• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

BALLFAQIMI I DEPUTETEVE

March 9, 2015 by dgreca

Frroku dhe Doshi, 2 orë ballafaqim në Prokurori, moment vendimtar për hetimet/
Rreth orës 11:44 minuta të ditës së sotme është paraqitur në prokurori deputeti kristiandemokrat Mark Frroku, ndërsa disa minuta pas tij, duke preferuar të hyjë nga dera e pasme e godinës, ka shkuar edhe deputeti socialit Tom Doshi. Dy deputetët miq u thirrën për një ballafaqim nga organi i akuzës, pas deklaratave kontradiktore të dhëna disa ditë më parë lidhur me atentatin e pretenduar nga Doshi.
Mark Frroku ka dalë nga prokuroria rreth dy orë më vonë, duke preferuar të mos japë asnjë prononcim për mediat, ndërsa deputeti Doshi ka qëndruar edhe pas largimit të tij.
Rezultatet e këtij ballafaqimi pritet të mësohen në orët në vijim dhe konsiderohen si moment kyç i çështjes, pasi pritet të përcaktojnë drejtimin e hetimeve të mëtejshme të çështjes së shumëpërfolur ditët e fundit.
Po sot, rreth orës 12:00 është paraqitur ne prokurori edhe deputeti demokrat, Mhill Fufi i cili pasi ka përfunduar dëshminë e tij, ka thënë për mediat se u qëndron deklaratave të bëra më parë se, nuk ka dijeni për këtë ngjarje dhe ka kërkuar që të lihet drejtësia të bëjë punën e vet.(Kortezi-Shqip)

Filed Under: Kronike Tagged With: ballfaqim, Doshi, Frroku, prokurori

Rama dhe Mustafa: Bashkimi kombëtar në rrugën drejt BE-së

March 9, 2015 by dgreca

Kryeministri Edi Rama ka takuar paraditen e sotme homologun e tij kosovar Isa Mustafa.
Kjo është vizita e parë e kryeministrit Mustafa në Shqipëri që prej kohës që ai u zgjodh kryeministri i Kosovës.
Në një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, Mustafa bëri me dije se mbledhja e radhës e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet më 23 mars, ku pritet të firmosen marrëveshje të rëndësishme mes dy vendeve.
Kryeministri shqiptar, Edi Rama i vlerësoi si të shkëlqyera marrëdhëniet mes dy vendeve, duke shtuar se këto marrëdhënie do të intensifikohen në fusha të tjera për të arritur objektivin e përbashkët, integrimin evropian.
“Marrëdhëniet mes nesh janë të shkëlqyera. Mbledhja e dytë e përbashkët mes dy qeverive do të mbahet në Tiranë më 23 mars. Atëherë do i japim një raport të hollësishëm publikut për sa kemi bërë deri tani në lidhje me marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta”, tha Rama.
Nga ana e tij, kryeministri i Kosovës shprehu mirënjohjen për kontributin që Shqipëria ka dhënë ndaj populli dhe qeverisë së Kosovës në ndërtimin e shtetit të ri si dhe përkrahjen për njohjen e Kosovës nga vendet e BE-së që nuk e kanë njohur ende dhe përkrahjen në anëtarësimin e misioneve shumëkombëshe.
“Jemi mirënjohës për çdo gjë që kemi bërë së bashku dhe për mbështetjen e qeverisë dhe popullit shqiptar në të gjitha fazat e shtetndërtimit tonë. Kemi arritur rezultate shumë të mira në projektet e përbashkëta në arsim dhe kulturë dhe tani duhet punuar në projekte ekonomike”, tha Mustafa.

Kryeministri Mustafa, veç takimit me homologun Rama, do të pritet edhe nga Presidenti Bujar Nishani, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta dhe lideri i opozitës, Lulzim Basha.

Filed Under: Rajon Tagged With: Bashkimi Kombetar, drejt BE-së, Ne rrugen, Rama dhe Mustafa:

Berisha në prokurori:”DOSHI”- Skenar ogurzi i vrasjes së deputetëve

March 9, 2015 by dgreca

Për 1 orë ish -kryeministri Sali Berisha dëshmoi në prokurorinë e Krimeve të Rënda, për të rrëfyer gjithçka di mbi akuzat e deputetit Tom Doshi në lidhje me komplotin e vrasjes së tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi.
Sipas akuzave të Tom Doshit pas komplotit të vrasjes është Ilir Meta si urdhëruesi dhe paguesi i 600 mijë eurove.
Seanca e pyetjeve nisi ne oren 09:08 minuta dhe u mbyll me 10:00. Para gazetarëve Berisha deklaroi se prokurorët janë nën një presion për zbardhjen e asaj që ai e quan “skenar të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike”
Sali Berisha: Erdha për tu paraqitur si person që ka dijeni për ngjarjen në hetimin e akuzës më të rëndë të 23 viteve të fundit, skenarit të vrasjes së dy deputetëve për qëllime të mirëfillta politike, pavarësisht nga pretekstet në mënyrë që të shpëtohet Rama nga kundërshtari politik, që u krijua brenda dhe Meta të godasë opozitën për qëllime personale. E prita ftesën me qëllim që të mund të kontribuoj sado pak. Ato çka thashë aty përbëjnë sekret deri në momentin që prokuroria ti nxjerrë nga klasifikimi. Por ajo që them tani nuk është aspak sekret por tronditëse fakti se këtë skenar ogurzi, kreu i qeverisë, kryetari I parlamentit dhe ministri i Brendshëm e mbajtën për 6 muaj njëlloj si në shpellën e mafias, jashtë ligji si një çështje mes tyre dhe nuk e dorëzoi para ligjit dhe për ligjin. Jo vetëm nuk e dorëzoi por në 6 muaj, kupola e përfshirë në këtë krim ndërmori veprime që të rrënojë dhe bllokojë me çdo kusht hetimin.
U kryen dy atentate nga doresit, paguesit dhe sekserit të Metës në mënyrë që gojët e tyre të mbylleshin në mënyrë përfundimtare gjatë kësaj periudhe jo vetëm tentuan të eliminojnë dy dëshmitarët kryesorë por hetimin ia besuan kryetarit të PS-së për Tiranën, mikut të ngushtë të Emiljano Shullazit, Saimir Tahirit.
Merrni me mend kur hetimi bëhet nga kreu i PS-së për Tiranën dhe firmoset nga kryetari i PS-së për Shqipërinë
Kemi të bëjmë me një bllokim për qëllime politike të hetimit për 6 muaj dhe përpjekje për manipulim dhe presion të tmerrshëm mbi institucionin e akuzës, sepse paraqitja para drejtësisë 6 muaj më vonë, nuk ka në botë prokurorirë as në vendet më të konsoliduara që mund të hetojnë një gjë të tillë”

Filed Under: Politike Tagged With: Berisha, Doshi, prokurori

“TRIMËRIA“ E ARUSHËS DHE “FRIKA” E LEPURUSHIT!?

March 9, 2015 by dgreca

“Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ti, o vendi im, mjerë ti o vendi tënd, një i çmendur po çmend një vend”, tha Dritëroi i Agollëve./
NGA Fadil LUSHI/
Të nderuar miq, do të bëjmë përpjekje që këtë vështrim tonin të radhës ta shkruajmë me atë “stilin” e Edmond Tupjes, i cili në rrethet intelektuale shqiptare njihet me shkrimet e tij paksa erotike. Duke pasur parasysh faktin se krypersonazhet që do të zënë vend në këtë “opinion” gazete mund të identifikohen me ata të “botës shtazore” të Ballkanit të trazuar, ne detyrohemi që pjesën më të madhe të opinionit ta vëmë në thonjëza, jo pse “mund” të paragjykohemi si plagjiator a edhe si “huazues i drejtpërdrejtë mendimesh të huaja”, por sepse nuk duam të ndërtojmë paralelizma (jo) të natyrshëm, paralelizma të figurshëm, po edhe të kotë. Specialistët e gazetarisë hulumtuese shpesh lakmojnë që në editorialet e tyre kohë pas kohe të lakojnë batuta. Një prej tyre ne do ta parashtrojmë në vijim.
“Prej shumë kohësh, Lepurushi çapkën kishte vizituar shpellën e Arushës (!?) Gjithë këto vizita i kishte bërë kur kishte munguar ajo, pra nikoqirja e shpellës! Sa herë që kishte ardhur aty, aq herë i kishte ngucë këlyshët dhe poaq herë u kishte sugjeruar që të mos i tregojnë Arushës, për shqetësimet që ua krijonte. Këlyshët një ditë aq shumë ishin ndier të ofenduar nga sharjet e Lepurushit, saqë kishin vendosur që t’i lakojnë fjalët ofenduese të tij, i cili, pos të tjerash, u kishte thënë se ai herëdo-kurdo do t’ua q… mamanë (!??). Dhe kur Arusha u kthye nga gjezdisja nëpër Evropë, këlyshët ia përcollën haberin. Atëherë Arusha vendosi të fshihej aty brenda në shpellë. Pas një kohe, u duk atypari Lepurushi dhe, me të parë Arushën, filloi të ikte dhe u fut në zabel. Meqenëse Arusha po i afrohej, Lepurushi u hodh të kapërcente një dru me çatall… Edhe Arusha në vrap e sipër deshi të dilte matanë drurit të bigëzuar… Por, për fatin e saj të keq, u mbërthye brenda bigës dhe mbeti pezull. I dolën punët çatall!? Ajo provoi të çlirohet duke lëvizur herë para, herë pas, herë majtas, herë djathtas, herë në qendër dhe herë poshtë e herë lart. Të gjitha këto përpjekje i shkuan huq!? Ajo mbeti e shtanguar. Lepurushi i lodhur, fillimisht mori frymë thellë, kurse pastaj i doli pas, ia çoi bishtin dhe ia futi Arushës duke bërbëlitur: A kam thënë se do ta fus(!??)” Se “ç’futje” ishte, atë e dinte vetëm Arusha…, por ama Lepurushit, pas shumë kohësh i dolën telashe me organin gjenital…, kishte probleme me urinimin!?
Kur “banorët e zabelit” dëgjuan këtë lajm (që kishte marrë havanë), i sugjeruan Arushës që sa më shpejt të lirohet nga pesha a ndjenja e të qenit e para e “shpellave” të mëhallës së Gadishullit Ilirik… Ca të tjerë propozuan që Arushës t’i hiqet a t’i pezullohet ai mentaliteti i zaptimit të “shpellave” që asnjëherë nuk kanë qenë në pronësi të saj…, sidomos ato “shpella” që nuk i duheshin dhe që nuk i hynin në punë.
Edhe Lepurushi nuk u la mënjanë. Ai u “akuzua” për veprimet e tij a për do gjëra që ishin të pahijshme dhe të ndaluara, pavarësisht se ai kërkonte më shumë të drejta “karshi” mbrojtjes së dinjitetit të tij…, pavarësisht se ai në këtë “ngatërresë” nuk u fut për qejfin e tij, por për inatin e të gjithë “banorëve të zabelit të dendur”…, pavarësisht se donte t’i “bindte” se nuk është më ai frikacaku i madh…, pavarësisht se i thoshin se ishte një i pastrehë, pavarësisht se i thoshin se duhej të preste edhe shumë kohë për të qenë edhe ai i moshës madhore (!?)…, pavarësisht se ai kishte nevojë që ta shpërqendronte vëmendjen e të gjithë armiqve të tij, sidomos të atyre që padrejtësisht nuk e hesaponin a nuk e përfillnin si të tillë…, pavarësisht se në vijimësi kërkonte që t’i hiqet atributi i të voglit dhe frikacakut. Edhe përtej “kërkesave” të tij, në një ditë të vjeshtës së dytë, “kapadainjtë e zabelit” ashtu padrejtësisht vendosën që ta përjashtonin Lepurushin nga “zabeli”, me arsyetimin se nuk i respektonte “parimet a rregullat” e moralit kolektiv. Së fundi, ia kishin ngjitur atë epitetin goxha denigrues: “pederast i fëlliqur apo byth…(!?)”.
Të gjithë ata që e njohin mirë “prapavijën” e historisë së kësaj barsolete, sot do të thonë me plot gojën se koha e të fortëve dhe “kontrabandistëve të zabelit” ka marrë fund, se ora e “çallëmit”, po edhe ajo ndjenja e të qenit i madh (të Arushës), ka përfunduar që nga momenti kur u “çnderua” nga ana e Lepurushit. Njohësit e historisë së kësaj meseleje do vazhdojnë të thonë se Arusha me trup “shpellari”, hiç fare nuk “sëkëlldisej” me vakinë, sa “sikletosej” me faktin se Lepurushi, ndoshta një ditë do ta shpërndante gjithandej këtë “lajm”.
Ne që kur filluam ta ndërtojmë këtë shkrim deshëm të përjashtojmë çdo paralelizëm të figurshëm a të kotë, sepse ngandonjëherë paralelizmat e tilla mund të nxjerrin “telashe të panevojshme”…, sepse ngandonjëherë edhe mund të keqkuptohen. Për këtë arsye ne nuk e kemi ndërmend që këtë barsoletë ta lakojmë verbazi, nuk e kemi ndërmend që nga kjo të nxjerrim mendime përgjithësuese të paqëndrueshme. Se a do jenë me “tamam” a jo mesazhet që dolën nga ky shkrim, mbetet për ta parë e për ta dëgjuar(!?). Se kush u identifikua me “Arushën” e kush me “Lepurushin” në këtë vështrim, unë asnjëherë nuk e mësova, po as që e kam ndërmend ta mësoj(!?). Për këtë arsye unë do ta përfundoj këtë shkrim për faktin që “ punët mos të më dalin çatall “…, nuk dua që “mendja të më ik për lesh”…, nuk dua që plagës sime t’ia vë gishtin apo t’i hedh kripë…, nuk dua që të “mbytem në një pikë ujë deti!?”…, nuk dua që të jem pjesë e këtij “muhabeti a t’i shkoj pas kësaj barsolete”…, nuk dua ta di se “kush kujt ia futi: shteti miletit a mileti…”… nuk dua, sepse nuk i duroj dot thashethemet dhe ato rrëmuja me potere e shamata…, mbase, në instancë të fundit, në këto kohë pa kohë politike nuk i dihet se çka mund të të bëjë vaki. Ndoshta, “sehirxhinjtë dhe hazërxhinjtë”, dikur kishin “pasur të drejtë kur kishin mbyllur gojën!?”.
P.S. “Mjerë ti, o Shqipëri, mjerë ti, o vendi im, mjerë ti o vendi tënd, një i çmendur po çmend një vend”, tha Dritëroi i Agollëve.

Filed Under: ESSE Tagged With: “FRIKA”, “TRIMËRIA“ E ARUSHËS DHE, E LEPURUSHIT!?, Fadil Lushi

ALBERT VERRIA:Roli i kishës është para së gjithash adhurimi i Perëndisë

March 9, 2015 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
1.Koncepti i gjithhershëm për kishën është ky: Kisha është para së gjithash një bashkësi njerëzish që i takon Mesisë, Jezusit. Për këtë arsye, anëtarët e kësaj bashkësie i quajnë të shenjtërit, d.m.th. ata që i takojnë Zotit dhe u mënjanuan për shërbimin e tij.
Edhe Albert Verria ky burrë i shkurtër,artist i madh shqiptar i kinematografisë mendon se kështu duhet të veprohet me vendin e shenjtë dhe sherbestarët e tij. Një herë, më ka rrëfyer vet, priftërinjtë e kundërshtuan të xhironte brenda në manastir të Ardenicës ,brenga dhe vuajtje për artistin. Mirëpo kur ka mbritur në dyert e këtyre portave me ngrysje mistike thelbore ishte pastërtia,thellësia përmes arsyes,që mund të zotohet nga pushteti i Zoti. Roli i kishës është para së gjithash adhurimi i Perëndisë. Adhurimi i Perëndisë është aktiviteti më i lartë i njerëzve, e megjithatë, që nga rebelimi i Adamit, njerëzit ia kanë refuzuar këtë nder në botë – theksoj në këtë botë, sepse engjëjt në qiell, d.m.th. qeniet shpirtërore, i japin lavdi pa pushim,thotë ëikipedia.
Artisti A.Verria është munduar ta përkthejë këtë dhe të shikojë në një këndvështrim të ri duke zbardhur në një libër të botuar me 63 faqe për këtë mënyrë jetese brenda një kishe të krishtere. Koncepti i Ajshtajnti për kohën dhe hapësirën relative d.m.th janë të matshme në fizikën kuantike etj ,mirëpo kjo nuk ka të ngjarë mund të jetë e verifikueshme dhe nuk mund të jetë e vërtet brenda hapësirës shpirtërore të murgjve apo fretërve ku nocioni Zot, qëndron përmbi kohën dhe hapësirën.
Rrëfimi Nr 1.
Artisti shkruan :Një ditë duke ndenjur para tavolinës së lutjeve….shkruan A.Verria.Në këtë rrëfim shtjellohet ideja e një prifti të ri, që ka hedhur ndoshta hapat në udhën e madhe të shenjtërisë. Për të qëndruar definitivisht brenda kuvlisë së shenjtë Mirëpo ai befasohet kur rrëfimtarja e ardhur në kishë kishte një mision tjetër jo atë të rrëfimit për të shpëtuar nga mëkati dhe të qetuar shpirtërisht,ashtu siç kryejnë rituale gjithë të krishterët e kësaj bote e ane,nga lindja në perëndim. Ajo grua e mbështjellë me të zeza shfaqet në vështrimin e artistit, një korb i zi ndjellakeq, që brenda dhomës së vogël të rrëfimit rrëfen të fshehtën e saj se ishte djegur, e tërë nga mungesa e dashurisë ngase bashkëshortin e saj fatzi e rrëmbeu vdekja, ndërsa udhën po kalonte. Kjo grua e ve nis të rrëfeje te ati i veshur me veladon, për aventurat e saj dashurore kur shkonte në stallë dhe zbulohej ndërsa stallieri një emigrant etiopian zinte mirë vend përmbi bardhësinë lakuriqe të trupit të saj. Shkrimtari në këtë rast është artisti A.Vërria ka përdorur një gjuhë të pastër komunikimi tek rrëfimi i parë .
Ati, që kryen shërbesën i thotë gruas së re:Fol o bir i perëndisë,po të dëgjoj!
Pasi tirret krejt historia, ajo kërkon nga ati që ka pranë ta fali Perëndia nga ky mëkat . Kuptohet qëndrimi i priftit:Je falur zonjë. Ishte llohë dimri, për kishën dhe meshtarët e saj dhe nuk dihet viti kur ngjau krisja fatale ,gjithsesi nuk mbetej shumë përcaktuese moti kur filloi shthurja e priftërinjve dhe rënia e tyre në mëkat.Ky përbënë edhe thelbin e këtij botimi të artistit Verria.
Rëndësi përbënë, që këto akte u shfaqën apo lindën ose erdhi jo më në një kishë e në një vend por njehësh, në disa kisha e në disa vende ngjau abuzimi nga sherbestarët në vendet e shenjta. Të shoqëruar ngaherë me rrëmujën e mediumeve dhe zhurmat e mëdha të njerëzisë .
Rrëfimi Nr 2
Në thelb, nuk ruan distancë kohore nga rrëfimi Nr 1, nëse cilësojmë kështu. Ai është vazhdimi i drejtpërdrejt i tij. Tash në rrëfimin e atit vjen personazhi, që kishte kryer mëkatin. Ja rrëfimi i tij në gjuhën brilante të aktorit të madh vlonjate A.Verria.
-Dëgjo o at. Unë jam emigrant nga Etiopia. Atje kam gruan dhe tre fëmijë,por varfëria më hodhi në këto anë …negri rrëfeu me imtësi krejt ngjarjen si stallier dhe tundimin që pësoi qenia e ti, ndërsa zonja gjendej e shtrirë dhe e zhveshur në kashtë, ndërkaq anekënd vinte era sanë.
Nuk i rezistoi tundimit dhe ashtu e sfilitur zonja e kashtës i tha:
-Më hoqe një brengë të madhe nga shpirti”.
Ai kërkoi nga ati ti falej mëkati ,ndërsa si tregues domethënës, mërmëriti fjalën e njohur nuk do ta përsëriste më.
Rrëfimi Nr 3
Në kishë rivjen sërish zonja ,duke e lënë priftin të hamendësuar se me kë kishte mëkatuar,mirëpo ardhja e saj në dukje ishte e thjeshtë .Ai duhej të shkonte te ngrehinat e saj të banimit,pra te stallat dhe gjithçka që kishte nën sundimin e saj për ti bekuar me dorën e tij të shenjtë, çdo cep të pasurisë së saj, që shtrihej diku përtej në një lagje të qytetit. Mbasi dogji temjan e shpërndau tymin gjithkund,ati përfundoi te shtrati i saj ku gjysmë e fjetur zonja e shikonte tërë epsh: Dhe ndërsa ati fliste me vete një aksiomë të vjetër:”Falma mëkatin o Zot,punët më të vështira ne na i ke lënë…”.
Rrëfimi Nr 4
Mu duk i zakonshëm, që nuk përbënë ndonjë veçanti .Njerëz, që kanë kryer krime martesore,ngase tradhtia bashkëshortore e njohur qysh nga antikiteti ka ngjarë përpara syve.
Rrëfimi Nr 5
Është një pasqyrë e ngjarjeve dhe e kronikave, që transmetonin mediumet shqiptare në vitet më të mbrapshta të këtij vendi.
Rrëfimi Nr 6.
Rrëfimi 6 mbetet pa ndonjë gjë për të shënuar,është ai i mëkatimit të priftërinjve .Isha vetëm në kishë kur më vjen një vajzë mjaftë e bukur dhe më thotë të rrëfehej..
-Fol.
– Atë tha,unë kam rënë në dashuri me ju. Vij çdo ditë në meshën që jepni ju…..
4.
Risit dhe traditat që po ndryshojnë kaq befasisht e çmendurisht,po shembet përpara teje si një ngrehinë e tërë,shkrumb e hi,ajo pjesë e asaj gjenerate, që sollën mbeten të papërsëritshëm,ndër kuvlitë e shenjta me misionet e tyre të vërtetë hyjnore.
Richard Hollerman duke aluduar rastet e këtyre abuzimeve thotë:”Gjatë disa muajve të fundit, Kisha Katolike e ka hasur një abuzim seksuale rast pas tjetrit. Para mua janë artikuj me tituj të tillë provokuese dhe përshkruese si këto: “Seks, Turpi i Kishës Katolike”, “Skandalet e seksit Priftërinjtë, “katolikët në krizë”, “Kriza në Kishën Katolike,” Sa herë shkon nga ne dëgjojmë prej skandaleve katolike në Boston, Massachusetts; Philadelphia, Pennsylvania; Dallas, Texas; Lafayette, Luiziana; Fall River, Massachusetts; Plymouth, Massachusetts; Orange County, California; dhe qytete të tjera të shquara dhe vende. Disa tetëdhjetë priftërinj janë akuzuar për abuzimin e fëmijëve vetëm në Boston! Kohët e fundit një katolik Kryepeshkopi polak dha dorëheqjen për shkak të skandalit seksual që përfshin marrëdhënie seksuale me seminaristët. Jo shumë kohë më parë, primi apo dekan i Shkollës së lokale katolike Lartë