapo atë e konfirmoi asistenti i presidentit Trump, Judd Deere. “Presidenti Trump njofton se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për normalizim ekonomik. Edhe një marrëveshje historike e arritur nga ky president, që e bën botën më paqësore dhe më presporues”, ka shkruar asistenti i presidentit Trump në Twitter.

Ndërkohë, agjensia prestigjioze e lajmeve Reuters, ka raportuar se: Kosova dhe Serbia kanë shprehur përkushtimin të normalizojnë raportet ekonomike- ka thënë Trump,- raporton Reuters.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump e ka përshëndetur marrëveshjen duke e cilësuar atë “përparim të madh” për bashkëpunimin ekonomik.

Trump ka shprehur gatishmërinë të vizitojë të dyja vendet në një të ardhme të afërt.

Nga ana e tij, këshilltari për Siguri Kombëtare, Robert O’Brian,është shprehur se pas normalizimit dhe intensifikimit të marrëdhëniet ekonomike mes Kosovës dhe Serbisë, do të ketë edhe zgjidhje politike.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka theksuar se “marrëveshja me Serbinë është një hap i madh përpara, që do të çojë në njohjen reciproke mes dy vendeve.”

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçic, është shprehur i rezervuar në deklaratën e tij pas nënshkrimit. Ai tha se” ka ende shumë dallime midis Serbisë dhe Kosovës, por ky është një hap i madh përpara.”

Një tjetër lajm erdhi nga Shtëpia e Bardhë në kohën e nënshkrimit të marrveshjes: Presidenti i Shteteve të Bashkuar të Amerikës, Donald Trump, tha se Kosova dhe Izraeli janë pajtuar që të normalizojnë raportet dhe të vendosin marrëdhënie diplomatike,- raporton Reuters.

       Deklaratën Presidenti Trump e bëri në Shtëpinë e Bardhë, kur u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka përshëndetur nënshkrimin e marrëveshjes:”Shpreh konsideratën më të lartë për lidershipin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Presidentin Trump, që sot arriti të materializojë përpjekjen për të arritur mirëkuptim mes shtetit të Kosovës dhe shtetit të Serbisë për të mirën e paqes, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes euroatlantike. E falënderoj edhe një herë Emisarin Special, Ambasadorin Grenell, për angazhimin e tij gjigant që ky proces të jetë produktiv, efikas dhe besoj edhe i implementueshëm”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social Facebook.

Haradinaj përshëndet Marrëveshjen: Faleminderit President Trump!

PRISHTINË, 4 Shtator 2020- Gazeta DIELLI / Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, deklaroi:

E përshëndes Marrëveshjen e nënshkruar sot në Shtëpinë e Bardhë!
Miqtë e vërtetë gjithmonë e kuptojnë shqetësimin e drejtë. I lumtur që shqetësimet tona në pikën kontestuese për Ujmanin, kanë reflektuar në Marrëveshjen e nënshkruar.
Besimi ynë në rolin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjithmonë ka qenë i paluhatshëm dhe i tillë mbetet!
Faleminderit President Trump!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!

***

MARREVESHJA

Në marrëveshjen e publikuar thuhet se do të implemetnohen letrat e interesit që janë arritur më herët e që kanë të bëjnë me linjën hekurudhore, autostradave dhe linjën ajrore.

Po ashtu, Kosova obligohet të bëhet pjesë e “mini-Shengenit ballkanik” ku është Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut.

Po ashtu, ndër pika të marrëveshjes është edhe njohja reciproke mes Kosovës dhe Izraelit.

Dicituara e fotografisë : Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq, gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, 4 shtator 2020

Filed Under: Featured Tagged With: Izraeli, Marrevveshja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 396
  • 397
  • 398
  • 399
  • 400
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community
  • U zhvillua veprimtaria përkujtimore shkencore për studiuesin shqiptaro-amerikan Peter Prifti
  • Dashuria që e kemi dhe s’e kemi
  • “Jo ndërhyrje në punët e brendshme”, dorëheqja e Ismail Qemalit, gjest atdhetarie dhe fletë lavdie
  • Arti dhe kultura në Dardani
  • Gjon Gazulli 1400-1465, letërsia e hershme shqipe, gurthemeli mbi të cilin u ndërtua vetëdija gjuhesore dhe kulturore e shqiptarëve
  • “Albanian BookFest”, festivali i librit shqiptar në diasporë si dëshmi e kapitalit kulturor, shpirtëror dhe intelektual
  • VEPRIMTARI PËRKUJTIMORE SHKENCORE “PETER PRIFTI NË 100 – VJETORIN E LINDJES”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT