Nga Visar ZHITI/ “…. ka dalë nga shtypshkronja libri im më i ri: “Istoria Literaturii Albaneze, de la origini până în prezent” (Historia e letërsisë shqipe nga zanafilla deri më sot). Është realizimi i një pune shumëvjeçare. Vëllimi ka 868 faqe. Me këtë rast falenderoj të gjitha ata që bënë të mundur botimin e tij.” Kaq shkruan në FB e tij Autori i Veprës me modesti heroike si ata studiuesit e manastireve dhe kuvendeve… 868 faqe… punë shumëvjeçare… falenderim botuesve…Por flet Vepra e madhe, është e para Histori e Letrave Shqipe që del në Rumani, kur në përmasa të tilla gjithëpërfshirëse mungon dhe në Shqipëri.Kjo histori, që është shumë më me rëndësi se ajo e luftërave, se është histori e shpirtit dhe e krijimit, pra dhe e identitetit, nis që nga hershmëria e gjuhës shqipe, kalon te letërsia e saj e vjetër, mesjeta, rilindja, e cila nën pushtimin otoman i shtypte veprat e veta në Rumani, te arbëreshët magjepsës, pavarësia, letërsia pas Luftës II Botërore, e reja, ajo e burgjeve dhe internimeve, e diasporës, deri në SHBA, etj, e deri më tani në shekullin XXI, shoqëruar me dokumente, imazhe, pasazhe librash, etj. E gjitha mahnitëse, do të thosha. Ngjarje kulturore – e kanë quajtur menjëherë në Rumani.Duhet ta kishim në gjuhën shqipe së pari, por ishte Rumania ajo, tashmë vend i Bashkimit Europian, e cila kaloi nëpër kalvarin e diktaturës komuniste, jo aq rëndë si vendi ynë dhe nuk pati ndonje realizem socialist aq vrastar sa letërsia jonë, pra s’do të ishte Atdheu, por Rumania, që do ta mbante Dr. Luan Topçiun që të shpaloste punë dhe vlera, sa kombëtare, shqiptare dhe rumune, po aq dhe europiane e universale, duke arritur i vetëm të bënte atë që duhej tē bënin akademitë, universitetet, duke forcuar ndërkaq miqësinë dhe lidhjet me Rumaninë e dashur, më shumë se sa ambasadat e pergjumura, më shumë se sa Ministria e Punëve të Jashtme. Na nëpërmenden ndërkaq arritjet e shumta të albanalogut kanadezo-gjerman Dr. Robert Elsie në kulturen shqiptare. Dhe pritej vazhdimi…Luani shqiptar, me afërisht 1.000 faqet e Historisë së Letërsisë Shqipe, duket sikur permbushi një punë mijëvjeçare, duke ngritur këtë Katedrale hijerëndë, ku Shqipëria është më e bukur, por dhe e përjetëshme
BRONZI I SHQIPTARIZMËS
Nga Visar Zhiti/ Kthehet në Kolonjën e tij në bronz legjendari Sali Butka. Jeta e tij është histori, pjesë e kujtesës dhe e ndergjegjes Kombetare, që i duhen të tashmes dhe ardhmërisë.Luftetar, poet popullor e diplomat popullor, strateg e vizionar, Sali Butka shpetimin e atdheut e shikonte te perkjekjet e përbashkëta dhe te dija, ndërsa te Amerika shikonte shpëtimtarin nga copëzimi prej lakmive të fqinjëve…E madhêrishme nuk është vetëm shtatorja tani, por dhe akti: kthimi i Sali Butkës i bronztë në truallin e tij është dhe pergjegjshmëri e të sotmes, përlindje e besimit, vazhdim i triumfit të ndërgjegjes së Kombit. Me Sali Butkën mësojmë se për atdhe perdoret jo vetëm pushka, por edhe pena, më shumë se llogoret duhet shkolla, mbi të gjitha dashuria patriotike e vëllazëria në breza e breza.Shumë nga vjershat e tij Sali Butka i shkruajti në Malin e Tomorrit – Olimpi i shqiptarëve, në shtëpinë e gjyshit tim, ndërsa me djalin e tij, patriotin dhe padagogjistin Safet Butka, im atê ishte bashkëpunëtor. Nipi i Sali Butkës, veprimtari Uran Butka, historian, shkrimtar, deputet shpirteror, e vazhdon misionin e të parëve duke na patur pranê, qytetarë të shumtë, në levizjen demokratike për një Shqipëri euro-atlantike.Shtatorja – vepër e skulptorit të mirenjohur Agim Rada, i ngërthen me art të gjitha këto me porosi atdhedashurinë, që s’eshte vetëm antike e as jo moderne, por thjeshtë e përjetshme.Vendosja në Ersekë e kêsaj shtatoreje është ngjarje Kombetare…
VISAR ZHITI I SHKRUAN KRYETARIT TË VATRËS
-Editori Dalip Greca me zell dhe modesti, me përkushtim dhe i hapur, me vështirësi dhe sakrifica e mbajti për më shumë se një dekadë gazetën e shqiptarëve, më të vjetrën e të gjitha gazetave të diasporave në SHBA…./
I dashuri dhe i nderuari Kryetar,
Zoti Elmi Berisha,
Ju dëshirojmë të mira Juve, gëzime e mbarëvajtje “Vatrës” së përbashkët të Shqiptarëve në SHBA dhe “Diellit” të saj, që na kanë dhënë së bashku aq shumë ngrohtësi, përbashkim, shpresë dhe guxim dhe shembullin për bëma në dobi të shqiptarëve dhe Kombit.
Nisën mbi një shekull më parë me ikonat e shqiptarizmës, me intelektualët e lartë të Kulturës Perendimore europiano- amerikane, me shkrimtarin themeltar Faik Konica dhe Imzot Fan Noli, poet në gjithçka.Vazhdoi dinjitoze me të gjithë shqiptarët më pas, por unë dua të veçoj dhe Profesor Arshi Pipën si drejtues, poet i ferrit të burgjeve të diktaturës komunistë dhe filozof universitar në SHBA.
Fryma e kësaj trinie emblematike ka prirë dhe duhet të prijë komunitetin e shqiptarëve, urë e gjallë që lidh Shqipërinë me SHBA, Vendin e madh, kampion të lirisë dhe demokracisë, superfuqia e përparimit botëror, mbështetje dhe per Shqipërinë tonë, që si një aleate e vogël, por e sinqertë e SHBA-së e di dhe i është mirënjohëse ndihmës jetike që i ka dhënë përherë Kombit tonë. Shqipëria shpetoi dikur nga coptimi perfundimtar, falë SHBA-së dhe Kosova u çlirua dhe është e pavarur së fundmi, përsëri falë SHBA dhe NATO-s.
Shqiptarët këtu janë me fat që SHBA u është bërë Atdhe, duke u dhënë mundesira pafund, që s’i gjenin dot askund: liri e pasurim me punë e dije, universitete dhe shkencë, besim dhe identitet, dashuri për vendin amë dhe të gjuhës amë, etj, etj.
“Vatra” dhe “Dielli” janë deshmi mbi njëshekullore të kësaj ecurie, bënë histori dhe janë dhe vetë histori, ndërkohë dhe veprimtare të gjalla, aktive dhe tani që po flasim.
Ja, jeni mbledhur sonte shqiptarisht për të nderuar një veprimtar, Z. Dalip Greca, keni krijuar këtë festë më rastin e daljes së tij në pension si gazetar drejtues i “Diellit”. Ai me zell dhe modesti, me përkushtim dhe i hapur, me vështirësi dhe sakrifica e mbajti për më shumë se një dekadë gazetën e shqiptarëve, më të vjetrën e të gjitha gazetave të diasporave në SHBA. Ajo vazhdoi të ishte si një Vatër, jo vetëm për shqiptarët në SHBA, por kudo në botë, e çiltër dhe e thjeshte si shqiptarët, kapriçoze si ata dhe e dashur po ashtu. Që mbeti dhe përhapet dhe në ditët tona, natyrisht është meritë e “Vatrës” në pergjithësi, e drejtuesve të saj, por dhe e të palodhurit zemërbutë, mikut të të gjithëve, Z. Dalip Greca. Kjo përvojë le t’u shërbejë për mirë atyre që do ta vazhdojnë gazetën duke e çuar dhe më lart, ajo tashmë është një pasuri, kujtesë Kombetare dhe kulturë.
Ndjehemi të nderuar për ftesën që unë me time shoqe të ishim me ju në këtë mbremje. Faleminderit bashkarisht.
Me arsye nuk mundemi të vijmë, Ju dërgojmë këto fjalë zemre dhe e përqafojmë dhe si bashkëqytetar z. Dalip Greca, Juve, bashatdhetarët aty të gjithë, me urimet më mira e me gëzime të perbashketa.
Me dashuri,
Visar Zhiti
Chicago, 11 Korrik 2021
MIRËNJOHJE PËR “MIQ TË MIRË NË DITË TË VËSHTIRË”
Peticioni i 10 shoqatava Izraelo- Amerikane në mbrojtje të Kosovës/
Nga Sami Repishti/
New York. Me datën 29 qershor 1998, mora një kopje të Peticionit nënshkruar nga 10 kryetarë shoqatash të bashkësisë Israelite-Amerikane drejtuar Presidentit William J. CLINTON të Shteteve të Bashkueme të Amerikës ku trajtohej problemi i Kosovës në mënyrë akademike dhe humanitare.
Kopja e Letrës i drejtohet edhe “Dr. Repishtit” nga “Michael” (firmë e autorizuar), cilësohet si “Jewish Letter”, dhe dërgohet me faks për Këshillin Kombëtar Shqiptar-Amerikan (NACC), organizata ma efektive për problemin e Kosovës. (Më poshtë japim origjinalin e plotë të Letrës në gjuhën angleze)
Mirënjohja izraelite e ndihmës së dhënë popullsisë hebreje gjatë Luftës II Botërore është shprehë shumë herë nga udhëheqës israelitë.
Presidenti i Israelit, Ezer Weizman, duke folur për qendrimin e popullit shqiptar ndaj popullsisë hebreje të strehuar në Shqipëri gjatë L2B bëri këtë deklaratë:
“ Populli israelit nuk do të harrojë kurrë se në vitet e vështira të Luftës II Botërore , ata gjetën tek populli shqiptar strehim dhe mikpritje të vertetë”.(Signed: Ezer Weizman, President of Israel).
Sensibiliteti i shqiptarëve ndaj problemit të keqtrajtimit dhe persekutimit të popullsisë hebreje në Europë është treguar edhe në mesin e shekullit 19, nga themeluesi i shtetit shqiptar, Ismail Kemal Bej Vlora, gjatë periudhës që ai ishte governator i Moldavisë; ai i raportonte Qeverisë turke gjendjen shumë të keqe të popullsisë fshatare hebraike dhe shkeljet flagrante të të drejtave të tyre njerëzore.
Më vonë një tjetër shqiptar i madh, Bishop Theofan S. Noli, themelues i Kishës Orthodokse Shqiptare në Amerikë dhe ish kryeministër i Shqipërisë, në raportet e tij për Qeverinë turke shkruan:
“….Të dy vendet, Israeli dhe Shqipëria, janë shtete të vegjël. Të dy kanë rrenjët e vjetra. Të dy kanë një histori plot vuajtje dhe mundime. Dhe, të dy kanë ruejtur identitetin e tyre respektiv dhe kulturën e tyre, pa marrë parasysh sfidat e pa numërta dhe krizat e kaluara me shekuj me radhë. Këto ngjashmëri formojnë një lidhje të përbashkët në mes të hebrejve dhe shqiptarëve,” (Signed) Bishop Theofan S. Noli, Albanian Orthodox Achdiocese In America). Ky gjykim u konfirmua edhe nga Presidenti Shimon Perez gjatë një vizite në Shqipëri. Ai tha: “Gjeografia na ndan; por historia na bashkon”.
Në Shqipëri ka një histori të prezencës Hebraike në atë vend, sidomos për vitet e L2B. Duke iu referuar atyre viteve, shumë studiues kanë arrritë këto përfundime të përbashkëta:
- nuk ka pasur viktimizim të hebrejve në Shqipëri;
- nuk ka pasur dëbim individual as masiv të hebrejve nga Shqipëria,
- dhe nuk ka pasur bashkëpunim me Nazistët në Shqipëri në katastrofën e “Solucionit Përfundimtar”.
Rabbini Chaim Hoffman i Universitetit të Nju York-ut konfirmon se: “Mbas dorëzimit të Italisë, gjermanët pushtuan Shqipërinë, dhe të gjithë hebrejtë dolën në ilegalitet. Ekzistojnë dëshmi gojore, dhe me shkrim, që konfirmojnë aktet heroike dhe qendrimet kurajoze të bëra nga populli shqiptar individualisht dhe kolektivisht në mbrojtje të popullsisë hebraike që kërkonte strehim nga tirania naziste”.
Harvey Sahner, që mbijetoi holokaustin nazist shkruan: “ Të gjithë hebrejtë shqiptarë mbijetuan holokaustin (Shoah). Të gjithë grekët, jugosllavët, austriakët dhe gjermanët jahudij që patën fatin të shkonin në Shqipëri mbijetuan nga katastrofa. Shumica e guximtarëve kanë qenë myslimanë. Dhe nuk dihet një rast ku shqiptarët të kenë marrë ryshfete e pagesa për strehimin e jahudijve”.
Masat ndëshkimore naziste që u morën në të gjithë Europën nuk u zbatuan në Shqipëri. Rreth Shqipërisë, Greqi dhe Jugosllavi, hebrejtë u rrethuan, u arrestuan dhe u derguan masivisht në kampet naziste të përqendrimit. Në Shqipëri ata nuk u detyruan me mbajtë “yllin e verdhë” me germen “J” (Xhju) në rrobat e tyre. Nazistët kërkuen që paria e vendit të përgatitë dhe të dorëzojë listën e plotë të të gjithë hebrejëve që jetonin në Shqipëri, por kërkesa u refuzua. Ky ka qenë ballafaqimi i parë me nazistët i qeverisë së re shqiptare. Shumë persona mendonin se qeveria shqiptare do të pranonte kërkesat naziste, por ajo rezistoi.
Me 20 tetor 1943, Gestapoja naziste filloi një fushatë arrestimesh të elementit pro-komunist në Durrës dhe arrestoi 569 shqiptarë dhe 36 italianë. Në Shijak u arrestuen 57 shqiptarë dhe 44 italianë. Në të dy operacionet nuk u arrestua as edhe një hebre. Në pranverë të vitit 1944, Gestapo kërkoi përsëri nga qeveria shqiptare listen e të gjithë hebrejve. Shqiptarët jo vetëm refuzuan kërkesën por dhanë sigurime për popullsinë se për sa kohë që qeveria do të jetë në fuqi asnjë hebre nuk do të dorëzohet. Me ardhjen e rregjimit komunist, nëntor 1944, Shqipëria u bë një satelit i Bashkimit Sovjetik. Me 16 prill 1949 Shqipëria njohu shtetin e ri të Israelit me kërkesë të Moskës, por nuk lejoi asnjë hebre të kthehet në Israel. Me prishjen e marrëdhanjve B.S.-Israel filloi një propagandë e shthurur me mediat gjatë gjithë viteve të Luftës së Ftohtë. Anti-sionizmi ishte brumi i kësaj propagande.
Me rënien e komunizmit në Shqipëri, 1990, pothuejse të gjithë hebrejtë e Shqipërisë emigruan në Israel; minimumi i tyre ka qenë rreth numrit 2000. Me 11 gusht 1991 një Ambasadë Shqiptare u hap në Tel Åviv, Israel. Që atë ditë marrëdhëniet miqësore vazhdojnë të mbahen në mes të dy vendeve. Gjatë vizitës së një grup shqiptar në Israel, KM i vendit Shimon Perez, deklaroi:” Ne ju duam sepse ju shpëtuat jetët e hebrejëve gjate L2B, sepse ju keni vuejtur nga nji diktaturë e egër…!”
Me 26 janar 2006, senatorët amerikanë Charles Schumer (D.N.Y.) dhe
John McCain (R.Ar.) paraqitën në Kongres për aprovim një Rezolutë (U.S.Senat, Res.521/2006 ) me rastin e 61 vjetorit të lirimit të hebrenjëve nga kampet naziste, për mbrojtjen e tyre, dhe për shpëtimin e jetës së të gjithë hebrenjve që jetuan dhe u strehuan në Shqipëri, gjatë L2B.
Sot, Shqipëria njihet si i vetmi vend në botë ku në mbarimin e L2B kishte ma shumë popullsi hebreje se para kësajë lufte.
***
“ Me 9 korrik 2020, u promovua në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës Memoriali për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milionë hebrenjtë e Europës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë”, shkruente gazeta DIELLI e datës 24 korrik 2020.
Duke folur me rastin e kësaj ceremonie, Ambasadori amerikan, The Hon. Yuri KIM tha: “Është nder të përuroj këtë Memorial në respekt të popullit shqiptar që rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur hebrenjtë e Europës” dhe “….. përgëzoi shqiptarët që rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve të tyre për të mbrojtur hebrenjtë nga rreziku nazist….Kjo eshtë një histori frymëzuese e humanizmit kurajoz dhe nderit– e traditës shqiptare të “besës”, raporton DIELLI.
Në Memorialin Holocaust Museum, YAD VASHIM, Jerusalem, ka sot afër 100 heronj civilë shqiptarë që nderohen me pllaka përkujtimore si “Righteous Among the Nations” .
* * * *
June 23, 1998
Mr. President,
We are saddened and outraged by the systematic attacks of Serbian military, paramilitary and police forces under the command of Slobodan Milosevcic on the civilians of Kosovo. The “ethnic cleansing” of ethnic Albanian Muslims in Kosovo recalls too vividly the slaughter and forced expulsions of Muslims during the genocide conducted by Milosevic and his allies during the ëar in Bosnia.
As Jews, we know very well the terrible cost of appeasement. It was only a generation ago that we saw the fires of the Holocaust, and their light still illuminates our vision, making clear that we cannot be passive in the face of genocide. Our solemn vow –“never again”—must be more than a slogan. It must be an agenda, a commitment not just to be vigilant, but to act.
We must act now to prevent further suffering in Kosovo’s innocents and to prevent Milosevic from dragging the entire region into a new war that could dwarf Bosnia in comparison. We call upon the United States and other countries around the world to honor their commitment to the U.N.Genocide Convention, which requires that signatories do their utmost to prevent and punish genocide. By attempting to forcibly remove a people from a region based on their religion or ethncicity, the recent “ethnic cleansing” campaign by Milosevic’s forces clearly meets the definition of genocide Article Two of the Genocide Convention.
We urge you to avoid the mistakes of the past and to assume a leadership role in taking action to prevent further Serbian attacks. We applaud the recently announced NATO plan to employ air to increase pressure on Slobodan Milosevic. We also call upon the Prosecutor of the U.N. War Crimes Tribunal for the former Yugoslavia to visit Kosovo and Belgrade in the comig days and warn Milosevic and his followers that they will be held responsible for genocide and any other crimes against humanity committed by their forces In Kosovo.
President Clinton has eloquently stated in recent weeks that many of us have believed for years! We failed to act quickly and forcefully enough in Ruanda and Bosnia. We must not allow Kosovo to become another Bosnia. As Jeëish traditon teaches, we cannot “sit by the blood o f our brothers” (Leviticus 19:16) The U.S. and the international community must not turn a blind eye to these atrocities, but rather ëe must try to protect the innocent citizens ëho are suffering. We must, because if we don’t echo will?
Sincerely,
Phil BAUM
Executive Director Rabbi Mordechai Liebling
American Jeëish Congress Executive Director
Jeëish Reconstruction Federation
Rabbi Jerome M.Epstein
Executive Vice-President Marine E Post
United Synagogue of Conservative National President
Judaism Hadassah
Abraham H. Foxman Nan Rich
National President National President
Anti-Defamation League National Counci of Jeëish Ëomen
Mandell I. Ganchroë, M.D. Dr. Laërence Rubin
President Executive Vice-Chairman
Orthodox Union Jeëish Council on Public Affairs
David Harris Rabbi Eric Yoffie
Executive Director President
American Jeëish Committee Union of American Hebreë CongregatIons
*( Dr. Sami Repishti ashte autori i studimit: The Jews in Albania: A Story of Survival, botue ne Holocaust Studies Series- THE HOLOCAUST : Essays and Documents, (edited by Randolph L. Braham. Botue nga The Rosenthal Institute for Holocaust Studies Graduate Center/City University of New York and Social Science Monographs, Boulder, Col.- Columbia Un. Press:2009
ECJA DREJT SË DJATHTËS –DËSHMI MORALE DHE MENÇURIE
NGA FRANK SHKRELI/
Libri më i fundit i autorit të njohur me banim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Thanas L. Gjika, titullohet, “Ecja Drejtë së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie” Botimet Jozef 2021, 372 f. Në këtë libër, autori përmbledh shkrime shkencore dhe publicistikë të viteve të fundit, që synojnë përballimin e shtetit dhe të shoqërisë shqiptare me të kaluarën e saj komuniste, pothuaj gjysëm shekullore të vendit, si dhe dënimin e krimeve të njërit prej regjimeve më të egra të diktaturës komuniste të shekullit të kaluar, ndërsa nenvijon edhe nevojën e ecjes drejt së djathtës së shëndoshë politike në Shqipëri.
Në këtë libër, lexuesi gjen dhe vlerësime autorësh e veprash, portrete, kujtime dhe shkëmbime letrash të autorit me disa personalitete të diasporës shqiptare – kolegë e miq të tij — si Profesor Sami Repishti, Visar Zhiti, Jozef Radi, Lekë Përvizi, Luan Rama e disa të tjerë. Njohja e tij me Lasgush Poradecin e kujtime të tjera interesante nga mosha e tij shkollore.
Edhe ky libër, në vazhdën e punimeve të vyera të mëparshme të Thanas Gjikës, përfshirë studimet historike mbi fillimet e Krishtërimit në trojet ilire, analizat politike dhe shoqërore si dhe publistikën e tij të pasur, ndihmon lexuesin e sotëm në trojet shqiptare dhe në diasporë që të kuptojë më mirë shtrembërimet e të vërtetave historike gjatë periudhës fatzezë të komunizmit. Këto shtrembërime, fatkeqsisht, mbrohen edhe sot nga një mori pseudohistorianësh dhe nostalgjikësh enveristë në nivelet më të larta shtetërore dhe akademike të Shqipërisë socialiste.
Në këtë libër, ashtu si në krijimtarinë e mëparshme të Thanas Gjikës vihet re dëshira e tij për të venë në dukje vlerat artistike dhe ideore të disa shkrimtarëve dhe publicistëve që jetojnë në atdhe dhe në diasporën shqiptare, të cilët fatkeqësisht, njihen pak ose aspak nga lexuesit shqiptarë dhe aq më pak promovohen nga institucionet zyrtare në trojet shqiptare. Mund të jetë që shumica e këtyre shkrimtarëve dhe publicistëve të diasporës – konsiderohen si disi “ndryshe”, “të prekur” dhe “të përndjekur”, nga ish-regjimi komunist, por edhe sepse shumë prej tyre kanë jetuar dhe vepruar jashtë Atdheut për një kohë të gjatë dhe të cilët shpesh trajtohen si të huaj në vendin e vet. Por siç ve në dukje studjuesi Gjika në librin e botuar kohët e fundit, edhe këta kontribues, qofshin shqiptaro-amerikanë, shqiptaro-francezë, shqiptaro-belgë, shqiptaro-italianë, shqiptaro-kanadezë, etj janë dhe duhej të ishin pjesë e historisë, e shoqërisë dhe kulturës shqiptare, pa nënvlerësime, paragjykime, akuza e shpifje, pasi për derisa kanë shkruar e vazhdojnë të shkruajnë shqip, janë pjesë dhe kontribues të kësaj kulture. Por, deri tani, sipas Thanas Gjikës këta krijues e studjues shqiptarë të diasporës, kryesisht vazhdojnë të jenë të refuzuar dhe të nënvlerësuar prej kulturës dhe historisë kombëtare, pjesë e të cilës këta shqiptarë me dy kombësi e ndjejnë veten se janë – pjesë e pandarë e trupit kombëtar, të kulturës, gjuhës dhe historisë së shqiptarëve – e kësaj kulture mijëra vjeçare.
Siç ka shkruar Ernest Koliqi, “Kultura asht shpirti i kombësisë. Kush nuk njeh historinë e vendit të vet, nuk njeh vetveten. Kush nuk ka dijeni për fytyrat e jetës shqiptare që shfaqen në vjersha, në tregime, në përshkrime e përshtypje, në syzime e studime të shkrimtarëve shqiptarë, nuk di me u dhanë zhvillim shkaseve që ndien në gjak të vet. Kush nuk etshohet nga nevoja të dijë çka bluajnë mendjet ma të ndritura të bashkgjakasve të vet, (edhe të atyre jashtë atdheut-F.Sh) si e shohin dhe si e paraqesin në pëlhurnat e tyre botën piktorët tonë, me çfarë tingujsh tregojnë valavitjet shpirtënore të veta muzikantët shqiptarë, d.m.th., ai që kurrë s’kapë në dorë nji libër shqip nuk soditë me andje nji piksim dalë nga nji dorë shqiptare, as nuk shuan mallet e veta në melodi ku shfrejnë mullajt e zemrës së madhe të Kombit…”(Ernest Koliqi, revista “Shejzat”).
Në të parin çerek të shekullit XXI, Shqipëria, Kosova dhe autoritetet përkatëse në këta dy shtete shqiptare duhet të promovojnë dhe të konsolidojnë një shoqëri gjithëpërfshirse, pa dallime politike, ideologjike, krahinore e të tjera, duke përfshir edhe forcimin tepër të nevojshëm të lidhjeve me diasporën e vjetër dhe të re shqiptare.
Fatkeqësisht, këto lidhje sot nuk ekzistojnë me shtetin amë, ashtu siç duhej të ekzistonin. Ky është, në përgjithsi, edhe një prej mesazheve kryesore i librit më të ri të autorit Thanas Gjika, titulluar: “Ecja Drejt së Djathtës – Dëshmi Morale dhe Mençurie” — një përmbledhje artikujsh studimorë dhe publistikë të autorit dhe të disa kontribuesve të tjerë nga diaspora shqiptare, sidomos diaspora shqiptaro-amerikane. Me pikësynimin për dënimin, më në fund, të krimeve të komunizmit në Shqipëri, për përballimin me të kaluarën komuniste dhe për nevojën e ecjes drejt së djathtës së shëndoshë.
Mjaft më me ndarje e përçarje, në baza ideologjike, midis shqiptarëve, brenda dhe jashtë atdheut! Shqiptarët, një grusht njerëz, brenda dhe jasht trojeve shqiptare, kanë nevojë për unitet — për një strategji mbarëkombëtare – duke përfshirë edhe ata që megjithse larg vendlindjes, përpiqen të japin kontributin e tyre ndaj historisë dhe kulturës së përbashkët mbarëkombëtare, pa marrë parsysh se ku jetojnë aktualisht, por të cilët, me gjithë zemër e shpirt, punojnë dhe shkruajnë për një letërsi të përbashkët kombëtare dhe veprojnë për një atdhe të vetëm!
Autori Thanas Gjika
Ballina e librit më të ri të autorit Thanas L. Gjika
- « Previous Page
- 1
- 2
- 3
- 4
- 5
- 6
- …
- 5724
- Next Page »