në Fort Ëorth, u kap në një park me akuza homoseksuale. Një krizë seksual me të vërtetë ka ardhur dhe nuk duket asnjë fund të shpejtë të problemit. Kjo është veçanërisht tragjike kur ky skandal përfshin fëmijë të vegjël, ndikueshëm, vulnerabël, dhe të besueshme!Megjithatë, ne nuk duhet vetëm të ngarkojmë katolicizmin me fajin e mëkatit seksual. Ne vazhdojmë të dëgjojmë prej ministrave protestante, pastorët dhe udhëheqësit të cilët janë kapur në kurvëri, homoseksualiteti, tradhti bashkëshortore, dhe ngacmimit të fëmijëve. Një televangelist i njohur ishte fajtor për kompromis seksual dhe më pas u dërgua në burg për mashtrimin; gruaja e tij më pas hyri në një marrëdhënie kurorëshkelës. Një tjetër televangelist u kap për akte të çoroditur seksuale në dy raste. Richard Roberts, bir i Oral Roberts dhe kreu i Universitetit Oral Roberts në Tulsa, është duke jetuar në tradhti bashkëshortore me një grua të dytë. Anita Bryant, zëdhënësja e diskutueshme anti-homoseksual, në mënyrë të hapur ka hyrë një kurorëshkelës me këngëtarin Amy Grant dhe burri i saj gjithashtu i divorcuar hyrë në një marrëdhënie kurorëshkelës. Këngëtari popullor Sandi Patty gjithashtu ka divorcuar bashkëshortin e saj dhe në mënyrë të hapur ka hyrë në një marrëdhënie kurorëshkelës, me sa duket me miratimin predikuesi të saj. Një radio predikuese të kaluarën ishte i implikuar në homoseksualizmit me nxënësit e shkollave . Studimet tregojnë se shkalla e kurvërinë të rinjtë është gati aq i madh sa publikun e gjerë! Dhe miliona të anëtarëve të kishës, si katolik dhe protestant, janë fajtorë për kompromis seksuale me anë të kurvërisë dhe tradhtisë bashkëshortore.
Kur mëkati i kësaj shkalle merr vëmendjen e publikut, ne duhet të adresojnë atë në dritën e Fjalës së vetë Perëndisë.
Së pari, ne duhet të kujtojmë se historikisht katolicizmi ka pasur pjesën e saj të mëkatit seksual. Gjatë periudhës së mesjetës (të ashtuquajturat “moshat e errët”) një prift katolik kishin “mësuese” e tij. Historian i njohur Kenneth Scott Latourette flet për rënien e klerit në këtë periudhë: “Kjo nuk është për t’u habitur se në njerëzit e thjeshtë të peshkopët dhe priftërinjtë nuk kishte korrupsioni i përhapur bashkëjetesë jashtë martese.Në kohën e Reformimit, ky imoraliteti katolik klerike seksual ishte i shfrenuar. Edhe të ashtuquajturit “Papët” vetë ishin të njohur për të kanë partnerë të tyre seksuale dhe një grup të fëmijëve të paligjshme! Kjo ishte një periudhë moralisht i korruptuar e historisë së kishës, një fakt që edhe historianët katolikë pranojnë.
Së dyti, beqari i detyruar është një mësim i rremë i dënuar në Shkrimin e Shenjtë. Është e vërtetë se Pali avokon thjeshtësinë për ata që kanë dhuratën e beqarisë dhe ai vë në dukje se ka përparësi ndaj shtetit të vetëm në mënyrë që mund të përkushtohej pa rezerva për punën e Zotit (1 Kor 7:. 7-8, 32 -35). Jezusi gjithashtu tregon se disa zgjedhin të heq dorë nga martesa “për hir të mbretërisë së qiejve” (Mat. 19:12). Megjithatë, Pali thekson se ata pa vetëkontroll seksual duhet të martohen (1 Korintasve 7:. 9).Apostulli shkon aq larg sa të thonë se ata të cilët do të “ndalojnë martesën” janë duke i mësuar doktrina të rreme (1 Tim 4:. 1-3)! Kjo është një mëkat i rëndë për të krijuar urdhërimet e njerëzve, sidomos ato që do të çojnë të tjerët të mëkatojë. Është interesante të theksohet se të dy Jezusi dhe Pali ishin të vetëm dhe ndoshta disa nga shokët e-punëtorëve të Palit mbeti i vetëm (p.sh., Timoteu, Titi, Luka), edhe pse kjo mbetet e paqartë. Në anën tjetër, të gjithë e dymbëdhjetë apostujve ishin të martuar si ishin katër vëllezërit e Jezusit (1 Korintasve 9: 5.).
Së treti, Shkrimi mëson se pleqtë duhet të jenë të martuar. Pleqtë janë quajtur edhe mbikëqyrësit (peshkopë) apo barinj (pastorë) në Bibël (shiko Veprat 20:17, 28; Titit 1: 5, 7; 1 Pjetrit 5: 1-3). Për t’u kualifikuar si një mbikëqyrës, duhet të jetë “burri i një gruaje të vetme” (1 Timoteut 3: 2; Titi 1: 6). Jo vetëm që kjo të eleminuar një grua nga pozita e mbikëqyrës apo bari, por ajo gjithashtu eliminon burrat e vetme nga ky pozicion Biblike. A ne shohim një konflikt këtu? Kisha katolike romake kërkon priftërinjtë dhe peshkopët e tyre të jetë i vetëm, por Shkrimi kërkon mbikëqyrësit të jenë të martuar! (Me sa duket ungjilltarë ose predikuesit nuk ka nevojë të jetë i martuar, p.sh., Pali, Timoteu, Titi, etj) Përvoja dhe histori të dëshmojnë se kur priftërinjtë katolikë kanë qenë të detyruar të mbeten beqar (në kundërshtim me Shkrimin e Shenjtë), ata nganjëherë bien në praktikat degjeneruara seksuale, qoftë kjo të jetë homoseksualiteti, kurvëria, ose problemi i tanishëm i ngacmimit seksual të fëmijës.
Së katërti, historia na informon që zbatohen beqarinë klerikale vetëm u ringjallën pas kohët apostolike. Lëvizja heretike nga Marcionites në mesin e shekullit të dytë e ndaloi martesën, dhe një porosi u ngrit në përgjithësi ose “katolike” kishë që burrat e pamartuar të cilët u bënë të All duhet të mbetet e pamartuar pas shenjtërimit, dhe nëse gruaja e një kleriku martuar vdiq, ai ishte i nuk lejohet të rimartohet. Kisha katolike e kundërshtoi zyrtarisht martesën klerikale nga një sinodit në Elvira, Spanjë, në 305 (Latourette, p. 224). Ne mund të shohim se beqari ka zbatuar është denoncuar si një mësim të rremë në Dhiatën e Re, dhe para shumë shekujve të kaluara, beqari erdhi në jetë një kërkesë e atyre në jetën fetare në kishë femohues.
I gjithë ky mësim dhe mesazhet të autorit Richard Hollerman është i zbërthyer,fletë-fletë në librin e fundit të krijuesit,artistit të Popullit Albert Verria me një titull apelues “Deri kur….”,duke treguar jo vetëm nivelin e lartë artistik,problematikën aktuale që ngrihet sot, por edhe teknikat e rrëfimit shkruar me një stil narrativë që të bind dhe të mbanë të mbërthyer deri në faqen 53 të këtij botimi. Albert Vërria hynë fuqishëm në letërsinë shqipe kur i mungon gjatë prej vitesh arti i celuloidit dhe gjithçka ka ruajtur përbrenda shpirti pluskues e derdhë në letrën e bardhë të librit.
6.Në të vërtetë ky artist i madh erdhi në këtë botën tonë flokëverdhë dhe sy depërtues. Vështrim kthjelltë. Është krijues dhe thotë se ndryshimi midis aktrimit dhe prozës, që ai shkruan është se janë dy gjini të një krijese. Është kërkues stalaktitesh. Me një qiri në dorë ndriçon ndërgjegjen e vetë. Dhe si pa:”Ndriço o hënës këtë copë mermer,këtu fle vjeshta e magjishmja por e gënjeshtër. Rend-kërkimi në letra ka qenë një pikë takimi me magjinë e filmit . Ndoshta jo rastësisht, bukurish bukur, duke depërtuar në sinorin e tij të fshehtë,me mesazhin, më saktë në thelbin filozofik :”Deri kur…”është botimi fundit,i katërti i Artistit të Popullit, krijuesit vlonjate Albert Verria, që depërton çuditërisht me një vepër nga aktualiteti i sotëm në fushës religjioze me mesazhe sociale.

Filed Under: ESSE Tagged With: Albert Verria, Gezim Llojdia, roli i Kishes

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4034
  • 4035
  • 4036
  • 4037
  • 4038
  • …
  • 5724
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Shënime për historinë antike të shqiptarëve”*
  • Si funksionon sistemi juridik në Shqipëri dhe pse ai ka nevojë për korrigjim?
  • Emisionet postare festive të fundvitit në Kosovë
  • JAKOBSTADS TIDNING (1939) / MBRETI ZOG, SHUMË BUJAR ME BAKSHISHE. — EMRI I TIJ NUK DO TË HARROHET KAQ SHPEJT NGA PRONARËT DHE PERSONELI I HOTELEVE NË VARSHAVË.
  • HAFIZ SHERIF LANGU, DELEGATI I PAVARËSISË TË CILIT IU MOHUA KONTRIBUTI PËR 50 VJET ME RRADHË, KLERIKU DHE VEPRIMTARI I SHQUAR I ÇËSHTJES KOMBËTARE
  • RIPUSHTIMI I KOSOVËS – KUVENDI I PRIZRENIT 1945
  • Nikola Tesla, gjeniu që u fiksua pas pëllumbave dhe u dashurua me njërin prej tyre
  • Bahamas njeh Kosovën!
  • Legjenda e portës shkodrane, Paulin Ndoja (19 dhjetor 1945 – 16 prill 2025) do të mbushte sot 80 vjeç
  • “Roli dhe kontributi i diplomacisë shqiptare në Maqedoninë e Veriut nga pavarësia deri sot”
  • Marie Shllaku, kur një jetë e re u shndërrua në përjetësi kombëtare
  • Në sinoret e Epirit…
  • Mbrëmë hyri në fuqi Ligji i SHBA për autorizimin e mbrojtjes kombëtare
  • Skënderbeu “grek”, ose si të bëhesh grek pa e ditur
  • A historic moment of pride for the New Jersey Albanian-American community

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT